Aurora

Paralajmërimi: Katastrofa më e madhe me prodhimet shqiptare pritet të ndodhë gjatë këtij viti

Tavolina e ngrënies në botë po ndikohen nga ndryshimet klimatike. Ndërsa rajonet e ftohta bëhen më të ngrohta, dhe vendet e ngrohta ende më të nxehta, bujqësia dhe peshkimi po vuajnë efektet e para.

Sipas hartës së publikuar nga Bloomberg sot, vihet re se Shqipëria është në vendet që do të ndikohet nga furnizimi me ushqime të caktuara, që sipas Institutit të Kërkimeve për Politika Ushqimore, në 2050 vendi ynë do të ketë një humbje nga 5-25 %.

Sipas hartës botërore, vendet më të rrezikuara janë kryesisht vendet aziatike, ndërsa edhe Europa do të ketë ndikimin e tij në këtë sektor. Italia, Franca, Spanja e Portugalia vihen re që do të kenë humbje më të mëdha deri në 2050, sugjeron projeksioni i Insitutit. Një tjetër anë e medaljes jep shtetet të cilat do të ‘fitojnë’ një klimë të tillë që të kultivojnë më tepër kultura, në rastin e raportit janë shtetet e Europës Qendrore e Lindore.

Një klimë në zhvillim do të thotë ndryshime të mëdha për njerëzit që rriten, ‘luftojnë’ për të jetuar, dhe të gjithë të tjerët që blejnë dhe hanë atë që prodhojnë.

Ka fitues dhe humbës. Ka kërcënime për cilësinë e prodhimeve bazë të botës, duke përfshirë grurin dhe misrin, si dhe lukse të tilla si vera Bordeaux dhe kafeja. Ekspertët sugjerojnë se përmes mungesës ose përmbytjes, furnizimi me ushqime mund të çekuilibrojë edhe çmimet.

Ndërsa rriten temperaturat, kushtet më të mira të rritjes për shumë kultura po largohen nga tropikët dhe nga toka më e ulët, e shtrirë deri në zonat më të freskëta. Peshqit dhe gjallesa të tjera nënujore, gjithashtu, po migrojnë në det të ftohtë pasi habitatet e tyre po ngrohen.

Paralajmërimi: Katastrofa më e madhe me prodhimet shqiptare pritet të ndodhë gjatë këtij viti Read More »

Ankaraja i kërkon Tiranës ektradimin e 450 gylenistëve të Lëvizjes Hyzmet

“Ankaraja ka gati 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq nga Shqipëria, por vendi yne i ka refuzuar ne heshtje këto kërkesa”.

Kështu shprehet analisti Lorenc Vangjeli.

Ai tha se nga informacionet e tij janë rreth 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq me banim në Shqipëri paraqitur nga Ankaraja që i akuzon ata si mbështetës të klerikut Gylen.

“Shqipëria i ka refuzuar në heshtje këto kërkesa” – tha Vangjeli.

Ndërsa analisti Preç Zogaj tha se Erdogan mbetet në konflikt me Shqipërinë dhe Kosovën për këtë çështje.

“Kam përshtypjen se Presidenti i një vendi mik si Turqia, zoti Erdogan, është në keqkuptim  me të dy kryeqytetet politike të shqiptarëve, me Tiranën dhe Prishtinën.

Kërcënimet e tij kundër kryeministrit Ramush Haradinaj ishin të papranueshme.

Besoj se në Tiranë i tundin kokën për oportunizëm, por megjithatë nuk do të ekstradojë asnjë gylenist jashtë sintonisë me partnerët tanë perëndimorë, SHBA dhe vendet e BE-së”, – theksoi Preç Zogaj.

