Aurora

Qyteza e Selenicës dhe objektet kulturore të saj !

Qyteza e Selenicës është e kufizuar me brigjet e lumit Vjosë në veri-lindje, vargu i Shashice-Çikës në perëndim dhe malësitë e Kurveleshit dhe Bashkia Himare në jug.

Qyteti Selenicë ndodhet në bregun e majtë të lumit Vjosë, rreth 34 km nga qyteti i Vlorës dhe ngrihet në zonën kodrinore, duke përfshirë minierën e bitumit, burimi i vetëm i këtij minerali në Shqipëri.

Qyteti Selenicë përmendet që nga antikiteti si një vend me emrin “Nympheum”, me zjarret e përjetshme, për shkak të burimit të mineraleve. Territori i bashkisë Selenicë përfshin qytetet e lashta të Olimpias dhe Amantias që datojnë në shekullin V p.K.

Gjithashtu si objekte kulturore përmenden kisha e Shën Thanasit, afresket e të cilit janë realizuar nga piktori i madh David Selenicasi, kisha e Armenit, etj.

Prania e qendrave të trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore në territorin e bashkisë ka krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit rural dhe kulturor. Menaxhimi ekonomik i bashkisë është fokusuar në bujqësinë dhe blegtorinë.

Qyteza e Selenicës dhe objektet kulturore të saj ! Read More »

Me nisjen e Sezonit turistik edhe tatimet nisin ‘gjuetinë’ ndaj biznesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se ka nisur planin e masave për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, nga tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike, në mbarë vendin.
Mbarëvajtja e këtij sezoni është në interes të gjithë ekonomisë, të fluksit të turistëve, si dhe të bizneseve, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike. Administrata Tatimore, ju bëj thirrje të gjithë bizneseve dhe operatorëve turistikë që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.

Tatimet sjellin në vemendje se strukturat e administratës tatimore do të kontrollojnë dhe verifikojnë të gjithë tatimpaguesit, përgjatë gjithë sezonit, në lidhje me:

– Respektimin e detyrimit për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore. Mosrespektimi i këtij detyrimi penalizohet me bllokimin e mallrave dhe detyrimin për regjistrim direkt në TVSH.

– Respektimin e detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport. Në rastin kur tatimpaguesi i paregjistruar në TVSH gjendet me mallra të padokumentuar, përveç penalitetit përkatës të barabartë me detyrimin tatimor të mallrave pa dokument, gjithashtu bëhet edhe ndryshimi përgjegjësisë tatimore, duke e kaluar në tatimpagues me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së. Në rastin kur tatimpaguesi është regjistruar në TVSH, vendoset penaliteti përkatës, i barabartë me detyrimin tatimor të mallrave pa dokument.

– Respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij. Sipas ligjit të Procedurave Tatimore, kur gjatë një verifikimi në terren konstatohet një tatimpagues, i cili nuk lëshon kupon tatimor për herë të parë, përveç vendosjes së gjobës në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet edhe vlerësim tatimor nga zyra për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative. Pas konstatimit të parë, nëse tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, përveç aplikimit të dënimit në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë, merret edhe masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarike. Çdo konstatim i përsëritur i moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve të sipërpërmendura, përveç aplikimit të dënimit, konsiderohet evazion tatimor sipas pikës 2, të nenit 116, të ligjit të Procedurave Tatimore. Gjithashtu, publikohen emri i tatimpaguesit, NIPT-i dhe emri i përfaqësuesit të biznesit në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

– Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm. Nëse, nga verifikimi dhe kontrolli, rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar çdo të punësuar, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, ai penalizohet: nëse është tatimpagues i biznesit të madh me gjobë 200,000 (dyqind mijë) lekë dhe nëse është tatimpagues i biznesit të vogël me gjobë 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

– Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara. Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë në masën 100,000 ( një qind mijë ) lekë për tatimpaguesit e biznesit të madh dhe 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tatimpaguesit e biznesit të vogël.

Administrata Tatimore deklaron se me të gjitha strukturat e saj, është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit./monitor

Me nisjen e Sezonit turistik edhe tatimet nisin ‘gjuetinë’ ndaj biznesit Read More »

Kjo foto e Shqipërisë po bën xhiron e botës. Po i tmerron të gjithë!

Kjo fotografi e bërë në lumin Erenik në Kosovë po tmerron botën.

E publikuar në llogarinë e Instagramit të National Geographic fotoja shfaq bërllokun i cili ka mbuluar lumin në perëndim të Kosovës.

Fotografja Rena Effendi e cila ka realizuar foton shprehet e tmerruar me pamjen e lumit.

Kjo foto e Shqipërisë po bën xhiron e botës. Po i tmerron të gjithë! Read More »

Çështja “Xhafaj”, Balla: Inskenim, jo vetëm i Saliut, Monikës e Lulit, por janë përfshirë edhe gjyqtar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë turit të llogaridhënies së Qeverisë në Librazhd është shprehur se në audio-përgjimin “Xhafaj” janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, por janë të përfshirë edhe gjyqtar të korruptuar.

“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë.

Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar.

