Dukati

Rama komenton programin ekonomik të PD-së: Si karakteri i liderit, pa bosht dhe shtyllë kurrizore

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish programin ekonomik të Partisë Demokratike që ka prezantuar para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi programin e PD-së pa shtyllë kurrizore. Nga ana tjetër Rama deklaroi se jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale.

“Kam përshtypjen që është kohë e hu mbur të diskutojmë propozimet e PD-së pasi në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit të PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore, por sidoqoftë vlen në parim them që t’i përgjigjem pyetjes suaj sepse është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, taksa e sheshtë është taksë për tu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. kjo është pak por e sigurt.
Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që unë e quaj taksim i ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror qoftë në aspekti ne të ardhurave për individët dhe për shtetin. 23% të cilit iu i referoheshit është keqinterpretim.

23% nuk fillon në atë pikë ku iu referuar 1.6 dhe ky është fakt. Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare tek të ardhurat personale por në pjesën që ju pr ekët, por kjo do të bëhet bazuar në…e para bindjen se është koha për të bërë dhe ne e kemi këtë bindje dhe e dyta do të bëhet pa asnjë lidhje me fushatën elektorale”, deklaroi Rama.

Rama komenton programin ekonomik të PD-së: Si karakteri i liderit, pa bosht dhe shtyllë kurrizore Read More »

Melisa kërkon ndjesë për largimin nga studio: Ishte sjellje sk andaloze e imja

Pas debatit mes Melisës dhe Edit mbrëmjen e djeshme në ’Përputhen Prime në Top Channel, ka reaguar edhe Elvisi.

Ai i tha Melisës se ajo ka hyrë duke bu llizuar dhe tani po jep leksione bu llizimi.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Melisës e cila la studion dhe u largua duke qarë.

Ndërkohë sot në Përputhen , Melisa kërkoi ndjesë:

“E nxora të gjithën dje. I kërkoj ndjesë produksionit, ishte sjellje ska ndaloze e imja. Ishte javë e ngarkuar për mua, kur mbushet kupa dhe për një pikë mbushet.

E di që s’më ka hije një gjë e tillë, të gjithë kanë një thembër Akili, dhe kjo është e imja. Unë nuk e kam për turp të kërkoj ndjesë”.

Melisa kërkon ndjesë për largimin nga studio: Ishte sjellje sk andaloze e imja Read More »

Fenomeni i mi stershëm/ Gripi thuajse është zh dukur, shënon nivelet më të ulëta në 130 vite

Ekspertët thonë se virusi i gripit thuajse është zh dukur pas një rënieje prej 95 për qindësh. Më pak njerëz po preken nga gripi se në cdo kohë tjetër në 130 vitet e shkuar.

Java e dytë e janarit, normalisht periudha më e keqe e vitit për gripin sezonal, pa që numri i rasteve me simptoma gripi të raportuara në autoritetet mjekësore ishte 1.1 për 100 mijë persona, krahasuar me një mesatare pesë vjeçare prej 27 rastesh në 100 mijë persona.
John McCauley, drejtor i qendrës bashkëpunuese të Organizatës Botërore Shëndetësore për referenca dhe kërkime mbi grupin, dhe një nga ekspertët më të njohur në botë të gripit, thotë se hera e fundit kur ka patur prova të një niveli kaq të ulët të gripit sezonal, ishte në 1888.

Për ekspertët, masat shëndetësore të marra për të luftuar covid 19, me gjasë janë arsyeja kryesore për rënien dramatike të rasteve në këtë kulm sezoni të gripit.

Fenomeni i mi stershëm/ Gripi thuajse është zh dukur, shënon nivelet më të ulëta në 130 vite Read More »

Ja cfarë thotë Ahmetaj për darkën luksoze në Dubai: ‘Hëngrëm bukë, thjesht ishim të ftuar’

Ministri i Rindërtimit dhe i Covid, Arben Ahmetaj ka folur për herë të parë për darkën e famshme në Dubai, në një nga restorantet më luksoze, krahas koleges, Balluku, si dhe një biznesmeni dhe të tjerë zyrtarë në qeveri.

Ai thotë se disponon foto të liderëve të opozitës duke ngrënë tek Nusreti, por që nuk i kanë nxjerrë.