Ankaraja i kërkon Tiranës ektradimin e 450 gylenistëve të Lëvizjes Hyzmet Read More »

Ilaçi më i mirë që do ju zgjidhë 1001 probleme! Përgatisni tani në shtëpi vajin e hithrës

Vaji i hithrës është padyshim zgjidhja më e mirë natyrale për shumë probleme shëndetësore. Ja si ta përgatisni në kushtet e shtëpisë, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Merrni 6 grushte me hithra të njoma me gjithë kërcell. I vendosni në një blender elektrik, duke i shtuar 2 speca djegës, 200 ml vaj ulliri dhe duke i fruluar për 2 minuta. Më pas, masën e krijuar hidheni në një vazo qelqi.

Mbylleni kapakun e vazos dhe mbulojeni vazon me letër alumini, duke e vendosur në një vend të errët për 15 ditë. Tundeni vazon 1 herë në 3 ditë.

Pas 15 ditësh kullojeni vajin. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar skalpin e kokës. Pas 30 minutave të këtij procesi lajini flokët tuaj me shampon specifike me përmbajtje hudhre ose kolagjeni.
Këtë trajtim bëjeni 1 herë në javë.

Që në aplikimin e parë të këtij vaji të përfituar nga hithra do të vëreni një ndryshim të dukshëm mbi flokë.

Floku juaj do të bjerë shumë herë më pak

Ilaçi më i mirë që do ju zgjidhë 1001 probleme! Përgatisni tani në shtëpi vajin e hithrës Read More »

Kepi i Rodonit, Kisha Franceskane vendos tra me pagesë për t’u futur në plazh

Një tjetër taks rruge ka ngritur në protestë qytetarët shqiptarë. Këtë herë kanë qenë banorët e njësisë administrative Ishëm, kryesisht ata të fshatit Shetaj, të cilët protestuan kundra vendosjes së traut me pagesë, që ka vendosur Kisha Franceskane në Kepin e Rodonit, ku kjo e fundit pretendon pronësinë e zonës. Kjo ka sjellë dhe reagimin e banorëve të Ishmit. “Krahas tarifës hyrëse prej 100 leke, kisha na detyron të paguajmë edhe 200 lekëshin e parkimit”, shprehet banoret.

Banorët i janë drejtuar institucioneve shtetërore, por nuk është marrë asnjë masë. Krahas banorëve të zonës të penalizuar janë turistët apo edhe besimtarët, të cilët shkojnë në Kishën e Shen Ndout, që ndodhet tek Kepi i Rodonit, për të kryer ritet fetare apo peligrinazh. report.tv

Kepi i Rodonit, Kisha Franceskane vendos tra me pagesë për t’u futur në plazh Read More »

Historia e veçantë e qenit shqiptar që po rrit fëmijët e lagjes

Tirana ka qen. E gjithë Shqipëria ka qen. Çdo lagje, çdo rrugë, çdo shesh, çdo lulishte, çdo hapësirë publike ka. Është një realitet në të cilin kemi lindur dhe jetuar të gjithë ne: asgjë e çuditshme, asgjë e pazakontë.

Janë si stolat, pemët, ndërtesat, makinat, kalimtarët: gjithnjë kanë qenë aty, si pjesë e pandarë e peisazhit; njollëza laramane e të gëzofta që lundrojnë mbi grinë e asfaltit, teksturat e pllakave dhe gjelbërimin e barit. Tirana ka qen dhe gjithmonë ka pasur, për aq kujtesë kolektive sa kemi.

Dikujt kjo pjesë e realitetit të përditshëm i shkakton siklet, dikujt tjetër frikë, të tjerëve akoma përbuzje. Dikush provon keqardhje, dhembshuri dhe dashuri, që më pas përkthehet në formën e një përkedhëljeje apo e një qeseje mbeturinash ushqimi nga dreka e djeshme.

Shumë të tjerë janë tërësisht neutralë dhe pasivë, sepse për ta një qen në rrugë është thjesht një pllakë, një stol apo një tabelë tjetër në rrugë, me pak lesh përsipër- asgjë më shumë, asgjë më pak.

