Aurora

Përgatiteni vetë këtë recetë dhe kurrë më nuk do të vuani nga dhimbjet e shpinës dhe nervi shiatik

Tani ju paraqesim një recetë dhe ju kurrë nuk do të vuani nga dhimbje e nervit shiatik!

RECETË PËR DHIMBJEN E SHPINËS E TË NERVIT SHIATIK

Përbërësit:

200 ml qumësht
4 thelpinj hudhër

Mënyra e përgatitjes:

Së pari, në një enë filloni të shtypni të gjitha thelpinjt e hudhrës , shtoni qumështin e vakët. Lëreni për disa minuta derisa të fillojë të valoj.

Merrni këtë ilaç një herë në ditë! Kjo do t’ju ndihmojë të kontrolloni dhimbjen dhe enjtjen e nervin shiatik pasi do ju ndihmoje anti-inflamatori, hudhra. Shtoni pak mjaltë në këtë ilaç për aromë dhe gjithashtu do të neutralizoni shijen e hudhrave!

Nëse e merrni rregullisht, ju kurrë nuk do të vuani nga nervi shiatik apo dhimbja e shpinës!

Këtu janë disa nga simptomat më të zakonshme të nervit shiatik:

● Dhimbje të vazhdueshme në një faqe ose në këmbë, dhimbja ndihet rrallë në të dyja anët.

● Dhimbje që përkeqësohet kur uleni.

● Dobësi, mpirje ose vështirësi në lëvizjen e këmbës.

● Dhimbje të vazhdueshme të një natyre.

● Dhimbje që ndjehet si shpim me thikë që mund ta bëjë të vështirë qëndrimin ose ecjen.

● Dhimbje që zakonisht fillon të jetë shumë e butë, e gradualisht rritet.

Rekomandime:

Kombinoje këtë recetë me një sërë ushtrimesh për të eliminuar dhimbjen nga nervi shiatik.
Vetëm 60 sekonda në ditë do të jetë e mjaftueshme! Dhe dhimbja e shpinës dhimbja e nervit shiatik do të zhduket!

Përgatiteni vetë këtë recetë dhe kurrë më nuk do të vuani nga dhimbjet e shpinës dhe nervi shiatik Read More »

Prokurorët e kërcënuar me jetë, i nisin kërkesë Arta Markut

Harta e re territoriale e vendit dhe mospërshtatja e legjislacioneve ka sjellë problemet e para, të cilat kanë prekur organin e Prokurorisë.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një raport të Prokurorisë së Sarandës, e cila shprehet se me ndarjen e re territoriale janë krijuar shumë probleme në hetimin e ngjarjeve kriminale në zonën e Himarës.

Sipas këtij raporti, kjo Prokurori ka tagër pjesorë me kompetencën territoriale mbi Bashkinë Himarë, çka pamundëson hetimet. Por nga ana tjetër, prokurorët në raportin e tyre shprehen se kanë bërë maksimumin për mos krijuar konfuzion dhe apelojnë që kjo situatë të zgjidhet.

Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore, pasi tashmë pjesë të “ish-Rrethit të Sarandës” (struktura “Rreth” praktikisht nuk ekziston më) janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë.

Më tej, në raportin e tyre prokurorët apelojnë për zgjidhje: “Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t’u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit”.

Por ky nuk është i vetmi shqetësim i këtij organi, pasi sipas raportit ekskluziv, ky organ kërkon që prokurorët të ripajisen me armë dhe për këtë duhen marrë masa, pasi kjo do shërbejë për sigurinë e prokurorëve. Ndërsa me ligjin e ri për armët, zyrtarëve publikë përfshi deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë e një pjesë tjetër të administratës civile ju hoq e drejta e armëmbajtjes.

Prokurorët e kërcënuar me jetë, i nisin kërkesë Arta Markut Read More »

Ngjela: Bombardimet në Siri “varrosën” të korruptuarit shqiptarë, këtë e dëshmoi revolucioni haxhiqamilist i Saliut dhe Bashës. Rama vërvitet si “fëndyell”

Shkruan Spartak Ngjela

Në disa biseda televizive dhe në shumë statuse këtu në FB, unë e kam deklaruar gjendjen financiare mizerabël të Rusisë. Dhe, për këtë, më janë “hedhur në grykë” me kundërshtime politike gati patologjike, politikanë të tembur nga reforma, por edhe gazetarë e analistë politikë që nuk e dinë se politika është shkollë.

