Dukati

Rama nga Mali i Tomorrit e Meta nga Vlora, përshëndesin qytetarët me foto

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qytetarët me një foto nga Mali i Tomorrit që ndodhet mes Skraparit e Beratit duke i uruar një ditë të mbarë. Në foto duket maja e shenjtë e Tomorrit e mbuluar nga dëbora duke ofruar një pamje unike.

“Mirëmengjes dhe me këtë peizazh përrallor nga Maja e Shenjtë e Tomorrit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Përshëndetjet nuk kanë munguar as nga presidenti Ilir Meta, i cili këtë fundjavë ka zgjedhur që ta kalojë në Vlorë, vendin e përzemërt të Kryeministrit. Meta ka shijuar pamjen e detit dhe të qytetit nga Lungomare, ku shkruan se “Vlora e bukur në çdo kohë”.

Përmes një foto të shpërndarë në Facebook, Meta pozon me pamje nga deti, që për shkak të kohës jo të mirë është paksa i trazuar, por sërish shumë i bukur.

Rama nga Mali i Tomorrit e Meta nga Vlora, përshëndesin qytetarët me foto Read More »

Kineasti Dhimitër Anagnosti nderohet me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, presidenti Ilir Meta dekoroi sot regjisorin dhe kineastin e shquar Dhimitër Anagnosti me Dekoratën e lartë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në motivacion e dekoratës thuhet: “Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në çdo epokë”.

Në fjalën e mbajtur, regjisori Anagnosti tha: “Sot është një ditë e veçantë për mua. Falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit. Vepra e kineastëve jeton në çdo brez. Falënderoj Presidentin e Republikës, z.Meta që më nderon me një titull të lartë“.

Ndërkaq, presidenti Ilir Meta iu drejtua regjisorit, familjarëve dhe kolegëve të tij, si dhe personaliteteve të artit të pranishëm, duke thënë: “Sot kam nderin e veçantë t’ju kem mysafirë në një ditë të shënuar, në 85-vjetorin e lindjes së ‘Artistit të Popullit’, Dhimitër Anagnosti! Emri dhe vepra juaj, i nderuar zoti Anagnosti, si kineast, regjisor, skenarist e shkrimtar, por edhe si krijues mendimtar, dedikuar me gjithë përkushtimin e qënies tuaj popullit dhe Atdheut, është sot për të gjithë ne një frymëzim”, – u shpreh kreu i shtetit. /noa.al/

Kineasti Dhimitër Anagnosti nderohet me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ Read More »

Spartak Ngjela e thotë troç/ Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD?

Avokat Spartak Ngjela i pyetur në lidhje nëse mendon se do të ketë rrotacion pushteti apo mandat të tretë për Ramën, u shpreh i prerë se më këtë situatë ku është PD, e ka të vështirë që të fitojë.

“Rama ka luajtur që mban Saliun si gogol për të fituar zgjedhjet. PD nuk e bëri dot pastrimin për të nxjerrë figura të reja, koka. Me këto figura nuk e mund dot këtë mandat. Janë të konsumuar. Janë rrëzuar në 13-ën. Nuk kanë bërë asgjë të plotë. Nëse ka përballë figura të reja, me besim, Rama mund të humbasë”, përfundoi analizën e tij Ngjela.

Spartak Ngjela e thotë troç/ Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD? Read More »

Gjykata e Lartë merr vendimin pas kërkesës së ish-ministrit Tahiri

Dosja penale ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të po licisë së Vlorës Jaeld Çela kalon për gjykim nga Gjykata e Lartë.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.

Ish-ministri i Brendshëm është dën uar nga Kr imet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove.

Me 3 vite e 4 muaj b urg u dënua Jaeld Çela.

Të dy u akuzuan për tr afik dr oge në kuadër të grupit kr iminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë.

Pas kësaj Saimir Tahiri dhe Çela iu drejtuan gjykatës së Lartë me rekurs, kërkesa që u pranua prej saj.
/NOA.al

Gjykata e Lartë merr vendimin pas kërkesës së ish-ministrit Tahiri Read More »

Ndërtimi i spitalit rajonal në Fier/ Rama: Punësoni pronarët e tokës

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sërish sot nga afër punimet në kantierin e spitalit rajonal që do të ndërtohet në Fier.

Rama kërkoi që të gjithë personat që janë shpronësuar për ndërtimin e këtij spitali, t’iu ofrohet mundësi punësimi nga ana e kompanisë në këtë kantier në çdo pozicion. Ai i kërkoi përfaqësuesit turk që t’i kontaktojë të gjithë banorët e shpronësuar.

“Unë kam një kërkesë, që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh dhe t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merrju çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe t’i përfshijnë. Perfekt! Bereqet!”, – i ka thënë Rama përfaqësuesit turk të kantierit.

