Aurora

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Rezultatet e Vettingut do të jenë befasuese, nga 4 gjyqtarë dhe prokurorë vetëm 1 i shpëtoi procesit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë dje sinjale se rezultatet e vetingut do të jenë befasuese. Kur nisi procesi i vetingut të gjithë ishin skeptikë, por çdo ditë që kalon po konfirmohet se të korruptuarit nuk do të kenë më vend në sistemin e drejtësisë. Pas seancës së datës 17 prillit, ditën e djeshme u mblodh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nën drejtimin e kryetares së trupës gjykuese, Suela Zhegu, ku shpalli vendimin në lidhje prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani. KPK shkarkoi nga detyra prokuroren Nikëhasani.

Vendimi është marrë pasi ajo nuk ka justifikuar pasurinë. Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toyota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro. Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë. “Trupa gjykuese shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit dhe zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ bazuar vetëm në kriterin e pasurisë. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besa Nikëhasani, prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër.

Vendimi i arsyetuar njoftohet brenda 30 ditëve pas përfundimit të kësaj seance dëgjimore”, deklaroi kryesuesja e trupës gjykuese, Suela Zhegu. Prokurorja e Apelit ishte e pranishme në sallë në momentin që u dha vendimi, ku përplasja e duarve me ironi ishte reagimi i Besa Nikëhasani sapo mësoi se nuk e kaloi vetingun. E më pas, duke dalë ka filluar të kundërshtojë vendimin, duke e cilësuar të padrejtë. “Kjo është drejtësia!”, ironizoi ajo. Në seancën e kaluar prokuroja e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani deklaroi se familja kishte borxhe dhe se pasurinë e kishte vendosur në mënyrë të ligjshme, ashtu sikur pretendonte edhe ILDKP, por KPK e rrëzoi duke e përjashtuar.

Mirëpo, procesi i rivlerësimit për 4 gjyqtarë dhe prokurorë, ku vetëm anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është e vetmja që i mbijetoi rrjetës së vetingut, tregon qartë se nëse ecet me këtë trend, pjesa dërrmuese e njerëzve të drejtësisë do t’u duhet të largohen nga sistemi. Megjithatë, kjo është vetëm një ane e asaj që duket deri me tani, pasi nuk ka nisur ende procesi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët e Gjykatave të Shkallëve të Parë, të cilat duke iu referuar raporteve konfidenciale por edhe institucionale dhe mediatike, rezultojnë si më të korruptuarit. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë dhe prodhojë procesi i Vettingut.

Ja pse u shkarkua Nikëhasani

Prokurorja e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani ishte personi i katërt nga njerëzit e drejtësisë, e cili doli para komisionit të vetingut dhe pas një hetimi gati 5-mujor u shkarkua nga detyra. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimi i shkarkimit të Nikëhasanit u bazua në hetimet e thella dhe të pavarura të bëra nga vetë KPK. Sipas KPK, Besa Nikëhasani nuk justifikonte burimin e ligjshëm të dy apartamenteve, dy garazheve dhe një makinë fuoristradë me vlerë rreth 20 mijë euro. Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë. Pra pas gjithë këtyre gjetjeve, sidomos sa i takon mos justifikimit të dy apartamenteve dhe makinës, Komisionit i Pavarur i Kualifikimit vendosi dje që të shkarkonte nga detyra prokuroja e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani./SOT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Rezultatet e Vettingut do të jenë befasuese, nga 4 gjyqtarë dhe prokurorë vetëm 1 i shpëtoi procesit Read More »

Kapet peshku i madh në Durrës

Pas betejes politike për peshq të mëdhenj dhe peshq të vegjël që ka ushqyer me lajme median por edhe ata që janë të prirur të informohen rregullisht bëhet e ditur se në Durrës është kapur një peshk i madh.

Në rrjetën e peshkatarëve të Durrësit ka rënë një “peshk” i pazakontë, raporton top channel. Peshkatarët u habitën kur gjatë mbledhjes së rrjetës panë në të një peshkaqen të përmasave mesatare.

Peshkaqeni, i pazakontë për brigjet shqiptare është filmuar nga peshkatarët që e kapën atë dhe pamjet janë vërtet të pazakonta.

Kapet peshku i madh në Durrës Read More »

Farat që vrasin kancerin, përmirësojnë shikimin dhe gjumin

Nëse dëshironi një vakt të ndërmjetëm të shijshëm ju sugjerojmë farat e kungullit. Kanë shumë vlera ushqyese si bakri, zinku, magnesium dhe proteina. Gjithashtu kanë agjent radikalë të lirë që luftojnë shumë sëmundje. Për më tepër janë të pasura në fibra dhe kanë 1000 kalori për 50 gram.

