Aurora

‘Lajthit’ Berisha, sulmon të gjithë gazetarët që nga Nano, Blushi, Nazarko e Lesi: I përdor mafia!

Sali Berisha ka sulmuar ashpër disa gazetarë të njohur në portalin e të birit, në një shkrim pa autor. Shkrimi, sipas Nikoll Lesit, një prej të akuzuarve, është bërë pikërisht nga Berisha.

““Koha Jonë” ndër vitet 2003-2005 ishte në ballë të kritikave ndaj pushtetit të korruptuar dhe kriminal të Fatos Nanos. Bile puna shkoi deri aty sa kryeministri Nano në vitin 2004 të kërkonte imunitetin tim dhe arrestimin si botues, ndonëse asokohe isha edhe deputet?

Apo jo i nderuar artikullshkrues i katit të 14-të të Kullës së madhe përballë TVSH-së”, shkruan Lesi, që i është përgjigjur Berishës. Ky i fundit është mërzitur veçanërisht me Lesin, pasi sipas tij, është zëri zyrtar i Ilir Metës. Por Berisha thotë se Meta nuk ka të njëjtin qendrim si Lesi në këtë çështje.

Shkrimi i plotë i Berishës:
Kurrë më parë, as në rastin e skandalit Tahiri, nuk ka ndodhur një mobilizim i tillë i paprecedentë i gazetarëve dhe medieve pranë kryeministrit Rama, për të mbrojtur në pamje të parë, një nga ministrat e tij, Fatmir Xhafajn.

Por më e “çuditshmja” është se edhe zëra që kanë krijuar perceptimin si kritik të kryeministrit, i janë bashkuar këtij koalicioni.
Emra të njohur që pretendojnë se flasin në emër të publikun, vrapojnë studio më studio e derdhin shkrime pafund nëpër portale, për të ngritur alibi nga më absurdet; të gjithë të përçartur dhe në ekstazë duke tejkaluar pa pikë turpi jo vetëm kufijtë e logjikës, profesionalizmit, por edhe të etikës.
Lufta, për të shpëtuar skemën

Fatmir Xhafaj është një politikan i vjetër, tani edhe një nga kokrrat e fundit të Partisë Socialiste i inkuadruar brenda Rilindjes. Në karrierën e tij të gjatë ai njihet si një politikan, apo edhe kur ka shërbyer e vazhdon si ministër në qeveri, që ndryshe nga shumica e kolegëve të vet, ka zgjedhur që të rrijë larg gazetarëve. Marrëdhëniet e tij me analistët dhe mediat në përgjithësi të çdo krahu kanë qenë të largëta, madje edhe të ftohta. Ndryshe nga të tjerë Xhafaj nuk është shquar kurrë si investitor, në qarqet opinionbërëse.

Por ja papritur që prej pak javësh, veçanërisht pas daljes mbi ujë të së vërtetës së vëllait të tij, Agron Geron Xhafaj, na del që Fatmiri paska një grup të gatshëm gazetarësh dhe analistësh të përbetuar që ta mbrojnë si kamikazë, përtej logjikës së argumenteve, madje po të kenë pistoleta nëpër studio, të gatshëm që ti nxjerrin për të qëlluar mbi këdo që mendon ndryshe.

Në fakt e vërteta nuk është, se ata mbrojnë ministrin e Brendshëm, as vëllanë e tij dhe madje as Edi Ramën. Në lojë këtë herë është e gjithë skema kriminale, e mafies së drogës. Zinxhiri që u hollua me rastin Tahiri dhe një grup drejtorësh policie është katandisur, deri në këputje përfundimtare.
Gazetar, apo avokatë të drogës?!

Egërsia dhe epizmi që shfaq kjo skuadrilje gazetarësh, për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj tregon se investimi financiar është i madh. Disa nga më tipikët që po mbrojnë këtë skemë nëpërmjet një retorike absurdë, e madje me argumente idiote në funksion të alibive që i hedhin publikut, janë Mustafa Nano dhe Shpëtim Nazarko.

I pari ka një javë që ka braktisur gjithçka dhe i është përkushtuar me mish e shpirt, mbrojtjes së vëllezërve Xhafaj. Mbrëmë në emisionin “Opinion” i lemerisi të gjithë, duke përfshirë edhe Fevziun kur doli nga shinat dhe ju vërsul një djaloshi me integritet dhe profesionist në fushën e tij siç e njohin të gjithë, Gazmend Bardhin; me një fjalor rrugaçëror e shantazhues, që me shumë gjasa edhe Agron Geroni po të ishte personalisht në studio, nuk do të guxonte ta përdorte.

Nazarko nga ana tjetër, herë si zhurmues e herë si shejtan-budalla, përpiqet që ta nxjerr Xhafajn si supremen, në duart e të cilit ka ngelur fati i Shqipërisë dhe integrimi i vendit, prandaj mund ti falet çdo gjë; edhe vëllai trafikant aktiv droge.

Ka edhe të tjerë të këtij lloji, të cilët e kanë të shkruar në ballë “zhaken me para”, për të bërë avokatin e mafies së drogës, por nuk ja vlen të merresh me ata, sepse e bëjnë vetë shumë mirë punën e vetëdemaskimit.

Interesant në këtë front është rasti, i Nikoll Lesit. Ditët e fundit, edhe duke u investuar personalisht me editoriale të nënshkruar me pseudonimin mediatik të preferuar, “Spiten Prulli”, në gazetën e tij “Koha Jonë” po bëhet një avokaturë teje e fortë ndaj Fatmir Xhafajt dhe detyrimisht edhe ndaj të vëllait; sepse në fakt ai dhe veprimtaria e tij kriminale është thelbi i çështjes. Themi interesant, sepse në të njëjtën faqe ku mbrohet me tituj bombastik Xhafaj, gjen me shumicë lajme të eksponentëve zyrtarë të LSI si Petrit Vasili e Ylli Manjani, të cilët mendojnë të kundërtën.

