“Nëse ka drejtësi me Izet Haxhinë do të presim tërmet”, ka qenë ky reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe, i njohur për qëndrimet e tij të forta dhe ekspresive.
Reagimi vjen në adresën e tij në Instagram i shoqëruar me foton e parë mbas 20 vitë të ish- badigardit të Sali Berishës, Izet Haxhia.
Partia Demokratike kërkon sqarime nga Kryeprokurorja e Përkohshme dhe Policia e Shtetit në lidhje me grabitjen e postës sekrete në Durrës.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se PD i bën thirrje Kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit të informojnë menjëherë publikun se çfarë përmbante posta sekrete dhe kush ishte në dijeni të atyre dokumenteve.
Cili ishte institucioni dërgues e cili ishte institucioni marrës?
A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako?
A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet Portit të Durrësit”, pyeti Alibeaj.
Duke e cilësuar si një ndër aktet më të rënda të historinë e shtetit shqiptar, Enkelejd Alibeaj tha se diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, as në kohët më të vështira të shtetit shqiptar.
Prokuroria e Durrësit konfirmoi grabitjen e postës sekrete, por thotë se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cënohet hetimi për ndonjë nga çështjet.
Sipas organit të akuzës nuk ka patur materiale, të cilat klasifikohen si sekret shtetëror.
Lidhur me grabitjen, prokuroria infomon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të ditës së sotme.
Një punonjës i postës së Prokurorisë Durrës ka qenë objekt i sulmit nga persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë edhe zarfin me dokumente që kishte me vete.
Eugent Bushpepa ka ndezur skenën e Festivalit Europian në Lisbonë me këngën “Mall”. Përfaqësuesi i “Shqipërisë” në “Eurovision” dhuroi një interpretim mbresëlënës. Komentatori grek i ERT e quan zerin me te mire mashkullor te festivalit.
Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në gjysmëfinale.
Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.
Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.
Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila.
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se Sajmir Tahiri di shumë fakte dhe prova për Edi Ramën dhe Olsi Ramën.
Berisha tha se për shkak të këtyre, Edi Rama bllokoi arrestin e Tahirit, pasi ai e sulmoi nga një studio.
“Olsi Rama ka kaluar mbi pesë herë kufirin me makinën e grupit të Xibrakës”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri deklaroi se Tahiri ka kilometra me bisedat e Olsi Ramës, di se kush i çonte valixhet me euro te Edi Rama.
“Mendoj se marrëdhëniet mes Ramës dhe Tahirit janë si një marrëdhënie e dy kockave të krimit.
Olsi Rama ka kaluar mbi 5 herë makinën me drogë të Xibrakës, dhe të gjitha bisedat e Ramës me trafikuesit e drogës janë të rregjistruara dhe Tahiri i di të gjitha.
Saimir Tahiri e di se kush e urdhëroi atë, dhe kush i dërgonte valixhet me euro te Rama, ai e di se kush se kush e lejoi lëvizjen në Çeki të Arben Frokut.
Saimir Tahiri di për Ramën aq sa di ai për veten e tij.
Ministri i Brendshëm ka informacione më shumë se kushdo tjetër, më shumë se kreu i SHISH, se Kryeministri dhe çdokush tjetër.
Edi Rama i dëshmoi të gjithë Botës se ishte peshku i madh.
Mbi këtë bazë Rama liroi Sofon, mbi këtë bazë i riktheu pasaportën, ato 860 mijë euro që u bllokuan ishin vetëm 1/3 e atyre që ishin në makinë.
Edi Rama me bllokimin e arrestimit të Tahirit, bllokoi integrimin e Shqipërisë në Europë.
Sajmir Tahiri është bandit, ka gjuhë banditi”, theksoi Berisha.
Në vijim ai shtoi se Tahiri ka deklaruar se Rama ka blerë ambasadorë, gjë që se ka thënë askush më parë dhe kjo është shumë e rëndë.
“Edi Rama thotë se dorëzimi i mandatit është akt kurajoz, por harroi se mandatin e dorëzoi edhe Arben Ndoka.
Edi Rama është skllav i Sajmir Tahirit, i ka dhënë 1 mijë garanci ish-ministrit të Brendshëm, por mundet që edhe kupa t’i përmbyset.
Morali është ky: po fole ti, do flas në gjyq”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri ka denoncuar një rast presioni të një fëmije 8 vjeç të një punonjësi të Krimeve të Rënda.
“I kanë shkuar fëmijës duke i parë se çfarë ka veshur dhe kjo është bërë pa praninë e asnjë familjari apo psikologu.
Presion i paimagjinueshëm dhe kush e ka bërë këtë? Këto nuk i çon Sajmir Tahiri, këto janë njerëzit e Edi Ramës, pasi ai e di që po u arrestua Tahiri iku edhe Rama”, tha Berisha.
Dukati ka qenë monedhë e vjetër ari ose edhe argjendi. U quajtën kështu për herë të parë monedhat e prera nga perandorët bizantinë të shek.XI Kostandini I dhe Mihaili, të cilët në një faqe të monedhës së prerë prej tyre shënonin emrin familjar “Dukas”.
Prej këtij modeli filluan të priten dukate edhe nga Venediku që nga viti 1284. Nga Venediku e morën dukatin një varg shtetesh evropiane.
Në trevat shqiptare dukati ka qenë në qarkullim që në shek.XIV.
Pesha e dukatit ar ka qenë 2.20 gram, kurse e dukatit argjend ishte rreth 20 për qind më e vogël. Në fillim të shek.XVI një dukat ishte baras me 50 akçe osmane. Vlera e tij ndryshonte sipas vendit, kohës dhe përmbajtjes në ar.
Qyteti antik i Amantias është një nga qytetet, sigurisht më të vjetër të kohës, por që me rrënojat e saj ka ardhur deri në ditët tona me të njëjtën madhështi. Ky qytet gjendet në kodrinën mes rrjedhës së dy lumenjve me një shtrirje deri në Detin Jon. Në verilindje kufizohet nga lumi Vjosë i krahinës Mallakastër, e ndërsa në jugperëndim shtrihet lugina e lumit Shushicë. Rrënojat dhe gjurmët e tij në ditët e sotme i gjejmë në fshatin Ploçë të rrethit Vlorë, rreth 34 km larg nga qyteti i lashtë i Aulonës. Sipas studimeve arkeologjike të bëra në zonë, Amantia shfaq tiparet e një qytetërimi 1 mijë vjeçar. Mendohet se ky qytetet është themeluar rreth viteve 350 para Krishtit, dhe ka mundësi të jetë ndërtuar nga fisi ilir i Taulanteve, që ka dominuar ushtarakisht në rajon nga Epidamni deri ne gadishullin e Akrokerauneve ( Karaburun).
Kjo fortesë e madhe dhe e fuqishme, kishte dy porta kryesore dhe dy kulla mbrojtëse në veri dhe sigurisht që ka luajtur një rol të rëndësishëm mbrojtës që nga lugina e lumit të Vjosës, në drejtim të lindjes, duke shkuar kështu deri në Gjirin e Vlorës.
Qyteti i Amantias, ndryshe nga shumë qytete ilire të vendosura më në veri me një kulturë primitive, u zhvillua shumë shpejt ekonomikisht, nga ana kulturore si dhe duke pasur edhe një rol të rëndësishëm ushtarak dhe politik, që i jepte një rol dominant në rajon.
Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s, thuhet se Amantia nga një vendbanim i thjeshtë, kthehet në një qytet të mirëfilltë dhe në një nga qendrat më të rëndësishme skllavopronare.
Ajo ka qenë qendra e një bashkësie ekonomike, shoqërore dhe politike që njihej me termin grek Koinoni (lidhja) Amant, e cila shtrihej përgjatë luginës së Shushicës deri në Borsh në jug. Koinoni përfshinte edhe bregdetin e sotëm të Vlorës nga laguna e Nartës deri në Ujin e Ftohtë, ku përfshiheshin edhe qytetet e Aulonës (Triporti) dhe Kaninës (Throni). Të tjera qendra që bënin pjesë në këtë formacion ishin edhe Olimpia (Mavrova), Hajdëraj, Dukaj, Matohasanaj, Cerja, Borshi etj. Si shumë qytete ilire edhe Amantia kishte legjendën e saj mbi themelimin. Sipas saj, të cilën e citon Pausania, qyteti u themelua nga abantët që u larguan nga Troja, pas shkatërrimit të saj, kurse Likofroni thotë se qyteti u themelua nga abantët e Trojës të drejtuar nga Helefenori. Me të tilla legjenda për themelimin ishin mbushur edhe qytetet e tjera fqinje si Oriku dhe Bylisi.
