“Gjiri i Vlorës në jug të Shqipërisë, vetëm disa kilometra nga Greqia, aty arkeologët kanë lënë që të takohen. Atje ku gurët që rrihen nga dielli ruajnë me xhelozi sekretin e tyre të varrosur”, përshkruhet ndër të tjera në dokumentarin e realizuar nga Radio Televizioni Zvicerian për zonën arkeologjike të Orikumit.
Dokumentari pasqyron udhëtimin e arkeologëve të Universitetit të Gjenevës në Shqipëri por edhe misionin e tyre të veçantë në bashkëpunim me homologë të tyre nga Tirana.
E ftuar për të komentuar këtë reportazh në Radio Televizionin Zvicerian, për udhëtimin e arkeologëve, të cilët janë angazhuar të bëjnë gurët të flasin, ato të zonës së Orikumit, në jug të Shqipërisë dhe përpiqen gjithashtu të zbulojnë enigmën e historisë së rrënjëve tona, ishte Albana Krasniqi drejtoreshë e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë.
E pyetur se cili është qëllimi i institucionit që drejton prej 10 vitesh, Krasniqi shprehet se “qëllimi kryesor është integrimi i popullsive të huaja që vijnë në Zvicër, në fillim ishte për popullsitë ballkanike që vinin nga Ballkani në periudhën e luftës”.
“Por, aktualisht, pas gati 20 vitesh eksperiencë, kemi vënë në dispozicion të personave me leje qëndrimi dhe të migrantëve të tjerë, eksperiencën dhe ekspertizën tonë dhe aktualisht kemi më shumë se 45 kombësi të ndryshme që frekuentojnë kurset dhe mësimet tona”, thekson Albana Krasniqi.
Më tej reportazhi prej mëse 1 orë, pasqyron gjurmët e udhëtimit të arkeologëve nga Gjeneva në Jug të Shqipërisë.
“Guri është jeta, mbi të gjitha për arkeologët sepse ne i bëjmë gurët të flasin dhe qëllimi i arkeologjisë është që të transmetojë njohurinë tek njerëzit, pra arkeologjia nuk është një punë në izolim. Është e vërtetë që na jep kënaqësi, përpiqemi të kuptojmë atë që zbulojmë. Por më e rëndësishmja në jetën e një arkeologu, ose të paktën në jetën time është që të ndajë njohuritë, zbulimet me publikun”, shprehen ata.
“Zona arkeologjike e Orikumit është pjesë e një bashkësie gjërash. Laguna, malet dhe më pas të gjitha së bashku deri këtu tek Kisha e Marmiroit, që është një kishë e vogël bizantine e rrethuar nga një gjelbërim i jashtëzakonshëm, insekte, zogj, ka një paqe… personalisht e pëlqej shumë këtë vend. Ideja për të kombinuar historinë dhe mjedisin ka lindur mjaftueshëm shpejt dhe mjafton të shëtisësh këtu për ta kuptuar përse. Kjo godinë është ndërtuar me material të marra nga qyteti i vjetër i Orikumit. Qoftë metalet, gurët e ndërtimit, kërkohet ajo që jep territori dhe atje gurë të prerë ka shumë. Ekziston gjithashtu kërcënimi që të vijnë buldozerët dhe betoni që mund të shkatërrojnë këtë parajsë të dytë”, shprehen përshkruhet në dokumentar.
Duke treguar për gërmimet e tyre, ata shprehen se “në fillim punuam mbi një teatër, pastaj në një burim, ndërsa tani flasim për fortifikime byzantine. Në fakt, Orikumi është një zonë shumë e pasur. Është një vend i vogël por me një trashëgimi shumë të pasur, jo vetëm materiale, por edhe jomateriale. Kemi ilirët, grekët, romakët, bizantinët, osmanët, venecianët e gjithë kjo duhet të shihet si një pasur dhe duhet të drejtohemi në të ardhmen me gjithë trashëgiminë tonë të së kaluarës.”
Një tjetër arkeologe rrëfen në këtë reportazh edhe për vizitën e tyre në fshatin Dukat të Vlorës.
“ Po shkojmë të shohim fshatin e Dukatit. Në fakt kjo është për mua edhe një mundësi që të shikoj fshatin e origjinës së punëtorëve. Janë 4-5 që vijnë çdo ditë të bëjnë këtë rrugë mes maleve për të ardhur të gërmojnë me në në zonën e Orikumit. Jam arkeologe, kam përfunduar masterin tim për arkeologji në Universitetin e Gjenevës. Vij nga Friburgu, por jam me origjinë shqiptare nga Maqedonia”, tregon ajo.
Orikumi është një zonë shumë e veçantë, me detin në njërën anë dhe lagunën në tjetër, me kafshët, zogjtë, peshqit që ajo ruan. Ndodhet një bazë ushtarake shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sot një bazë e NATO-s. Pra është një zonë që përfaqëson shumë gjëra./ATA
Në ish – shërbimin sekret të Republikës Demokratike Gjermane, “Stas”, janë gjetur disa dokumente konfidenciale që tregojnë se Angela Merkel është vajza e diktatorit gjerman, Adolf Hitlerit.
