Aurora

Befason këngëtarja e njohur shqiptare: Jam biseksuale, nuk e fsheh më

Rita Ora ka ngritur shumë dyshime për orientimin seksual.

Pak kohë pas publimit të këngës së saj të re “LGBT Anthem’ Girls”, Rita Ora ka zbuluar se është biseksuale.

Këngëtarja 27 vjeçare ka treguar se në të kaluarën ka patur eksperienca dhe me meshkuj dhe me femra.

Ndërkohë që ndjekësit në rrjetet sociale e kanë përgëzuar Ritën për singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.

Kënga është shkruar 2 vite më parë nga Rita Ora, sëbashku me Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha.

“Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam,” u shpreh Rita Ora për revistën “People”.

Befason këngëtarja e njohur shqiptare: Jam biseksuale, nuk e fsheh më Read More »

PD nis riorganizimin në bazë, zbulohet urdhri i rëndësishëm i Bashës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka  urdhëruar sot nisjen e procesit zgjedhor brenda partisë.

Më anë të këtij urdhri të shpërndarë sot mësohet se do nis zgjedhja e në strukturat e degës në nivel seksioni dhe grup seksioni sipas statutit të ri.

Kjo lëvizje vjen pas miratimit të statusit të ri vetëm dy javë më parë në Kuvendin Kombëtar që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.

Sipas informacioneve mësohet se duke nisur nga kjo e hënë do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku dhe degësh për të nisur procesin e zgjedhjeve për kryetare grup seksioni dhe seksionesh.

Afati për përmbylljen e këtij procesi është 45 ditë dhe zgjedhjet do të bëhen sipas parimit një anëtar një votë.

PD nis riorganizimin në bazë, zbulohet urdhri i rëndësishëm i Bashës Read More »

Aeroporti i Vlorës dhe Air Albania, investime strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Turke:

Iyi akşamlar!

Nuk di më shumë fjalë, por besoj se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e tillë që i thotë të gjitha fjalët. Ne jemi dy vende me një histori që na lidh dhe me një ambicie të madhe për të ardhmen që na bashkon.

Tre vjet e gjysmë më parë, ne, sëbashku me disa miq këtu të pranishëm, u investuam për themelimin e kësaj Dhome dhe sot, falë kësaj Dhome kemi një instrument të rëndësishëm më shumë, për t’i dhënë më shumë peshë përmbajtësore bashkëpunimit tonë ekonomik.

Dua të kujtoj se që prej daljes nga errësira e izolimit komunist, Shqipëria ka pasur në krah Turqinë, me një kontribut të vazhdueshëm, ndihmë dhe asistencë teknike në të gjitha fushat, nga infrastruktura, tek shëndetësia, bujqësia e kultura. Mijëra studentë shqiptarë janë arsimuar dhe trajnuar në shkollat e universitetet civile e ushtarake të Turqisë, duke u bërë një urë e rëndësishëm lidhëse e duke mishëruar në të njëjtën kohë, një ndër shembujt më të shkëlqyer të kësaj miqësie dhe të mbështetjes së popullit dhe të vendit mik.

Prej dy vitesh, 50 studentë, çdo vit kanë përfituar bursën për të studiuar në një prej universiteteve më prestigjioze të Turqisë, por dhe një universitet i klasifikuar lart edhe botërisht, ITU në Stamboll. Sëbashku me ambasadorin kemi diskutuar mundësinë e zgjerimit të kësaj mundësie, ku studentë e studente që klasifikohen si më të mirë në vendin tonë, të kenë mundësi të përfitojnë arsimin e lartë falë këtyre bursave dhe të kontribuojnë pastaj për atdheun e tyre.

Unë dua ta shpreh sot, këtu, mirënjohjen për faktin se në çdo rast emergjencash dhe situatash të vështira për shkak të fatkeqësive natyrore, Turqia ka qenë gjithnjë i pari vend që ka nisur ndihmat dhe mbështetjen konkrete të nevojshme.

Ashtu sikundër i jam shumë mirënjohës Presidentit Erdogan për faktin se është investuar personalisht për të mbështetur një program jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne, për parandalimin e përmbytjeve, duke na vënë në dispozicion një ekip të gjerë ekspertësh të Ministrisë së Pyjeve dhe të Ujërave, si dhe drejtuesish të një sërë agjencive të vendit të tij dhe duke marrë angazhimin për të na qenë pranë deri në realizimin e plotë të këtij programi në lumenjtë e Vjosës dhe Bunës.

Ambasadori solli këtu disa shifra konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe unë ndaj me të bindjen se, edhe pse në këto vite është bërë progres me rritjen e stokut të investimeve, me fluksin e investimeve direkte, përsëri, ajo çka mund të bëhet, është shumë më tepër se kaq. Vëllimi i shkëmbimeve tregtare vitin e shkuar u rrit rreth 10%, krahasuar me një vit më parë, por shifra tërësore është jashtëzakonisht e vogël për potencialin e madh, që ne duhet të transformojmë në një realitet të qenësishëm.

Më vjen jashtëzakonisht mirë që ky do të jetë viti i lançimit të dy investimeve shumë të rëndësishme dhe mjaft simbolike për cilësinë e kësaj marrëdhënieje, investimi për ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar të Vlorës dhe investimi nga ana e kompanisë Turkish Airlines për të asistuar ngritjen e linjës sonë kombëtare ajrore.

Aeroporti i Vlorës do të jetë një stimul shumë i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë dhe të punësimit, si dhe për fuqizimin e industrisë sonë të turizmit. Ndërsa linja e re ajrore kombëtare do të jetë më në fund një mundësi e re dhe e shumëpritur për të gjithë shqiptarët, që të kenë shtëpinë e tyre fluturuese.

Falë këtyre dy ndërhyrjeve strategjike në ekonominë tonë do të kemi rritje të fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe do të kemi ulje të çmimeve të fluturimit për shqiptarët, që pas më shumë se çerekshekulli ankesa do të ndihen më në fund të çliruar nga laku i çmimeve shumë të larta të fluturimit.

Dua ta përshëndes e ta falënderoj mikun dhe bashkëvuajtësin tim, kryetarin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Turke. Mikun, sepse puna na ka bërë miq dhe bashkëvuajtësin sepse ndajmë sëbashku dhimbjen e shkaktuar nga shiatiku. Por ndryshe nga unë, ai ka mundësinë të bëjë not përditë, ndërsa unë jam i detyruar të notoj çdo ditë në politikën shqiptare. Kjo është arsyeja, pse ai është më në formë se unë.

Besoj se nuk është nevoja t’ju mbaj më gjatë me fjalët e mia për të gjitha mundësitë që ofron Shqipëria për rritjen e investimeve të huaja direkte, por dua t’ju garantoj se ne jemi shumë të vetëdijshëm që ende ju ndesheni me vështirësi të llojeve të ndryshme në aspektin e burokracisë dhe po ashtu jemi shumë të vendosur që sëbashku t’i kapërcejmë këto vështirësi, falë edhe mbështetjes që ju jep juve dhe më jep edhe mua, ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Më vjen shumë mirë që vlera e saj doli sot plotësisht në pah, sepse në tre fjalime, Presidenti i Turqisë u përmend dy herë, unë përmenda dy herë, ajo u përmend tre herë.

Me ftesën që ju të mbështeteni tek asistenca e ministres për çdo problem e çdo rast që hasni probleme me administratën dhe me konfirmimin që ju jeni këtu në shtëpinë tuaj, unë ju falënderoj të gjithëve dhe jam besimplotë se vitin e ardhshëm, ne do të kemi shumë më tepër për të thënë lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona.

Shumë faleminderit!

Aeroporti i Vlorës dhe Air Albania, investime strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare Read More »

Historia e vërtetë: Gerta iku nga Shkolla “Jani Minga Vlorë”në bardhësi për të prekur parajsën, përjetësisht!

Nga : Viktor Avdia GRETA IKU NGA SHKOLLA “Jani Minga” NE BARDHESI PËR TË PREKUR PARAJSEN, PËRJETËSISHT. Shkolla Jani Minga në qytetin e Vlorës humbi një ëngjëll pasi sot aty mungoi Gerta , e bardha ne zemër dhe në shpirtin e saj të mbyllur që nuk u shpreh asnjëherë. Sot në bangën e saj pati lule dhe lot.Shkolla nderoi me emocione të mëdha një ëngjëll të vogël që iku në bardhësi . Qindra të afërm nga Greqia, Italia etj erdhën në Vlorë për të përcjellë në prehezën e fundit Gertën e vogël e cila nuk jetoi dot , nuk arriti të buzeqeshte dot diplomimi e matyrës që zhvillohet pas pak ditësh . Gerta iku nga banga e shkollës , mori dhimbjen ne zemër dhe la pas hidhërim të madh në familje, shkollë dhe në gjithë qytetin e Vlorës ,ku lajmi u përhap me shpejtësi. Mjeket theksuan se ndaria nga jeta e 18-vjecares erdhi nga nje atak kardiak , qe solli carien e njërës pej venave kryesore të gjakut.

Në goditje të tilla në zemër, sipas tyre, kanë pak shanse që të mbijetojnë personat që preken . Ora e mësimit të Gertës u kthye në dhimbje për të gjithë nxënësit , mesuesit dhe të pranishmit në këtë ngjarie të rëndë . Ata e përcollën me lule dhe mirënjohje të madhe për , qetësinë, urtësinë dhe dashurinë që Gerta dha për gjithë kohën që studio në shkollën ,Jani Minga . Mamaja e la Gerten të vogël , 6 vjece ,për ta takuar tani 12 vite më vonë në parajsë.Zoti i bashkoi vetëm aty në prehjen e fundit . Babai i saj Rizai, ndertoi një familje model , të rregullt, shembullore dhe korrekte.Gerta u rrit dhe u edukua nga Mara ,nje nene e vertete që ndau me të cdo dhimbje , dhe cdo cast të bukur te jetës .Veshtirësistë e jetës në vendin tonë nuk I penguan Rizain dhe Marën të plotësonin të gjitha dëshirta e Gertës për shkollën , pushimet dhe endërrat e saj . Pak ditë më pare, ajo ishtë në Maqedoni në një eskursion me klasën e saj.

Babai i saj Rizai dhe Mara , dy heronj të vërtetë thyen cdo vuajtje që të kishin një familje të lumtur . Gerta ka dhe 3 motra të tjera Ergisen, Eniden dhe Ilven që po rriten me të njëjtën dashuri të shenjtë sic e meriton cdo fëmijë .Por shqetësimi shëndetsor e la në mes enderrën e Gertës duke lënë pas dhimbje dhe lot në sytë e babait të saj Rizait, Marës që e deshi me forcen e shpirtit dhe tre motrave të tjera. Të gjithë e dime si mund të rriten 4 fëmijë ne Shqipëri. E dimë që nëpër shkolla nuk ka kujdes shendetsor, nuk ka kujdes të vecantë, nuk ka rregull dhe qetësi.Në shkollat shqiptare ka vetem zhurme dhe kaos. E dimë që një familje duhet te vuaj për të rritur 4 fëmijë .E dimë që Shqipëria është vend i botës së tretë dhe shërbimi shëndetsor është ai që është .Fati e deshi që Gerta të jetonte në këtë vend ku asgjë nuk është e sigurtë. E megjithatë , Gerta iku Krenare për prindërit qe e rritën për cdo ditë me shumë sakrifika të mëdha.Cdo ditë pati kujdesie dhe dashuri te madhe nga e gjithë familja . Rizai dhe Mara janë heronjtë e vertetë të kësaj Shqipërie me shumë halle dhe vuajtje .Vlora News i shpreh atyre ngushellimet më të sinqerta për humbien e vajzes së tyre . Qendroni të fortë dhe të bashkuar në këtë dhimbje të madhe , jo vetem për ju ,por për një pjesë të madhe të qytetit që kanë fëmijët tek shkolla , Jani Minga dhe që u bashkuan me këtë hidhërim të thellë . Ju e veshet si nuse ! Gerta iku ne bardhesi . Lamtumirë!Nga : Viktor Avdia

Historia e vërtetë: Gerta iku nga Shkolla “Jani Minga Vlorë”në bardhësi për të prekur parajsën, përjetësisht! Read More »

Deputet Shezua shikon filxhanin tek Baba Mondi, i del se LSI do bëhet LS-hi

U krijua si biznes familjar nga babëzia për pasuri, po kthehet në gërmadhë si pazar i djegur

Shkruan Memo Aliaj

Partia “LSI Sh.p.k.” e familjes “Meta-Kryemadhi”, po përjeton një fazë shkatërrimi në vazhdim, që nuk mund të ndalet as me “programin integrues”, as me “gjakun e ri” të mbledhur “me kokrra” në këtë parti” e që politikën e quajnë “PUB”.

