Aurora

”Agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë”, Edi Rama publikon fotot nga restaurimi i xhamisë më të madhe në Tiranë

Megjithëse muaji i Ramazanit ka nisur që ditën e mërkurë, kryeministri Edi Rama është kujtuar ditën e sotme për të uruar besimtarët myslimanë. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai ka postuar disa foto nga resturimi i xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë dhe i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë një agjërim sa më të lehtë.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto foto nga kantieri i restaurimit të Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, pjesë e programit “Rrugët e Besimit” që mundeson restaurimin e objekteve të Kultit si pjesë e zhvillimit të Turizmit Kulturor, ju uroj të gjithë qytetarëve myslimanë agjërim të lehtë🙏

”Agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë”, Edi Rama publikon fotot nga restaurimi i xhamisë më të madhe në Tiranë Read More »

Çështja ”Xhafaj”, skenari i opozitës për senacën e sotme parlamentare

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më herët, seanca e sotme e Kuvendit pritet të shoqërohet me debate dhe tensione nga ana e opozitës.

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 nën drejtimin e Zv/kryetares Vasilika Hysi, ndërsa në rend të ditës është parashikuar të bëhet edhe betimi i deputetit më të ri të Republikës së Shqipërisë, Spartak Braho, i cili zëvendësoi Saimri Tahirin, pasi ky i fundit hoqi dorë nga mandati ndërsa ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Kujtojmë se opozita paralajmëroi se seanca e së enjtes nuk do të jetë normale nëse nuk dorëhiqej Xhafaj, ndërsa deputetët do tentojnë të bllokojnë punimet. Xhafaj në një dalje publike dje për mediat sulmoi opozitën, ndërsa theksoi se audio-përgjimi i publikuar nga PD ku pretendohet se është regjistruar vëllai i tij është manipulim. Ministri jo vetëm që nuk iu bind kërkesës së vazhdueshme të opozitës për dorëheqje, por theksoi se do të vijonte detyrën dhe se nuk trembej nga shantazhet./BalkanWeb

Çështja ”Xhafaj”, skenari i opozitës për senacën e sotme parlamentare Read More »

Batakcinjte, kane marre peng kete vend! Arben Abazaj

Armiqt le te vetevriten, njerezit nderojne virtytin.

Thene kjo ne replikat politike qe palacot e njeres pale i bejne palacove te pales tjeter, pastaj keta palacot e pales tjeter, kthejne nje replike palacoje per ata te paret, te gjitha kane nje konsensus: Batakcinjte, kane marre peng kete vend!
Si ata qe jane ne pushtet, edhe ata qe synojne pushtetin, jane po ata qe ndryshojne Kushtetuten me nje takim kafeneje, qe bejne koalicione me nje dreke ngjalash, qe votojne per President nje palaco qe ju ka thene kokepalare, etj, etj, etj.

Ne te gjitha sa thone keta palaco, sefundmi edhe ky Xhafa i rendit, vetem sa na vertetojne se jo vetem jane pamoral, por nuk e kane per gje ta shesin amoralitetin e tyre si pune te lavdishme dhe dinjitoze.Abazaj Arben

Batakcinjte, kane marre peng kete vend! Arben Abazaj Read More »

10 vite tmerr me burrë të alkoolizuar e kumarxhi

Antoneta erdhi nga Pogradeci në Tiranë në fillim të viteve ‘90. Me bashkëshortin nisi një jetë të re. Të dy shisnin në treg për të fituar jetesën, por jeta e Tiranës i mësoi burrit të saj zakone të reja.

“Letra, loto shumë nëpër xhepa. Vinte lahej dhe nxirrte nga 3-4 dhe kur nuk fitonte pinte raki. I hyri në gjak bixhozi dhe po të mos luante, edhe sikur pesë lekë të kishte, ishte e pamundur. Po i lë, thoshte, por do t’i marr”, tregon ajo.

Loto dhe alkool e më pas dhunë ndaj gruas dhe djalit, atëherë 7 vjeç që e lajmëronte nënën kur futej në shtëpi në këtë mënyrë.

“Është i pirë më thoshte, por mos bëj shamata më thoshte djali. I vija bukën në tavolinë, e hidhte poshtë bashkë me tavolinën. Më ka rrahur shumë herë, nuk numërohen. Me shishe, grusht. Më ka bërë për spital, por i duroja dhimbjet në shtëpi. M’u ça nofulla njëherë dhe nuk më pushonte gjaku. Nuk e lajmërova policinë se më vinte turp”, rrëfen ajo mes lotësh.

Kaluan 10 vjet nën dhunë fizike, ankth e sherr.

“Më parë ta kisha marrë vendimin e të shkoja në gjykatë. Fëmijët nuk donin të rrinin me të, asnjëri. As i madhi, as i vogli. Më thoshte që unë do të vars, unë do të bëj…”, shton ajo.

Në gjykatë njohu edhe gra të tjera si ajo.