Vlerat ushqyese të farave të kungullit:

Magnez për zemrën: ¼ e gotës me këto fara në ditë ju siguron masën ideale të magnezit në ditë. Do keni një shëndet të mirë të zemrës, dhëmbëve dhe strukturës kockore.

Zink për imunitetin: Farat e kungullit janë të pasura në zink. Zinku është i mirë për imunitetin, humorin, gjumin, lëkurën, shëndetin e syve dhe insulinën. Mungesa e tij shkakton grip, depresion, lodhje, akne dhe memorie të keqe.

Studimet e shumta kanë treguar se farat e kungullit janë ideale për tu konsumuar nga diabetikët sepse mbjanë nivelin e insulinës në kontroll.

Farat që vrasin kancerin, përmirësojnë shikimin dhe gjumin Read More »

E padëgjuar! Çifti lind 14 fëmijë, por të gjithë janë …

Një situatë e padëgjuar më parë ka ndodhur me një çift nga Kent County. Ata kanë 13 djem dhe ne jete erdhi një tjetër fëmijë.

Jay dhe Kateri Schwandt janë bërë përsëri prindër të një djali. Djali i dytë i 14-të lindi të mërkurën.

Çifti akoma nuk i ka vendosur emrin foshnjes së tyre.

Pas lindjes së 13 djemve ardhja në jetë e vogëlushit ka vendosur familjen Schwandt në titujt ndërkombëtarë.

Një mjek kishte llogaritur se shanset për tu bërë me vajzë pas lindjes së 12 fëmijëve është 0.2 %.

Djali më i madh i tyre është 25 vjeç dhe më i vogli, para të porsalindurit është 2-vjeç.

E padëgjuar! Çifti lind 14 fëmijë, por të gjithë janë … Read More »

Patate furre me ajkë

Një recetë që ju merr pak kohë por me një shije që zgjat. Ja si ta realizoni atë:

Përbërësit:

300 ml ajkë
100 gram djathë kaçkavall
1 kilogramë patate
1 qepë e grirë imët
150 gram proshutë e tymosur
1 vezë
kripë, piper
pak majdanoz

Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë kripën dhe vendosim të ziejmë patatet (pa ia hequr lëkurën). Në një enë kombinoni vezën, ajkën, djathin e grirë, kripën piperin dhe i trazoni mirë. Ndërkohë i shtoni dhe proshutën.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën me masën që përgatitëm për rreth 5 minuta.
Në një tavë shtroni patatet e ziera dhe të qeruara. Sipër i shtoni masën me proshutë dhe vezë që përgatitëm.
Shtojini sipër djathin dhe e fusni në furrë për rreth 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Para se ta servirni i shtoni sipër pak majdanoz. Tava me patate është gati!

Patate furre me ajkë Read More »

Nëse e gjeni se ku ndodhet vajza në këtë FOTO, atëherë keni super-shikim

Në internet vazhdimisht po paraqiten foto me të cilat ngacmohet kujtesa dhe shikimi ynë dhe një e tillë është edhe kjo.

Nuk dihet se kush e ka realizuar, por vërtetë ky artist e ka maskuar mjaft mirë këtë grua në mesin e gurëve.

Dhe nëse ju arrini ta dalloni brenda 20 sekondave, atëherë vërtetë keni një shikim të përkryer.

Nëse e gjeni se ku ndodhet vajza në këtë FOTO, atëherë keni super-shikim Read More »

Skandali me pronat në Karaburun, prokuroria ankimon të gjitha vendimet e Gjykatës së Vlorës

Prokuroria e Vlorës ka ankimuar të gjitha vendimet e gjykatës së këtij rrethi, ndaj 5 personave të akuzuar për një nga dosjet më të përfolura të abuzimit me tokat, atë të tjetërsimit të qindra hektarëve truall në zonat e Karaburunit, Palasës dhe Zvërnecit.

Me mbi 70 faqe ankim në Gjykatën e Apelit, Prokuroria e Vlorës e cilëson vendimin e Shkallës së Parë si një vendim në kundërshtim me një sërë ligjesh dhe të pabazuar në rrethanat dhe provat që i janë paraqitur gjykatës.

Në mënyrë të veçantë kundërshtohet pafajësia që Gjykata e Vlorës i dha avokatit Enkes Hysendhima, të cilin organi i akuzës e cilëson si person kryesor në të gjitha skemat e tjetërsimit të pronësisë të mbi 340 hektarëve truall pranë bregdetit në Karaburun, Palasë dhe Zvërnec.

Për përfitimin e këtyre sipërfaqeve janë falsifikuar tre vendime gjyqësore të Gjykatës e Vlorës, falsifikime të cilat janë vërtetuar edhe nga dëshmitë e gjyqtarëve që u ishte shënuar emri në vendime.

Madje, një prej vendimeve gjyqësore mbante emrin e gjyqarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, që u ekzekutua me eksploziv në automjetin e tij.

