Aurora

Berisha, thirrje për armatosje të popullsisë dhe përplasje me armë me qeverinë “Rama” si rruga e vetme për t’i shpëtuar burgut: Derri do plumb!

Ish kryeministri Sali Berisha është njeriu që për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar ka tentuar të bëjë luftë civile.

Tentativa e tij për luftë civile dhe përplasjen e Veriut me Jugun e vendit ka qënë me e dukshme në marsin e vitit 1997 kur shteti ra për tre ditë dhe armët kaluan në duart e popullit.

Të gjithë e mbajnë mend atë periudhë te tmerrshme për fatet e shqiptarëve, kur Sali Berisha mobilizoi ushtrinë, policinë, SHIK-un dhe forcat paramilitare të mbledhura dhe në veri të vendit, që nën udhëheqjen e ish kreut të SHIK-it të graduar gjeneral, Bashkim Gazidede sulmuan jugun e vendit.

Madje Sali Berisha ngriti dhe avionët për ti përdorur kundër Jugut, si dhe përdori lëndët helmuese luftarake ndaj popullsisë, por që falë përgjegjësisë së ushtrisë dhe disa elemtëve të përgjegjshëm në atë kohë nuk u bë katastrofa dhe u shmang lufta civile.

Megjithatë armët ngelen deri në vonë në duart e qytetarëve shqiptarë, dikush për t’u mbrojtur në kohën kur nuk kishte shtet apo për shkak të pasigurisë, dikush për të grabitur, dikush për të vrarë apo bërë ndonjë hakmarrje të vonuar, dikush për të kërcënuar.

Me kalimin e viteve, falë dhe asistencës dhe financimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë, shumica e armëve u dorezuan dhe u asgjësuan bashkë me municionet.

Pavarësisht se sërish morën jetë dhe kur shteti u mor me atë punë, ku këtu kujtojmë tragjedinë e Gërdecit kur djali i Sali Berishës kryeministër ngriti këtë punishte vdekjeje që mori jetën e 26 personave dhe plagosi mbi 300 të tjerë.

Por Sali Berisha nuk heq dorë nga armët, megjithëse tentoi më 14 shtator të vitit 1998 të bëjë një grusht shteti të armatosur.

Duke dështuar falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe që tashmë me ardhjen e Izet Haxhisë, ish truprojës së tij nga Turqia mund t’i kthehet në një akuzë të fortë që mund ta lërë në burg për jetë.

Shtuar këtu dhe për akuza të tjera, që nga Rruga e Kombit, Gërdeci, 21 janari e deri tek afera miliona dollarëshe e CEZ dhe DIA.

Duke e parë që Lulzim Basha është i pafuqishëm për të sjellë PD në pushtet, duke parë se LSI nën drejtimin e Monika Kryemadhit po rrudhet çdo ditë dhe është vetëm një “apendiks” për opozitën dhe jo për ta sjellë në pushtet, dhe mbi të gjitha duke parë se burgu për të dhe familjen e tij është më afër se kurrë, Berisha ka vendosur t’i drejtohet asaj që di më mirë: dhunës.

Ish kryeministri Sali Berisha më se njëherë ka bërë thirrje për armatosjen e popullsisë dhe që populli të ngrihet me armë në dorë për të rrëzuar qeverinë e Ramës, pasi ajo nuk i mbron.

Këtë thirrje e ka bërë në Kuvend disa herë, ndërkohë që jashtë kuvendit është moderuar, duke tentuar të mos ketë punë me ligjin.

Por në këtë situatë të vështirë për të dhe familjen e tij biologjike e politike që është në prag të burgut, ka vendosur dhe njëherë t’i drejtohet thirrjes së tij të hershme dhe të përsëritur për armatosjen e popullsisë dhe rrëzimin me armë të Edi Ramës nga pushteti.

Por këtë thirrje ka vendosur ta bëjë në mënyrë indirekte, duke shfrytëzuar si gjithnjë “qytetarin dixhital”, që në 90 përqind të rasteve është vetë Sali Berisha.

Kështu, Berisha ditën e sotme ka shfrytëzuar një video të nisur që nga Saranda nga Mul Noka i cili gjendet për fundjavë në një nga shtëpitë që ka marrë me kredi lehtësuese si i vetmi Ministër i Brendshëm në atë kohë “i pastrehë”, dhe e ka hedhur në adresën e tij në facebook, me 1 milionë ndjekës sipas tij si e dërguar nga “qytetari dixhital”.

