Aurora

Rama jep një lajm të rëndësishëm për furnizimin me energji elektrike

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot nje tjeter lajm te mire si urim miremengjesi per ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook. Me nje postim ne faqen e tij ne FB dhe nje video nga nënstacioni i ri elektrik në Çorovodë, Rama ben me dije se ai ka siguruar “furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh”.

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje nga nënstacion i ri elektrik në Çorovodë që ka siguruar furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë 🌹.

Në tre vitet e fundit janë investuar mbi 1 miliard lekë për rinovimin e rrjetit elektrik në rajonin e Beratit, përfshirë këtë nënstacion; linjën 110 kV Uzonë-Çorovodë; sistemin e monitorimit dhe kontrollit online SCADA; si dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e tërë rrjetit elektrik bashkë me ndërtimin e kabinave të reja. Së shpejti nis puna edhe për nënstacionin e ri të Kuçovës ku bashkë me rrjetin, kabinat dhe fiderat e rinj do të investohen 600 milionë lekë të tjera 👍

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155600691006523/?t=0

Rama jep një lajm të rëndësishëm për furnizimin me energji elektrike Read More »

Keni kembe te ftohta?Zbuloni shenjat e problemeve shendetesore

Shumë prej nesh e kanë provuar të paktën njëherë një jetë ndjesinë e të pasurit këmbët akull.

Ndryshimet në temperaturën e gjymtyrëve, shëndeti dhe stili i jetesës, janë disa prej shkaktarëve kryesorë të ‘akullnajës’ në këmbë.

Në këtë artikull  do të mësoni për disa nga shkaqet mjekësore të këmbëve të ftohta, por edhe kurat natyrale për më shumë ngrohtësi.

Cilët Janë Shkaktarët e Acarit Në Këmbë?

Ndjesia e të ftohtit në këmbë është një nga reagimet normale të trupit ndaj temperaturave të ulëta.

Kur trupi futet në një zonë të ftohtë, enët e gjakut në këmbë dhe duar, shtrëngohen duke pakësuar qarkullimin e gjakut në këto zona.

Këmbët dhe duart ndodhen shumë larg nga organet jetësore, ndaj një qarkullim i pakët i gjakut drejt tyre ruan ngrohtësinë dhe qarkullimin në zona më të rëndësishme.

Me kalimin e kohës, qarkullimi i mangët i gjakut shkakton mungesa të oksigjenit, gjë që shkakton maviosjen e gishtave.

Zakonisht, një simptomë e tillë është e përkohshme dhe trupi nis e ngrohet sërish në çdo cep.

Megjithatë, ka njerëz që kur ekspozohen në temperatura të ftohta ose tepër të larta, apo përballen me shumë stres, vuajnë nga një qarkullim i kufizuar i gjakut.

Kjo shkakton mpirje të gishtave të duarve dhe këmbëve.

Roli i Stresit Dhe Ankthit

Stresi dhe ankthi janë gjithashtu fajtorë të këtij problemi.

Një nga kundërpërgjigjet më natyrale të trupit ndaj stresit apo nervozizmit është të lëshojë më shumë adrenalinë në gjak.

Ajo shkakton enët periferike të gjakut të shtrëngohen.

Një gjë e tillë, e bën të vështirë furnizimin me gjak në zonat ekstreme.

Problemet me qarkullimin

Qarkullimi jo i rregullt i gjakut shkakton ftohje të përsëritur të këmbëve të duarve.

Qarkullimi problematik vjen si pasojë e një jete sedentare ose qëndrimit ulur për shumë kohë.

Duhanpirja gjithashtu shkakton vështirësi për gjakun që të arrijë në çdo zonë të trupit.

Kjo është arsyeja përse njerëzit që pijnë duhan ankohen se kanë ftohtë nga këmbët dhe duart.

Anemia

Në disa raste, anemia manifestohet edhe me ftohje të këmbëve.

Kjo sëmundje shfaqet në mungesë të sasisë së duhur të rruazave të kuqe të gjakut, kur mungon hekuri, vitamina B12, folati ose ka probleme me veshkat.

Diabeti

Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë të rrezikuar nga problemet me qarkullimin e gjakut dhe ankohen shpesh për këmbë ose duar të ftohta.

Mungesa e sheqerit në gjak shkakton ftohje të këmbëve.

Shkaktarë të tjerë

Ftohja e këmbëve dhe duarve mund të shkaktohet edhe nga çrregullimet nervore apo tiroidja dhe mungesa e hormoneve, që ndikon në çdo kënd të organizmit.

Kurat Natyrale Kundër Gjymtyrëve Të Ftohta

Lëvizjet

Lëvizja është një nga mënyrat më të lehta për të ngrohur trupin dhe rikthyer qarkullimin e gjakut nga dhe drejt këmbëve.