Në vitin 1954, lindi një fëmijë, një vajzë e vogël, të cilën Stasi e identifikon si Angela Merkel, kancelarja e sotme e Gjermanisë.
Data e lindjes zyrtare e saj është 17 korrik 1954, megjithatë, sipas dokumenteve të kësaj policie sekrete aktualisht në arkivat sovjetike të KGB-së, ditëlindja e saj e vërtetë është 20 prill 1954.
Nëse iu besohet pretendimeve të këtij shërbimi sekret, vajza e Adolf Hitlerit lindi pikërisht në ditëlindjen e tij.
Sipas dosjes së Stasit gjerman, vajza e Hitlerit po mban tani zyrën e njëjtë si babai i saj – atë të kancelares së Gjermanisë.
Dita e lindjes së Angela Merkelit, siç është detajuar në dosjen e Stasit, u bazua në hulumtimin e mjekut gjerman Karl Klauberg. Klauberg u klasifikua si një nga mjekët më të keq nazist i njohur si “Engjëlli i vdekjes” dhe u dënua nga gjykatat sovjetike si ‘kriminel lufte’.
Sipas njoftimeve, doktor Klauberg u lirua nga sovjetikët pasi shërbeu vetëm shtatë vjet dënimin e tij në këmbim të kthimit të dosjeve të fshehura të KGB-së për eksperimentet e tij të mbarësimit artificial në mesin e nazistëve.
Sipas pretendimeve mjekut nazist iu dha drita e gjelbër që të fillonte me ringjalljen e gjenit të Adolf Hitlerit! Kur Klauberg po kthehej në perëndim të Gjermanisë, u arrestua menjëherë dhe u vra dy vjet më vonë, ndërsa gjykimi i tij ishte ende në proces.
Identitet i rremë
Menjëherë pas lindjes së vajzës së Hilterit, një marrëveshje midis sovjetikëve, amerikanëve dhe Vatikanit u arrit. Foshnja e Hitlerit u vendos nën kontrollin e Kishës Katolike nëpërmjet lidhjeve të saj me Kishën Luterane të RDGJ-së, e cila mori kujdestarinë e fëmijës. Asaj iu dha një datë e rreme e lindjes, më 17 korrik dhe emri Angela Dorothea Kasner, vajza e Horst Kasnerit, një pastor luteran dhe gruaja e tij, Herlind – një mësuese angleze dhe latine. Në Templin, në Gjermaninë Lindore, Merkel u rrit rreth 50 kilometra në veri të Berlinit, kryeqyteti i Republikës Demokratike Gjermane Socialiste (RDGJ).
Tema qendrore e “marrëveshjes” e Fuqive Aleate Perëndimore, Vatikanit dhe Sovjetikëve ishte se vajza e Hitlerit do të ngrihej në pushtet ndërkombëtar … por mbizotërimi i saj në pushtet nuk do të vinte derisa “Vatikani do të sillte në pushtet edhe një Papa gjerman “. Pas vdekjes së Papës Gjon Palit II, u emërua ish-nazisti gjerman Jozef Ratzinger. Ai mori emrin e Papa Benediktit XVI më 20 prill 2005. A është rastësi që kjo datë ishte pikërisht përvjetori i ditëlindjes së Adolf Hitlerit?
Në vitin 1977, Angela Dorothea Kasner u bë Angela Merkel me martesën e saj me fizikantin Ulrich Merkel, por martesa përfundoi me divorc në vitin 1982. Ajo u zgjodh kancelare e Gjermanisë pak pasi Papa Ratzinger mori lidershipin e Kishës Romake në ditëlindjen e Hitlerit.
Merkel nuk hyri në politikë deri në moshën 35 vjeçare pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1990. Ajo gjithmonë ka qenë e gatshme të diskutojë mbi të kaluarën dhe jetën private. Biografia e saj nuk ndalon të sugjerojë se babai i saj ka punuar për Stas-in, policinë sekrete të Gjermanisë Lindore. Por sugjeron se qëndrimi i tij pro-regjimit ndihmoi karrierën e Angelas, duke ia mundësuar asaj të studionte në një shkollë elitare dhe të shkonte në universitet, në një kohë kur fëmijët e klerit nuk pranoheshin.
Fakti i pamohueshëm është se Angela Merkel erdhi nga errësira në fuqi triumfale si Kancelare gjermane.