Edhe ne në lagjen tonë kemi “qenin e lagjes”, prej gati 7 vitesh tashmë dhe të pagëzuar me thuajse të njejtin numër emrash të ndryshëm. Duket të ketë lënë një gjurmë në zemrat e shumë banorëve, të cilët më pas nga ana e tyre kanë lënë një gjurmë tek ajo në formën e një emri përkëdhelës.

Bardhoshja, Falina, Baldosa, Lupi, Roza, Goca… Janë 6 emra të ndryshëm të cilët e bëjnë qenin e lagjes sonë ta kthejë kokën me të njejtin vrull, të tundë bishtin me të njejtin intensitet e të kërcasë thonjtë në asfalt me të njejtin ritëm ndërkohë që vrapon për të marrë përkëdheljen e rradhës.

Ndonjëherë nuk ka as nevojë ta thërrasësh: të njeh siluetën, aromën, ecejaken dhe puf, e gjen papritur të këmbët e tua, me barkun përpjetë e të ekspozuar në mënyrën më të pacipë të mundshme, duke pritur me padurim kruarjen që e ka të qartë që do vijë, sepse metoda e saj është e pagabueshme- patjetër, ka vite që e përpunon, teston dhe më pas korrigjon, derisa i ka dhënë një format që i mundëson korrje suksesi në thuajse 100% të rasteve. Askush nuk i reziston një barku leshator përpjetë, le ta pranojmë.

U shfaq për herë të parë një mbrëmje teksa po bëja xhiron e zakonshmë me qenin tim. Ishtë disa muajshe, në fazën midis të qenurit këlysh dhe i rritur. Kishte një plagë të madhe, të hapur në shpinë që të drithëronte kur e shihje, por nuk e pengonte aspak të hidhej e përdridhej përqark qenit tim, me gjuhën jashtë dhe sytë që i shkëlqenin nga gëzimi ndërkohë që ftonte mikun e saj të privilegjuar në lojë.

Për një periudhë kohe dukej dhe zhdukej vazhdimisht, e ҫdo herë që rishfaqej, plaga në kurriz ishte gjithnjë më e përtharë, derisa u mbyll plotësisht dhe i ridolën qimet e bardha të cilat frymëzuan emrin e saj të parë (dhe më cliché), Bardhoshe- të njejtat qime që tani janë plotësisht gri nga qëndrimi në zhulin e rrugës. Bardhoshja zuri rrënjë në lagjen tonë- një shtim tejet i lezetshëm i pejsazhit: një topth i bardhë, i spërkatur tek-tuk me njolla të verdha dhe të zeza, që lodronte sa andej-këtej nëpër lagje.

Mësoi orën e xhiros së pasdites që bëja me qenin tim dhe priste me padurim që të na bashkohej, duke kërcyer gjithë energji dhe entuziazëm rreth nesh, me elegancën e një sorkadheje.

Prej këtij zakoni u pagëzua me emrin e saj të dytë, Falina, që është emri i shoqes së Bambit në filmin e famshëm (dhe traumatik!) vizatimor: një drenushe që sapo e shihte protagonistin, i qasej duke u hedhur e përdredhur krahë tij.

-640-0-5ad099e3ce226

Qeni im dhe Falina u rritën bashkë, paralelisht me njëri-tjetrin, shumë pranë në terma gjeografikë, por shumë larg në ato fizikë. Qeni im shpërblehej me kafshata nga pjatat tona, Falina rrëmonte kazaneve të plehrave; qeni im flinte në krevat, Falina në trotuar; qeni im strukej nën batanije netëve të ftohta, Falina kruspullosej në tapetin e jashtëm të një lokali të lagjes; qeni im vinte me mua në plazh në ditët e nxehta, Falina bënte pllaq-plluq në pellgjet e krijuara nga gropat e rrugës.

