Aurora

Ai e ndihmoi të fitonte postin në BE, Bregu rrëfen a e ka takuar Ramën

Ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Top Show”, tregoi me shume për pozicionin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ajo thotë se është nder për të, ndërsa shprehet se ky përfaqësim do të jetë një ndihmë për Shqipërinë.

“Pozicioni është drejtues i këshillit të bashkëpunimit rajonal, pozicion i cili është më lart se drejtori. Unë e kam për nder të mbaj këtë pozicion, por mbi të gjitha shpresoj të ndihmojë sa më shumë shqiptarët”, tha Bregu.

Sa i përket zgjedhjes së saj në këtë pozicion, ajo u shpreh se i vetmi që nuk ka takuar është kryeministri Rama, pavarësisht atyre që janë thënë deri tani.

“Shumë detaje nuk janë elegante në këtë proces. Kam takuar shumë kryeministra dhe drejtues në rajon, por i vetmi që nuk kam takuar është Kryeministri Rama”, u shpreh Bregu.

Ai e ndihmoi të fitonte postin në BE, Bregu rrëfen a e ka takuar Ramën Read More »

Nëse ju shihni specifikisht këtë lloj ëndrre, kjo do të thotë që ju keni një problem serioz shëndetësor

Është fakt i kryer që pjesa më e madhe e njerëzve shohin ëndrra çdo natë, por vetëm disa prej i tyre i kujtojnë këto ëndrra në mëngjes, një fenomen ky që shkencëtarët janë akoma duke u përpjekur që t’i japin një shpjegim.
Sidoqoftë, nëse ju shihni specifikisht këtë lloj ëndrre, kjo do të thotë që ju keni një problem serioz shëndetësor.

Një studim i ri ka treguar se njerëzit, të cilët përjetojnë në ëndrrat e tyre makthe të shpeshta dhe kanë çrregullime të gjumit, mund të vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.
Të gjithë njerëzit, së bashku me disa gjitarë, përjetojnë një fazë të gjumit të quajtur REM (lëvizja e shpejtë e syve). Kjo fazë e gjumit është kur sytë tuaj lëvizin shpejt dhe në mënyrë të rastësishme dhe gjatë kësaj faze që njerëzit vuajnë nga çrregullimi i gjumit (REM) dalin jashtë kontrollit.

Kjo do të thotë që ato flasin në gjumë, bërtasin, thyejnë gjëra dhe bëjnë lëvizje të tjera të pakontrolluara. Studimet kanë treguar se 80% e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi REM, kanë shanse shumë të mëdha që të vuajnë edhe nga sëmundja e Parkinsonit.

Autori i studimit nga Universiteti i Torontos beson se ka gjetur qelizat përgjegjëse për ëndrrat, të quajtura neuronet aktive REM. Dr. John Peever dhe ekipi i tij thanë se ato i përdorën me sukses këto qeliza për të kontrolluar ëndrrat tek minjtë. Ai shtoi se 80% e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi i gjumit REM, tek to zhvillohet sëmundja e Parkinsonit dhe dementia.

Nëse ju shihni specifikisht këtë lloj ëndrre, kjo do të thotë që ju keni një problem serioz shëndetësor Read More »

Lajmi i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi

Janë me dhjetra mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi të cilët kanë aplikuar për t’u pajisur me leje për arsye të jashtëzakonshme.

Pjesa më e madhe e tyre, ende nuk kanë marrë një përgjigje për aplikimet që kanë bërë, edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vjet që nga koha kur i dorëzuan aplikimet.

Dhe tani, në vend që shteti grek t’u kërkojë një ndjesë që i ka mbajtur varur për gjithë këtë periudhë, vjen një projektligj i ri, dispozitat e të cilit përjashtojnë nga kjo leje qëndrimi një numër mjaft të konsiderueshëm emigrantësh; disa thonë se ky numër arrin në 50.000…

Bëhet fjalë për projektligjin mbi aplikantët për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare, që është paraqitur në parlament dhe që i janë bashkangjitur dhe disa dispozita të reja që lidhen me lejet e qëndrimit.

Siç komenton Vasilis Hronopoulos, nga seksioni i të drejtave të njeriut në PASOK, “mundet që projektligji të duket se është në favor të emigrantëve, sepse thjeshtëzon më tej procedurat. Por në fakt, shumë emigrantëve do të dalin të paligjshëm”

Dispozita që “djeg” shumë emigrantë, lidhet me afatin e qëndrimit në Greqi. Me ligjin ekzistues, emigranti duhej të vërtetonte se kishte të paktën tre vjet në Greqi, si dhe të dëshmonte se kishte lidhje të forta me këtë vend.

