Aurora

“Dosja rozë”/ Ben Ahmetaj braktis haremin e ministrisë për bukuroshen e Albtelecom-it

Ka ca kohë që ministrit fuqiplotë e pushtetshumë të kabinetit Rama, nuk i shkohet në zyrë.

Edhe pse aty e presin një tufë vajzash seksi që nuk ia kursejnë shërbimet, Arben Ahmetaj përsëri ka filluar të bëjë mungesa në punë.

Çka ka shkaktuar gati-gati panik nëpër kabinet e më poshtë, deri në poste relativisht të larta në administratë,ndër figura femërore të emëruara prej vetë ministrit, më shumë se prej aftësive profesionale, prej disa shërbimesh të tjera me pullë të kuqe.

Kush e njeh Benin shtatshkurtër, e di se për çfarë bëhet fjalë…

Por këto të fundit duket se nuk po e kënaqin më Ministrin e Ekonomisë. Sepse e ka zënë qymyri tjetër kund e si rrallë herë.

Dashuria e re e Benit quhet Erjola, një vajzë elegante flokëgështenjë, me tipare tipike mesdhetare, lozonjare dhe e hedhur që – rastësisht ose jo – mban një post të rëndësishëm në marketingun e Albtelecom.

Çifti është njohur në njëevent në Tiranë. Nga ato eventet e mëdha vanitoze, ku silikoni derdhet lumë e ku zhveshja ështëDressCode- i i mbrëmjes.

Por sado shumë që ishin atë natë, Benit (natyrisht) nuk i shpëtoi nga vëmendja prej gjuetari, vajza belhollëeAlbtelecom-it. Iu bë aq shumë fiksim sa i çonte lule çdo ditë në zyrë, dhurata të shtrenjta e ftesa për vende luksoze.

Dhe Erjola nuk vonoi t’ia kthente peshqeshet. Ashtu siç i do Beni e pavarësisht namit prej Don Zhuani të thekur të ministrit. Kështu lidhja që nisi si lojë e përkohshme, ka përfunduar në një dashuri që tregohet kudo. Aq sa dihet edhe tjetra: Nëse do të mbarosh një punë tek Ministri i Ekonomisë duhet të kalosh nga Erjola dhe anasjelltas. Për momentin Erjola është eminenca gri e Ministrisë së Ekonomisë.

Punët madje duken kaq serioze sa, jo shumë kohë më parë, qarkulloi lajmi se Beni kishte filluar procedurat e divorcit dhe nuk ndante më të njëjtën shtëpi me bashkëshorten që ia njohin të gjithë. Por pas një gjyqi të gjatë familjar, të dy palët kanë ndryshuar mendje e kanë bërë një pakt: si gjithmonë, zyrtarisht do të jenë bashkë. Por de facto secili do të jetojë jetën e vet…

Dhe ministri dihet se nuk humbet asnjë minutë. Këto kohë, mbase jo shumë shpesh në zyrë, në “haremin” ku zakonisht kalon kohën e ku deri vonë e gjenin të gjithë orë e pa orë. Deri kur Erjola të zëvendësohet më një tjetër, më të freskët, më të njomë e më të bukur, Beni do të rendë pas saj.

Nëpër udhëtime të shkurtra jashtë, në fundjava romantike, por të zjarrta, me dhurata të çmuara dhe prestigj. Sepse nuk është pak të jesh dashnorja e preferuar e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave/Pamfleti.com

“Dosja rozë”/ Ben Ahmetaj braktis haremin e ministrisë për bukuroshen e Albtelecom-it Read More »

Gjithë jetën mekanik, në moshën 82-vjeçare diplomohet në Filozofi: Doja të zbuloja ku ka shkuar shpirti i gruas sime

Italo Spinelli gjithë jëtën e tij ka punuar si mekanik por vdekja e gruas së tij e bëri që të humbasë ekuilibrat. Pas 52 vitesh martesë dhe punë të rregullt ai zbuloi se riparimet më të vështira janë ato të shpirtit.

E shoqja e la të vetëm kur ishtë 80 vjeç dhe kura e vetme që mund ta shpëtonte rezulton të ketë qenë filozofia. I moshuari italian u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në moshën 80-vjeçare. “Fillova të studioj Filozofi sepse doja të kuptoja se ku ka përfunduar shpirti i Anxhelës sime”, tregon ai.