Nga ana tjetër prej kohësh media e Lesit mban si kryelajm, çdo veprimtari të punës së presidentit, sa që të krijohet përshtypja se është zëri zyrtar i Ilir Metës.
Nuk ka ndonjë gjë të keqe në këtë pluralitet, por perceptimi “naiv” i publikut duket sikur po përpunohet drejt përfundimit, që përderisa Nikoll Lesi po mbron fort Fatmir Xhafajn dhe vëllanë e tij, kjo është edhe linja e Metës.

E vërteta është, se nëse kthehemi pas në kohë, Ilir Meta me Xhafajn kanë qenë në përplasje të hapura, veçanërisht për çështjen e projektit fillestar të Reformës në Drejtësi ( U detyruan ta rishikojnë pas Venecias dhe “kërcënimit” të kreut të LSI, për largim nga kooalicioni), në të cilën sot po del se ka ndërhyrë e falsifikuar nenin. për ekstardimin në favor të të vëllait të dënuar në Itali.

Por Lesi gjithmonë ka qenë “kokë më vete” dhe ky investim ndaj Xhafajt, mund të mos ketë lidhje fare me afeksionin e tij ndaj presidentit, por vetëm me konspiracionin që shpalos ai në shkrimet e tija; me pak fjalë Rama&Basha në koordinm, po “ja fusin” Fatmir Xhafajt!

Ndër zërat që i është bashkuar në mënyrën e tij, avokatisë “me të gjitha mjetet” të skandalit Xhafaj është edhe Andi Bushati. Duke vazhduar përpjekjen e tij titanike për të ruajtur integritetin dhe veçanërisht “paanësinë”, (jam kundër Ramës, por Saliu dhe këta të opozitës e kanë fajin!) në portalin e tij, “Lapsi.al”, në gjithë këtë histori çështja shtrohet; a është i besueshëm dëshmitari Albert Veliu!

Pra sipas Bushatit, meqenëse një ish skafist dhe trafikant droge i pa shkollë, nuk e artikulon dot qartë dhe “pa kontradikta” rolin aktiv si koka e trafikut të drogës në Vlorë e më tej të Agron Geron Xhafajt, i ndihmuar nga shefat e policisë, atëherë as Fatmiri dhe as ai vetë nuk mund të akuzohen ende!

Edhe Ben Blushi me çelësat e Top Chanel në dorë, që kur doli si flutur nga zyra me flutura e Edi Ramës, nuk kujdeset më edhe aq shumë, që të mbajë maskën e kundërshtarit pa kompromis. Edhe ky si ai partizani që ishte maskuar si partizan, që gjermanët ta merrnin për gjerman dhe të mos e ngacmonin, të vërtetën e skandalit Xhafaj “e zbulon” me sondazhe, sepse dokumentet dhe dëshmia e Babulit, nuk quhen!

Gjella, që i bashkon në një kazan
Filli, gjella, argumenti që i përbashkon të gjithë këta e të tjerë dhe mbi të cilin mbështesin alibinë e avokatisë është; se Fatmir Xhafaj na qenka ministri i Brendshëm më i suksesshëm i të gjitha kohërave dhe e ka apo se ka vëllanë trafikant droge, na duhet që të vazhdojë punën e nisur.

Në fakt kjo aureolë që i është krijuar Xhafajt, duke e krahasuar më së shumti me kohën e Tahirit është krejtësisht e gënjeshtërt. Nga të dhënat zyrtare, të të ashtuquajturit operacioni “Forca e Ligjit” tek i cilin mbahen me të madhe, 80% e të arrestuarve janë liruar nga prokuroria dhe gjykata, për mungesë provash. Deri tani në fakt kemi të bëjmë vetëm me një shoë, të ngjashëm me atë kundër lojërave të fatit, “Fundi i Marrëzisë”, i cili në përfundim vetëm sistemoi monopolet e Rilindjes në këtë fushë dhe e shndërroi Agron Xhafaj në një biznesmen, “edhe më të suksesshëm”.

Gjatë epokës Xhafaj, në fakt kemi vetëm dy ngjarje të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar. Operacionin pas të cilit u shkatërrua një grup i strukturuar që dërgonte në SHBA dhe Kanada klandestinë me të gjitha mënyrat dhe rrugët dhe kapja e 613 kilogramë kokainë, në Manzë. Të parin e kreu FBI nga fillimi në fund, kurse policët e Xhafajt ishin të detyruar që të ekzekutonin arrestimet.

Çështja e kokainës është, edhe më skandaloze. Pronari i bananeve ku ishte fshehur malli, ja mbathi nga pika kufitare nën hundën e policisë dhe përveç dy punëtorëve të firmës, askush nuk është arrestuar as sot e kësaj dite. Edhe Arbër Çekajn e prangosën gjermanët, kurse hetimi nga pala jonë është bllokuar krejtësisht.

E njëjta analizë vlen edhe për organizatën e Met Kananit, i cili edhe pse bazën e kishte këtu në Shqipëri dhe madje dihej shumë mirë se me çfarë “biznesi” merrej edhe nga kolegë në PS të Xhafajt, goditjen e morri nga shërbimet sekrete dhe policia turke.

Fatmir Xhafaj sa herë del në media, numëron familje e organizata mafioze nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, por deri më sot askënd nuk ka goditur, edhe pse se cilët janë e dinë edhe kalamajtë e lagjeve, ku jetojnë e vazhdojnë biznesin.

Xhafaj mburret gjithashtu dhe ka krijuar perceptimin në publik, nëpërmjet këtyre analistëve të mësipërm, sikur shkallmoi skemën e Saimir Tahirit. Nëse do të ishte kështu, goditja e parë që duhej bërë pas asaj që ndodhi me kanabisimin e vendit, duhej të ndodhte në Vlorë, kryeqytetin real të këtij operacioni kriminal, të paprecedentë në botë, që nga kultivimi dhe deri te transporti i organizuar të mijëra tonelatave drogë drejt Europës.

Me Xhafajn ministër, “u zhduk” drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çelaj dhe shefa të tjerë, bashkëpunëtorë të trafikantëve të drogës të cilët vazhdojnë të jenë të lirë.