Tani, dispozita e re, kërkon që emigranti të ketë 7 (shtatë) vjet në Greqi dhe këtë ta vërtetojë vetëm me dokumente shtetërore.

Përcakton dispozita e re:

1.Koordinatori i administratës së decentralizuar ka mundësinë që të akordojë leje qëndrimi me afat tre vjeçar, për qytetarë të vendeve të treta që banojnë në Greqi. Leja e qëndrimit mund të rinovohet për një nga arsyet që përmban Kodi i Emigracionit. Kërkesë për pajisje me leje qëndrimi ka të drejtë të depozitojë qytetari i vendit të tretë, përderisa vërteton me dokumenta shtetërorë faktin e qëndrimit në Greqi për të paktën shtatë vjet para aplikimit apo është prind i një të mituri – qytetari grek dhe që paraqet dokumenta që vërtetojnë lidhjen prind – fëmijë.

Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor dhe drejtorinë e emigracionit Athinë dhe drejtues i organizatës “Arogji-Përkrahja”, na e “shkoqit” më mirë thelbin e problemit që krijon dispozita e re:

“Me dispozitat për leje të jashtëzakonshme, kanë aplikuar më shumë se 100.000 shqiptarë, që nuk kishin pasur kurrë apo e kishin humbur të drejtën për leje qëndrimi. Kur kanë aplikuar, këta mjaftonte të provonin se kishin tre vjet në Greqi dhe kjo provohej me një larmi dokumentesh, madje edhe nga privatët, siç ishin faturat e dërgesës së parave me Western Union apo Moneygram e kompani të tjera që bënin transferta parash. Tani kërkohet që kjo të bëhet vetëm me dokumenta shtetërorë. Po si mund të ketë pasur qasje në shërbimet shtetërore një emigrant që ishte i paligjshëm”.

“Por nuk është vetëm ky problemi”, vazhdon zoti Malaj, “Problemi kryesor është se tash e tutje, kërkesat për leje për arsye të jashtëzakonshme do të shqyrtohen në bazë të ligjit të ri, që përcakton shtatëvjeçar. Çka do të thotë që ata, të cilët kishin aplikuar duke pasur tre vjet qëndrim të vërtetuar në Greqi, tani do të marrin përgjigje negative dhe do të duhet të largohen nga Greqia”…

Vasili Hronopulos shton edhe një kategori tjetër:

“Ka një kategori të rinjsh, kryesisht nga Shqipëria, që u rritën në Greqi, por u larguan bashkë me prindërit për shkak të krizës, pak para se të kapnin moshën madhore. Shumë prej tyre duan që të kthehen në Greqi, sepse këtu janë mësuar të jetojnë. Ndoshta dhe nuk deshën kurrë të largoheshin prej këndej. Disa pak prej tyre, mundën në çastin e fundit të përfitonin nga Kodi i Emigracionit dhe morën sërish leje qëndrimi. Me dispozitat e ligjit të ri, “porta” për këta të rinj, mbyllet përfundimisht”.

Leje për tre vjet në vend të asaj njëvjeçare

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se dispozitat kanë një favor të rëndësishëm, po vetëm për ata që do të mundin të vërtetojnë me dokumente shtetërore se kanë shtatë vjet qëndrim të vazhdueshëm në Greqi.

Leja fillestare e qëndrimit do të vlejë për tre vjet dhe jo për një vit që parashikonte ligji i mëparshëm.

Kështu, edhe pagesa ndryshon mjaft pozitivisht: Për lejen trevjeçare do të paguhet paravolo 300 euro, aq sa duhej paguar më parë për lejen një vjeçare (gjithmonë për arsye të jashtëzakonshme).

Pjesë nga projektligji i ri

TV Tribuna disponon projektligjin e ri që është paraqitur në parlament dhe ka gjasë të votohet javën e ardhshme. Shkëputëm disa fragmente që mënojmë se kanë interes të veçantë për bashkatdhetarët tanë.