Një tjetër provë e pakontestueshme sipas prokurorisë është edhe fakti që përfituesi kryesore i tokave, punonjësi i varrezave të Vlorës Raimond Mezi, ka deklaruar se ai nuk ishte në dijeni të asnjë procedure dhe se me kërkesë të avokatit Enkes Hysendhima kishte firmosur në disa letra të bardha.

Mezi ka deklaruar gjithashtu se kishte marrë nga avokati Hysendhima edhe një shumë prej katër milionë lekësh, të dhëna në disa këste, si të ardhura nga shitja e disa pronave.

Por, pavarësisht këtyre fakteve, Gjykata e Vlorës nuk u bind te implikimi i avokatit Hysendhima në këtë skemë falsifikimi, duke e shpallur të pafajshëm.

Sipas Prokurorisë, në skemën e falsifikimit të dokumenteve, përveç avokatit, Hysendhima janë të përfshirë edhe ish-arkivistja e Gjykatës, Donika Besimaj.

Arkivistja, e cila ka futur këto vendime në arkivën e gjykatës dhe ish-punonjësja e ZVRPP të Vlorës Blerina Dhrami, e cila ka regjistruar pronat me dokumente të falsifikuara.

Edhe pse të dyja punonjësja janë dënuar respektivisht me 2 vjet me kusht dhe katër vjet burgim, prokuroria pretendon se masat e dënimit janë të ulta në krahasim me veprën penale dhe pasojat që kanë shkaktuar.

Tanimë pritet që këto pretendime të organit të akuzës t’i vlerësojë Gjykata e Apelit të Vlorës.

Skandali me pronat në Karaburun, prokuroria ankimon të gjitha vendimet e Gjykatës së Vlorës Read More »

Ilaçi që nuk e blini dot as me lekë! Përzieni 1 lugë çaji kripë dhe mjaltë dhe mahnituni me rezultatin

Ndoshta mund të tingëllojë çuditshëm, por ky kombinim ju ndihmon në zgjidhjen e një problemi të madh…
Mjaltë dhe limon, mjaltë dhe kanellë, mjaltë dhe ujë të ngrohtë…Mjalti është i shkëlqyer në kombinime të ndryshme dhe të gjithë e dimë këtë. Por, a e kemi menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë nëse hani përzierjen e mjaltit me kripë deti?
A e keni vërejtur se në rrethin tuaj ka shumë njerëz që vazhdimisht ankohen se janë të lodhur gjatë gjithë kohës, apo ndoshta edhe juve ju ka ndodhur?

Gjumi optimal zgjat tetë orë, por fakti është se njerëzit zakonisht flenë 6-7 orë. Kjo është vetëm një ose dy orë më pak, por edhe mungesa më e vogël e gjumit mund të ndikojë në shëndetin tonë. trupi i njeriut ka nevojë për tetë orë gjumë sepse kjo është koha që ju duhet të çlodhni plotësisht trupin.

Shumica e njerëzve besojnë se kafeina mund të ju ndihmojë kur ju nuk flini sa duhet, por është e gabuar. Kafeina jep hov të shkurtër, apo energji të përkohshme. Kjo situate është e përkohshme ndërsa më pas vetëm do ndjeheni keq.

Shmangni kompjuterin dhe mos shikoni televizion për të paktën një orë para gjumit. Kur shikoni televizion apo kur jeni para kompjuterit, trurit tonë i duhet kohë të pushojë para gjumit.

Për fat të mirë, ka një zgjidhje natyrale që mund të ju ndihmojë në rastet e mungesës së gjumit. Pjesa më e mirë është se shumica prej nesh e posedojmë këtë produkt në kuzhinën tonë.

Cili është sekreti i këtij ilaçi natyral?

Sekreti qëndron në kripën himalajane. Kjo lloj kripe është e mirë për migrenën, ndihmon gjëndrrat veshkore të luftojnë kundër sëmundjeve të ndryshme, madje rregullon edhe peshën e trupit.

Duke përdorur kripën himalajane, mund të luftoni depresionin për shkak se ajo mund të ndikojë në nivelin e serotonins. Në fund, stabilizohen nivelet e melatoninës, hormoni që është i rëndësishëm për gjumë të mirë.

Vetëm bëjeni një përzierje me 5 lugë çaji mjaltë organik dhe një lugë çaji kripë deti himalajane dhe vendoseni në një enë qelqi. Para gjumit, vendosni një sasi të vogël të përzierjes nën gjuhë.

Lëreni që të shkrihet, ndërsa ju kënaquni në gjumë. Të nesërmen, do të mahniteni nga ndryshimi!

Ilaçi që nuk e blini dot as me lekë! Përzieni 1 lugë çaji kripë dhe mjaltë dhe mahnituni me rezultatin Read More »