Një tjetër shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat tipik mafioz, pak ditë më parë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.
Po flasim për sarandjotin Adriatik Lagji, i cili prej vitesh jetonte në këtë shtet, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me motivet e vrasjes së tij, edhe pse dyshimet e para bien mbi lidhjet e mundshme me trafikun e drogës.
Ndër vite, shtetet e Amerikës Latine, veçse kanë eksportuar kokaine drejt Europës, kanë importuar dhe persona me të dhëna të forta kriminale.
Së paku 6 atentate janë regjistruar vitet e fundit në Kolumbi e Ekuador, ku objektiva kanë qenë shtetas shqiptar.
Por pavarësisht këtyre shifrave, të cilat për një vend si Shqipëria nuk janë të vogla, nga informacionet që disponon Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, situata është mëse normale. Shqipëria ka përfaqësi diplomatike vetëm në Brazil, përfaqësi e cila mbulon dhe shtetet e tjera të Amerikës Latine.
Në një përgjigje për Vizion Plus, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka bërë një pasqyrë të situatës në këto vende dhe të shtetasve shqiptarë që kanë probleme me drejtësinë.
Sipas informacioneve që kemi deri në fund të vitit 2017, në Brazil ndodheshin 3 të burgosur, në San Paolo për çështje narkotikësh, por Ambasada nga viti 2016 e në vijim nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet e Brazilit.
Ambasada ka një bashkëpunim të përhershëm me të gjitha vendet e Amerikës Latine që kanë Selitë e tyre në Brazilia lidhur me numrin e shqiptarëve, situatën e tyre me drejtësinë, etj. Nga përgjigjet e marra nga disa vende duke përfshirë Kolumbinë, Republikën Dominikane, Paraguai, etj nuk rezulton të ketë shqiptarë të ndaluar apo me probleme me drejtësinë.
Atentati i fundit në Bogota vjen pas bllokimit të 613 kg kokainë në Durrës, e që ishte nisur pikërisht nga Amerika Latine, ndonëse nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.
Termi “i lig” mund të interpretohet në shumë mënyra të ndryshme. Në pjesën më të madhe ne e vlerësojmë si një gjë tragjike, që mund ta shohim qartë. Megjithatë, kur flasim për të keqen e vërtetë, ajo është shumë më inteligjente dhe shpesh duket sikur nuk është fare aty.
Njerëzimi është në thelb i mirë – pa marrë parasysh se çfarë ndodh më pas, ka gjithmonë mirësi brenda. Por në të njëjtën kohë, pavarësisht se sa duam të shohim të mirën tek njerëzit, gjithmonë do të ketë dikush që do të përdorë të mirën brenda vetes, për të bërë diçka të keqe. Këta njerëz janë vërtet të ligj, dhe ata e shijojnë çdo sekondë të saj.
Më poshtë janë 12 shenja paralajmëruese që do t’ju tregojnë nëse dikush është vërtet i keq.
Mohimi i Realitetit: E vërteta që ju e dini që është, nuk është diçka me të cilën një person me të vërtetë i lig do të pajtohet. Ata dinë një të vërtetë krejt tjetër dhe nuk do të pajtohen kurrë me realitetin si është me të vërtetë. Kjo nuk është diçka për debat, kjo është e vërteta e ditur, që ju mund të keni fakte të pamohueshme për të mbështetur argumentin tuaj, përkundrejt idealeve dhe interpretimeve të tyre të shtrembëruara.
Shtrembërimi i fakteve: Sekreti i zanatit të tyre është që të jenë në gjendje të shtrembërojnë çdo fakt që ndeshin. Në situatën e tyre, do të ishte çdo fakt që nuk u shërben qëllimeve të tyre, dhe realitetit manipulues që po përpiqen të krijojnë. Ata kurrë nuk e kanë problem të nxjerrin gjërat nga konteksti dhe të shkojnë pas një teorie, që edhe vetë e dinë se është çmenduri. Kjo do të thotë t’ia shtojnë teorive të tyre, të cilat janë të mbështetura në fakte edhe më të çmendura.