Por ja që pasioni dhe frika i dëmton gjithmonë mendjet e vobegtësisë intelektuale. Por, çfarë shkaktoi ndërkombtarisht bombardimi i Sirisë?

Bombardimi amerikan i Sirisë i datës 13 prill, bashkë me shkatërrimin psikologjik të Rusisë dhe vetë Putinit; shkallmoi psikologjikisht dhe:

Beogradin, Shkupin, Athinën, por tulati thekshëm edhe korrupsionin madhor shqiptar – të gjithë bashkë – Berishën, Metën, Bashën. Kurse Edi Ramës i tha politikisht: “rri mirë ti derëzi, dhe nënshtroju fatit tënd!”.

Por ka edhe më tepër se kaq.

Nën një prizëm të politikës globale ky bombardim duket se ngre siparin për zgjidhjen me anë të forcës të krizës së Lindjes së Mesme. Ka një konfuzion sot në këtë zonë, por gjithsesi mendimi politik amerikan dhe ai perëndimore duket sikur u bashkuan në një pikë: ushtrimi i forcës.

Historia na ka treguar se maturia e tepërme për të ushtruar forcën, i jep të dobëtit armën e intrigës. Dhe kështu veproi edhe politika ruse në këtë kohë dilemash perëndimore.

Por forca e ushtruar kundrejt Sirisë dha edhe në Shqipëri rezultat pozitiv.

Që pardje, më datë 13 prill, në funksion të antikorrupsionit, historia e ecurisë së Reformës drejt Perëndimit në Shqipëri ka bërë dy hapa të mëdhenj përpara: së pari – nga bombardimi i Sirisë dhe falimentim i Rusisë në këtë rast, u tulatën në Tiranë antiamerikanët politikanë të lartë, gazetarë të lidhur me korrupsionin kryeministror shqiptar, redaksi gazetash e televizionesh, dhe të gjithë “revolucionarët haxhiqamilistë” që kërkojnë të bëjnë revolucion antiamerikan në Shqipëri.

Së dyti – u lajmërua hapja e negociatave për antarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian më 17 prill të këtij viti; dhe erdhi gjithashtu menjëherë edhe ftesa që kancelarja gjermane Merkel i ka bërë kryeministrit shqiptar që ky të vizitojë Berlinin në fund të këtij muaji.

Për të gjithë rrafshin antireformë në Shqipëri, ky ishte një mat në shahun aktual politik.

Ishte vërtet një mat, sepse një kor i madh të korruptuarish të Tiranës kishin kërkuar ndihmë në Moskë. Por çfarë ndihmë mund t’u japë Moska disa hajdutëve shqiptare që nuk i pranon më koha shqiptare sepse kanë abuzuar me paratë e një populli të varfër?

Dhe shenja e parë u dha dhe në Shkodër: revolucioni haxhiqamilist i Saliut dhe Bashës nuk e nisi dot rrugën nga qyteti i Parë i përzgjedhur prej tyre për të filluar një revolucion antiamerikan. Po pse, këta të trembur, i dinë me Moskën shkodranët?!

Një dhe, dy ditë më parë, në funksion të revolucionit haxhiqamilist, Meta dhe Berisha nxorën Llallën që të lajmëronte se Amerika dhe Bashkimi Europian kanë dashur të arrestojnë Saliun dhe Metën.

Saliu priti që, pikërisht për këtë, të ngrihej Shkodra dje; e mandej me radhë të gjithë qytetet. Por ja që Shkodra nuk e përcolli fare “fatkeqësinë” e Saliut. Dhe kjo sigurisht që tregon se shkodranët qënkan dakord me arrestimin e Saliut.

Kurse në Tiranë ka tulatje: ta vazhdojnë apo jo rrugën e revolucionit. Por komedia erdhi dhe u shkrua si një parodi që kaloi nga beteja e miellit në Parlament, te falimentimi i Rusisë në Siri. Dhe mos mendoni se nuk kanë lidhje psikologjike. Është e njëjta psikologji, se Saliu dhe Meta prisnin me ditë që Rusia të sfidonte Amerikën në Siri. Sepse është e qartë që, armët kimike, Putini i hodhi kundër njerëzve të pafajshëm në Siri. I hodhi, dhe paralajmëroi përplasje ushtarake në rrafsh global po të goditje Siria. Saliu mori zemër dhe me miell shpalli në Parlament revolucionin e tij antiamerikan. Por sigurisht që dihet se i urrituri në ëndër gjithmonë sheh kullure.

