Aurora

Historia e trishtë e Alidionit që sheh përmes syzeve të sajuara (Foto)

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi drejt fshatit Dushk-Sektor të Lushnjës.

Familja e Fiqiri Kajos na thirri për ndihmë dhe ne shkuam për tua dëgjuar hallet. Varfëria është ulur këmbëkryq në shtëpinë e Fiqiri Kajos 68 vjeç. Kryefamiljari është i sëmurë dhe çdo muaj duhet të marrë ilaçet. Fiqiriu është i pafuqishëm edhe për shkak të moshës që ka. Gjithçka që dëshiron është të ndihmojë fëmijët e tij. Nuk ka mundësi te vizitoje as djalin për sytë.

Fiqiriu ka tre fëmijë. Sot ndihet i lënduar pasi nuk u plotëson fëmijëve asnjë kusht “më del gjumi natën për ta, kur fëmijët ikin në shkollë nuk u jap asnjë send me vete”.

Zejnepja e ëma, thotë se ka pasur raste kur fëmijët kanë shkuar të uritur në shkollë, pasi nuk i është gjendur asnjë ushqim në banesë. “Nuk kisha çfarë tu jepja” shprehet ajo. As librat e shkollës nuk ua blejnë dot. Librat fëmijët i kanë të falura dhe të vjetra.

Vajza e madhe është 18 vjeç ka dëshirë të vijojnë studimet e larta, por familja nuk ka mundësi financiare. Djali në klasë të gjashtë ka probleme nga sytë, në matematikë djali shkëlqen. Por djali mezi shkruan dot. Kryefamiljari, Fiqiriu merr një pension të vogël, rreth 10 mijë lekë të reja dhe nuk i përballon dot nevojat e familjes. Me ato çka nxjerrin nga toka gruaja mundohet të sajojë ushqim. “Gatuaj makarona dhe oriz, por edhe ato rrallë pasi nuk dalin” thotë gruaja.

Alidioni në klasën e gjashtë ka probleme në shikim. Mezi lexon dhe shkruan me ndihmën e motrave më të mëdha. Në sy mban syze të improvizuara me ngjitëse, familja e tij nuk ka para për ta vizituar dhe për ti blerë syze të reja. “Më duhen syzë të reja për të lexuar më mirë, për të arritur rezultate më të larta, dua të zbuloj më shumë nga lëndët” thotë Alidioni. Ulet në bankë të parë por edhe atje nuk e shikon mirë dërrasën e zezë. Ngatërron shkronjat, numrat.Alidioni ka ardhur në Tiranë ku është vizituar tek një okulist. Mjeku specialist konstatoi se djali kishte hipermetropi të lartë. Syzet e reja për djalin u përgatitën me teknologjinë më të fundit gjermane. Tashmë ai ka një shikim shumë më të mirë dhe syze të reja. Syzet e vjetra të improvizuara me ngjitëse u hodhën drejt e në koshin e plehrave. Duket sikur varfëria të prangos në fatin e caktuar. Motra e madhe e Alidionit, Arsida kërkon një bursë studimi të studiojë në shkollë të lartë kur të përfundojë gjimnazin. Nga pamundësi ekonomike as librat e shkollës nuk i blen dot. Një ëndërr që pritet në mes duket historia e Arsidës. Kur ishte në vit të dytë mes lutjeve të lutjes i kërkonte babait ti blinte të paktën një libër të ri./News24

Historia e trishtë e Alidionit që sheh përmes syzeve të sajuara (Foto) Read More »

Gjyshja 108 vjeçe nga Tepelena, na tregon sekretin e jetëgjatësisë së saj: Besimi në Zot dhe…

Kjo histori po ben xhiron e rrjetit.

Brezi i gjyshërve tanë kanë pasur fatin e mirë që të ushqehen shëndetshëm, ndoshta vërtet kanë pasur më pak ama e dinin se çfarë po konsumonin dhe kjo bën që të jenë të shëndetshëm, e me raste të kalojnë 100 vite jetëgjatësi.

