Aurora

Donald Lu: Shqipëria, populli më miqësor dhe pro amerikan në botë

Ambasadori Donald Lu ndan mendimet dhe përshtypjet e tij mbi Shqipërinë me Vullnetarët e Korpusit të Paqes, gjatë ceremonisë së betimit të tyre.

Çdo ambasador i SHBA-ve që vjen në Tiranë, ndihet shumë mirë në Shqipëri për faktin se jemi një nga popujt më pro amerikanë.

Por, Donald Lu është ndryshe nga të tjerët pasi paraqiti afeksion për shqiptarët që ditën e prezantimit.

Ndërkohë sot gjatë ceremonisë për së betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes se Shqipëria është populli më miqësor dhe pro amerikan në botë.

Gjithashtu ai foli për plagën e komunizmit në Shqipëri, ku theksoi se kuptoi se nuk kishte mësuar asgjë pasi lexoi librin e Fatos Lubonjës me titull “Ridënimi”

 

Donald Lu: Shqipëria, populli më miqësor dhe pro amerikan në botë Read More »

E gjithë bota në alarm: Mos i prekni kuponat tatimorë me dorë, kanë helm!

Një studim i fundit ka vënë në alarm njerëzit në gjithë botën për shkak të kuponave tatimorë.
Thuhet se 90% e tyre përmbajnë kimikate të cilat janë shkaktarë për autizmin, diabetin, kancerin dhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Kuponët përmbajnë substanca kimike si Bisphenol A (BPA) dhe Bisphenol S (BPS), të cilët reagojnë me receptorët e hormoneve të estrogjenit dhe tiroides.

Ky kontakt i rrezikshëm bëhet shkak për infertilitetin, autizmin, obezitetin, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit. BPA dhe BPS i shtohen faturave për ta bërë shkrimin më të errët pa qenë nevoja të përdoret bojë, madje gjenden edhe në shishet plastike të produkteve për bebe.

Administrata Amerikane e Ushqimit e ka ndaluar rreptësisht që BPA-ja të përdoret në produktet për bebe, ndërsa Komisioni Europian do të ndalojë që kimikati të shtohet tek faturat pas vitit 2020.

Normalisht që nuk ju këshillojmë të mos e merrni kuponin, por derisa Komisioni Europian të marrë masa, mundohuni ta prekni me një qese ose letër dhe shmangni kontaktin me produktet ushqimore.

E gjithë bota në alarm: Mos i prekni kuponat tatimorë me dorë, kanë helm! Read More »

“Çudira shqiptare”, aplikoi për certifikatë pronësie por e “zhvendosin” tek shtëpia e komshiut

Fiks Fare trajtoi problematikën e qytetarit Petraq Dajçe, i cili prej 25 vitesh banon në një shtëpi banimi në rrugën “Thanas Mërtiri”, Pallati 40, Shk 1, Ap 6. Lagja nr 4, Korçë. Gjashtë muaj më parë, kur aplikoi për të marrë certifikatën e pronësisë mësoi, se sipas të dhënave në të, rezulton të banojë në pallatin 5 katësh që ndodhet përballë pallatit ku ai banon aktualisht.

Në certifikatën e pronësisë, ndryshonte numri i pasurisë dhe sipërfaqja. Familja Dajçe e ka blerë këtë apartament rreth 25 vite më parë, me dokumentacion të rregullt nga një qytetar tjetër. Ata disponojnë të gjithë dokumentacionin për të vërtetuar, blerjen, adresën dhe zotërimin e një apartamenti 2+1 dhe jo 1+1 siç rezulton në certifikatën e pronësisë.

korca-1

Pasi është ankuar në Zyrën e Regjistrimit Korçë, kjo e fundit nuk ka pranuar ta rregulloj këtë problem teknik, pasi sipas saj zanafilla ishte dokumentacioni i sjellë dhe i dhënë nga Enti Kombëtar i Banesave. Por Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pas ankesës së qytetarit mban një tjetër qëndrim dhe detyron zyrën e Korçës t’i japë zgjidhje. Sipas tyre, zyra, nuk është në kushtet e fshirjes, por të përditësimit apo përmirësimit të të dhënave.