“Një lajm është zakon që keqinterpretohet, keqtrajtohet, shumëfishohet, madje madje, nganjëherë fillon edhe shikon edhe njerëz që i ke pranë, se si reagojnë, ishte, në respekt të pyetjes tuaj, ishim në një darkë buke! Bukë! Të ftuar…! Ne gjendeshim atje, unë gjendesha për rindërtimin. Isha pjesë e një ekipi që diskutonte më gjerë se rindërtimi”.

“Le të themi për pushime apo për, që s’bën vaki, nuk bën vaki. Ishim për punë, të ftuar, për të diskutuar disa projekte. Unë kam marrë pjesë në diskutimin e të gjitha projekteve dhe kryesisht kam punuar me rindërtimin! Ka qenë një bisedë e hapur me kompaninë, dhe kemi ftuar; po ja u them shqiptarëve, se nga një herë njerëzit kanë qejf; hëngri atë, hëngri këtë. Hëngrëm bukë, të ftuar. Dhe unë ja u thash para se të vija, është e turpshme, unë dhe ne kemi fotografi të liderëve të opozitës që hanë tek Nusr’eti.

Ahmetaj foli për “News 24”, ku shtoi se ekipi qeveritar shqiptar nuk ishte për pushime, por për punë dhe saktësisht për Rindërtimin.

“Por është e shëmtuar, është e shëmtuar. Punët e tij ça bën lokali Ku dimë ne ça bën lokali, lokali bën punët e veta. Hëngrëm bukë! Të ftuar! Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”, tha Ahmetaj.

“Kush është restorant super luksoz? Cili? Tani do numërojmë, se e di ça bën, bënte një fejk njuz; nxorën një menu me monedhën, jo, me monedhën e emirateve dhe e shisnin sikur te ishte dollar. Është mensë mishi, po shiko nuk dua të komentoj këtë, është punë tjetër edhe sikur të ishte çfarë të deshte, edhe sikur të ishte, ishim të ftuar për të ndarë bukën; është zakon shqiptarësh”.

“Ne i ftojmë që ndajmë bukën, i ftoj unë, i fton kryeministri, i fton presidenti, i fton Lulzim Basha, i fton iksi, i fton ypsiloni, ftohen për të ndarë bukën sepse tradita e ndarjes së bukës tregon dhe një lloj, le të themi, serioziteti në një marrëdhënie me pozicione ashtu siç janë. Mund të hajë edhe kryeministri me kryetarin e opozitës, ndajnë bukën, në pozicione të tyre kundërshtuese politike, po ndajnë bukën…

“Dhe ka respekt robi për bukën. BUKË! Ishim të ftuar për të ndarë bukën…!”

“Ishim të ftuar në një mision, ishim të treja tryezat, të treja tryezat, ishte tryeza jonë, ishte tryeza e zëvendës ministrave, ishte tryeza e medias…”

“Ishin tre media me gazetarë dhe me kameraman, dhe më vjen keq që EMAR Group nuk kishte ftuar ju si një nga televizionet më të mira, më dinjitoze në Shqipëri. Jo, do ishte mirë ta shikonit, kaq. Ishim duke ndarë bukën në formën më miqësore dhe njerëzore, kaq, po ska rëndësi”,- tha Ahmetaj.
/NOA.al

Ja cfarë thotë Ahmetaj për darkën luksoze në Dubai: ‘Hëngrëm bukë, thjesht ishim të ftuar’ Read More »

Basha: Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama h umb

Kryedemokrati Lulzim Basha, i është përgjigjur kritikave të kryeministrit Rama (“si premtimi i tramvajit në Tiranë…”), në lidhje me planin ekonomik të PD, të prezantuar nga opozita para pak ditësh.

Me një postim në Twitter, Basha thotë se gjatë tetë viteve në pushtet, “Rama i ka shërbyer vetëm vetes dhe miqve të tij”.

“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama h umb”, shkruan kreu i PD. /noa.al/

Basha: Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama h umb Read More »

‘Boll me palaçot që bëjnë si trima me virusin’/ Braçe publikon foton e Kryemadhit pa maskë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe është një prej personazheve publikë më aktivë me apelet në rrjetet sociale për respektimin e masave antiCOVID.

Së fundmi Braçe ka marrë shkas nga një foto e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila shfaqet në krah të disa personave në mes të rrugës të gjithë pa maska. Zv. Kryeministri thotë se emrat e çdo shkelësi të qëllimtë të masave do bëhen publike si rrezik potencial për përhapje të virusit.

