Dukati

Vogëlushja, Ramës: Të kam parë në reklama, o xhaxhi ti je dashuria ime

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë, që u rindërtua, sipas tij me standardet më të mira.

Gjatë vizitës kreu i qeverisë pati një takim të papritur me një vogëlushe që e surprizoi me fjalët e saj.
“Ti je dashuria ime. Unë të kam parë në reklama dhe të kam thënë, o xhaxhi Edi Rama është dashuria ime” i tha vogëlueshja. Nuk munguan edhe batutat nga kryeministri me një të moshuar që po maste tensionin.

Sa e ke tensionin? E pyeti Edi Rama. “14-9” tha i moshuari, ndërsa kryeministri ia ktheu “Është për pilot”.

Vogëlushja, Ramës: Të kam parë në reklama, o xhaxhi ti je dashuria ime Read More »

Presidenti Ilir Meta, takim me banorët e prekur nga ndërtimet infrastrukturore në zonën Vlorë-Orikum: Ju përgjigja me shumë përgjegjësi kërkesës së banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët e prekur nga ndërtimet infrastrukturorë në zonën Vlorë Orikum, të cilët i kanë pranuar se askush nuk është konsultuar me ta.

Sipas Metës, çdo shqetësim i banorëve do të vlerësohet, ndërkohë që ka vijuar më tej duke thënë se ku nuk ka transparencë, ka gjithmonë paligjshmëri.

Reagimi i Presidentit Meta:

Ju përgjigja me shumë përgjegjësi kërkesës së banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, për t’u takuar e biseduar hapur me ta lidhur me projektet infrastrukturore të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum.

Më njohën me shqetësimin e drejtë se deri tani asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta, aq më tepër t’i ketë dëgjuar propozimet për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi, që ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe turistik.

Çdo zë banori, çdo vërejtje apo sugjerim, duhet të dëgjohet, të mbahet shënim dhe të vlerësohet. Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të zonave bregdetare, nëse nuk respektohet e drejta e pronës.

Kjo është detyrë primare për Qeverinë edhe në hartimin e implementimin e projektit të “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”. Çdo projekt duhet të jetë i mirëmenduar dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve. Fatkeqësisht, klientelizmi dhe neglizhenca ndaj interesave të banorëve, kanë sjellë shkelje të parimeve të barazisë përpara ligjit, cenim të të drejtave legjitime dhe të drejtën e tyre për një proces të rregullt ligjor. ATY KU NUK KA TRANSPARENCË, KA GJITHMONË PALIGJSHMËRI!

blob:https://www.facebook.com/9c5609dd-1882-4b9f-be04-7a22fce9f143

Presidenti Ilir Meta, takim me banorët e prekur nga ndërtimet infrastrukturore në zonën Vlorë-Orikum: Ju përgjigja me shumë përgjegjësi kërkesës së banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit Read More »

Studiuesi i del kundër Marin Memës: Shkon nëpër fshatra me kamera të fshehta dhe provokon disa pleq e plaka

Dokumentari i fundit i gazetarit Marin Mema në lidhje me historinë e Dropullit ku gazetari tregon me dokumenta dhe me ndihmën e dy profesorëve që në Dropull jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika Bardhi etj, ka ngjallur reagime të shumta.

Pas deputetes socialiste Artemis Malo, këtë herë është studiuesi Panajot Barka i cili i kundërvihet gazetarit, duke shkruar se Marin Mema cënoi identitetin e banorëve grekë të Dropullit dhe gjithë Shqipërisë.
Sipas tij, është e papranueshme që gazetari të shkojë me kamera të fshehta dhe të provokojë pleq e plaka, ndërsa shton se pjesë e mashtrimit është bërë edhe studiuesi Pëllumb Xhufi, i cili ka abuzuar me titullin e tij.

