Me kalimin e viteve sugjerohet ndryshimi i dietës ditore dhe kontrolli i rreptë i ushqimeve, kjo si pasojë e ndryshimit të metabolizmit. Ndiqni këshillat e mëposhtme për të mësuar se çfarë nuk duhet konsumuar pas të tridhjetave:
Buka e bardhë
Duhet ta dini se çdo gjë që është bërë me miell të rafinuar është e ndaluar. Simitet dhe buka e bardhë kanë përmbajtje të lartë të glukozës dhe sheqerit, që mund të ndalojnë prodhimin e kolagjenit dhe shumë proteinave që parandalojnë rrudhat.
Salcë soje
Rrathët e errët dhe të fryrë nën sytë tuaj kanë tendencë të bëhen më të dukshme me kalimin e viteve. Në mënyrë që të zgjoheni të freskët, ju duhet të shmangni ushqimet e kripura si salca e sojës. Besojeni ose jo, 1 lugë gjelle salcë soje përmban 879 mg natriumi!
Gjithashtu sigurohuni që të pini më shumë ujë.
Margarina
Duhet të dini se zëvendësuesit e gjalpit si margarina, zakonisht përmbajnë shumë vajra të hidrogjenizuara. Yndyrnat mund të shpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës tuaj dhe të rrisin ndjeshmërinë kur bëhet fjalë për rrezatimin ultravjollcë.
Supë e konservuar
Sipas studimeve, presioni i lartë i gjakut lidhet me plakjen e parakohshme. Supat e konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit dhe kjo mund të rrisë presionin e gjakut. Një arsye tjetër për të shmangur supat e konservuara është BPA. BPA është një përbërës i zakonshëm në supë të konservuar që lidhet me shtimin e peshës dhe kancerin.
Koktejle dhe birra
Me kalimin e kohës bëhet më e vështirë për trupin tuaj që të metabolizojë alkoolin në mënyrë efikase. Alkooli mund të prishë rutinën e gjumit dhe ky është një faktor tjetër që çon në shtimin e peshës dhe plakjen e parakohshme. Për më tepër, duhet të dini se alkooli mund të “thyejë” elasticitetin e lëkurës suaj
Kapja e ”peshqëve të mëdhenj”, është kthyer edhe në temë batutash mes shqiptarëve.
Edhe pse kapja e tyre nuk po duket, ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, i pyetur nga gazetarët mbi deklaratat e Donald Lu-së për arrestimet VIP, është shprehur se peshq të vegjël apo të mëdhenj duhet të japin llogari para ligjit.
”Të gjithë shqiptarët shpresojnë që qetësia shqiptare të funksionojë. Ata që kryejnë krime të mëdha të gjykohen dhe kur janë fajtorë të dënohen. Peshq të vegjël apo të mëdhenj, ata që e thyejnë ligjin duhet të përballen”.
Kryemenaxheri i kompanisë me emrin tregtar “Gulf”, që mendohet se është “truri” i një skeme mashtruese, viktimë e së cilës kanë rënë mijëra qytetarë, disa firma të fuqishme, por edhe shteti shqiptar, duhet të jetë pjesë e një grupi biznesi, që ka hyrë në sektorin e hidrokarbureve me qëllim për të fituar në mënyrë joligjore. Në këtë grup përfshihet edhe pronari i “Tajvanit”, Besnik Sulaj, si dhe biznesmenë të tjerë, të cilët edhe më parë kanë patur probleme me respektimin e rregullave të tregut.
Emri i krijuesit të skemës së tallonave me çmim të lirë është Albano Aliko. Ky nuk është as administrator dhe as pronar i kompanisë Gulf Oil Albania, por duket se pronarët dhe drejtuesit e vërtetë të saj, që janë nga ish-republika sovjetike e Gjeorgjisë, apo edhe nga vende të cilësuara si “parajsa fiskale”, ja kanë besuar atij menaxhimin në një vend të panjohur për ta. Albano Aliko aktualisht është në kërkim nga organet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, në të njejtën kohë me administratorin gjeorgjian të “Gulfit”.
Kompanitë
Aliko ka filluar prej vitesh aktivitetin e tij në biznesin privat. Emri i tij figuron në të paktën shtatë kompani të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Interesante është të theksohet se në njerën prej tyre ai është bashkëpronar me shtetin. Fjala është për kompaninë KAP, e cila figuron të jetë aktive, ndonëse me balance negative vit pas viti, ku Albano Aliko është aksioner me paketën kontrolluese prej 82.5 për qind të aksioneve, ndërkohë që ministria e Ekonomisë – si përaqësuese e shtetit shqiptar – zotëron pjesën e mbetur prej 17.5 për qind të aksioneve.
Aliko rezulton të jetë administrator i këtij subjekti, që si objekt të veprimtarisë së tij ka fushën e peshkimit dhe të akuakulturës. KAP është krijuar në vitin 1999, ndërkohë që hyrja e Alikos si aksioner është realzuar në vitin 2007, në kohën e qeverisë Berisha.
Që në vitet 2012-2013 përmbaruesit privatë kanë goditur aksionet e Albano Alikos, duke e cilësuar atë si debitor për detyrime të tjera dhe duke ndaluar tjetërsimin e aksineve dhe aseteve të tjera të tij në kompani.
Në një kompani tjetër, ai figuron zotërues i 100% të aksioneve. Kompania quhet Europark, është krijuar në vitin 2009, por aktiviteti i saj është pezulluar një vit më pas. Objekti i kësaj kompanie ka qenë organizimi i parkingjeve.
Në katër kompani, Albano Aliko rezulton bashkaksioner me një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: Apostol Goçi. Konkretisht, është fjala për kompanitë e sektorit të ndërtimit B 3 A dhe A 3. Në të dytën, Aliko dhe Goçi kanë zotëruar nga 33.33 për qind të aksioneve. Ajo është pezulluar në vitin 2009, ndërkohë që përmbaruesit sërisht kanë goditur me bllokime të aseteve të tyre.
Apostol Goçi ka dalë këto ditë në skenë edhe si bashkëpronar i “Gulfit”, me një kuotë prej 12.5 për qind të aksioneve, në përpjekje për të qetësuar konsumatorët, të cilët nuk arrijnë dot të shkëmbejnë tallonat e parapaguar me karburant.
Ky i fundit del në skenë sërish me Alikon në kompaninë “Viloil”, ku zotërojnë secili nga 50 për qind të kuotave dhe ku Albano Aliko është administrator. Përmbarimi ka goditur aksionet e tyre në vitet 2012, 2013 dhe së fundmi më 2017 për detyrime të pashlyera.
“Beso i Tajvanit”
Por Albano Aliko rezulton bashkëpronar edhe tek firma “Tajvani”. Kjo është kompania e mirënjohur në qendër të kryeqytetit, ku është strehuar kazinoja e Tiranës, si dhe një numër lokalesh e restorantesh më shumë xhiro. Në rast se Aliko, por edhe Apostol Goçi zotërojnë në këtë aktivitet nga 5 për qind të aksioneve secili, Besnik Sulaj 0 pronari i vërtetë i tij – zotëron 80 për qind. Në vitin 2003 aksioner i vetëm ka qenë Sulaj, por në vitin 2009 grupi i tyre u pasurua edhe me Albano Alikon, Apostol Goçin, etj. Në drejtim të kësaj kompani ka sërish goditje nga përmbaruesitqë nga viti 2011, por edhe më pas
Por Beson, Goçin dhe Alikon i gjejmë në bashkëpronësi9 edhe në një tjetër kompani, të cituar më sipër: B 3 A, ku ka një ndarje interesante të “tortës”: Besnik Sulaj 20%, Albano Aliko 20%, Apostol Goçi 20%, 20% i ka vetë shoqëria “Tajvani” dhe një 20% të mbetur e zotëron Avni Braçaj, një njeri i afërm i “Besos së Tajvanit”. Kompania figuron e çregjistruar si aktivitet në QKB.
Nafta e ARMO-s
Tashmë është bërë e njohur se “Gulf” ka shitur në treg produktet e hidrokarbuara të prodhuara nga rafineria e naftës në pronësi të ARMO-s, me qendër në Ballsh. Në një moment të caktuar furnizimet nga kjo kompani u ndërprenë dhe, me sa duket, më pas është proceduar me rezervat e mbetura, deri në momentin kur pronarët e makinave u ndeshën me të papriturën e hidhur: tallonat e blera me parapagim nuk konvertoheshin në karburant. Ato ishin kthyer në letra të thjeshta pa vlerë.
Por, pas krijimit të një morie pa fund detyrimesh nga ana e ARMO-s, që në kohën kur pronar ishte Rezart Taçi e më pas, rafineria iu besua subjektit IRTC, ku si administrator ishte vëllai i Besos: Mitat Sulaj. Ndonëse edhe kjo e fundit iku me detyrime të tjera nga pas, duke filluar nga paga të papaguara që krijuan një kaos tek mijëra punonjës të rafinerisë, kompanitë që erdhën me të njejtën detyrë: Allum dhe Byllis Energy, sipas dëshmive të punonjësve të Ballshit, duket se kanë të njejtët drejtues si kohët e fundit. Pra, të paktën për punonjësit e Ballshit, ata që kanë marrë në shfrytëzim naftën e Ballshit janë njerëzit e grupit të “Tajvanit”.
Thjesht, me ndryshimin e emrave të kompanive kontraktore, është tentuar të shmangen detyrimet e krijuara tek të punësuarit, si dhe tek Tatimet apo Bashkitë, ndërkohë që zinxhiri i kalimit të përgjegjësive ka vijuar në hundë të shtetit.
Me sa duket, grupi i Tajvanit ka dështuar edhe me shitjen e naftës së Ballshit nëpërmjet Gulfit, me të cilin e lidhnin interesa të shumta biznesi të pronarëve e menaxherëve nëpër kompani të ndryshme, në naftë, ndërtim, kazino, etj. Dhe sërish këtë herë po përpiqet t’ua kalojë këto situata konsumatorëve.
Shteti
Ajo që e bën më problematike gjithë këtë çështje është roli i shtetit shqiptar. Në radhë të parë, shteti nuk ka patur asnjë informacion nga organet e tij të shumta e të specializuara për përgatitjen e një skeme mashtruese të radhës. Së dyti, ky shtet madje është edhe bashkëaksioner në biznese të rëndësishme me disa nga protagonistët e kësaj situate. Dhe së treti, askush nuk prononcohet se çfarë do të ndodhë me të mashtruarit.
Shadije Bakalli, 70 vjeçe, e sëmurë dhe e vetme jeton në këtë shtëpi të mbërthyer nga lagështira dhe myku.
Djali i saj i vetëm jeton larg dhe nënë Shadija na tregon se ata nuk i ruajnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin prej vitesh tashmë.
Duke pirë kafenë e mëngjesit e vetme, nënë Shadija na tregon se si vështirësia në të ecur e ka detyruar atë të mos dalë nga dera prej 4 vjetësh.
Nipërit, motrat dhe të afërmit janë ata që përpiqen t’ia lehtësojnë ditët nënë Shadijes.
Sot Shadije Bakalli bën apel për ndihmë pasi tavani i saj është në gjendje shumë të keqe duke rrezikuar që i gjithë shiu ti hyjë brenda në shtëpi.
Gjendja e vështirë e ka bërë Nënë Shadijen që ta shohë të ardhmen me sy pesimist e madje duke pasur frikë se mos një ditë mund të vdesë e vetme.
27 vitet e punës në Kombinatin e Autotraktorëve nuk i kanë mjaftuar Shadije Bakallit as për të mbuluar shpenzimet mujore.
Sot ajo ankohet se edhe pse e vetme faturat që i vijnë janë tepër të larta e të papërballueshme.
Edhe pse nënë Shadija e ndien mungesën e djalit të saj më shumë se çdo gjë tjetër, sërish nuk i ka kërkuar atij ndihmë në këto ditë tepër të vështira për të.
Megjithëse nuk flet prej vitesh me djalin e saj, Shadije Bakalli sërish do të përcjellë mesazhin për vlerën që ka nëna në këtë realitet ku jetojmë./Reportv
Deputeti socialist Erjon Braçe ka replikuar me mikun e Lulzim Bashës, Gunther Krichbaum, që para çdo vendimi për Shqipërinë, lëshon ndonjë deklaratë kundër integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Replikat e plotë e Braçes
Deputet!
E vertete eshte, nuk te njoh.
Lulzim Basha po perpiqet te te bej te njohur ketu dhe, po ben mire.
Po te jep mundesine te flasesh per Shqiperine.
Ti po e ben;
Lexova te kesh thene se “nuk eshte koha per Shqiperine te hape negociatat”!!
Merr pyetje ti deputet? Duhet te jesh i hapur apo jo?
Ti je evropian dhe duhet ta kesh kete standard.
Atehere;
Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne janar 2011 kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, ne cilesine e ministrit te Brendshem, vrau kater kundershtare ne mes te bulevardit?
Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne shkurt 2011 e me pas kur Drejtesia e kapur prej te mbrojturit prej teje-Lulzim Basha, betonoi cilesisht pandeshkueshmerine e ngritur ne sistem, menyre qeverisje, dhune mbi te pambrojturit e cfare tjeter te duash, me rastin me ekstrem qe nje qeveri mund te ndermarre-vrasjen e protestuesve te paqte ne mes te bulevardit?
Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne shtator 2009 e tutje kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, mori vendimin politik per te mos nderhyre me forcen e ligjit ne Lazarat-fshatin ku ishin instaluar jo vetem “7 grosistet e medhenj te droges”, por mbi 48 banda kriminale nga e gjithe Shqiperia, paisur me logjistiken moderne te 7 laboratoreve per perpunimin e droges deri ne vaj e cokollate, duke bere njesh qeverine me krimin, koordinuar vendimmarrjen me ta, ne nje akt unik kriminal ne nivelin me te larte te hierarkise se shtetit?
Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne vere 2011 kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, u emerua kryetar i bashkise Tirane, prej nje trupe gjykatesish te korruptuar, pjese e sistemit te degraduar dhe kapur politikisht te Drejtesise, duke i dhene fund zgjedhjes me vote nga populli te drejtuesve te pushtetit vendor?
Apo kur tamam ky i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, i dilte kunder gjithe botes-po po, gjithe botes nga Gjermania ne Amerike, per reformen ne Drejtesi dhe rithemelimin e nje drejtesie te re mu sic gjithe bota, kerkoi, keshilloi, asistoi, hartoi dhe prezantoi, per ti dhene fund pandeshkueshmerise dhe rivendosjen e parimit te perbotshem-ligji eshte i njejte per te gjithe?
Kur? A ke nje pergjigje deputet?
Pa as me te voglin diskutim, ne nuk jemi perfekt, kemi probleme te qarta me ligjin, zbatimin e tij, korrupsionin e krimin e organizuar, po luftojme ti adresojme e te kemi rezultate konkrete per cdo shqiptar qe ka besuar tek ne e qe kerkon qeverisje me te mire;
Drejtesia me ne fund ka nisur te levize, hem si pastrim dhe, hem si ndeshkim, me ngadale por vendosur, larg ndikimit te politikes dhe pa u intimiduar prej saj, mbi prova e fakte per gjithkend, gjithnje ende pa arritur tek “te paprekshmit” qe kete status e betonuan me mbeshtetjen tende ne keto vite, edhe per krime te perbindeshme.
Ketu jemi deputet;
Ti me qendrimin tend, ne me punen tone-si shqiptare gjithnje.
Ndjese qe po ta them deputet, por nuk ke parimesi ne gjithe cfare po thua per Shqiperine tone.
Ben politike, propagande por kaq!
Kurre nuk do arrish tek parimesia, te rrenon modeli “Lulzim Basha”.
E di pse?
Kam lexuar historine e kancelarit Helmut Kohl, deri ne fund, perfshire historine e donacioneve te fshehta, reagimin e partise tuaj ndaj ketij fakti, perfshire edhe ate te kancelares Merkel.Pa as me te voglin dyshim, ai rast deshmon parimesine, shembullin gjerman qe nuk ngaterron kurre kontributin me ligjin, parate e “pista” me partine dhe pushtetin e saj.
A flet dot per kete deputet?
Ta besh ketu ne Shqiperi, per Lulzim Bashen dhe nje gjysem milion dollare ardhur nga shtetas ruse per te, pushtetin e tij!
Nuk e ben dot deputet!
Ky eshte problemi.
Ndaj vijo me propaganden, parimesi nuk keshillon dot!
Një ditë më parë, u konfirmua se Nazer Seiti do të dëshmojë sot përpara prokurorisë italiane.
Por sot, vjen reagimi i avokatit të tij në Shqipëri, Detar Hysi.
Avokati ka sqaruar “pendesën” e klientit të tij, një informacion që qarkulloi dje në media dhe që ngrinte pikëpyetje nëse do të dilnin të tjera urdhërarreste nga Italia për çështjen Habilaj, në të cilën është përfshirë edhe emri i ish ministrit shqiptar Saimir Tahiri.
“Pyetja e Seitit sipas procedureres, nuk ka shprehur deshiren per tu penduar. Seitaj te njejtin qendrim si ne Shqiperi. Nuk eshte e vertete qe Seiti ka shprehur deshiren te bashkepunoje me drejtesine italiane”, tha Hysi.
Një teori konspiracioni e shfaqur në internet pretendon se raca njerëzore ka origjinën nga një tjetër planet. Dr. Ellis Silver, një studiues që ka analizuar evolucionin e racës njerëzore prej shumë vitesh, ka pohuar tani se origjina jonë nuk është nga toka, por nga një botë alienësh.
Në librin e tij me titull “Njerëzit nuk janë nga Toka”, Silver thotë se raca njerëzore nuk ka lindur në këtë planet dhe madje përmendi edhe prova të ndryshme për të argumentuar hipotezën e tij.
Sipas Silver, ka shumë dallime mes njerëzve dhe specieve të tjera në tokë, dhe kjo e ka detyruar atë që të dalë në një përfundim të tillë.
Në librin e tij, studiuesi thekson faktin se njerëzit janë shumë të ndjeshëm ndaj dritës së diellit, diçka me të cilën speciet e tjera në botë janë të imunizuara.
Silver argumenton se zvarranikët në tokë janë të aftë të rregullojnë temperaturën e tyre kur ekspozohen ndaj dritës së diellit.
Ndërsa ekspozimi ndaj dritës së diellit për një periudhë mjaft të gjatë kohore do të shkaktojë marramendje dhe goditje në zemër tek qeniet njerëzore.
“Njerëzit janë me sa duket speciet më të zhvilluara në planet, megjithatë janë çuditërisht të papërshtatshëm për mjedisin e Tokës: dëmtohet nga rrezet e dellit, nuk pëlqejnë ushqimet natyrale dhe kanë një shkallë qesharake të sëmundjeve kronike, e të tjera,”-shkruan ai.
Silver se vështirësia për të lindur fëmijë është gjithashtu një provë se njerëzit vijnë nga një botë e huaj.
Por çfarë i bëri alienët që të na sillnin këtu? Studiuesi ka paraqitur shumë teori se pse qeniet njerëzore janë sjellë në Tokë.
Sipas tij, toka mund të jetë një lloj burgu galaktik dhe shpjegon natyrën tonë të dhunshme si specie.
“Toka mund të jetë një planet burgu pasi ne jemi specie të dhunshme natyrore dhe do jemi këtu derisa të mësojmë të sillemi mirë,”-shtoi Silver.
Kjo nuk është hera e parë që një kërkues i lartë po kërkon origjinën e huaj të njerëzve, shkruan ora news.
Disa ditë më parë, Brian Cox, i cili shërben si profesor i fizikës së grimcave në Shkollën e Fizikës dhe Astronomisë në Universitetin e Mançesterit, ka pohuar se njerëzit mund të jenë marsianë që kanë arritur në tokë me anë të meteorëve ose trupave të tjerë të hapësirës.
“Meqë nuk erdhën të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke”.
Lajmin e bëri të ditur vetë Izet Haxhia me ane te nje status të shkurtër në rrjetet sociale, Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, i aluzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, lajmëron se është vetëdorëzuar në policinë turke, me qëllim ekstradimin më pas drejt Shqipërisë, sic vendosi gjykata turke pak muaj më parë.