Aurora

Kallarati : Një nga pesë fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm

Kallarati është një ndër fshatrat e Labërisë. Nga pikëpamja etnografike i përket krahinës së Kurveleshit.

Ai është një nga pesë fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm, që bashkë me Bolenën, shënon kufirin veriperëndimor të Kurveleshit me krahinën e Mesaplikut. Nga ana administrative, Kallarati sot është pjese e komunës se Vranishtit të rrethit të Vlorës.

Fshati i Kallaratit ngrihet në një terren kodrinor që shtrihet në të dy anët e rrjedhjes së sipërme të Shushicës, poshtë Kuçit.

Nga verilindja e lindja kufizohet me Bolenën, nga juglindja e jugu me Kuçin, nga perëndimi me Pilurin dhe Himarën, kurse nga veriu e veriperëndimi me Vranishtin. Kallarati ka një sipërfaqe të përgjithshme – me toka bujqësore, kodra e male – prej rreth 30 km².

Tokat e bukës shtrihen kryesisht në të dy anët e lumit të Shushicës dhe në zonën kodrinore. Kodrat zënë rreth 50 % të sipërfaqes së territorit të tij.

Është fshati më i ulët i gjithë Kurveleshit, në lartësinë mesatare 354 m mbi nivelin e detit. Përmes tij kalon lumi i Shushicës dhe rruga automobilistike Vlore-Kuç-Borsh, që gjarpëron përgjatë brigjeve të lumit.

Kallarati : Një nga pesë fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm Read More »

Monika ‘ndërron’ Ilirin për kuksianët, fut Mogherinin ‘mik’ te Rama

Monika Kryemadhi shprehet se opozita e vendit ka më shumë merita për çeljen e negociatave duke nënvizuar se ka sakrifikuar tepër.

Kryetarja e LSI-së, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian Frederica Mogherini, thotë se ka akoma punë për tu bërë deri në qershor.

“ Duke pasur parasysh falënderimet për KE duke i dhënë Shqipërisë një dritë jeshile për herë të dytë, kjo dritë i jepet dhe klasës politike për të reflektuar.

I kërkuam Mogherini-t ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore t’i kërkojë Ramës të lirojë 11 kuksianët që mbeten të arrestuar në mënyrë të padrejtë.

Ajo që dua të themi është se sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim dhe ta shohin BE sa më pranë. Mogherini na falënderoi dhe opozitën si bashkëvepruese në këtë proces.

Opozita është ajo që ka sakrifikuar më shumë nga vetja e saj, për t’i dhënë më shumë shqiptarëve dhe jo mazhorancës,” tha Kryemadhi.

Monika ‘ndërron’ Ilirin për kuksianët, fut Mogherinin ‘mik’ te Rama Read More »

Qeveria paralajmëron arrestime politikanësh dhe sekuestrime pasurish, zbardhet plani i bashkëpunimit me Arta Markun

Gjatë dy muajve në vijim priten goditje në nivele të larta. Dje Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërkohë që sfida më e madhe do të jetë fundi i muajit qershor, pasi duhet të binden vende skeptike si Gjermani, Franca dhe Hollanda.

Por kjo do të thotë se gjatë majit dhe qershorit pritet që të ketë reprezalje në drejtësi dhe politikë. Bashkimi Europian ka kërkuar gjithmonë arrestime në nivel të lartë zyrtarësh, ndërsa maji dhe qershori shihen si dy muaj vendimtarë, kohë në të cilën do të ndryshojë fati i Shqipërisë. Sinjalet janë dhënë ditën e djeshme edhe nga qeveria, e cila i ka dorëzuar kryeprokurores Arta Marku rekomandimet për vitin 2018.

Ekzekutivi ka kërkuar nga prokuroria që fokus i punës së këtij institucioni gjatë vitit 2018 të jetë lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta. Sipas ligjit çdo vit qeveria i dorëzon Prokurorisë së Përgjithshme një paketë me rekomandime, ku e udhëzon mbi fushat që duhet të jenë prioritare. Në rekomandimet e saj, ekzekutivi kërkon nga institucioni i akuzës që të rrisë luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Madje, qeveria i rekomandon prokurorisë që të ketë si prioritet hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve që fshehin pasurinë.

“Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, aseteve kriminale apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar, është një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe një nga kriteret që kushtëzon integrimin evropian të vendit”, thuhet në dokument.