“Në Divjakë! 11 muaj be tejë me virusin po shkon dëm prej palaçove si këta në Divjakë! sot jemi në piken kritike, kemi 97 të sëmurë aktivë e 235 të karantinuar! Asnjëherë në 11 muaj nuk kemi pasur kaq! E gjitha, papërgjegjshmëri e çdokujt që vijon në ceremoni mo rtore kur ato janë të ndaluara, përfshi pritjet e pë rcjelljet në shtëpi, në dhoma 20 metra katrorë ku rrinë presin apo hyjnë e ngu shëllojnë mbi 20 vetë në një moment;
Papërgjegjshmëri e çdokujt që është egzaminuar i infektuar me virus, familjarëve të tij që duhet të izo lohen, por janë pazarit, hyjnë e dalin nëpër kushërinj e komshinj duke infektuar njëri pas tjetrit secilin prej tyre!

Miza, Këmishtaj, Mërtishi, janë tani qendra me numrin më të lartë të të infektuarve për shkak të ceremonive mo rtore e vizitave nëpër shtëpi, lokaleve e dyqaneve pa asnjë masë mbrojtëse!

Nuk mbaron këtu; papërgjegjshmëria e këtyre palaçove në foto që për t’i bërë qefin kësaj zonjës, refuzojnë maskat, nuk i mbajnë në ambient të hapur siç ligji thotë, as në mejhanet që kanë prona ku të tjerë njerëzve u imponojnë regjimin e pos htër të mosmarrjes së masave!

Nesër në mëngjes e vijim, çdo sanksion i ligjit nga gjoba tek kallëzimi për përhapje të qëllimtë të virusit, nuk do kursejë askënd e kudo; emrat e çdo shkelësi të qëllimte te masave do bëhen publike si rre zik potencial për përhapje të virusit”, shkruan Braçe.

‘Boll me palaçot që bëjnë si trima me virusin’/ Braçe publikon foton e Kryemadhit pa maskë Read More »

Yuri Kim: Shqiptarët nuk duhet të votojnë kr iminelët

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh hapur dhe me tone të forta sot në konferencën “Kostot e Demokracisë”, duke paralajmëruar liderët politikë, “duhet të heqin personat e korruptuar nga listat për kandidatë”, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ajo e vuri theksin te përmirësimi i sistemit elektoral, duke nënvizuar se palët duhet të ritregojnë angazhimin e tyre, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Shqiptarët nuk duhet të votojnë për kriminelë”, tha Yuri Kim, ndërsa po ashtu u bëri thirrje liderëve që të jenë transparentë edhe me financimin e partive për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas saj, “përgjegjësia për të përmirësuar sistemin elektoral, bie tek të gjithë ne që marrim pjesë në këtë aktivitet. Këshilli Politik, mori vendime të rëndësishme vitin e kaluar, tani ne po ndjekim procesin e zbatimit nga afër, për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira. Në lista nuk duhet të vendosen njerëz që rrezikojnë drejtësinë dhe promovojnë korrupsionin”.

Kim theksoi se, “liderët e partive, duhet të largojnë deputetët e përfshirë në korrupsion, duhet të ofrojnë transparencë në financimin partive. Këto financime të jenë transparente. I bëjmë thirrje liderëve polikë që të kontrollojnë kandidatët, populli shqiptar meriton më tepër, nuk duhet të votojë për kr iminelë, në demokraci, qytetarët duhet ta kenë pushtetin”, – tha ambasadorja amerikane në Tiranë. /noa.al/

Yuri Kim: Shqiptarët nuk duhet të votojnë kr iminelët Read More »

Ky është elektricisti që sfidon motin e keq për të rikthyer energjinë, me dëborë deri në brez

Rënia e sasive të mëdha të dëborë në zonat malore ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në një sërë fshatrash.
Një prej tyre është fshati Çajë në Kukës, një nga fshatrat më malorë në zonë. Kompania OSHE thotë se mbrëmjen e shkuar, ka rënë sërish dëborë duke dëmtuar linjën që furnizon me energji zonën.

“Elektricisti Xhemil Mezini, 57 vjeç, gjatë punës së sotme në fshatin Çajë në Kukës, për tu dhënë energji banorëve të zonës ku bora e rënë gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi Linjën e TM në kabinën Shehlerë të Cajës!”- njofton OSHE.

Ky është elektricisti që sfidon motin e keq për të rikthyer energjinë, me dëborë deri në brez Read More »