Ky ministër-rambo që na qenka i pazëvendësueshëm sipas Nanos, Nazarkos, Lesit etj, pranon që teorikisht se bashkë të vëllanë janë subjekt i Ligjit të Antimafies, por praktikisht, nuk janë!!
Ky burrë me “integritet” sipas këtyre “superanalistëve”, në vitin 2002 Xhafaj i dha dorëheqjen Majkos si ministër, vetëm sepse i vëllai akuzohej për trafik droge, kurse sot që ai është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe ka dëshmi se e vazhdon veprimtarinë kriminale, nuk paska asnjë arsye (të paktën morale e politike), për të bëjë sot të njëjtën gjë, pavarësisht e pranon apo jo Edi Rama.

As këtë dhe asnjë gjë nga ato që rreshtuam më sipër, nuk bën dot Fatmir Xhafaj. Sepse këtu nuk është më në lojë emri dhe karrigia e tij, as e Ramës; por fati i mafies shqiptare të drogës (të të gjitha llojeve) këtu e jashtë vendit.

Prandaj shpura e mësipërme mediatike me ndërgjegje apo jo, me pagesë apo për arsye të tjera, nuk është duke bërë avokatinë e Fatmir Xhafajt, as thjesht të Ramës por të vetë mafies shqiptare të drogës!
Një leksion se si bëhet gazetari e pa kapur, jua dha “profesorëve” sot ajo gazetarja e re me vetëm një pyetje, që e bëri Edi Ramën të mbetet pa zë dhe figurë dhe t`ja mbath me vrap:
Nuk paska Partia Socialiste njerëz, që nuk ka vëlla apo kushëri të lidhur me drogës që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?!Pamfleti.com/

‘Lajthit’ Berisha, sulmon të gjithë gazetarët që nga Nano, Blushi, Nazarko e Lesi: I përdor mafia! Read More »

Blendi Fevziu feston ditëlindjen, dalin pamjet nga surpriza madhështore që i kanë bërë (Foto)

Ai është një nga moderatorët dhe gazetarët më të suksesshëm në mediat shqiptare, që prej vitesh drejton emisionin ‘Opinion’. Ditën e sotme Blendi Fevziu feston ditëlindjen e tij.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë nëpërmjet disa postimeve që ka bërë pak më parë në profilin e tij në Instagram.

Ai ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e tij disa pamje nga festa private që ka organizuar me familjen e tij. Siç shihet dhe në pamje mesa duket vajzat e tij dhe bashkëshortja kanë organizuar një surprizë madhështore për gazetarin.

Në fotot e publikuara shihet se ata e kanë zbukuruar shtëpinë plotë me tullumbace shumëngjyrëshe dhe Blendi mban në dorë tortën e ditëlindjes dhe zgjedh që qirinjtë ti fryjë me vogëlushen e tij.

Blendi Fevziu feston ditëlindjen, dalin pamjet nga surpriza madhështore që i kanë bërë (Foto) Read More »

Zbardhet letra e Komitetit Qendror Sovjetik kundër Shqipërisë: Hoxha dhe Shehu hipokritë, sulme dhe shpifje ndaj nesh

Në vitin 1962 Moska nisi luftën e hapur kundër Shqipërisë. CIA ka zbardhur një letër të hartuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Sovjetike, e cila u drejtohej të gjithë anëtarëve të saj dhe në të sulmohej Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Partia Komuniste e Shqipërisë.

19 janar 1962

Letër e Komitetit Qendror Sovjetik në lidhje me Shqipërinë
Teksti i kësaj letre të komitetit qendror të BRSS duhet të vihet në zbatim. Ajo i dërgohet organizatave të para të partisë, kandidatëve të partisë sovjetike, anëtarëve të Komsomol dhe sindikatave.
Qëndrimi përçarës, anti-leninist i Parisë Shqiptare të Punës

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e konsideron të nevojshme të informojë organizatat e partisë dhe të gjithë komunistët, për qëndrimin anti-leninist dhe armiqësor ndaj kauzës së socializmit, të mbajtur nga Partia e Punës së Shqipërisë. Siç tregohet nga fakte të shumta, udhëheqësit shqiptarë po zhvendosen gjithnjë e më larg nga marksizëm-leninizmi dhe internacionalizimi proletar, duke revizionuar linjën e lëvizjes komuniste botërore dhe duke kryer aktivitet përçarës brenda radhëve të saj.

Ata po bien gjithnjë e më thellë në pusin e nacionalizimit dhe po përpiqen të zëvendësojnë ideologjinë komuniste me oportunizmin dhe sektarianizmin e majtë, që është i huaj për komunistët e parimeve të larta marksiste-leniniste. Duke spekuluar me aspiratat anti-imperialiste të popullit të tyre, udhëheqësit shqiptarë po minojnë uniteti e komunistëve dhe forcave demokratike, duke dobësuar frontin e betejës kundër imperializmit dhe reaksionit.

Me anë të presioneve dhe shtypjes, udhëheqësit shqiptarë Hoxha e Shehu i kanë ngritur konceptet e tyre anti-leniniste në nivel politikash shtetërore, që kanë si qëllim prishjen e unitetit të miqësisë së madhe socialiste në lëvizjen tonë. Ata po kryejnë një politikë të jashtme të izoluar e aventuriere, duke refuzuar të punojnë me vendet e tjera socialiste në skenën ndërkombëtare.

Tendenca aktuale e retorikës anti-sovjetike është karakteristikë e kursit aktual të partisë shqiptare dhe asnjëherë që prej kohës së trotskizmit liderët politikë që e quajnë veten komunistë nuk janë përfshirë në sulme të tilla kundër partisë së madhe të Leninit apo partive të tjera vëllazërore, sa ç’po bën partia shqiptare aktualisht.

Me përkeqësimin hap pas hapi të marrëdhënieve me BRSS, ata kanë përkeqësuar lidhjet mes partive vëllazërore. Kohët e fundit aktivitetet e tyre kanë ekspozuar dëshirën e shkëputjes së Shqipërisë nga kampi botëror socialist dhe nga lëvizja komuniste. Me këtë udhëheqësit shqiptarë dëmtojnë kauzën e socializmit botëror dhe vënë në rrezik arritjet socialiste dhe vetë interesat e popullit shqiptar.