Kryeni aktivitete fizike të shpeshta që t’ju ngrohet trupi.

Vishuni mirë dhe me çorape të ngrohta.

Bëni banjë të ngrohtë për këmbët për 10-15 minuta.

Mbani një borsë ose një shishe me ujë të ngrohtë tek këmbët

Konsultohuni me mjekun në rast se përjetoni plogështi, rënie në peshë, temperaturë, dhimbje kyçesh, gishtash, njolla në lëkurë.

Nëse ju ndieni se gishtat i keni të ftohtë, por në prekje ata janë në temperaturë normale, atëherë vizitohuni tek mjeku sepse kjo është një tregues i një dëmtimi nervor.

Keni kembe te ftohta?Zbuloni shenjat e problemeve shendetesore Read More »

Apandesiti : Shenjat qe nuk duhen injoruar

Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit.

Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut.

Rritja e presionit shkakton një reagim inflamator që ndikon të gjithë shëndetin.

Funksionet e sakta të këtij organi të vogël janë të panjohura.

Megjithatë nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme, që të njihni simptomat dhe të kërkoni ndihmë të menjëhershme për të shmangur komplikime të mëtejshme.

Më poshtë do të gjeni 7 simptoma të cilat nuk duhet t’i injoroni.

Dhimbje e fortë barku

Shfaqja e kësaj dhimbje të fortë është një nga shenjat e para të apandesitit.

Kjo simptomë përshkallëzohet gradualisht dhe vjen si pasojë e inflamacionit dhe presionit në këtë organ.

Dhimbja vërehet në pjesën e poshtme të barkut, ndërkohë që intensiteti është në rritje.

Në disa raste, dhimbja ndihet pranë kërthizës ose në pjesën e poshtme të shpinës.

Simptoma përkeqësohet gjatë tështimës, lëvizjes së këmbëve ose stomakut.

Të vjella dhe të përziera

Pasi dhimbjes, nevoja e papritur për të vjelle, ose të përzierat janë një shenjë paralajmëruese e inflamacionit të apendiksit.

Ndjesia e plogështisë shoqërohet gjithnjë nga të vjellat dhe ndodh në 90 përqind të rasteve.

Nëse të vjellat përsëriten, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Konstipacioni ose diarea

Pacientët e prekur nga apandesiti kanë vështirësi në tretje dhe në jashtëqitje.

Disa të tjerë preken nga diarea.

Këto simptoma mund të shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera, por janë edhe shenjë e inflamacionit të këtij organi.

Fryrje abdominale

Fryrja abdominale, pra e barkut, është ndjesia e parehatshme e të qenit të ngopur e të fryrë.

Kjo ndjesi shkaktohet nga vështirësitë në tretje dhe është e zakonshme në rastet e apandesitit.

Bëhet fjalë për një reagim inflamator të indeve dhe akumulimit të gazrave.

Temperatura dhe ethet

Në rastin e apandesitit mund të përballeni me temperaturë, ethe dhe të dridhura.

Nëse temperatura rritet, është thelbësore të shkoni tek mjeku.

Humbja e oreksit

Inflamacioni i këtij organi ndërhyn tek tretja dhe pengon prodhimin e hormonit të urisë.

Mungesa e oreksit shkakton mungesë ushqyesish në organizëm dhe duhet trajtuar menjëherë.

Megjithatë, kjo simptomë duhet vlerësuar dhe analizuar në kombinim me simptoma të tjera.

Dhimbja e mprehtë

Kjo dhimbje është tipike e apandesitit dhe ndodh gjatë kontrollit të mjekut.

Ajo dhimbje del në pah në momentin që mjeku prek pjesën e poshtme të barkut.

Dhimbja është e mprehtë dhe e thellë me intensitet të lartë. Kur zona e infektuar preket, dhimbja ndihet më shumë dhe sëmundja identifikohet më lehtë.

Konsultohuni me një mjek në momentin e parë që dyshoni se vuani nga apandesiti dhe kërkoni trajtimin e duhur e të menjëhershëm.

Apandesiti : Shenjat qe nuk duhen injoruar Read More »

Borë edhe në Tiranë, reshjet zbardhin kryeqytetin gjatë natës

R

eshjet e borës kanë zbardhur sot edhe kryeqytetin e vendit, Tiranën.

Sasia e reshjeve të rëna ka qenë e konsiderueshme rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Ky parashikim ishte bërë prej disa ditësh nga ana e meterologëve, dhe mesa duket do të jetë një ditë gëzimi për qytetarët. .

Mesdita e sotme deri në mbrëmje fokuson reshjet kryesisht në zonat Qendrore por reshje të pakta në zona të izoluara në Veri dhe Jug.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë megjithatë, pjesa më e madhe e venit gjatë mëngjesit mbetet në vlera termike negative.

