Aurora

“Kujdes! Mund të infektoheni me gjak hajduti”

Në çdo 8 maj, kudo në botën e qytetëruar, përkujtohet Dita e Luftës kundër Talasemisë. Në këtë ditë, kujtohen të gjithë ata fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, që u përballën me këtë sëmundje për shumë vite, kudo nëpër botë.

Sigurisht dhurimi i gjakut është një akt human. Në këtë ditë bëhen të gjitha përpjekjet për të sensibilizuar sa është e mundur njerëzit, që të dhurojnë gjak të sigurt për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Një akt të tillë ka ndërrmarrë edhe Presidenti, Ilir Meta.

“Dhurimi i gjakut është një akt humanizmi e solidariteti me personat që kanë nevojë jetike për të. Duke dhuruar gjak, shpëtojmë një jetë”, shkruhet në faqen e Presidencës, ku dhe është fotografuar ky akt i mëshirshëm nga i Pari i vendit.

Po sa i sigurtë është gjaku i Ilir Metës?

Emri i tij është i zhytur thellë në veprime që mbartin me vete kriminalitet, korrupsion, “pirje gjaku”, hajdutllëk… të gjitha veset dhe ligësitë të grumbulluara në një njeri.

Ndaj kujdes, se mos bini në gjakun e Ilir Metës!

Boll hajdutë e të inkriminuar ka ky vend, nuk na duhen më njerëz me gjak të tillë!

“Kujdes! Mund të infektoheni me gjak hajduti” Read More »

Alarm: Mjekët tregojnë se çfarë po e kërcënon njerëzimin

“Është një cunami i ngadaltë”. Kështu e kanë cilësuar ekspertët e shëndetit një fenomen që sa vjen e bëhet më i fortë: rezistencën e sëmundjeve ndaj antibiotikëve. Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, e ka ngritur këtë shqetësim në fjalimin e saj në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, në të cilën u aprovua një dokument i përbashkët me firmën e përfaqësuesve të 193 vendeve.

Disa të dhëna tregojnë se sa të rënda mund të jenë pasojat e rezistencës ndaj antibiotikëve. Një epidemi tifoje shumë rezistente po përhapet në disa zona të Afrikës, në 105 vende të botës janë regjistruar forma rezistente të tuberkulozit, ndërsa rreth 200 000 bebe vdesin në botë gjatë një viti për shkak të të ashtuquajturave superbaktere.

Sipas një parashikimi të qeverisë së Britanisë së Madhe, nëse aktualisht në nivel global ka rreth 700 mijë njerëz që për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve vdesin nga bakteri sepsis, brenda vitit 2050, kjo shifër do të arrijë në 10 milionë.

Në dokumentin e hartuar mbi 15 pika, parashikohet zhvillimi i një plani kombëtar për të frenuar përdorimin e antibiotikëve në ndërmarrjet agrikulturore, zhvillimin e ilaçeve të reja dhe ndërgjegjësimin e personelit mjekësor dhe pacientëve për përdorimin e përgjegjshëm të  këtyre ilaçeve. Gjithashtu, në këtë dokument vendoset edhe ngritja e një komiteti koordinativ, që do të mblidhet në shtator 2018 për të studiuar progresin e arritur në lidhje me këtë çështje.

Megjithë këto përpjekje, nuk mungojnë kritikat. Në një artikull të publikuar në numrin e fundit të revistës shkencore  “The Lancet”, Ramanan Laxminarayan, drejtor i Qendrës për Dianmikën e Sëmundjeve dhe Politikat Ekonomike në Uashington, thotë se masat e marra dhe të  parashikuara deri tani janë akoma shumë të dobëta përballë rrezikut.

Alarm: Mjekët tregojnë se çfarë po e kërcënon njerëzimin Read More »

Rikthimi i Izet Haxhisë rihap dosjen “Hajdari”, Berisha takoi mbrëmë 3 avokatët e tij për të përgatitur mbrojtjen. Mund të hapet shpejt dhe afera e CEZ

Sali Berishës përfundimisht i është prishur qetësia me të cilën kishte vendosur të mbyllte dhe këto ditë të fundit te jetës së tij politike.

