Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot letrën që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka dërguar në Kongresin e SHBA ku shprehte rezerva për ambasadorin Donald Lu dhe përmendte kreun e shtetit Ilir Meta.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ilir Metën do ta votonte sërish për President, nëse do ti jepej mundësia.
Kreu i qeverisë shtoi se nuk i beson letrës së Adriatik Llallës drejtuar Kongresit Amerikan se Donald Lu i kërkoi arrestimin e Ilir Metës në vitin 2015. “Mes këtyre që shqiptarëve që përmendët dhe amerikanit, unë besoj amerikanin” u shpreh Rama në intervistën “TV Klan”.
I pyetur për deklaratën e Berishës se Romana Vllahutin i kërkoi Adriatik Llallës, arrestimin e tij, Rama u shpreh: “Mes gjithë këtyre shqiptarëve që përmendët dhe kroatëve, unë besoj kroatin”.
Me sa duket kryeministri Rama mbetet i qartë se me Ilir Metën ka disa borxhe, pasi i ka rënë qafë kot së koti, ndërkohë që ai vazhdon detyrën kushtetuese në mënyrë korrekte.
Sezoni i ri turistk bëri që në Kryeministri të mblidhen pasditen e së premtes, kryebashkiakët dhe prefektët. Në fjalën e tij kreu i qeverisë Edi Rama kërkoi motivim dhe një koordinim më të mirë të punës mes bashkive dhe institucioneve të tjera.
“Duhet një motivim shumë më i madh i bashkive që mbajnë peshë në sezonin turistik. Një koordinim më i mirë i punës mes bashkive dhe institucioneve të tjera. Një përfshirje shumë më cilësore të të gjithë komponentëve. Të krijohet një sinergji e domosdoshme për të ja dalë. Jo të gjitha bashkitë kanë mundësi të përballojnë këto sfida vetëm. Për shembull pastrimi i vazhdueshëm dhe cilësor në kohën e sezonit, ku me të ardhurat e tyre dhe me kontributet e qytetarëve nuk mund të përballohet nga bashkitë. Për këtë arsye ne kemi parashikuar disa masa konkrete, mbështetëse, nga ana e qeverisë. Në aspektin e sigurisë, shërbimeve shëndetësore, mbrojtjes së turistëve nga kërcënimet e ndryshme. Që nga mjetet e ujit, që këtë vit do të kufizohen në mënyrë drastike, deri te kërcënimi i mjediseve nga zjarret janë bërë hapa përpara. Ky do të jetë një vit kthese. Kam bindjen që bashkëpunimi me pushtetin vendor edhe në funksion të krijimit të një game aktivitetesh kulturore, sportive është një domosdoshmëri”, tha Kryeministri Rama.
Kryeministri theksoi se plani i bërë është një instrument shumë i rëndësishëm dhe i besueshëm për t’i çuar përpara pozicionet prapambetura të shtetit në këto aspekte.
“Jam i bindur se me planin e bërë kemi në dorë një instrument shumë të rëndësishëm dhe të besueshëm për t’i çuar përpara pozicionet prapambetura të shtetit në këto aspekte. Të kemi një sezon turistik të ndryshëm, shumë më të mirë, nga vitet e kaluara”, tha Kryeministri.
Nëse jeni një prej atyre njerëzve që e kanë nisur ditën duke dëgjuar detajet më romantike të një nate më parë të fqinjes, koleges ose qoftë të panjohurës që kishit pranë në autobuz, nuk mund të mos mendoni si është e mundur që juve nuk u ndodhi asgjë nga këto. Mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se partneri nuk jo do thjesht nuk bën pjesë në shenjat romantike të zodiakut. Krejt e kundërta për shenjat e mëposhtme që janë kryekëput detajiste, të ndjeshme dhe sigurisht romantike të lindura:
1.Peshqit: Të lindurit nën shenjën e Peshqve janë shumë të ndjeshëm, ëndërrimtarë të pabindur që nuk duan të rriten kurrë dhe romantikë të lindur. U pëlqen të surprizojnë partnerin,partneren në çdo moment pasi për ta çdo ditë është një mundësi e mirë për të dhuruar e marrë dashuri.