Gjithashtu, qeveria i rekomandon prokurorisë që në kuadër të luftës ndaj korrupsionit të rrisë hetimin me metoda speciale, me qëllim zbulimin e kësaj vepre penale në një kohë të shkurtër. Sipas qeverisë, hetimi pasuror dhe sekuestrimi i pasurisë duhet të shihet me prioritet nga prokuroria. “Rritje të hetimeve proaktive dhe teknikave speciale të hetimit; Kryerja e hetimeve sistematike pasurore dhe rritje e numrit të aseteve të sekuestruara që prej fazës fillestare të hetimit dhe konfiskimin e tyre në përfundim; Hetime të shpejta dhe bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese; Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare sidomos për kryerjen e hetimeve pasurore financiare që lidhen me veprat penale të korrupsionit”, thuhet në dokumentin e cituar nga “Sot”

Hetimi i pasurisë

Por përveç kërkesës për arrestimin e zyrtarëve të lartë me akuzën e korrupsionit, qeveria ka kërkuar nga prokuroria që të rrisë hetimin pasuror për politikanët. Dhe për këtë qeveria ka ngritur si shqetësim raportin e ILDKPI, ku shumë zyrtarë të lartë kanë fshehur pasurinë, dhe sipas saj, nuk janë referuar në prokurori. Qeveria kërkon nga prokuroria që të rritet numri i të dënuarve për pastrim parash.

“Relatohet se për veprën penale të “refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe i nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e cila është vepër penale që referohet nga ILDKPI, numri i kallëzimeve penale të regjistruara për vitin 2017 është 20, po aq edhe numri i procedimeve penale të regjistruara.

Ndërsa numri i procedimeve të dërguara për gjykim është 13. Pra rezulton se jo të gjitha materialet referuese të dërguara nga ILDKPKI-ja dërgohen për gjykim, nuk relatohet numri i të pandehurve dërguar për gjykim dhe i atyre të organi i prokurorisë ka kërkuar dënimin, ndërkohë që për vitin 2017 është rekomanduar rritje e numrit të çështjeve të dërguara për gjykim dhe rritje e numrit të të pandehurve të dënuar me vendim të formës së prerë”, thuhet në dokument. Më tej është deklaruar se gjatë vitit 2018 pritet të ketë më shumë hetime për politikanët që fshehin pasuritë.

Qeveria paralajmëron arrestime politikanësh dhe sekuestrime pasurish, zbardhet plani i bashkëpunimit me Arta Markun Read More »

Pa bujë, Princesha e Tajlandës viziton Shqipërinë

Në heshje dhe larg zhurmës mediatike, princesha 62-vjeçare e Tajlandës Maja (Maha) Çakri Sirindon po qëndron në Shqipëri. Princesha mësohet se fillimisht ka qëndruar në Tiranë, ku ka vizituar muzeun historik dhe me tej është ndalur në Shkodër, ku vizitoi muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Princesha Sirindon mësohet se është shprehur e impresionuar nga ajo çfarë ka parë në muzeun e fotografisë, ku u njoh me një pjesë të historisë së qytetit, por edhe Shqipërisë në periudha të ndryshme, nga e shkuara e deri në ditët e sotme.

Sirindon ka nisur një tur vizitash në vendet e Ballkanit, ku më herët ka qënë në Kosovë për të parë nga afër edhe atje disa prej vendeve historike dhe objektet e kultit, si xhamitë dhe Teqete, që janë një realitet tjetër prej besimit të saj Budist.

Pa bujë, Princesha e Tajlandës viziton Shqipërinë Read More »

Pamje të tmerrshme nga avioni ku u hap një dritare…

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në ajër në një avion të Southwest Airlines të nisur nga aeroporti i LaGuardia i Nju Jorkut, me drejtim Dallasin.

Motori i avionit në fjalë ka shpërthyer dhe presioni e copat e tij thyen një dritare.

Shperthimi dëmtoi dritaren në radhen e 17-të, ndërkohe që në avion kishte 143 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.

Nga aksidenti një person ndërroi jetë. Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare, Jennifer Riordan mama e dy fëmijëve dhe menaxhere e një banke në Nju Meksiko.