Më herët në këtë zonë janë kryer punime për të sjellë energjinë elektrike, ujësjellës dhe kanalizime.

Spitali rajonal i Fierit pritet të ndërtohet me angazhimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan me një kosto që shkon deri në 70 milionë euro.

Më 11 Janar, 12 familjet pronare të tokës, protestuan duke kundërshtuar vlerën e kompensimit, por pas një takimi pa mediat me kryeministrin Edi Rama, u dakordësuan të japin tokën.

Rreth 1.200 forca pune janë angazhuar për të punuar me tre turne, edhe natën për të realizuar bastin Rama-Erdogan, që spitali të përfundojë para zgjedhjeve të 25 prillit. /noa.al/

Ndërtimi i spitalit rajonal në Fier/ Rama: Punësoni pronarët e tokës Read More »

Berisha: ‘Rama meriton bu rgim të përjetshëm’

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se ai nuk ka se çfarë dëshmon më për 21 Janarin.

Sipas tij, Edi Rama po e përdor këtë çështje politikisht para zgjedhjeve.
“Çfarë ka pasur Berisha për të dëshmuar, i ka dëshmuar. Kjo është një farsë elektorale e Edi Ramës, që nuk u kujtua tetë vite për hetim, por e la tani dy muaj para zgjedhjeve. Sikundër kaloi një ligj për t’i bërë dëshmorë një vit më parë dhe ua dha certifikatën dy muaj para zgjedhjeve,” tha Berisha.

Sipas Berishës, Edi Rama meriton d ënim të përjetshëm për grushtin e shtetit dhe su lmin ndaj qeverisë.

“Komandantin e grupit të zjarrit e ka zgjedhur kryetar bashkie,” tha Berisha, duke theksuar se ngjarja pati tr onditur edhe NATO-n.

“Sekretari i radhës i OSBE e ka quajtur përpjekje për gr usht shteti,” tha Berisha.

Sipas tij, Rama nuk doli më i fortë pas kësaj situate, pasi humbi zgjedhjet disa muaj më vonë

“Mesazhi është se institucionet kushtetuese nuk mund të pushtohen dot,” tha Berisha, duke hequr paralele edhe me sulmin mbi Kapitol.

Berisha: ‘Rama meriton bu rgim të përjetshëm’ Read More »

Gazetari Artan Hoxha, zbulon ish-ministrin që kërkoi rihapjen e dosjes së 21 janarit

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga rihapja e hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit. Në një intervistë për Fax News, Hoxha tha se ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka këmbëngulur që të rihapë çështjen pasi një prej viktimave, Aleks Nika, është me origjinë nga Lezha.

Hoxha theksoi se ish ministri ka bashkëpunuar me familjarët e tij dhe disa oficerë po licie duke e gjetur mënyrën për të rihapur hetimet.
“Ky është një vendim i vonuar se dy prokurorët e kanë pezulluar që në 28 shkurt të vitit 2020, pra për gati 10 muaj ka ngelur çështja e arshivuar.

Nuk kishte nevojë të mbërrinte 21 janari për ta rihapur. Ka pasur një tentativë për ta rihapur çështjen meqë një nga vi ktimat është nga Lezha dhe çështja është ndjekur nga ish ministri Sandër Lleshaj.

Ai ka këmbëngulur me një grup personash, oficerë të p olicisë dhe familjarë të Aleks Nikës. Ata janë munduar të gjejnë formën për të rihapur çështjen dhe ka gjetur këtë mënyrë”, tha Hoxha.

Ndër të tjera, shtoi se çështja nëse nuk do të rihapej, nuk do të lejohej më rihetimi pasi do i përfundonte afati 10 vjeçar. Teksa rrëfen si ndodhi vr asja, Hoxha shprehet:

“Vr asjet nuk i kanë bërë pro testuesit por i ka bërë garda. E kam parë me sy të lirë dhe mendoj se duhet të ishte raportuar. Për dreq, në atë kohë përdorja një telefon të vjetër dhe nuk kisha lidhje me internetinfare dhe e marr e çoi te montazhi që ishte duke hedhur pamje.

I them hap kasetën, e shikojmë dritarja nga ku Agim Llupo qëllon Ziver Veizin edhe i them ja ku i ke vr asjet, ja kush e ka bërë.

Për mua vr asjet janë të qarta. Aty është bërë një eksperiment duke vendosur në pozicion qi tësit që kanë që lluar një person me lazer dhe në pozicionin ku kanë qenë personat e vr arë, janë vendosur të tjerët. Deri në atë moment, po he tohej që vr asjet i ka bërë turma.