E megjithatë, Falina zgjohej ҫdo ditë me të njejtin gëzim e mirënjohje për jetën, gati të kryente të njejtën rutinë ditore- bërja e ҫiҫit, nuhatja e të gjithë ҫiҫave të tjerë nëpër lagje, kullufitja e racionit ditor të ushqimit nga banorët, një kruarje te veshët, gjumë, inspektim te kazani i plehrave, tjetër ҫiҫ, një përkëdhelje te barku, xhiro me ate gocën e pasdites që del me atë qenin e llastuar, kakë, një kontroll i fundit te plehrat, gjumë- me entuziazmin dhe padurimin e një aventure që përjetohet për herë të parë.

Falina u bë dy herë mama dhe e gjithë lagjia gëzoi e lëngoi të dyja herët. Toptha leshi që bridhnin nëpër rrugë, humbnin, rishfaqeshin të plagosur, qulleshin nga shiu, dridheshin nga i ftohti, sëmureshin, aksidentoheshin, zhdukeshin… Këlyshë që vinin në jetë dhe priteshin nga bota me sprovat më të vështira që në orët e para të ekzistencës.

Me sterilizimin e saj erdhi një lloj paqeje kolektive në lagje, përveҫse një përmirësim i dukshëm në shëndetin e Falinës, që nga një masë kockash e mbuluar nën një shtresë gëzofi- pavrësisht përpjekjeve tona për ta ushqyer, trupi i saj konsumohej ҫdo ditë e më shumë nga ushqyerja e plot 10 vogëlushëve- u rikthye në një qenushe të shëndetshme dhe energjike.

Euforia jonë për përmirësimin e dukshëm të saj na bëri të na rrëshkiste pak dora me ushqimin, dhe kështu, pa e vënë re as vetë, shumë shpejt krijuam një masë dhjami më të gjerë se të gjatë. Së bashku me kilet e reja fitoi edhe emrin e saj të tretë: Baldosa.

-640-0-5ad099e639929

Baldosa tashmë kishte pikëqëndrimin e saj në lagje. Të gjithë e dinim ku ta gjenim: përpara një lokali, te hyrja kryesore e tij, ose e ngecur midis këmbëve të tavolinave dhe karrikeve. Ishte një pikë e menduar mirë, e përllogaritur në detaj dhe shumë strategjike. Gjatë ditës kishte akses të lirë e të vazhdueshëm në ushqim dhe përkedhelje.

Kushdo ndalej te lokali, kishte për detyrë të kalonte truprojen tonë bullafiqe: bileta ishte një kruarje veshi- e detyrueshme- dhe një kafshatë e shijshme- opsionale. Gjatë natës strehohej nën tendën e lokalit, mbi një krevat modest të lënë enkas për të. Komuniteti i lokalit i dha emrin e saj të katërt: Lupi.

Pronarët ishin një ҫift simpatik që mbartnin meritën e mirëqënies së saj të vazhdueshme, po ashtu si dhe fajin e një pjese të mirë të atyre kileve te tepërta.

Të shihje here pas here fëmijën e tyre jo më shumë se 3-4 vjeҫ që luante me Lupin dhe zhytej në tulet e saj ishte një nga ato skenat që i shihje në mëngjes dhe të zbukuronin gjithë ditën, duke të lënë një shije të ëmbël dhe duke të rikthyer besimin te njerëzimi.

Lupi pak nga pak u zhyt në një jetë të rehatshme dhe sedentare. Dashuria njerëzore që e rrethonte e bëri dembele, megjithëse disa do argumentonin që thjesht u rrit dhe u poq, duke i lënë pas prapësirat prej këlyshi. Shëtitjet pasditeve me qenin tim, gjatë të cilave na shoqëronte duke lodruar, ishin kujtime të largëta.

Në dalje të lagjes, Lupi kthehej mbrapsht. Veprimtaria fizike më e lodhshme që ndërmerrte gjatë ditës ishte pikërisht ajo që ne nuk donim: xhiro deri te kazanët e plehrave, vajtje-ardhje, disa herë në ditë. Nuk kishte rëndësi sa e ushqenim- që qartësisht, ishte shumë më shumë nga ҫ’duhej- ajo prapë do e bënte një inspektim të shpejtë te plehrat.