Mjeranë më të mëdhenj se të korruptuarit qeveritarë të Shqipërisë së sotme, nuk besoj se ka parë Europa që pas Luftës së Dytë Botërore; sepse, as eksponentët e lartë të qeverive komuniste nuk janë katandisur në gjendjen që shohim sot në Tiranë Saliun dhe taborin e tij; por, edhe vetë Edi Ramën, që vërtitet si fëndyell sa nga Saliu te Amerika.

Komedi e madhe është kjo, por, nisur nga shtypi, më rëndë e paskan përjetuar thyerjen e Moskës në Siri ata analistët politikë që e nisin analizën nga shtëpia e tyre, vijojnë në lagjen e tyre, dhe në fund përfundojnë te gazeta, televizioni apo te portali që drejtojnë.

Gjendje më qesharakë se kjo nuk ka përjetuar ndonjëherë klasa politike shqiptare. Por shqiptarët ama, janë drejt shpëtimit të tyre historik.

lll.

Si do të vijojnë punët këndej e mbrapa?

Sigurisht që “trompave të Saliut do t’iu vendoset sordina”, kurse Rama kokëulur do të pranojë të nënshkruajë marrëveshjen me Bashkimin Europian, do të dëgjojë Merkelin pa e pasur mendjen fare të fjalët e saj, dhe do të vijë në Tiranë që të presë fatin e tij sipas shprehjes së Dante Aligerit: “merre jetën ashtu si të të vijë!”

Sigurisht as Rama nuk ka më të ardhme politike; sepse nga mediokriteti pasionant mendoi që pushteti i tij do të zgjasë sa jeta politike e Saliut. Por brenda kësaj devize, është kapur në korrupsion. Reforma do t’i kapë të gjithë bashkë.

Kam përshtypjen se, nisur nga nga pozitat e forcës, këtë do t’i thotë Ramës edhe kancelarja gjermanë në fund të muajit. Pse, a nuk ishte Merkeli që tha kohët e fundit se “shqiptarët e zgjuar po drejtohen nga budallenj”. Dhe, ju mendoni se ajo ka frikë që t’ia thotë Ramës në sy këtë, kur e di që ky frenoi një vit Reformën në Shqipëri?

Ngjela: Bombardimet në Siri “varrosën” të korruptuarit shqiptarë, këtë e dëshmoi revolucioni haxhiqamilist i Saliut dhe Bashës. Rama vërvitet si “fëndyell” Read More »

Vlonjatët kapin ‘Ujkun e Detit’, një peshk të rrezikshëm në 300 metra thellësi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku peshkatarët kanë kapur një peshk të rrallë. Një peshkatriçe 1 metër e gjatë është kapur mesditën e sotme në n 300 metra thellësi.

Sipas peshkatarëve që kanë kontaktuar me redaksinë e “JOQ.al”, madhësia e gojës së gjallesës ishte më e madhe se një top basketbolli. Peshkatriçja njihet ndryshe si ujku i detit dhe është një peshk mjaft i rrezikshëm. Sipas tyre ajo shitet gjithashtu shumë shtrenjtë!

Peshkatarët shprehen se:

Përshëndetje “JOQ.al”.  Sot  në Vlorë në 300 metra thellësi  u kap një peshkatriçe 1 metër e gjatë. Dhëmbët i ka të fortë si gozhda dhe jan shume të rralla për t’u kapur. Kafshimin e ka jashtëzakonisht të fortë dhe ka një antenë sipër të koka, e cila është  helmuese dhe vdekjeprurëse.”

Vlonjatët kapin ‘Ujkun e Detit’, një peshk të rrezikshëm në 300 metra thellësi Read More »

Plas sherri mes të burgosurve në Itali, shqiptarët përleshen për vdekje

Pesë të dënuar mbetën të plagosur nga një përleshje në burg mes shqiptarëve dhe italianëve në Avellino.  Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, por ende nuk dihet nëse është shqiptar apo italian.

Ndërhyrja e gardianëve shmangu një përleshje më të madhe që mund të kishte bilanc më të madh të plagosurish. Ndërkohë që ka nisur një hetim nga autoritetet italiane për ngjarjen.