82-vjeçari Italo tashmë mban titullin doktor në Filozofi, ndërsa shpirti i gruas së tij kudo që të ndodhet me siguri është plot./27.al

Gjithë jetën mekanik, në moshën 82-vjeçare diplomohet në Filozofi: Doja të zbuloja ku ka shkuar shpirti i gruas sime Read More »

Greqia mbi 100 mln € fitime nga droga, roli i Shqipërisë

Më shumë se 100 milionë Euro llogariten fitimet e organizatave kriminale që veprojnë në Greqi, të përfshira në trafikun e drogës dhe kontrabandimin e emigrantëve.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në raportin vjetor të Policisë Greke për krimin e organizuar në vitin 2017, raporton “Kathimerini”.

Sa i përket emigrantëve të paligjshëm, në raportin e policisë theksohet se edhe për vitin 2017 Greqia vijon të jetë një nga korridoret më të mëdha për kalimin e tyre, edhe pse ka një rënie të numrit në krahasim me vitin 2016.

Ndërsa sa i përket trafikut të drogës, ka një rritje të ndjeshme të kapjes së kanabisit të papërpunuar që nisej nga Shqipëria, ndërsa Greqia është përshkruar si një vend tranzit i heroinës që prodhohet në Azi dhe tregtohet në vendet e Evropës duke kaluar fillimisht nga Ballkani.

“Në vitin 2017 u konfirmua edhe njëherë se tregu i heroinës në Turqi përdoret si shuma ekuivalente e kanabisit nga Shqipëria”, thuhet në raportin e Policisë Greke.

Një problematikë serioze me të cilat hasen autoritetet në Greqi, janë edhe grabitjet nga grupet kriminale shqiptare, greke dhe gjeorgjiane. Këto tre nacionalitete vijojnë të jenë dominante në të tilla krime, ndërsa së fundmi është shtuar edhe përfshirja e romëve.

Në përfundim të këtij raporti, thuhet se fitimi për vitin 2017 i grupeve kriminale është vlerësuar në 110 milionë Euro./Express

Greqia mbi 100 mln € fitime nga droga, roli i Shqipërisë Read More »

Ahmetaj: Pagë kush regjistrohet në shkolla profesionale

Të papunët që regjistrohen në shkollat apo qendrat e formimit profesional do të përfitojnë pagesë mujore nga qeveria. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi në panairin e punës në Shkodër se kjo politikë synon të nxisë punësimin.

“55 mijë lekë në muaj për këdo që vjen të trajnohet në qendrat apo shkollat profesionale. më shumë edhe se sa ndihma ekonomike. vetëm hajdeni të trajnoheni 1 muaj dy muaj, 6 muaj në mënyrë që kur të merrni atë certifikatë të jeni më të punësueshëm”, tha Ahmetaj.

Kreu i Financave tha se vetëm në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës janë 1200 vende të lira pune për teknikë të ndryshëm, ndërkohë që shumë investitorë të huaj ankohen se në Shqipëri nuk mund të gjejnë dot forcë punëtorë të kualifikuar.

“Zyrat e punës të kontaktojnë me të gjithë të papunët dhe ti bindin të regjistrohen në qendrat e formimit profesional”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Pagë kush regjistrohet në shkolla profesionale Read More »

Fatura e “kripur” e mbajtjes në qeli të 5800 personave

Plot 5800 persona ndodhen aktualisht të izoluar në qelitë e paraburgimeve apo të burgjeve në vend. Një nga raportet më të fundit të Organizatës Botërore të Burgjeve dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, listoi Shqipërinë si vendin e parë në Ballkan për numrin e të burgosurve. Referuar përllogaritjeve të bëra në këtë raport, rezultonte se të burgosurit në Shqipëri përbëjnë 0.2 përqind të numrit të popullsisë.

Aktualisht, numri personave të izoluar në paraburgimet dhe burgjet e vendit shkon në rreth 5800 persona, nga të cilat 100 janë femra. Kjo shifër shoqërohet me një kosto jo pak të kripur për buxhetin e shtetit. Duke llogaritur të gjitha shpenzimet e kërkuara, përfshi ushqimin, transportin, pagesat e punonjësve të policisë apo shërbime të tjera të nevojshme një i burgosur mashkull i kushton shtetit rreth 2 mijë lekë të rinj në ditë.

Ndërsa një e burgosur femër kushton nga 5 mijë deri në 5 mijë e 700 lekë në ditë. Diferenca e madhe e kostos mes dy sekseve vjen për shkak të specifikave të shërbimeve të nevoshme tek femrat.  Të tilla janë shërbimet mjekësore për shtatzënat, apo nevojat për staf civil në raste e nënave me fëmijë nën 3-vjeç, që zgjedhin ta mbajnë foshnjën në burg. Kostoja shkon në rritje për të burgosurit e sëmurë, gati 6500 lekë në ditë.