2.Gaforrja: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi Gaforrja është shenjë uji. Në përgjithësi këto shenja janë të lidhura me emocionet dhe shquhen për ndjeshëmrinë e tyre karakteristike krahasuar me shenjat e tjera. Nuk i pëlqen të fshehë ndjenjat, përkundrazi shfrytëzon çdo moment për t’u shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj njerëzve të dashur.
3.Luani: I treti në radhë, por jo nga rëndësi, Luani është po ashtu një nga shenjat më romantike të zodiakut. Lidhja me një Luan nuk është kurrë e mërzitshme dhe monotone, përkundrazi është krejt e kundërta. I pëlqen të dhurojë shumë dashuri, emocione, mirëbesim, si dhe nuk kursehet aspak tek dhuratat.
4.Virgjëresha: Natyra kontrolluese e thuajse perfeksioniste mund t’ju bëjë të mendoni se ç’dreqin bën ajo në këtë rënditje. Në të vërtetë përtej këtij imazhi fshihet një person i butë, i ndjeshëm dhe i etur për dashuri. I pëlqejnë përkëdheljet, puthjet dhe emocionet që sjellin ato.
Seanca e së enjtes kaloi me incidente të shumta nuk munguan ingredientët për të bërë byrekë apo petulla; siç ishin uji, mielli apo edhe vezët. Kanë qenë deputetët e opozitës që kanë përdorur këto përbërës duke qëlluar në drejtim të Edi Ramës apo edhe ministrave, ku më i ”sulmuari” ishte Ditmir Bushati. pas kësaj u vendos edhe përjashtimi i 6 deputetëve të opozitës si dhe ministrit të Jashtëm. Ajo që nuk u pa gjatë seancës ishte edhe debati pa mikrofonë, ku nuk mungojnë fyerjet mes deputetit më problematik, Flamur Noka dhe Edi Rama. Ata akuzojnë dhe fyejnë njëri-tjetrin me një fjalor mjaft vulgar.
SHERRI NË PARLAMENT
Lulzim Basha: Është dita e 13-të që 11 kuksianë të pafajshëm mbahen në burg nga banda kriminale dhe e korruptuar e autokratit Rama. Ky Parlament, që mbron me zell trafikantin ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahirin, i do në qeli 11 kuksianët e pafajshëm. Prandaj, le të bëhet gjithsecili nga ne gjenerator energjie dhe guximi, të gjithë bashkë të krijojmë atë valë të pathyeshme energjie, që do të shembë deri në tullën e fundit murin e krimit, korrupsionit dhe autokracisë kriminale që sundon sot në Shqipëri. Duke nisur me ditën e sotme, duke nisur këtu, nga kjo sallë, ku nuk mund të vazhdojë dhe nuk do të vazhdojë më për asnjë sekondë ky Parlament pa nxjerrë nga salla njeriun, që përdori fjalorin më të ndyrë kundër popullit të tij. Ndale seancën menjëherë, përjashtoje zyrtarisht që të vazhdojë seanca normalisht! Ky është kumti i një populli që nuk mund të pranojë kurrë një sundimtar.
Taulant Balla: Ti s’ke popull..
Lulzim Basha: Populli ta tregoi dhe do të ta tregojë prapë edhe ty edhe atij.
(Deputetët e PD-së rrethojnë foltoren e Kuvendit, Garda bëhet kordon për t’i ndaluar të afrohen)
Gramoz Ruçi- Gardistëve: Shërbimet e Kuvendit të largohen nga aty.. Largohuni.. Shërbimet e Kuvendit, largohen nga podi.. Të largohen…
Paulin Sterkaj: Unë them t’i lejna lirshëm se këta s’të bajnë gja…
Gramoz Ruçi: Zoti Basha, nuk mund të bllokoni foltoren, por t’i lejoni deputetët të marrin pjesë në diskutim.