Partia Komuniste Sovjetike, e udhëhequr nga dëshira dhe detyra ndërkombëtare për të mbrojtur unitetin e kampit socialist dhe linjën e lëvizjes botërore komuniste, e konsideron të nevojshme të informojë komunistët për këtë qëndrim përçarës të partisë shqiptare. Deri vitet e fundit marrëdhëniet mes partisë shqiptare, asaj sovjetike dhe partive të tjera vëllazërore po zhvilloheshin bazuar në bashkëpunimin e ngushtë e të afërt. Populli dhe partia sovjetike ashtu si dhe vendet e tjera socialiste, gjithmonë e kanë trajtuar Shqipërinë me miqësi të sinqertë dhe i kanë dhënë ndihma bujare.

Asistenca e BRSS
Vetë origjina e republikës Popullore të Shqipërisë është e lidhur ngushtë me fitoren e madhe të popullit sovjetik mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore. Kjo fitore historike krijoi kushtet e favorshme për çlirimin e vendit të tyre nga pushtuesit dhe vendosjen e demokracisë popullore, për ndërtimin e socializmit në Shqipëri. Pas fitores së revolucionit demokratik të popullit, Bashkimi Sovjetik i ka dhënë ndihma të konsiderueshme Shqipërisë për ndërtimin e socializmit, ka rritur profilin e saj në skenën ndërkombëtare dhe ka mbrojtur sovranitetin e saj dhe integritetin territorial.

Qeveria sovjetike vazhdimisht ka deklaruar se do të ndërhyjë në çdo moment për mbrojtjen e Shqipërisë në rast sulmi ushtarak ndaj saj. Në një takim në Tiranë në maj 1959, Hrushov ka deklaruar: “Kushdo që tenton të shkelë kufijtë e Shqipërisë ose të një vendi tjetër socialist, do të përballet me të gjithë forcën e kampit të madh socialist”.

Me iniciativën e qeverisë sovjetike Shqipëria u bë anëtare e Paktit të Varshavës, i cili garanton sigurinë e të gjitha vendeve anëtare. Bashkimi Sovjetik i ofroi Shqipërisë kredi falas dhe me kushte të favorshme prej më shumë se 2 miliardë rubla dhe me ndihmën e BRSS Shqipëria ka ndërtuar rreth 80 ndërmarrje industriale, që tashmë përfaqësojnë bazën industriale të vendit.

Qeveria sovjetike i fali Shqipërisë 26 stabilimente të rëndësishme industriale, të pajisura me mjetet më moderne. Asistencë është dhënë gjithashtu në zhvillimin e bujqësisë, shkencës, kulturës. Mes qytetarëve shqiptarë më shumë se 3000 specialistë janë trajnuar në institucionet arsimore të Bashkimit Sovjetik. Ndërsa për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, BRSS ka ndihmuar në ndërtimin e forcave të armatosura shqiptare duke i pajisur me pajisjet më të fundit të luftimit.

Shqipëria gjithashtu ma marrë asistencë nga vende të tjera socialiste, veçanërisht për zhvillimin e kapaciteteve të saj minerare, ndërtimin e ndërmarrjeve të reja, zhvillimin e bujqësisë dhe trajnimin e specialistëve. Asistenca e dhënë për Shqipërinë këtu nuk përmendet për të theksuar veprat e mira të Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera socialiste, por për të treguar masën e respektit për detyrën tonë ndërkombëtare dhe të partive të tjera vllazërore ndaj Shqipërisë.

Dëshira jonë e vetme ishte që Shqipëria të tejkalonte prapambetjen e saj që kishte trashëguar nga e kaluara, për t’u bërë një republikë e lulëzuar në brigjet e Adriatikut. Deri në mesin e vitit 1960, marrëdhëniet tona me udhëheqësit shqiptarë po zhvilloheshin normalisht. Shqipëria ka theksuar vazhdimisht unitetin me partinë sovjetike dhe partitë e tjera vëllazërore për problemet e përgjithshme të lëvizjes komuniste botërore.

Në dokumente tona të përbashkëta marrëdhëniet janë bazuar gjithmonë në parimet marksiste-leniniste, në respektin dhe mbështetjen e përbashkët dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme. Një deklaratë e përbashkët shqiptaro-sovjetike e nënshkruar në maj 1959 thotë: “Gjatë kohës së kaluar nga delegacioni sovjetik në republikën e Shqipërisë, përfaqësuesit shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet urgjente të lëvizjes ndërkombëtare komuniste, dhe shprehën unitetin e tyre të plotë mbi çështjet e diskutuara”.

Kritikat ndaj Shqipërisë
Por duhet të theksohet se megjithëse u shpreh unitet mbi çështjet kryesore, ne pamë disa aspekte negative të udhëheqësve shqiptarë dhe u përpoqën t’i zgjidhim ato në frymë bashkëpunimi. Ne tërhoqën vëmendjen e tyre te fakti që ishte e nevojshme të kryhej një përpjekje e menduar mirë ideologjike kundër revizionistëve jugosllavë, duke ekspozuar devijacionizmin e tyre nga marksizëm-leninizmi.

Ne i tërhoqën vëmendjen e tyre për qëndrimet e gabuara që kanë mbajtur Hoxha e Shehu mbi çështjen e kultit të individit dhe kritikat për spastrimet ndaj anëtarëve të vjetër të partisë shqiptare. Ne menduam se bazuar në unitetin e pikëpamjeve mes lëvizjes komuniste, udhëheqësit shqiptarë do të mund të korrektonin pozitën e tyre.

Ne besonim se shqiptarët do të shprehnin devotshmërinë ndaj linjës komuniste botërore siç i ka hije komunistëve. Ne besuam se ata do ta vlerësonin miqësinë e partisë sovjetike interesat e së cilës janë të njëjta me interesat e tërë kampit socialist. Por ashtu siç u vërtetua nga lëvizjet e mëpasshme, deklaratat e Hoxhës e Shehut për unitet me lëvizjen komuniste, kishin qenë hipokrite dhe të një natyre të dyfishtë. Mospërputhjet mes linjës së partisë shqiptare dhe linjës së rënë dakord me kampin socialist, u bënë më të qarta në verën e vitit 1960.

