Protesta për ujë e drita në Orikum, thirret në prokurori kreu i FRPD-së së Vlorës.
Deputetja demokrate e Vlorës Nada Mecorapaj e cila shkruan në rrjete sociale se “Agim Shehaj është thirrur në Prokurori dhe ndaj tij është ngritur padi, sepse protestoi, bashkë me qytetarë të Orikumit.
Ja shënimi i plotë në facebook i deputetes demokrate:
Nga Vlora sapo me njoftuan se kryetari i Forumit Rinor te PD, Agim Shehaj eshte thirrur ne Prokurori dhe ndaj tij eshte ngritur padi. Perse? Sepse protestoi, bashke me qytetare te Orikumit per kushtet barbare te jetes ne qytet! Sepse, nuk eshte hera e pare qe Orikumi ngrihet gjate ketyre javeve.
Per mungesen e dritave, ujit, rrugeve e te tjera.
I them Agim Shehajt dhe qytetareve te Orikumit te mbahen! Eshte pushteti qe ka frike dhe prandaj dergon hafijet dhe zaptijet per te trembur opoziten dhe qytetaret!
Ne do te protestojme serish, per Agimin dhe te gjithe agimet e protestave! Derisa ta shporrim pushtetin e klikes qe u ze pusi qytetareve te vet. Nga Kukesi deri ne Orikum!
Në orën 07:00 ka nisur takimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj me zëvendësministrat e qeverisë së tij.
Takimi është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, përderisa Haradinaj pritet të flasë lidhur me raportet e dorëzuar nga vetë zv/.ministrat për punën e tyre në ministritë përkatëse.
Në fjalimin e tij hyrës kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kjo është një dëshmi që secili e ndjen peshën e përgjegjësisë.
“Ju e dini që keni përgjegjësi ligjore kushtetuese. Raportet janë një raportim i aktiviteteve tuaja, këto janë dinamikat e juaj, kjo është dëshmi që ju keni hy në punë jeni në temën e juaj. Në të ardhmen në çdo 6 mujor do kishim pas dëshirë që nga ana e narrativit”, ka thënë Haradinaj.
Ai më tutje ka thënë se është thellë i bindur se 6 muaj më vonë, nëse shkohet me këtë frymë është i bindur se do shohim ndryshime të tjera, raporton Express.
“Ka pas një seriozitet të gjithë juve, na nevojitet aktivitet dhe angazhim narrativ se çka janë rezultatet e punës tonë si zv.ministra”.
Mediat janë lejuar te rrinë brenda vetëm gjatë fjalimit të kryeministrit Haradinaj, me momentum kur ka filluar te flas Gjergj Dedaj ata janë larguar nga takimi.
Ditë më parë Haradinaj ka pranuar shumicën e raporteve të kërkuara përderisa duhet përkujtuar që në Qeverinë e Kosovës janë të punësuar mbi 70 zëvendësministra, numri i më i madh që ka pasur ndonjëherë ndonjëra prej qeverive të vendit.
Lajthit Berisha 75-vjeçar, betohet se “nuk do t’i ndahet deri në varr” Tahirit 39-vjeçar “Çuni” Saimir është 9 mandate më i ri se plakushi Sali
Shkruan: Memo Aliaj
Mediat përcollën dje, një “përbetim” të bërë publikisht dhe me shumë nervozizëm, nga ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD, “ani-komunisti” Sali Berisha, tashmë një “balo” i plakur që leh dhe vjen vërdallë nëpër oborrin e SHQUP-it, për të mbrojtur “thelat” që ka gllabëruar.
Shkak u bë vendimi i gjykatës “Arrest shtëpie”, dhënë për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Këtë vendim, Saliu e quajti “Pazar të Ramës me drejtësinë”, duke u shprehur i pakënaqur nga kjo drejtësi, që sipas tij “deri sot nuk ka dënuar asnjë shtetar të kriminalizuar e të korruptuar”!