Borë edhe në Tiranë, reshjet zbardhin kryeqytetin gjatë natës Read More »

Cilat jane ushqimet qe zbusin problemet me stomakun

Dhimbja e stomakut është e fortë, e mprehtë dhe shpesh të gjunjëzon.

Ajo mund të trajtohet me medikamente të caktuara që shpesh kanë efekte anësore.

Dhimbjet e stomakut dhe shkaqet e tyre 

Këto dhimbje mund të kurohen më mirë me kura dhe zgjidhje natyrale.

Dhimbja shkaktohet nga problemet me tretjen ose inflamacioni kronik.

Në disa raste, stresi dhe ankthi manifestohen në stomak duke shkaktuar dhimbje të forta.

Këto dhimbje shoqërohen nga gazrat, aciditeti i lartë dhe probleme të theksuara me tretjen, konstipacion ose diare.

Si pasojë e dhimbjes frika për të ngrënë është e madhe dhe ndonjëherë jo e justifikueshme.

Në këtë artikull  do të mësoni më shumë për ushqimet miqësore me stomakun që duhet t’i konsumoni edhe gjatë dhimbjeve.

Banania

Banania përmban fibra natyrale dhe lufton inflamacionin.

Ngrënia e saj zbut acidin në sistemin tretës dhe promovon rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë.

Banania përmban kalium që rregullon elektrolitet në organizëm, sidomos pas të vjellave ose diaresë.

Ngrënia e saj rrit nivelin e energjisë dhe ndjesinë e ngopjes.

Orizi

Fibrat e orizit mbrojnë shtresat e stomakut nga lëngjet e tepërta gastrike.

Orizi ka një ndikim shumë interesant në qetësimin e dhimbjes së stomakut dhe zbutjen e inflamacionit.

Pureja e mollës

Dhimbjet e stomakut mund të kurohen edhe me purenë e mollës.

Pureja e mollës është ideale kundër dhimbjeve që vijnë nga gastriti, tretja problematike dhe diareja.

Molla është e pasur me fibër, antioksidantë dhe ushqyes të nevojshëm që përmirësojnë tretjen.

Molla përmban edhe pektinë që inkurajon lëvizjen e zorrëve duke shmangur konstipacionin.

Pureja e saj hidraton organizmin e drobitur nga të vjellat dhe diareja.

Supa Me Perime

Një alternativë e shkëlqyer ushqimore kur keni probleme me tretjen.

Ajo ndihmon kundër dhimbjeve.

Lëngu dhe ushqyesit e tjerë të perimeve e hidratojnë organizmin dhe minimizojnë irritimin e stomakut.

Supa tretet shumë lehtë dhe nuk bie rëndë në stomak.

Çajrat bimorë

Çajrat bimorë pa kafeinë zbusin inflamacionin në stomak dhe ndihmojnë zorrët të lëvizin rregullisht.

Kamomili, nenexhiku, mentja dhe çajra të tjerë ndihmojnë në menaxhimin e aciditetit në stomak.

Ato largojnë dhimbjet dhe përmirësojnë tretjen.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është një zgjidhje ideale kundër çdo dhimbjeje.

Xhinxheroli, përbërësi kryesor i xhenxhefilit, e mbron stomakun nga inflamacioni dhe zbut dhimbjet.

Kosi

Kosi është i pasur me probiotikë që ndihmojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në organizëm dhe në balancimin e pehashit në stomak.

Kosi forcon sistemin imunitar dhe mbron organizmin nga bakteret dhe parazitët.

Këto ushqime ju ndihmojnë në rast dhimbjeje, por nëse ajo vazhdon, atëherë konsultohuni me mjekun për një diagnozë të saktë.

Cilat jane ushqimet qe zbusin problemet me stomakun Read More »

Perse duhet te hani bajame para se te flini gjume

Gjumë jo i qetë, i parehatshëm dhe jo çlodhës. Të gjithë hasim probleme me gjumin ndërkohë që një nga faktorët kryesorë të gjumit jo të qetë lidhet drejtpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit.

Dietologë dhe studime të shumta kanë treguar se disa ushqime të cilat konsumohen para se të flemë ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

E për rrjedhojë ndihmojnë organizmin dhe trupin që të çlodhet dhe të relaksohet gjatë orëve kur është në shumë.

Efektet e bajameve në përmirësimin e gjumit  

Një nga produktet më të rekomanduara janë bajamet. Midis të gjitha ushqimeve të tjera, bajamet përmbajnë të gjithë përbërësit që ndikojnë direkt në përmirësimin e gjumit.

Konsumimi i bajameve ndihmon trupin të gjejë menjëherë qetësinë e nevojshme për të rënë në gjumë.