Sjellja e tyre me Bashkimin Sovjetik dhe vendet tjera socialiste tregon gjithnjë e më shumë se udhëheqja shqiptare po heq dorë nga qëndrimet e saj të mëparshme, duke i hyrë rrugës së rrezikshme të provokimeve dhe aktiviteteve përçarëse. Në konferencën e partive vëllazërore në Moskë në 1960, Hoxha sulmoi hapur partinë sovjetike dhe partitë vëllazërore. Në fjalimin e tij të papërmbajtur ai shpifi kundër partisë dhe kampit tonë socialist, dhe kundërshtoi linjën tonë të përbashkët me pikëpamje ndarëse.

Nuk ka më asnjë dyshim se udhëheqësit shqiptarë kanë marrë një rrugë nacionaliste anti-leniniste. Me nënshkrimin e deklaratës së partive vëllazërore në 1957 u bë e qartë se Hoxha dhe Shehu po bënin lojë të dyfishtë dhe herë pas here duke guxuar të dilni hapur me platformën e tyre aventuriste. Në fakt ata kishin kundërshtime dhe me konkluzionet e atij dokumenti historik, apo me konkluzionet e kongresit të 20-të ë BRSS, të cilat morën aprovimin e të gjithë lëvizjes ndërkombëtare komuniste.

Në konferencën e vitit 1960, Hoxha foli hapur kundër kongresit të 20-të sovjetik dhe kundër deklaratës së vitit 1057. Si në përmbajtje dhe në formë, fjalimi i Hoxhës ishte dashakeq e i paskrupullt anti-sovjetik. Por aktiviteti subversiv i udhëheqjes shqiptare dështoi në mënyrë të turpshme. Qëndrimi i saj u denoncua me vendosmëri nga mazhoranca absolute e pjesëmarrësve në konferencë, si anti-marksiste dhe në kundërshtim me interesat e unitetit të lëvizjes komuniste.

Si në konferencë dhe pas saj anëtarë të shquar dhe veteranë të lëvizjes komuniste si S. Ibaruri, V. Gomulka, M. Thorez, P. Togliatti, A. Novotni, V. Ulbricht, J. Kadar, T. Zhivkov, e të tjerë, denoncuan aktivitetin përçarës të udhëheqjes shqiptare.

Zbardhet letra e Komitetit Qendror Sovjetik kundër Shqipërisë: Hoxha dhe Shehu hipokritë, sulme dhe shpifje ndaj nesh Read More »

Rrëmuja e kalkuluar e PD me “Bashkëpunëtorin X”

Tashmë “bashkëpunëtori x” ka një emër dhe një fytyrë: është Albert Veliu, një ish-skafist dhe trafikant, i cili është vënë në epiqendër të audiopërgjimit të vëllait të ministrit të brendshëm, Agron Xhafaj.

Shkruan Ardit Rada
Pasi bëri publike bisedën audio mes A.Xhafajt dhe “bashkëpunëtorit x”, PD vendosi një ditë më pas, pas reagimeve të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, që të publikojë një intervistë video me vetë personin denoncues të Agron Xhafajt.

Dalja publike e Albert Veliut prodhoi një numër të ri akuzash direkte ndaj vëllait të ministrit. Veliu u shpreh se Xhafaj vijon të merret me trafik, se ai ra dakord ta ndihmonte atë për të kaluar disa kilogramë hashash drejt Italisë dhe se “Agron Xhafaj kontrollon Vlorën”. Veliu nuk fshehu edhe një dozë të lexueshme mllefi ndaj A.Xhafajt, kur tha se ai nuk i kishte sjellë asnjë paketë cigare në burg dhe se jetonte mes të mirave, kurse ai vetë ishte pa punë.

Deri këtu versioni i akuzave të Albert Veliut ndjek linjën e bisedës së përgjuar me Agron Xhafajn. Akuzat e reja vetëm sa kërkojnë të përforcojnë ato të vjetrat, ndërkohë që intervista e gjatë që PD i kishte marrë Veliut, la pas jo pak dyshime për lapsuset e të intervistuarit, por edhe në lidhje me disa qëndrime të ndryshme të krerëve demokratë në lidhje me aspekte konkrete të përgjimit dhe intervistës.

Dhe në këtë rrëmujë duket se është përfshirë jo vetëm bashkëpunëtori Veliu, por edhe vetë PD. Sipas një skeme e cila mund të mos jetë kryekëput një keqorganizim apo amnezi e personave që janë marrë me këtë histori, por një përllogaritje diabolike me qitje të largët.

Dhe ja pse:
Së pari, Albert Veliu ishte kontradiktor në shumë momente gjatë intervistës. Ai qe i pasaktë, sipas dosjes së tij penale të botuar nga mediat, në lidhjet me vitet e burgut që ka bërë në Itali, me llojin dhe sasinë e drogës me të cilën është kapur dhe në lidhje me autorësinë e përgjimit. Në pjesë të intervistës ai mohonte kategorikisht se kishte gisht në përgjimin e Agron Xhafajt, ndërkohë që më pas pohonte se Xhafaj përgjoi vetveten, e më tutje, se ai ishte përgjuar nga të tjerët.

Së dyti, edhe më kontradiktore se Albert Veliu, ka qenë PD në orët e fundit, në lidhje me përgjimin audio të A.Xhafajt. Ka të paktën dy versione të zyrtarëve të lartë të PD, në lidhje me autorin e përgjimit ndaj vëllait të ministrit. Njëri që thotë se përgjimi është vepër e një gazetari dhe tjetri se ai është bërë nga shërbimet. Nga ana tjetër, kur pyeten se cilat janë provat që ata kanë rreth autenticitetit të përgjimit, demokratët mjaftohen vetëm me deklarimin se përgjimi është i vërtetë dhe i pakontestueshëm.

Kjo amulli rreth një afere kaq delikate dhe me impakt politik të lartë, vështirë të jetë fryti i një frenezie të momentit apo i një moskoordinimi të rastit brenda selisë blu. Kur u njoftua konferenca e shtypit për intervistën video të Albert Velitu, orari i parë u shty me rreth treçerek ore. Vetëm më pas, kreu i PD Basha dhe tre denoncuesit e skandalit u vunë përballë shtypit dhe shfaqën intervistën. Një material i cili kishte brenda jo pak kontradikta logjike e pasaktësi konkrete.

