Sipas biografëve të Mufit Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e Ministrit të Financave.
Mufit Libohova ose Mufit Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927.
Rrjedh nga oxhaku i vjetër i familes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën.
Mufit bej Libohova ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914.
Ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të Jashme.
Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.
Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike.
Ishin rrebelë, të pabindur, ëndërrimtarë. Ishin po aq të vrullshëm sa janë të gjithë gjimnazistët. Guximtarë deri në atë pikë sa të përballeshin me çdo sistem që kufizon lirinë. Ishin gjimnazistët dhe adoleshentët shqiptarë, të cilët nuk e pranuan që në orët e para të keqen e madhe që po zaptonte vendin, fill pas çlirimit në vitin 1944.
Shumë prej tyre vinin prej familjeve me përkatësi të ndryshme politike, por që të gjithë shpresonin për të ndërtuar një të ardhme ndryshe nga propoganda e regjimit të sapovendosur. Edhe pse vetëm 15 apo 16 vjeç, shumë gjimnazistë shqiptarë gjetën mënyrën të kontribuonin individualisht ose të organizoheshin në grupe të vogla, për të kundërshtuar izolimin e Shqipërisë nga pjesa tjetër e botës.
Janë të njohur grupet e të rinjve gjimnazistë që u formuan në Vlorë, Shkodër, Tiranë e qytete të tjera për kundërshtimin e hapur ndaj regjimit dhe përhapjen e informacioneve ndërgjegjësuese në qytetet e tyre rreth pasojave që do të sillte regjimi i egër, për qëndresën e tyre guximtare në hetuesi e në sallën e gjyqit.
Nga viti 1946 deri në vitin 1950, në qytetin e Vlorës u krijuan dhjetra grupe gjimnazistësh: fillimisht u krijua grupi i Engjëll Kokoshit, ku bënte pjesë Burim Kokoshi, Klito Lamaj e të tjerë, më pas grupi që drejtohej nga Zija Hoxha, ku bënin pjesë edhe Agim Bino, Veli Premti, Myrteza Baboçi. Ky i fundit ishte pjesëtar edhe në grupin që u krijua më vonë nga Reshat Kripa, e Jorgo Besho. Po ashtu tre 17 vjeçarët Lavdosh Beqo, Aladin Alemi dhe Besnik Kripa kishin krijuar një grup tjetër.
“Gjatë kohës që na arrestuan dhe dënuan na quajtën Grupi i gjimazit Ali Demi. Grupin e krijuam një vit përpara se të arrestoheshim, aty nga viti 1949, në rrjedhën e atyre ngjarjeve që ndodhën në Shqipëri atë vit, siç ishin provokacionet greke, apo hedhjet e bandave të diversantëve. Kështu ne krijuam një aktivitet tonin, duke shpërndarë trakte. Dhe nga data 4 ose 5 Maj, u zbuluam, u arrestuam, e më pas u dënuam“, tregon Lavdosh Beqo.
Në vitin 1957, në Liceun e Shkodrës tre të rinjtë Ndrek Bazhdari, Nikolin Pavaci dhe Karlo Çefa krijuan gjithashtu një grup antikomunist. “Ne krijuam një grup me qëllimi propogandimin e ideve të Revolucionit Hungarez dhe përhapjen e tyre sa më gjërë. Baza e aktivitetit tonë, ishin traktet; ne arritëm të përpilonim vetë trakte”, tregon Bdrek Bazhdari.
Ndërsa një vit më vonë 17 vjeçarët shkodranë Mark Alija, Javer Hoti, Rustem Berisha etj u kapën në tentativë për t’u arratisur. “Ishim 17 vjeç. U nisëm. Na kapën në Koplik të Shkodrës. Na arrestuan. Ishim të denoncuar që para se të niseshim, kuptohet. Na çuan në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës”, tregon Mark Alija.
Të gjitha këto grupe, u krijuan në bankat e shkollave vetëm nga dëshira për të qenë të lirë, vetëm nga kundërshtia që kishin për sistemin.
“Traktet e përpiluara prej nesh, i hodhëm në Tiranë dhe në Shkodër. Mesazhi i trakteve ishte pak a shumë i tillë: rinia dhe klasa punëtore shqiptare, duhej të solidarizoheshin me idetë e Revolucionit Hungarez dhe se ka ardhur koha që Stalinizmit t’i japim grushtin e fundit. Ata u befasuan: “Si ka mundësi, që këta të rinj, të na dalin me këtë frymë?” Por, pjekuria jonë nuk ishte një produkt i rastësishëm, por i një lloj formimi të vazhdueshëm që e kishim marrë që herët; nuk duhet harruar se në Shkodër, persekutimi komunist ka qenë shumë i ashpër, me arrestime e pushkatime të përditshme e shpeshherë në prezencën e publikut”, tregon Ndrek Bazhdari.
Disa prej tyre i përndiqte edhe urrejtja që regjimi kishte për prindërit apo të afërmit dhe u shpallën armiq vetëm nga prejardhja.
“Isha shumë i dhënë për letërsi; çfarë ishte e botuar në shqip, e kisha të lexuar. Libra, revista, fletore zyrtare, githçka që gjeje në Shqipëri. Kishim rreth 5 kuintalë libra; këtë na la babai; asgjë tjetër. Edhe si përfundim, më pranuan në Teknikumin Financiar. Isha 15 vjeç, nuk e llogarita se çfarë pasoje mund të kishte! Më panë konviktorët, militantët që vinin me revole dhe u shtrua çështja: “Nuk e paska lënë shkollën ky?!” i propozuan shkollës përjashtimin tim. Kur të përjashtonin nga shkolla, të gjithë nxënësit viheshin në rresht nga të dyja anët, e të pështynin. Kjo ishte Organizata e Rinisë”, tregon Musa Maçi.
Pavarësisht ndonjë fjale të hedhur pa kujdes, apo ndonjë teke djaloshare, anëtarët e grupeve dhe adoleshentët “ndryshe” u bënë shënjestrat e organizatave të rinisë dhe hetuesve të sigurimit.
“Disa shokë të mitë, i patën rrahur dhe i përjshtuan nga shkollat. Rrahjet ishin të organizuara nga organizatat e rinisë: militantët viheshin në rresht në dy anët, dhe i detyronin këta të kalonin në mes dhe më pas i rrihnin. Liceu ishte me konkurs. U paraqita herën e parë dhe ishte një drejtor atje që më tha: “Ku shkon ti?! Si guxon me ardh këtu?“ dhe më përjashtoi me dy këmbët e para. Kjo ndodhi në vitin 1947”, tregon Lekë Pervizi.
Mjaftonte një vizatim ndryshe, një hartim i shkruar me frymëzim, një këngë e kënduar në rrugicat e errëta, një libër që regjimi e kishte futur në listën e përmbajtjeve të rrezikshme, një shenjë që nuk i ngjante nderimit me grusht, një mendim që ishte ndryshe nga dogmat komuniste… dhe gjimnazistët bëheshin pre e spiunëve që kërkonin të realizonin normën e zbulimit të “armiqve të popullit”.
Shpesh ata u bënë viktima të mirëbesimit pikërisht tek shokët apo shoqet e klasës, që ndonjëherë me devotshmëri e ndonjëherë me presionin e hetuesve dëshmuan për ta edhe gënjeshtra e histori të pandodhura kurrë.
“Brenda në gjimnaz, ata të Sigurimit, organizuan një rrjet personash që kishin një lloj “ceni“ le të themi, si psh. një të kaluar kulake, ose të burgosur në farefis. Pra, e bënë nëpërmjet nxënësve kryesisht, që duhej të vëzhgonin, qoftë edhe me pasqyra, se kush mbetej i fundit në shkollë. Dhe, për fat të keq, siç e mora vesh prej një shoku më vonë, njëri prej informatorëve kishte qenë një nga shoqet tona, e cila më vonë, edhe pa e mbaruar shkollën, u bë sekretare në komitetin e partisë. Me sa kuptohet ajo survejoi dhe zbuloi shokun që i shpërndante traktet, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtues i grupit. E arrestuan natën; kishin hapur një gropë, u vunë përpara gropës dhe e kërcënonin se do ta vrisnin” tregon Lavdosh Beqo.
Regjimi i egër që po instalohej me shpejtësi nëpërmjet skenarëve kriminalë të persekutimit barbar të kundërshtarëve të politikë, nuk i kurseu gjimnazistët antikomunistë. Ata nuk do të uleshin më kurrë në bankat e shkollës, nuk do të recitonin më kurrë poezitë e tyre kushtuar lirisë e dashurisë, nuk do të ktheheshin më kurrë në shtëpitë e tyre. Ende pa e filluar mirë jetën, pa provuar çastet e ëmbla të moshës, pa u ndarë nga prindërit e tyre, gjimnazistët antikomunistë u detyruan të shkëmbjenë klasat e shkollës me qelitë e burgut, mësuesit e dashur me hetuesit e pashpirt, familjen me xhelatët e torturave.
Burgu i Spaçit
“Aty (në burgun e Spaçit) pamë një djalë nga Mirdita, që nuk ishte më shumë se 17 vjeç, i cili po dridhej se ishte sëmurë. Pal quhej. Erdhi toger Ademi dhe iu drejtua me barbarizëm: “Pse nuk e realizove normën?” “Isha sëmurë, zoti toger!” iu përgjigj Pali. Ai e kapi zvarrë, e hoqi që aty, e futi në një vend izolimi, e urdhëroi që mos t’i çohej fare as ushqim. Një shoku i tij, mori atë racionin e ushqimit, gjeti një rast dhe vajti e ia çoi Palit në birucë. Kur po hante, erdhi toger Ademi dhe e zuri me bukë në dorë. E pyeti se kush ia kishte dhënë, dhe Pali nuk tregoi. Atëherë ai urdhëroi që ta lidhnin në një shtyllë telefoni. Që nga ai çast, e deri natën vonë, nuk pushuan rënkimet e tij. Ne e dëgjonim mirë se ishte afër kapanonit tonë. Më në fund, nuk u dëgjua më. Kur u ngritëm në mëngjes, e gjetëm të vdekur në shtyllë. Kishte ngrirë i gjithi nga të ftohtit, me urdhër të toger Ademit. Vonë, në vitin 1998 e takova rastësisht toger Ademin në Tiranë. Filloi të justifikohej se gjoja ashtu ishte sistemi, ashtu ishte koha, dhe nuk ishte faji i tij. Mua m’u ngritën nervat, sepse më dilnin parasysh pikërisht këto skena. Kur erdha në vete nga tronditja, toger Ademi ishte zhdukur, kishte ikur. Dhe në kohën kur unë e takova, ky njeri, për çudi, punonte akoma në Ministri të Brendshme, si drejtor Drejtorie”, tregon Reshat Kripa.
Në foto: Reshat Kripa
Pa asnjë arsyetim të mbështetur në ligj apo moral, edhe pse ishin nën 18 vjeç, qindra gjimnazistë dhe adoleshentë u dënuan me dënime të ashpra me dhjetëra vjet burg pas proceseve të turpshme gjyqësore.
“Akuza kundër nesh ishte shumë e rëndë, që gjoja ne si grup, kishim pasur ndërmend të vazhdonim aktivitetin armiqësor, do të dilnim jashtë shtetit dhe do të shkonim të specializoheshim në shkollat imperialiste, për t’u përgatitur për të hyrë sërish në Shqipëri për të vrarë udhëheqësin. Më kujtohet, kur po përgatiteshim të dilnim në gjyq, avokati më thotë: “Shiko, ti je më i vogli. Merri përsipër ti dhe bindi që je kryesori në këtë grup. Nëse e bën këtë, ti mund të shpëtosh jetën e shokëve, për arsye se ti je nën moshë.” Përndryshe ata do të pushkatoheshin se ishte viti 1957, dhe nuk e kishin problem të të zhduknin. Kështu që, në mënyrën time i mora unë përsipër, siç më këshilloi avokati. Dhe si përfundim, na dhanë dënimet maksimale për moshën që kishim, “gjysëm-dënimet”. Mua më dënuan me 14 vjet burg. Po të ishte i plotë, mua më pushkatonin, se 25 vjet ishte maksimumi në atë kohë; mbi 25 vjet, ishte pushkatim. Nikos i dhanë dënimin 16 vjet burg, e Karlos 12 vjet burg”, tregon Ndrek Bazhdari.
“Na dënuan në Gjykatën Ushtarake. Motivimi: arratisje jashtë shtetit, agjitacion e propagandë kundër pushtetit, fajtorë për krijimin e një organizate për të rrëzuar pushtetin popullor. Gjyqi u bë me dyer të mbyllura. Dhe argumenti i avokatit ishte: “Shokë gjyqtarë! A e shihni që në bankën e të akuzuarve keni tre fëmijë. Unë ju kërkoj që të mos aplikohet neni 64 i Kodit Penal për arratisje, por për shkelje të kufirit pa pasaportë, pasi këta janë fëmijë e nuk e dinë se ç’është arratisja.” U ngrit Faik Minarolli dhe tha: “Shokë gjyqtarë! Duhen hedhur kategorisht poshtë pretendimet e avokatit, sepse ky nuk ka qenë një grup i parrezikshëm siç pretendon avokati, por është një grup që në hetuesi ka deponuar se do të arratisej në Jugosllavi dhe prej andej, kuptohet, në Amerikë, ku do të lidheshin me CIA-n amerikane dhe në bashkëpunim me të do të vinin të përmbysnin pushtetin popullor”, tregon Mark Alija.
Por, edhe kur e kuptuan se për ta nuk do të vinte kurrë mosha e rinisë, dashuria, profesioni dhe familja që kishin ëndërruar, nuk ndryshuan mendim dhe i qëndruan betimit deri në fund, pavarësisht kostos që paguan.
“Në hetuesi, na merrnin nga ora 1 apo 2 të natës, atëherë kur ishim të rraskapitur. Aty, në atë birucë, në atë varr, më kanë mbajtur tre muaj e gjysëm. Bile, shpeshherë kur ishte koha që na sillnin një lugë supë apo një lugë çaj (që ndodhte dy herë në ditë), kur hapej dera e hynte një fije drite aty brënda, kur drita levizte, në muret e qelisë dalloje të shkruara me gjak: “Amanet familjen”, “Amanet fëmijët”, “Nesër pushkatohem”. Pas nja tre muajsh e gjysëm, afërsisht katër, na nxjorrën nga biruca. Kishte ardhur një nga ato makinat e zakonshme të Degës e po priste. Më nxorrën mua të lidhur, e më hipën. Nxjerrin dhe një tjetër dhe e lidhin aty. Tani po prisnim se ku po na çonin. Unë përfitova prej rastit kur dy oficerët që na shoqëroni po bënim muhabet dhe e pyeta të burgosurin tjetër: “Prej nga je ti?” Më thotë: “Jam prej Shkodre. Po ti?” “Edhe unë prej Shkodre jam”- i them. Kur e pyeta për emrin, ai më tha: “Karlo Çefa, po ti?” Unë i thashë se jam Ndrek Bazhdari. Përfytyroje: nuk njohëm dot njëri- tjetrin! Sepse ishim zbardhur komplet dhe sytë nuk punonin pas katër muajsh në errësirë të plotë”, tregon Ndrek Bazhdari.
Shumë prejt tyre u gjymtuan përjetë prej torturave, humbën jetën në kushte mizore në punë të rënda, u ndanë përgjithmonë nga të afërmit e dashur, u përbuzën e u turpëruan mes turmave të ushqyera me urrejtje, ose edhe kur ia dolën të kalonin kalvarin e gjatë të persekutimeve nuk arritën kurrë të krijojnë familjen e tyre.
“Oficeri, menjëherë hapi derën, hyri brenda dhe u afrua për të më zgjidhur telin, por, jo për të më hequr hekurat. Mirëpo, nuk mund ta kuptoni, asnjë njeri nuk mund ta kuptojë, se ç’do të thotë të heqësh telin, nga duart e fryra. Është njëlloj si të të shpojnë beben e syrit. Pastaj ai vajti të merrte kandilin e vajit, kandilin që përdorej gjatë natës kur fikeshin dritat, dhe duke i hedhur nga pak vaj prej kandilit mbi vendin e enjtur, e duke lëvizur me kujdes telin, më në fund, arriti ta hiqte. Fati im, që kur shkuli telin, plasi gjaku. Dhe fati im që qëlloi ai tjetri në birucë që thirri rojen, sepse përndryshe, do të kisha vdekur”, tregon Lavdosh Beqo.
Por nënat e tyre nuk u dorëzuan kurrë. Në kushte të vështira dhe nën persekutim të vazhdueshëm ato i ndoqën rrugë e pa rrugë, ju dhanë bukë e kurajë, i mbajtën gjallë me dashuri e përkujdesje aq sa mundeshin, përmes hekurave. Nuk ishte e lehtë të ishe nëna e një 15 vjeçari të dënuar përjetësisht. Nuk ishte e lehtë të kishe të gjithë djemtë dhe bashkëshortin nëpër burgje e kampe pune.
“Tamam në këtë periudhë, më erdhi nëna se ajo nuk e dinte si ishte puna, dhe po priste për takim. Doli oficeri i rojes e i tha që isha i dënuar, dhe nuk mund të më takonte. Nëna i tha: “Merrni ushqimet të paktën!” Dhe ai nuk pranoi as ushqimet. Në atë kohë, të vije deri në Bulqizë, donte dy ditë. Plus që ajo kishte shkuar edhe në Tiranë se në kohën që unë isha në Bulqizë, Besniku ishte në kampin e Rinasit. Nga ana tjetër vajtja te Besniku kishte qenë një tjetër aventurë për të: kur po kthehej nga Besniku, në Tiranë e zuri nata rrugës. Ajo do të shkonte te motra, Drita. Në atë orë makina nuk kishte në lëvizje, dhe kish mbet në mes të rrugës. Pati parë një grua që po kalonte bashkë me të birin dhe me një lopë. Kur e pa ashtu vetëm, ajo i qè drejtuar nënës: “Nga të kemi?” i tregoi nëna e gjorë se kishte qenë të vizitonte të birin në burg dhe nuk po gjente një mënyrë të kthehej. Gruaja atëherë i kish thënë: “Hajde nga ne sonte!” Atë natë, nëna pat fjetur atje, pastaj të nesërmen qe nisur për në Bulqizë. Kur i thanë që nuk mund të më takonte iku. Rrugës kishte pas takuar një nënë tjetër me një djalë të vogël për dore. Nëna e kishte pas pyetur: “Ku po shkon?” “Në kamp. Jam me djalin e djalit, se babai i tij është brenda.” i qe përgjigjur gruaja. Nëna, kur kishte parë që gruaja nuk kishte patur asgjë në dorë, i pat dhënë ushqimet që kishte sjellë me vete për mua: “Merri këto e jepja djalit tënd!”, tregon Reshat Kripa.
Kërkuesit nga The South Java Deep Sea Biodiversity Expedition 2018 kanë kapur atë që gjendet poshtë një pjese të madhe të detit indonezian. Ekipi i kërkuesve me shkencëtarë nga Singapori dhe Indonezia u nis nga Muara Baru, Xhakarta, Indonezia në 23 mars 2018 në bord të anijes Baruna Jaya VIII.
Ata e testuan detin në një thellësi prej 500-2000 metra në afërsi të Sunda Strait Trough duke kërkuar për dokumentim të biodiversitetit detar në këtë rajon. Ekspedita mbaroi në 5 prill 2018. Mostrat e mbledhura gjatë kësaj ekspedite do të katalogohen gjatë dy viteve dhe përfundimet do të bëhen të ditura gjat një workshop-i që do të mbahet në Indonezi në vitin 2020. Ndërkohë që kërkuesit kanë shfaqur disa foto paraprake të organizmave që kanë kapur në thellësi. Ja 7 prej krijesave më të çuditshme dhe mjaft të bukura që janë zbuluar.
Ice Cream Cone Worm
Krimbi prej 6 cm i gjatë i ngjan një kaushi të akullores dhe i përket familjes Pectinariidae, jeton në thellësitë prej 300 m. ndërsa rritet zhvillon një tub konik rreth vetes. Gjembat rreth gojës përdoren për të gërmuar.
Dumbo Octopus
Ky oktapod i përket familjes Opisthoteuthidae dhe u kap në thellësinë 900 metra dhe e mori emrin nga ngjashmëria me elefantin Dumbo të personazheve të Disney-it. Kërkuesit thonë se ka një pamje xhelatinoze dhe në ngjyrë violë të errët kur u observua për herë të parë.
Cock-eyed Squid
Pavarsisht emrit, sytë e këtij kallamari me përmasa të pabarabarta ndoshta e kanë një arsye se pse janë të tillë. I përket familjes Histieuthidae. Noton me syrin e madh me kokë poshtë për të gjetur ushqim, ndërsa me syrin e vogël sipër për të parë për grabitqarët.
Darth Vader Isopod
E mori emrin nga një prej personazheve më të këqij të fantashkencës. Këta buburreca gjigandë i përkasin familjes Cirolanidae dhe ecin në fundin e detit për të kërkuar ushqim. U gjet në thellësinë 800 m.
Chain Saw Lobster
Nuk duhet imagjinatë për të parë nga se e merr emrin kjo karavidhe. Thaumastocheles massonktenos ka një kthetër të djathtë të mbyllur me buzë anësore. Kërkuesit nuk mendojnë se kjo kthetër përdoret për të gjuajtur, por si sitë për të filtruar kafshë të vogla nga shtresat e poshtme.
Snow White Lobster
E bardhë në ngjyrë kjo karavidhe e ka merin Munidopsis nitida dhe u kap në një thellësi më shumë se 800 metra. Është e gjatë 4 cm dhe gjendet në dru dhe varet nga druri i kalbur si burim ushqimi.
Fang Tooth
Me dhëmbët e tij të gjatë Anoplogaster cornuta nuk e lë asnjëherë ushqimin të ikë. Një nga peshqit më të frikshëm që u kap gjatë ekspeditës, kjo specie e gjatë 10 cm u gjet në thellësi 500 metra./horizonti.al/
Jolanda Flaga është në prang pensioni dhe si punonjësja më e vjetër femër e policisë së shtetit ka dhe një këshillë: Respektoni njëri-tjetrin.
Ajo ka qenë surpriza e forumit të sigurisë publike, ku ishte kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që i dha certifikatën e karrierës, Flagës, e cila ka qenë pjesë që në vitin 1976.
”Vetë prezenca e qytetarëve do të shërbejë si një motiv dhe arsye më shumë për të përmbushur misionin. Sepse të jesh punonjës policie është jo privilegj po përgjegjshmëri dhe sakrificë. Kështu që nisur nga këto do ju lutesha të gjithëve ta largojmë indiferentizmin dhe të jeni më proaktiv dhe na jepni më shumë besim. Ashtu siç tha zoti ministër, sot përfitoj nga rasti ti dorëzoj certifikatën e karrierës punonjëses së parë të policisë shqiptare që del në pension, Jolanda Grigor Flaga”, bëri të ditur Veliu, pasi ishte ministri Xhafaj që zbuloi surprizën.
Kryetari i PS dhe kryeministri, Edi Rama, ka bërë një deklaratë suprizuese në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste. Duke komentuar zhvillimet politike dhe punën e deputetëve socialistë, Rama deklaroi se PS duhet të punojë me qytetarët dhe bazën e partisë, “njëlloj sikur zgjedhjet të ishin në muajin qershor, tani”.
“Të punohet më shumë me bazën. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, – ka deklaruar ndër të tjera kryeministri Edi Rama.
Ndërsa vëmendja duhet të ishte te qeveria dhe reformat ligjore në parlament, kryeministri u kërkon deputetëve të mendojnë për vota dhe mandate, pra për zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme. Zgjedhjet e ardhshme vendore janë një vit larg, ndërkohë që deklaratat e Edi Ramës në PS ngjajnë sikur të jetë fillimi i një fushate elektorale. Qëndrime të tilla, ngjajnë si sinjale që kryeministri u jep deputetëve dhe strukturave të partisë. Më shumë se apel për deputetët, kryeministri jep mesazhin publik se PS dhe qeveria e tij është në gatishmëri për zgjedhje të parakohshme. Kriza politike, protestat dhe gjithë reagimi në bllok i opozitës, pavarësisht se nuk i ka numrat në Kuvend, krijojnë një situatë të pakëndshme për qeverinë.
Edhe pse klima politike në Tiranë nuk është e favorshme për qeverinë, sinjalet nga Brukseli si rrallë herë, janë pro qeverisë. Sado që kritikat në Shqipëri janë në nivelet më të larta, me rekomandimin e BE në ‘xhep’ kreu i qeverisë do të sillet sikur ka arritur suksesin më të madh. Dhe këtë lojë ai, pra Rama, e luan mjeshtërisht bukur.
Nuk është çudi që për të shtensionuar situatën kryeministri të bëjë manovra elektorale duke përmbysur gjithë situatën politike. Këtë kontradiktë ku BE i hap negociatat dhe opozita në Tiranë i bllokon rrugët, Edi Rama mund ta zgjidh me një variant radikal, por jo dhe aq të panjohur. Skema është dërgimi i vendit në fushatë elektorale. Me që PD dhe LSI duan ta rrëzojë, edhe me dhunë në sheshe, kryeministri Rama u hedh sfidën: Ejani më rrëzoni me vota në zgjedhje të parakohshme! Dhe koha kur e bën këtë është e favorshme për qeverinë, pasi nëse BE i jep statusin Shqipërisë, atëhere Rama dhe PS do ta rrotullojnë si shans fatlum për të rifituar prapë një mandat të ri qeverisës. Rama shfrytëzon faktin se Kodi Zgjedhor ende nuk ka nisur të diskutohet, kështu që zgjedhjet e reja do të jenë identike me ato të kaluarat, ku si rregull makineria qeverisë elektorale ka në dorë çdo gjë që lidhet me votat. BE dhe SHBA e shohin qeverinë e PS me probleme, por jo shqetësuese për stabilitetin në Rajon. Me sa duket me shumë po shikojnë stabilitetin se sa demokracinë! Nga ana tjetër opozita është e ashpër dhe luftarake, por pa organizuar dhe e pa testuar sesi do të funksionojë koalicioni në terren. LSI ka gati motorat për çdo sfidë elektorale, kurse PD ndodhet në një sherr akoma të pazgjidhur brenda vetes.
Fakti që Edi Rama, duke e ditur se qeverisja do shkojë më keq dhe situata do vrapojë drejt rrëmujës politike, duke e bllokuar qeverisjen, po lëshon sinjale për të tijtë se përgatituni si për zgjedhje parlamentare. Dhe shfrytëzon marrjen e Statusit nga BE, gjithnjë nëse e merr në maj. Për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nuk e pengon Kushtetuta, pasi Rama bën Mocion Besimi dhe vetrrëzohet, ndaj pas kësaj për 45 ditë shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare me këtë qeveri dhe kryeministër.
Opozita ka nevojë të jetë vigjilente, kryeministri diçka po thur.
Gjatë ditës së sotme është duke u zhvilluar një protestë në Fier, biznesi i vogël është kundër TVSH.
Një grup tregtarësh protestuan para prefekturës së Fierit kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.
Ttregtarët thonë se është e pamundur t’i përballojmë rritjen e taksave, ndërkohë që kjo do të ketë efekt edhe tek qytetarët.
Ata mbajnë në duar pankarta ku thuhet se TVSH 20 për qind do të thotë mjerim.
Tregtarët thonë se ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të vijojnë protestat pasi TVSH-ja për ta do të thotë falimentim. Ata janë shprehur se po protestojnë për veten e tyre dhe jo për partitë.
“S’po mblidhemi për punë partish por për TVSH-në. S’kemi asnjë të ardhur tjetër, do të vijojmë të protestojmë’, tha njëri prej protestueve.
Për biznesin e vogël TVSH-ja është e papërballueshme, “Rama premtoi hapjen e vendeve të punës, me TVSH-në për biznesin e vogël po i mbyll”, tha një tjetër protestues.
Kujtojmë që pak ditë më parë biznesi i vogël në të gjithë vendin, të mbështetur dhe nga opozita protestuan kundër vendimit të qeverisëm për futjen e biznesit të vogël në TVSH.
Kuzhinieri vlonjat habit njerëzit në restorant gatuan peshkun plot 150 kilogram me mjeshtëri.
Plot 150 kilogram peshk ton i kapur në Vlorë.
Kuzhinieri Aldo Mehmeti ka publikuar një video ku shfaqet teksa gatuan këtë peshk gjigant në kuzhinën e restorantit të tij. Pavarësisht madhësisë së peshkut, kuzhinieri vlonjat, tejet profesionist, nuk e ka aspak problem ta gatuajë.
Më një lëvizje të vetme, Aldo e ka ndarë peshkun në dy pjesë me thikë dhe më pas ua ka servirur klientëve të tij.
Studimet shkencore tregojnë për dobinë e shumëfishtë të kësaj bime dhe për efektin e saj të dobishëm në balancimin e metabolizmit dhe sistemit të imunitetit si bazë për funksionim të shëndetshëm të organizmit.
Mirëpo për t’u arritur efekti i dëshiruar është e nevojshme të dihet dozimi i drejtë, si edhe koha në të cilën mund të priten efektet pozitive, transmeton Telegrafi.
Nigella Sativa është një bimë, lëngu i së cilës mjekon çrregullimet e menstruacioneve, mbyt parazitet në zorrë, shërben kundër paralizës, etheve rekurente, hemorroideve, kundër acarimeve akute, kundër rënies së flokëve, si dhe kundër halucinacioneve.
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Sipas mjekësisë moderne, ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS-i apo sëmundjet tumorale.
Efektet janë shumë të mira kryesisht kur përdoret edhe mjalti, ndikon në procesin e rritjes. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të lihet jashtë vëmendjes.
Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:
Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm;
Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale;
Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut;
Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve.
Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.
Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.