Ndërsa shpenzimi më i madh i sistemit të burgjeve shkon për të miturit, mbajtja në qeli e të cilëve kushton 12 mijë lekë në ditë.

Referuar shifrave, kostoja mesatare e një të burgosuri në Shqipëri varion nga 60 mijë deri në 360 mijë lekë në muaj për person, në një kohë që paga mesatare mujore në vend llogaritet në 45 mijë lekë./Abc News/

Fatura e “kripur” e mbajtjes në qeli të 5800 personave Read More »

Sulmet në Siri, politika shqiptare në krah të SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump hyri në aksion pas sulmit të armëve kimike nga ana e forcave të presidentit Assad në Siri. SHBA, Franca dhe Britania kanë organizuar operacionin e sulmit në Siri.

Ky reagim i SHBA-së, është mbështetur nga e gjithë politika shqiptare. Presidenti Ilir Meta reagoi për sulmet në Siri dhe tha se Shqipëria është në krah aleatëve perëndimorë. “Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve dhe të të drejtave të njeriut”, thotë në reagimin e tij Presidenti Meta.

Qeveria reagoi përmes Ministrisë së Jashtme. “Sulmet nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca janë një përgjigje në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian, akt që përbën një krim të rëndë, shkelje të normave ndërkombëtare dhe si e tillë duhet të dënohet”, thekson Ministria e Jashtme.

Pro ndërhyrjes ushtarake të aleatëve perëndimorë është shprehur edhe Partia Demokratike, që e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e ushtarake të SHBA, Britanisë dhe Francës. Edhe LSI e quajti ndërhyrjen si mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të sigurisë ndërkombëtare. Të njëjtën qasje me Shqipërinë patën edhe institucionet dhe partitë politike në Kosovë.

Sulmet në Siri, politika shqiptare në krah të SHBA-së Read More »

Policia harton një listë me emra: Kastriot Gjuzi nuk ishte vetëm kur vrau Majollarin

Kur kanë kaluar më shumë se tre ditë nga vrasja e Marjo Majollarit, Policia e Tiranës është ende në kërkim të autorit të dyshuar, Kastriot Gjuzi.

Burime nga policia, bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare” se menjëherë pas vrasjes policia ka kryer kontrolle në disa banesa në kryeqytet ku dyshohej se fshihej Gjuzi, por këto kontrolle nuk kanë dhënë rezultat.

Po ashtu për autoritetet mbetet ende mister personi që bashkëpunoi me Gjuzin në këtë vrasje, pasi policia është e bindur se autori nuk ishte vetëm në momentin e krimit të rëndë.

Po të njëjtat burime, sqaruan për “Gazetën Shqiptare” se grupi hetimor në bazë të informacioneve të grumbulluara në rruge operative ka përpiluar një listë me emrat e presonave të dyshuar si bashkëpunëtore.

Ata janë të afërm, miq dhe persona të lidhur me Kastriot Gjuzin, të shpallur në kërkim si autor i vrasjes. Këta persona po verifikohen nga policia për të parë nëse janë të impikuar.

20 vjeccari Marjo Majollari u vra më 10 prill pranë banesës së tij nga Kastriot Gjuzi. Policia këtë vrasje e konsideroi për motive gjakmarrje pasi 18 vite më parë babai i Marjo Majollarit kishte vrarë të vëllain e Kastriot Gjuzin.

Policia harton një listë me emra: Kastriot Gjuzi nuk ishte vetëm kur vrau Majollarin Read More »

1000 të rinj angazhohen vullnetarisht për pastrimin e bregdetit

1000 të rinj do të jenë të angazhuar vullnetarisht gjatë sezonit veror për të ndihmuar në mirëmbajtjen e mjedisit në vendin tonë.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me të rinjtë në Divjakë, duke folur për sezonin veror tha se, “Turizmi është një sektor që prodhon punësim, ekonomi e para, që prodhon zhvillim.”

Klosi u tha të rinjve se qeveria është e angazhuar totalisht në krijimin e një mjedisi tërheqës e të pastër për turistët. Ai tha se, “gjatë sezoni veror do të kemi të rinj vullnetarë të cilët janë të gatshëm të ndërmarrin një nisëm pastrimi në bregdet dhe jo vetëm.”

“1 000 të rinj e të reja janë vullnetarë që gjatë sezonit veror të ndihmojnë në mirëmbajtjen e mjedisit. Ne duhet së bashku të ofrojmë 1 000 arsye që turistët të vijën në Shqipëri dhe duhet ti japim turistëve 1000 arsye të tjera që këta turistë të rikthehet sërish në vendin tonë”, vijoi Klosi./ATSH

1000 të rinj angazhohen vullnetarisht për pastrimin e bregdetit Read More »