Jo se mendon të pushojë, por i mësuar për të qënë gjithnjë “qen sulmi” nuk ka llogaritur asnjëherë që një ditë të bukur gjithçka mund të të kthehet kundër.

Ndoshta dhe në momentin më të keq, kur dhe takati të lë, dhe mbi të gjitha mendja ka kohë që e ka lënë dhe receptorët nervorë si dhe “materia gri” e Berishës ka kohë që punon për inerci dhe thjeshtë e vetëm në mënyrë mekanike.

Në moshën e tij të pleqërisë, pra me mendje dhe takat të lënë dhe vetëm me “neps” të pashuar për gjithçka, Berisha do të përballet me një sërë dosjesh të rënda kriminale, që përmbajnë të gjitha shkeljet, krimet dhe abuzimet që ka bërë.

Një “faturë” që me sa duket do ti serviret nga drejtësia njëherësh, me të vetmin ngushëllim që do të ketë një fund të tmerrshëm dhe jo një tmerr pa fund.

Rastet Mubarak dhe Pinoçet që shkuan me barrelë dhe uturak me vete në gjykatë për të marrë dënimin për krimet e kryera ka kohë që po e torturojnë dhe Sali Berisën. Me frikën se mos do të kalojë dhe ai nëpër këtë kalvar.

Rikthimi i ish truprojës së tij Izet Haxhia nga azili politik në Turqi, dhe deklaratat e tij vetë dhe përmes avokatit Fran Dashi se do të kërkojë rihapjen e hetimit për vrasjen e Azem Hajdarit, të vrarë 20 vite më parë, pikërisht në 20 vjetorin e vrasjes, ka shqetësuar Sali Berishën.

Ish kryeministri e di se Izet Haxhia ka të drejtën ligjore të kërkojë dhe të marrë prej organeve të drejtësisë rihapjen e hetimit për Azem Hajdarin, pasi në momentin e hetimit dhe të gjykimit ai nuk ka qënë prezent dhe ligji e favorizon në këtë rast.

Por gjithashtu e di se Izet Haxhia ka paralajmëruar se në rihetimin e vrasjes së Azem Hajdarit do të zbardhë disa të vërteta të hidhura dhe të padëgjuara më parë për Sali Berishën dhe lidhjen e tij me vrasjen e Liderit të Dhjetorit më 12 shtator 1998, para selisë së PD.

Për këtë arësye ish kryeministri Sali Berisha, për ti dalë të keqes përpara, meqë dhe avokatët tashmë i ka përzgjedhur, ka kërkuar një përgatitje thelbësore për këtë bejejë ligjore që e pret me rikthimin e ish badigardit të tij Izet Haxhia nga Turqia.

Në kuadër të kësaj përgatitjeje, mbrëmë vonë në shtëpinë e tij janë parë të hyjnë njëri pas tjetrit avokatët personalë të Berishës, Genc Gjokutaj, Neshat Fana dhe Çlirim Gjata.

Burime të rezervuara kanë shprehur dyshimin se bashkë me vajzën e tij Argita Berisha Malltezi është parë dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca. Por nuk ka konfirmim të qartë për involvimin direkt të Erinda Ballancës në këtë çështje, pavarësisht se studioja e saj ligjore në bashkëpunim me atë të Argitës janë në funksion të mbrojtjes ish kryeministrit me kapacitet të plotë.

