Lidhur me vettingun në policinë e shtetit, zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj dha detaje të rëndësishme të procesit të cilit do t’i nënshtrohen të gjithë uniformat blu në vend, nga të gjitha rangjet.
Hodaj tha se policëve u është dhënë një afat 30 ditor për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit. Procesi për rangjet e larta do të zgjasë pesë muaj, ndërsa për efektivët e tjerë 24 muaj.
“Projektligji është konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, por të parët që janë konsultuar për këtë projekt-ligj kanë qenë vetë punonjësit e policisë. Duke qenë se bëhet fjalë vetëm për deklarata, nuk ka nevojë për më shumë kohë se 30 ditë. Ndryshe nga gjyqtarët e prokurorët, në rastin e policisë nuk ka nevojë për dokumente shoqërues” – deklaroi ai në “Report TV”.
Ka mundësi që ky afat kohor të shtyhet, në rast se nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë?
Hodaj: Afatin e cakton ligji, në 14 ditë që kanë ngelur s’mund të ndryshohet ligji. Kemi probleme për marrjen e të dhënave financiare nga vitet 90 deri në vitin 2000. Paaftësia e institucioneve publike për të ruajtur të dhënat nuk mund t’i ngarkohet individit.
Procesi së pari na interesonte si është konceptuar. Procesi është një garanci më shumë për vetë punonjësit, që do të thotë që ka një garanci ligjore, ca kritere të mirë përcaktuara në ligj dhe ky vlerësim kryhet nga organe të pavarura, si ekzekutivi dhe ministria e brendshme. Kush e kalon me sukses, do t’i garantohet qëndrimi në detyrë.
Kur themi vetting në polici, çfarë nënkuptohet, pasuri të paligjshme, cili është thelbi?
Hodaj: Ata që duhet të rrinë në detyrë, s’duhet të kenë lidhje me botën e krimit, të mos jenë prekur nga korrupsioni, dikush duhet të justifikojë pasurinë e vënë me të ardhurat ndër vite. Si pritshmëri s’mund ta them sepse i bie të paragjykoj procesin. Besoj se pjesa më e madhe është pjesa e shëndoshë e policisë që do të rrijë në detyrë.
Si do t’i verifikoni?
Hodaj: Procesi është analog, së pari duhet të deklarojnë nëse kanë apo jo pasuri. Nëpërmjet SHISH, Drejtorisë e parandalimit të pastrimit të parave, do të kryhet një vlerësim, nëse personi ka apo s’ka lidhje me eksponentë të botës së krimit. I gjithë procesi do të zgjasë rreth 24 muaj. Procesi i gradave të larta do të zgjasë diku te 5 muaj.
A ka persona që rrezikojnë burgun nga ky proces?
Hodaj: Patjetër që po, në rast se rezultojnë me shkelje.
Cila do të jetë e ardhmja e Akademisë së Policisë?
Hodaj: Akademia e policisë s’duhet të jetë e kufizuar vetëm te policia e shtetit por edhe të institucionet e tjera. Duhet reformuar dhe të ketë autonomi akademike dhe financiare. Synojmë që reforma ta vëmë në gjendje që të ofrojë edukim cilësor. Dhe duke përmirësuar cilësinë e edukimit mendojmë se do forcohet edhe profesionalizmi.
Është kusht akademia për zyrtarët që shërbejnë në polici?
Hodaj: Vakumi që do të krijohet nga vetitngu nuk na tremb, sepse kemi shumë kërkesa çdo ditë nga vajza dhe djem, apo thjesht gjimnazistë që e kanë pasion punën në policinë e shtetit, ndaj nuk besojmë se do të krijojë boshllëk të madh që do shkaktojë dhimbje koke për ne. Akademia është përdorur si aneks më parë në policinë e shtetit, duke çuar atje njerëzit që nuk shiheshin si adapto për policinë e shtetit, çka ka qenë një gabim i tmerrshëm, një paradoks.