Përbetimi i Saliut kundër Saimir Tahirit ishte ky: “Unë nuk do të ndahem ty, deri në varr” dhe krijoji një çudi që nga “çeta” propagandistike e SHQUP-it, u konsiderua “betim I një burri mebesë”! Kur e lexova këtë përbetim, mendova se ishte “lapsus” i mediave.
Por kur e ndesha edhe si mesazh të transmetuar nga faqja e tij “Qytetari dixhital”, besova se kështu është shprehur. Teksti e këtij përbetimi, të bërë prej një plakushi me moshë në fund të “vaktit”, adresuar një djali që ende nuk ka hyrë në moshën e dytë, më bind se Sali Berisha, përfundimisht paska rrjedhur nga trutë dhe familjarët nuk duhet ta lënë të dalë më nga shtëpia”, për të mos u tallur dynjaja me të, mbasi ka qenë kryetar partie, kryeminiustër, president republike dhe sipas praktikës botërore,kur figuratë tilla rënohen nga mendja, mbahen të izoluar e nën përkujdesje spiko-mjekësore!.
Lajthitja qëndron në faktin, se Saliu në moshë 75 vjeçare, i lindur 6 muaj para çlirimit të Shqipërisë (15 korrik 1944 sipas teserës së pranimit në PPSH), u betua se nuk do t’i ndahet deri në varr, Saimirit 39 vjeçar, të lindur 3 muaj para vdekjes së shefit të tij Hysni Kapo ( 30 tetor 1979)!
Nuk e dimë, se ç’mendje tjetër ka pasur Saliu kur la të nëkuptohej, se Saimir Tahiri do të iki nga kjo botë para Saliut. Por biologjikisht, Saliu është futur brenda “vijës së verdhë” të varrezave, ndërsa Saimir Tahiri është në fillim të rinisë së dytë! Përbetimi i Saliut, nuk përputhet as me llogaritje matematikore mbasi rezuton, se “çuni” Saimir Tahiri është 9 mandate (36 vjeç) më i ri në moshë, se plakushi Sali që është 39 vjeç më i madh se ai!
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook njofton se është miratuar financimi i rindërtimit të 50 shkollave, 6 kopshteve, 52 terreneve sportive, 1 Pallati Sporti dhe një fushe sportive të përmasave olimpike.
Shefi i qeverisë e ka publikuar në Facebook hartën me qytetet në të cilat do të investohet për rindërtim shkollash, kopshtesh dhe terrenesh sportive.
Postimi i Edi Ramës në Facebook
Me hartën e miratuar për financimin e rindërtimit këtë vit të 50 shkollave, 6 kopshteve, 52 terreneve sportive, 1 Pallati Sporti dhe një fushe sportive të përmasave olimpike, ju uroj një javë të mbarë
Karbunari është një fshat që ndodhet në rrethin e Vlorës dhe nga ana administrative bën pjesë në Bashkinë Selenicë. Koordinatat e tij janë 40°31’5 gjerësi verioredhe 19°42’1O” gjatësi lindore.
I pozicionuar në të majtë të rrjedhës së poshtme të lumit Vjosa, i cili e qarkon atë në formë bumerangu për rreth 5-6 km. Fshati ndodhet 28 km në lindje të Vlorës. Ai kufizohet me fshatin Rexhepaj 6.6 km në jug të tij, me fshatin Kocul 7.1 km në jugperëndim, me fshatin Rromës 3.7 km dhe qytetin Selenicë 7 km në perëndim.
Karshi tij në forëm gjysëm hëne janë fshatrat e Mallakastrës Sipërme, përkatësisht: Drizari, Poçemi 3.4 km e pak më tej Klosi, Hekali e përbri tij Mollaj. Ai shtrihet në kodrat Vishinë, Zotaj, Liçaj, Haskaj e Milarak si dhe në luginëzat ndërmjet tyre. Brënda kufijve të tij gjeografik ka një sipërfaqe totale prej 1310 ha, nga kjo rezulton e punuar 515 ha, 250 ha ullishte e pemishte dhe 545 ha kullota e pyje .