Në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung në korrik 2005, Kancelarja Angela Merkel pranoi një obsesion të pazakontë me veprat e kompozitorit Richard Wagner, i cili ishte një satanist. Wagner shkroi veprën famëkeqe të quajtur “Parsifal”, e cila ishte gjithashtu e preferuara e Adolf Hitlerit. Hitleri deklaroi se muzika e Wagnerit ia zinte mendjen. Ashtu si Adolf Hitler, Angela Merkel është thellësisht e hipnotizuar me “Ride of the Valkyries” të Wagnerit. Me përjashtim të mustaqeve të vogla, Merkel ka ngjashmëri të habitshme me Adolf Hitlerin./Zoneelire
Fshati i Vunoit, i vendosur në një nga pjerrësitë e vargmalit të Çikës, në një truall të ashpër shkëmbor me shtrirje në formë harku, të mahnit me arkitekturën dhe pamjen piktoreske që ofron.
Ky fshat me bukuri të rrallë, nga pikëpamja urbanistike karakterizohet për kompaktësinë e ndërtimeve, harmonizimin e përsosur me truallin dhe vendosjen e shkallëzuar të banesave, të cilat shfaqen qartë, pa mbuluar njëra-tjetrën, duke krijuar një ansambël piktoresk.
Një projekt i qeverisë shqiptare për rijetëzimin e fshatrave historikë ka përfshirë edhe Vunoin.
Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha për ATSH-në se “në këtë fshat po vijojnë punimet për rregullimin e çative, fasadave, dritareve rrugëve të brendshme, kanalizimeve, ndriçimit, etj”.
Sipas tij, kjo është një punë e madhe që po bëhet për kthimin e fshatrave historikë.
“Ky investim i qeverisë shqiptare që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, së bashku me projektin për kthimin si fshat historik të Dhërmiut, si dhe shëtitoren e Dhërmiut dhe Jalit, kap shifrën e rreth 7-8 milionë euro”, theksoi Goro.
Goro tha se ky projekt do të përfundojë në fund të vitit 2018.
Qendra Historike e Fshatit Vuno është shpallur Qendër Historike me vendim të Këshillit të Ministrave më 20 janar 2016. Elementi më i spikatur i Qendrës Historike të Vunoit është pikërisht arkitektura e tij.
Arkitektura dhe pamja piktoreske e Vunoit i bëri mjaft përshtypje edhe shkrimtarit të njohur anglez Edward Lear, i cili nga vizita e tij në vitin 1848 shprehet: U habita nga madhësia, karakteri, rregulli dhe pastërtia e shtëpive në Vuno, të cilat ngjanin me ”Palazzi” të qyteteve italiane.
Ndërtimet shumë afër njëri-tjetrit, kanë krijuar një rrjetë të dendur rrugore. Kjo ka bërë që në mjaft raste të ngrihen banesa edhe mbi rrugë duke siguruar kalimin nëpërmjet qemerëve cilindrike.
Për të lehtësuar kalimin në kthesat e forta, qoshet e ndërtimeve zbuten me thyerjen karakteristike. Tipologjia e banesave është mjaft e larmishme, duke nisur me ato më të thjeshtat me kat e gjysmëkat, banesat e fortifikuara e deri tek komplekset ndërtimore. Elementët arkitektonikë të harqeve, qemerëve e qosheve të punuara janë përdorur mjaft dendur, duke u dhënë ndërtimeve pamje monumentale.
Emri i këtij fshati shfaqet për herë të parë në defterin përmbledhës të regjistrimit osman, në vitin 1431-1432, si pjesë e Himarës, ku figuron si një fshat i vogël me 22 shtëpi. Ndërsa dy shekuj më vonë në vitin 1693 ai shfaqet si një ndër fshatrat më të mëdhenj të zonës së Bregut të Detit. Banorët e këtij fshati kanë qenë shumë aktiv në rezistencën antiosmane të krahinës së Himarës.
Emri i Vunoit apo banorëve të tij shfaqet pothuajse në të gjitha letrat që zona u dërgonte kancelerive perëndimore për të lidhur aleancë kundër pushtuesve osman, duke nisur me letrën dërguar Papa Gregorit XIII në vitin 1577, e deri tek ajo drejtuar careshës ruse Elisabetës, në vitin 1759.
Duke qenë një nga qendrat më të zhvilluara të zonës së Bregut, me kontakte të vazhdueshme me botën perëndimore, banorët e këtij fshati ishin mjaft të emancipuar. Për këtë arsye ata ishin ndër të parët që u përfshinë në lëvizjen kombëtare, kontribuan në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, morën pjesë në Luftën e Vlorës dhe ishin pjesë e lëvizjes antifashiste në Luftën e Dytë Botërore.
Shumë nga personalitetet e spikatur në fushën e artit dhe kulturës, si dramaturgu Spiro Çomorra, shkrimtari i letërsisë për fëmijë Odhise Grillo, regjisori Dhimitër Anagnosti e aktori Robert Ndrenika e shumë të tjerë, janë me origjinë nga ky fshat./ATSH
Emrin e San Giovanni Rotondo-s e të mrekullive, që bënte e bën në këtë vend të bekuar një frat me varret e gozhdave të Krishtit në duar, shqiptarët nisën ta dëgjojnë vetëm pasi u shemb tirania. E në vendin e tiranëve, u rikthyen shenjtorët.