Amantia ishte qyteti kryesor i Koinonit, qendra politike, ekonomike, shoqërore, kulturore etj. Në të kryqëzohej një rrjet i dendur rrugësh që lidhnin Apoloninë me Bylisin dhe më tej me Epirin. Të ardhurat kryesore ekonomike vinin nga blegtoria dhe tregtimi i lëndës drusore, pasi malet përreth ishin të veshur me pyje. Në vitet 260 p. K. – 168 p. K., Amantia nxori edhe monedhat e saj prej bronzi me nënshkrimin “Amantion”. Lidhjet kryesore ekonomike qyteti i kishte me Apoloninë dhe Epirin. Ndërkohë, nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet me Apoloninë, e cila shfrytëzonte minierën e serës së Selenicës, e cila gjendej në territorin amantin. Mbishkrimet e gjetura dëshmojnë një mirorganizim të strukturës shtetërore, ku ndeshen një sërë nëpunësish dhe institucionesh si: prytani, agonoteti, epimeleti, këshilli, sekretari i tij, këshilltarët etj., kurse nga strukturat ushtarake ndeshim toksarkun, komandantin e shigjetareve.
Amantia kishte një sipërfaqe prej 15 ha dhe shtrihej përgjatë një kodre, e rrethuar e gjitha me mure që arrinin gjatësinë 2200 m. Për vetë kushtet e ndërtimit në një terren të tillë, qyteti kishte formën e një trapezi gjatësor.
Pikërisht në këtë hapësirë gjendeshin ndërtesat, tempujt, stadiumi, akropoli, teatri, gjimnazi etj. Nga monumentet me të ruajtura në Amantia është pa dyshim stadiumi i cili është një nga treguesit e zhvillimit të qytetit. I zbuluar nga arkeologët, ai ka formë katërkëndëshi të stërzgjatur, me gjatësi të krahëve që shkojnë nga 40.40 m deri në 54.50 m.
Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime, të veçantë të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik. Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me mure. Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash.
Gjatë shekujve të III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim shumë të madh, por pas zaptimit të tij nga pushtuesit romak në shekullin e I p.e.s qyteti kodrinor fillon që t’i zbehet madhështia që kishte deri në atë kohë. Pas këtij shekulli fillon dhe rënia e ngadaltë e qytetërimit.
Dëshmi, gjurmët e këtij qytetërimi, sot i gjen te muret rrethues, nekropoli, stadiumi, tempulli i Afërditës, varrezat por stadiumi është me 4000 vende është pjesa e ruajtur më mirë.
Mund të vizitohet duke ndjekur intenerarin Vlorë-Qishëbardhë -Drashovicë-Kotë-Vajzë-Ploçë.
Padyshim qe ai është një nga personazhet që është bërë i njohur për publikun shqiptar fal pjesëmarrjes së tij në ‘Master Chef Albania’ ku dhe ishte pjesë e jurisë.
Po flasim për shefin më të famshëm shqiptar Renato Mekolli, i cili tashmë ka krijuar vendin e tij në showbizzin shqiptar duke qenë se merr shpesh herë pjesë nëpër spektaklet e njohura.
Renato ka zbuluar se shumë shpejt do ti rikthehet televizionit dhe këtë herë jo si pjesë e ndonjë jurie, por me spektaklin e vetë të gatimit.
Madje Renato ka dhënë një prononcim për revistën ‘Bordo’ ku ka zbuluar projektin e tij të ri që sipas tij do të jetë një reality show që do të mbaj mbërthyer përpara ekranit të gjithë shqiptarët.
Renato është shprehur se ky reality show do të këtë të bëj sigurisht me kuzhinën dhe do të jetë një program shumë ndryshe nga të gjithë ata që kemi parë deri më sot. Ndër të tjera chefi ka rrëfyer se është në bisedime me dy nga ekranet më të ndjekura në Shqipëri dhe me shumë gjasa ky program do të shfaqet në njërin prej tyre.
Edhe pse nuk zbuloi shumë për projektin e tij, me siguri nga shtatori të gjithë do gozhdohen përpara ekranit për të parë këtë spektakël që premton shumë.
Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Europian të Këngës, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurosong-ut.
Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.
Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.
Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.
Sonte është konkurimi i Shqipëris në Eurosong Contest 2018!
Ju ftoj ta shijoni dhe përkrahni performancën e Eugent Bushpepës!
Sonte në RTSH 1, ora 21.00
Shqiptarët që jetojn në Greqi, Maqedoni, Zvicër, Qipro, Kroaci, Austri, Angli, Irland, Finland të votojn këngën me nr 3, sapo të hapet televotimi në tv e vendeve ku jetojnë! Gooo…Albania