Qeveria Rama e cila këtë fundjavë është zhvendosur në Fier zhvilloi takime me drejtuesit qendrorë e vendorë të Qarkut të Fierit, për punësimin, shërbimet dhe reformën e tokës.
Kreu i qeverisë theksoi se do të vijojë reforma në administrata ku sipas tij ka ende grabitqarë. Ai paralajmëroi punonjësit e hipotekës për zvarritjet që krijojnë
“Kemi mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë pikërisht për këtë shkak dhe si rrjedhojë e ndërveprimit direkt me qytetarët dhe një numër i madh masash paralajmëruese për punonjësit e Hipotekave. E them këtë për të nënvizuar se drejtuesit e Hipotekave do ta kenë shumë të qartë që ajo që kanë përsipër është detyrë me rëndësi shumë të madhe për qytetarët dhe zvarritjet janë përgjegjësi e tyre. Dhe nuk mund dot të fshihen pas një punonjësi tjetër që është shkaktari direkt i shkeljes së të drejtës për të marrë shërbimin dhe nga ana tjetër qytetarët duhet ta dinë se nuk është e nevojshme të humbasin kohë për të gjetur anën për problemin në forma nga më të ndryshmet por mjafton të drejtohen në platformë, shpenzojnë tre minuta për të bërë me dije problemin dhe brenda 10 ditësh marrin përgjigje”– tha kreu i qeverisë.
Kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryeministri, Edi Rama kanë replikuar sot për disa shkrime në portale anonime që sulmojnë Kryetarin e Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestag, Gunther Krichbaum.
Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat dhe akuzoi Edi Ramën si sponsorizuesin e shkrimeve denigruese për politikanin e lartë gjerman, që është dhe një nga njerëzit më të afërt të Angela Merkel në Bundestag.
Shkrimet e botuara në disa media afër PS në Tiranë akuzojnë Gunther Krichbaum për financim nga Rusia dhe deri për trafik fëmijësh! Jehona e shkrimeve të tilla ka mbërritur deri në Berlin dhe sot mediat gjermane kanë folur për sulme jo etike ndaj politikanëve gjermanë.
Pas deklaratës ë Bashës, Edi Rama ka shkruar një status të gjatë në formë letre për Lulzim Bashën. Kryeministri thotë se nuk ka asnjë arsye që PS dhe ai personalisht të merret me një politikan të një vendi tjetër. Ndërsa akuzon Bashën se po dëmton procesin e integrimit të vendit me lobimin në kancelaritë e vendeve të BE kundër çeljes së negociatave.
Letra e plotë e Edi Ramës për Lulzim Bashën
Nga Edi Rama
Zoti kryetar i Partisë Demokratike!
Sapo paske thënë në shqip për publikun, atë që me ndihmën e “dashamirësve” të Shqipërisë, ke shkruar gjermanisht dhe dërguar dje në Berlin, për gjoja sulmin e financuar prej meje në kazanin mediatik të Tiranës, ndaj zotit Gunther Krischbaum!
Kjo është fiks ajo që ti dhe kanakarët e tu anglisht apo gjermanfolës, bëni papushim prej kohësh, kudo e kurdoherë gjeni veshë të huajsh për të derdhur baltën tuaj. Shani e shpifni për t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit prej humbjeve thellë e më thellë, të betejave tuaja zgjedhore. Abuzoni si s’ka më keq me miqësitë e miqtë tuaj gjithnjë e më të paktë ndërkombëtarë, duke përfituar nga dëshira e tyre për t’ju dëgjuar dhe nga pamundësia apo në ndonjë rast, edhe mosdëshira e tyre për t’i verifikuar ngarkesat e rënda të baltës suaj. E quani të kryer me nder punën tuaj krejt të pandershme ndaj këtij vendi, kur dilni prej takimeve me ta pasi i keni shastisur me zeznajën e gjuhës suaj të shthurrur. Dhe meqë mua e Partinë Socialiste nuk na mundni dot në fushën e betejave politike përpara popullit shqiptar, mundni Shqipërinë në recitimet tuaja të turpshme përpara të huajve të interesuar për ecurinë e këtij vendi drejt Europës!