Monika Kryemadhi: Të përjashtohet Rama.
Taulant Balla: E mër Lul s’të erdhi LSI-ja nga mbrapa..
Monika Kryemadhi: Do t’i vijë do ti vijë, mos ki merak. Ju kemi futur në mes…Mos ki merak.
Edmond Spaho: Zbato rregulloren…
Monika Kryemadhi: Të largohet Edi Rama që shau shqiptarët..
Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca.
Monika Kryemadhi: Pse iku ky trimi (Ramën)…
(Rama futet në seancë)
Ja erdhi, të dalë përjashta, të dalë përjashta..
(Rifillon seanca. Opozita mban të bllokuar foltoren. Brohorasin në grup, “Rama ik”. “Liro kuksianët”)
Erjon Braçe: Ne na duhet ky njeri (Lulzim Basha) sepse është njeriu që mundet më kollaj nga shqiptarët në këtë vend. Nuk dua të shikoj protestues në burg, por..
Flamur Noka: Çohu në këmbë, çohu në këmbë kur flet.(qeshin)
Erjon Braçe: Mos rrini te mesi.. Pash zotin mos rrini te mesi se nuk shikoni gjë. Ngrihuni një çikë më lart. Ka të tjerë që i duan të pamundurit thjesht dhe vetëm për të mbrojtur b*thën e tyre.
(Opozita në kor. “Liro kuksianët”. Sali Berisha vjen në sallën e Kuvendit. Flamur Noka nxjerr qesen me miell nga xhepi i brendshëm i xhaketës, ia hedh Kryeministrit dhe ministrit Bushati. Deputeti Klevis Balliu hedh një qese me miell në ajër dhe godet Gramoz Ruçin)
Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca.
Deputetët e opozitës: Liro kuksianët, liro kuksianët….
(Rinis seanca, Rama vjen pa xhaketë, e cila iu bë pis me miell)
Gramoz Ruçi: Përjashtohet nga seanca deputeti Flamur Noka dhe Ervin Salianji për përdorimin mjeteve të forta.
(Klevis Balliu godet ministrin Bushati me vezë, që e preku në krahë. Bushati i lag deputetët e opozitës me ujë. Acarohet situata. Edi Paloka u sul drejtë gardës. Flamur Noka goditi me shishe plastike drejtë ministrit. Klevis Balliu goditi sërish me vezë. Edi Paloka shkuli monitorin për ta hedhur në drejtim të qeverisë.)
Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca plenare.
(Gjatë pjesës pa media)
Edi Rama- Flamur Nokës: Ti je pylli i Saliut..
(Flamur Noka shkul mikrofonin nga podiumi dhe ia hedh Kryeministrit. Shoqëruesi i Ramës e pret. Noka shkul dhe pjesën tjetër të mikrofonit dhe ia hedh. Sërish e pret garda).
Arben Ahmetaj: O Flamur, çfarë je duke bërë.
Edi Paloka: Mendohu mirë çfarë bën o budall.
Edi Rama: Pylli, o pylli..
Flamur Noka: O hajdut, ke vjedh gjithë Shqipërinë në të sëmës do shkosh. S’do ketë qeli që do të bëjë ty.
Sali Berisha: O rrugaç, o rrugaç..Dil jashtë. Trap
Flamur Noka: S’jam si puna jote që vjedh, as nuk pi kokainë, more vesh, qelbësirë..
Sali Berisha(Ruçi hyn në seancë): E përjashtove Bushatin Gramoz?
Kejdi Mehmetaj: Jo, se Bushati ishte për vetëmbrojtje..
Sali Berisha: Sa të jenë ata në burg (kuksianët), kështu do e keni çdo seancë.. Për urrejtjen e Havzi Nelës..
Edi Rama: Pylli, pylli.
Gramoz Ruçi: Deputeti Klevis Balliu përjashtohet për përdorim të sendeve të forta ndaj kabinetit qeveritar.