Vjosa e ndryshon në vazhdimesi vijën kufitare me fshatrat fqinjë. Prandaj edhe sipërfaqja totale e fshatit ndryshon në varësi të “tekave” të lumit.
Relievi
Nga pikpamja gjeologjike fshati Karbunar dhe zona përreth tij bëjnë pjesë në sistemin neogjenik me struktura flishore e konglomerate argjilo-ranore. Kodrat e buta që përbëjnë shtyllën kurrizore të territorit shtrihen në formë këndi të drejtë me drejtim veri-jug dhe perëndim-lindje.
Duke filluar nga maja e Vishines, me kuotë 220 m në kulmin e këndit, vazhdon në jug me qafën e Kolozgjinit , majën e Përgjafit dhe përfundon me Majën e Madhe, me kuotë 251 m nga niveli i detit, ndërkohë që vargu i kodrave me drejtim lindor është Vishinë – Liçaj – Bregu i Skëndos dhe Shkujkë, që janë më të ulta se të parat. Fushat rrëzë tyre, si Trubulli në perëndim të fshatit, Bogdani në veri dhe Çezma e Madhe në juglindje zënë gati 50% të tokave të bukës dhe kanë strukturë rano-argjilore e aluvionale.
Tokat me pjerrësi të lehtë në harkun Qemale – Frashër – Gashtare – Gjokome janë kryesisht argjilo-ranore dhe shtrihen në faqen juglindore të kodrave të mësipërme. Kuota e fushave është rreth 30 m mbi nivelin e detit. Lumi Vjosa që ndodhet 3-5 m nën nivelin e fushave herë pas here në vite e shekuj i gërryen ose i mbath ato. Në hartat sizmiologjike të Shqipërisë Karbunari dhe gati 2/3 e territorit shqipëtar përfshihen në zonën me intensitet 8 ballë të shkallës Rihter.
Emri “Karbunar” mund të shpjegohet në disa variante:
-Nga fjala e vjetër latine “carbone”= qymyr. Mendohet që ky emër të jetë prej periudhes romake. Në fakt rajoni ku shtrihet karbunari ishte shumë i pasur me dru si lisi,mbretja, ilqja etj, të cilët janë të përshtatshëm për prodhimin e qymyrit, që përdorej nga romakët në përpunimin e metaleve.
-Nga fjala arumune (vllehe) “carne bună” që do të thotë “mish i mirë”.
Më i pranueshëm është varianti i parë, që përkon edhe me një shënim që na vjen nga biografët e Konsullit Romak Paolo Emili, i cili në ekspeditën e tij kundër Ilirisë dhe Maqedonisë shënon:”Në vitin l67 p.e.r. legjionet tona kaluan përbri Karbunarit për të shkuar matanë lumit Aoosa në marshimin tonë kundër Perseut të Maqedonisë.”
Sipas gojëdhënave, në lashtësi vëndndodhja e Karbunarit ka qënë në Bregun e Helmit dhe nga shekulli i IV-VI pas Krishtit është zhvendosur në vëndndodhjen e sotme, rreth 2 km më në veri të tij për shkak të ndonjë shpërthimi të beftë gazi metan, gjë që shpjegon edhe emrin Breg i Helmit. Në mbështetje të kësaj hipoteze janë, së pari: pohimi i Paolo Emilit në biografinë e tij, në të cilën ai përmënd fjalët “kaluan përbri Karbunarit” që përkon me vëndin që quhet Bregu e Helmit. Së dyti: gjetja në Bregun e Helmit e mbetjeve të ndërtimeve të lashta, si copa qeramike në formë pllakash, varreza të lashta që kanë dalë në pah ndër shekuj e sidomos kur aty filluan punimet e thella me traktor nga viti l956 e këtej.