Në ҫdo vizitë hidhte në kazan një tjetër copëz të krenarisë sonë kolektive që kishim adoptuar dhe edukuar një qen rruge. Vaktin e hante të blerë në supermarket, dessert-in të rrëmuar te plehrat. Një zonjushë e vërtetë.

-640-0-5ad099e5ad732

Mëngjesin e një dite eventi në Tiranë, Lupi u zhduk. Nuk u duk as në darkë, as të nesërmen, as të pasnesërmen. Dy qen të tjerë të lagjes ngjitur ishin zhdukur të njejtën ditë. E dinim ku kishte shkuar dhe e gjetëm pikërisht atje: në spitalin veterinar të Bashkisë. Shkuam disa herë në klinikë dhe u kthyem ҫdo herë duarbosh; u drejtuam të zyrat e AMK-së sipas udhëzimeve; depozituam letrën tonë të ankesës; bëmë një peticion me firmat e banorëve të lagjes- të gjithë donim të kthehej. Lagjia ishte dëshpërimisht dhe patetikisht bosh. Një qen rruge, i shfaqur vite më parë me një plagë në kurriz, ishte bërë esenca e një rrugice, pjesë e pandashme e rutinës së një komuniteti. Dalja dhe hyrja në lagje ishte tepër e heshtur dhe e trishtë pa ҫukitjen e thonjve të Lupit që të përcillte e të priste ҫdo herë. Lokali ishte mbushur plot me ushqimet që klientët sillnin për të që nuk ishte më. Morëm vesh që Lupi, së bashku me dy qentë e tjerë, ishin kapur në lagjen ngjitur, mu para një dyqani mishi. Zonja që punonte aty dhe që kishte vite që kujdesej dhe ushqente dy të tjerët na tregoi që qeni ynë budalla, e thirrur Roza nga banorët e lagjes ngjitur, kishte zakonin të shkonte ҫdo mëngjes herët tek ajo dhe të priste me durim kafshatën ditore. Ah, Roza, ti dhe babëzia jote… Je klinikisht obeze dhe përsëri shkon të lypësh një kockë. Mezi lëviz vendit dhe prapë se prapë merr mundimin ҫdo ditë të kalosh dy rrugë kryesore e plot qarkullim për të shkuar deri te dyqani i mishit. Ti dhe babëzia jotë, shih ҫ’na bëtë… Pas një jave të gjatë pritjeje me një padurim dhe frikë që nuk merrnim më as mundimin ta fshihnim nga njëri-tjetri- dinjiteti ynë ishte shkelur me kohë e me vakt: të gjithë ishim të dëshpëruar nga zhdukja e një qeni rruge- duke hyrë në lagje dëgjova zhurmën kaq të njohur të trokitjes së thonjve në asfalt. Kthej kokën dhe ja tek ishte, më barkun përpjetë, putrat e parme të mbledhura në kraharor dhe me bishtin që ishte kthyer në nje sfumaturë të bardhë nga tundja e shpejtë që po i bënte. Roza ishte kthyer me gjithë madhështinë e tuleve dhe zhulit të saj. Roza ishte kthyer, por dy qentë e tjere nuk u kthyen kurrë.

Falë fluksit të përditshëm të lokalit dhe njoftimeve që publikuam në internet gjatë javës që ishte zhdukur, qeni i lagjes sonë njihet sot nga një pjesë e madhe e Tiranës. Secili e njeh me një emër ndryshe dhe kush e di, janë shumë më shumë emrat me të cilët është pagëzuar nga ҫ’di unë. Sa herë që flasim me një banor të lagjes, klient të lokalit apo thjesht një kalimtar, duhet të koordinohemi me një nga emrat për të kuptuar për cilin qen po flitet- në lagjen tonë flasim shumë për qen- kështu që kemi rënë dakort të gjithë, në mënyrë spontane dhe tërësisht të pavarur, për një emër me të cilin e njohim të gjithë, i ngarkuar me po aq dashuri e patetizëm sa thuajse të gjithë të tjerët: Goca, goca e lagjes.