Këtë video që paraqet një aksion të policisë së shtetit për heqjen e një lulishteje sipas tij, me urdhër të deputetit të PS Alket Hyseni, e ka shoqëruar dhe me një tekst që ia atribuon ‘qytetarit dixhital’, që godet deputetin socialist por dhe policinë e Fatmir Xhafajt, si për ta aktualizuar situatën.

Por me sa duket Berisha, teksa ka përgatitur tekstin e mesazhit është kujdesur që të dalë në pah vetëm thirrja e tij për armatosjen e popullsisë, thirrje kjo indirekte e vënë në ligjeratën e “qytetarit dixhital”, që i jep të drejtë ish kryeministrit kur ka kërkuar armatosjen e popullsisë me argumentin se “derrat duan plumbin”.

“Ja se si banda e Alket Hysenit bashke me policine e Fatzi Droges shkaterrojne lulishten ne Ksamil. Ndiqni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor, sot banda e Alket Hysenit me policine e shtetit ne krye, pa asnje lloj dokumentacioni ne sy te shume turistëve kane shkatërruar lulishten para një lokali ne ksamil duke ju bere presione njerëzve përreth.

Derri do plumb doktor dhe thirrjes jote per armatosjen e popullit i jap plotesisht te drejt. Alket Hyseni apo kushdo tjeter qe fshihet pas kesaj ska me i gezu”, shkruan me dialektin verior “qytetari dixhital” sarandiot.

Kjo është thirrja e Berishës për armatosjen e popullsisë dhe përplasjen me armë me qeverinë, një thirrje destabilizuese që duhet të vërë në lëvizje Prokurorinë./Pamfleti

Berisha, thirrje për armatosje të popullsisë dhe përplasje me armë me qeverinë “Rama” si rruga e vetme për t’i shpëtuar burgut: Derri do plumb! Read More »

Mustafa Nano: Unë rri në shtëpi pa brekë fare, kur dal në rrugë i vesh!

Mbrëmjen e sotme analisti i njohur Mustafa Nano ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Nano u bë pjesë e disa intervistave ku duhet të përgjigjej me nga një fjalë, ndërsa më pikante ishte pjesa e “Sondazhit Europian për Meshkuj”.

Teksa Çani i tha se 8% e meshkujve europianë rrinë pa brekë në përditshmërinë e tyre, Nano u shpreh se nuk ka problem pasi dhe në shtëpinë e tij ai bën të njëjtën gjë.

Muçi: Rri pa brek në shtëpi, kur dal në rrugë, i vesh

Çani: Nuk të pengojnë kur ulesh?

Muçi: S’e kam shtëpinë me gjemba, provoje njëherë.Pamfleti/

Mustafa Nano: Unë rri në shtëpi pa brekë fare, kur dal në rrugë i vesh! Read More »

Plas sherri mes gazetares Iva Tiços dhe këngëtares Ledina Çelo: “Gazetare e vyshkur, i ka ikur treni me kohë…”

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo prej kohësh i është dedikuar familjes së saj duke u tërhequr nga jeta aktive në skenë.

Ditën e sotme ajo ka ndarë një bisedë me një prej fansave të saj. Ai ka treguar një rast konflikti me gazetaren Iva Tico.

Fansi i Ledinës i ka komentuar për një fustan që mban veshur, i cili është identik me atë të dy viteve më parë që Ledina e ka veshur kur prezantoi natën e tretë të festivalit të 55 në RTSH.

Ashtu siç tregon fansi Iva nuk ka qenë aspak e sjellshme me të madje i është kthyer vëngër.

“Mos u shqetëso i dashur! Kjo është një pseudogazetare e vyshkur, (rastësisht në herë e kam parë në Opinion_ që i ka ikur treni me kohë. Të përshëndes”.ka thënë Ledina pasi ka lexuar komentin e dërguar nga fansi i saj.

Plas sherri mes gazetares Iva Tiços dhe këngëtares Ledina Çelo: “Gazetare e vyshkur, i ka ikur treni me kohë…” Read More »

E dinit që brenda në liqenin e këtij qyteti të Shqipërisë ekziston 1 qytet tjetër? Do çmendeni kur të kuptoni pse nuk na i tregojnë

Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit. Liqeni i Ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj.

Kur Zoti krijoi Liqenin e Ohrit, ai tha: “Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh. Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë ishin të frikësuar dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit. Një ditë, një djalë i quajtur ‘Strugë’ shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë për t’u përleshur me përbindëshin. Ishte një luftë deri në vdekje. Në fund të saj, përbindëshi e fitoi betejën dhe e përpiu të riun. Pas kësaj ngjarje njerëzit e zonës vendosën të sfidojnë përbindëshin. Ata gjetën guximin për të ndërtuar një fshat në bregun e liqenit, duke e quajtur atë, në nder të heroit, Strugë.

Ekziston edhe një histori e vërtetë nga pala shqiptare. Ajo flet për një qytet të varrosur nën Liqenin e Ohrit që i përket fisit Enkelejdas të Ilirisë. Mbetjet e këtij qyteti gjenden nën ujë. Legjenda thotë se një tërmet, shkaktoi zhytjen e qytetit nën ujë. Legjendat e bëjnë këtë liqen të vjetër edhe më interesant

E dinit që brenda në liqenin e këtij qyteti të Shqipërisë ekziston 1 qytet tjetër? Do çmendeni kur të kuptoni pse nuk na i tregojnë Read More »

Izet Haxhia bën hapin e parë, zbardhet kërkesa me argumentet ku kërkohet hapja e dosjes “Hajdari”

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili është ekstraduar së fundmi nga Turqia, ka bërë lëvizjen e parë për rihapjen e dosjes “Hajdari”. Avokati i tij i ri, Bashkim Nikolla, ka dorëzuar ditën e djeshme një kërkesë për rivendosje në afat të ankimimit për vendimin, që e dënoi me 25 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit.

Kjo është lëvizja e parë e Izet Haxhisë që pas ekstradimit nga Turqia. Pasi të rivendoset në afat ankimimi, Haxhia së bashku me avokatin do të vijojnë procedurat për rigjykim dhe rihetim të dosjes “Hajdari”.

“Panorama” siguron të plotë kërkesën prej 4 faqesh të Izet Haxhisë, ku janë të renditura argumentet e ish-truprojës së Berishës për rastin në fjalë. Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ndërsa në kërkesë shkruhet se ai nuk është marrë në pyetje asnjëherë, qoftë nga Prokuroria dhe qoftë nga Gjykata.

Haxhia nuk ka pasur avokat me prokurë të nënshtruar nga ai dhe është dënuar në mungesë. Prej vitesh, Haxhia ka jetuar në Turqi dhe së fundmi, Gjykata Supreme e Turqisë i tha “po” ekstradimit të Izet Haxhisë. Procedurat kishin nisur që në vitin 2007, ku në krye të qeverisë ishte Berisha. Ministria e Drejtësisë shqiptare i ka siguruar palës turke se do ta rigjykojë Haxhinë në rast se ekstradohet.

KËRKESA

Për rivendosjen në afat të apelit kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 316, datë 29.04.2002, në ngarkim të të pandehurit Izet Haxhia, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 351, datë 09.07.2002.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ka gjykuar çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Izet Haxhia, në përfundim ka vendosur: Të deklarojë fajtorë të pandehurin Izet Haxhia, për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim të Azem Hajdarit, të parashikuar nga neni 78 dhe 25 i Kodit Penal;

Të deklarojë të pafajshëm të pandehurin Izet Haxhia për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë të Zenel Nezës, parashikuar nga nenet 78, 25, 22 të Kodit Penal; Përfundimisht, Gjykata e dënon të pandehurin Izet Haxhia me 25 vjet burgim.

Ky vendim i Gjykatës për të pandehurin Izet Haxhia është i pabazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, në Dispozitat Kushtetuese dhe në Aktet Ndërkombëtare. Më konkretisht: Vërtetohet se gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila e ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime përpara organeve proceduese. I pandehuri Izet Haxhia, në vazhdimësi, deri më datën 08.05.2018 kur u ekstradua, ka qëndruar në Turqi, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të autoriteteve shtetërore të këtij vendi. Vërtetohet që drejtues të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë i kanë komunikuar Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, më datën 06.04.2007, garancitë e Shtetit Shqiptar për rigjykimin e Izet Haxhisë, në zbatim të Dispozitave Kushtetuese të Kodit të Procedurës Penale – 147, 148, 449, 450, 453.

Gjithashtu, drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë kanë garantuar respektimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, si edhe të Paktit Ndërkombëtar të 16 dhjetorit 1966 në lidhje me të Drejtat Civile dhe Politike. Duke u bazuar në këto garanci, i pandehuri Izet Haxhia u paraqit pranë autoriteteve të Policisë turke me qëllim realizimin e ekstradimit më datën 08.05.2018 në Rinas, Shqipëri, duke qenë i bindur se ai do të dëgjohet nga gjykatat shqiptare, sepse çështja penale në ngarkim të tij do të rigjykohej, meqenëse ai është gjykuar dhe dënuar në mungesë.

Për t’u realizuar premtimi i Qeverisë Shqiptare, se me ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia në Shqipëri, çështja penale do të rigjykohej, meqenëse ishte gjykuar në mungesë, i pandehuri pranoi ekstradimin dhe paraqet kërkesën për rivendosjen në afat të ankimimit për në Gjykatën e Apelit. Në bazë të nenit 450, pika 1, germa e, “Kur personi është gjykuar në mungesë, sipas nenit 352 të këtij Kodi dhe kërkon rigjykim të çështjes, kërkesa nuk mund të refuzohet.

Vlen të theksohet se në një shkresë që Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që mban datën 15.07.2008, nr. 10102, drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Seksioni i Katërt, Strasburg, firmosur nga agjente qeveritare Suela Mëneri, thuhet: Në përgjigje të letrës suaj të datës 20 mars 2008, lidhur me ankimimin nr.34783/06 “Izet Haxhia Kundër Shqipërisë, po ju informoj sa vijon:

Shtetasi Izet Haxhia është gjykuar dhe dënuar në mungesë. Në përgjigje të pyetjes suaj të parë të Gjykatës, sa i takon të drejtës së ankuesit për të kërkuar rihapje të proceseve gjyqësore, që përfunduan me dënimin e tij, në kushtet kur procesi për ekstradimin e ankuesit nga Turqia është ende pezull, sqarojmë se Shteti Shqiptar, ndër të tjera i ka ofruar Shtetit Turk garanci për respektimin e së drejtës së ankuesit për t’u rigjykuar konform Kushtetutës së Shqipërisë dhe neneve 147, 148, 449, 450, 453 të Kodit të Procedurës Penale.

Në këto rrethana, në bazë të dispozitave që cituam më lart, kërkojmë pranimin e kërkesës për rivendosjen në afat të së drejtës së ankimimit për në Gjykatën e Apelit Tiranë.Pamfleti/

Izet Haxhia bën hapin e parë, zbardhet kërkesa me argumentet ku kërkohet hapja e dosjes “Hajdari” Read More »

Rama sfidon sërish Bashën: Nxirr nga fundi i llumit sa më shumë nga këta xhevahirë, unë do pres me durim provën shkencore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur flake për flakë deklaratës së bërë pak më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një postim në Facebbok Rama i bën thirrje Bashës që të ketë durim dhe të pres përgjigjen e provave shkencore të  audio-përgjimit nga prokuroria.

Postimi i plotë:

Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!

Rama sfidon sërish Bashën: Nxirr nga fundi i llumit sa më shumë nga këta xhevahirë, unë do pres me durim provën shkencore Read More »

Petulla me lule kungulli , të lehta me shije të freskët

Një mënyrë fantastike për të ndezur shijen e mirë të gatimit në gjithë familjen. Sigurisht petullat mbeten ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve.

Me djathë a me reçel, me mjaltë a me kanellë, petullat janë ndër recetat më ndjellëse të shijes.

Sidomos kur ato përgatiten nga duart e nënave dhe gjysheve, është e pamundur tu rezistosh.

E sigurisht, sapo nis të hash një prej tyre nuk mund të ndalësh pa ngrënë edhe disa të tjera.

Ja një recetë fantastike të përgatitjes së petullave me lule Kungulli.