Mbajtja e informacionit: Sekondën që ata mendojnë se ka diçka që mund të dëmtojë identitetin e tyre, automatikisht mbajnë çdo formacion lidhur me të. Ata kurrë nuk e pranojnë një gënjeshtër, duke pretenduar se kurrë nuk kanë thënë asgjë që mund ta vërtetojë. Kanë gënjyer apo jo, ata e mbajnë informacionin sekret dhe e përdorin injorancën e tyre në avantazhin e tyre në këtë situatë. Nëse e zbuloni informacionin që ata po përpiqen të mbajnë, do të përpiqen ta shtrembërojnë të vërtetën, por do të përpiqen dhe do t’ju bëjnë të ndiheni fajtor në ndërkohë.
Keqinformimi: Nëse gjejnë ndonjë informacion që mendojnë se mund ta përdorin, ata do të përdorin një pjesë të kësaj të vërtete, në mënyrë mashtruese, për t’ju bërë të ndiheni të frikësuar, të pambrojtur, të sulmuar ose të paaftë. Nëse e vërteta që ata po përpiqen të tjerrin është reale apo jo, në fund ju do të filloni ta besoni, vetëm me mënyrën se si e prezantojnë. Duke përdorur fjalë të thjeshta, ata mund të krijojnë armiq në kokën tuaj. Ata gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur gjithçka që keni bërë deri në këtë pikë është e gabuar. Fjalët janë arma e tyre e fshehtë dhe ata dinë t’i përdorin me mençuri.
Gënjeshtarë konstantë: Ata gënjejnë dhe e kanë këtë si mënyrë për të ndërtuar atë që janë. Ata nuk mund të tregojnë një histori, pa shtuar diçka të “shijshme”. Arsyeja për të cilën vazhdimisht gënjejnë, është se kënaqen duke mashtruar të tjerët rreth tyre. Momentin që i kapni në gënjeshtër, ata thjesht e mbulojnë me një duzinë gënjeshtrash. Ose ata mund të pranojnë se po gënjejnë dhe t’ju shpjegojnë përse kanë gënjyer, madje mund të përfundoni duke u ndjerë keq për ta në fund.
Nuk ndjejnë keqardhje: Ata nuk kanë ndjenjë pendimi për këdo që kanë shkatërruar, po shkatërrojnë ose planifikojnë të shkatërrojnë. Njerëzit janë vetëm kalimtarë në lojën e tyre të shahut, dhe ushqehen me njerëz të mirë, sepse shohin dobësi që mund t’i ekspozojnë me lehtësi.
Shmangia e përgjegjësive: Njerëzit e këqij nuk marrin asnjë përgjegjësi për njerëzit që kanë dëmtuar. Në sekondën që ata fillojnë të ndiejnë faj, ata e përcjellin para se ai të gjejë rrugën drejt tyre. Shanset janë që kur e përcjellin fajin, ai do të bjerë mbi dikë tek i cili kanë nuhatur dobësi. Në fund, ai person do të përfundojë duke kërkuar falje për gabimin e personit të lig.
Manipulues: Ata janë kampionë të manipulimit. Të ligjtë planifikojnë 10 hapa përpara dhe gjithmonë e njohin qëllimin e drejtpërdrejtë të asaj që po bëjnë. Ata e dinë saktësisht se si t’ju bëjnë të ndiheni të paaftë, dhe dinë të marrin të gjitha meritat për këtë.
Gjoja miq: Nëse ju vijnë në ndihmë, nuk e bëjnë sepse duan t’ju ndihmojnë, por sepse i shërben qëllimit të tyre. Mund të vini re se i keni aty në kohë të mira, por nuk duken gjëkundi kur gjërat vështirësohen. Mos prisni mbështetje nga këta njerëz. Nëse ju japin mbështetje, shanset janë që po luajnë me ju në një mënyrë apo një tjetër.
Ju vjedhin kohën: Mund të mos e vini re menjëherë, por filloni të kini vëmendje për bisedat atëherë kur keni një limit kohor. Për shembull, kur ju duhet të shkoni në një darkë familjare, dhe ata nuk kanë asnjë plan, do të përpiqen vazhdimisht që t’ju shpërqëndrojnë dhe ju ta humbisni fare idenë e kohës. Ata nuhasin se jeni më mirë se ta, për shkak të detyrimeve tuaja, dhe përpiqen t’ju prishin punë.