Goca i është rikthyer jetës së saj sikur asgjë të mos kish ndodhur: gjumë, ushqime të paketuara, përkedhelje në bark, inspektime të kazanëve të plehrave dhe… dhe vizita në mëngjes te dyqani i mishit. Ky qen nuk zë mend.

Tirana ka qen. E gjithë Shqipëria ka qen. Edhe në lagjen tonë kemi “qenin e lagjes”. Është 7 vjeҫ dhe ka të paktën 6 emra. I pëlqen ushqimi, përkëdheljet dhe plehrat. Një brez i tërë fëmijësh në lagjen tonë po rritet me të. Një brez i tërë pjesëtarësh të ardhshëm të shoqërisë po rriten më të butë, më të dashur, më të dhembshur, më njerëzorë falë qenit të lagjes sonë.

Lexova diku një profesionist britanik të kinologjisë që pohonte se “mund të marrësh qenin nga rruga, por nuk mund të nxjerrësh dot rrugën nga qeni”. Nuk dua të diskutoj vërtetësinë e këtij pohimi, jo në këtë shkrim të paktën. Në rastin tonë, ne nuk kemi marrë dot qenin nga rruga, por qeni ka nxjerrë rrugën nga të gjithë ne. Qeni ynë me 6 emra./Burimi xing

Historia e veçantë e qenit shqiptar që po rrit fëmijët e lagjes Read More »

70 vite në det, historia e peshkatarit nga Vlora

Nustret Haxhiu është 81-vjeç dhe peshkimi mbetet pasioni i tij. Prej gati 70 vitesh ai del çdo ditë në det me anijen e tij dhe ndihmës sot ka të birin, Ilirin. Edhe pse në moshë të thyer, Nustreti ende është në formë, aq sa për të mbledhur rrjetat e peshkimit apo edhe të kujdeset për mirëmbajtjen e motorrit të anijes.

“Kam që në vitin 1953 që punoj në peshkim, kohë kur kam qenë 13 vjeç dhe vijoj akoma të punoj. Puna më ndihmon edhe për shëndetin. -Jeni lodhur ndonjëherë? –Jo asnjëherë. As nuk jam sëmurë. As nuk jam lodhur. Jodi më ka mbajtur gjallë”, tregon Nustreti.

Por si çdo punë, edhe ajo e peshkatarit ka vështirësitë e veta. Madje ai kujton se para shumë vitesh, edhe punonjësit e sektorit të peshkimit, njësoj si minatorët apo aviatorët, dilnin në pension në moshën 55-vjeçare, pikërisht për shkak të vështirësive në punë.

“Kemi vështirësi, sidomos në kohë të keqe. Rrini dot në shtëpi, pa punë? Jo jo. Nuk e imagjinoj dot vehten pa punë. -Dilni përditë? Kur është kohë e mirë, dal përditë. Peshkun duhet ta kërkosh. Çiften e kemi ne, ne jemi gjahtarët. Pjesën më të madhe të kohës vimë me rezultate, nuk vijmë pa bukë”, shprehet 81-vjeçari.

Ai kërkon edhe ndihmën e shtetit për këtë sektor. “Shteti duhet ta na ndihmojë pak më tepër. Vërtetë na e ndërtoi këtë portin, por na e la pa përfunduar. Ne s’kemi as ndriçim këtu. Bazën materiale e marrim në Itali, kur këtu mund të ndërtohen edhe magazina…”, shprehet peshkatari. /Top Channel

70 vite në det, historia e peshkatarit nga Vlora Read More »

Lajmi i fundit nga shkenca: Provoni eksperimentin me 3 Vezë për një javë dhe do mahniteni nga rezultatet!

Gjithmonë më kanë pëlqyer vezët – të ngopin dhe janë të shijshme, por nuk haja kurrë vezë gjatë javës, sepse jam shumë e zënë. Të paktën kështu i them vetes kur dal me nxitim nga shtëpia çdo mëngjes, me duart e zëna dhe me një banane të marrë vjedhurazi nga shporta e frutave.