Një rast që ka mbërritur sot në redaksinë tonë vjen nga Tepelena, ku Merushe Shytaj është 108 vjeçe dhe është shëndetplotë.

Nipi i saj ka shkruar për JOQ.al:Përshëndetje JOQ!
Gjyshja ime është 108 vjeçe dhe përshëndet të gjithë shqiptarët. Po u dërgoj edhe pasaportën e saj që vërteton datën e lindjes 1910.”

WhatsApp Image 2018-04-27 at 15.17.59

I pyetur nga JOQ.al për sekretin e jetëgjatësisë së gjyshes, Armando përgjigjet:
Sekreti i saj është ushqimi dhe besimi në Zot.
Gjyshja nuk konsumon absolutisht ushqime me yndyrë. Dhe të paktën që prej 25 vitesh që kam lindur unë, nuk mbaj mend të ketë shkuar ndonjëherë për vizitë në spitale. Është kënaqësi kur më tregon historitë nga koha kur ka jetuar.”
Gjyshe Merushes i urojmë shëndet të plotë, duke ju ftuar të ndiqni përshëndetjen e saj.

 

Gjyshja 108 vjeçe nga Tepelena, na tregon sekretin e jetëgjatësisë së saj: Besimi në Zot dhe… Read More »

Kujdes! Boll e pitë këtë helm, po ju vret përditë

Kujdes! Pjesa me e madhe e njerëzve nuk e dinë se cilat janë ato pasoja negative të konsumimit të pijeve të gazuara për shëndetin.

Sipas hulumtimeve shkencore, ja çfarë efekte negative kanë këto helme në gota për organizmin tonë.

  1. Në 10 minutat e parë

Një gotë në vete përmban 10 lugë sheqer, që është 100% dozë e lejuar ditore. Në trup arrin edhe fosfori, i cili ka për qëllim shtimin e shijes.

  1. Pas 20 minutave

Arrin deri te shtimi i glukozës dhe insulinës, gjë që në mëlçi e bën shndërrimin e sheqerit në yndyrë.

  1. Pas 40 minutave

Kafeina në pije absorbohet plotësisht në trup, në afatin prej 40 minutave. Qarkullimi i gjakut shtohet, ndërkaq mëlçia fillon të prodhojë më shumë sheqer në gjak. Truri juaj fillon të bllokojë receptorët e hormonit adenozinë, gjë që pengon ndjenjën e lodhjes.

  1. Pas 45 minutave

Tajitja e dopaminës shtohet, gjë që ndikon dukshëm që të ndiheni mirë dhe efekti i tillë është i ngjashëm me atë që jep heroina.

  1. Pas 50 minutave

Magnezi, thartira fosforike, kalciumi dhe zinku shkaktojnë shtimin e tretjes së ushqimit. Kjo është e lidhur me sasitë e mëdha të sheqerit dhe të ëmbëltuesve artificialë, të cilët përkufizojnë tajitjen e kalciumit nëpërmjet urinës.

  1. Pas 60 minutave

Cilësitë diuretike të kafeinës fillojnë të ndikojnë dhe të gjitha mineralet, duke përfshirë magnezin, kalciumin dhe zinkun të dedikuar për eshtrat, tajiten nëpërmjet urinës.

  1. Pas më pak se një orë

Shpërndarja e sheqerit nëpër organizëm është në fazën përfundimtare. Ndiheni plot energji dhe mund të prisni ndryshime të shpeshta të humorit. Bashkë me pijet e gazuara, nga trupi tajiten i gjithë uji dhe materiet ushqyese, të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Në fund, rreziku nga zhvillimi i diabetit dukshëm shtohet.

