Një aksident i rëndë ka ndodhur në këto caste në rrugën trasballkanike në Vlorë, por fatmirësisht pa viktima.
Në aksident janë përfshirë pesë automjete, tre prej të cilave janë dëmtuar thuajse krejtësisht.
Një automjet ”tipTuareg”,i cili ishte duke lëvizur me shpejtësi mjaft të madhe në këtë aks pranë zonës së rrugës së re, fillimisht ka goditur një automjet tip Benc dhe më pas ka përplasur dhe tre mjete të tjera të cilat ishin duke ecur në zonë, në anë të rrugës kryesore.
Policia ndodhet në vendngjarje për shkaqet e aksidentit masiv me pesë automjete.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë pëe mediat nga Fieri, ku ndodhet këto dy ditë për të mbledhur Qeverinë jashtë Tiranës.
Por ai nuk dha asnjë deklaratë lidhur me lirimin e protestuesve kuksianë, 4 prej të cilëve gjykata i la në burg sërish të premten.
Kjo shkaktoi edhe zemërimin e opozitës e cila tha se do të nisë protesta mbarëpopullore në të gjithë vendin. Ja cfarë ka rezervuar
Rama si urim për sot:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me lajmin e bukur se Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”, cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar, ju uroj një fundjavë të qetë 🌹
Një ditë më parë, pas aksidentit që ndodhi në Elbasan, mediat raportuan se gruaja 55-vjeçare e lënduar ishte hedhur nga makina për t’i shpëtuar ngacmimeve të shoferit.
Por Policia e Elbasanit ka dhënë detaje të reja.
NJOFTIMI
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Bradashesh, ku u ndalua drejtuesi i mjetit Julian Hida, 43 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprën penale “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”.
Arrestimi i tij u bë pasi, rreth orës 15:15, aksin rrugor Elbasan – Bradashesh, ai ishte duke drejtuar makinën tip Volkswagen Passat me targa AA 087 CD me drejtim lëvizjeje nga Bradasheshi në drejtim të Elbasanit .
Nga mjeti në lëvizje është hapur dera prapme e pasagjerit dhe nga mjeti është hedhur 55-vjeçarja me inicialet Sh. T., banuese në Bradashesh.
Kjo gjë është faktuar nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në afërsi të vendit të ngjarjes.
Po ashtu është zbuluar, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurës, por është larguar nga vend i ngjarjes me shpejtësi, dhe rreth orës 17:50 është konstatuar dhe kapur nga patrulla e policisë.
Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit me aparat Drager, ku rezultoi në provën e parë në masën 0.92 mg/l dhe në provën e dytë 1.07 mg/l.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje gruaja është dëmtuar rëndë, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Elbasanit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt, në gjendje të dehur” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
A e kishit menduar ndonjëherë pse diktatori Enver Hoxha e mbante vendin të izoluar?
“Doktor, unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet, sepse ky vend duhet ndërtuar dhe ky popull duhet ndërgjegjësuar. Në qoftë se unë do të hap kufijtë, shumica dërmuese do të emigrojë, siç kanë bërë në shekuj…”.
Ky është sekreti që ish-diktatori komunist, Enver Hoxha, i ka pohuar mjekut francez, Pol Miliez, ndërsa ai e pyeti se cila ishte arsyeja që ai po e mbante Shqipërinë të izoluar.
Një detaj mjaft interesant ky që mbërrin nga vijimi i rrëfimit të ish-zbuluesit politik të Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi, posaçërisht për “Albanian Free Press”, mbi figurën e profesorit të njohur francez, Pol Miliez, i cili drejtonte edhe Shoqatën e Miqësisë, Francë-Shqipëri dhe që ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, dha një intervistë rreth tij në kanalin TF 2.
“Përveç Shqipërisë nuk ka vend tjetër komunist që t’i këtë mbetur besnik Stalinit”, citon Luçi, që të ketë thënë gjithashtu Pol Miliez gjatë asaj interviste…
Të gjithë e dimë që është e shëndetshme të hani hudhër, ndërkaq tani e dimë edhe se si duhet ta konsumojmë që nga ajo të marrim atë që është më e shëndetshme.
Akoma nuk është krejt e qartë se si pjesët përbërëse të hudhrës ndikojnë në organizëm, mirëpo hudhra vërtet ndikon si antibiotik, mjet për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, mjet antikancerogjen dhe kundër inflamacionit, shkatërron kërpudhat dhe disa viruse.
Kështu duhet të hahet hudhra:
1. Para se ta konsumoni patjetër duhet ta ndrydhni në mënyrë që të shkaktoni reaksionin e enzimave nga të cilat krijohet alicina.
2.Çdo ditë do të duhej të hani së paku tre thelpinj hudhre.
3. Është më mirë ta konsumoni të freskët.
4. Nëse e përpunoni në mënyrë termike, bëjeni por shkurt – jo më gjatë se 10 minuta.
Shumica e shmangin hudhrën për shkak të aromës së fortë. Është me rëndësi të dihet që ajo është pasojë e materieve të cilat përmbajnë squfur i cili i jep cilësitë shëruese.
Problemin me aromën e pakëndshme pas konsumimit të hudhrës mund ta zgjidhni me përtypjen e fletëve të majdanozit, kokrrave të kafes apo të maraqit (Foeniculum vulgare).
Qeveria ndodhet në Fier në një mbledhje dy ditore. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një takimi me naftëtarët dhe shpërndau për disa prej tyre dëshminë e Statusit të Naftëtarit.
Ai deklaroi se deri tani janë miratuar nga komisioni përkatës 1 mijë aplikimet e para, ministri Gjiknuri premtoi se ky proces do të vazhdojë me intensitet.