Rrënimi I kësja partie, nuk mund të ndalet dot as me “idetë largpamëse” që jep Petrit Vasili dhe as me vallet popullore të pronarit real të kësaj partie, “klonuar” president prej PS. Aq e shpejt dhe e pashmangshme është shkrirja e LSI së gjorë, sa edhe vetë kryetarja trashgimtare Kryemadhi, ka vendosur të mos veproj për ta ndalur, duke bërë sikur nuk e shikon këtë karahurë që do ta lërë vetëm!
Braktisja e LSI, ka përfshirë të gjithë nivelet e përfaqësimit të saj në qeveisje, në administratë dhe në pushtetin lokal.

Nga kjo parti po ikin e vazhdojnë të ikin këshilltarë bashkiak e qarku në Fier, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Kukës, Skrapar, Berat, Kuçovë, Peshkopi, Vlorë, Elbasan, Librazhd e kudo. Të tjerë janë gati të hedhin poshtë kartonin e përfaqësimit me logon “LSI shpk”, për t’iu bashkuar PS, partisë “mëmë”, prej së cilës i largoi çifti Meta-Kryemadhi, duke i joshur me vende pune.

Tashmë, braktisjet kanë përfshirë strukturën vertikale të kësaj partie. Pas administratorit lokal të Njësisë Zall-Herr në Tiranë, LSI-së “i lanë shedenë” edhe tre drejtuesit e njësive administrativ në Bashkinë Memaliaj, konkretishrt në ish-komunat Luftinjë, Krahës e Buz.

Sipas të dhënave nga ka “Regjistri i Lonës së LSI” (të besuarës së Ilirit, ose shefes së kuadrit të partisë, që me urdhër të Monikës punësonte njerëz pa pagesë), thuhet se “partinë e integrimit” e kanë braktisur 80% e të punësuarev në shtet dhe 70% e të rinjve “firi-fiu”, që LSI i joshte me bluza me kokën e Likës, me suflaqe e birra në kampingun e Jalës.

Sipas informacioneve, këto ditë po bëhet gati edhe ikja e disa kryebashkiakëve të saj, aq sa rrezik t’i mbetet vetëm kryetar Nesimi i Skraparit, jo se ai “babaxhan” do LSI-in, por meqë ka mandatin e krybashkaikut edhe 1 vit, por edhe ngaqë nuk ka ku gjen punë, mbasi siç thuhet, nuk e pranojnë as si administrator pallati! Ndërsa 2 deputetëët Shkëlqim Selami e Gledion Rehovica ia “hëngri” dekriminalizimi, “daulle” të tjera largimi nga kompania “LSI-Shpk”, po dëgjohen të bien nga deputetët e saj Koka, Bitri e Tavo, të ndjekur me marifet e “me dridhje” edhe nga Nasip Naço, Nora, Malaj, Shezai Rrokaj, Viktor Tushaj, Agron Çela dhe dy “çupëlina” deputete nxënëse shkolle, që deputëtllëkun e quajnë pagë për ushqim, psipillosje e kapardisje para shoqeve të klasës, duke u hequr si “figura të larta shteti”, pa mendt e të cilave, politika… ngec në vend dhe Shqipëria nuk futet dot në BE!

Sipas filxhanit që Zhezai Rrokaj, ka parë këto ditë tek Baba Mondi, flitet se LSI do katandiset vetëm me Monikën, Edmond Panaritin e i miellit serb, pulave të importit që fryheshin me pomp e kosit me qumësht pluhur dhe me Petrit Vasalin e tenderave të ilaçeve të vjedhur e të skaduar, në kohën kur ishte ministër Shëndetësie! “Tërmeti” i braktisjeve të shumta që po vazhdon të rrënoj këtë “parti-ruletë” e cila shëtit dhe ndalon atje ku gjen “tagji”, po vërteton faktin se kjo parti, u krijua si biznes privat i një familjeje të babëzitur për pasuri dhe po falimenton si pazar i djegur i tyre, duke u kthyer nga LSI… në LS-HI.

Deputet Shezua shikon filxhanin tek Baba Mondi, i del se LSI do bëhet LS-hi Read More »

Alketa Vejsiu flet për Valbona Selimllarin, këto fjalë nuk priteshin për të

Moderatorja Alketa Vejsiu ka befasuar me fjalët e saj dedikuar një nga femrave më të bukura shqiptare.

Prezantimi i librit të Timo Fllokos ka bërë bashkë emra të rëndësishëm të artit dhe skenës. E pranishme në këtë natë kulturori ishte dhe Misi Valbona Selimllari me gjtihë magjinë e saj femërore.

‘Ja ka marrë gjithë dritën yjeve’ ka shkruar Alketa Vejsiu në publikimin e saj.

Alketa dhe Valbona dy ‘aleata’ të pandara nuk mund të mungonin në këtë event të rëdësishëm për Timo Fllokon.

Alketa Vejsiu flet për Valbona Selimllarin, këto fjalë nuk priteshin për të Read More »

Ambasadori Donald Lu godet ashpër Ramën: Mos fol në emër të Amerikës!

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pa deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me akuzat ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, Rama u shpreh se po të ishte i përfshirë në kriminalitet do të kishte folur SHBA dhe BE.

Në reagimin e tij për News 24 ambasadori Lu shprehet: “Rama të falsë në emrin e vet dhe ne do të flasim në emrin tonë SHBA po shqyrton akuzat për vëllain e Fatmir Xhafajt”.

“Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”, u shpreh me heret Rama.

Ambasadori Donald Lu godet ashpër Ramën: Mos fol në emër të Amerikës! Read More »

NASA mrekullohet nga ky mister i Qabesë

Hulumtuesit myslimanë besojnë se ky rrezatim ka lidhje dhe karakteristika në mes të Qabesë në planetin Tokë dhe Shtëpisë së frekuentuar (Bait-ul Mamur) në qiellin e shtatë.Neil Armstrong ka dëshmuar se qyteti i Mekës është qendra e planetit Tokë. Ky fakt është shqyrtuar përmes një studimi shkencor.

Kur Neil Armstrong për herë të parë ka udhëtuar në hapësirë dhe ka marrë fotografitë e planetit Tokë, ai tha: “Planeti Tokë është i varur në një zonë shumë të errët, kush e varë atë?”.

Pas hulumtimeve të shumta, është vërejtur se rrezatimi përqendrohet në qytetin e Mekës, në origjinën e saktë të Qabesë.

Çfarë është e çuditshme është se rrezatimi është i pafund, kjo është vërtetuar kur ata kanë marrë fotografitë e Marsit, dhe kanë vërejtur se rrezatimi vazhdon përtej marsit.

Hulumtuesit myslimanë besojnë se ky rrezatim ka lidhje dhe karakteristika në mes të Qabesë në planetin Tokë dhe Shtëpisë së frekuentuar (Bait-ul Mamur) në qiellin e shtatë.

Në mes të polit verior dhe atë jugor, atje është një zonë e quajtur “Zona Zero Magnetike“, kjo do të thotë se në qoftë se ne e tërheqim një busull në këtë fushë, atëherë gjilpëra e busullës nuk do të lëvizë fare për shkak të tërheqjes të madhe nga të dy polet.

Pse në qoftë se dikush jeton në Mekë, ai do të jetojë më gjatë, dhe është më i shëndetshëm, kjo është për arsye se nuk është i ndikuar nga forcat e shumta të gravitetit.

Prandaj kur ne jemi rreth Qabesë, është sikur ne jemi ri-ngarkuar me një energji misterioze, kjo është një fakt që është vërtetuar shkencërisht.

Një hulumtimi tjetër është bërë për Gurin e Zi në Qabe. Guri i Zi është guri më i vjetër në botë dhe mund të notoi mbi ujë. Në një muze në shtetin e Anglisë, janë tri copëza të gurit të zi të Qabesë , muzeu thotë se copëzat e gurëve nuk janë prej sistemit tonë diellor.

Thotë Muhamedi salAllahu alejhi ve selam: ”Guri i zi ka zbritur nga Xheneti, ishte më i bardh se qumështi, mirëpo e bënë të zi mëkatet e njerëzve”.

NASA mrekullohet nga ky mister i Qabesë Read More »