Aurora

Çdo shenjë horoskopi ka gurin e saj. Gjeni cili është guri juaj fatsjellës

Nga Dashi te Peshqit, çdo shenjë zodiakale ka një gur që sjell fat, i cili shërben për të mbrojtur dhe për të dhënë mirëqenien fizike dhe mendore.

Vetitë specifike të gurëve e kristaleve dhe efektshmëria e tyre përmes terapisë së kristalit, u zbuluan mijëra vjet më parë.

Në kohët e lashta, nga egjiptianët te fiset Maja, gurët u përdorën në ceremoni për të lartësuar të ardhmen, si fat i mirë dhe për të kuruar sëmundjet.

Çdo shenjë e zodiakut ka gurët përkatës që ndikojnë në to, të cilat shërbejnë për të kapërcyer negativitetet e krijuara nga situatat e jetës.

Gjeni gurin e duhur për shenjën tuaj zodiakale, zbuloni vetitë e tij dhe si mund të jetë më i dobishëm për tërheqjen e pozitivitetit.

Çdo shenjë horoskopi ka gurin e saj. Gjeni cili është guri juaj fatsjellës Read More »

Berlini vendos sot fatin e statusit të Shqipërisë në BE

Nga Qamil Xhani.

Kryeministri Edi Rama është nisur mbrëmjen e djeshme për në Berlin, në një vizitë zyrtare dy ditore. Mes shumë vizitash që ka zhvilluar në kryeqytetin gjerman, kjo e fundit është më e rëndësishmja. Rezultatet e takimeve në Berlin do të përcaktojnë nëse Shqipëria do të marrë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian apo procesi do të shtyhet për më vonë, pa afat. Qëndrimi i politikës gjermane sot do të vulosë nëse Shqipëria do të marrë përgjigje pozitive në muajin qershor.

Pavarësisht se vendimi zyrtar jepet në muajin qershor, sinjalet që Edi Ramës do t’i përcjellin nga Berlini do të përcaktojnë dhe vendimin final të gjithë vendeve të BE. Ndaj dhe gjithë vëmendja e qeverisë dhe opozitws është sot në Gjermani. Kreu i qeverisë ka parashikuar një axhendë të ngjeshur takimesh, e cila pritet të ketë edhe zhvillime të paparashikuara. Mesazhet më të rëndësishme do të jepen në konferencën për shtyp me kancelarin Agela Merkel. Takimi mes dy politikanëve është parashikuar në orën 15:30. Tema e bisedimeve është publikuar nga zyra e shtypit e kancelares Merkel. Në njoftim theksohet se Merkel dhe Rama do të diskutojnë për “marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”. Mes temave kryesore, ajo e integrimit është dhe më e nxehta, bile më e rëndësishmja për qeverinë shqiptare. Në 28 dhe 29 qershor Këshilli i Ministrave të BE pritet të vendos për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Në këtë institucion të BE, qëndrimi i Gjermanisë, si vendi lider i Unionit Europian është orientues dhe për shtetet e tjera. Nëse Gjermania jep votën e saj pro, gjasat janë që shumica e vendeve të tjera të mos kenë asnjë rezervë. Nga mesazhet që do të japë Merkel në deklaratën me Edi Ramën do të parashikohet edhe vota e thuajse gjithë vendeve të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Përgjithësisht politike gjermane nuk i përdor fjalitë e spërdredhura diplomatike, ndaj nëse Merkel thotë “po” Rama kthehet në Tiranë me “negociata në xhep”. Nëse qëndrimi është “jo” nuk duhet të presim qershorin për të parë se çfarë do të ndodhë. Por veç takimit me Merkel, kryeministri Edi Rama ka një detyrë aspak të lehtë me anëtarët e parlamentit gjerman, Bundestagut. Sipas axhendës provizore, sot është parashikuar dhe një takim informues i kreut të qeverisë shqiptare me një grup deputetësh të komisionit për Europën në Bundestag. Ky komision do të orientojë dhe debatin politik në Bundestag lidhur me votën gjermane për Shqipërinë. Pavarësisht dëshirës për integrimin e Shqipërisë, fakti është se ka jo pak deputetë gjermanë që e shohin me rezerva integrimin e Shqipërisë pwr shkak tw korrupsionit dhe krimit tw organizuar e sidomos pwr rastin Tahiri. Edhe më problematik duket takimi me deputetët e Bundestagut, për shkak se komisioni për Europën drejtohet nga Gunther Krichbaum. Për këtë të fundit në Tiranë prej një jave ka nisur një sherr pozitë-opozitë. Partia Demokratike dhe eurodeputetë akuzuan Edi Ramën se ka urdhëruar një fushatë denigruese ndaj Gunther Krichbaum për shkak të qëndrimeve që ai ka mbajtur kundër integrimit të Shqipërisë. Shkrimet e mediave shqiptare kanë mbërritur deri në duart e deputetëve të Bundestagut dhe tashmë kryeministrit shqiptar, përveç kritereve të BE duhet të japë llogari dhe për sulmet që mediat afër tij kanë bërë ndaj një politikani gjerman. Nga kjo pikëpamje debati në komisionin gjerman pritet të jetë jo i lehtë, kur dihet se qëndrimi i deputetëve do të pasohet dhe nga qëndrimi i parlamentit gjerman. Është një situatë jo fort e favorshme për kreun e qeverisë shqiptare, ku bashkë me problemet e reformave duhet të jap llogari dhe për mëkatet e politikës së brendshme në Tiranë.