Monika Kryemadhi: Hajde gjuajmë të gjithë të na përjashtojë të gjithëve. O Gramoz përjashto Bushatin, çunin e Sulës dhe Letës do e përjashtosh o Gramoz…
(Deputetët e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari, kanë hedhur ujë në drejtim të Edi Ramës dhe qeverisë)
Sali Berisha: Nxirre jashtë njeriun që shndërroi Shqipërinë në vendin e të burgosurve politikë në traditën e etërve të tij xhelatë. Nxirre jashtë njeriun, që urrente Kukësin siç e njihte i ati i tij Havzi Nelën, nxirre jashtë se Parlamenti do ta nxjerrë atë me lecka. Jashtë Edi Rama…/Panorama
Replika të forta mes Ramës dhe ndjekësve të tij në Facebook, fill pas lajmit të mirë që dha kryeministri, lidhur me 13 shërbimet e reja që mund të paguhen nga shtëpia, apo celulari, pa mbajtur radhe të Tatimet.
Qytetaret i janë lëshuar me akuza për taksat, kurse Rama i ka sqaruar me radhe se pse duhen paguar taksat dhe se pse nje qyetari ne cdo vend te botes nuk i shkon ne mend e kunderta.
Një qytetar i ka shkuar se “ai eshte me i zi se Berisha per popullin”. Dhe përgjigjia e ti është e menjëhershme.
13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:
Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
Tatim i Lojërave të Fatit
Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
Tatim i Mbajtur në Burim
Tatim mbi Vlerën e Shtuar
Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
Tatim Fitimi
Tatim mbi të Ardhurat Personale
Taksat Kombëtare
Tarifat Kombëtare
Renta minerare
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Detyrime globale/Penalitetet
Të gjitha dosjet e mbledhura nga Autoriteti për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit, agjenturat, të huajt dhe të arratisurit, ja çfarë përmbajnë dokumentet e SHISH. Autoriteti ka bërë një bilanc të punës për identifikimin dhe grumbullimin e dokumenteve
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i quajtur ndryshe komisioni për hapjen e dosjeve, ka hartuar raportin e parë të veprimtarisë për vitin 2017. Në raportin e siguruar nga Shqiptarja.com, Autoriteti ka bërë një bilanc të punës për identifikimin dhe më pas grumbullimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Ndër të tjera, Autoriteti ka identifikuar 264 dosje për politikanë dhe ish-zyrtarë shqiptarë, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Këto dosje janë krijuar nga veprimi dhe zbatimi i ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Bëhet fjalë për ligjin, në bazë të cilit u ngrit dhe funksionoi komisioni “Mezini” dhe pas tij komisioni ‘Bezhani’.
Komisioni ‘Mezini’ pengoi kandidimin e disa figurave të opozitës së atëhershme, vendime këto që u cilësuan politike e ranë vite më vonë, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre fituan pafajësinë dhe i rikthyen në politikë. Më pas komisioni “Bezhani” tentoi pastrimin e politikës shqiptare nga ish-spiunët, por edhe ky komisionin u bllokua më vonë po nga politika. Nga zbatimi i këtij ligji, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thotë se ka identifikuar dhe administruar 264 dosje.
Ndërkaq, sipas raportit, Autoriteti ka identifikuar 6724 dosje dhe fashikuj nga fondi i të arratisurve, nga fondi i të huajve 12392 dosje dhe fashikuj si dhe 10733 dosje për bashkëpunëtorët. Janë identifikuar gjithashtu 459 dosje agjenturore, 842 regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) si dhe 1 174 fashikuj të ndryshëm për vizitorët, turistët, të dënuarit dhe specialistët e huaj.
Dosjet e SHISH
Fondi arkivor i ish-Sigurimit të Shtetit që ishte në administrim të Shërbimit Informativ Shtetëror është identifikuar dhe ka kaluar nën administrimin e komisionit për hapjen e dosjeve.