1.Koordinatori i administratës së decentralizuar ka mundësinë që të akordojë leje qëndrimi me afat tre vjeçar, për qytetarë të vendeve të treta që banojnë në Greqi. Leja e qëndrimit mund të rinovohet për një nga arsyet që përmban Kodi i Emigracionit. Kërkesë për pajisje me leje qëndrimi ka të drejtë të depozitojë qytetari i vendit të tretë, përderisa vërteton me dokumenta shtetërorë faktin e qëndrimit në Greqi për të paktën shtatë vjet para aplikimit apo është prind i një të mituri – qytetari grek dhe që paraqet dokumenta që vërtetojnë lidhjen prind – fëmijë.

2……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

3.Qytetarëve nga vendet e treta, që dëshmojnë se banojnë në Greqi për të paktën shtatë vite të plota, u jepet një vërtetim i marrjes së aplikimit, ku shkruhet se ndalohet marrja e vendimit për largimin nga Greqia për periudhën që do të nevojitet për shqyrtimin e aplikimit.

  1. a)…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

b. Pagesa e një tarife (parovolo) prej 300 (treqind) euro.

5.Lejet e qëndrimit sipas këtij neni, i ofrojnë poseduesit të drejtën për punë të varur dhe në ofrimin e shërbimeve apo të veprës. E drejta për ushtrimin e aktivitetit ekonomik të pavarur jepet vetëm në rastin që poseduesi kishte më përpara leje qëndrimi që ia ofronte këtë të drejtë dhe kur veprimtaria vazhdon të funksionojë.

/Ora News

Lajmi i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi Read More »

Auron Tare zgjidhet kryetar i Këshillit Shkencor në UNESCO

Në Selinë e UNESCO-s në Paris, në sesionin e radhës së vendeve anëtare të Konventës së 2001 mbi Pasurinë Kulturore Nënujore Botërore u mbajt mbledhja e Këshillit Shkencor dhe teknik të kësaj Konvente.

Me propozimin e përfaqësuesit të Argjentinës mbështetur nga Franca dhe Meksika, Këshilli Shkencor dhe Teknik i Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s,  votoi Auron Taren  si Kryetar të këtij organizmi të rëndësishëm.

Votimi ishte unanim pa asnjë votë kundër, në prani edhe të Sekretariatit të UNESCO si dhe të dhe Drejtores se Përgjithshme të Pasurive Botërore të Unesco-s.

Ky pozicion i lartë 4 vjeçar, mbahet për herë të parë nga një shqiptar dhe vjen si angazhim i gjatë i z.Tare në kërkimet dhe zbulimet e anijeve të mbytura historike.

Auron Tare zgjidhet kryetar i Këshillit Shkencor në UNESCO Read More »

Na e fshehin nga të gjithë! Kjo recetë e vjetër ruse realizon ëndrrën e çdo njeriu

Fantastike!

Kjo recetë e vjetër ruse ka provuar të jetë shumë efektive në reduktimin dhe eliminimin e përhershëm të qimeve nga trupi juaj.

Depilimi dhe rruajtja çdo ditë mund të jetë e mërzitshme dhe konsumon kohë, kështu që gratë janë duke kërkuar një zgjidhje të përhershme të këtij problemi.

Veçanërisht të pakëndëshme janë qimet ne fytyrë sepse është një problem estetik dhe ndikon në vetëbesimin e grave.

Receta që gjeni më poshtë ka aftësinë për të hequr të gjitha qimet e padëshëriuara nga trupi juaj pa asnjë efekt anësor.

Përbërësit:

Ujë

Lëvozhga të arrave (jo pjesë të gjelbra)

Si ta përgatisni këtë recetë?

Thani lëvozhgat e arrave dhe digjini ato. Shtoni pak ujë në hirin e arrave që të mund të merrni një krijoni një masë homogjene.

Lëreni të qëndrojë për rreth 12 orë. Pastaj zhytni një copë pambuku në këtë masë dhe aplikoni këtë krem në pjesët nga ku doni të hiqni qimet e padëshiruara.

Lëreni të veprojë për rreth 30 minuta. Kur ju të keni përfunduar me këtë procedurë, pastroni vendin mirë.

Kaq e thjeshtë është dhe lamtumirë qime!