Mësohet se tre avokatët e Berishës kanë qëndruar shumë vonë në shtëpinë e tij, çka bën të dyshosh se takimi në orët e vona të natës me ish kryeministrin ka qënë në kuadër të përgatitjes më të përballuar rihapjen e hetimit për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në një rast të tillë Sali Berisha do të jetë dhe kryesori që do të dëshmojë për të gjitha akuzat që ka ngritur ish badigardi i tij Izet Haxhia. Akuza që fillojnë, që nga momenti i parë i thirrjes nga Lushnja i Azem Hajdarit, kush e nxori jashtë, kush e përplasi me vrasësit, pse u zhduk telefoni i tij që përmbante dhe thirrjet e fundit dhe pse Berisha 5 minuta pas vrasjes bëri deklaratën për mediat ku deklaronte me emër dhe mbiemër vrasësit e liderit të dhjetorit.

Mësohet se Berisha po përgatitet në total për të gjitha akuzat të cilat ka hedhur Izet Haxhia, që nga vrasja e Hajdarit, tek tentativa për grusht shtetit dy ditë më vonë dhe marrja e institucioneve si dhe urdhëri për të hedhur në erë ambasadën amerikane. Por do të hetohet dhe për vrasjen e gati të gjithë djemve të Tropojës.

Ndaj dhe Berisha po përgatitet me avokatët e tij.

Nga ana tjetër mësohet se pritet që dhe dosja e aferës së CEZ të shkojë në gjykatë, pasi Nuel Kalaj nuk mund të gjendet, dhe se ka prova të mjaftueshme për implikimin e familjes Berisha, Sali dhe Shkelzen në këtë aferë për zhdukjen e mbi 414 milionë eurove.

Organi i akuzës e ka të pajustifikueshme që të zgjasë më tej hetimin e aferës së CEZ, kështu që Berisha do të duhet të përgatitet dhe për këtë përballje me drejtësinë.

Njëherësh mësohet se pas këtyre dosjeve pritet të “thyhet akulli” dhe të shkojnë në gjykatë dhe dosja e Gërdecit, rrugës së Kombit, 21 janarit dhe dosje të tjera, duke ia bërë më të sigurtë Sali Berishës rrugën drejt burgut./Pamfleti.com

Rikthimi i Izet Haxhisë rihap dosjen “Hajdari”, Berisha takoi mbrëmë 3 avokatët e tij për të përgatitur mbrojtjen. Mund të hapet shpejt dhe afera e CEZ Read More »

“Cila është gjëja më e bukur e të qënit Ambasador?” Si përgjigjet Donald Lu

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu iu është përgjigjur një grup nxënësish se, “Cila është gjëja më e bukur e të qënit Ambasador?”

Foto e Ditës | “Cila është gjëja më e bukur e të qënit Ambasador?”, e pyeti një nga nxënësit e Turgut Ozal Ambasadorin Lu gjatë vizitës së tyre në Ambasadë. “Të takoj të gjithë ju”, iu përgjigj Ambasadori Lu.

Donald Lu është pika kyçe e zhvillimeve të akktualitetit në vendin tonë.

Me qëndrimet e tij për reformën në drejtësi dhe zgjatjen e mandatit, Lu po përçon prerë dhe saktë mesazhin e qeverisë së Donald Trumpit.

“Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare”, ka thënë Donald Lu, duke konfirmuar lajmin e mirë të dhënë një ditë më parë nga “Pamfleti” se do qëndrojë dhe një vit në Shqipëri. Duke zgjatur në këtë mënyrë mandatin deri në vitin e ardhshëm.

“Cila është gjëja më e bukur e të qënit Ambasador?” Si përgjigjet Donald Lu Read More »

Zhvillime të shpejta/ Gjykata e Lartë në Turqi jep “OK”, mbërrin në ambasadën shqiptare kërkesa për ekstradimin e Izet Haxhisë

Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar këtë të mërkurë ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë.  Ndërkohë në ambasadën shqiptare në Turqi ka mbërritur kërkesa për ekstradimin e tij, ku Ministria e Drejtësisë kërkon përshpejtimin e procedurave.

Izet Haxhia ndodhej në arrati i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998. Ish-truproja i Sali Berishës gjatë kohës që ky ka qenë President i vendit u dënua me 25 vite burg. Nga ajo kohë ai jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik.