Ajo që duket prej së largu, në një situatë të tillë, është se në fakt, bashkë me akuzat dhe sherrin politik në ngarkesë të ministrit Xhafaj, PD ka përgatitur me kujdes edhe një strategji paralele, një plan B ose një taktikë shpëtimi të minutës së fundit. Nëse ish-trafikanti vlonjat nxjerr nga goja të pavërteta dhe pasaktësi që transmetohen pa u censuruar nga ekrani i PD, kjo nuk do të thotë se dikush harroi të marrë gërshërët me vete, por se në rast shpalljeje të panipuluar të audio-përgjimit ndaj Agron Xhafajt, do të ishte gjithsesi komode t’ja hidhje fajin një të panjohuri, më shumë sesa ta mbaje të gjithin mbi shpinë.

Natyrisht PD po riskon jo pak, duke marrë për të mirëqena akuzat e një personi me kredibilitet të ulët, por gjithsesi duke e ekspozuar Veliun publlikisht me të gjitha pasaktësitë dhe alogjizmat e tij, ajo e ka krijuar tashmë një alibi rezervë “për ditë të keqe”. Pamfleti/

Rrëmuja e kalkuluar e PD me “Bashkëpunëtorin X” Read More »

Harrojini planet që keni bërë për nesër! Këto zona në Shqipëri të kenë shumë kujdes

Nëse keni plane për nesër, ju bëjmë me dije se fundjava do të jetë e shoqëruar me shi.

Sot pasdite (e premte, dt.18) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin.

Sipas IGJEUM: Nesër (e shtunë, dt.19) pritet që në orët e paradites të ketë reshje të dobëta në të gjithë vendin.

Nesër (e shtunë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 26 °C;

në vendet e ulëta: 14 / 25 °C;

në vendet malore: 10 / 22 °C.

Sot pasdite (e premte, dt.18) dhe nesër (e shtunë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Harrojini planet që keni bërë për nesër! Këto zona në Shqipëri të kenë shumë kujdes Read More »

U sulmua nga LSI si kriminel dhe trafikant droge, sot mbrohet nga Monika dhe PD. Saliu dhe Basha të flasin për “Agronët” që kanë në parti

PD-LSI e mbrojtën në KQZ në nëntor 2017, në qershor 2015 Iliri dhe Monika e akuzuan si “hajdut e blerës mandati me lekë krimi, trafiqesh, korrupsioni e droge” Edhe Agroni i Alibejat në krye të Bashkisë Ballsh, paska qenë “i vogël 27 vjeç” kur vodhi dhe u dënua 2 vite burg në Itali, por e falsifikoi në “CV” zyrtare
Çudia qëndron në faktin se Saliu dhe Luli, dalin e flasin për “agronët” e të tjerëve, por nuk flasin për “agronët” e tyre që kanë brenda partisë dhe shtëpisë. Nëse ju kujtohet, në datën 3 Nëntor 2017 ose 7 muaj më parë, PD-LSI u “mbarsën” bashkë në KQZ, duke mbrojtur “Agronin e PD”, me detyrë kryebashkiak i Mallakastrës, i cili edhe pse është dënuar me burg dhe gjobë në Itali për vjedhje, nuk iu hoq mandati, mbasi iu bë mbrojtje vota e bashkuar e koalicionit anti-krim PD-LSI, me porosi të Saliut, Ilirit, Lulit e Monikës.

Nuk e dimë se çfarë ia ndryshoi “gjuhën” Monikës, që vendosi të mbronte kryebashkiakun e PD duke e quajtur të pa dënuar”, por dimë se pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015, Iliri dhe Monika denoncuan “Gonen e PD”, për vjedhjen e votave të kandidatit të LSI për bashkinë Ballsh me miliona krimi, korrupsioni, trafiqesh e droge Lazarati.

Për ta bërë sa më të bindshëm këtë akuzë, Likja, Mona e Tit Vasali, publikuan edhe dosjen e “Gones së PD”, si i dënuar në Itali me burg dhe gjobë për vjedhje në vitin 1995! Kjo “gëlbazë” e “gëlbazës” LSI mbi kryebashkiakun e Ballshit, iu hodh në qershor 2015, ndërsa “lëpirja” e saj u bë në datën 3 nëntor 2017, duke e mbrojtur në KQZ si “njeri pa damkë”.

Thonë se për të marrë këtë “pastërti” dhe vazhdimësi detyre si kryebashkiak, “Gones së PD” i ka rënduar shumë bialnci financiar i biznesit që ka, mbasi vota “PRO” në KQZ, jepej pas ‘votës” së hedhur në kasafortën e LSI. Këtë “menaxhim”, thuhet se e ka bërë Ankelejd (S)Alibeaj, miku dhe promovuesi i Gones së Ballshit, aq sa kur LSI publikoi dosjen e dënimit të tij, (S)Alibeaj e quajti “shpifje, montazh, pisllëk të Ilir Metës”, por më pas kur dolën letrat faktike, ai e quajti “aventurë të moshës rinore”!

“Aventurë të moshës rinore” e quajti para KQZ edhe vetë kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj, duke thënë: – “Si shumë shqiptarë të tjerë, në vitin 1991 mes shumë vështirësive, emigrova në Itali, ku jetova 10 vjet, gjer në vitin 2000. Në vitin 1995, bleva një në Firenze.

Padituria dhe dëshira e tepruar e moshës, më shtyu në nxitim ta blija nga një individ Italian, i cili dokumentet e makinës i kishte të falsifikuara. Në datën 26.07.1995, më ka ndaluar në rrugë patrulla e policisë rrugore dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi që dokumentet ishin të falsifikuara. Një ditë më vonë, u ndodha pa makinën e blerë dhe pa lekët e kursyera që kisha paguar për ta blerë këtë makinë.

Vazhdova të qëndroj e të punoj në Itali deri në vitin 2000, kur u ktheva në Shqipëri përgjithnjë. Më vonë rashë në dijeni se autoritetet policore italiane më kishin proceduar për atë incident, që në vitin 1995. Vitin e kaluar (2016) kur nisi dekriminalizimi, bëra kërkimet përkatëse dhe më rezultoi se në muajin prill 2003, isha dënuar me 2 vjet burgim të pezulluar dhe 200 euro gjobë” (për krimin e vjedhjes, sipas Artikullit 624 të Kodit Penal Italian).