E madje nisën të dëgjohen edhe emra të rinj, si ai i Atë Piut të Pietrelçinës, e ndokush nisi edhe të mjekohej në njërën nga mrekullitë më të mëdha të këtij frati këmbëzbathur. Në spitalin tashmë të njohur botërisht të lehtësimit të dhimbjes.
Por askujt nuk i shkoi as nëpër mend se San Giovanni Rotondi ishte pronë e shqiptarëve… Në kohë të largëta, kuptohet, kohë heroike, që pak kanë të bëjnë me kohët tona… Duhet të rikthehemi 550 vjet pas, për të kuptuar si e qysh San Giovanni Rotondo kaloi në duar shqiptare. Duhet të arrijmë në Mbretërinë e Napolit, në verën e vitit 1461, kur Skënderbeu u nis, në krye të ekspeditës shqiptare, për të ndihmuar të birin e mikut të tij, Alfonsit të Napolit, në një çast tejet të vështirë, kur po humbiste fronin. Gjergji, sapo arriti, u vërsul vrullshëm mbi kundërshtarët e princit napoletan dhe bëri kërdi mbi ta.
Shpejtësia e rrufeshme e manovrimit dhe dora e sigurt në drejtimin e sulmeve, bëri që të fitonte admirimin dhe mahnitjen e të gjithë atyre, që qenë të pranishëm në betejë.
“Emri dhe lajmi i ardhjes së Skënderbeut – shkruan një historian i asaj kohe – jo vetëm që i shkatërroi të gjitha planet e armiqve, por e mbushi Italinë me famën dhe ngadhënjimin e tij”. Atëherë bota e asaj kohe e njohu konkretisht! E më mirë nga të gjithë, Ferdinandi i Napolit, që e quajti atë dhe i dhuroi, si pronë të përhershme, Tranin dhe San Giovanni Rotondon, në Italinë e Jugut.
Sot, kur pronat në Shqipëri janë mollë sherri, ndokush mund të pyesë, jo fare pa interes:
“U mor vesht si e fituam, po për ta humbur, si e humbëm?”. E humbëm njëherësh me trojet tona, kur u pushtuan. E humbëm dhe e harruam. Po në kujtesën e historisë, që nuk harron kurrë, mbeti pronë e ca viseve, të cilat nuk kishin më prona.
E atëherë mbi gjurmët e potkonjve të kalit të Skënderbeut, shkeli këmba e zbathur e një frati të thjeshtë. Pikërisht mbi ato troje që, sipas historisë, vijonin të ishin pronë e shqiptarëve. E çuditshme, kjo puna e pronës, me një mori kuptimesh – nga kuptimi material, tek ai shpirtëror – më i rëndësishmi. San Giovanni Rotondo mbetet pra, përsëri, pronë shpirtërore e shqiptarëve, të cilën nuk mund t’ua rrëmbejë asnjë sulltan….
Kush dëshiron ta vërtetojë këtë pronësi, mund të shfletojë ndonjë nga “Historitë e Skënderbeut”. E do ta gjejë patjetër.
Bima e çudirave për shëndetin, të gjithë e kanë në shtëpi, por pak ia dinë vlerat.
Gjethja mrekullibërëse përmban 200 përbërës të dobishëm, përfshirë 20 minerale, 18 amino acide dhe 12 vitamina.
Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’ Ajo është përdorur gjërësisht në një pafundësi produktesh, por kjo bimë bën me të vërtetë mrekullira për shëndetin e organizmit.
Aloe Vera ul inflamacionin në kocka dhe përshpejton shërimin nga sinoziti. Ajo bën mrekullira edhe kundër rrjedhjeve të hundëve. Lajmi i mirë është që Aloe Verën e gjejmë kudo, madje mund ta rrisim vetë në shtëpi dhe falë saj të përgatisim kura nga më të ndryshmet.
Aloe Vera përdoret shumë kundër sinozitit
Mund të krijoni një locion spërkatës me ujë deti ose ujë me kripë dhe Aloe Vera.
Kombinoni 500 ml me ujë me kripë dhe 50 ml me lëng të Aloe Verës, pothuajse sa një filxhan kafeje. Hidheni lëngun në një shishe ekzistuese për spray në hundë dhe përdoreni sipas nevojës disa herë në ditë. Do të merrni qetësim dhe shenjat e sinozitit do të fashiten brenda pak kohe.
Aloe Vera për rregullimin e frymëmarrjes
Prisni në gjysmë një gjethe të Aloe Verës. Shtrydheni me gishta lëngun xhelatinoz dhe hidheni në një shishe të vogël qelqi me ngjyrë të errët. Ruajeni për përdorim të mëvonshëm.