Së treti: egzistenca në toponimine e Karbunarit e një vëndi që edhe sot quhet “qafa e Kishës” e cila është disa qindra metra në perëndim të Bregut të Helmit, pranë majës së Përgjafit. Edhe sot atje gjënden mbetje qeramike e gurësh të fragmentuar, si dëshmi që në lashtësi në këtë zonë ndodhej një kishë, tregues i pranisë të një komuniteti besimtarësh në afërsi të saj. Një dëshmi tjetër është gjetja, në vitet ’60 të shekullit të kaluar, e një stele bujku me shkrime romake të shekullit të IV të erës sonë, në parcelën Sheshe-Strugë, rreth 300m ne juglindje te Bregut te Hemit.
Kjo stele presupozohet të jetë e periudhës kur fshati ka qënë në Breg të Helmit. Ngulmimi në truajet e sotme mendohet të ketë ndodhur ndërmjet shekujve të IV-VI të erës sonë.
Ndërtimi i Kishës dhe i mozaikut në mjediset e brëndëshme të saj në vendin e quajtur Bregu i Kishës është i periudhës Paleokristiane, që përkon me shekujt e mësiperm. Simbas studimeve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, me ekspeditën e kryer në vitin 1989 nga arkeologët Sotir Kosta dhe Mensur Bezhani është arritur në përfundimin se mozaiku ekzistues “Është i teknikës polikrome, me gurë mesatare dhe nga stili mendohet t’i përkase periudhës së vonë antike.
Shkencëtarët pohojnë se mjalti është shumë efikas në trajtimin e sëmundjeve të shumta dhe kur kombinohet me kanellën, ajo bëhet një armë vdekjeprurëse për viruset, nivelet e larta të kolesterolit dhe sheqerit në gjakun tuaj dhe shumë armiqve të tjerë në shëndetin tonë.
Mund të duket e pamundur, por një përzierje me mjalt dhe kanellë shëron pothuajse çdo sëmundje.Për më tepër, këta përbërës janë relativisht të lire dhe mund të blihen pothuajse në çdo dyqan.
Ky kombinim i fuqishëm është mbështetur dhe përdorur nga mjekët alternativë anembanë botës. Mjalti dhe kanella janë në të vërtetë anti-mikrobikë të fortë me një fuqi të madhe për të penguar rritjen bakteriale dhe të kërpudhave.
Tani që ju kemi sjellë më afër fuqisë së vërtetë të kanellës dhe mjaltit, është koha t’ju japim një pasqyrë të plotë për sëmundjet e shumta që ato shërojnë.
Disa prej tyre mund të jenë befasi dhe për ju:
Ftohje
Nëse keni kollë, kongjestion hundor merrni një lugë mjaltë dhe ¼ lugë kanelle për 3 ditë.
Gripin
Mjalti ka një veti që vret viruset dhe ndalon influencën.
3.Kolesteroli
Në një filxhan çaj, shtoni 2 lugë mjaltë dhe 3 lugë kanellë, piheni atë dhe kolesteroli do të reduktohet me 10% në vetëm 2 orë!
Artritin
Pini këtë përzierje 2 herë në ditë, mëngjes dhe natë. Shto 2 lugë mjaltë me 1 lugë kanelle në ujë të ngrohtë.
Ngritja e imunitetit
Merrni këtë përzierje rregullisht dhe nxisni imunitetin ndaj baktereve dhe viruseve.
Dhimbje stomaku
Pini këtë përzierje gjatë gjithë kohës për të zbutur barkun dhe për të parandaluar ulcerat.
Aknet
Përzierni kanellën dhe mjaltin për një paste dhe aplikoni mbi aknet para se të flini.
Infeksioni i fshikëzës së tëmthit
Shto 2 lugë kanellë dhe 1 lugë mjaltë në ujë të ngrohtë, piheni çdo ditë për të vrarë mikrobet.