Kur dal kështu nga shtëpia, jam e paduruar dhe e shpërqëndruar deri kur vjen momenti për të ngrënë drekën, dhe kjo s’është mënyrë për të nisur ditën. Kështu që vendosa se ka ardhur koha për ndryshim dhe ky ndryshim duhet të kishte vezë. Specifikisht, u zotova të ha tre vezë çdo mëngjes për një javë.

Pse vezë? Janë perfekte. Jo vetëm që janë të pasura me proteinë (7gr për vezë), por përmbajnë omega-3, vitaminë D, E dhe B12; si dhe minerale si seleniumi. Për më tepër, thjesht dy vezë në ditë janë mjaftueshëm për të ngopur kërkesat e trupit për choline, përbërës që përmirëson kutjesën.

E di që shumë prej jush do të më shohin me sy të shtrembër, se koleksteroli do të më vdesë të re. Por, të tregohem e sinqertë, mendoj se këto janë gjepura. Shkenca ka përparuar goxha që nga koha kur ky “fakt” doli në dritë. Më herët rekomandohej vetëm 300mg kolesterol në ditë, por sot nutricionistët kanë zbuluar se nuk ka mjaftueshëm prova për të mbështetur këtë udhëzim. Ekspertët thonë se ka kolesterol në vezë, thjesht nuk është i njëjti me atë që të bllokon arteriet.

Sidoqoftë, duhet treguar kujdes. Numri i vezëve të rekomanduara varet nga pjesa tjetër e dietës. Unë jam goxha aktive, ha shëndetshëm dhe m’u duk e përshtatshme të shtoja tre vezë në ditë në dietën time.

Siç ua merr mendja, vezët normale bëhen të mërzitshme pas dy ditësh. Prandaj vendosa t’i bëja gjërat interesante. Të vetmet kritere ishin se çfarëdolloj gjëje që do të shtoja nuk do të më hante kohë dhe duhet të kishte vlera ushqyese. Zgjidhja: perime të ngrira. Kisha kohë që i mbaja në frigorifer dhe vendosa t’i hedh në tigan me pak gjalp para se të shtoja vezët.

Verdikti: bizelet dhe misri shtojnë një ëmbëlsi të këndshme dhe teksturë interesante, teksa e pasurojnë vaktin me fibra. Të nesërmen bëra të njëjtën gjë dhe shtova avokado dhe koriandër sipër. Ditën pas kësaj shtova sallatë lola, që ishte prag kalbjes, por sa të rrosh do mësosh.

Nëse nuk hani mëngjes për një arsye tuajën, dijeni që është justifikim, jo arsye. Ditën e dytë të eksperimentit tim, teksa po nxitoja për të dalë, vonë për punë, kuptova që s’kisha bërë vezët akoma. U ktheva, vura tiganin në zjarr, shtova gjalp dhe tre vezë, pa i trazuar më parë. Thjesht i hodha në tigan dhe i trazova aty me pirun. Shtova pak qumësht dhe i përfundova me kripë dhe piper. Gjejeni çfarë? Dolën një mrekulli. Për katër minuta kisha një mëngjes të mirëfilltë në duar dhe të njëjtën gjë mund të bëni dhe ju. Pa justifikime.

Para këtij eksperimenti, ora 10 e mëngjesit më gjentë në tavolinë duke vdekur për të ngrënë. Pas vezëve, të cilat më jepnin 21gr proteinë çdo mëngjes, mund të duroja pa mundim deri sa të vinte dreka. Mund të fokusohesha më mirë dhe më gjatë, meqë s’duhet të mendoja çdo sekondë për ushqim.

Rutina ishte e këndshme dhe relaksuese. Nuk bluaja më çdo të ha për mëngjes, apo a do të ha mëngjes. Si dhe, s’ndihesha më në faj për ç’haja. Për më tepër, isha e detyruar të ulesha për 10 minuta dhe të ushqehesha, momente këto që më përgatitën më mirë për ditën.