Bajamet janë të pasura me proteina dhe izolojnë urinë e tepërt në darkë. Por më shumë se sa frenojnë urinë ato përmbajnë pesë elementë të rëndësishëm ushqyes të cilët përmirësojnë gjumin.

Të pestë këto elemente bashkëveprojnë duke i shndërruar bajamet në një ushqim të fuqishëm që shmangin urinë e tepërt, qetësojnë muskujt dhe nervat dhe ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë.

Ndaj dhe nuk ka asnjë çudi se përse bajamet konsiderohen një superushqim.

Pesë elementët që nxisin gjumin e mirë

Triptofani

Triptofani është një amino acid i cili prodhon dy neurotransmetues kyç, melatoninën dhe serotoninën.

Melatonina ndihmon në mirëmbajtjen e regjimit të trupit, që ju të flini në darkë dhe të zgjoheni në mëngjes.

Serotonina ndihmon në rregullimin e humorit duke larguar stresin e duke ndihmuar në një gjumë të mirë.

Bajamet janë ndër produktet më të pasura me triptofan.

Magnezi

Studimet kanë treguar se mungesa e qoftë një sasie të vogël magnezi ndikon në një gjumë të parehatshëm.

Magnezi ndihmon në funksionimin e mirë të muskujve duke nxitur çlodhjen gjatë gjumit.

Kalçiumi

Rritja e nivelit të kalçiumit rrit hormonin e melatoninës çka nxit përgjumjen. Studimet tregojnë gjatë gjumit të thellë niveli i kalçiumit në trup është shumë i lartë.

Niacina  

Stresi çon në ankth dhe depression dhe të dyja këto fenomene ndikojnë negativisht në gjendjen e humorit duke sjellë pagjumësinë.

Niacina luan një rol kyç në rregullimin e stresit duke ndihmuar në çlirimin e ankthit dhe depresionit duke nxitur një gjumë më të mirë.

Proteina

Sa më gjatë të qendroni pa ushqim aq shumë do të ulet niveli i sheqerit në gjak.

Ky fenomen është ndër shkaktarët kryesorë të zgjimit në mes të natës. Duke konsumuar një produkt që në përmbajtjen e tij ka proteina zgjimi papritmas natën do të shmanget.

Perse duhet te hani bajame para se te flini gjume Read More »

Mengjeset e shendetit : Cfare duhet te hani dhe cfare jo

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin? Zakonisht, një filxhan kos, një filxhan kafe dhe lëng i freskët portokalli plotësojnë pritshmëritë bazë për një mëngjes perfekt në dukje.

Për fat të keq, të paktë janë ata që janë të ndërgjegjshëm mbi pasojat që disa ushqime lënë në stomakun tonë kur konsumohen me të hapur sytë.

Për këtë arsye, lexoni këtë udhëzim, që do t’ju udhëheqë në lidhje me ushqimet që duhen konsumuar me stomakun bosh dhe ato që duhen shmangur.

Ushqimet që nuk duhen ngrënë në mëngjes

Brumërat

Gatimet që përmbajnë maja irritojnë shtresat e stomakut dhe shkaktojnë fryrje.

Ëmbëlsirat

Sheqeri rrit nivelet e insulinës, e cil nga ana tjetër shton barrën që rëndon mbi pankreasin e sapozgjuar. Një barrë e tillë ushqimore shkakton diabet.

Kosi dhe produktet e tjera të fermentuara

Nëse konsumoni kos me stomakun bosh, veçanërisht kur është i thartë, atëherë acidi hidroklorik që formohet në stomak shkatërron bakteret e acidit laktik. Ngrënia e këtyre produkteve në mëngjes nuk është e mirë për organizmin.

Domatet

Domatet përmbajnë sasi të larta të acidit tanik që rrit aciditetin në stomak, duke shtruar rrugën e formimit të ulçerës gastrike.

Trangujt dhe perimet e tjera të gjelbra

Perimet e pa gatuara janë burime të pasura amino acidesh, megjithatë ato mund të shkaktojnë urth, fryrje dhe dhimbje sidomos kur konsumohen me stomak bosh.

Erëzat pikante

Ushqimet pikante dëmtojnë dhe irritojnë mukozën gastrike dhe rrisin prodhimin e acidit në stomak. Një gjë e tillë shkakton probleme dhe çrregullime në sistemin tretës.

Pijet e ftohta të gazuara

Pijet e gazuara dëmtojnë membranën e stomakut dhe pakësojnë furnizimet me gjak në stomak duke shkaktuar urth dhe rritur rrezikun e gastritit dhe ulçerës.

Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes

Tërshëra

Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut. Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.

Vezët

Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.

Boronicat

Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.

Arrorët

Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.

Mjalti

Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten.

Mengjeset e shendetit : Cfare duhet te hani dhe cfare jo Read More »