Qendra Psiko-sociale Vatra hapi në Vlorë të parën klinikë ligjore në mbështetje të viktimave të dhunës.
Bashkimi Europian po financon një seri projektesh të tilla, të cilat po zbatohen nga organizata Save the Children në bashkëpunim me Qendra Shqiptare e Praktikave Ligjore te Integruara.
Klinika është pjesë e projektit të Qendrës “Vatra” për mbështetjen e viktimave të gjithë llojeve të dhunës para organeve të drejtësisë dhe shërbime ligjore për to.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave po bëhet një problem shqetësues për gjithë vendin, një plagë për shoqërinë dhe Vlora është një nga zonat më të vështira, dhe nga viti në vit janë shtuar rastet e vajzave dhe grave që dhunohen në familje” – tha Brikena Puka, drejtuesja e qendrës psikosociale Vatra.
Numri gjithnjë në rritje i rasteve të cilat Vatra mbështet tregon praninë dhe rritjen e dukurisë dhe ndërgjegjësimin e viktimave për ta denoncuar atë.
Gjate 3 viteve te fundit Vatra ndihmoi me shërbime sociale e ligjore 95 raste të reja dhe 39 fëmijë në vitin 2015, 125 raste dhe 43 fëmijë në vitin 2016 dhe vitin e fundit 2017 gati dy herë më shumë se vitet e tjera, 212 raste të reja dhe 85 fëmijë.
Rritja e numrit të denoncimeve dhe viktimave bëri të domosdoshme shtimin e psikologëve dhe juristëve për ndihmë ligjore e psikologjike, si dhe hapjen e klinikës ligjore pranë institucioneve të ligjit, aty ku denoncueset kërkojnë drejtësi.
Qendra Vatra po ndihmon fëmijët me shërbim psikologjik në Gjykatë, kryesisht me çështje të kujdestarisë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Zhvillim dhe Promovim Social në Vlorë, e specializuar për shërbime sociale për femijet.
Pjesë e projektit është edhe informimi i të rinjve në shkolla dhe i banorëve në 13 njësi administrative të qarkut Vlorë mbi ligjet që mbrojnë viktimat e dhunës, mbrojtjes së fëmijëve. Studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës po bashkëpunojnë me Qendrën Vatra dhe me Klinikën e saj ligjore.
Në bashkëpunim me Qarkun, bashkinë dhe institucione të Vlorës dhe me rrethet e tjera nga vijnë viktimat, Qendra Vatra po i mbështet ato në rrugën e vështirë të riintegrimit në jetën sociale./zerieamerikes.com
Lozana shumë shpejt do të ketë shtatoren e Shën Nënë Terezës, shenjtores katolike me kombësi shqiptare. Meritat për vendosjen e shtatores i ka një këshill iniciues i përbërë nga: Gjergj Prenkoçaj, prof. Ibrahim Syla, prof. Sabri Alidema, veprimtari Cen Kabashi, veprimtarja Fatime Kalimashi, Abée Christophe Godel – Mme Suzanne Duc.
Siç bën të ditur Gjergj Prenkoçaj në një bisedë për albinfo.ch, të shtunën, më 28.04.2018 në ora 16:30 nē qytetin e Lozanës, në adresën: Rte de Pavement 97, Eglise St Amedée, do të bëhet zbulimi, gjegjësisht inaugurimi i Shtatores së Shë Nënë Terezes. Ai me këtë rast falënderon të gjithë bashkatdhetarët por siç e thotë: “në veçanti më ka bërë përshtypje gatishmëria e vëllezërve e motrave shqiptare të besimit Islam, të cilët u treguan të përgjegjshëm, dhe të përkushtuar, të na ndihmojnë nē menyra të ndryshme, që të jenë pjesëmarrës nē këtë projekt madhështor për kombin e shqiptar”.
Skulpturën e shtatores së Nënë Terezës e ka realizuar artisti i njohur nga Prishtina, Agron Bytyçi, dhe ajo tashmë është vendosur në vendin ku do të inaugurohet, thotë Prenkoçaj për albinfo.ch.
Më tutje ai na njofton se për ketë inaugurim vjen enkas, Monsinjor Don Lush Gjergji prej Kosovēs. Po ashtu do të jetë i pranishëm kori i Kishës Katolike Shqiptare, misioni në Arau tē Zvicrës i drejtuar nga z. Don Prenkola. Ndërsa një nderim të veçantë manifestimit do t`ia bëjë prania e pasardhësit të Kryeheroit tonë, z. Loris Kastrioti Skënderbeu nga Italia, thekson ai.
Ardhjen e kanë konfirmuar edhe Ambasadori i Shqipërisë dhe Ambasadorja e Kosovës si dhe kryeimami nē Bernë të Zvicrës z. Mustafë Memeti.
Prenkoçaj tregon më tutje se është ftuar edhe At Nikolle Marku, nga Kisha Ortodokse Shqiptare, por për shkak të gjendjes shëndetësore, ai nuk do të ketë mundësi të vijë..
Në kuadrin e aktiviteteve të inaugurimit, do të jepet edhe një shfaqje teatrale, kushtuar jetës dhe veprimtarisë Humanitare të Shën Nënüe Terezës, përgatitur nga regjisori Valton Jakupi, drejtor i “International Film Europe”.
Po ashtu të pranishëm do të jenë, Shkolla Shqipe e Mësimit Plotsues në Lozanë (LAPSH “Naim Frashëri”)” si dhe shoqatat kulturore artistike “Teuta” dhe “Ilirët” të Lozanës.
Manifestimin do ta nderojnë me praninë e tyre edhe personalitete të politikës së qytetit të Lozanës e kantonit të Vaudit./albinfo.com
Sot në emisionin “Stop” u trajtua një temë mjaft delikate, largimi i fëmijës nga nëna e tij në mënyrë të padrejtë. Lisiana Hoxha përpos faktit që kaloi një martesë të dështuar, endet prej vitesh për të fituar kujdestarinë e të bijës, Theodhorës.
“Unë kam pasur vajzën të martuar me Renato Xhogun. Nga martesa e tyre lindën një fëmijë, Theodhora Xhogun. Gjatë martesës së tyre patën shumë kontradikta me njëri – tjetrin, ishin shumë të dhunshëm si vetë personi, edhe prindërit e tij, sidomos e ëma dhe e motra. Vajza nuk i duroi dot dhe një ditë mori fëmijën dhe erdhi në Shqipëri. Vjen i ati dhe e merr vajzën me dhunë. Nuk kishte orë që të mos merrnim kërcënime dhe vajzës i thoshte që do ta fuste në qese të zezë dhe do ma sillte në Shqipëri. Për këtë ka tabulate telefonike, janë të gjitha të vendosura dhe të shkruara. Ia la kujdestarinë e tij. Martesa e tyre zgjati deri në vitin 2008”, u shpreh i ati i Lisianës, Naim Hoxha.
Më datë 8 Maj të vitit 2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë pranoi kërkesë-padinë e Lisiana Xhogut dhe zgjidhi martesën me të paditurin Renato Xhogu, duke ia lënë kujdestarinë e vajzës këtij të fundit dhe duke i lënë të drejtën paditëses ta takojë dy herë në muaj.
Por ky vendim nuk e respektua, pasi Lisiana Xhogu nuk e ka parë më vajzën e saj, Theodhorën. Naim Hoxha tregoi se më 13 Prill 2017, ish-bashkëshorti i të bijës ndërroi jetë në Greqi, si pasojë e një aksidenti. Familja e tij u rikthye në Shqipëri dhe fillimisht i premtoi familjes Hoxha se do të mund ta takonin vajzën e vogël, por rezultoi krejt e kundërta.
Ndaj dhe Lisiana iu drejtua sërish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me një kërkesë-padi për ndryshimin e përgjegjësisë prindërore të Theodhora Xhogut, por gjyqtarja Mirela Mishgjoni e rrëzoi kërkesën e saj, duke ia lënë kujdestarinë gjyshërve nga ana e të atit.
Motra e Lisianës, Eriselda Hoxha tregoi se mbesa e saj ka kaluar kufirin e Shqipërisë me vendim të prokurorit Aurel Zarka, pa qenë në dijeni e ëma. Gjatë një takimi me këtë prokuror, Lisiana ka mundur ta regjistrojë duke i thënë se është ai që vendos se çfarë ndodh me denoncimin e saj.
Lisiana – Si jeni? Mirë?
Prokurori Aurel Zarka Mirë!
Lisiana – Mund të hyj brenda?
Prokurori Aurel Zarka – Çfarë ke?
Lisiana – Dua të bëj një pyetje!
Prokurori Aurel Zarka – Po!
Lisiana – Kam pasur një denoncim që kam bërë dhe doja të dija, çfarë është bërë me këtë denoncim?
Prokurori Aurel Zarka – Është mosfilluar.
Lisiana – Pse është mosfilluar?
Prokurori Aurel Zarka – Se ashtu e kam vendosur unë
Lisiana – Si mund të vendosni juve ashtu?
Prokurori Aurel Zarka – Unë jam ai që vendos!
Lisiana – Po kush është arsyeja, që keni vendosur ashtu?
Prokurori Aurel Zarka – Po i kam shkruajtur aty. Ke të drejtën e ankimimit në gjykatë!
Naimi tha se disponon gjithashtu një regjistrim të bisedës së të bijës me ish-kunatën e saj, Entela Mehmetit, e cila është shprehur se ajo dhe prindërit e saj janë kompetentë për vajzën dhe Lisianës do t’i duhej ta harronte kujdestarinë.
Lisiana – Dua vajzën!
Ish-kunata – Ok, lëre kujdestarinë mënjanë!
Lisiana – Si ta lë kujdestarinë?
Ish-kunata – Lëre! Kaq kohë vajza me kë ka jetuar? Kush e ka pasur atë kujdestari? Atë kujdestari e ka pasur Spirua (Renato, ish-bashkëshorti)
Lisiana – E kishte Spirua…
Lisiana – Entela, unë nuk shoh…
Ish-kunata – Ne tek ajo çupë i kemi sytë! Vajzën e kemi ne. Jemi ne kopetentë, Ana. Unë, mami, babi. Asnjë tjetër! Po më dëgjon, çfarë them?
Lisiana – Po, të dëgjoj!
Ish-kunata – Unë, mami dhe babi. S’ka asnjë tjetër në mes! Çdo gjë e kam në dorë! E kemi në dorë, Ana! Do t’i japësh drejtim… do të vazhdosh me gjyqet? Jepi! Do dalësh e humbur! Do dalësh e humbur!
Por sipas nenit 225 të Kodit të Familjes, nëse një nga prindërit ka vdekur, përgjegjësia prindërore ushtrohet automatikisht nga prindi tjetër.
Ndërsa gjykata e ka vlerësuar këtë një natyrë tjetër konflikti dhe kërkesën të pabazuar në ligj dhe prova e si rrjedhojë e ka rrëzuar.
Moderatorët e emisionit “Stop” thanë se gjyqtarja ka bërë parashtrimin e ligjit e më pas e ka rrëzuar kërkesën, çka rezulton e pakuptimtë.
“Kjo është e tmerrshme! Është një paçavure!”, u shpreh Saimir Kodra.
Lisiana rrëfeu historinë e saj të trishtë të martesës së dështuar dhe kërkesës së pashpresë për të qenë pranë vajzës së saj tanimë 12-vjeçare.
“Vajza nuk e dinte që ekzistonte mamaja e saj dhe sot e kësaj dite ajo i flet gjyshes ‘ma’. Pas 12 vitesh m’u dha mundësia ta takoj vajzën time vetëm në Gjykatën e Greqisë”.
Ajo tha se ka kryer tre denoncime për kujdestarinë e të bijës, por nuk ka mundur dot të gjejë zgjidhje.
“Nuk kërkoj asgjë më shumë, kërkoj vetëm fëmijën tim! I drejtohem shtetit shqiptar: Jam nënë! Vjehrri im është marrë me drogë dhe ka bërë 5 vjet burg në Shqipëri. Burri im punonte me punë të pista, me prostituta në rrugë. Si mund të jetoj vajza ime me ata njerëz?”, u shpreh Lisiana Hoxha
Dy kompani të huaja ofrohen për ta vënë në punë TEC-n e Vlorës, i cili megjithëse u ndërtua në 2012, nuk ka punuar asnjë ditë, për shkak të mosfunksionimit të një pajisjeje.
Zëvendësministri i Energjetikës Enis Aliko tha për TemA TV se po bëhet studimi i fizibilitetit dhe shumë shpejt do të shpallet oferta.
Ndërkaq, TEC-i është objekt i gjyqeve shumëvjeçare të KESH-it me palën italiane për dorëzimin e parave të lëna garanci.TEMA
Ne i shikojnë në Kuvend, ose në Komisionet Parlamentare, ku shpehs herë përballën ashpër me njëri tjetrin si kundërshtarë politikë.
Por disa herë, politikanët tanë kanë njohje shumë të vjetër me njëri tjetrin. Madje në kohën kur nuk ia kishin idenë politikës, por kaluan vitët më të bukura të jetës sëbashku.
E kemi fjalën për periudhën e Gjimnazit. Besojeni ose jo, Saimir Tahiri, Jorida Tabaku dhe Ogerta Manastirliu kanë qënë shokë në një klanë në gjimnaz.
Në maturën e vitit 1998, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë studionte Saimir Tahiri, Ogerta Manastirliu dhe Jorida Tabaku.
Kujt ja merrte mendja që nga ajo klasë do të dilnin 3 politikanë shumë të njohur shqiptar.
Sipas humanistëve Enea Silvio Pikolomini, para i ardhshëm Piu II, Antonio Sabelikos Rafaelo Volaterranos, e po ashtu më vonë të Pjer Ronsarit, Alfons Lamartinit, Zhyl Mishlesë, Elize Reklysë, Feliks Zhyljenit dhe shumë të tjerëve, vazhdimësia e shqiptarëve shkon në vijë të drejtë te Aleksandri dhe Pirroja, mbretër të Epirit, trashëgimtarë të Dodonës “ab antiquo”. Ky pohim mbështetet gjërësisht nga humanistët tanë Marin Barleti, Frank Bardhi, Pjetër Bogdani, si dhe nga mijëra dëshmi “in loco”, të shkruara dhe gojore. Më 1882 u gjet në Arkivin e Napolit dhe u botua një letër e dijetarit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (1405-1468), poliglotit që dinte pesë gjuhë të huaja bashkë me letërsitë e tyre përkatëse: heroi ynë kombëtar, më 31 tetor 1406 ia dërgonte princit të Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thënë se po t’u besojmë kronikave tona kombëtare, ata na tregojnë se sovranët epirotë e molosë, Aleksandri dhe Pirroja, kanë qenë stërgjyshët e shqiptarëve; këta dy dinastë u shquan me ekspeditat e njohura që ndërmorën përtej Adriatikut. Tërësia e rrethanave domethënëse na tregon se vula zyrtare dhe e fshehtë e Skënderbeut, që u bë e njohur më 1962, ka emblema tërësisht dodonase; përkrenarja e tij, që ruhet në Vjenë, është e njëjtë me helmetën e Pirros, të përshkruar prej Plutarkut; për më tepër, në drurin gjenealogjik të pasardhësve të tij, jo rastësisht janë shquar Pirroja I, Kastrioti-Skëndërbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skënderbe. Si përfundim, duhet të saktësojmë se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit – shqiptarët e sotëm, deri më sot, nuk është kundërshtuar nga asnjë dokument historik i vlefshëm.
Një repertor mjaft i pasur greko-romak, që asnjëherë nuk është hedhur poshtë, vërteton se Aleksandri dhe Pirroja, si molosë, ishin aecidë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Eakut, gjyshit të Akilit, i cili që nga Homeri është vlerësuar si mishërimi i vetë prototipit të pellazgut. Veç kësaj, diçka që është plotësisht e provueshme, ka vazhduar ngritja në shkallën e princit, pa asnjë qëllim të paravendosur, e tre nipërve të Skëndërbeut, që sanksionuan onomastikën pellazgjike, mjaft domethënëse, të paraardhësve të tyre parahistorikë: Akili I Kastrioti-Skënderbeu, Akili II Kastrioti-Skënderbeu dhe Akili III Kastrioti-Skënderbeu. Si pasojë logjike e këtij realiteti objektiv, lidhja gjenetike ndërmjet shqiptarëve dhe pellazgëve ka vijuar të imponohet që në zanafillën e epokës moderne, një e vërtetë tashmë e pranuar nga një ushtri specialistësh shqiptarë e të huaj.
Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, të pandarë prej Adriatikut, është provuar në mënyrë të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave, konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme: historigrafisë, nunizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës, etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë, jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj. Afër rivierës sonë, në jug të Buthrotit të lashtë, të cilin e donte aq shumë “Andromaka” e Rasinit të pavdekshëm, gjendet shpella paleolike e Kreshmoit, në të cilën janë gjetur më 1933 “ankorat e argjirit”, një “specialitet” gjithëmesdhetar eskluziv i pellazgëve, të quajtur prej kohësh zotër të deteve.
Nga fillimi i shekullit XIII para erës së re, bashkëvëllai i pellazgut Akil, Diomedi – paraardhësi i Aleksandrit Molos, që shpëtoi nga lufta e Trojës, u end pa pushim nëpër pellgun adriatik. Ai i dha emrin e vet ishullit të Diomedit dhe një faltoreje “të adhurueshme e të shenjtë”, sipas Aristotelit të Scimnosit, duke e përfunduar atje poshtë harkun e jetës.
Pothuaj njëkohësisht Pirro Neotolemi, djali i arkipellazgut Akil, erdhi te plazhet adriatike të afërta me Buthrotin dhe mbretëroi në “viset e molosëve” (Prejardhjen e tij pellazgjike e kanë sanksionuar edhe Eniusi, Ovidi, Prisciani…) Në brigjet e Adriatikut, sipas Stefan Bizantinit, ai themeloi qytetin e Bylisit, që e përkujtonte në monedhat e veta. Thuhet se, nëpërmjet përzgjedhjes së përsëritur, ka përsosur një racë të lartë gjedhësh, që e kanë lëvduar me të drejtë Aristoteli, Teopompi, Varroni, Plini, Arriani, Eliani, Ateneu : ky lloj ka ardhur deri te rritësit e sotëm të racave rekorde. Akileidi, veç të tjerash, mbahet si krijuesi i një valleje tërheqëse, pirrikes, që ende vazhdon dhe lulëzon në Shqipëri…
Ndër studiuesit tanë mësimet e urta të një historie të tillë të gjatë ushqejnë dhe ndriçojnë të kaluarën e të ardhmen, kurdoherë në shërbim të paqes, të lirisë, të vëllazërisë mes popujve të Adriatikut dhe të mbarë botës… Plejada të tëra përfaqësuesish të shkencës franceze kanë dhënë ndihmesë të frytshme për ndriçimin e problemeve themelore të pellazgologjisë në kuadrin e kulturave mesdhetare. E ndiej veten të nderuar që këtu të bëj një homazh të përzemërt e të fuqishëm për ta, në veçanti për kujtimin e pashuar të Robert d’Anzhelisë dhe Dominik Briquel-it. Ata pajtohen të gjithë sesa e sigurtë është mirënjohja e popullit tonë, e “besës”, fjalës së dhënë të shqiptarëve, i cili kurrë nuk do ta harrojë bujarinë e popullit vëlla francez.
Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë një zbulim të madh në hulumtimin e kancerit të prostatës me një test të ri që mund ta bënte shumë më të lehtë zbulimin e sëmundjes vrastare.
Kanceri i prostatës është më i zakonshmi në mesin e meshkujve në Mbretërinë e Bashkuar me një në tetë nga ta duke zhvilluar gjendjen në një pikë në jetën e tyre.
Metodat aktuale të zbulimit të sëmundjes mund të jenë problematike, por hulumtuesit në Universitetin Dundee në Skoci kanë gjetur një ultratinguj të ri që është më pak invaziv, më i saktë dhe shumë më i lirë.
Indi kanceroz ndihet më shumë se normale kështu që një ultratinguj është shumë më mirë i pajisur për ta marrë atë.
Deri më tani 200 njerëz kanë marrë pjesë në studimin e Dundee, por ekspertët duan të rrokullisen atë më tej për të ndihmuar në shpëtimin e më shumë jetës në Britani çdo vit.
Një recetë tradicionale përmetare, padyshim dhe shumë e shijshme. Zakonisht gratë e këtij qyteti e gatuajnë atë për vaktin e drekës pasi është kalorike, por dhe shumë e thjeshtë në përgatitje.
Përbërësit
gjysmë pulë
2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle arra (të grirë)
2 vezë (të verdhat)
50 gr gjalpë
kripë
Përgatitja:
Presim pulën në copa të vogla dhe e shtojmë në tigan ku e skuqim pak.
Më pas i hedhim 300 ml ujë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta.
Ndërkohë bëjmë brumin duke përzier miellin me arrët e grira dhe të verdhat e vezëve. E punojmë mirë me dorë sa të marrim një masë të plotë të cilën e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë karameli.
Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë derisa masa të bëhet pak kremoze.