“Aty sikur u bëra me krahë kur kisha shoqe në gjykatë. Nuk isha e vetme për shkak të bixhozit, lotove e rakisë. Kur pinte më godiste dhe herë tregoja e herë jo. Doja ta falja, por më shumë lot sesa bukë kam ngrënë. Halle pa peshore”, deklaron ajo.

Nga stresi dhe jeta e vështirë kaloi disa sëmundje të rënda, por në fund arriti t’i mbijetojë si sëmundjes, ashtu edhe dhunës.

“Hoqa gjirin, i kisha hequr që të dy po ato strese të mos i kisha kaluar. Jo zemra, tensioni të gjitha nga streset që kam kaluar”, vazhdon ajo.

Ka një mesazh për gratë që po vuajnë atë që ajo kaloi.

“Të mos durojnë asnjë fije floku! Jeta një herë vjen. Një burrë pijanec e bixhozxhi, po nuk ndryshoi vitin e parë, të ndahet. Me punë i dilet mbarë çdo gjëje”, këshillon Antoneta.TCh.

https://youtu.be/VZoBkm6M5yQ

10 vite tmerr me burrë të alkoolizuar e kumarxhi Read More »

Njihuni me shqiptarin më fatlum që ka njohur historia jonë

Një kosovar i moshës 19-vjeçare, kishte bërë kërkesë për të marrë shtetësinë e Zvicrës. Asambleja komunale (populli me të drejtë vote) në tubimin e saj ia kishte refuzuar duke u bazuar në shpifjen e një personi të vetëm

Qeveria e Kantonit, pas ankesës së të riut, ka konstatuar se atij i është mohuar pa të drejtë pasaporta zvicerane dhe e ka kthyer lëndën në rishqyrtim.

Përveç padrejtësisë që i është bërë 19-vjeçarit, kjo shkelje do t’i kushtojë buxhetit shtetëror me disa mijëra franga, shkruan Zofunger Tagblatt.

Në komunën Oftringen, asambleja e qytetarëve kishte miratuar pa vërejtje më shumë se 10 kërkesa për natyralizim.

Por kur radha i erdhi vendimit për kosovarin 19 vjeç, një i ri, moshatar i tij me të drejtë vote e merr fjalën dhe kërkon nga Këshilli Komunal dhe komisionet që të hidhet poshtë kërkesa e kosovarit, transmeton Albinfo.ch.

Sipas tij, ai ka shkelur ligjet, ka shumë pak respekt për kulturën zvicerane dhe, thjesht “nuk është i pastër”.

Edhe pse kryetari i komunës ua përkujton të pranishmëve edhe njëherë se i riu i plotëson të gjitha kriteret, asgjë nuk e shpëton më atë.

Të pranishmit e hedhin poshtë me 78 vota kundër dhe 16 pro, kërkesën e të riut për pasaportën zvicerane.

Pak ditë pas kësaj, kosovari në bisedë me gazetarin, me një ton miqësor dhe në dialektin që e zotëron në mënyrë të përsosur shprehet i indinjuar.
Ai nuk do ta shkelte as mizën ndërsa nuk arrin të kuptojë arsyen e atyre akuzave ndaj tij.

Dhe, për fund ai e bën të qartë se çështjen do ta ndjekë më tej mbi bazën e të drejtës së tij ligjore.

Kështu, ai përmes avokatit të tij ia del që ankesa e tij në kanton të miratohet vetëm disa javë pasi që e kishte bërë.

Akuzat ishin dëshmuar si të paqëndrueshme, shkruan Këshilli Qeveritar i Kantonit, përcjell albinfo.ch.

Një reputacion i mirë, pa vepra te kryera penale, me gatishmëri të madhe për integrim, dhe madje me 93 përgjigje të sakta, nga 95 gjithsej në testin e natyralizimit, kosovari meriton pasaportën më shumë se kushdo tjetër, argumenton kantoni.

Po këto argumente i kishin edhe komisionet përkatëse dhe komuna qysh në kohën kur për kosovarin kishte votuar asambleja e qytetarëve.

I riu, për më tepër është shumë i familjarizuar me kulturën zvicerane.

Ai, në emrin e punëdhënësit të tij madje kishte bërë punë vullnetare në Obewallis duke marrë pjesë në projekte për të mirën e komunitetit.

Kështu, e drejta duket se ka fituar, por padrejtësia e bërë më parë ndaj të riut, do t`u kushtojë taksapaguesve të komunës Oftringen para të konsiderueshme.
Mbi 4000 franga komuna duhet të paguajë vetëm për shpenzimet procedurale dhe ato të avokatit.

Për natyralizimin e kosovarit, Asambleja e Qytetarëve do të detyrohet të votojë edhe njëherë, transmeton albinfo.ch.

Personi që e ka shkaktuar gjithë këtë telashe, nuk është prononcuar për gazetën.
Por ajo ka marrë vesh orientimin politik të tij: i riu, që nga muaji mars i këtij viti është në udhëheqjen e SVP-së së komunës së tij.

Njihuni me shqiptarin më fatlum që ka njohur historia jonë Read More »

Ajo ka 2 djem, por burrin nuk ia kemi parë kurrë, shikoni kush është bashkëshorti i Xhemit

Ajo është një nga vajzat më të bukura të ekanit shqiptar.