Hidhni nga dy pika në secilën vrimë të hundës përpara se të bini në gjumë. Do të ndjeni menjëherë zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe do të shijoni një gjumë të qetë. Mënyra e dytë është të hidhni disa copa të gjethes së Aloe Verës dhe disa gjethe eukalipti në një enë me ujë. Lëreni ujin të valojë dhe më pas hiqeni nga zjarri.
Mbulojeni kokën me një peshqir dhe thithni avullin që lëshon lëngu me gjethet fantastike. Kjo është një kurë e mrekullueshme kundër rinitit. Kjo është rrufa e vazhdueshme që vjen si pasojë e ftohjeve dhe flukseve të korrenteve të ajrit edhe gjatë vjeshtës.
Ju mund të përdorni edhe gjethen e Aloe Verës duke e vendosur atë në ballë për disa minuta. Xhelin mund ta përdorni në kompresa kundër dhimbjes së kokës, bllokimeve të frymëmarrjes dhe për qetësim.
Aloe Vera si zgjidhje natyrale
Një studim i vitit 2011 nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, nxorri në pah përfitimet që vinin nga përzierja e 5 vajrave natyralë me antioksidantë siç janë aloe vera, arrë kokosi, portokall, nenexhik dhe vitamina E.
Studiuesit arritën në konkluzione të rëndësishme. Këto vajra mundeshin të ulnin me sukses inflamacionin dhe stresin oksidues që shkaktojnë probleme në mukozën e hundës dhe në rrugët e frymë marrjes.
Si detar që e njihte mirë gjithë Adriatikun dhe brigjet e tij lindore, të Dalmacisë, Malit të Zi dhe ato të Shqipërisë, Nazario Sauro ka pasur kontakte shumë të hershme me shqiptarë, si në det ashtu edhe në tokë. Atij i ka rënë, për punët e veta, të vijë në Durrës, Shëngjin, Ulqin, madje edhe në Shkodër, ku kishte shumë miq e shokë.
Atij “iu puq” dhe ishte i ndjeshëm ndaj shqiptarëve për shumë arsye: e para, pasi, si vendi i tij, Istria, që i ishte aneksuar nga Austo-Hungaria ashtu edhe Shqipëria vuante nga sundimi dhe shtypja shumëshekullore turke, pra kishin të njëjtin fat historik; e dyta, ai ishte një irredentist rebel që luftonte me mënyrat e tij për bashkimin e trojeve të vendit të vetë me Italinë, së cilës i përkiste, një natyrë si të vetën, ai e gjente edhe te shqiptarët, të cilët luftonin njëlloj si ai, me komandë ndërgjegjen; arsyea e tretë, ishte se deti me vështirësitë, aventurat dhe hallet e tij të bën mik edhe me armikun, jo me atë që ta do zemra, ekuipazhet e tij dhe ato të anijeve shqiptare e njihnin njeri – tjetrin me emra; dhe e arsyeja e katërt pse atij “i hahej buka me shqiptarët”, ishte se Istra, Triestia, Venetiku etj. kishin shumë shqiptarë, ilirianë të vjetër, por edhe shqiptarë të rinj që vinin aty për tregti apo i përdornin këto zona si stacion për të shkuar më tej nëpër Evropë.
Kjo dashuri dhe ky respekt për shqiptarët nuk ishte patetik, por konkret dhe i sinqertë, i mbrujtur në vite dhe në vështirësi të anasjellta. Është kjo arsyeja që ai i vuri vajzës emrin Albania, fakt që e përmend edhe në letrën e fundit që iu dërgon fëmijëve para se ta ekzekutonin; ndërsa djalit ia vuri emrin Italo, po për të njëjtën arsye, në nder të vendit të tij.
Në Enciklopedinë Italiane, në historikun e Marinës Luftrake të Italisë dhe në shumë shkrime që janë bërë për të, flitet shumë për lidhjet e Nazario Sauro me shqiptarët. Dhe jo vetëm për njohjet miqësitë dhe lidhjet me udhëheqësit shqiptarë të kryengritjeve antiosmane të viteve 1908-1913, si Dedë Gjo Luli, Isa Boletini, Idris Seferi, Bajram Curri e shumë të tjerë, por për veprimet konkrete duke i furnizuar këta kryengritës me armë. Në kushtet e sundimit austriak, aktiviteti i tij ishte klandestin dhe dërgesat e sasive të armëve dhe municioneve kryhej në mënyrë të paligjshme nëpërmjet anijeve tregtare.
Krahas armëve, Sauro kujdesej për refugjatët shqiptarë që ishin dyndur në atë kohë në Trieste për pozicionin e saj të veçantë gjeografik dhe politik. Triestia u bë vendtakimi i të gjitha agjitatorët dhe pretendentëve për fronin e Shqipërisë. Në këtë kohë ai ngre edhe një zyrë këshillimore për shqiptarët, në ndihmë të refugjatëve, tregtarëve, detarëve dhe njerëzve në nevojë.
Nuk duhet harruar që e gjitha kjo veprimtari bëhej në mënyrë vullnetare, duke u shfrytëzuar emri dhe autoriteti i tij absolut në ato anë.
Megjithëse e madhe, veprimtaria e Nazario Sauros me shqiptarët, për shkak se ishte klandestine dhe vullnetare, është pak e dokumentuar dhe pak e panjohur.
Është detyrë e historianëve shqiptarë të gërmojnë dhe të grumbullojnë të dhëna për veprimtarinë e tij, sidomos për furnizimin me armë të Kryengritjeve të Veriut në prag të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Sidoqoftë, ai kërkon vëmendje edhe nga strukturat shtetërore të linjës për t’u vlerësuar, për t’u përmendur, duke i vënë emrin një porti, një anijeje, një rruge a një institucioni, sidomos në Veri të Shqipërisë, ku ai ka patur më shumë aktivitet.
Një shembull se si nderohen heronjtë
Sauro është ndër heronjtë më të rëndësishëm dhe më të njohur të Italisë, por edhe një shembull se si një vend nderon dhe respekton luftëtarët dhe patriotët e vetë. Në këtë shkrim ne mësuam se ç’bëri Sauro për Italinë, por më poshtë do të mësojmë se ç’bëri Italia për të.
Ai u shpall hero me dekret të Mbretit Vittorio Emanuele III që mban datën 20 janar 1919. Titulli iu dorëzua nënës së Sauros, në Pula, gjatë zhvarrosjes së kufomës dhe rivarrosjes në varrezat detare më 26 janar 1919.
Më 9 qershor 1935 në prani të mbretit Vittorio Emanuele III u përurua në Koper, në vendlindjen e tij, një monument madhështor, i realizuar nga skulptori Attilio Selva dhe arkitekti Enrico Del Debbio. Për fat të keq ky monument më 22 maj 1944 u prish nga nga komanda ushtarake gjermane në Trieste.
Akti heroik i Sauro frymëzoi shumë shkrimtarë, poetë dhe artistë, të cilët i kushtuan atij vepra artistike, mes tyre edhe filmi “Fratelli d’Italia”, i realizuar në vitin 1952 nga Guglielmo Oberdan dhe Cesare Battisti. Sauro mbahet mend në Kënga popullore “La Canzone del Piave”, shumë e përhapur në Itali, i kushtohet pikërisht marinarit trim, Nazario Sauro.
Emrin e Nazario Sauros e mbajnë mbi njëzetë njësi ushatarko-detare dhe tregtare. Po kështu emrine tij e mbajnë shumë anije, nëndetëse, avionë etj.
Në vitin 2002 Marina Italiane në komunën Gjenovës e dhuroi nëndetësen “Nazario Sauro” për muzeum. Që nga maji i vitit 2010 kjo nëndetëse është bërë një muze lundrues që të vizitohet nga turistë të shumëtë në Muzeun e Detit Galata.
Tuneli i dhjetë i rrugës së 52 galerive të Monte Pasubio, i zbuluar gjatë luftimeve të Luftës së Parë Botërore, mban emrin e tij.
Në Trieste, ku Sauro ka patur edhe veprimtarinë më të madhe, në një shesh madhshtor pranë stacionit detar të marinës, ngrihet një monument me përmasa të mëdha, vepër e skulptorit Tristano Alberti, dedikuar atij.
Në San Giorgio di Nogaro (Udine), një bllok i bardhë guri ngrihet në rrugën “Nazario Sauro” si timon anije, ku, nga njëra anë e strukturës është emblema e nëndetëseve, në këmbë ka një spirancë metalikendërsa në skajin e përparmë të timonit është shkruar “N. SAURO” me shkronja të mëdha.
Një bust i Nazario Sauro është ndërtuar në Marina di Ravenna. Në bazamentin e mermerit shkruhen emrat e nëndetëseve luftarake italiane që kanë qenë në bazën Porto Corsini (tani Marina di Ravenna)në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Po kështu në shumë qytete italiane ekziston një shesh, një rrugë, një shëtitore ose një institucion me emrin Nazario Sauro të vendosura në vendet më të bukura dhe të rëndësishme si në Napoli, Venecia, Santa Croce, Bari, Ankona, Syracuse, porti në Livorno, kazermat në rrugën Lepanto në Romë etj. etj.
Kush ishte Nazario Sauro
Nazario Sauro, ushtarak detar dhe patriot italian, lindi në Koper (Pula) më 20 shtator 1880. Pasi mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, për shkak të karakteri të tij rebel, të rezultateve të dobëta akademike dhe traditës familjare të lidhur me detin, doli në det qysh në rininë e herëshme, ku punoi me varaka dhe anije të ndryshme me vela. Shpejt u bë i zoti në profesionin e detarit dhe mori nën komandë një anije të madhe tregtare. Në moshën 24 vjeçare u regjistrua në Shkollën Nautical të Triestes, ku mori diplomën e kapitenit detar të kabotazhit të madh. Regjistruar në Marinën Mbretërore, ai arriti gradën e togerit të anijes. Por më e spikatur është veprimtaria atdhetare e Sauros. Si njohës i mirë i tokës dhe i detit, me aktivitetin e tij patriotik, ai iu solli jo pak telashe pushtuesve Austro-Hungarezë. Selia e veprimtarisë së tij ilegale, ku grumbulloheshin të rinj luftëtatarë, ishte një anije me vela, e vendosur në portin e Koperas, e cila u dogj në vitin 1915 nga austriakët. Duke i rënë kryq e tërthor brigjeve të Adriatikut, ai grumbulloi për shumë kohë të dhëna për përqendrimin e forcave austro-hungarese dhe këtë informacion të çmuar e vuri në dispozicion të Marinës Italiane. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në gusht 1914 Sauro, lë Koperin dhe arrin në Venecia, ku së bashku me të mërguar të tjerë dhe të birin, Ninon, vazhduan veprimtarinë e tyre kundër Austro-Hungarisë. Arrestohet gjatë një aksioni në vendlindje. Dënimi me vdekje për tradhti të lartë, me varje, u krye në burgjet ushtarake të Pulës më 10 gusht 1915. Pak para ekzekutimit ai shkruan edhe dy letrat që përmenden në këtë shkrim për familjen e tij.
Letrat e fundit para ekzekutimit
Lajmin e vdekjes të Nazario Sauros familja, që jetonte në Venedik, e mësoi më 28 gusht 1915, 18 ditë pas ekzekutimit me vdekje. Atë ua pruri Silvio Stringari Mazini, politikan republikan, gazetar dhe redaktor i “Gazzettino”.
Stringarit Sauro i kishte besuar edhe dy letra-testament, njëra drejtuar gruas së tij, Nina dhe tjetra fëmijëve, me premtimin se në rast të vdekjes ai do t’ia dorëzonte familjes së tij. Këto dy letra ndodhen edhe sot të ruajtura në origjinal në Muzeun Qendror të Rilindjes në Vittoriano, në Romë, në pavijonin kushtuar Luftës së Parë Botërore. Në këtë pavijon në një pllakë mermeri është gddhendur teksti i letrës që Sauro i drejtohet të birit të tij, Nino Sauro.
Letër për fëmijët
I dashur Nino,
Ndoshta tani është shpejt që të më kuptoni, por jam i sigurt që do të më kuptoni më vonë kur ju të rriteni, se unë kam bërë detyrën që do të bënte çdo italian ndaj vendit të tij. Duke luftuar dhe ëndërruar për liri, iu vura juve emra simbol: Albania, në nder të luftëtarëve shqiptarë dhe Italo, për kauzën që po luftojmë, bashkimin e Italisë. Këta emra kishin nevojë për vulën dhe bekimin tim, dhe këtë premtim e kam mbajtur. Tani unë po vdes me të vetmin pikëllim, që nuk iu shijova ju dhe po i u lë jetimë, pa babanë tuaj të dashur, por gjej ngushëllim te atdheu, i cili është babai dhe shtëpia e të gjithëve, ku do të betohesh ti, Nino, do të betohen vëllezërit e tu, për të qenë kudo dhe mbi të gjitha italianë!
Puthjet e mia dhe bekimi im: Mi jepni një puthje nënës sime, e cila do të vuajë më shumë për mua. Duajeni nënën dhe respektoni babanë tim!
Nazario Sauro, Venecia, 20 maj 1915
Letër testament për gruan, Ninën
E dashur Nina,
Të kërkoj falje që po të lë vetëm me pesë fëmijë të vegjël e të parritur, që i kanë ende buzët me qumësht. Unë e di që po të rëndoj shumë dhe e marr me mend se sa do të mundohesh e do të luftosh ti duke u marrë me ta për t’i futur në rrugën e duhur, në atë rrugë që ndoqi babai i tyre. Mirë a keq, unë e bëra detyrën time ndaj Italisë, ndaj vdes i lumtur. Besoj se i lumtur do të ishte çdo italian që do të vepronte kështu si unë. S’do të bënte gjë tjetër, veçse detyrën.
Bashkëshorte e dashur, të lutem bindu vetë, bindi dhe fëmijët tanë, se babai i tyre ishte në radhë të parë një italian, pastaj një baba dhe pastaj një burrë.
Kefiri, bashkë me kungullin, është përbërës kryesor i kësaj pijeje, që konsiderohet tejet shëruese nga mjekët alternativë, sidomos për problemet me zorrët, përfshirë infeksionet e rënda.
Disa njerëzve në fillim konsumimi i kefirit nuk i kënaq edhe aq, me siguri për shkak të natyrës së tij të thartë, karbonizimit, alkoolit (mund të jetë edhe deri 2%) apo të sasisë së madhe të probiotikëve.