Pamje të tmerrshme nga avioni ku u hap një dritare… Read More »

Zbulohet ishulli me minerale të rralla

Një ishull i vogël është zbuluar në Oqeanin Paqësor dhe mund të bëjë një ndryshim të madh ekonomik për Japoninë. Një ekonomist e quajti e konsideroi këtë “ndërrim loje” për vendin. Studiuesit që ndihmuan gjetjen e tij thanë se ka potencial të jashtëzakonshëm.

Ky ishull është i përbërë nga 16 milionë ton baltë, e cila është e mbushur me mineral të rralla të Tokës.

Këto minerale përmbaljën element të rrallë që përdoren në pajisje të teknologjisë së lartë si smartphone, sisteme raketash, pajisje radare dhe automjete hibride.

Një prej metaleve të zbuluara mund të përdoret për të bërë lentet e kamerave dhe ekranet e celularëve që bëjnë fotografi me cilësi të lartë.

Sipas CNN, nga materiali i publikuar prej ekipit të hulumtuesve japonezë, kjo pjesë balte e pasur me minerale është pranë ishullit Minamitori, një ishull i vogël 1.200 kilometra larg brigjeve të Japonisë.

Zbulohet ishulli me minerale të rralla Read More »

Peleshi në Vlorë: Pastrimi i zonave nuk zgjidhet me aksione, por me një plan të detajuar, nga vetë bashkitë

Menaxhimi i mbetjeve urbane, pas reformës territoriale administrative,një përgjegjësi e pushtetit vendor. Bashkitë duhet të shtrijnë sistemin e pastrimit edhe në zonat rurale. Në disa bashki një gjë e tillë është realizuar, por në disa bashki të tjera ka ende mjaft probleme, si në bashkinë e Vlorës, që ende nuk ka gjetur një zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve në fshatra dhe zonat rurale. Menaxhimi i mbetjeve mbetet përgjegjësi e bashkisë, pavarsisht ndihmës nga pushteti qëndror.

Deklarata vjen nga Vlora nga ministri i bujqesise Niko Peleshi, i cili ka qenë i pranishëm në qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të javës së tokës dhe aksionit të pastrimit. Peleshi ka prekur edhe problematika të tjera referuar situatës në zonat turistike. Mungesa e pastërtisë në zonat turistike, është një problematikë që na shoqëron ndër vite.

Pastrimi i zonave nuk zgjidhet me aksione, por me një plan të detajuar,nga vetë bashkitë. Shqipëria sa i përket pastrimit herë pas here mbetet në një situatë dramatike.  Ministri i bujqesise Niko Peleshi është ndalur në një nga zonat më problematike sa i përket pastrimit, në pyllin e sodës në Vlorë, ndërsa nuk ka nguruar të flasë rreth projekteve në letër të bashkive, të cilat nuk implementohen sa i përket situatës së pastrimit. Peleshi ka prekure dhe hapjen e negociatave duke e quajtur një lajm të mirë.

Peleshi në Vlorë: Pastrimi i zonave nuk zgjidhet me aksione, por me një plan të detajuar, nga vetë bashkitë Read More »

Klevisi i Bashës nuk ia ka idenë BE-së. Gafa e tij i la të gjithë me gojë hapur. Për të qeshur e për të qarë!

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ishte një arritje e madhe, sipas qeverive përkatëse.

Rama menjëherë doli dhe lavdëroi qeverinë e tij, por nuk harroi edhe qeveritë e mëparshme duke thënë se të gjithë kontribuan për këtë arritje.

Opozita edhe pse u duk e gëzuar për këtë hap të rëndësishëm, filloi duke e dredhur muhabetin.

Duke mos dashur që ti japin vlerë Ramës, demokratët filluar të gjejnë defektet e dhuratës së Brukselit për Shqipërinë.

Një nga demokratët e flaktë, djali i Fahri Balliut, Klevisi, i cili është edhe deputet, doli në media dhe foli për të metat e raportit.

Por duket se deputeti demokrat nuk ia ka shumë idenë procesit të negociatave dhe bëri një gafë që u përhap menjëherë në rrjet.

Ai u shpreh në studion e emisionit “360 gradë” në televizionin “Ora News”, ekzaktësisht: “Rekomandimi është gjë e mirë, se duhet për integrimin.”

Duhet që Basha, para se ti nxjerrë në media deputetët e tij, ti mësojë për rëndësinë e hapat e negociatave dhe integrimit në BE.

Klevisi i Bashës nuk ia ka idenë BE-së. Gafa e tij i la të gjithë me gojë hapur. Për të qeshur e për të qarë! Read More »