Ne si qeveri menduam që t’i japim prioritet naftëtarëve dhe jam i bindur që ata e meritojnë, kanë sakrifikuar shumë dhe patjetër duhet të jenë të parët që duhet të trajtohen me një pension të posaçëm nga shteti.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar pas katër orë debatesh draft-statutin, që do t’i përcillet Kuvendit Kombëtar të PD-së, i cili do të mbahet në 29 prill. Vendimmarrja, që kaloi jo pa debate, mes të cilëve që në nisje ishte ai me tone të forta mes Imamit dhe Bashës.
Anëtari i Kryesisë, Arben Imami, që në nisje të mbledhjes kërkoi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që të përfshijë në rendin e ditës edhe dokumentin e analizës së humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Kërkesa u rrëzua me shumicë dërrmuese votash nga anëtarët e Këshillit.
DEBATI
Arben Imami: Në rendin e ditës të futet edhe analiza e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Statuti i partisë, ai që kemi në fuqi, kërkon që analiza e zgjedhjeve të bëhet nga të gjitha organet e forcës politike. Për këtë arsye, unë kërkoj që Kryesia të nxjerrë raportin përpara nesh dhe Këshilli Kombëtar të marrë vendimin. Fatmirësisht, sot pas katër vitesh, është mbledhur Këshilli Kombëtar dhe pjesë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje duhet të jetë edhe diskutimi për analizën e zgjedhjeve të vitit 2017. Gjithashtu, dua të shtoj se nuk kam parë të reflektuar në draft-statutin që na është paraqitur, kufizimin e mandatit të kryetarit që humb një palë zgjedhje, dy palë zgjedhje, dhjetë palë zgjedhje. Nuk ka kuptim kjo punë.
Lulzim Basha: Unë besoj se kemi qenë shumë të qartë për rendin e ditës së kësaj mbledhjeje. Grupi politik i punës ka punuar për një draft-statut voluminoz, i cili është diskutuar edhe në mbledhjen e Kryesisë, për mbi 5 orë gjithashtu. Unë mendoj se për çështje të tjera që janë në interesin e anëtarëve të Këshillit, mund të mblidhemi sërish. Megjithatë, unë mendoj që propozimin tuaj ta hedhim në votim dhe të vendosim nëse do ta shtojmë edhe këtë pikë të rendit të ditës apo jo.
Hidhet në votim, rrëzohet
Arben Imami: Menduam se ishte e vlefshme që organet autonome, siç mund të ishte Bordi i Kandidaturave, të kishin mundësi zgjedhjeje jashtë diktatit të personit të zgjedhur. Por me sa shoh, partia vijon të mbetet monokratike dhe propozimet jo vetëm nuk merren parasysh. Ndaj, edhe propozoj që partia edhe emrin të mos e ketë më Partia Demokratike, por Partia Monokratike.
Lulzim Basha: Meqenëse është edhe në vullnetin e Këshillit, të diskutojmë vetëm për atë që jemi mbledhur, atëherë ta kalojmë nen për nen draft-statutin e grupit të punës. /PANORAMA
Qeveria është zhvendosur dje në qytetin e Fierit, ku janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme. Përmes një konference për mediat kreu i qeverisë prezantoi të gjithë vendimet, por më i rëndësishmi është një vendim i cili do të sjellë tërmet në administratë. Një vit më parë qeveria filloi fshesën në administratë duke shkarkuar me qindra punonjës, por muajt e fundit pati një frenim të reformës. Mirëpo qeveria dje ka marrë një vendim, përmes të cilit shkarkohen në bllok rreth 200 persona. Sipas vendimit, largime do të ketë në 16 institucione.
Aty bëhet e ditur se Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, do i shtohen 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335. Por me qëllim që numri i përgjithshëm i punonjësve i përcaktuar në ligjin për buxhetin e shtetit të mos ndryshojë, kompensimi do të ndodhë duke shkarkuar po kaq punonjës në një pjesë të madhe të ministrive. Ministritë që do të preken më tepër janë Ministria e Financave, nga e cila do të shkarkohen 92 veta. Më pas vjen Ministria e Brendshme me 10 persona, ndërsa në ministritë e tjera do të ketë reduktim stafi nga 1-7 persona.
Kriteret e pranimit në universitet
Një tjetër vendim i marrë dje është sa i takon kushteve dhe mesatares së pranimit në universitet. Qeveria ka vendosur që mesatarja të jetë 6. “Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, të jetë nota 6.
Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon: Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë; Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2018-2019, nota mesatare e përllogaritur, sipas këtij vendimi, të jetë nota 7. Programet e studimit të fushës së mësuesisë përcaktohen në shtojcën 1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Ilaçet për kancerin falas
Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se është marrë vendimi që Herceptina për të sëmurët me kancer do të merret falas. Pak kohë më parë ka pasur ankesa se ajo mungon në Këshilli i Ministrave mblidhet në Fier, ja vendimet e marra dje Qeveria spastrime në administratë, shkarkohen rreth 200 punonjës, ja 16 institucionet që preken spitale dhe shefi i qeverisë tha dje se nuk do të jetë më ky problem. “Dy vendime të rëndësishme me impakt kombëtar janë marrë sot, së pari vendimi për listën e re të barnave të rimbursueshme, e cila është zgjeruar.
Përveç 36 barnave të reja që do të rimbursohen nga shteti për të gjithë njerëzit në nevojë, do të përfshihet si një zgjidhje përfundimtare edhe Herceptina një zgjidhje jetike për ilaçin e gjirit. Përveç se i shtrenjtë ishte edhe problematik, tanimë do të jetë tërësisht falas. Bëhet më në fund një premtim me peshë të madhe dhe më në fund nuk do të ketë më mungesë të Herceptinës për të gjitha gratë dhe vajzat”, tha ai./SOT