Vetë Izet Haxhia ka deklaruar për News24 se është njohur sot me vendimin e gjykatës. Sipas tij është e çuditshme që “u kujtuan pas 12 vitesh për ekstradimin e tij dhe tashmë që janë arrestuar peshqit e mëdhenj”. Gjatë gjithë këtyre viteve Haxhia dhe Berisha kanë shkëmbyer akuza të forta për njëri tjetrin.

Vrasja e Azem Hajdarit

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Sipas prokurorisë ishte Izeti ai që telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku 10 minuta më pas u ekzekutua në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet ende i paqartë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie.

I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e 3 personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari.

Gjatë hetimeve u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar Fatmir Haklaj, i cili u ekzekutua më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për “vrasjen e shekullit”, ishte Fatmir Meta i cili u lirua në sallën e gjyqit.

Zhvillime të shpejta/ Gjykata e Lartë në Turqi jep “OK”, mbërrin në ambasadën shqiptare kërkesa për ekstradimin e Izet Haxhisë Read More »

“Po kërkohet gjilpëra në kashtë”, Theodhori Sollaku i pakënaqur me Vettingun: S’do mbeten gjyqtarë e as prokurorë në sistem

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, shprehu rezerva ndaj dorës së hekurt që po përdoret për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi i drejtësisë.

I ftuar në studion e Ora News, ai tha se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po kërkon gjilpërn në kashtë dhe nëse vijohet me këto ritme, vështirë se do të ngelen gjyqtarë dhe prokurorë në sistem.

Sollaku: Ka vendimarrje të tilla që duhet sikur “po kërkohet gjilpëra në kashtë” dhe me këto ritme ka një situatë ndrydhje nga gjyqtarët dhe prokurorët që me këtë situatë dhe me këtë metodologji vështirë se mund të mbeten në funksion 5% e magjistratëve, e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Tu kërkosh sot gjyqtarëve dhe prokurorëve dokumentacion për periudhën kur ai nuk ka qenë gjyqtar, kur nuk e ka pasur detyrim në ligj për të mbajtur arshivë, nuk ka pasur dhe financier për të bërë bilancin; Sa mora këtë vit, sa harxhova dhe sa ngelën? Ka nevojë të korrektohet.

Ish-prokurori komentoi edhe situatën në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se ngërçi i krijuar është serioz dhe cënon rëndë Kushtetutën.

Sollaku: Kushtetuta është shprehur që anëtari i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese duhet të rrijë derisa të vijë tjetri dhe kjo jo pa qëllim është vendosur. Me qëllim që shteti në këto institucione të ketë vazhdimësi, të vazhdojë. Por mesa duket nuk është parë në këtë drejtim, mendojnë se do të zgjidhet shpejt situata, të shohim.

Theodhori Sollaku sugjeroi korrektim të mënyrës se rivlerësimit të pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërsa u shpreh pro një vettingut dhe të avokatëve të parashikuar në ndryshimet e reja ligjore.

“Po kërkohet gjilpëra në kashtë”, Theodhori Sollaku i pakënaqur me Vettingun: S’do mbeten gjyqtarë e as prokurorë në sistem Read More »

Del lista, zbuloni kush është personazhi i njohur shqiptari që është pjesë e Iluminatit

Prej shekujsh njerëzit janë apasionuar pas teorive konspirative.

Gjithmonë kanë menduar se disa shoqëri sekrete e drejtojnë botën në hije.

Historitë me Kalorësit Templarë, masonët dhe Illuminati-n kanë dominuar në fantazinë e njerëzve.

Disa thonë se mund të kenë të drejtë, duke ditur se disa ‘vëllazëri’ në universitetet më të mira në botë kanë arritur të ‘prodhojnë’ liderët më të fuqishëm në planet.

Të tjerë thonë se janë thjesht mite.

Së fundmi, BBC vizitoi një prej këtyre lozhave të masonëve në Skoci.