Por pavarësisht këtyre përpjekjeve qytetari nuk kishte marrë zgjidhje, ndaj zgjodhi të ankohej në Fiks Fare.

Zgjidhja e problemit dhe thirrja për bashkëpunim e specialistit

Gazetarët e Fiks Fare, bashkë më qytetarin, ju drejtua Zyrës së Regjistrimit, ku intervistuan inxhinierin specialist që ishte marrë me regjistrimin e kësaj prone. Sipas tij Petraq Dajçe nuk është i vetmi qytetar që ndodhet në këtë situatë.

“Ne pavarësisht dëshirës, nuk kemi mundësi që ta bëjmë vetë çregjistrimin apo korrigjimin, pasi duhet sipas ligjit të korrigjohet nga institucioni ku është bërë ky gabim, Enti i Banesave”- theksoi ai.

Për këtë arsye dhe në bazë të shkresës që ka nisur Zyra Qendrore do të ngrihet një grup pune që në bashkëpunim më Bashkinë e Korçës dhe dy specialistë të Zyrës së Regjistrimit Korçë, do të bëjnë verifikimet në terren. Vetëm pasi të vijnë përditësimet nga bashkia, do të bëhet edhe afishimi i këtyre ndryshimeve dhe pas 45 ditëve, nëse nuk do të ketë ankesa nga qytetarë, atëherë do të procedohet me përditësimet dhe ky problem do të zgjidhet.

“Ne nuk mund të ndërhyjmë pa bashkëpunimin e bashkisë, pasi ndryshimi i gabimit tek certifikata e njërit qytetar do të kishte efekt domino. Ndaj nëpërmjet këtij emisioni që ndiqet nga të gjithë, kërkojmë ndihmën e qytetarët të punojnë me grupet e terrenit dhe të lajmërojnë për problematika të ngjashme.” – deklaroi specialisti i zyrës së regjistrimit. /TCH

“Çudira shqiptare”, aplikoi për certifikatë pronësie por e “zhvendosin” tek shtëpia e komshiut Read More »

Bledi Mane: Bythë ka por duhen profesionistë

Shkruan: Bledi Mane

1./

Na duhej firma e Elsës ndaj shkuam sërish atë mesdreke në zyrat e saj. Kishim mbaruar praktikën që kërkonte fakulteti dhe për ta vërtetuar, letra zyrtare e lëshuar nga Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dorëzohej në sekretarinë e katedrës së gazetarisë, dhe ne studentët automatikisht përfitonim kreditet.

Zyra e madhe e aktivistes së shoqërisë civile Elsa Ballauri në katin e dytë të një pallati të shëmtuar në mes të Bllokut, gjithmonë qëndronte me derën hapur dhe në të gjeje njerëz kurdo. Kurdo ishte atmosferë e këndshme dhe flitej e bisedohej lirshëm për gjithçka. Ne ishim 3 studentët e gazetarisë që kishim përfunduar praktikën rreth komunikimit publik, dhe korrektë në orarin e takimit, u shfaqëm në zyrën e madhe. 4 gra po bisedonin me zë të lartë dhe sa na panë ne, biseda u përpi në gojët e tyre porsi e ftohta që tkurret brenda sapo mbyll derën e një frigoriferi.

-Vazhdoni flisni vajza, u fola unë të katërtave por vetëm tre u ndjenë komode nga komplimenti im.

-Vajza ne? Pse tallesh të keqen teta, reagoi rrufeshëm gruaja më e moshuar në atë zyrë ndërkohë që duke treguar nga ne me dorë iu qa Elsa Ballaurit:

-Ja moj Elsa, edhe unë alamet djali kam siç janë këta të tre. Me edukatë, të urtë, punëtor, kokëulur…porsi një vajzë e turpshme e kam djalin tim. Alamet djali kam e nuk po i gjej dot nuse, më ngeli në derë.