I dashur Lulëzim,
Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!
Unë dhe Partia Socialiste, jo vetëm s’jemi marrë me asnjë lloj shkrimi për mikun tënd gjerman, po s’jemi marrë asnjëherë as me vetë jetën tënde personale a me familjarët e tu, siç ti dhe Partia jote keni bërë e bëni papushim me zë e me figurë, me jetën time personale, me familjarët e mi dhe me jetën e familjarët e plot kolegëve të tjerë.
Një fjalë e mençur e një dijetari të famshëm gjerman thotë se kush të akuzon për çka nuk ke bërë, ose e ka bërë ose është në gjendje ta bëjë vetë atë për të cilën të akuzon! Mbase zoti Krischbaum nuk e ka të mundur ta bëjë dallimin e qartë mes nesh, sepse ai është miku yt e jo imi dhe nuk e ka as kohën, ndoshta as dëshirën, të thellohet në verifikimin e gënjeshtrave të tua të mëdha për mua e për qeverinë time. Por shqiptarët e kanë shumë të qartë këtë dallim dhe prandaj besueshmëria jote në sytë e tyre vetëm bie dhe udhëheqja jote vetëm thellon humbjet e partisë që ti drejton, në rrugën e saj pa lavdi e as shpresë, nga humbja në humbje.
Sa për portalet e për kanalet, e di e gjithë Shqipëria opinionin tim dhe kam kohë që nuk u kushtoj më minuta të ditëve të mia, sepse as nuk kam mundësi t’ua korrigjoj shënjestrat e as nuk më kanë penguar dot ndonjëherë t’i fitoj betejat! Kështu që mos u bëj edhe më qesharak se ç’je bërë përpara shqiptarëve, duke bërë rolin e të indinjuarit nga balta e hedhur mbi zotin Krischbaum, ndërkohë që balta jote e përditshme është e të njëjtës cilësi mizerabël. Dhe ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë!
Deklarata e Kryetarit të PD
Angela Merkel dhe Gunther Krichbaum
Jam para jush për të dënuar fushatën e akuzave të pabaza dhe shpifjeve të ulëta kundër Gunther Krichbaum. Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagut, i cili është vënë nën shënjestrën e një fushate të turpshme dhe e papranueshme.
Kjo fushatë e pistë, e frymëzuar nga sulmet e Kryeministrit Edi Rama në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish Ministrit të Brendshëm, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri, bie ndesh me çdo vlerë demokratike dhe europiane. Ajo dëshmon mentalitetin kriminal dheautokratik se kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalisht dhe të denigrohen.
Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Kritikat e argumentuara dhe të paanshme të Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare edhe nga shumë qeveri të tjera eurpiane,mbrëmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryesisht hapsirës Euroatlantike.
Por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë që Krichbaum e argumenton në mënyrë bindëse, në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Krichbaum, Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një fushatë shpifjesh dhe lajmesh fallco, fake neës, kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestag.
Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, e cila po zhvillohet prej 3 ditësh në media, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar dhe që lidhen direkt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn. Ky aksion i ulët propagandistik dëmton interesat e shqiptarëve, dëmton interesat e Shqipërisë, dëmton prespektiven e saj. Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton rradhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë.
Së fundmi, dua të shpreh neverinë time personale, jo vetëm si politikan, por mbi të gjitha si shqiptar, dhe të dënoj fuqimisht këtë fushatë shpifjesh dhe sulmesh skandaloze kundër dinjitetit njerëzor të një njeriu dhe politikani të ndershëm që punon për interesin e përbashkët europian jo vetëm të Gjermanisë, por të gjithë popujve europianë.
Aferat me pronat në bregdet, ndër vite kanë prodhuar skandale, me bekimin e institucioneve të drejtësisë. Disa herë radhazi, CNA.al, ka publikuar fakte dhe dokumente se si ka ndodhur tjetërsimi dhe abuzimi me bregdetin e Gjirit të Lalzit.