Mirëpo, Gonia i PD”, në faqen zyrtare të tij si kryebashkiak, nuk e ka publikuaur këtë krim dhe dënim me burg. Madje ka falsifikaur edhe vitet e qëndrimet në Itali, duke thënë se ka qëndruar eri në vitin 1993 e më pas është kthyer përgjithnjë në Shqipëri, duke nisu një bzines.

Por në vetë-deklarimin e dekriminalizimit në vitin 2016 dhe para KQZ në nëntor 2017, ai ka dekalruar së në Itali ka qëndruar deri në vitin 2003! Ajo ç’ka bënë përshtypje si tek “Gonia i PS” dhe te “Gonja i PD” është justifikimi i njëjtë i tyre: krimet Kanë qenë të rinj në moshë! Psh, miku Alibeaj i “Gones së PD”, thotë kështu: Ku kryebashkiaku Ballshit ka bërë vjedhjen në Itali, na paska qenë “i vogël 27 vjeç” (lindja 1968-dënimi 1995). Por ka edhe një ndryshim tjetër. “Gonja i PS” është qytetar i zakonshëm dhe ka vëllain zyrtarë shteti, ndërsa “Gonia i PD” është vetë në dytrë si drejtues i pushtetit lokal!Pamfleti/

U sulmua nga LSI si kriminel dhe trafikant droge, sot mbrohet nga Monika dhe PD. Saliu dhe Basha të flasin për “Agronët” që kanë në parti Read More »

Lulzim Basha në ditë të zezë, SHBA e BE i “shtrëngojnë” lakun për lobimin me financim rus

Lulzim Basha po bën të gjitha përpjekjet për të larguar vëmendjen nga hetimi që ka filluar në SHBA dhe në Shqipëri në lidhje me lobimin e tij në SHBA me financim nga rusët dhe ish agjentët e KGB-së.

Një përzierje e tillë e rusëve në politikën shqiptare dhe për më tepër financimin e partisë kryesore të opozitës për të ardhur në pushtet, ka shqetësuar SHBA-në.

Që nëpërmjet FBI dhe organeve të tjera ligjzbatuese ka hapur një hetim të madh në lidhje me përzierjen e ish agjentëve të KGB-së dhe njerëzve afër Putin në hedhjen e lekëve nga parajsat fiskale për lobim në SHBA për të sjellë Bashën në pushtet në Shqipëri dhe për të “ngulur” flamurin rus në Tiranë.

Kështu që Lulzim Basha në përpjekjet për të larguar vëmendjen nga laku që po ngushtohet dita ditës në qafën e tij nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë për lobimin me para ruse, po shfrytëzon në maksimum një video-përgjim ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që gjithsesi mungesa e verifikimit të autencitetit të tij nuk sjellë garanci se do bëjë punë për të dhe opozitën.

Njëherësh dje, kreu i PD paraqiti një trafikant droge  me pamje filmike, teksa ‘rrëfehet’ se si kishte provokuar vëllain e Fatmir Xhafajt për trafik droge për ti “provuar burrërinë”, si ishte dënuar me burg dhe që kishte dhe vështirësi ekonomike.

Basha ka qënë i ‘qetë’ në “shijimin” e këtij spektakli në selinë e PD, pa e ditur se ‘dëshmitari X’ ishte ndaluar nga policia teksa po dilte jashtë vendit nga Rinasi me paratë e opozitës, dhe ndoshta është rrëfyer paq, në gjendje esëll në Prokurori.

Ndërkohë që sot është i lirë, duke pirë te lokalet e SHQUP me juristin e PD. Do zoti që për dëshmi të rreme të ketë nga Basha një avokat falas.

Gjithsesi më shqetësues se sa një kriminel ordiner  që i paska rrëfyer gjithçka kreut të PD por që është përdorur faktikisht nga Basha për lojën politike, është shqetësimi ndërkombëtar se Basha po përdoret nga Rusia, për një fushatë destabilizmi në Shqipëri.

Duke paralajmëruar se kreu i PD për këtë akuzë do të kalojë vetëm përmes drejtësisë, ndoshta dhe përmes burgut.

Kështu, gazeta më prestigjioze britanike “Indepedent’, kishte dje një shkrim të detajuar, nga një ish- ministër britanik për çështjet europiane, i cili kërkon hetim ndërkombëtar për Lulzim Bashën, si njeri për të cilin Rusia ka paguar gati 1 milionë dollarë përmes një kompanie off-shore dhe që synon destabilizimin e vendit për interesa ruse.

Ish ministri britanik shpjegon hapat që Lulzim Basha ka ndërmarrë, duke kundërshtuar reformën në drejtësi, duke kundërshtuar komisioneren e BE Federika Mogherini dhe duke e fyer atë, duke kundërshtuar hapjen e negociatave dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE dhe jo zonë influence e Rusisë.

Pra akuzat që Bashës po i vijnë nga Perëndimi janë shumë më të rëndësishme për të kuptuar lojërat e tij të pista dhe maskarallëqet këtu brenda në Shqipëri.

Guximi për të përdorur  ordinerë në skema filmash “thrillër”, janë pjesa më domede e paaftësisë së tij proverbiale si lider politik dhe i pafuqisë së tij për të sjellë opozitën në pushtet.

Lulzim Basha është një politikan që nuk ka lëvizur as gishtin për një kauzë politike por është marrë vetëm me kauza spontane, më shumë të filluara nga të tjerët.

Të vetmen “kauzë” që njeh është paraja, dhe mënyrat e lehta për të përfituar pushtet dhe para.

Pasi tërë jetën e ka marrë qyl, duke filluar nga postet ministrore ku u bëri ‘naftën’ të gjithave, te Transportet vodhi 250 milionë euro të Rrugës së Kombit, tek Ministria e Jashtme shiti Detin tek Greqia, Ministër i Brendshëm vrau katër protestues paqësorë të opozitës përballë kryeministrisë.