Ndaj filloni me sasinë e 1/8 së filxhanit (madje mund ta përzieni me një gotë të plotë ujë), pastaj gradualisht ta shtoni.
Kefiri mund të përdoret si ilaç në sasi të mëdha, por në periudhë të shkurtër (siç është edhe kjo pije apo pas kimioterapisë, me ç’rast 4 gota në ditë janë të preferueshme).
Bëni pauzë një herë në javë, kur nuk konsumoni kefir së paku një ditë. Madje edhe në Tibet ekziston bindja që më së miri është të pini 2 gota në ditë, ndërkaq pas 20 ditësh të pushoni 10 ditë.
NEVOJITEN
4 gota kefir (nga kërpudhat e kefirit)
150 g kungull të zier (kungull i verdhe).
PËRGATITJA:
Të gjitha këto përzieni dhe shtoni një lugë mjaltë natyral.
Kjo është vërtet pije e shkëlqyeshme e cila ndikon shumë në organet e tretjes, shpejton metabolizmin dhe forcon imunitetin e gjithë organizmit.
ÇFARË ËSHTË KEFIRI?
Kefiri është një lloj ushqimi i ngjashëm me kosin.
I ngjashëm me kosin edhe në thartësi dhe në shije, ai po ashtu përmban edhe bakteret probiotike, që gjenden në kos. Por kefiri është më i shëndetshëm se kosi.
Bakteret natyrale dhe majaja në kefir kombinohen për të dhënë përfitime superiore shëndetësore, kur konsumohen rregullisht. Kefiri është plot me vitamina dhe minerale të vlefshme dhe përmban proteina që treten lehtë dhe plotësisht.
Edhe në Shqipëri tashmë kefiri mund të gjendet nëpër supermarket, por mirë është që ta realizoni vetë në shtëpi, njësoj si kosin.
Tumoret në mushkëri futen në tërësinë e neoplazive dhe klasifikohen si gjithë neoplazitë e tjerë në beninje dhe malinje. Janë patologji të vështira për t’u kuruar dhe mund të mos zhvillohen fillimisht në mushkëri, por të mbërrijnë si metastaza nga një tumor i lokalizuar diku tjetër në trup dhe të zhvillojnë tumor në mushkëri.
Shkaqet e tyre janë të shumta. Bëhet fjalë për patologji multifaktoriale, ku më kryesori është stili i jetesës. Ajri i ndotur, duhanpirja, si dhe ndotësit e ndryshëm fizikë e kimikë janë faktorë risku në shfaqjen e tumoreve në mushkëri, sidomos të kancerit bronkial, i cili është dhe më i shpeshti në vendin tonë.
Trupi ynë konsiderohet si një “makinë perfekte” dhe na nis përherë sinjalet e duhura, kur diçka nuk po funksionon normalisht. Shpesh herë ne i neglizhojmë shenjat që trupi na jep, sepse i trembemi faktit se mund të përballemi me një patologji të rëndë.
Por, njohja e simptomave kryesore do t’ju bëjë më të ndërgjegjshëm për të shkuar për vizitë dhe tashmë dihet se parandalimi, apo kurimi i hershëm janë shumë herë më efektive se sa kur sëmundjet e rënda kanë përparuar.
Disa nga simptomat më të shpeshta janë:
Kolla e vazhduar me përmbajtje gjaku. Kolla është shenjë e shumë sëmundjeve respiratore, ndonjëherë dhe jo kaq të rënda sa kanceri, por mbetet një shenjë që nuk duhet nënvlerësuar.
Dhimbja në pjesën e gjoksit dhe të shpinës. Dhimbja është difuze, jo e lokalizuar në regjionin e tumorit.
Dhimbjet e kokës dhe të kockave. Patologjitë që shoqërohen me këto simptoma, janë të shumta, por duhen marrë seriozisht, nëse bëhen kronike dhe kanë një intensitet të lartë.
Humbja e kujtesës dhe humbja e oreksit, rënia e masës muskulare dhe shtimi i prodhimit të mukusit në rrugët e frymëmarrjes.
Mukusi i shtuar vihet re lehtësisht nga pacienti për shkak të kollës me sekrecione të shtuara dhe të shoqëruara me përmbajtje gjaku. Rënia në peshë është shenjë specifike e shumë tumoreve në organizëm dhe mbetet e tillë dhe për tumoret e mushkërive.
Shpesh herë tumoret e mushkërive janë asimptomatikë, pra nuk shoqërohen me simptoma të perceptueshme qartë nga pacienti. Kjo gjë bën të mundur dhe diagnostikimin e vonshëm të tyre, fatkeqësisht kur janë në faza tepër të avancuara dhe mundësitë për kurimin efektiv mbeten të pakta.
Por, nëse tumori është simptomatik, është mirë të mos i neglizhoni simptomat e mësipërme, pasi mund t’ju shpëtojnë jetën tuaj.