Plas sherri mes të burgosurve në Itali, shqiptarët përleshen për vdekje Read More »

Ajo u shit nga mamaja e saj tek një bandë droge, ja çfarë mizorie i bënë ato vajzës (Foto)

Vajza, e njohur vetëm si Anabelle, jetonte si një skllave me të gjitha paratë që ajo merrte nga tregtarët e drogës që e mbanin rob.

Një vajzë pesëvjeçare e detyruar të lypë në rrugë nga trafikantët që e rrihnin atë në mënyrë të vazhdueshme që ajo të bënte më shumë para u shpëtua nga një i huaj i sjellshëm.

Vajza tmerruar, i cili gjithashtu vuan nga një gjendje e rrallë gjenetike, jetoi si skllave.

Ajo u shit në një bandë nga nëna e saj, e cila nuk mund të përballonte kujdesin për të.

Ata shfrytëzuan pamjen e Anabelle pasi sindroma Crouzon e la atë me sy të fryrë.

Por tani ajo është marrë nga një organizatë që shpëton djemtë dhe vajzat e kapura në shfrytëzimin e fëmijëve.

Historia e saj preku zemrën e Gonzalo Erize, një argjentinas që punonte për Fondacionin Kalipay Negrense.

Ai u bë mik i Anabelle dhe qëndroi pranë anës së saj ndërsa ajo kishte një operacion për të lehtësuar efektet e Sindromës Crouzon.

Gonzalo tha: “Njerëzit përgjegjës për kujdesin e saj më thanë se ajo u zgjua gjatë natës, duke bërtitur nga ankthet e së kaluarës.

“Por unë isha aty gati t’i jepja Anabellës mundësinë për një jetë më të mirë, ku mund të luante pa dhimbje dhe të jetonte denjësisht”.

Anabelle lindi në varfëri në qytetin e Bacolodit – ironikisht, i quajtur “Qyteti i buzëqeshjeve” – në bregun veriperëndimor të Negros Island në Filipine.

Nëna e saj nuk mund të kujdesej për Anabellën dhe gjashtë vëllezërit e motrat e saj kështu që ajo shiti vajzën e vogël në një bandë droge.

Gjendja, e quajtur edhe dysostosis kraniofaciale kongjenitale karakterizohet nga keqformime të kafkës që kufizojnë zhvillimin e fytyrës dhe trurit.

Anabelle nuk ishte në gjendje t’i mbyllte sytë për të fjetur, gjë që e linte vazhdimisht të lodhur.

Në rrugë ajo shoqërohej nga një grua që pretendonte të ishte nëna e saj…

 

Ajo u shit nga mamaja e saj tek një bandë droge, ja çfarë mizorie i bënë ato vajzës (Foto) Read More »

“Mbeti shtatzënë 39 vjeçe dhe nuk e kuptoi derisa foshnja erdhi në jetë”

Një grua 39-vjeçare që kishte simptoma shtatzanie në fillimet e menopauzës kuptoi se ishte në pritje të një fëmije kur shkoi për të punuar në shtëpinë e nënës.

Annie Evans, një kuzhiniere nga Tolladini kishte humbur shpresat për tu bërë nënë pasi kishte përdorur për vite me rradhë masat parandaluese kontraceptiv.

Por duket se nuk ka funksionuar sic duhet me të. Ajo kuptoi se ishte shtatzënë kur u zgjua me dhimbje të forta në stomak, gjë që tregonin se ishte në prag të lindjes.

E tronditur ka telefonuar ambulancën, ndërkohë që po përpiqej për të lindur fëmijën. Me ndërhyrjen e tyre erdhi në jetë Lionel, që peshon 2.77kg.

Gjatë një interviste ajo tha: “Nuk e mendoja kurrë që kisha mundësi për tu bërë me fëmijë. Edhe pse nuk e besoj cfarë ndodhi, nuk do ta ndërroja me gjithë botën. pasi kam përdorur kontraceptivë për 10 vite, doktorët më kanë thënë se nuk kisha shpresa për tu bërë nënë dhe nuk e gjeta kurrë dashurinë e jetës. Thjesht i kisha thënë vetes se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë.”