Kanceri
Ekspertët thanë se kjo përzierje trajton kancerin e barkut. Përzieni 1 lugë kanellë dhe 1 lugë mjaltë dhe e piheni atë për 3 muaj.
Problemet e zemrës
Bëni mjaltin me kanellën dhe përhapeni atë në bukë. Për mëngjes kjo do të ulë kolesterolin e keq dhe do të ndalojë rreziqet e sulmit në zemër.
Humbja e flokëve
Për rënien e flokëve, përzierje 1 lugë kanellë dhe 1 lugë vaj ulliri, pastaj shtoni 1 lugë mjaltë. Msazhoheni lëkurën e kokës me këtë dhe pas 15 minutash pijeni.
Humbja e peshës
Piheni kanellën dhe mjaltin me ujë para ngrënies së mëngjesit. Kjo ndihmon në humbjen e peshës të shëndetshm
Një histori tepër prekëse dhe plot emocione u transmetua në “Dua të të bëj të lumtur”. Pas humbjes së bashkëshortes nga një sëmundje e rëndë, Osmani i mbetur i vetëm me dy djemtë e tij të mitur, ku i kërkoi falje djemve që nuk mundi t’iu shpëtonte të ëmën.
Në programin e Arbana Osmanit ai ka rrëfyer se për shkak të gjendjes së rëndë emocionale dhe pamundësisë ekonomike ai vendosi t’i dërgojë fëmijët ne jetimore kur mbeti i ve.
Osmani kishte ftuar në emision dy djemtë e tij për t’u kërkuar falje që iu desh t’i linte në Shtëpinë e Fëmijës.
Në një letër prekëse, ai iu kërkoi ndjesë për herët që i kishte lënë pa ushqyer, për herët që i kishte lënë vetëm kur ka udhëtuar drejt spitalit të Tiranës me të shoqen, për shtëpinë që pikon dhe për varfërinë e tejskajshme. “Babi nuk ka mundësi që t’iu siguroj një jetë të mirë. Dua shumë që edhe ju të jetoni si fëmijët e tjerë dhe mos t’iu mungojë asgjë. Më falni që ju dërgova në jetimore duhet të kishim qëndruar bashkë dhe nuk duhet të ishim ndarë asnjëherë”, tha Osmani.
Djemtë pasi dëgjuan mesazhin e babait e falën dhe i thanë se e kuptojnë për çdo gjë që ka bërë e madje nuk i vënë faj për asgjë.
Gjatë bisedës me Arbana Osmanin fëmijët treguan se nuk donin të shkonin në jetimore dhe se iu vinte turp t’u tregonin shokëve ku jetonin. Për ta, është e rëndësishme që të jetojnë me të atin edhe në një shtëpi modeste si ajo e tyre.
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi 6 muaj shpenzime në rrjetin e supermarketeve “Spar” dhe veshje nga dyqani “BluKids”
Osmani u shpreh se kishte shumë dëshirë që të gjente një punë që të bashkohej me fëmijët e tij.
Moderatoren Fatma Haxhialiu e kemi parë shpesh herë si thumbuese dhe ironike në ekran.
Ditën e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Boom” në Ora News, ku moderatorja ka folur për jetën e saj private dhe madje ka treguar dhe për raportin vjehërr nuse, ku sipas saj ajo e ka gjetur rrugën e mesme duke qenë se nuk jeton me të dhe rrjedhimisht nuk kanë as probleme.
E pyetur se si i ka marrëdhëniet me nënën e bashkëshortit ajo është përgjigjur: “Vjehrrën e kam në Kosovë.
Është shumë e mirë. Në shtëpi nuk bëhet fjalë që ta kisha sepse unë e di që jam njeri që nuk mund të jetoj me njerëz të tjerë në shtëpi.
Ajo edhe mund të jetojë sepse ka tipin fiks si të parnerit tim, janë shumë tolerantë, të butë të dy. Nuk ka lidhje ajo, jam unë problem”, ka rrëfyer për dy gazetaret Fatma.