Kam ndërmend të vazhdoj të ha tre vezë për mëngjes. Vetëm nëse shkenca zbulon se petullat me çokollatë janë burimi i rinisë. Nëse kjo ndodh, do të ha petulla. Për hir të shkencës.

Lajmi i fundit nga shkenca: Provoni eksperimentin me 3 Vezë për një javë dhe do mahniteni nga rezultatet! Read More »

Po shkon drejt fazës më të rëndë! Këto shenja tregojnë se kanceri po “rritet” shumë në trupin tuaj

Kanceri është një sëmundje shumë e fshehtë.

Format e zbulimit të kësaj sëmundjeje konsiderohen të jenë më të mira sesa testet dhe kontrollet rutinë, pasi nuk janë aq të besueshme.

Çdo simptomë e çuditshme që juve ju duket e dyshimtë dhe e pashpjegueshme mund t’ju ndihmojë të zbuloni kancerin në kohë.

Këtu, ne po ju paraqesim disa nga shenjat e hershme të kësaj sëmundjeje.

Po shkon drejt fazës më të rëndë! Këto shenja tregojnë se kanceri po “rritet” shumë në trupin tuaj

Frymëmarrje e keqe në mënyrë të vazhdueshme;
Këto shenja konsiderohen si shenjat më të hershme për shfaqjen e kancerit të mushkërive në trupin tuaj.

Dhimbje kraharori dhe kollë kronike;
Sipas disa pacientëve, dhimbjet në krah, dhimbjet e gjoksit dhe kolla gjithashtu janë shenja shumë të zakonshme. Disa lloje të kancerit si leuçemia dhe tumoret e mushkërive mund të imitojnë simptomat e një kolle kronike.

Ethet periodike dhe infeksionet;
Infeksionet si dhe ethet e shpeshta mund të nënkuptojnë leuçeminë, të cilën ne të gjithë e dimë që është një lloj i tumorit të gjakut që zhvillohet në palcën e eshtrave. Kjo bën që palca të prodhojë qeliza të bardha të gjakut anormale, të cilat më vonë sulmojnë sistemin tuaj imunitar.

Vështirësi gëlltitjeje;
Vështirësitë në gëlltitje mund të nënkuptojnë praninë e kancerit të fytit dhe mushkërive.

Nyjet limfatike të fryra në krahë, ije dhe qafë;
Këto janë shpesh ndryshime negative në sistemin limfatik dhe ato shkaktohen kryesisht nga kanceri.

Gjakderdhje;
Kjo shenjë do të thotë që ekziston një shqetësim në trombocitet dhe qelizat e kuqe të gjakut. Mund të shkaktohet nga leuçemia. Sasia e qelizave të bardha të gjakut bëhet anormale. Mund të eliminojë qelizat e kuqe të gjakut dhe trupi juaj të bëhet i paaftë për të ngjizur, kështu që do të filloni të humbisni gjak.

Lodhje;
Për fat të keq, lodhja konsiderohet të jetë një nga shenjat më të neglizhuara të kancerit. Megjithatë lodhja nuk do të thotë gjithnjë kancer, prandaj mos u shqetësoni. Duhet të vijë së bashku me simptoma të tjera. Nëse e keni vënë re se jeni të lodhur pa ndonjë arsye dhe ju ndjeheni gjatë gjithë kohës, është koha të drejtoheni tek mjeku juaj.

Dhimbje të legenit dhe barkut
Këto shenja së bashku me dhimbjet dhe fryrjen, zakonisht nënkuptojnë kancerin ovarian.

Fryrje dhe shtim i papritur i peshës;
Sigurohuni që të vizitoheni tek një mjek nëse këto simptoma vazhdojnë për një periudhë të gjatë kohore pasi ato zakonisht tregojnë kancerin ovarian.

Po shkon drejt fazës më të rëndë! Këto shenja tregojnë se kanceri po “rritet” shumë në trupin tuaj Read More »