Na e fshehin nga të gjithë! Kjo recetë e vjetër ruse realizon ëndrrën e çdo njeriu Read More »

Plas brenda PS, Erjon Brace kërcënon ministrat: Po fola unë, u del zjarr në themele…

Incidenti që deputeti i PS-së, Erjon Braçe pati me arbitrin e ndeshjes Skënderbeu-Partizani ka hapur një debat të madh në media. Braçe duke iu përgjigjur “Panorama Sport” ka kërcënuar dhe ministra të qeverisë “Rama”.

“Doni qe une te denoncoj korrupsionin? Jeni te bindur? Keni pyetur ne ndermarrje per kete kerkese? Jo per gje, une gati jam, po kam hallin se mos u del zjarr ne themele, bashke me ministra qe nuk bejne detyren, natyrisht!”, shkruan ndër të tjera Braçe në statusin e tij në Facebook.

Ja reagimi i plotë i Braçes:
PERGJIGJE; PUSHKES SE ARMAND DUKES DHE ATIJ QE E SHKREP! E para, me keni telefonuar mbreme dhe, keni kerkuar nje reagim nga une per akuzat e nje gjyqtari batakci, nje shoqate gjyqtaresh batakcinj dhe FSHF ne krye te sistemit ku ata sherbejne. Ju kam thene troc: ME JEPNI NJE PROVE TE VETME KU MBESHTETEN AKUZAT E TE GJITHE KETYRE BASHKE! Jo po shoqata thote keshtu, jo po ai gjyqtari vete ka thene tani keshtu e ashtu-ishte pergjigja juaj. Ju thashe edhe nje here:

ME JEPNI VETEM NJE PROVE QE KJO KA NDODHUR! Ju pres deri kur te doni per kete prove dhe pastaj vjen reagimi. Une nuk mund ti kthehem cdo qeni qe leh ne rruge ndaj meje- kaq, e kam dhe e kemi mbyllur. Nuk ua fsheh; Nuk doja te flisja per ju sepse ju jeni pjese e gjithe ndyresise qe ka krijuar Duka dhe Qarqamani i tij fill pas ndeshjes.

E dyta, Ju shpifni! Nuk di kush nga ju e ka shkruar kete shenimin, ai me te cilin fola dje apo ai tjetri qe ben opinionistin ne biznesin e Dukes, sepse ndryshe nga ju/ti, une kam emer, mbiemer, fytyre dhe nuk i fshihem kerkujt! Po c’rendesi ka! Une nuk kam dale ndonjehere nga selia e PS te flase per avionin me droge ne Divjake. E ktheva permbys arkiven e gazetes Panorama-asaj politike dhe nuk e gjeta nje te tille.
Pooo, une kam shkruar ne profilet e mia, ate dite e ne vijim: Divjaka nuk ka mbjelle kurre droge-te pakten ne keto 5 vitet e fundit jo e jo; Ngjarja ne Divjake sic hetimet e zbardhen, ishte e importuar ne Divjake nga nje bande nga Fushe Kruja, ne qender te saj ishte nje polic i Sali Berishes-atij te cilit ju nuk keni bythe ti permendni emrin dhe gjithesecili i perfshire ne te deri tek piloti, nuk ishin e nuk kishin lidhje me Divjaken. Genjeshtra i ka kembet e shkurtra gjithnje, ju nuk e mesoni dot se nuk u le Duka, nevoja per ti sherbyer atij, pikerisht.

E treta, Ju keni denoncuar korrupsionin e Dukes? Kur keshtu? Harruat cfare bete para, gjate e pas zgjedhjes se tij? Po turp a keni/ke? Hapa arkivin e Panorames-kesaj sportives dhe nuk dita cilin titull te marre me pare nga levdimet tuaja banale-gojore i thone, per Duken dhe rrethin e tij. Po mo po, ju keni shkruar per trukimet por pasi ka vendosur UEFA, kurre me pare. Po mo po, pas atyre qe keni shkruar, ju keni bere prapaktheu dhe i keni mbushur mendjen dynjase se e keqja e Skenderbeut eshte Partizani dhe Erjon Brace, jo trukuesit dhe trukimet, pronaret e sponsoret, nga Duka tek i fundit, perfshire dhe disa lojtare brenda. Po mo po, ju e keni bere edhe kete, por kur edhi radha tek zgjedhja, votimi, ju/ti i dolet zot atij qe eshte ne krye te sistemit te trukimit, domethene paracaktimit te rezultatit te garave te futbollit ne kete vend, Armand Dukes. Kjo eshte diferenca mes meje e jush/teje, une nuk ndryshoj mendim, ju e shisni dhe e blini mendimin!!