Në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të cilat kanë kaluar në administrim të Autoritetit përfshihen dosje bashkëpunëtorësh, dosje përpunimi (2A, 2B), dosje drejtimi, dosje zbulim autori dhe dosje kërkimi, dosje objekt i rëndësisë së veçantë, fashikuj të ndryshëm me emra, dosje agjenturore, dosje me probleme të centralizuar dhe dosje të tjera operative, regjistra të ndryshëm, procesverbale, lista veçimi, statistika, kartela, evidenca, libra, studime, tema, përgjithësime, novela, informacione, analiza, plane, akte normative, kompjuterët me te dhënat e dokumenteve të ish- sigurimit të shtetit, si dhe fondi i mikrofilmimit.
Dorëzimi i dosjeve të administruar nga SHISH është bërë nga personi përgjegjës, qe ushtron detyrën për ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve të këtij fondi, në arkivin e Shërbimit Informativ të Shtetit në prezence të eprorit të drejtpërdrejtë dhe procesverbalet e marrjes në dorëzim janë përfunduar.
Problematika dhe vështirësi
Në vitin e parë të punës Autoriteti është përballur me vështirësitë dhe problematikat të ndryshme.
“Gjendja e dokumentacionit arkivor jo i gjithë i inventarizuar dhe i përpunuar, që sjell vonesa në marrjen në dorëzim dhënien e përgjigjeve. Dekodifikimi i disa prej dosjeve të bashkëpunëtoreve, vështirësohet për shkak të mungesës fizike të dosjeve dhe të mungesës së personelit për të zhvilluar metoda dhe mjete të tjera kërkimi.
Verifikimi i plotë i gjithë procesverbaleve të asgjësimit dhe pajtueshmëria e këtyre akteve me ligjin e kohës dhe mirë administrimin e vlerave dokumentare, në përputhje me rregulloret dhe evidencat në mënyrë që të dokumentohet çfarë ka ndodhur me ato për të shmangur përgjegjësitë e institucionit tonë.
Pamundësia e gjetjes së dokumentacionit mbi fatin e personave të zhdukur apo të pushkatuarve me ose pa gjyq, që nuk u dihen vendvarrimet (25 kërkesa), kur ka një interes të shtuar te publiku, partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar, duke gjetur vetëm në një rast procesverbalin e ekzekutimit”,thuhet në raport.
Kërkesat për verifikim
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, për vitin 2017, ka zhvilluar procedurat ligjore për 46 kërkesa, të paraqitura nga institucionet kushtetuese apo autoritetet publike, për verifikimin e figurës së kandidatëve/zyrtarëve, për t´u emëruar ose ngritur në detyrë, kur kjo është kërkuar në kuadër të vlerësimit, të cilësive etike, morale dhe profesionale të tyre, sipas legjislacionit përkatës.
Po gjatë vitit 2017, Drejtoria e Informacionit ka zhvilluar procedurat ligjore për rreth 280 kërkesa individuale, të paraqitura nga subjekte individë në cilësinë e personave të prekur dhe palëve të treta, në cilësinë e të afërmeve të të vdekurve dhe të zhdukurve, në cilësinë e bashkëpunëtorëve apo të favorizuarve të ish-Sigurimit të Shtetit.
“Mbi bazën e kërkesës së kërkuesit (shprehur në procesverbalin e dorëzimit të dokumentacionit rast pas rasti) është bërë e mundur vënia në dispozicion dhe dhënia e dokumentacionit përkatës kërkuesit (duke marrë kopje apo dublikatë të dokumentacionit që ndodhet në këto dosje), sipas objektit të kërkesës së tyre, gjithnjë, pasi ishte kryer më parë procesi i anonimizimit”, thuhet në raport.
Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit të identifikuara
Fondi i zbulimit
Ish-Drejtoria e II 5206 dosje dhe fashikuj
Fondi i veçantë 2 740 dosje dhe fashikuj
Fondi i Kosovës 11 489 dosje dhe fashikuj
Fondi i të arratisurve 6 724 dosje dhe fashikuj
Fondi i emigrantëve ekonomikë 4 752 dosje dhe fashikuj
Fondi i të huajve 12 392 dosje dhe fashikuj
Mikrofilma 453 dosje dhe fashikuj
Fondi kundërzbulimit ish-degët e Punëve të Brendshme
Dosje RSI (bashkëpunëtorë) 10 733
Dosje përpunimi (2A/2B) 11 987
Dosje drejtimi (disa volume) 907
Dosje kërkimi dhe zbulim autori 778
Dosje objekt i rëndësisë së veçantë 533
Fashikuj të ndryshëm (vizitor, turist, të dënuar, specialistë të huaj 1 174
Dosje agjenturore 459
Regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) 842
Dosje me probleme të centralizuara 526
Procesverbale, lista veçimi, statistika, evidenca 4 480
Njësi të tjera ruajtje (libra, tema etj.) 2 000
Kartela 215 790
Fondi i arkivues së Sistemit të Ministrisë së Brendshme
Fondi i dosjeve administrative (Drejtori I, II, III dhe ish-Degët e Punëve të Brendshme në Rrethe) 90 345 dosje.
Fondi i dosjeve hetimore, gjyqësore 14 000 dosje
Fondi i dosjeve të personelit të ish MPB, 15 000 dosje
Fondi i dosjeve operative, 12 470 dosje
Fondi i krijuar nga funksionimi i ligjit Nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik, 264 dosje
Fondi i dosjeve të rrjetit sekret (dosje pune dhe personale), 1 642 dosje
Fondi i dosjeve të përpunimit 158 dosje
Bobina 492
Katalogë alfabetikë 113
Kartelat model 21 000
Kartela me të dhënat nga dosjet hetimore-gjyqësore 14 700
Kthimi nga dasma u kthye në mort. Fisnik Murataj, Agustin Murataj si dhe shtetasja franceze, Nazia Aham, ishin duke u kthyer nga dasma e vëllait të Fisnikut, kur makina tip ”Suzuk”, përfundoi në kanal mëngjesin e 9 prillit.
4 ditë pas ngjarjes tragjiike, policia e Fierit ka zbardhur shkakun e aksidentit në aksin Levan-Tepelenë. Drejtuesi i mjetit ishte përgjumësh dhe po udhëtonte me 150 km në orë. Ky është shkaku i ngjarjes së rëndë, sipas ekspertizës së grupit hetimor.
Një shpejtësi shumë e madhe në një rrugë që lejohet vetëm me 80 km në orë nuk i ka dhënë mundësi shoferit të kontrollojë drejtimin duke u zhvendosur atë disa metra larg nga rruga kryesore.
Në timon të fuoristradës “Suzuk” ishte njëri nga viktimat, Fisnik Murataj. Kurse dy të tjerët, kushëriri Agustin Murataj dhe e fejuara e Fisnikut, francezja Nazia Aham ishin pasagjerë që sipas dyshimeve të policisë kanë qenë në gjumë. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Varibop në rrugën drejt Levanit.
Të afërmit treguan më pas se tre të rinjtë kteheshin nga dasma dhe do të udhëtonin drejt Greqisë. Dy kushërinjtë u përcollën në banesën e fundit nga familjarët e tyre në Kutë, kurse prindërit e vajzës në Francë kërkuan që ceremonia e saj mortore të bëhej në vendin e tyre.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë qytetarët se janë krijuar 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në portalin 3-Albania.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se vazhdon lehtësimi i shërbimeve dhe ulja sistematike e ndërveprimeve direke me administratën. Sipas tij, kjo redukton mundësitë për korrupsion, radhët e kota dhe humbjet e kohës.
“Çdo ditë një hap në rrugën për ‘SHQIPERINE QE DUAM’. Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhat e kota dhe humbjet e kohës.
Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve” shkruan Rama.
Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:
Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
Tatim i Lojërave të Fatit
Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
Tatim i Mbajtur në Burim
Tatim mbi Vlerën e Shtuar
Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
Tatim Fitimi
Tatim mbi të Ardhurat Personale
Taksat Kombëtare
Tarifat Kombëtare
Renta minerare
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore