Aurora

Ëndërron të bëhesh i pasur, hiq dorë nga këto 3 gjëra

Ka vetëm një listë të shkurtër me gjëra nga të cilat po të hiqni dorë me siguri do të filloni të pasuroheni.

Blerjet

Nëse keni një tufë parash në dorë mos rendni menjëherë të blini atë që keni dashur gjithmonë të blini. Është e mira që atë tufë parash ta kurseni dhe ta shpenzoni zjuar. Blerjet shpejta janë ato që dëmtojnë ekonominë tuaj.

Krahasimet

Mos i karahasoni të ardhurat tuaja me ato të të tjerëve. Krahasimi nuk do të bëjë asgjë tjetër veçse do t’ju bëjë të ndiheni sikur ajo që keni nuk ju mjafton.

“Sikletosjet” e tavolinës

Nëse jeni në një tavolinë me njerëz të cilët preferojnë të shpenzojnë shumë nuk keni pse të bëni edhe ju të njejtën gjë. Faturat maramendëse janë për ata njerëz të cilëve ua mban xhepi të tilla shpenzime. Nuk është turp të kursesh.

Ëndërron të bëhesh i pasur, hiq dorë nga këto 3 gjëra Read More »

Majollarin e ”vrau” vonesa, avokati zbulon se…

28-vjeçari Mario Majollari, u vra nga gjakëmarrja mbrëmjen e 10 e prillit në Tiranë. Majollari nga frika kishte kërkuar azil në Suedi, por shteti atje nuk e besoi. Nga Suedia, avokati i 28-vjeçarit, Maravgi Staifo, rrëfen arsyet përse iu refuzua azili. “Ai i shpjegoi mirë arsyet e tij për azil, por Bordi suedez i Emigrimit nuk e pranoi aplikimin e tij pasi ishte me vonesë. Vrasja ka ndodhur në vitin 2000 dhe kërkesa për azil u bë shumë vite më vonë”, u shpreh avokati.

Në maj të 2014 Mario kishte aplikuar për leje qëndrimi në Suedi, por nuk iu pranua, pavarësisht se ai kishte rrëfyer historinë e familjes së tij dhe frikën e hakmarrjes.

Në gusht 2015, Bordi i Migracionit në Suedi nuk e kishte pranuar kërkesën. Media suedeze shkruan se 28-vjeçari apeloi dhe mori refuzimin e mëtejshëm të së drejtës administrative në Gothenburg, dy ditë para prag të Krishtlindjeve në të njëjtin vit. 28-vjeçari kërkoi një gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por nuk e mori atë dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016.

Gjatë kohës së tij në Suedi, 28-vjeçari jetonte në strehimin e azilkërkuesve Hotell Mälarblick në Strängnäs. Anders Hedqvist, menaxher i vendstrehimit e ndihmoi me punë të ndryshme gjatë viteve që ai kishte kaluar atje.

“Ai më ka shpjeguar me detaje historinë e tij, çfarë ka ndodhur dhe pse ndihej i kërcënuar. Por, Bordi i Emigrimit tha se edhe nëse ka ndonjë rrezik nga individë në Shqipëri, mund të gjente mbrojtje nga autoritetet shqiptare”,-tha avokati për emisionin ”Pasdite” në Top Channel”.

Majollarin e ”vrau” vonesa, avokati zbulon se… Read More »

Çanta me drogë drejt Greqisë, kush është 37-vjeçari shqiptar i arrestuar

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap teksa transportonte drogë. Mediat greke bëjnë me dije se Erion Topit nga Durrësi iu sekuestruan 121 kg marijuanë.

Shqiptari u kap sot në Parapotamo të Igumenicës, ndërkohë që në kërkim është shpallur një tjetër shqiptar.

Mësohet se policia greke ka zbuluar 5 çanta me 108 pako që përmbanin 121 kg 492 gram marijuanë.

Çanta me drogë drejt Greqisë, kush është 37-vjeçari shqiptar i arrestuar Read More »

“Ata që kanë vjedhur po i nxjerr në pension me pasuri marramendëse”, përgjigjia e Ramës për komentuesin

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me dy komentues që duket i kanë tërhequr vëmendjen me kritikat e tyre në profilin e Facebook. Ja replikat mes tyre:

Komentuesi: Leri keto dalje se per ne si popull jan reklama, ne duam vepra e ti shohim e jo fjal, dhe jepi mbeshtetjen kryeprokurores shoqes Arta Marku te veri ne burg ata qe te hedhin mjell ty me ne krye ilir e Monika floriri Lul kriminelin Sali serboviçi me familjen e tij.

Rama: Vaso, lere popullin se populli kupton me mire se ti e se une dhe nese ty te duken reklama bashkebisedimet me grupet e interesit, ky nuk eshte problemi im xhan! As detyra e prokurores se pergjithshme, nuk eshte e imja dhe po te kujtoj qe e imja eshte e para qeveri ne kete vend, qe i ka dhene mbeshtetje te plote prokurorise ne 4 vjet e gjysem me radhe dhe qe ka marre persiper detyren e veshtire te reformimit te drejtesise!

Komentuesi: reforma e drejtesise duhet te ishte denim per ato qe kane vjedhur e abuzuar mbi popull dhe jo te felenderohen per cka kane bere e ti nxjerresh ne pension me pasurine marramendese qe kane bere duke vrare , prere dhe shkaterruar shoqerine shqiptare . Populli kupton shume gjera por kshu do shkoje jeta e shqiptarit. Gjithesesi falenderim te vecante per aq hapa sa keni bere se aq ju lejohet.

Rama:  populli kupton shume me teper se sa une dhe se sa ti, qe akoma s’ke kuptuar se denimet per ata qe kane abuzuar nuk i bej une, po nje drejtesi e pastruar nga ata qe e kane mbajtur peng! Me radhe Blerim me radhe…

“Ata që kanë vjedhur po i nxjerr në pension me pasuri marramendëse”, përgjigjia e Ramës për komentuesin Read More »

Plasi lufta e ka marre gjeme, Dridhet toka nene kembe, Kanan Mazja paska thene …

PLASI LUFTA E KA MARRE GJEME

Plasi lufta e ka marre gjeme,
Dridhet toka nene kembe,
Kanan Mazja paska thene :
Ne vatanin nuk e leme,
Lakra kemi per te ngrene !
Nuk ja leme vendin dushmanit,
Jemi te zot’ e vatanit,
Urdher’ i Smail Qemalit,
Ta mbrojme si syte e ballit,

Ploçe______Vlore

1) Kanan Masja, nga fshati Zhkoze i Vlores ( Hero i Popullit), duke qene oficer ne ushtrin turke (ne taborrin e Vlores), u vu ne sherbim te qeverise Shqiptare te Vlores.
Ne krye te forcave vullentare dhe te rregullta, luftoi trimerishte per mbrojtjen e kufijeve tane te jugut…

Kenge Popullore te Laberise
Bedri Kabasha
15,04,2018,,

Fotografia e Bedri Kabasha

Plasi lufta e ka marre gjeme, Dridhet toka nene kembe, Kanan Mazja paska thene … Read More »

Një udhëtim drejt “ferrit” të Spaçit, aty ku im atë la rininë e jetën

E diel… mëngjes…

Sot, bashkë me një mikun tim kam vendosur të shkoj në një vend, i cili më lidh fort me historinë time…
Kam vendosur të rrëmoj thellë në plagët e së shkuarës time…
Sot, jam gati ta ndërmarr vetë këtë udhëtim…

Do të shkoj në Spaç!

Shumë prej jush, mbase nuk e dinë ku i bie ky vend dhe keni plotësisht të drejtë! As unë mbase nuk do ta dija, po të mos më kishin vrarë veshin ato tregime, histori të gjyshes dhe nënës time për të.

Do të vizitoj burgun famëkeq të Spaçit, kampin e përqëndrimit të burgosurëve politik, atë vend ku vuajti dënimin për plot dymbëdhjetë vjet im atë…akuza: agjitacion-propagandë…

Nisemi…

Ende nuk ka gdhirë mirë. Është ora pesë e mëngjesit. Fshati ndodhet 100 kilometra nga Tirana.
Kureshtja është e madhe. Për herë të parë do të ballafaqohem me një realitet, të cilin e kam projektuar në mendje që fëmijë…

Vallë do të jetë ashtu siç e kam parashikuar, apo do të jetë edhe më keq?

Rrugës më vijnë ndërmend ca histori të gjyshes time, peripecitë që ajo hiqte për të takuar vetëm tre herë në vit tim atë në kampin famëkeq. Më tregonte për ca rrugë të vështira nëpër male, për një vend të rrethuar nga kodrinat, ku edhe drita e diellit e kish të vështirë të depërtonte…

Lëmë pas kthesat e Rrëshenit, shoh me vëmëndje minierat e këtij qyteti. Ato tashmë kanë mbetur disa rrënoja të së kaluarës…Një qytet gri… pa ngjyra, pa jetë…

Jemi afër… edhe pak kilometra na ndajnë nga fshati ku duam të shkojmë.

Rrugët, një pjesë e mirë e tyre të amortizuara, e bëjnë edhe më të vështirë udhëtimin…

Këto 100 kilometra po më duken si 100 vjet. Gjatë gjithë rrugëtimit solla ndërmend disa copëza tregimesh të gjyshes time. U kojtova se të burgosurit i kishin zhvendosur nga fshati Spaç, në burgun e Qafë-Barit, matanë Fushë Arrëzit, në fshatin Tuç. Shkaku ishte se në atë vend kishte shumë lagështi.

Mbërrijmë…

Nga larg shoh një gërmadhë të vjetër dhe të ftohtë, rreth e përqark maleve dhe kodrinave, i futur si në grope, ky ishte burgu famëkeq i Spacit, (i mbajtur hapur në vitet 1968-1991)i projektuar si një kamp përqëndrimi për të burgosurit politik.

Ajo pamje ish më keq nga ç’e kisha imagjinuar kur isha i vogël. Gjyshja paska patur të drejtë…
Në një pozicion të thepisur, 600 metra mbi nivelin e detit, shtrihej një ndërtesë e stërgjatur me korridore dhe me shumë dhoma… Afër tij, një minierë…

Ja këtu, ka vuajtur dënimin e egër dhe mizor im atë, në këtë minierë ka derdhur djersën ditë dhe natë bashkë me qindra të burgosur të tjerë…

Futem brenda, shoh qelitë, birucat. Ato dhoma aq të vogla, në të cilat dyndeshin 50 veta.
Bashkë me mikun tim bëjmë drejt vendeve të takimit. Aty ndal hapin, vështroj me kujdes dhe ndërmend më vijnë fjalët e gjyshes:

“ Takimi i të burgosurëve me familjarët e tyre bëhej me radhë. Ai nuk zgjaste as gjysmë ore. Përballë tyre ish vendosur një dërrasë e stërmadhe me një vrimë, nga ku mezi shquhej i burgosuri matanë. Nuk lejohej ta takoja tim bir, as t’i jepja dorën, asgjë…na mjaftonte vetëm një shikim dhe disa biseda formale, të cilat i ndërprisnin vrazhdësia e dy rojeve, që të qëndronin mbi krye: “Hajt, hajt, boll, mjaft!”. Kaq zgjaste takimi…”

Radhën tani e kishte menca e të burgosurëve. Një katrahurë e vërtetë. Mbase për të tjerë ajo s’thoshte gjë, por për mua thoshte shume…

Sërish në mendje më vijnë tregimet e gjyshes:

“Sendet e qelqta nuk lejoheshin. Vajin, ujin e lëngje të tjera i hidhnim në shishe plastike, çdo ushqim kontrollohej rreptësisht! Një ditë kisha marrë me vete edhe një shalqi, kontrollorët e morën dhe e prenë copa-copa se mos kish ndonjë send brenda. Edhe bukën, ata e ndanin përgjysmë, e bënin grimca të vogla në miniaturë…”

Lë pas mencën me një shije të keqe…

I hedh një vështrim të heshtur bashkëshoqëruesit tim. Gjatë gjithë rrugës nuk biseduam fare me njëri – tjetrin. Fytyra e tij kish marrë një qasje më serioze, ashtu, i çuditur dhe njëherësh i pështjelluar në mendime, ai kërkonte të dinte çdo gjë nga ai vend. Të dy shkojmë drejt udhës së minierës…

Sërish këto rrugë më sjellin në kujtesë një bisedë me nënoken time:

“Cdo mëngjes, aty, në atë vend, bëhej apeli. Të gjithë të burgosurit rreshtoheshin me të njëjtën uniformë. Ata dukeshin gati njësoj…Ne, familjarët, shihnim nga larg dhe mezi i dallonim kush ishin tanët. Çdo i burgosur bënte një shenjë dalluese, që të kuptohej që ish ai “.

Gjyshja ime e dallonte lehtë tim atë, ai vendoste dorën mbi kokë dhe rregullonte baluken e tij të pabindur…Kjo ishte shenja e tij.

E gjithë kjo skenë mu krijua atypari tek shihja udhën e drejtë, e cila të çonte drejt minierës…Largohem nga ai vend, i hedh edhe një herë një vështrim të fundit…

Në mendjen time këto pamje duken kaq absurde, në kufijtë e makabritetit dhe çmendurisë. Kjo përballje ishte një tronditje e dytë për mua…Dukej sikur isha shkëputur tërësisht nga realiteti dhe isha bërë pjesë e asaj kohe të mbrapshtë…

Iki nga ai vend, nga ai fshat verior, ku çdo hap që bëj më lidh në mënyrë të pashmangshme me vuajtjet, mundimet e tim eti.

Sot, pas 27 viteve, unë mbaj si kujtim vetëm emrin e tij, një fotografi të vjetër dhe këto copëza përjetimesh nga ky fshat, të cilat do më shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Nuk arrita kurrë ta njoh babanë tim. Ky vend i mori atij dymbëdhjetë vitet më të vyera të rinisë dhe ai sistem i mori më të shtrenjtën gjë… jetën e tij!

E unë ndihem sot, kaq i pafuqishëm.

Pas 27- viteve duket sikur gjërat kanë ndryshuar… Është një iluzion i ëmbël… ato kanë mbetur sërish të njëjtat…

Sot pas dy dekadash, ne, fëmijët e tyre kemi nevojë të dëgjojmë të paktën një: “Më fal”, një “ndjesë publike”, nga ata persona, ekzekutorë, zbatues, që deri dje i mbikëqyrnin dhe sot janë ende gjallë, madje të “veshur” me pushtet dhe japin leksione demokracie…/27.al

Një udhëtim drejt “ferrit” të Spaçit, aty ku im atë la rininë e jetën Read More »

1 nga 2 shqiptarë nuk e dinë se vuajnë nga sëmundja! Kini kujdes, 5000 raste të reja çdo vit

Të paktën 5000 raste të reja diagnostikohen çdo vit me diabet në Shqipëri, ku 1% prej tyre janë fëmijë. Këto janë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik. Sëmundja e diabetit po rritet me ritme të shpejta, ku numri total i të prekurve në Shqipëri llogaritet të jetë mbi 70 mijë.

Studimet tregojnë se 1 në 2 të rritur nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje, ndaj vitet e fundit organizatat dhe institucionet e linjës kanë ndërmarrë fushata sensibilizuese me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për diagnostikimin dhe parandalimin në kohë të kësaj sëmundje. Në kuadër të 14 nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit, institucionet shëndetësore shpërndanë fletëpalosje informuese në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Në bazë të një studimi ndërkombëtar të realizuar gjatë vitit 2014, Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 422 milionë njerëz janë të prekur nga kjo sëmundje në të gjithë botën, krahas 108 milion personave që ishin të prekur në vitin 1980.

Mjekët rekomandojnë se kur një person është diagnostikuar si diabetik, forma e parë e trajtimit është ndryshimi i stilit të jetës. Pra kujdesi i përpiktë në marrjen dhe zgjedhjen e ushqimit të shëndetshëm dhe aktiviteti fizik.

Kur kjo formë e trajtimit nuk funksionon fillohet me mjekimin me barna, nëse është diabet tip 2. Nëse është diabet tip 1, duhet të fillohet menjëherë me insulinë

1 nga 2 shqiptarë nuk e dinë se vuajnë nga sëmundja! Kini kujdes, 5000 raste të reja çdo vit Read More »

Kombinimi “bombë” që do ju bëjë të harroni çdo problem shëndetësor! Nuk do vuani më kurrë nga tensioni dhe zemra

Çaj rozmarine kundër 12 sëmundjeve

Rozmarina është bima më e njohur, që ka ndihmuar në sherimin e mjaft sëmundjeve.
Kjo bimë ndihmon dukshëm kundër diabetit, kur është i shoqëruar me depresion.
Po ashtu, efektet shëruese të rozmarinës ndihen edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Mjaft e njohur, kjo bimë është edhe për forcimin e kujtesës, pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës, mjekimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale, pushimin e dhimbjeve në stomak apo shkrirjen e gurëve në tëmth.

Ndërkaq, larja etrupit me ujë të zier me rozmarinë do të thotë më tepër shkëlqim për lëkurën tuaj, si dhe eleminimin e papastërtive. Një efekt të ndjeshëm,rozmarina ka edhe në pakësimin e djersës.

Lahuni me rozmarinë

Të lash trupin me lëngun e rozmarinës i jep lëkurës shkëlqim dhe mbron atë nga sëmundjet. Në fakt, gjatë stinës së verës, kjo procedurë shihet si shumë e rëndësishme, pasi duke i frekuentuar më së shumti detin dhe pishinat, lëkura është më e prirur ndaj infeksioneve. Papastërtitë e ujit dhe të rërës mund të shkaktojnë mykun në lëkurë.

Për përgatitjen e solucionit larës nevojiten 50 gramë gjethe rozmarine të thata dhe të grimcuara, të cilat hidhen në 1 litër ujëtë nxehtë. Kjo masë lihet në qetësi për 30 minuta dhe më pas kullohet. Lëngu i përftuar do të shërbejë për larjen e trupit dhe hidhet në vaskën e mbushur me ujë 35 deri 38 gradë. Këshillohet të qëndroni në ujin e përgatitur për 20 minuta dhe më pas rekomandohet të bëhet një orë pushim. Është mirë që banja me ujin e rozmarinës të bëhet në mbrëmje, përpara se të shkoni për të fjetur.

Gjithashtu, larja këshillohet edhe për të gjithë ata që kanë probleme me gjumin gjatë natës. Banja ndihmon të bëjnë një gjumëtë qetë e pa shqetësime. Larja e trupit me lëngun e rozmarinës nuk duhet të bëhet nga persona, që kanë infeksione në lëkurë apo plagë të rënda, pasi bima përmban shumë antioksidantë, në veçanti acid karnozik.
Dhe janë pikërisht këta antioksidantë, që i japin imunitetin trupit.

Diabeti
Diabetikët, që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët rekomandojnë pirjen e çajit të rozmarinës për të luftuar këtë sëmundje.
Për përgatitjen e çajit rekomandohet 1 lugë kafeje me gjethet e thara të rozmarinës të hidhet në një enë, ku më parë janë hedhur 2 gota me ujë të nxehtë.

Lihet për 10 minuta, më pas kullohet dhe pihet i nxehtë. Mjekët rekomandojnë të pihen 2 filxhanë në ditë, para buke. Duhet patur kujdes që çaji të mos ëmbëlsohet. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme.

Për kujtesën, frymëmarrjen, reumatizmën

Mjaft e njohur është bima edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Për të gjithë ata, që kanë një kujtesë të dobët dhe afatshkurtër, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të rozmarinës herët në mëngjes. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë, pasi dhe vetë mjalti ndikon në rritjen ekujtesës.
Çaji i rozmarinës, ashtu si dhe shumë bimë të tjera të përmendura më parë, ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të
frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë. Për shërim sa më të shpejtë, të sëmurët duhet të pijnë çajin e përftuar nga bima e rozmarinës.

Kjo bimë shërben edhe në eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës.
Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sëmundje shpesh bëhen të padurueshme për të sëmurin. Ka raste kur sëmundja nuk e lejon të kryejë asnjë lëvizje.
Prandaj, për ta lehtësuar sëmundjen, këshillohet të pihet çaj 3 herë në ditë përpara buke. Kur dhimbjet janë të forta, i sëmuri këshillohet të bëjë regjim shtrati.
Çaji i rozmarinës këshillohet edhe për lehtësimin e dhimbjeve me origjinë reumatizmale, si dhimbjet e kyçeve, gjunjëve, si pasojë e motit të keq. Edhe në këto raste këshillohet pirja e çajit të rozmarinës.

Kundër djersës dhe infeksioneve

Rozmarina ndihmon mjaft në pakësimin e djersitjes, sidomos gjatë
periudhs së verës, kur djersa është përherë e pranishme. Por çaji
shërben jo vetëm kur djersa është për shkak të temperaturës së lartë,por mund të shkatohet edhe nga rënia e rezistencës së trupit apo nga humbja e kripërave minerale. Shumë të tjerë djersitin kur janë të sëmurë me grip apo edhe nga shëndeti i tepërt, pa qenë shkaktare e ndonjë sëmundjeje.

Rozmarina është shumë e efektshme edhe për sherimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale. Nga çaji i bimës pihen 2 filxhanë në ditë, por gjithmonë para buke.

Dhimbje koke, stomaku, tëmth

Për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe kur dhembjet janë të shoqëruara me marrje mendsh këshillohet të pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë. Pas pirjes së çajit do të shihni efektet pozitive që ai jep. Te personat,që vuajnë nga dhimbjet e stomakut, kur ato janë shkaktare të një sëmundjeje apo kur është dhimbje e rastit, një gotë me çaj rozmarine do të ndalonte menjëherë dhimbjet shqetësuese. Dhe sëmundja e fundit që kjo bimë kuron janë shqetësimet e tëmthit. Kjo bimë shërben për
shkrirjen e gurëve në tëmth, si dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të lëngut në këtë organ.

Paketë këshillash

Këshillohet që gjatë pirjes çajit i rozmarinës të jetë i nxehtë. Këshillohet që çaji të pihet gjithmonë përpara buke, për të dhënë rezultate. Pjesët që përdoren për kurim janë gjethet e thara në hije dhe të grimcuara. Nëse lani trupin me ujin e rozmarinës, kini kujdes që lëkura të mos jetë e dëmtuar

Nëse doni të bëni gjumë të qetë, këshillohet pirja e një gote. Për të patur lëkurë të freskët dhe pa djersë pini çajin e rozmarinës

Kombinimi “bombë” që do ju bëjë të harroni çdo problem shëndetësor! Nuk do vuani më kurrë nga tensioni dhe zemra Read More »