Gruaja fliste pa pushim plot pathos dhe dukej sikur fatin e saj të pafat po na e inpononte edhe ne. Qahej e shkreta grua se djali i saj kish mbetur beqar e megjithëse i arsimuar, i punësuar, i rritur goxha nuk kishte pasur kurrë një femër në krah. Vetëm se tingëllonte kontraditore në atë çfarë fliste gruaja e drobitur. Mburrte dhe e etiketonte djalin se e kishte si vajzë të turpshme që gatuante, lante, pastronte, qëndiste dhe kujdesej për lulet në ballkonin e shtëpisë. E kishte djalin si vajzë e nuk po i gjente dot një vajzë ta martonte.

Gjithësesi edhe ne ia qamë hallin nënës për të birin e pasi morrëm firmat e Elsës, i premtuam me shaka se do ia gjenim një dashnore andej nga fakulteti ynë.

Nga zyra na përcolli Marjana, një tjetër aktiviste e të drejtave të njeriut e cila teksa na përqafonte, një moment qeshi në fytyrë dhe plot vërtik reagoi si fëmija para babagjyshit të fundvitit:

-Ja, ky është. Ky është superdjali që po flisnim!

Në katin e dytë një tjetër derë zyre u hap dhe në të u shfaq një djalë simpatik por që shikonte si skuth e i trembur. Nuk fliste por na kqyrte të tre ne djemve sa lart e poshtë, na hetonte me sy dhe brenda tipareve të asaj fytyre të bardhë fshihej një brengë e vjetër, e vjetër ngjyrë gri.

Marjana u bë sebep që ti jepnim dorën djalit e të prezantoheshim. Nga dora e tij e djathtë e bardhë, e butë dhe që filloj të djersiste, kuptuam se ishte djali i gruas që qante hallin. Ishte djali vajzë, djali që qëndiste dhe ndihmonte mamin kur lante rrobat, djali që nuk gjente dot nuse. Ishte Aldo Bumçi i vitit 2004 kur e mbante afër vëllai i Yllit, jo meteori, por Alberti. Alberti, vëllai i Ylli Rakipit e kishte punësuar ilegalisht në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare.

2./

E keni vënë re sa herë debatet publike mbi seksualitetin plasin në Shqipëri, opozita flet e para dhe në mënyrë hipokrite shqetësohet për vlerat e familjes. Mileti pret të dëgjojë alternativa sesi duhet të rritet punësimi, cilësia në arsim, të ulen taksat e të rriten investimet publike por opozita nxjerr të njëjtat fytyra të dyshimta që pëllasin pse pallohen në bythë meshkuj e pse paska në Shqipëri edhe femra që joshen nga një tjetër vaginë.

E po aq sa hipokrite tingëllon edhe poshtëruese kur Tritan Shehu gjatë gjithë karrierës së tij politike mbahet mend si perversi historik që filloi i pari penetrimin me perime duke ofenduar kështu edhe simbolin e Lushnjes, preshin plot vitamina, i cili u fut në anusin e gabuar.

Partia më e madhe e opozitës duhet ti bëjë karshillëk qeverisë por këtu te ne demokratët i bëjnë opozitë bythës. Dhe fyellit në të njëjtën vrimë ashtu si Tritani, i bie edhe Ervin Salianji, një tjetër opozitar me seksualitet aspak të dyshimtë. Salianji që e filloi karrierën politike nga krevati i pedagogut të tij, sot bërtet aq shumë kundër homoseksualizmit sa edhe Torrja i 21 Dhjetorit nuk e merr seriozisht.

Në respekt të Torres, homoseksualit më të famshëm shqiptar le ti kujtojmë pak historinë Partisë Demokratike, partia e parë antikomuniste.

Këta demokratë që bërtasin kundër regjimit monist harrojnë se burgjet shqiptare gjatë regjimit të Enver Hoxhës u mbushën edhe me homoseksualë shqiptarë, të dënuar nga ligji kundër pederastisë. Dhe sot qindra prej tyre kanë fituar statusin dhe dëmshpërblimin financiar si të persekutuar politikë. Pra, e shkruar qartë, demokratët me aktrimin e tyre homofob kundërshtojnë kauzën e lirisë dhe lëndojnë qindra e në mos mijëra anëtarë partie.

Besoj se kam miliona arsye të shkruaj e të tallem sot me “sarkazmën e bythës” kundër opozitës sepse aksionet e saj politike më trembin mua si qytetar, nuk trembin Edi Ramën. Këtë të fundit do ta plakin e do ta nxjerrin në pension në zyrën e kryeministrit. Një opozitë karnavale që kujton se do të vijë në pushtet duke sulmuar me fyerje, me miell e me mllef pse 300 shqiptarë pallohen në bythë nga qejfi e jo pse 3 milionë shqiptarë pallohen në bythë nga keqqeverisja…

3./

Le të kthehemi te Aldo. Aldo Bumçit që jo i qeshi por i zgërdhiu fati. Në vitin 2005, jo e ëma, por Partia Deokratike e bëri deputet, e bëri 3 herë ministër, e zhvirgjëroi, e martoi. I gjeti për nuse vajzën e Manushaqes së Safet Zhulalit dhe qysh atëhere jo vetëm Aldo, por edhe të tjerë aktorë si puna e Aldos, ia hodhën paq në sy të botës. Bota nuk i atakon e nuk i shan më si homoseksualë. Ata kanë dhënë prova si të fshehin seksualitetin e tyre, vjedhjet e tyre, krimet e tyre. Ata po japin prova se do mbeten shumë kohë në opozitë dhe kjo është shqetësuese! Shqetësuese jo për hallin tim, jo për bythën time. Shqetësuese për hallet e vendit, shqetësuese për bythën e Shqipërisë!

4./

Në foton ilustruese, Lulzim Basha, kryetari pa bythë i opozitës shqiptare. Pamfleti.com

Bledi Mane: Bythë ka por duhen profesionistë Read More »

Hervin Çuli sërish drejtor Teatri, aktorët shprehen pesimistë

Pak ditë para se të jepej vendimi që Hervin Çuli të merrte mandatin e dytë si drejtor i Teatrit Kombëtar, Ora News kishte realizuar një grup intervistash me aktorë të jashtëm e të brendshëm të Teatrit Kombëtar, çfarë presin ata të ndryshojë me drejtuesin e ardhshëm.

Alfred Trebicka: Drejtori i Teatrit duhet të jetë një personalitet i gjithanshëm, jo thjesht një aktor apo regjisor por një personalitet në kompleksitetin e tij.

Arben Derhemi: Premtimi i parë ishte për reformë, gjë e cila nuk ndodhi. Premtimi i dytë ishte të kthente përsëri mbrapsht pagesat për figurat artistike për njerëzit të cilët punonin në Teatrin Kombëtar, gjë që nuk e bëri. Dhe premtimi i tretë ishte për Teatër Repertor, gjë të cilën nuk e bëri.

Shqetësimi i tyre në thelb ka të bëjë me politikat financiare dhe artistike, po aq edhe me pretendimet e drejtorisë për rikthimin e publikut në teatër, pretendime që lënë shumë vend për interpretim.

Ervin Bejleri: Teatri Kombëtar është një institucion i cili nuk mund të matet duke sjellë spektatorin por duke i edukuar sa spektatorë nxjerr Teatri Kombëtar, duke menduar për atë sa jetë ndryshon ai.

Alfred Trebicka: Brenda këtyre prurjeve që ka pasur Teatri ka pasur dhe gropa shumë të mëdha me të cilat kur duam merremi, kur nuk duam nuk merremi.

Në katër vitet e tij të para Hervin Çuli kishte premtuar hapjen me botën shqiptare jashtë kufijve, dhe më gjerë, me prezantimin e trupës në festivale evropiane të kategorisë A, dy pika që do tregonin nivelin e vërtetë të Teatrit Kombëtar.

Bujar Asqeriu E vendosin të tjerë sesa cilësisht je ti. Nëse unë të them pastaj ty zoti regjisor, apo zoti Drejtor ti ke spektatorë? Atëherë merre një çikë këtë shfaqe dhe ballafaqohu jo në Europë se nuk arrin dot, por ballafaqohu një çikë në Ballkan.

Aktorët mendojnë se  atmosfera njerëzore që është premisë për mbarëvajtjen e punës në grup siç është puna në teatër, është cenuar rëndë.

Bujar Asqeriu:Tifozllëku, me kë është Drejtori, me kë është regjisori. Jo unë vë pjesë në teatër, marr shokët dhe shoqet e mija. Pse teatri i shokëve është ky?Teatri i miqve? Unë mund të kem shok dhe mik sa të duash ty por nëse nuk ke vlera nuk mund të fus në Teatrin Kombëtar. Nëse nuk të shikoj të bësh 5 vola në teatrin tjetër, si mund të fus në Teatrin Kombëtar?

Arben Derhemi: Duket sikur muret kanë veshë, duke sikur ti nuk duhet të flasësh me kolegët e tu se shkon fjala vesh më vesh. Kjo është e turpshme, kjo është e dhimbshme, kjo është tamam Rilindje. Ne po rilindim duke bërë spiunin e njëri-tjetrit.

Zgjedhja e Hervin Çulit edhe për katër vjet, është një shenjë për artistët se qeveria nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj për të rindërtuar një teatër të ri mbi të vjetrin duke e cenuar dhe shëmtuar përgjithmonë atë pasuri publike.

Hervin Çuli sërish drejtor Teatri, aktorët shprehen pesimistë Read More »

Shpendi që frymëzon modën dhe i vetmi që i reziston nivelit ekstrem të kripës

E veçanta e këtyre zogjve pa dyshim është pamja e tyre; këmbë të gjata, qafë e lakuar dhe sqepi i tyre i veçantë. Por, mbi të gjitha pendët e tyre. Edhe nëse janë gri, ato bëhen rozë si dhe duke bërë atë që ata duan më së shumti; të hanë karkaleca.

Flamengot janë zogj të mëdhenj që mund të udhëtojnë deri në 700 km në më pak se 24 orë. Ata jetojnë në pjesë të ndryshme të botës dhe në disa raste mund të hasësh një turmë jashtëzakonisht të madhe të kopeve me ngjyra delikate që shkojnë nga trëndafil i zbehtë në të kuqe të ndritshme.

Më poshtë janë gjashtë vende, ndër më interesante, ku mund t’i gjesh këto shpendë.

Fushat nga Sardenjës në Francë, nga Tanzania në Venezuelë, dhe zona të tjera të mbrojtura, ata preferojnë kryesisht plazhet me rërë dhe kënetat e kripura.

Flamengot, me elegancën e tyre të mprehtë dhe pendët e tyre me ngjyra delikate, kanë frymëzuar edhe botën e modës dhe dizajnit.

Molentargius Park (Cagliari), Sardenja – Kjo zonë në Itali zgjidhet nga flamengot për të kaluar dimrin dhe për të ndërtuar foletë.

Liqeni i kripës, Tanzani – Në kufirin midis Tanzanisë dhe Kenias ndodhet liqeni i kripës,  i rrethuar nga kodrat vullkanike dhe i famshëm për ngjyrat e kuqe me vija të bardha për shkak të baktereve që përmbajnë një pigment të kuq të ndritshëm dhe akumulimit të lartë të natriumit.

Është mbretëria e padiskutueshme e Flamengos që gjatë sezonit të thatë arrijnë për t’u riprodhuar.

Ato janë speciet e vetme që në sajë të shtresës mbrojtëse në këmbë dhe sqep janë në gjendje të mbijetojnë në ujërat kaustike e liqenit.

Camargue, France – Në mes të dy krahëve të Rhone Delta është Camargue, një zonë e mbrojtur natyrore me rëndësi të madhe në nivel kombëtar dhe evropian: një shtëpi për më shumë se 400 lloje të zogjve dhe në sajë të pellgjeve të detit, është një nga habitatet e pakta evropiane për flamengon rozë. Kolonia e mbarështimit jeton veçanërisht në pellgun Fangasier.

Ishujt Inagua, Bahamas – Rërë e bardhë, det blu dhe pupla trëndafili: këto janë elementet që karakterizojnë Inagua e Madhe e cila, së bashku me Inagua ishull, përbën Inagua. Në fakt, ishulli më i madh është i banuar nga më pak se 1,000 qenie njerëzore dhe nga mbi 80,000 flamengo rozë, të cilët jetojnë të lira në atë zonë të madhe të mbrojtur të parkut kombëtar Inagua.

Holbox Island, Meksiko – Një vend i pacenuar, parajsë e vërtetë për ornitologët.

Ishulli meksikan i Holbox është në fakt pjesë e zonës de Proteccion de Flora dhe është shtëpi e mbi 150 lloje shpendësh, duke përfshirë flamengot trëndafil, të cilat mund të shihen sidomos në verë. Vend i pacenuar, perfekt për ata që duan të udhëtojnë në shenjën e natyrës dhe larg rrugëve turistike.

Aruba, Venezuelë – Në Aruba, flamengot janë pronarë të Flamingo Beach, një plazh i karakterizuar nga rëra e bardhë dhe ujë kristal ku qindra zogj rozë jetojnë të pa shqetësuar.

Shpendi që frymëzon modën dhe i vetmi që i reziston nivelit ekstrem të kripës Read More »

Njihuni me gjyshen më seksi në botë! E gjeni dot sa vjeçe është? (Foto)

Një gjyshe australiane po sfidon vajzat e reja për t’u zgjedhur “Miss Maxim 2018”. Gina Stewart, e cila është nënë e 4 fëmijëve dhe gjyshe e një mbese, është një nga finalistet e këtij konkurrimi. Me një pamje shumë rinore, do të habiteni kur të merrni vesh se sa pranvera ka mbi supe.
4B187FF200000578-5610369-With_her_incredibly_youthful_visage_you_would_be_surprised_to_fi-a-3_1523582497481
47-vjeçarja ka më shumë se mbi 40 000 ndjekës në Instagram shkruan Daily Mail. Ajo ka treguar erdhe për sekretin e rinisë së saj dhe ka pranuar se ka bërë bërë vetëm një ndërhyrje.
4B187FF600000578-5610369-The_glamorous_mother_who_has_more_than_40_000_followers_on_Insta-a-93_1523596611532
“Ndërhyrja ime e vetme është zmadhimi i gjoksit, 10 vjet më parë. Nuk përdor botoks pasi dua të plakem natyrshëm. Marr pjesë në konkurs për të frymëzuar femrat që ta duan veten dhe moshën e tyre”, shprehet Gina.
Gina kur ishte 20 vjeçe

4B1A6D2E00000578-5610369-image-m-95_1523600017950

Njihuni me gjyshen më seksi në botë! E gjeni dot sa vjeçe është? (Foto) Read More »

Sulmi me armë në lokal, nipi shpëtoi dajat

Sulmi ndaj Boriqëve në Fier, të njohur edhe si fis të fortësh dështoi për shkak se nipi i pronarëve pa atentatorët. Ai bërtiti: “Largohuni se do na qëllojnë, do na vrasin”.

Ky ka qenë momenti kur dy vëllezërit Boriqi dhe klientët u fshehën në ambjentet e brendshme të lokalit, duke u shmangur nga rrezja e plumbave. 20 plumba automatiku u derdhën mbi fasadën e barit, por për fat nuk pati të lënduar.

Autorët u larguan me shpejtësi dhe braktisën mjetin në periferi të qytetit. Policia nuk ka zbardhur ende shkakun e ngjarjes, edhe pasi Boriqët u morën në pyetje. Ata kanë thënë se nuk kanë probleme me njeri dhe nuk dyshojnë tek askush.

Një burim i policisë tha se dëshmia e tyre mund të jetë shmangie ndaj së vërtetës. Megjithatë ende nuk janë gjetur gjurmët e autorëve të ngjarjes. Makina e cila u la afër stacionit të trenit u shkrumbua dhe policia gjeti në brendësi të saj edhe armën e krimit dhe një karikator.

Sulmi me armë në lokal, nipi shpëtoi dajat Read More »