Shkrimi i plotë i Panajot Barkës:

Të shtunën me 16.01.2021, emisioni televiziv “Gjurmë shqiptare” me autor M. Mema në kanalin “Top Channel”, iu referua etnogjenezës dhe historisë së banorëve të Dropullit në rrethin e Gjirokastrës.
Nuk kam asgjë personalisht me autorin. Aq më tëpër që prinderit e tij i kam miq shumë të mirë. Dhe jemi miq të mirë se ata reflektojnë një kulturë kulturë perendimore, tolerance, respekti, bashkejetese e bashkëpunuese, pavarësisht dallimeve cilatdo qofsin. Një karakteristikë që e dalloi dhe e dallon këtë pjesë të jugut të sotëm të Shqipërisë shekuj me radhë dhe para të cilit jemi të detyruar të përulemi me respekt të thellë.

Emisioni cenon kontratën historike të bashkëjetesës, të barazisë, të të drejtës së identitet.

Autori Mema, mund të shpallet “hero” në mbrojtje të ideve të veta kombëtare. Nuk përbën asnjë problem. Përkundrazi! Eshtë në të drejtën e tij!

Por është e patolerueshme që ai të abuzojë në emër të këtij misioni dhe të trazojë në menyrë të njëanshme të vërteta shekullore, të cenojë integritetin e historisë dhe të identitetit të banorëve grekë në zonën e Dropullit dhe të grekëve në përgjithësi në Shqipëri.

Në planin e përgjithshëm. Mema edhe një herë manifeston frikën e shumicës nga pakica dhe angazhimin e madh për të gjetur “armiq” nga kundërvenia me të cilët të mund të evidentojë vetën dhe ata që përfaqëson.

Në planin etik dhe profesional. Për një temë të tillë të rendësishëm, autori është i detruar t’i referohet edhe palës tjetër. Aq më tëpër kur ajo përbën pakicë dhe detyrimi për të promovuar mendimin e saj, përbën normë të civilizimit perendimor. Pra, autori duhet të ballafoqonte idetë e tij me ato të përfaqësuesve të vërtetë të historisë dhe kulturës së Minoritetit Komëbtar në Dropull.

Dhe të tillë Dropulli ka më shumë se çdo krahinë tjetër e Shqipërisë. (Nëse me 1927 Gjirokastra kishte më shumë të diplomuar me universitet se e gjithë Shqipëria së bashku, rezulton se në masën 70% ata i përkisnin identitetit grek. Ndërsa në kohën e diktaturës nga krahina e Dropullit kontribonin në pjesët e ndryshme të vendit mbi 1830 kuadro me shkollë të lartë.)

Pra, në një zonë me një kulturë kaq të lartë dhe të njohur brenda dhe jasht vendit, autori nuk kërkon mendimin e tyre të kualifikuar, por në menyrë fyese, denigruese dhe të ulët, shkon nëpër fshatra malore me një kamerë të fshehtë dhe tinëzisht regjistron duke provokuar disa pleq e plaka, pa u prezantuar dhe pa treguar qellimin!!! Në vijim shkeput gjysëm deklarimet e tyre dhe i përdorë në menyrë abuzive si argumente shkencore e historike në favor të idesë së tij. (!!)

Së dyti. Abuzimi me faktet historike. Shtrembërimi i realiteteve historike e shoqërore dhe përdorimi i “titujve akademikë” për të qenë bindes, nuk përbën thjesht propagandë denigruese, por edhe shkelje të të drejtave identare dhe akt i denueshëm ligjerisht (!)

P.sh. Argumentin e vetëm që përdorë autori i emisionit për të vërtetuar se grekët janë të ardhur në Dropull shumë vonë, (pas shekullit XVIII) e servir nëpërmjet Pëllumb Xhufit. Ky, duke abuzuar me titullin e vet, shtrembëron në mënyrë absurde dokumentin e Kronikës së Dropullit. Sipas referencës së Xhufit, kronika thotë se Dropullitet erdhën në trojet e veta aty nga shek XVIII-XIX.