Dhe në përpjekje për të ardhur qyl në pushtet, mori 1 milionë dollarë nga rusët për të lobuar në SHBA, duke rrezikuar të nai lërë lërë rusët në derë.

Por s’vihet në pushtet duke dalë vetëm në foto me Presidentin Donald Trump dhe as me terë presidentët e botës.

Ndërkohë që dhe tani kërkon që me video-përgjim jo vetëm të shpëtojë nga burgu, por dhe të vijë në pushtet. Një logjikë naive që nuk e hanë jo vetëm SHBA dhe BE që e duan në burg për financimin rus të lobimit të tij në Amerikë, por as qytetarët e thjeshtë që nuk hanë video-përgjim, por duan një alternativë të besueshme të PD e opozitës që të japin votën për ta sjellë në pushtet.

Dhe përpara se të kërkojë me këmbëngulje që Fatmir Xhafaj të dorëzojë vëllain para drejtësisë për akuzat, Lulzim Basha vetë, duhet tani t’i dorëzohet drejtësisë për akuzat që po i vijnë nga SHBA dhe Perëndimi, si “kukull” i paguar me para ruse në Shqipëri.

Njëherësh të tregojë se nga kanë dalë paratë ose të shfajsojë veten ose të përfundojë në burg dhe të çlirojë dhe opozitën shqiptare nga një hajdut-bllokues për të pretenduar që të vijë në pushtet ndonjëherë.

Pasi bashkë me Monikën, Basha përbën dhe dyshen më të urryer të liderëve të opozitës në Shqipëri që pretendon pushtet, më të urryerit që nga viti 1920.

Perëndimorët: Rusia ka kthyer sytë nga Shqipëria, financimi rus i PD promovon destabilitet në rajon

Në një shkrim të dedikuar zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor, e përditshmja prestigjioze “The Indipendent” paralajmëron se tashmë Rusia ka kthyer sytë nga Shqipëria, me synim që ta shndërrojë këtë të fundit në një bazë nga ku të përhapë destabilitet në të gjithë rajonin tonë.

Ndërkohë që në artikull shkruhet në mënyrë eksplicite se Rusia financon PD dhe liderin e saj Basha për të ardhur në pushtet, por dhe për të destabilizuar rajonin dhe shtrirë ndikimin rus.

Një kërkesë kyçe nga Brukseli është që Shqipëria të pastrojë sistemin gjyqësor, duke zëvendësuar gjykatësit e akuzuar për korrupsion gjatë drejtimit të gjatë të së djathtës me Partinë Demokratike, lideri i përhershëm i së cilës, Sali Berisha, i cili drejtoi Shqipërinë postkomuniste drejt një vorbulle të tmerrshme financiare, kur lejoi lulëzimin e skemave piramidale që i kushtuan qindra mijëra shqiptarëve investimet e një jete të tërë.

Koka e politikës së huaj të BE-së, Federica Mogherini u përball me fyerjet e pasuesit të Berishës, Lulzim Basha, kur ajo nguli këmbë të zëvendësonte gjykatësit e dyshimtë që kishin punuar në baza miqësie me politikanët e Partisë Demokratike.

Basha e akuzoi se fliste “gjepura” sepse guxoi të insistonte për kërkesën e BE-së që të pastrohej drejtësia.

Përkundrazi, ai lideri i PD shkoi në Amerikë të kërkontë mbështetje nga administrata e Trumpit. 875,000 dollarë iu paguan një lobisti amerikan që ta nxirrte Bashën në foto me Presidentin Trump në një event bamirësie.

Pyetja është, kush pagoi 875,000 dollarë?

Hetimet nga “Mother Jones”, “BIRN” (“Balkan Investigative Reporting Netëork”), dhe “Herald” në Glasgou, të gjitha tregojnë nga paratë e oligarkëve pro-Putin janë kanalizuar përmes një kompanie guackë në Edinburg dhënë një firme lobimi me seli në Uashington.

Pothuajse brenda natës iu dha gati një milionë dollarë Partisë Demokratike Shqiptare, të përdorura për afrimin e kësaj të fundit me administratën e Trump, me shpresën që votuesit shqiptarë pro-amerikanë të mbështesnin partinë që ishte më afër me Trumpin.

Nëse Partia Demokratike do e kishte mundur socialistët në pushtet nën Edi Ramën do të kishte pasur një përballje të plotë me Brukselin dhe shpresat shqiptare për BE-në do ishin copëtuar.

Kjo i përshtatet përpjekjeve ruse për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur dhe të parandalojë që BE-ja ta normalizojë rajonin.

Sot, drejtuesit e BE-së po takohen me drejtues të Ballkanit Perëndimor në Bullgari. Brukseli do të shmangë ofrimin e ndonjë date anëtarësimi deri sa vendet e Ballkanit Perëndimor të promovojnë “ndërlidhje”, një fjalë e re europiane për “rritje”.

Ka shumë faktorë që luajnë rol, përfshirë mosmarrëveshjet mes Athinës dhe Shkupit lidhur me emrin e Maqedonisë, që mund ta frenojnë anëtarësimin në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por, për Rusinë, të mbajë këtë cep të Europës sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur është tashmë pjesë e Europapolitik-ës së saj”, shkruan ”The Indipendent”./Pamfleti

Lulzim Basha në ditë të zezë, SHBA e BE i “shtrëngojnë” lakun për lobimin me financim rus Read More »

“Forca e ligjit” godet në Shkodër, sekuestrohet hoteli dhe trualli me sipërfaqe 15.500 metra

Forca e ligjit” finalizon një tjetër rast sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme që dyshohen nga veprimtaria kriminale.

Një hotel me sipërfaqe tokë rreth 15.500m2 është sekuestruar nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Task Forcën Qendore Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka filluar procedimin penal nr. 109/2018, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky ligj i parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe në vijim të hetimeve intensive të këtij procedimi, është finalizuar operacioni me vendosjen e sekuestros preventive të pasurive të paluajtshme, të dyshuara nga veprimtaria kriminale.

“Forca e ligjit” godet në Shkodër, sekuestrohet hoteli dhe trualli me sipërfaqe 15.500 metra Read More »