E katerta, Ju doni qe une te denoncoj korrupsionin ne “qeverine e vet” (shkruhet “qeverine e tij” o injorant)? Jeni te bindur? Keni pyetur ne ndermarrje per kete kerkese? Jo per gje, une gati jam, po kam hallin se mos u del zjarr ne themele, bashke me ministra qe nuk bejne detyren, natyrisht! Kjo eshte diferenca mes meje e jush; Kur shoh e dokumentoj nje gje qe nuk shkon, eshte e padrejte, e pandershme, klienteliste dhe e korruptuar, une nuk marre leje te flas, e them madje troc ate qe mendoj; rasti i fundit e i qarte eshte ky i koncesionit te Kukesit, para tij ai i koncesioneve ne kanionet e Osumit, para edhe ketij ai i tokave dhene me qira deri tek kriminele te rrezikshem dhe, para para ketyre ai i korrupsionit ne Banken e Shqiperise, e kujtoni qendrimin tuaj ne ate rast, jo?! Do kete prape, rrini e prisni! Tani mos me bezdisni me deri nga darka, kam pune me Andi Koqin si pjese e sistemit, Duken ne krye te tij. Prisni se do lexoni! A pooo, qenka arrestuar presidenti i Las Palmasit sepse ka genjyer me sigurimet shoqerore te te punesuarve te tij-faqja 2 e juaja eshte tepke kjo.

Plas brenda PS, Erjon Brace kërcënon ministrat: Po fola unë, u del zjarr në themele… Read More »

LSI i plas skandali në SHBA, Meta pagoi për të lobuar pranë Trump

Një tjetër artikull tronditës për politikën shqiptare vjen nga revista amerikane Mother Jones. Pas raportit të detajuar për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA, një tjetër investigim ka nxjerrë emrin e një politikani dhe zyrtari të lartë.

Në artikullin e titulluar “Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare? Si përdori kompania misterioze një kongresmen republikan për të lobuar me Trumpin dhe Kongresin?”, Mother Jones përmend veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të Lëvizjes Socialist për Integrim.

Vitin e shkuar, Hoëard “Buck” McKeon, një ish kongresmen republikan që kryesonte Komisionin e Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, u pagua për të lobuar në favor të një partie politike shqiptare që donte të lidhej me administratën e presidentit Trump dhe republikanët e kongresit. Por shumica e shërbimeve të firmës mbulohej financiarisht nga një kompani “guaskë” qipriote, Dorelita Limited. Mbulimi nëpërmjet firmës ishte krijuar nga një avokat qipriot, i specializuar në krijimin e korporatave “offshore” dhe që kishte bashkëpunuar me kompani të lidhura me oligarkë rusë. Megjithatë, kompania “shell” tani kontrollohet (të paktën në letër) nga një avokat me bazë në Athinë, i cili ka qenë këshilltar i një miliarderi grek shumë të debatueshëm. Burimi i parave që kalonin nga Dorelita te grupi McKeon, firma lobuese e krijuar nga McKeon në vitin 2015, pasi la Kongresin, mbetet e mjegullt. Në fakt, ky mund të jetë gjithë qëllimi.

Këto manovrime ngrenë pyetje se kush ka paguar për lobimin në Amerikë në favor të një partie të vogël shqiptare, fuqi e tretë, LSI, para zgjedhjeve të vitit të shkuar. Marrëveshja misterioze ofron një tjetër shembull të interesave të dyshimta që shfrytëzojnë kompani “offshore” të cilat përdorin sistemin politik të SHBA-ve për të ndikuar politikën në Ballkan. Muajin e shkuar, Mother Jones raportoi se Nicolas Muzin, një ish ndihmës i Senatorit Ted Cruz, i cili kishte punuar edhe për fushatën e Donald Trumpit, ishte paguar nga një kompani “guaskë” skoceze që kishte lidhje me shtetas rusë, të cilët lobonin për opozitën në Shqipëri.

Puna e McKeon për Dorelitën vë në dukje se si ligjet amerikane për lobim ua lehtësojnë punën enteve me interesa të huaja që të përdorin kompani “guaskë” dhe grupe të ndryshme, duke shtyrë axhendat e tyre në Uashington edhe pa zbuluar identitetin apo qëllimin e vërtetë të këtyre lëvizjeve. Kjo tregon se si aktorë të ndryshëm nëpër botë përdorin kompani “guaskë” (të cilat mund të krijohen shumë shpejt në vende që kanë shumë pak kërkesa për hapjen e tyre), për të fituar ndikim politik në mënyrë anonime në SHBA dhe në vende të tjera.