Lulet e Kungullit janë ndër produktet më të freskëta të stinës ndërsa i japin një shije të lehtë dhe delikate.

Ato shndërrrohen në një gatim fantastik teksa përgatiten si petulla, një mënyrë tradicionale e përgatitur nga amvisat shqiptare.

Shoqërohen në mënyrë fantastike me kos por edhe me djathë të bardhë.

Përgatitja e Petullave të Shtëpisë me Lule Kungulli

Përbërësit

300 gr Lule Kungulli

2 gota uji me miell

1 gotë uji me kos

1 kokërr vezë

Gjysmë luge kafeje me sodë

Vaj

Pak kripë

Pak gjalpë (një lugë të vogël)

Përgatitja e petullave

Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën dhe pak gjalpë.

I rrahim fortë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën.

Vijojmë t’i rrahim fortë derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme.

Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.

Lulet e Kungullit të pastruara dhe të kriposura i fusim në brumin e petullave.

Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.

Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.

Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.

Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.

Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër

Petulla me lule kungulli , të lehta me shije të freskët Read More »

Midhjet Shqiptare , cilësia e parë e produkteve të detit

Midhjet konsiderohen e ardhmja e industrisë së produkteve të detit në Shqipëri.

Eksporti i këtyre produkteve pritet ta kthejë Butrintin në epiqendrën e prodhimit të midhjeve në mbarë Evropën.

Për të pestin vit radhazi në qytetin e Sarandës u hap sezoni turistik në një mënyrë krejt të veçantë ku turistë vendas e të huaj u njohën me traditwn shumë vjeçare e Butrintit në prodhimin e midhjeve.

Si për t’i demonstruar turistëve të parë mikpritjen e shqiptarëve, u organizuan panaire kulinare dhe të traditës.

Në sezonin turistik midhjet janë specialiteti më i kërkuar nga turistët, dhe për një arsye shumë të mirë, ato janë të pasura në shije dhe në vlera gjithashtu.
Potencial i Artë Fitimprurës
Sipas të dhënave , Butrinti ka potencial në prodhimin e mbi 10,000 ton midhje në vit. Shqipëria ka dy pika kryesore për prodhimin e midhjeve- njëra në Butrint dhe tjetra në Shëngjin.

Kultivimi i midhjeve në Shëngjin është në hapat e parë të tij, me një prodhim që arrin në përafërsisht 500 ton në vit.

Prodhimi në lagunën e Butrintit është një traditë shumë vjeçare, ndërkohë që vendasit e cilësojnë lagunën si vendin ideal për prodhimin e midhjeve, jo vetëm në aspektin e temperaturës së ujit por edhe në nivelin e duhur të kripës.

Laguna furnizohet me ujë të freskët nga lumenjtë që derdhen në të. Ajo është e ndërlidhur me detin nëpërmjet një rruge të ngushtë ujore.

Një strukturë e tillë lejon përzierjen e ujit të ëmbël dhe atij me kripë duke krijuar kështu kushtet ideale për kultivimin e midhjeve.
Vlerat shëndetësore
Ajo që duhet të veçojmë është se midhjet ofrojnë shumë vlera shëndetsore. Ato kanë fuqinë të promovojnë funksionin e shëndetshëm të qelizave.

Midhjet janë të pasura me proteinë që është përgjegjëse për shumë prej funksioneve qelizore të organizmit, duke i dhënë mbështetje strukturore për formën, komunikimin dhe ndërveprimin e shëndetshëm të qelizave.

Midhjet përmirësojnë shëndetin e trurit.

Ato janë një burim fantastik i acideve yndyrore Omega-3, të cilat janë thelbësore për trurin.

Ato përmbajnë edhe vitaminën B-12 që së bashku me acidin yndyror mbrojnë trurin dhe ruajnë kujtesën me kalimin e moshës.

Midhjet lehtësojnë qarkullimin e shëndetshëm në organet e rëndësishme dhe muskujt duke forcuar enët e gjakut dhe përmirësuar rrjedhjen e tij.

AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni midhje që të garantoni një sistem qarkullues të shëndetshëm.

Në një racion prej 85 gramësh do të gjeni 340% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B-12, një sasi domethënëse që bën ndryshim në organizëm.

Midhjet Shqiptare , cilësia e parë e produkteve të detit Read More »