Një sipërfaqe toke prej 3.6 dynym e ndarë sipas ligjit 7501, e ndodhur në fshatin Draç, është regjistruar në Hipotekën e Durrësit si ranishte, me anë të një vendimi gjykate, në pronësi të trashëgimtarëve të shtetasit R.H.
Ndërkohë, që kjo pronë është e regjistruar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme si ranishte, në Seksionin e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Durrës, nuk rezulton e regjistruar asnjë sipërfaqe ranishte në pronësi të shtetasit R.H.
CNA.al, është interesuar pranë kadastrës në Durrës, rreth kartelës së pronësisë të shtetasit R.H dhe bazuar në informacionet e dhëna nga kreu i këtij sektori, nuk rezulton e regjistruar ndonjë sipërfaqe ranishte.
“Pronat e R.H. në fshatin Likmetaj janë të regjistruar në Modelarin numër 2 si vijon :Tokë arë 48 dynym, livadh 13 dynym, pemishte 1 dynym, rrënjë ullinj 90 copë, ullishte 28 dynym dhe pyje 200 dynym”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga kreu i Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Durrës, Endrit Abdyli.
Por, me vendim gjykate, një pronë e ndarë sipas ligjit 7501, ka përfunduar e regjistruar në Hipotekë si ranishte.
Shtrohen pyetjet, nëse është ranishte përse nuk është regjistruar në kadastër dhe përse nuk është marrë parasysh kartela kadastrale nga gjykata, kur ka dhënë vendimin për regjistrimin e pronës si ranishte.
Skandali i abuzimit me pronat në bregdetin e Lalzit është zbuluar pas denoncimit të shtetasit LL.M, i cili është në kontest me trashëgimtarët e R.H. Në të njëjtën çështje është përfshirë edhe Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit ka konstatuar me prova se është bërë zhvendosja e pronës nga fshati Likmetaj, në bregun e detit në fshatin Draç. I njëjti institucion ka depozituar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, kallëzim ndaj ekspertit të thirrur nga Gjykata për kryerjen e akt eskpertimit të rremë.
Gjithashtu, Avokatura e Shtetit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe është në pritje të shqyrtimit të kësaj çështjeje.
Mjeku Apostol Vaso ka bërë publik zbulimin më të ri shkencor i cili konsiston në përcaktimin e një organi tjetër për trupin e njeriut.
Organi më të ri është zbuluar së fundmi nga një grup shkencëtarësh por mjeku shton se ai e ka prezantuar më herët në nivelet më të larta dhe mori si përgjigje vetëm indifierencë.
Mjeku shqiptar tregon se kur e prezantoi në nivele të larta, ministri dhe kryeministri e këshilluan “shko vizitohu”.
Postimi i plotë
Ky eshte organi i ri, i cili eshte zbuluar se fundmi nga nje grup shkencetaresh. Nje strukuture shume e imet ne trajten e rrjetes, e cila leshohet dhe shtrengohet ritmikisht, qe sherben per te levizur lengun e ” Jetes”
Fatmiresisht kam patur fatin qe ta dedektoj dhe kam gjithashtu mbi 10 vjet qe po flas qe mekanizmat e plages diabetike, vazale dhe gangrena e shkaktuar prej tyre eshte e lidhur me nje sitem tjeter dhe jo direkt me qarkullimin e gjakut, sic pretendojne mjeket qe praktikojne perdite trajtimin e kembes me plage diabetike.