“Qëllimi kryesor i kompanive ‘guaskë’ në vende si Qiproja është që të fshehin veprimtaritë për çështje delikate”, thotë Jeffrey Ëinters, shkencëtar politik në Universitetin Northëestern, i cili studion rrjetet financiare dhe se si të pasurit shfrytëzojnë kompanitë “guaskë”. “Kjo marrëveshje është mbulur plot me sinjale alarmuese”, shton ai.

LSI i plas skandali në SHBA, Meta pagoi për të lobuar pranë Trump Read More »

Mesazhi është i qartë: Negociatat hapen vetëm nëse deri në fund të qershorit “peshqit e mëdhenj” do të jenë në burg. Të tjerat janë përralla!

Ambasadori i SHBA Donald Lu e ka thënë qartë dhe shkoqur që vitin e kaluar që “peshqit e mëdhenj” duhet të jenë në burg që në janar 2018.

Duke qënë se organet ligjzbatuese dhe institucionet e zbatimit të reformës në drejtësi po konstituohen ngadalë, ambasadori amerikan në Tiranë ka shprehur bindjen se deri në fund të qershorit, zyrtarët e lartë që kanë abuzuar me paratë e qytetarëve do të jenë para drejtësisë.

Për Donald Lu dhënia fund e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve, është një emergjëncë për Shqipërinë.

Ambasadori amerikan e ka parë një emergjencë të tillë në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, ku fundi i qershorit është momenti kur vendet anëtare të BE japin “viston” për vendin tonë.

Aq më tepër që Donald është njeriu që bëri që reforma në drejtësi dhe vettingu të miratoheshin nga politika shqiptare dhe të fillonte, ndonëse ngadalë, zbatimi i tyre në Shqipëri.

Madje ka dhënë dhe kontribut konkret teksa janë shpallur person të padëshirueshëm për SHBA ish kryeprokurori Adriatik Llalla bashkë me familjen dhe dashnoren, dhe pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Njëherësh është bërë dhe përgatitja e listës që në një rast të dytë të shpallen të padëshirueshëm për SHBA-në dhe politikanët më të rëndësishëm shqiptarë.

Në të njejtën linjë ka qënë sot dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, e cila në mënyrë publike ka kërkuar që deri në fund të qershorit “peshqit e mëdhenj” të jenë në burg.

Duke e cilësuar një nga kushtet kryesore të BE për integrimnin e Shqipërisë dërgimin para drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të lartë që kanë abuzuar me pushtetin, Vlahutin ka kërkuar me insistim dhënien fund të pandëshkueshmërtisë së zyrtarëve të lartë si kusht për integrimin në BE.

Ndërkohë që zbatimi i reformës në drejtësi dhe arrestimi i “peshqve të mëdhenj” merr kuptim vetëm nëse fillon me Ilir Metën aktualisht president i vendit dhe Sali Berishën ish kryeministër të Shqipërisë.

Ku me sa duket mesazhet e Donald Lu dhe të Romano Vlahutin pikërisht për ish kryeministrin dhe Presidentin aktual kanë qënë. Këtë e thoshte dhe Freedom House një javë më parë. Pasi Meta dhe Berisha nuk kanë lënë asnjë cep të pushtetit pa abuzuar, duke vjedhur miliona euro dhe dollarë nga arka e shtetit shqiptar, kanë kryer krime, që nga Gërdeci, 21 janari, rruga e Kombit, afera e CEZ/DIA dhe krime të tjera.

Por dhe vrasjen e një ambasadori dhe një zyrtari të lartë në Ministri e deri tek vjedhja e arit në Kërrabë, ryshfetet që kanë dalë dhe përmes videove.

Pa përmendur këtu pasuritë e pallogaritshme të Metës dhe Berishës, çka do t’i jepte garanci dhe ndërkombëtarëve se reforma në drejtësi me këta dy njerëz në burg do të kishte kuptim.Pamfleti.com

Mesazhi është i qartë: Negociatat hapen vetëm nëse deri në fund të qershorit “peshqit e mëdhenj” do të jenë në burg. Të tjerat janë përralla! Read More »