Gazetarja Amanda Ruggeri thotë se në Edinburg të Skocisë është ngritur për herë të parë një lozhë masonësh, duke rrëzuar pretendimin se është ngritur për herë të parë në Angli.

Madje një shprehje e vjetër thotë se kudo që shkonin skocezët, gjëja e parë që ngrinin ishte një kishë, pastaj një bankë, më pas një pub dhe në fund një lozhë.

Në fakt lozhat në atë kohë ishin thjesht bashkime profesionistësh të fushave të ndryshme.

Robert Cooper, kurator i Lozhës së Madhe të Skocisë rrëzon mitet se ata drejtojnë botën.

“Nëse do ishim një shoqëri sekrete, si do e dinit për ne? Ne kemi një godinë publike, një faqe në internet, faqe në Facebook. Ne madje bëjmë reklamë në shtyp. Por sërish jemi ‘një shoqëri sekrete që drejton botën’. Një shoqëri sekrete reale është mafia, triadat kineze. Ato janë shoqëri sekrete. Ato nuk kanë librari publike. Ato nuk kanë një muze ku mund të shëtisësh”.

Por kjo nuk i bind skeptikët.

Disa prej faqeve britanike të teorive konspirative kanë publikuar së fundmi një listë me 300 anëtarët sekret të Illuminati-t.

Sipas Neon Nettle, listën e udhëheq Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta.

Në listë ka shumë emra të njohur mbretërish, biznesmenësh, politikanësh e gazetarësh.

Fjala bie në listë është Henry Kissinger, Paul Krugman, Giulio Andreotti apo Martti Ahtisaari.

Ndërkohë nga shqiptarët, në listë është Leka, Princi i Kurorës.

Del lista, zbuloni kush është personazhi i njohur shqiptari që është pjesë e Iluminatit Read More »

Artan Hoxha: Nuk ka prova për Tahirin, por kujdes

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka dhënë alarmin mbi rrezikun që i kanoset ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai tha në studion e Ilva Tares se Tahirit po i rrezikohet jeta pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit, ndërsa nuk nguroi të shtonte se ish-ministri është nën vëzhgimin e skuadrës operacionale dhe nga prokuroria.
Hoxha u shpreh ndër të tjera, duke dhënë detaje:

Unë di që Saimir Tahiri si qytetar i thjeshtë është në vëzhgim të skuadrës operacionale, e ka vënë në vëzhgim prokuroria edhe kë takon në rrugë me kë kontakton, e ka bërë prokuroria tani.
Unë një ditë në një lokal dhe përballë vura re që ishte Tahiri me persona që ai i njihte, edhe unë i njihja dhe makinat që pashë rrotull pashë që ishin të skuadrës operacionale.

Së dyti Tahiri u paraqit në parlament dhe u tha se kërkoi të shpëtonte mandatin. Po të kujtojmë, ai kërkoi të fliste, por ndodhi incidenti me miell e vezë dhe s’pati mundësi të fliste, edhe këtë të enjte, më ka rezultuar se ka kërkuar të flasë në seancë plenare.

Por fakti që atë ditë në listë ishin dhe 40 deputetë të opozitës, ka gjetur zgjidhje selinë e Kuvendit, në këtë prizëm dorëheqja e Tahriti i ka shërbyer shumë personave që kanë qenë nën presion gjatë kësaj kohe që nga Rama e deri më poshtë.

Opozitës i ka rrëzuar një lloj kauze ndaj tani është aktivizuar varianti që ai është larguar në një marrëveshje me Ramën.

Saimiri është dënuar moralisht, politikisht dhe publikisht, por ende nuk është dënuar me gjyq”.
Më tej ai tha se “që nga momenti që ka filluar çështja, nuk më janë dukur të besueshme provat.
Ka raste përgjimesh ku janë përmendur emra ministrash dhe kryeministrash. Ka pasur raste edhe të përgjimeve direkt të ministrave”.

Artan Hoxha: Nuk ka prova për Tahirin, por kujdes Read More »