E vërteta e historisë që fsheh kronika e Dropullit

Në fakt, kronika, është shkruar nga dropullitet në fillim të shek. XVIII. Qëllimi ishte, që në kuadrin e ideologjisë neo-ilumniniste helene, të shkruanin e të përcaktonin historinë e gjenezës së tyre dhe ngjarjet historike që pasuan, deri në pushtimin otoman. Kronika e vlerësuar nga Pouqeuville si dokument me shumë saktësi, tregon se

Dropullitet janë pasardhës të dy fiseve të mëdha athiniote. Këto dy fise me nga dy mijë anëtarë se cila, u dëbuan nga Athina pas Luftës së Trojsë, me akuzën se ndihmuan Thisean për rrembimin e parë të Helenës së bukur. U vendosen në luginën e këtueshëm të pabanuar të cilës i dhanë emrin Dhriinopolis, për shkak të pyjeve të shumtë me vallanidhja.

Dhe lumin që e përshkonte, Dhrinos. Kryeqendrat e parë të tyre, përcakton kronika, ishin aty ku bashkohet edhe sot Vjosa me Drinon, mbi i Leklin e sotëm. Aty ku në shkeullin IV m.Kr. u themelua peshkopata e parë e perandorisë romake lindore të krishterimit, më vonë bizantit. Më vonë u shtrinë drejt Jugut duke arritur deri në liqenin e sotëm të Zharavinës dhe Pogonin.

Me vperimtarinë zhvilluese të tyre që me themelimin e në vijim lidhen shumë toponime që arrijnë deri në ditët tona si Zoillos-Zhulati i sotëm, Homili-Humelitsa, Gardhion – (G)Kardhiqi, Sohakos – Suha, Ariskon – Αrinista. Litavonion-si ndërtoi qytetin me të njëjtin emër, diku pranë Labovës së sotme dhe Saronas ndërtoi për nder të të atit të vet Gorani qytetin Goranopolis Vrahogoranxinë e sotme. Tre pasardhes nga fisi Litavonion, Argjyri, Hrysodhallo dhe Kolloris, ndërtuann në shek VI m.Kr tri qëndrat –qytete të tyre: Argjyrokastron Hrysodolin dhe Kolloritsinë që egzistojnë ende me të njejtin emër.

Në Luginën e Dropullit, sidomos në qendrën e saj ivestuan mbreter e perandorë. Pirrua në Jerma dhe themeloi Antgoneian, Jul Çezari që ndërtoi në trekendeshin Sofratikë, Antigoneia, Melani, Adriani mbi qytetin e lashtë helen të Sofratikës që pas viteve 1980, kur qyteti u zbulua rastesisht, mori emrin Hadrianopolis, Justiniani që investoi po në të njëjtin trekendesh. Tiverios Konstantinos, (574-582), Kostandinos Pogonatos (641-668), që pagëzoi me emrin e tij Pogonin e sotëm, Andronikos, Aleksios Komninos (1081-1118), Andronikos B’, (1282-1328) etj.

Në luginë e Dropullit gjenden ende të pazbuluara rreth 15 qytete antike helene, ashtu si edhe toponimi SELEIO, emri i fshatit sot, i cili rruan me fanatizëm dhe me ortografi emrin nga e ka prajardhjen emri i Elladhes-Greqisë!

Mashtrimi i dytë i madh i Xhufit lidhet me referencën (në mendjen e tij) të një letre që gjoja aty nga mesi i shekullit të XIX banorët e Pogonit i kërkonin Patriarkanës të dërgonte aty një prift shqiptar pasi nuk e donin priftin grek që u kishte dërguar !!!

Pak seriozitet profesor edhe kur mashtron! Së pari priftërinjtë shuguroheshin nga Peshkopata (e Dhrrinopolit për Pogonin) dhe ishte çeshtje e enorisë dhe jo e episkopatës aq me keq e Patriarkanës. Së dyti, dihet se ne këtë kohë që flet profesori, Kurt pasha që ndiqte Ali Pashën, varri tetë proftërinj grekë të Pogonit se fshehën Ali Pashën dhe ai, kur u bë pasha u fali si shpërblim toka dhe kishën e famshme të Sopikut. Së treti, Mesha e parë në gjuhën shqipe shenohet në vitet 20 të shek XX dhe nuk ka asnjë lidhje me Dropullin e Pogonin e as me Zagorinë.