Dhe në këtë inskenim janë të pë rfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”, deklaroi Balla.

Çështja “Xhafaj”, Balla: Inskenim, jo vetëm i Saliut, Monikës e Lulit, por janë përfshirë edhe gjyqtar Read More »

Këngëtarja jep përgjigjen që askush nuk e priste! A është ende Anxhela Peristeri e virgjër?

Këngëtarja simpatike nga Korça, Anxhela Peristeri ishte e ftuara speciale e kësaj të premteje në emisionin BOOM në Ora News.

E nxitur nga pyetjet e dy moderatoreve në lidhje me korçarët, të cilët njihen se i duan gratë të virgjëra, Anxhela Peristeri, mes humorit tha se ajo do të jetë ndoshta e vetmja që do të shkojë në altar e virgjër.

Rozana Radi: Kemi dëgjuar që korçarët vdesin t’i marrin gratë e virgjëra, është e vërtetë kjo?

Anxhela Peristeri: Jo, nuk është e vërtetë fare. Nuk besoj që akoma dhe tani do vdesin dhe ti marrin gratë e virgjëra

Rozana Radi: Ti do shkosh në altar e virgjër …

Anxhela Peristeri: Unë për veten time mund të jem e vetmja që do shkoj në altar e virgjër.

Fiori Dardha: Paske piketuar ndonjë korçar, po të marrim parasysh atë që tha Rozi?

Anxhela Peristeri: Tashi nuk e di këtë, ngelet për tu parë.

Rozana Radi: Ai i dashuri jot korçar është nga Korça brenda?

Anxhela Peristeri: Nuk është korçar.

Këngëtarja jep përgjigjen që askush nuk e priste! A është ende Anxhela Peristeri e virgjër? Read More »

Kjo është këngetarja më e paguar në clubet e natës në Shqipëri

Jeni kurioz të dini sa paguhet një këngëtar që këndon live në lokalet e natës?! Këtë e zbulon këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri. E ftuar në studion e BOOM, ajo thotë se pagesa varion nga 500 euro deri në 8 mijë euro.

Fiori Dardha: Sa varion pagesa e një këngëtareje live, nga 500 euro në 1000 euro, nga 1000 euro në 3000 euro?

Rozana Radi: Jo sa merr ti, nga fillon dhe cfarë shifre kapin?

Anxhela Peristeri: Po fillon nga 500 euro dhe mbaron në 5 mijë, 8 mijë euro varet

Fiori Dardha: Ndodh që paguhet një këngëtar shqiptar në një club 8 mijë euro?!

Anxhela Peristeri: Sigurisht!

Fiori Dardha: Bravo, bravo!

Rozana Radi: Kur të thoja unë hajde këndo me mua, nuk doje. Rri tani.

Kjo është këngetarja më e paguar në clubet e natës në Shqipëri Read More »

Vdes ish-deputeti shqiptar, asnjë koleg nuk i shkon në varrim!

Një lajm i hidhur vjen nga fusha politike e Kosovës, ku një ish-politikan dhe deputet është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

I ndjeri është Kujtim Paçaku.

Ai për shumë vite ka mbajtur postin e deputetit, duke i bërë i pari përfaqësues i komunitetit rom që merrte këtë post.

Ditën e djeshme ai është përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa në varrim kanë qenë të pranishëm shumë bashkëqytetarë, miq e të afërt, por është vënë re mungesa e kolegë vë tij deputetë.

Asnjë përfaqësues politik nuk ka shkuar në përcjelljen për në banesën e fundit të të ndjerit.

Vdes ish-deputeti shqiptar, asnjë koleg nuk i shkon në varrim! Read More »

Përplasen gazetarët, Arizaj i përvishet Olldashit të audio-përgjimit: Intervistën e “jetës” e bën për llogari të partisë

Gazetari Jetmir Olldashi mori mesditën e sotme përsipër gjithë historinë denoncuese dalë nga selia blu për audio-përgjimin e Agron Xhafajt me dëshmitarin X.

Olldashi rrëfeu me detaje si ra në kontakt me Albert Veliun, si i vuri regjistruesin dhe si më pas njoftoi deputetin e PD Ervin Salianji. E gjitha siç rrëfeu Olldashi është realizuar nga vetë ai përmes një pune investigative.

Menjëherë ka nisur debati lidhur me faktin se pse gazetari nuk e publikoi në median që drejton vetë, portalin boldneës apo emisionin investigativ që drejton gjithashtu vetë por ia serviri selisë blu.
Në këtë kontekst, gazetari Edmond Arizaj shkruan:

“Gazetar?! Dikush që drejton një portal lajmesh, që është në një emision tip investigativ, dhe intervistën “e jetes” e bën për llogari të një partie politike, as për portalin e tij e as për emisionin, vetëm gazetar nuk mund të quhet (gjithmone nësë informacioni është i vërtetë)…”, shkruan Arizaj në komentin e tij.
Nga selia blu, Lulzim Basha i shprehu admirimin e tij gazetarit Olldashi për punën e b .Pamfleti

Përplasen gazetarët, Arizaj i përvishet Olldashit të audio-përgjimit: Intervistën e “jetës” e bën për llogari të partisë Read More »