Po flasim për Xhemi Shehun. Moderatorja e spektaklit të humorit “Portokalli” prej vitesh na shoqëron në Top Channel çdo të dielë në mbrëmje.

Por edhe pse një nga personazhet më të njohur të showbizit shqiptar, Xhemi Shehu ka qenë gjithmonë e rezervuar përsa i përket familjes së saj dhe veçanërisht jetës në çift.

Xhemin jemi mësuar që herë pas here në rrjete sociale të publikojë foto me dy djemtë ë saj, por jo me bashkëshortin.

Bashkëshorti i Xhemit quhet Ervin Sula. Ai është administrator i një shtypshkronje në Tiranë dhe mesa duket ka zgjedhur një jetë jashtë vëmendjes mediatike, të cilën ia ka lënë të gjithën Xhemit.

Më poshtë janë disa foto të Xhemit me bashkëshortin ndër vite.Pamfleti

Ajo ka 2 djem, por burrin nuk ia kemi parë kurrë, shikoni kush është bashkëshorti i Xhemit Read More »

Nuk ka Ramazan, nuk ekziston! Shoqata islame: Është e gjitha një gënjeshtër

Një shoqatë islame “Drita” ka vënë në mëdyshje nëse dita e parë e Ramazanit fillon sot.

Sipas udhëheqësve të kësaj shoqate, BIK dhe të gjithë hoxhallarët e tjerë e kanë gabuar ditën e parë të muajit të Ramazanit.

“Drita” ka bërë një postim interesant në Instagram. Kjo shoqatë e cila nuk dihet se nga kush mirëmbahet, ka thënë se sipas disa dijetarëve të tyre Ramazani fillon ditën e enjte (nesër) dhe jo sot.

Nuk ka Ramazan, nuk ekziston! Shoqata islame: Është e gjitha një gënjeshtër Read More »

Xhafaj: Jemi goditur familjarisht shumë, ja kush e mori vendimin që Agroni të dorëzohet në Itali

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa shfaqej tejet i prekur nga akuzat që kanë rënduar ndaj tij dhe vëllait, Agron Xhafaj, solli në vëmendje vuajtët që i kanë shkaktuar familjarëve të tij këto lajme.

Xhafaj tha se vendimin që mori sot vëllai i tij për t’u dorëzuar tek autoritetet italiane, ishte tërësisht zgjedhje e Agron Xhafajt. Mes të tjerash ai pohoi se sulmet e këtyre ditëve kanë qenë shumë të vështira për nënën dhe familjen e tij.

“Si një vëlla i përgjegjshëm kam që bërë gjithçka që kam pasur në sedër që im vëlla të behej njeri i denjë si familja jonë, si vlerat e familjes tonë. Im vëlla iu kthye normalitetit, mbaroi arsimin e lartë. E ndërtoi jetën e vet bazuar në mund. Nuk i kërkoi asnjëherë vëllait të tij politik asnjë favor. Sot jemi të goditur familjarisht shumë. Sot Agroni ka shkuar në Itali për një dënim që ska lidhje.

Ne do jemi pranë familjarëve, nënës time, gruas se Agronit dhe dy fëmijëve te mitur. Është momenti për të nënvizuar edhe një fakt tjetër. Për ligjin shqiptar në fuqi ndjekja penale që duhet ndjekur për vëllain tim; rrjedhimisht në Shqipëri për asnjë shkak Agron Xhafaj sdo bënte asnjë ditë burg.

Nëse im vëlla do të bënte njohjen e vendimit të tij penal këtu në Shqipëri dhje do të priste ekzekutimin e tij këtu në Shqipëri, ai sdo ta vuante atë, pasi periudha prej 4 vitesh e mbetur për ekzekutim është e një afati 5-vjeçar. Se nxita as atëherë dhe as sot që ai ta kryente këtë akt. Ishte zgjedhja e tij dhe e vlerësoi shumë gjestin e tij. Ai sma dha mundësinë që të provoja Fatmir Xhafjan si ministër kur do të kërkohej zbatimi i dënimit.

A është i mundur të më tregojë mua se cilën linjë kam shkelur sot si ministër i Brendshëm? Çfarë se kamë bërë detyrën si ministër i brendshëm? Kasta e politikes së baltës nuk di të bëjë gjë tjetër veç me ça merret motra, babai. Dëgjoj tju kthej një përgjigje miqve të mi. Mos prisni që të merrem me bashkëshortet, vëllezërit e disa këtyre të pacipëve që më kanë sulmuar mua këto ditë. Do ju zhgënjej për këtë gjë. Nuk e kam bërë në asnjë ditë që jam në politikë. Edhe pse nuk janë ata të parët që e kanë thënë; mos i bëj tjetrit atë që sdo dëshiroje ta bënin ty”, tha Xhafaj.Pamfleti

Xhafaj: Jemi goditur familjarisht shumë, ja kush e mori vendimin që Agroni të dorëzohet në Itali Read More »