Pas Gjermanisë janë dhe dy vende të BE që shihen si jo në favor të Shqipërisë për çeljen e negociatave. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha dje se Franca dhe Holanda mund të kenë rezerva për Shqipërinë. Është parashikuar që kryeministri Edi Rama të zhvillojë dhe një seri vizitash në këto vende.

Gjithsesi, fati i negociatave vendoset sot në Berlin. Djersë të ftohta e presin kryeministrin Rama në vendin me të fuqishëm të Bashkimit Europian. Nëse i bind e kaloi lumin në Shqipëri, nëse jo atëhere mot me rrebesh e pret në Tiranë.

Berlini vendos sot fatin e statusit të Shqipërisë në BE Read More »

Mjeku: Mos flini kurrë nga ana e djathtë! Mësoni arsyen

Për ju që mendoni se nuk ka rëndësi ana nga e cila flemë, e keni gabim. Këshilla e doktorëve është kjo: Flini gjithmonë nga ana e majtë. Po përse?  Ka dyshek të panumërt në treg (disa me kosto mijëra dollarë) që premtojnë gjumë të mirë. Lajmi i mirë është se ju mund të përmirësoni ndjeshëm gjumin tuaj pa shpenzuar kursimet tuaja për një dyshek të ri. Rezulton se pozicioni që ne flemë ka rëndësi në këtë ekuacion.

Sipas ekspertit të gjumit, Dr. John Douillard, “Theksimi i anës së majtë për pushim dhe gjumë ofron përfitime shumë të mira shëndetësore dhe jetëgjatësi”. Ekspertë të tjerë thonë gjithashtu se pozita e duhur e gjumit është e rëndësishme për tretje të shëndetshme.

Arsyet e mira për të fjetur në anën tuaj të majtë:

Lehtësoni urthin
Duke fjetur në anën tuaj të majtë mund të lehtësoni urthin, ndërsa gjumi në anën e djathtë mund t’i bëjë gjërat më keq.

Ndihmon sistemin limfatik
Shumica prej nesh nuk di shumë për sistemin tonë limfatik (nyjet limfatike), por mjafton të themi se është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë. Ana juaj e majtë konsiderohet të jetë anën limfatike, kështu që nëse fle në këtë anë stimulon këtë sistem në mënyrë që trupi juaj të jetë në gjendje të filtrojë lëngun limfatik, toksinat dhe mbeturinat.

Shëndeti i zemrës
Fjetja në anën e majtë mund të bëjë mrekulli në promovimin e shëndetit të përgjithshëm të zemrës. Sipas Dr. John Douillard.

Stop gërhitjes
Sipas Daily Medical fjetja në anën e majtë është e dobishme për pacientë, të prirur për të gërhitur gjatë natës.

Mjeku: Mos flini kurrë nga ana e djathtë! Mësoni arsyen Read More »

Merrni pak sherebelë, ndizeni në fund dhe fikeni menjëhrë flakën! Diçka e mrekullueshme do të ndodhë në çast

Sherebela është një bimë me veti mjekësore, e njohur gjerësisht nga të gjithë njerëzit. Paraardhësit tanë e përdornin atë për të larguar të keqen, por edhe për trajtimin e shumë sëmundjeve. Në pjesë të ndryshme të botës emërtohet me emra të ndryshëm.

Kjo barishte përdoret për shumë aplikime mjekësore dhe është një përbërës i shumë ilaçeve. Komponentët e saj terapeutikë vijnë nga vajrat thelbësore, gjë që e bën shumë të shëndetshme për ta përdorur atë. Nëse është verë apo dimër dhe dritaret janë të hapura gjatë gjithë ditës ose mbyllen çdo ditë, ajri në shtëpinë tuaj është plot me toksina dhe mikroorganizma të ndryshëm.

Nëse doni të heqni qafe këto substanca të padëshiruara dhe të pastroni ajrin në shtëpinë tuaj, duhet patjetër të filloni të përdorni sherebelë. Studimet kanë treguar se kur ju e përdorni atë për të pastruar shtëpinë do të shkatërroni rreth 94 përqind të baktereve nga ajri. Dhe kur studiuesit e shqyrtuan ajrin ditën tjetër, ai ishte ende i pastër.

Gjithçka që duhet të bëni është të merrni pak sherebelë dhe ta bëni në formë roleje. Ndizeni në fund dhe fikeni menjëhrë flakën. Lëreni derisa të digjet plotësisht. Bëjëni këtë rregullisht, çdo disa sitë për të përmirsuar shëndetin tuaj. Kjo, gjithashtu do të ndihmojë në parandalimin e dhimbjes së kokës, kollës, infeksioneve të frymëmarrjes dhe problemeve me astmën.

Merrni pak sherebelë, ndizeni në fund dhe fikeni menjëhrë flakën! Diçka e mrekullueshme do të ndodhë në çast Read More »

Shkencëtari: “Kemi gjetur ilaçin kundër kancerit të mushkërive” , një lajm i mrekullueshëm për të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje

Shkencëtarë kanadezë kanë zbuluar ilaçin kundër kancerit të mushkërive. Ai do të jetë në qarkullim brenda gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh.

Kështu ka paralajmëruar Igor Stagljar, profesor i sektorit të biokimisë dhe të gjenetikës mjekësore në Universitetin e Torontos, transmeton Koha.net raportimin e medieve kroate.

Ai këtë njoftim e bëri në Konferencën Ndërkombëtare në Split. Siç tha ai, tashmë ka përfunduar studimi trevjeçar i tij.

“Deri tash nuk kam guxuar të flas për këtë, por as nuk kam dashur të them gjë publikisht për diçka që nuk është 100 për qind e sigurt. Por tani mund të them se po dalim me ilaçin kundër formës më të shpeshtë të kancerit të mushkërive”, tha Stagljar.

Bëhet fjalë për kancerin e mushkërive të shkaktuar nga mutacione në proteinën EGFR.
“Ky është një lajm i mrekullueshëm për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, prej të cilës çdo vit vdesin 1,6 milionë njerëz”, tha ai.

Shkencëtari: “Kemi gjetur ilaçin kundër kancerit të mushkërive” , një lajm i mrekullueshëm për të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje Read More »

Vendimi/ Ministria e Brendshme jep një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit

Ministria e Brendshme deklaron se ka hequr tarifat e vendosura për vettingun e policisë. Ky reagim erdhi pas shqetësimit të ngritur nga Sindikata e Policisë, se qindra policë po enden nëpër zyrat e institucioneve për të marrë dokumentet që nevojiten për plotësimin e formularëve të vetingut.

Por sipas Ministrisë së Brendshme një pjesë e këtyre dokumenteve nuk janë të nevojshme.

“Sindikata thotë se duhen 20 dokumente, unë ju them që nuk janë të nëvojshme. Ligji lë si opsion që kush i ka, ose do i tërheqë për saktësi mund t’ja bashkangjisë. E rëndësishme është formularët t’i plotësojnë të saktë dhe të vërtetë. E kuptoj që efektivët mund të jenë në stres edhe për shkak të këtyre keqkuptimeve”, deklaron Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm.

Ministria e Brendshme ka arritur marrëveshjen edhe me disa banka për të hequr tarifat për vërtetimet që kërkojnë policët. “Kemi patur një problem me nje bankë, e cila mbante një tarifë të lartë sipas nesh, 2000 lekë të reja”, thotë Hodaj.

5 maji është afati i fundit për plotësimin e 3 formularëve që rreth 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit duhet të plotësojnë.

Vendimi/ Ministria e Brendshme jep një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit Read More »

Vetëvrasja e policit në Fier/ Reagon zv/ministri i Brendshëm: Ngjarje e rëndë, polici i kishte marrë juristes…

E ka quajtur një ngjarje të rëndë vetëvrasjen e efektivit të policisë në Fier, por për  zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hiodaj duhet pritur që hetimet të zbardhin të vërtetën.

Në një intervistë të dhënë për  Neës 24, Hodaj deklaron ky rast është në hetim ndërsa zbulon se polici kishte marrë disa dokumente nga juristja.

Pyetja dhe përgjigja

A ka patur presion, sepse vetëm sot një polici të paktën sipas familjarëve vetëvrasja erdhi sipas vettingut?

Rasti është tragjik, siç është në çdo rast kur një punonjës policie humbet jetën dhe kur një qytetar humbet jetën. Unë e kuptoj dhimbjen e familjarëve, që kanë humbur njeriun e tyre të dashur, por gjithsesi ka një hetim që do ec përpara, dhe do të zbuloj të gjithë ngjarjen dhe shkaqet që çuan në vetëvrasje. Polici kishte folur me juristen dhe kishte marrë dhe dokumente që  nuk duheshin.

Vetëvrasja e policit në Fier/ Reagon zv/ministri i Brendshëm: Ngjarje e rëndë, polici i kishte marrë juristes… Read More »

Arta Marku vë nën përgjim komunikimet elektronike për të dyshuarit për korrupsion, krime dhe trafiqe. Dridhet politika, sistemi i drejtësisë dhe policia

Arta Marku ka depozituar në Kuvend një strategji për luftën kundër korrupsionit dhe krimit në javët dhe muajt në vijim.

Dhe me këtë rast, të gjithë ata të cilët janë në dyshim për abuzim me pushtetin, akte korruptive, kriminale dhe trafiqe të ndryshme do të vihen nën përgjim dhe komunikimet elektronike.

Nën përgjim do të jenë rrjetet sociale dhe të gjitha aplikacionet elektronike që ky kontigjent krimi merr nga kompanitë celulare dhe google, youtube, facebook, twitter etj.

Përgjimi do të jetë pa kufizim, përderisa nën Vetting do të jetë sistemi i drejtësisë, policia por dhe politika, gjithnjë nën asistimin e prokurorit që ndjek një çështje të caktuar.

Në këtë kontekst, politika, sistemi i drejtësisë dhe policia do të jenë nën një monitorim të jashtëzakonshëm, për të arritur në këtë mënyrë pastrimin e shoqërisë shqiptare nga fenomenet që i kanë marrë frymën tërë këto vite.

Ndërkohë vetë Kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku paralajmëroi përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike.

“Ka qenë një objektiv i vazhdueshëm i prokurorisë realizimi i veprimeve teknike të përgjimit nga oficerët e policisë gjyqësore nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit që heton, duke vlerësuar si një pikë të fortë në rritjen e eficencës së hetimit, mundësinë e ndjekjes në dinamikë të përgjimit dhe nga ana tjetër ngushtimin e rrethit të subjekteve që marrin informacion.

Ndryshimet ligjore të vitit 2017, i hapën rrugën këtij procesi dhe hapat e mëtejshëm synojnë: Krijimi dhe funksionimi i strukturave të posaçme dhe të specializuara për kryerjen e përgjimit të komunikimeve elektronike pranë prokurorive; Pajisja e strukturave të mësipërme me mjetet teknike të nevojshme dhe trajnimi për përdorimin; Zgjerimin e kapaciteteve për përgjimin aktiv”, parashikon strategjia./Pamfleti.com

Arta Marku vë nën përgjim komunikimet elektronike për të dyshuarit për korrupsion, krime dhe trafiqe. Dridhet politika, sistemi i drejtësisë dhe policia Read More »