Kur Annie mbeti shtatzënë, përmasat e trupit të saj thuajse nuk ndryshuan aspak, prandaj nuk e vuri re që ishte në pritje të një fëmije. Tani po shijon jetën si nënë, për të cilën Lionel është gjithcka.

“Mbeti shtatzënë 39 vjeçe dhe nuk e kuptoi derisa foshnja erdhi në jetë” Read More »

Kaloi 36 vite duke gërmuar një kanal në mal: Projekti i këtij njeriu emocionoi botën…

Kinezët i adhurojnë proverbat dhe mënyrat e të shprehurit kur duan të thonë diçka, por kësaj here nuk bëhet fjalë për një proverbë por për një nga ato vepra të cilat frymëzojnë edhe vetë proverbat.

Me këtë po kërkojmë të themi se ajo çfarë ka bërë ky burrë duke i ngarkuar një mision të pamundur vetes të cilin e ka realizuar falë forcës së besimit te vetja dhe vullnetit të hekurt për t’i shkuar deri në fund arritjes së objektivit.

Huang Dafa është kryeplaku i fshatit Cao Wang Ba, një qendër me një popullsi të vogël prej 300.000 banorësh në provincën e Guizhou.
Pozicioni gjeografik aspak i favorshëm e ka vështirësuar sistematikisht jetën e banorëve të provincës sidomos gjatë periudhave të thatësirës, të paktën deri në vitin 1995. Një vit, kur mungesa e ujit u bë kërcënim për prodhimin e orizit nga i cili varej mbijetesa e tyre u bë serioze dhe e nevojshme të mendonin për një zgjidhje serioze.

Kështu, në vitin 1959, zoti Huang vendosi të fillonte hapjen e një kanali që shtrihej faqes së malit e që bënte të mundur prurjen e ujit nga një tjetër lokalitet.

Kanali do të ishte aq i gjatë saqë do t’i duhet të përqafonte as më pak e as më shumë por tre male gjatësi që të përcillte ujin nga fshati Ye Biao në Cao Wang Ba.
Kur Huang e prezantoi projektin e tij, të gjithë i thanë se ishte një projekt i pa-realizueshëm. Megjithat Huang, që asokohe ishte vetëm 23 vjeç, ia doli që t’i bindte disa shokë dhe ia nisi punimeve, duke marrë përsipër rreziqe e përgjegjësi të mëdha. Ishte ai i pari që do të lidhte litarin në trungun e një pemë për të kapërcyer ngë një vend në tjetrin nga 300 metra lartësi. “Nëse nuk do ta bëja unë, askush s’do ta kishte gjetur guximin të më ndiqte”.

Shumë punë e studim.

Pas dhjetë vitesh pune të rëndë duke çarë malin me mjete të improvizuara e duke arritur të hapnin vetëm 100 metra kanal, u bë e qartë se përveç këmbënguljes dhe vullnetit të pambarimtë, njohuritë e tyre mbi teknikat e ujitjes ishin zero. Ndaj, Huang vendosi t’i ndërpriste punimet për të shkuar në Fengxiangzhen, qyetet në të cilin do të studionte.

Një plan i ri.

Nëë fillim të viteve ’90-të, Huang u kthye në fshatin e tij të lindjes dhe rifilloi punimet duke drejtuar një ekip punëtorësh. Në 1995 u përfundua projekti i cili konsistonte në një kanal me gjatësi prej 7.200 metrash dhe me një degëzim shtesë 2.200 metra i gjatë.

Kanali Dafa, që mori emrin e tij, furnizon me ujë jo vetëm fshatin e tij Cao Wang Ba, por edhe tre fshatra të tjerë kufitarë me të. Në total, numri i personave që përfitojnë duke mirëmbajtur këtë kanal është 1.200, prodhimi vjetor i orizit ka arritur nga 25 mijë kilogramë në plot 400 mijë kilogramë në vit. Pas mbarimit të kanalit vaditës, Huang Dafa ka koordinuar gjithashtu punimet që i kanë mundësuar fshatit gjithë rrjetin energjitik dhe një rrugë të re.

Edhe pse sot e kësaj dite Huang është mbi të 80-at, ky njeri i jashtëzakonshëm nuk ndalet, ai herë pas herë ngjitet lart në mal dhe sigurohet që kanali i tij por mirëmbahet dhe funksionon më së miri

Kaloi 36 vite duke gërmuar një kanal në mal: Projekti i këtij njeriu emocionoi botën… Read More »