Problemi i “origjines” arbnore të mbiemrave dhe emrave në Dropull.

Autori Mema therret për këtë në nmdihmë profesorin e nderuar dhe studiuesin e njohur të P. Otomane Ferit Dukën. Por edhe profesori, mëgjithë respektin e madh që kam personalisht dhe bashkëpunimin e ngushtë, kur është dashur, bën disa lapsuse.

Së pari. Me 1431 që u bë regjstrimi i parë otoman, i cili përcakton sipas autorit të emisionit aktin përfundimtar të pushtimit, Dropulli vazhdonte rezistencën që zgjati deri me 1456 dhe sipas disa burimeve të tjera deri dhe pas vdekjës së Skendërbeut.

Së dyti. Regjistruesit turq, bënin regjistrimin duke i përshtatur emrat menyrës së vet të shqiptimit, që presupozon së paku heqjen e s-së fundore. (Këtë kanë bërë dhe në të gjithë Greqinë, apo dhe në Bullgari, Vllahi etj. Çfarë ndodhi në Shqipëri?! U ruajtën deri sot trajtat e P. Otomane në onomatologji dhe ato u konsideruan në vijim si identitet shqiptar. Për analogji. Personalisht në gjendjen civile emri im i regjistruar sipas kësaj tradite është “Panajot” dhe jo “Panajotis”. Kjo nuk do të thotë se unë i përkas kombësisë “arbërore” madje edhe pse flas e shkruaj shumë mirë shqip.

Së treti. Dihet përgjatë pushtimit Otoman kishte lëvizje të shumta njerëzish, grupesh komunitetesh nga njëri cep te tjetri. Kjo ishte e theksuar sidomos në zonën e Epirit. Dihet gjithashtu se pas vdekjes së Skendërbeut dhe me inspirimit e Venedikut me mijra të krishterë katolikë erdhen në bregdet dhe në Dropull për t’i bërë rezistencë pushtimit otoman. Më vonë Ali Pashë Tepelena mburej se ushtria e tij përbëhej kryesisht nga ushtarë të ardhur nga veriu. Nga këta, të gjithë ata që mbeten këtu, u asimiluan fillimisht nga pikëpamja fetare dhe pastaj, kur erdhi momenti i ngjizjes etnike, edhe etnikisht, në grekë, ashtu siç ndodhi edhe e kundërta.

Paraardhësit tanë ishin më të civilizuar se ne sot.

Pra, paraardhsit tanë, që në atë kohë ishin me botkuptim civil me të zhvilluar dhe më të paparagjykuar se ata që kërkojnë t’u bëjnë historinë sot.

Po ashtu, nuk duhet abuzuar me raste emrash me prejardhje sidomos fetare, të cilat paraqesin të njejtin formë në të dy komunitetet, të konsiderohen ato apriori me logjikjën e shumicës. Ose të shtrembërohet realiteti si në rastin e Martinit, Nikës etj.

Këto zotërinj bashkëpjesëmarrës në prodhimin e një dokumentari denigrues për pakicën etnikisht greke, janë fakte dhe realitete të cilat kërkojnë thjeshtë integritet shkencor, moral, etik dhe kulturor brenda logjikës së bashkëjetesës harmonike në këto rajone, se vetëm kështu ndihmojmë përparimin tonë.

Studiuesi i del kundër Marin Memës: Shkon nëpër fshatra me kamera të fshehta dhe provokon disa pleq e plaka Read More »

‘Kanë thënë se jam injektuar me ujë biologjik në vend të vaksinës’, Rama: Rrini të qetë se…

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet që në vend të vaksinës ka injektuar ujë biologjik. Nga foltorja e Kuvendit ai u shpreh se të gjitha ata qytetarë që besojë këtë lloj arsyetime duhet të rrinë të qetë.

“Kanë hedhur idenë se jam injektuar me ujë biologjik. Kjo është nivel i lartë analize. I them atyre njerëzve që ndjekin këtë lloj analize të rrinë të qetë.
Përtej të gjitha vështirësive dhe gjithë përpjekje Shqipëria mbetet histori pozitive nëse largqoftë do të kishim po të njëjtat spiatale.

Sot Shqipëria ka një numër fatalitesh dhe nuk i është afruar në asnjë moment skenari katastrofik, që ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara.”- u shpreh Rama.

‘Kanë thënë se jam injektuar me ujë biologjik në vend të vaksinës’, Rama: Rrini të qetë se… Read More »

Merr flakë në ecje makina në Dukat

Një makinë është përfshirë nga fl akët në ecje në aksin Vlorë-Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:35, në fshatin Dukat.

Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:35, në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin “Dukat“, një mjet i markës “Renault”, me drejtues shtetasin A. K, në ecje, ka marr fla kë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë fl akë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes

Merr flakë në ecje makina në Dukat Read More »

Familja nga Vlora zgjedh një mënyrë ndryshe për të kaluar fundjavën, pas shëtitjes në parkun e Llogarasë të mbuluar nga bora, i ‘fut’ një të larë në det

Në një ditë që temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe të gjithë po turremi drejt ambienteve të ngrohta.

Kjo familje vlonjate zgjedh një mënyrë ndryshe për të kaluar fundjavën.

E gjithë familja, përfshirë edhe fëmijët pas shëtitjes në borën e Llogorasë kanë zgjedhur të provojnë edhe ujin e detit.
Dimri dhe deti për vlonjatët është një lidhje e ngushtë që e shikojmë shpesh, por fakti që tashmë edhe fëmijët po guxojnë të mposhtin temperaturat e ulëta e të lahen në këto ditë të ftohta shihet për herë të parë.

Epo kjo dihet, Vlora është e detit, e vlonjatët dinë ta shijojnë detin në çdo kohë.

Është sportisti i ‘Taekwondo-së’ Përparim Kamberi me familjen që ka zgjedhur ta kaloj keshtu fundjavën.

Familja nga Vlora zgjedh një mënyrë ndryshe për të kaluar fundjavën, pas shëtitjes në parkun e Llogarasë të mbuluar nga bora, i ‘fut’ një të larë në det Read More »

Historia dhe kuriozitete për picën,ushqimin më të dashur në botë

Origjina e saj është e lashtë dhe tregon historinë shekullore: pica është ushqimi më i njohur dhe i dashur në botë, aq sa hyri në listën e vendeve të trashëgimisë botërore jo-materiale të Unesco-s në vitin në 2017.

E diela e sotme, 17 janar, festohet si Dita Botërore e Picës, një ditë e veçantë, në të cilën për të festuar këtë ushqim që simbolizon “italianitetin”, po zbulojmë disa kuriozitete për historinë e saj dhe një traditë të vjetër sa vetë njeriu.

EMRI – Fjala “pizza” shfaqet me shkrim për herë të parë në një dokument nga viti 997, i shkruar në një latinishte jo korrekte, në të cilin pica përmendet si një formë pagese për një kontratë me qira të një mulliri.

Më vonë, në shekullin e katërmbëdhjetë, fjala është përdorur për të treguar një bukë të shtypur të shitur në Napoli, ndoshta me një shtrembërim të fjalës “pitta”.

“Pica marinara” përmendet me shkrim për herë të parë në vitin 1734, ndërsa ajo me domate, shfaqet në vitet 1796-1810.

Në qershor 1889, shefi i kuzhinës Raffaele Esposito, përgatiti picën e parë “Margherita” në histori: siç dihet, ngjyrat e bardha, të kuqe dhe jeshile të ‘mocarela fior di latte’, domate dhe borzilok, donin të përfaqësonin trengjyrëshin e flamurit italian për nder të mbretëreshës Margherita, duke vizituar qytetin napolitan të cilit iu kushtua pjata.

ORIGJINA – Historia e picës është e lidhur me atë të bukës, një nga ushqimet më të vjetra të njohura, origjina e të cilit ndoshta daton që nga Neoliti.

Në Sardenjë, për shembull, janë gjetur mbetje të bukës së pjekur që datojnë nga mbi tre mijë vjet më parë: në Greqi, në kohërat antike, përgatitej një bukë e shtypur dhe erëza me aroma të ndryshme, përfshirë hudhrën dhe qepën.

Sipas burimeve të tjera, mbreti persian, Darius, rreth pesëqind vjet para Krishtit, njihte një lloj të ngjashme bukë dhe e kishte përgatitur për ushtritë e tij, duke përdorur mburojat e blinduara për ta pjekur.

Këto lloje të bukës së rrafshët, ishin të zakonshme në të gjithë pellgun mesdhetar dhe secili popull i kalonte ato me mbushje dhe përbërës të ndryshëm: në Egjipt, për shembull, bukët pa maja, përgatiteshin bazuar në drithërat e bluar dhe të thekur.

Pas zbulimit të majasë, brumi bëhet më i butë dhe më i shijshëm, duke i hapur rrugën përgatitjes së bukës.

ROMAKËT – Para se të mbërrinte në Napoli, evolucioni i picës bën një ndalesë në Romë, ku fshatarët gatuan miell gruri dhe ujë, bimë aromatike me kripë: këto përbërës, gatuheshin në vatër pranë prushit dhe hirit, dhe pastaj ato u përdorën si bazë mbi të cilën vendoseshin pjatancat.

NAPOLI – Historia e picës u zhvendos në Napoli në vitin 1535: në fakt, një tekst i poetit, Benedetto Di Falco, daton që nga ai vit, i cili në veprën e tij “Përshkrimi i vendeve antike të Napolit”, shkruan se “fokacia, në dialektin napolitan, quhet pica ”.

Me kalimin e kohës, me mbërritjen e përbërësve të rinj, receta evoluon: sallata, e përdorur fillimisht për ta aromatizuar, zëvendësohet me vaj ulliri, pastaj “zbulohet” mbushja me djathë dhe shtimi i aromave të borzilokut.

Për të parë që shfaqet domatja rreth shekullit të shtatëmbëdhjetë. Receta e parë e picës napolitane, përmbahet në një traktat të vitit 1858, kur Napoli ishte ende kryeqyteti i Mbretërisë së Dy Siçilive: në një libër recetash të kohës, të përpiluara nga Francesco De Bourcard, një paraardhës i picës “Margherita”, me mocarela dhe borzilok, përmendet , ndërsa domatja është akoma opsionale, se mund të përdoret me “çfarëdo që ju vjen në kokë” për erëza.

Varietetet e picave të përhapura në Napoli, ishin pra të shumta dhe të larmishme: kur në vitin 1889 vizita e Mbretëreshës Margherita shenjtëron picën “trengjyrëshe” si sovran të tryezës, koha ishte ideale për përhapjen e saj në botë dhe për një sukses global.

PO TANI? – Në aktin e njohjes së picës, si një Trashëgimi Jomateriale të Njerëzimit, në vitin 2017, Unesco shkruajti: “Njohuria e kuzhinës në lidhje me prodhimin e picës, e cila përfshin gjeste, këngë, shprehje vizuale, zhargon lokal, aftësinë për të trajtuar brumin e picës, interpretimi dhe ndarja, është një trashëgimi e padiskutueshme kulturore”.

Në vitet e fundit, pica është pasuruar me versione të ndryshme, rezultat i eksperimentimit të kuzhinierëve të shkëlqyer të picave dhe shefave të famshëm, raporton Noa.al, duke cituar median italiane, Tgcom.

Në çdo rast, “Margherita” klasike provon të jetë e përjetshme. Ajo është gjithashtu një nga ngushëllimet më të mëdha që mbështeti italianët dhe jo vetëm në muajt shumë të vështirë të bllokimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas platformës “Deliveroo”, afërsisht 135.000 metra katrorë pica “Margherita” u janë dorëzuar në shtëpi qytetarëve pas porosive në vitin 2020, e barabartë kjo, me njëzet fusha futbolli. /noa.al/

Historia dhe kuriozitete për picën,ushqimin më të dashur në botë Read More »