Kete observim ia kam bere prezent, Fakultetit te Mjeksesi, Ministrise se Shendetesise dhe te gjithe ministrave, drejtuesve te ndryshem, kam organizuar sympoziume dhe kam mbi 8-9 vjet qe insitoj duke prezantuar kete fakt. Kam takuar ish kryeminister qe ka qene petagogu im i fizpatologjise, kam takuar shefen e kabinetit te ketij kryeminstri, e cila vetem qe nuk me tha: shko mjekohu…
Kane prishur nje projekt me Ministrine e shendetesise gjermane, per ngritjen e nje qendre kerkimore mbi neuroshkencen, vetem se isha une
Jam perpjekur gjate gjithe kohes qe ta paraqes ne menyra dhe tituj te ndryshem,si
“Ndryshime morfologjike ne dhimbjen kronike”, pranuar ne konferencen Vjetore te Zelandes se Re, 2010; ”
Pjesemarrja e respiracionit ne dhimbjen kronike” ( kongersi boteror i neuropathise 2012); ” The role of the vertebral foramine in postoperator infected wound” konferenca e traumes 2016 te cilen e vendosen te fundit, qe ta degjoja vetem une; ne Kopenhagen me temen, ” Our sensation is a deviation from our memory” 2017; dhe mbi te gjitha me hypotezen ” The dogdoor Hypothesis”.
Nuk diskutohet qe nuk jam degjuar, as pare, as pyetur… madje jam denigraur vazhdimisht. Ky zbulim eshte citimi dhe argumenti baze ne artikullin tim te ri, mbi ndjesine dhe percepsionin.
Lavdi zotit, qe me dha durimin dhe guximin te perballoja dallget e njerezve qe nuk besojne, qe me largoheshin sikur te isha lebroz… sepse te kerkosh nuk eshte budallallek, as anakronizem, por guxim, humanizem dhe profesionalizem.
Shumë njerëz mbajnë me vete një biskotë, një karamele apo një pako të vogël sheqeri. I përdorin si mjete emergjente kryesisht kur ndjejnë se kanë rënie të nivelit të sheqerit. Por, nëse nuk e keni menduar më parë, të mbani një pako kripë të vogël ose pak kripë të mbështjellë në një letër, mund t’ju shpëtojë jetën.
Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë, dhe lëkurë të ftohtë.
Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.
Uji i kripur mund t’ju ndihmojë në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj.
Ajo që duhet të bëni është të shtoni pak kripë (rreth 1 lugë çaji) në një gotë ujë, ose në mungesë të gotës në një shishe të vogël përgjysmë me ujë. Pijeni këtë përzierje sapo të ndjeni simptomat e lartpërmendura.
Eshtë shoqëruar me debate takimi i sotëm i Ramës me banorë e biznesmenë në Lushnje.
E gjatë takimit bashkëbisedues, të pranishmit i janë ankuar kryeministrit për taksat e shumta që duhet të paguajnë, taksa që sipas tyre janë rritur.
Por Rama ka kërkuar të dijë saktësisht, duke pyetur qytetarët: Ngrije dorën, ja më thuaj, ty ca të është ngritur. Ca?
Qytetari: Taksat, 20 përqindëshi nuk e kam paguar, tani e kam
Rama: Ça takse të është ngrit ty?
Qytetari: Kjo tani, 20 përqindshi
Rama: Ku e paguan ti më shumë
Qytetari: Te taksat e biznesit
Rama: Ti ke biznes vetë
Qytetari: Po biznes familjar, prandaj po them
Rama: Te sqaroj une.
Rama: Janë rritur vetëm dy taksa, për ata që fitojnë më shumë, ne e bënë 15% për ata që janë të mëdhenj dhe e ulëm 5% për të vegjlit deri në 8 mln dhe zero taksë për bizneset e vogla deri në 5 mln. Të gjithë gënjejnë, kush thotë e kam xhiron aq e kaq, gënjejnë, se nuk duan të kalojnë pragun dhe bëhen të mëdhenj dhe paguajnë taksë më të lartë dhe se janë në një marrëdhënie mëkatin me të madhin, se i madhi i jep pa faturë dhe grabitet publiku dhe shteti, se i madhi shmang atje ku ne kemi synimin kryesor. Është lojë që ne do i japim fund. Duke vënë TVSH për të gjithë, kush është deri në 2 mln s’ka.