Jetë e dyfishtë: Ata nuk e zbulojnë kurrë se po bëjnë një jetë të dyfishtë. Për shkak se e gjithë jeta e tyre është e mbushur me gënjeshtra, ata e pikturojnë ndryshe veten e tyre, për njerëz të ndryshëm. Nëse fillojnë të humbasin kontrollin, ata tregojnë kthetrat. Prandaj përpiqen vazhdimisht të gënjejnë dhe të krijojnë një imazh që ngjit.
Shumë kontrollues: Me gjithë gënjeshtrat që tonë, gjithmonë u duhet të kenë kontrollin e situatës. Momentin që ndjejnë se dikush po përpiqet të fitojë besimin e tyre dhe të jetë mik i vërtetë, ata bëhen posesivë dhe kontrollues.
Studiuesit kanë zbuluar se ka prova që ky vend, në ditët moderne i njohur si Denizli, ishte mbushur dikur me gaz të përqendruar vdekjeprurës dhe mund të jetë akoma fatal, edhe sot, duke e bere te njihet me emrin “Porta e Ferrit”.
Tregimet mitologjike pohojnë se njerëzit do të binin poshtë të vdekur kur ata do të futeshin në një gropë misterioze, e gjendur poshtë tempullit në Hierapolis.
Kjo pasi siç mendohej, ajo ishte e mbushur me frymën vdekjeprurëse të zotit grek të vdekjes që sundoi nëntokën, Hades.
Por tani shkencëtarët kanë gjetur se tregimet e njerëzve që ranë të vdekur në këtë vend mund të kishin qenë më shumë sesa thjesht rrëfime.
Ky vend antik i quajtur “Porta e Ferrit” lëshon një gaz vdekjeprurës i cili deri më tani thuhet të ketë vrarë të gjithë ata që i ishin afruar afër.
Një përballje sa emocionuese aq edhe me mesazh të fortë sot te E diela shqiptare, mes djalit dhe babait të tij.
“Dua të falenderoj babin që më çoi në burg sepse po të mos kisha shkuar atje, nuk do isha këtu ku jam sot”. Mund të ngjajë deklaratë e çuditshme por kjo ka qenë arsyeja përse ai e kishte sjellë të atin tek “E diela shqiptare”. Rigelsi 33 vjeçar nga Peqini, prind i dy fëmijëve ka rrëfyer tek “Ka një mesazh për ty” pasojat e alkoolit në jetën e tij, ku më të mëdhatë kanë qenë në marrëdhënien me babain e tij Ibrahimin. Ai e kishte ftuar babain për t’i kërkuar ndjesë për dhunën e ushtruar ndaj tij e për t’i bërë të ditur se kishte 30 ditë që e kishte braktisur alkoolin përgjithmonë.
Duke patur një lokal të vogël në fshatin ku jetonte, Rigelsi e nisi alkoolin që 14 vjeç. Dilte me shokët dhe përfundonte në lokal. Nga një gotë ai thotë se arriti deri në konsumimin e një shisheje të plotë. Pavarësisht se u rrit, u martua dhe u bë baba, ai nuk hoqi dorë nga vesi i tij. Përkundrazi sasia e alkoolit shtohej përditë dhe kjo i sillte humbjen e kontrollit aq sa një ditë ushtroi dhunë ndaj babait të tij Ibrahimit.
Pas një denoncimi që i bëri vëllai, Rigelsin e arrestojnë dhe e dënojnë me 9 muaj heqje lirie në burgun e Rrogozhinës.
Izolimi në burg e bëri Rigelsin të reflektonte thellë për atë që kishte bërë për gjithë këto vite. E ndihmoi të largohej nga vesi, të kuptonte cila është shoqëria që i duhej e të forconte lidhjet shpirtërore me familjen e tij.
“Dy javët e para e kam patur shumë të vështirë sepse mendoja se më braktisën por fatmirësisht jo. Gjatë kohës që isha në burg babi nuk erdhi të më takonte asnjëherë. Pasi dola dhe shkova në shtëpi më hodhi duart në qafë dhe më tha “hajt se i’a dole”.
Rigelsi shprehet se nuk i kërkoi falje babait sepse e kishte vendosur që këtë t’ia kërkonte publikisht tek “Ka një mesazh për ty”.
Sa për shoqërinë e dikurshme atij i janë hapur sytë për të kuptuar se sa pak rëndësi kanë patur përballë familjes. “Dikur rrija me shoqërinë deri në dy të natës. Gjatë kohës që isha në burg nuk erdhi asnjë të më takonte, e as kur dola”.
Por kjo veçse e ka forcuar Rigelsin sepse gjatë kohës kur ishte në izolim nuk ka konsumuar për asnjë ditë alkool. Pas lirimit thotë se ka pirë një ose dy birra dhe prej 30 ditësh ka hequr dorë përfundimisht nga çdo lloj alkooli.
Pas vuajtjes së dënimit kjo temë është rralluar në familjen e Rigelsit por shqetësimi qëndron, sidomos tek babai i tij.
Ibrahimi është emocionuar së tepërmi kur Rigelsi i ka kërkuar ndjesë që ka vënë dorë mbi të dhe e ka falenderuar që e ka çuar në burg. Ka qenë e vështirë për babain të kujtojë episode të dhimbshme në familjen e tyre por nuk e ka fshehur gëzimin nga fakti që ai tashmë po rehabilitohet nga ai ves i keq. Nga ana e tij Rigelsi ka zbuluar atë që gjithë këto vite e kishte injoruar, familjen, të cilën e ka krahasuar me “mjaltin më të ëmbël”.
Skënder Muço lindi në Tragjasi të Vlorës në vitin 1904. I ati, Dauti, luftëtar i pavarësisë dhe daja, Alem Tragjasi, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 1912 dhe në “Luften e Vlorës”
Lufta e Vlorës më 1920, lanë gjurme tek Skënderi i vogël. Shkollën e ulët e kreu në Shënmitër në Korone të Kalabrisë, ndërsa fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Bolonjës. Skënder Muço shkruan “Halim Xhelo Tërbaçi”, punon shumë në Itali për çeshtjen shqiptare.
U kthye në Atdhe dhe punoi si avokat. U arrestua në vitin 1932 si pjesëtar i organizatës politike “Lëvizja e Vlorës” bashkë me Hasan Dostin, H.Lepenicen dhe miq të tjerë, u dënua me vdekje. Falet prej një amnistie të nënshkruar nga Mbreti Zog.
Më 7 prill 1939 mori pjesë në demostratat antifashiste organizuar në Vlorë kundër pushtimit italian. Më pas mori pjesë në rezistencën shqiptare në anën e Ballit Kombëtar.
Në fund të nëntorit 1942 Hysni Lepenica dhe Skënder Muço formuan çetën e parë nacionaliste të Vlorës me emrin “Shqiponja”. Në krye të saj ai mori pjesë në shumë luftëra kundër pushtuesve fashistë e nazistë, siç është beteja e Gjormit, ku u vra dhe koloneli italian Klementi, lufta në Dukat, në Qafën e Dushkut, në Vajzë, në Selenicë, në Gorisht, në Drashovicë, etj.
Skënder Muço ishte misionar i bashkimit. Ai ka marrë pjesë në disa takime në rrethin e Vlorës me përfaqësuesit e Nacionalçlirimtares.
Ishte kreu i Ballit Kombëtar për Vlorën dhe pjesëtar i këshillit organizativ. Në Konferencen e Mukjes dha një ndihmesë të çmuar për arritjen e marrëveshjes dhe të krijimit të Komitetit për Shpëtimin Kombëtar.
Furnizoi e drejtoi disa beteja të përbashkëta të forcave nacionaliste dhe nacionalçlirmtare kundër pushtueve italianë e gjermanë. Më datën 9 shtator 1943 çeta “Shqiponja” hyri në Gjirokastrën e liruar.
Kapet më 7 gusht 1944 nga gjermanët, kur po shkonte në Vlorë. U ekzekutua tri ditë më vonë në fshatin Bubullime të Lushnjes.
Mjekja e njohur obstetër gjinekologe Anika Dokle sjell shpesh momente nga puna e saj, që përveç lodhjes e vështirësive sjell shumë kenaqësi, pasi lidhet me jetën dhe vazhdimësinë e saj.
Kësaj radhe vajza e politikanit të njohur Namik Dokle ka publikuar foton e një bebe të porsalindur…me këmishë.
“I lindur me këmishë. ”, shkruan mjekja, e kur një fëmijë lind kështu, sipas gojëdhënave do të thotë se ka lindur me shumë fat, ashtu e urojmë dhe ne.
Rezultatet e një studimi afatgjatë mbi shëndetin riprodhues, botuar në Revistën Mjekësore Britanike ka zbuluar se 1 në 200 gra në SHBA pretendojnë se kanë bërë lindje pa pasur marrëdhënie seksuale.
Raportet janë bazuar në një studim të 7870 grave dhe vajzave nga mosha 15 deri 28 vjeç, si pjesë e Studimit Kombëtar Gjatësor të Shëndetit të Adoleshentëve që është kryer nga viti 1995 deri më 2009 0-ën.
Numri i botuar për Krishtlindje i BMJ-së raporton se nga gratë që kanë marrë pjesë në studim, 45 (0.5%) kanë raportuar të paktën një shtatzëni të virgjër “të palidhur me përdorimin e teknologjive të asistuara riprodhuese”. Me pak fjalë, ato pretendojnë se kanë ngjizur – dhe nuk kanë pasur penetrim vaginal apo fertilizim in-vitro (IVF).
Artikulli i MBJ-së vëren se lindjet e virgjëra apo partenogjenezat ( nga greqishtja parthenos për e virgjër dhe genesis për lindje), mund të ndodhë tek jonjerëzorët si pasojë e “riprodhimit aseksual, ku rritja dhe zhvillimi i embrionit ndodh pa fertilizim.”
Artikulli vëren se gjithashtu historia e lindjes së Jezuit nga Virgjëresha Mari, partenogjeneza shpesh shfaqet në kulturën popullore, “përfshirë filmin e suksesshëm të Spielberg Jurassic Park3 dhe episodin e 2008-ës të Dr Who, “Partnerë në Krim”.
Për studimin e shtatzënive të supozuara të virgjra, kërkuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill kanë analizuar të dhëna nga mijëra vajza adoleshente dhe gra të reja që kanë marrë pjesë në studimin e gjatë. Ata kanë zbuluar se vajzat e mbetura shtatzëna, pavarësisht pretendimit se nuk kanë bërë seks në kohën e ngjizjes, kanë ndarë karakteristika të përbashkëta.
Tridhjetenjë përqind e vajzave kanë firmosur të ashtuquajturin “betim i dëlirësisë”, ku ato zotohen zakonisht për arsye fetare – të mos kryejnë seks. Pesëmbëdhjetë përqind e jo të virgjrave që kanë mbetur shtatzëna gjithashtu kanë thënë se kanë firmosur betime të tilla.
Dyzetepesë virgjëreshat e vetëpërshkruara që kanë raportuar se kanë mbetur shtatzëna dhe tridhjetegjashtë që kanë lindur kishin gjithashtu më shumë gjasa se jo të virgjrat të thoshin se prindërit e tyre kurrë ose rrallë kishin folur me to rreth seksit dhe kontrollit të lindjeve.
Afro 28 përqind e prindërve të “nënave të virgjëra” ( që u intervistuan gjithashtu) treguan se nuk kishin mjaftueshëm njohuri për të diskutuar rreth seksit dhe kontraceptimit me vajzat tyre, krahasuar me 5 përqind të prindërve të vajzave që mbetën shtatzëna dhe thanë se kishin kryer marrëdhënie.
Autorët e studimit, e titulluar “Si një (nënë) virgjëreshë”- thonë se pretendime kaq shkencërisht të pamundura u tregojnë kërkuesve se duhet të kujdesen në interpretimin e sjelljeve të vetë raportuara. Kujtesa e dobët, bindjet dhe dëshirat mund t’u shkaktojnë njerëzve të gabojnë në atë çka u thonë shkencëtarëve.
Një nga zonat më të bukura në rivierën e vendit tonë është padyshim edhe Dukati, i cili mban brenda vetes një shumësi rrethinash të vogla.
Po si qëndron historia e këtij fshati që mban brenda vetes histori e legjenda të shumta.
Ka shumë historian e studiues që Dukatin e përshkruajnë si vendin ku kalonin vendin “Dukët” për shkak të bukurive natyrore.
Po t’i referohemi fakteve që sjell profesor Eqerem Çabej të gjitha vendbanimet që kanë në emrin e tyre prapashtesën “at” kanë rrënjë qartazi, Ilire.
Ndoshta për këtë arsye, hapësira e madhe që përfshin fshati Dukat përmbledh edhe disa qytete antike, si për të treguar historinë fort të mistershme dhe mjaft të vjetër të këtij vendi.
Nëse përfshijmë banorët e Dukatit të vjetër atij të ri dhe Okrikumit, numri i banorëve mund të shkojë më shumë se 7 mijë banorë, ndërkohë që 3 a 4 mijë të tjerë janë shpërndarë në qytetet më të mëdha të vendit.
Ago Nezha, kryetari i shoqatës “Labëria” thotë se Dukati është një fshat, nëse mund ta konsiderojmë si të tillë, me përmasa të gjera gjeografike dhe është një fshat për ta pasur zili jo vetëm për gjerësinë gjeografike, po edhe për resurset që ka ai brenda vetes.
Dukati ka 260 kilometra katrorë sipërfaqe, që është 1/5 e rrethit të Vlorës dhe 1/100 e gjithë Shqipërisë.
Fshati fillon tek Kepi i gjuhës dhe në vijë lienare dhe bregdetare është 91 km që përshkon malet Akrokeraune, që sot banorët i quajnë “Malet e vetëtimës”, shkon në Llogara, zbret në Palasë dhe harkon në malet e tjera në Çikë, në Tërbaç, në Vranisht, zbret në Tragjas më e më pas në Rradhimë.
Pra është një amfiteatër natyror që përveç madhësisë ka edhe një diversitet natyror të admirushëm.
Gjurmët më të hershme në këtë krahinë, i gjejmë padyshim në qytetin e lashtë të Orikut. Ai përmendet në fundin e shekullit të VI si një koloni e krijuar edhe më parë nga Eubeasit.
Megjithatë siç në rastin e Dyrrahut apo Apollonisë edhe Oriku u vendos në një qendër të banuar më parë. Vendbanimi shtrihej në gjirin e Dukatit ku u krijua edhe laguna nën të cilën ndodhen edhe rrënojat e pjesës tjetër të qytetit.
Banori i Dukatit Sofo Kuteli thotë se Dukati është një trevë me shumë vendbanime të hershme.
“Unë mund të numëroj 8-9 vendbanime, që po të bësh disa gërmime gjen vlera të mëdha. Brisani, Ravena, Kanali, Maruka, Gjyrati, Erihoi e disa të tjerë”.
Kanë qenë shumë kronikan që kanë kaluar në këto anë dhe Dukatin e kanë përshkruar me nota shumë romantike duke filluar që nga Evlia Çelebia, i cili në kujtimet e tija shkruan që “Kalova nëpër Dukat dhe Dukati kishte brenda vetes së tij 100 fshatra”.
Çelebia i përshkruan dukatasit si njerëz shumë të veçantë, me një trimëri të rrallë e që nuk e njihnin tërheqjen.
Legjendat anë të shumta në këto anë dhe një prej tyre është që në Malin e Vetëtimës ka lindur Zeusi dhe këtë e mbështesin edhe shumë studiues, e një prej tyre është edhe ai anglez, Hamond.
“Këto quhen ‘Malet e vetëtimës’, vetëtima ka zot Zeusin dhe kjo është shtëpia e Zeusit”, kështu shprehet një nga banorët.
Më vitin 48 pas Krishtit, në Palasë zbarkoi Jul Çezari për t’iu ngjitur Llogarasë e për të shkuar në atë vend që edhe sot quhet qafa e Qezarit. Pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun.
Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë.
Thuhet se Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit.
Sipas Mulla Isa Hasko, emri i këtij fshati duhet të ketë prejardhjen nga një monedhë e vjetër dhe me vlerë. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit.
Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.
Në Dukat ndodhet edhe Kulla e Dervish Aliut. Në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike.
I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.
Ajo përfaqëson banesë të tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.
Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse, divani me kollona guri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve e banesa të tjera ndihmëse.
Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftëtarët) nga ku kontrollohet i gjithë territori përreth.
Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellëz të fortifikuar.
Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979. Si të shkojmë tek Kullat e Dervish Aliut? Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër.
Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkruhet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë.