Aurora

Kancelarja gjermane Merkel, fanse e këngëtares shqiptare

Kënga “Fuego” e Eleni Foureiras po korr sukses në të gjithë botën. Edhe pse kënga që përfaqësoi Qipron në “Eurovizion” doli në vend të dytë, shumë zëra thonë se ajo duhej të ishte fituesja.

Por pavarësisht kësaj, kënga ritmike dhe përformanca “shpërthyese” e këngëtares shqiptare, po pëlqehen gjithnjë e më shumë. E teksa Eleni ka fansa të shumtë nga e gjithë bota, ajo ka edhe një fanse të veçantë.

Bëhet fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila në samitin e djeshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor, tha duke qeshur se preferon këngën “Fuego”.

Kancelarja gjermane Merkel, fanse e këngëtares shqiptare Read More »

Ku është fshehur? Dëshmitari X e ka gjetur një “strehë”, ja ku ndodhet dhe kush e shoqëron

Ditën e djeshme policia liroi dëshmitarin X, të identifikuar si Albert Veliu. Pasi dha dëshminë e tij te Krimet e Rënda, policia e la të lirë, ish-skafistin i cili duket se tashmë ka gjetur “strehë” në selinë blu.
Babalja, siç i thërrasin të gjithë në Vlorë, është parë sot te kafja e Partisë Demokratike nën shoqërinë e avokatit Ivi Kaso.

Të dy, nën shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar me kënaqësi kafen e mëngjesit ndërsa Veliu vazhdon të jetë në selinë blu në pritje të zhvillimeve të mëtejshme pas video-rrëfimit publikuar dje në një dalje të jashtëzakonshme të vetë kryetarit Basha.

Ku është fshehur? Dëshmitari X e ka gjetur një “strehë”, ja ku ndodhet dhe kush e shoqëron Read More »

Shkencëtari ju bën të ditur të gjithëve: Agjërimi shëron këtë sëmundje të rëndë

Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar me sukses pastrimi shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet, tani shkencëtarët më eminentë të botës tregojnë vazhdimisht edhe për efektet shëruese që i sjell agjërimi në shëndetin tonë.

Agjërimi jua forcon trurin

Nuk ka dyshim se do t’i vëreni edhe vet efektet pozitive që agjërimi i sjell në mirëqenien tuaj mendore dhe fokusin shpirtëror, por efektet e agjërimit në tru janë edhe më drastike nga ç’mendoni

Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka konstatuar se fokusi mendor që arrihet gjatë Ramazanit e shkakton trupin të prodhojë më shumë qeliza të trurit, dhe rrjedhimisht e përmirëson funksionin e tij.

Gjithashtu ju keni edhe zvogëlim të kortizolit – hormon i stresit.

Agjërimi ju ndihmon të hiqni dorë nga shprehitë e këqijaPër shkak se do të jeni duke agjëruar gjatë ditës, Ramazani është periudhë e përsosur për të hequr dorë nga shprehitë e këqija. Shprehitë si tymosja e duhanit apo konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer mund t’i largoni shumë lehtë përmes agjërimit sepse trupi gradualisht mësohet me mungesën e tyre derisa ta keni hekur krejtësisht varësinë.

Kolesterol më të ulët

Të gjithë e dimë se humbja e peshës është një nga efektet fizike që i ka agjërimi. Por, veç kësaj, një ekip i kardiologëve nga Emiratet e Bashkuara ka konstatuar se personat që agjërojnë përjetojnë reduktim të kolesterolit në gjakun e tyre.

Kolesteroli i ulët e përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Detoksikimi i trupit

Përveç se agjërimi i ndihmon besimtarët ta pastrojnë vetën shpirtërisht, ai gjithashtu është fantastik edhe për detoksikimin apo pastrimin e trupit. Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi fillon ta detoksikojë veten dhe i largon toksina e dëmshme që mund të gjenden në depozitat e yndyrës.

Shkencëtari ju bën të ditur të gjithëve: Agjërimi shëron këtë sëmundje të rëndë Read More »

E dini çfarë ndodh në trupin tonë kur hamë rukola? Vëmendjen këtu ata që vuajnë nga tiroidet

Të ngrejë dorën kujt i pëlqen rukola?

Ne jemi shumë, jam e sigurtë, por kurrë nuk mjafton. Sepse të gjithë duhet ta hanë këtë perime të jashtëzakonshme. Ne vendosëm të flasim për këtë, sepse rukola është diçka që nuk mund të mungojë në tryezat tona.

Ne të gjithë e njohim atë. Ajo ka një shije shumë të fortë, me aromë dhe pak e athët, e është e famshme për vetitë e saj terapeutike dhe të tretjes.

Çfarë përmban rukola?

Kjo perime ka shumë vitamina (A, B6, B9, C dhe K), kripëra minerale (kalcium, magnez, kalium, hekur dhe shumë fibra).

Vetitë e rukolës

Rukola përmban sulforafano dhe beta karotene, dy komponentë që luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e tumoreve. Eshtë e panevojshme të thuhet se rukola që konsumoni do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë, falë vetive të saj tretëse dhe pastruese. Kjo perime e jashtezakonshme parandalon ulcerat, gastritet dhe problemet e melçisë, do t’ju lirojë nga lengjet dhe toksinat e tepërta.

Rukola stimulon oreksin, por edhe prodhimin e lëngjeve gastrike. Nëse e konsumoni atë në baza të rregullta, nuk do të keni më probleme me gazet e zorrëve, për më tepër, ju do të përmirësoni tranzicionin e zorrëve (ka një efekt laksativ). Rukola neutralizon viruset dhe bakteret.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, ne gjithashtu themi se rukola ka shumë pak kalori (vetëm 25 kalori për 100 g rukola). Disa njerëz thotë se rukola ka një efekt qetësues dhe ka nga ata që thonë se është afrodiziak. Mjafton t’ju them se romakët e lashtë e përdornin atë për të përgatitur lëngjet e dashurisë.

Rukola stimulon metabolizmin tuaj dhe përdoret në dietat e dobësimit. Edhe ata që vuajnë nga anemia dhe veganët duhet ta konsumojnë atë në sasi të mëdha sepse kjo perime përmban shumë hekur.

Ekziston edhe rukola e egër dhe rukola e kultivuar dhe të dyja janë shumë të shijshme.

Si mund të hani raketa?

Mënyra më e mirë për të shijuar këtë delikatesë është e papërpunuar, në sallatë, shkruan ShkodraNews. Ju mund ta përzierni atë me lloje të tjera të sallatës, por gjithashtu mund ta hani atë vetëm me vaj ulliri ekstra të virgjër. Kripë është më mirë të mos hidhni. Ose mund të përdorni disa copa djathë parmigiano.

Edhe rukola e gatuar është e shijshme. Ama ju nuk duhet ta gatuani atë shumë për të shmangur humbjen e vlerave të saj ushqyese … vetëm një ose dy minuta dhe është gati të hahet.

Vetëm njerëzit alergjikë dhe ata që marrin terapinë antikoaguluese duhet ta shmangin rukolën. Natyrisht që nuk duhet të ekzagjeroni (ekzagjerimi do të thotë më shumë se një qeskë në ditë), sepse e tepërta stimulon prodhimin e metabolitëve që irritojnë trupin tonë.

Edhe ata me probleme tiroide duhet të konsumojnë këtë perime me kujdes

E dini çfarë ndodh në trupin tonë kur hamë rukola? Vëmendjen këtu ata që vuajnë nga tiroidet Read More »

A ka informacione shtesë Rama për dëshmitarin X? Tallet Kryeministri: Më bën edhe për të qeshur edhe për të qarë

Në konferencën e dhënë me të mbërritur nga Sofja në Rinas, kryeministri Rama nuk nguroi të deklarojë se shfaqja e djeshme e video-dëshmisë së të ashtuquajturit dëshmitari X, i cili pranonte të kishte trafikuar drogë me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte një maskaradë e motivuar nga frymëzimi malinj, për të penguar rrugën e integrimit në BE.

“Unë nuk mund t’ju ndihmoj për asgjë, përgjigjja ime është e qartë dhe e prerë. Ajo që i është servirur publikut si material autentik është një manipulim i shëmtuar. Detajet se si dhe pse janë çështje të prokurorisë dhe të debatit kur diskutojmë pse u bë kjo dhe pse u bë pikërisht në këtë moment”,- tha ai.

I pyetur nëse kishte informacione të tjera shtesë për të mos besuar në dëshminë e dëshmitarit X, Rama tha se mbi të gjitha kishte sy për të parë e veshë për të dëgjuar.

“Ka vlerë të diskutojmë për këtë? Unë nuk kam më përgjigje për këtë. Kam sy, kam dhe vesh. Kur pashë dhe dëgjova nuk iu besova syve dhe veshëve. Pastaj u detyrova. E pashë, edhe ju vetë e dini që kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Për të qeshur me nivelin mizerabël të kësaj farse dhe për të qarë për faktin që këtë e organizon një parti politike me qëllimin e hapur për të mashtruar opinionin publik dhe vazhduar atë që ka nisur, ofensivë kundër çeljes së negociatave me BE”,- shtoi ai.

A ka informacione shtesë Rama për dëshmitarin X? Tallet Kryeministri: Më bën edhe për të qeshur edhe për të qarë Read More »

Fqinjët e dëshmitarit ‘X’ në Vlorë: Familja u largua me një makinë të zezë pas përgjimit

Report tv sjell kronologjinë e lëvizjes së familjes së dëshmitarit ‘X’, Albert Veliu që pas publikimit të audio-përgjimit nga ana e Partisë demokratike. Fqinjët e Albert Veliut i cili banon në një shtëpi dy katëshe në lagjen ‘Topana’ të Vlorës, tregojnë se dy dite pasi është transmetuar audio- përgjimi, familja e tij është larguar nga shtëpia.

Pikërisht ky largim ka ndodhur ditën e mërkurë 16 maj rreth orë 20:30 minuta. Fqinjët dëshmojnë se kanë parë dy persona me një makinë të zezë që kishin shkuar poshtë shtëpisë së dëshmitarit ‘X’. Pas pak minutash gruaja dhe dy djemtë e Albert Veliut, kanë zbritur nga kati i trete i shtëpisë ku banonin dhe më pas kanë hipur në makinë për t’u larguar.

Nuk dihet se cilët janë personat që bënë lëvizjen e familjes së Veliut por komshinjtë pohojnë se ata janë disa shokë të Albert Veliu. Ndërkohë vet Albert Veliu është larguar nga shtëpia nje dite me pare, pra të martën me datë 15 Maj, 24 ore pas publikimit të audio-përgjimit (qe eshte bere publik te hene 14 maj) dhe besohet se gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Tiranë.

Pas largimit të tij nga shtëpia familjarët kanë qenë në ankth në lidhje me atë se çfarë po ndodhte, madje bashkëshortja e Albert Veliu ka komunikuar me fqinjët e saj ku ka shprehur edhe shqetësimin në lidhje me ngjarjen. Një nga fqinjët deklaron se bashkëshortja e Albertit i ka thënë se “çfarë i duhet atij (Albertit ) të përzihet sërish më gjëra të tilla, mi mori në qafë djemtë’.

Por që prej të mërkurës kur familja e dëshmitarit ‘X’ nuk është dukur në shtëpi. Për familjen Veliu, po ashtu nuk dihet nëse ajo edhe mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë sikur edhe tentoi të bënte kryefamiljari Albert Veliu i cili ishte nisur në një udhëtim drejt Kosovës.

Fqinjët e dëshmitarit ‘X’ në Vlorë: Familja u largua me një makinë të zezë pas përgjimit Read More »

Kush është gazetari që intervistoi dëshmitarin X?

Partia Demokratike nuk e bëri të ditur emrin e gazetarit që ka bërë përgjimin, por ai që intervistoi Albert Veliun dhe intervista e publikua nga PD, është Jetmir Olldashi, shkruan Top Channel që i ka kërkuar edhe një intervistë, por ai ka refuzuar të flasë.

Po kush është gazetari Jetmir Olldashi?
Ai ka një eksperiencë të gjatë si gazetar, mes gazetarisë dhe zëdhënësit në zyrat e shtypit të Aluiznit para vitit 2013.

Jetmir Olldashi, aktualisht administron portalin online “Boldneës”, si dhe është pjesë stafit të emisionit “Ajsberg” që drejtohet nga gazetari Artur Çani.
Ndërsa më herët ka qenë pjesë e stafit të emisionit “Të Paekzpozuarit” të Ylli Rakipit gjatë kohës kur emisioni transmetohej në “Ora News” dhe “News 24”.
Olldashi, ka punuar edhe pranë Autoritetit të Mediave Audiovizuale si dhe në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime, kur kryetar bashkie ka qenë Lulzim Basha.

Partia Demokratike u kujdes ta shmangte emrin dhe fytyrën e tij gjatë transmetimit të intervistës me Albert Veliun, por kolegët që e njohin e identifikuan nga zëri dhe ai vetë nëpërmjet telefonit e konfirmoi se është autori i kësaj interviste, por ende mbetet mister kush është gazetari që sipas Enkelejd Alibeajt, realizoi përgjimin.

Kush është gazetari që intervistoi dëshmitarin X? Read More »

Deputeti i skandalit erotik i jep udhëzime ‘’Babales’’ para se të shkojë në prokurori me avokatët e PD-së

I konsideruar si bashkëpunëtori X, Albert Veliu i cili shfaqet në audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, raporton News 24. Më herët Albert Veliu ka qenë në selinë e PD, ku është takuar me deputetin e PD, Ervin Salianji. Dëshmitari Albert Veliu është shoqëruar tek Krimet e Rënda nga avokatët Artan Murrizi dhe Ivi Kaso.

Paraditen e sotme deshmitari Albert Veliu dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës. Kujtojmë se për çështjen në fjalë ka dy procedime penale, njëri në Prokurorinë e Tiranës pas kallëzimit të vetë Agron Xhafaj dhe njëri tek Krimet e Rënda për trafik droge. Hetimi nga Prokuroria e Tiranës nisi pas kallëzimit të Agron Xhafaj për kallëzim të rremë.

Vëllai i ministrit mohoi se në audio ishte zëri i tij dhe tha se ishte një montim. Për këtë arsye në letrën publike ai pohoi se kishte depozituar zërin për ekspertim. Të hënën ndërkohë, në Prokurori duhet të paraqiten edhe Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi, për të dhënë llogari për video-përgjimin.

Të enjten ata refuzuan të paraqiteshin në Prokurori, me argumentin se kishin seancë plenare dhe nuk mund të mungonin. Seancën në fakt, e mbaruan para orës 11:30, kur iu ishte kërkuar të paraqiteshin në Prokurori, por po merreshin me video-intervistën e “babales” dhe nuk kishin kohë.Pamfleti/

Deputeti i skandalit erotik i jep udhëzime ‘’Babales’’ para se të shkojë në prokurori me avokatët e PD-së Read More »