Ai moment ktheu dhe doli që i ka bërë garda. Mbaj mend që më thirrën në prokurori dhe thashë që për mua është e qartë që shoh lëvizjen e dorës të gardistit që me një lëvizje të vogël që llon me automatik e më pas sposton pak dorën e vr et tjetrin.

Për mua, që në fillim hetimi është i sabotuar. Nuk ka pasur integritet prokuroria ta bëjë atë hetim. Kjo historia që u bë për rihapjen e çështjes ka synuar që të mos lejojë parashkrimin e çështjes.

Pra nëse nuk do ishte e hapur, do të parashkrohej dhe nuk do të mundësi për hetim për ngjarjen e 21 janarit. Fakti që u rihap dje, do të thotë që tashmë kemi dhe një 10 vjeçar tjetër në dispozicion të organeve të drejtësisë për të hetuar se cfarë ka ndodhur më 21 Janar”.

Gazetari Artan Hoxha, zbulon ish-ministrin që kërkoi rihapjen e dosjes së 21 janarit Read More »

Shpjegimi i teologut/ Kush preket më tepër nga syri i keq?

Teologu Miron Cako thotë se syri i keq ekziston dhe shpjegimin e tij e lidh me energjinë negative të njeriut që mund të ndikojë tek një person tjetër. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, teologu thotë se përtej kësaj bote ekziston një tjetër e padukshme dhe se njerëzit lakmitarë dhe ziliqarë preken nga kjo energji negative.

“Njeriu në vetvete nuk ka energji, është si një enë që mbart energjinë dhe e përcjell si pozitive dhe negative. Syri i keq është energjia negative që vjen nga forcat demoniake dhe qëndron tek njerëzit lakmitarë, egoistë, ziliqarë. Duke patur këtë energji që se dinë se nga e kanë, e përcjellin kur shikojnë diçka me lakmi.

Kisha Ortodokse e pranon syrin e keq dhe ka lutje të veçanta për prishjen e syrit të keq. Ekziston dhe njerëzit kanë shumë problematika dhe ndoshta rrezikon dhe jetën. Di dhe njoh shumë njerëz që e kanë pësuar nga syri i keq, disa kanë patur dhe fatalitete sidomos fëmijë që vuajnë më tepër nga syri i keq. Syri i keq sjell shumë dëme dhe fatkeqësi tek njerëzit.“, tha ai.

Si mund ta dallojmë kur bëhet fjalë për syrin e keq? “Një ndër shenjat është kur njeriu është mirë dhe ndjen një dhimbje koke, përshtjellim nervor, psikologjik ose një sëmundje që nuk i gjendet origjina. Përshembull shkon tek mjeku dhe të dalin mirë analizat. Kjo forcë e errët që se kapin aparaturat ka nevojë të largohet me urdhër hyjnor dhe i lutemi perëndisë të largojë energjinë negative nga x person.

Mund të jetë një çift i lumtur dhe zihen për asgjë, apo duke ecur në rrugë dhe papritur rrëzohesh”, shtoi teologu. Më tej, ai thotë se nuk duhet besuar në astrologji, pasi sipas tij kjo në fakt e devijon njeriun nga Zoti dhe e lidh me demonët”.

Planetet janë trupa qiellorë që lëvizin në bazë të ligjeve fizike dhe nuk kanë asnjë lloj ndikimi tek njeriu. Astrologjia dhe horoskopi është një bestytni por kur njeriu beson këto shkëputet nga Zoti që është krijuesi dhe lidhet me energjitë demoniake që tallin njeriun dhe e devijojnë atë nga Zoti.

Na shkëpusin me perëndinë, ai i kontrollon jetët tona. Si mundet të besojmë se lëvizja e Hënës, Jupiterit, Marsit ndikon në jetën tënde, në marrëdhëniet shoqërore, është absurditet. Këto janë gjëra pa shpirt, njeriu duhet të ushqehet nga arsyeja dhe jo nga disa bindje të verbra. Këto vinin nga paganizmi ku njerëzit ishin primitivë por sot kur kemi mësuar shkencë dhe të besojmë se lëvizja e planeteve ndikon tek neve është absurditet.”, shtoi ai.

Nga vjen “syri i keq”? Teologu thotë se janë demonët, krijesa intelektuale që futen tek njerëzit dhe transmetohen energjinë negative nëpërmjet fjalëve, shikimit ose adresimit. Sipas tij, hudhra, patkoi, syri blu, plumbi apo shenja të tjera që përdoren nga njerëzit për t’u mbrojtur nga magjia e zezë nuk janë asgjë tjetër veçse bestytni dhe objekte që në fakt tërheqim frymën demoniake. Ai thotë se vetëm besimi në Zot mund të na çlirojë nga energjia negative. /noa.al/

Shpjegimi i teologut/ Kush preket më tepër nga syri i keq? Read More »