Kujdes! Boll e pitë këtë helm, po ju vret përditë Read More »

Erjon Braçe degjeneron publikisht Veliajn: I babëzitur, e ktheve Tiranën në Geto, do të të kallëzoj

Deputeti i PS-së Erjon Braçe ka shpërthyer ahspër kundër ndërtimeve pa kriter në Tiranë ku ka akuzuar drejtpërdrejt kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetin e tij social, Braçe shprehet se Tirana është kthyer në geto nga ndërtimet e larta dhe të shëmtuara.
Postimi i plotë:

LALI, NA THUAJ KU TE JETOJME PA FRIKE,

PA MBYLLUR PENXHERET QE TE MOS NA SHOHIN E MOS NA DEGJOJNE KUR JETOJME!

17 vite me pare, kur hyra ne shtepine ku jetoj, shihja lindjen e diellit, perendimin e tij, me perplasej ne fytyre flladi i veriut!

17 vite me pas, une jam ne te njejten shtepi. Por, nuk shoh me lindjen e diellit (foto 1)-para 5 vitesh erdhi njeri qe se njoh dhe ndertoi 11 kate, ky pallati i bardhe, ngjitur me te erdhi Samiri dhe ndertoi e po vijon ta ndertoje kete kullen, ende gri; nuk shoh me perendimin e diellit (foto 2)-para 6 vitesh erdhi Samiri dhe ndertoi kete shemtine 22 a 23 kate; nuk do me perplaset me ne fytyre ne ballkonin tim, flladi i veriut.

Bashkia Tirane, ne mars paska dhene nje leje per nje perbindesh 12 kate, perballe, mu ne fytyre per mua dhe thuajse po ne surrat dhe komshive te mi!

Shoh foton e perbindeshit dhe kuptoj se, duhet te luej xhamat me boje te zeze qe te mos me shohe ai qe do banoje ne perbindeshin e ri, te mbaje mbyllur perfundimisht penxheret qe te mos me degjoj kush nga ata qe do popullojne perbindshin e ri!

Kjo eshte e ardhmja dhe sic e shihni, shtepia ime do jete e pajetueshme!

E dini pse? Jo per arsye zhvillimi! Fare! Prej babezise kete here te Pandi Carapulit dhe nje ish deputeti qe e la politiken dhe i ka pare hajrin vendimeve te saj, ne favor te tij natyrisht! Jane keta qe nuk pyesin per jeten e kujt, por per fitimet e tyre.

Jam i bindur qe bejne ate llogarine e tyre, Meter kaq, here 2000 euro per meter,  bejne kaq dhe jane mbi disa milione euro!

A eshte zhvillim ky? Kurre! Zhvillimi ka lidhje me interesin publik, jo thjeshte e vetem me ate privat,  babezine CaraMirit! Ky qytet po ndryshon, diku nga interesi publik dhe per mire dhe, si ketu tek une, po shkaterrohet nga babezia e CaraMireve!

Ne nje rruge, sic tek kjo e imja qe po rindertohet dhe, do shkaterrohet menjehere sapo Pandi te nise te ndertoje perbindeshin e ri!

Tani kam nja dy pyetje per Lalin; Ej, a e ke pare territorin ku ke dhene kete lejen?

A e ke pare cfare dendesie ka ketu- pallati im 13 kate, ai ne krah dyfish me i madh po 13 kate, perballe 14 kate, ai i bardhi 13, Samiri i lindjes 18, Samiri i perendimit 22, ngjitur me te 9 dhe 11 kate te tjera? Ku do jetojme o Lal? Do thithim ajer apo aromen e njeri tjetrit? Dhe pse, qe te fitoj Pandi ca miliona te tjera? Kjo nuk quhet me lagje Erjon, geto pa as me te voglin diskutim!

Tani, gjeji rruge ketyre per kantierin qe junke lejuar! Nga rruga e re keta nuk kalojne, harrojeni! Ndryshe une i pari do kallezoj per shkaterrim prone! Gjeji dhe orarin per te punuar! Ndryshe und i pari do kallezoj per prishje te qetesise publike! Se ju ke dhene leje te ndertojne 3 vite rresht!!

Erjon Braçe degjeneron publikisht Veliajn: I babëzitur, e ktheve Tiranën në Geto, do të të kallëzoj Read More »

Bledi Mane: Mbyllni gojën, mbyllni këmbët. Hapni mendjen se negociatat hapen!

Nga Bledi Mane

Qeveria të shtroje bythën në punë e ta mbyllë gojën duke i bërë elozhe vetes.

Opozita të mbyllë këmbët e të mos pallohet me çdo individ cinik e skeptik në Perëndim që nuk beson te forca dhe kurajo e shqiptarëve.

Opinionistët e plakur të tranzicionit të hapin mendjen e të mos flasin si halabakët e lagjes kur asfaltohet një rrugë ku do kalojë gjithë komuniteti.

Negociatat do hapen dhe padyshim kontributi ynë kolektiv nuk do mungojë që te marrja e kuponit tatimor e deri te respekti për natyrën, per njëri-tjetrin dhe respekti për ligjin.

Bashkimi Evropian nuk është si Armina që shtiret sikur dashuron Zenin. Evropa nuk ka nevojë për paratë tona, Evropa ka nevojë për vlerat e shqiptarëve!!!

Bledi Mane: Mbyllni gojën, mbyllni këmbët. Hapni mendjen se negociatat hapen! Read More »

Izet Haxhia merr masa në prag të ekstradimit nga Turqia

Ish-truproja i Sali berishes, Izet Haxhia pak ditë pasi u vetëdoruzau në Policinë Turke, për ti hapur rrugë ekstradimit dhe gjykimit në Shqipëri ka  zgjedhur avokatin që  do ta mbrojë.

Sipas informacioneve mësohet se Haxhia në Shqipëri do të mbrohet nga avokati Fran Dashi.

Familjarët e tij kanë firmosur prokurë për avokatin Fran Dashi, i cili menjëherë pasi Haxhiaj të mbërrijë në Shqipëri do bëjë kërkese për rihapjen e dosjes në fjalë.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që ai e mohon.

Ish-truproja i Sali Berishës jeton prej vitesh në Turqi, nga ku ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Kryeministrit.

Izet Haxhia merr masa në prag të ekstradimit nga Turqia Read More »

Rama: Fukarallëkun mos ma thoni më, kemi celularë!

Është bërë e udhës tashmë që kryeministri Rama të replikojë në mënyrë arrogante me qytetarët që i komentojnë në Facebook.

Pasi foli për taksën ndaj biznesit të vogël në kanalin e tij të preferuar që me gjasë paguhet nga taksat tona, ERTV, Rama ka nisur një debat me komentuesit në komentet e videos.

Ndërkohë që njëri nga qytetarët i ankohet se ka pllakosur varfëria në Shqipëri, Rama guxon ta quajë luks posedimin e një celulari nga çdo banor edhe pse jemi në 2018 dhe jo në vitet e racionit.

Edi Rama komenton:

Zonje, une e njoh bazen me mire se ti sepse ma do detyra dhe kete kulmin e fukarallekut mos e thuaj me, se nje vend ne kulmin e fukarallekut nuk rrit konsumin sic ndodh ketu dhe nuk ka celular per cdo fryme te gjalle! Patjeter qe duhet shume me shume, po ktheje pak koken mbrapa ku ishe para kater vjetesh.”

Ndërsa, për “kthimin e kokës mbrapa”, një tjetër qytetar i komenton kryeministrit:

Të them të drejtën ka qenë më mirë biznesi, çdo vit që kalon eshtë më keq, pa mohuar përparimet tjera”.

Megjithatë replikat e kryeministrit duket se vijnë nga nje tjetër realitet sipas qytetarëve të cilët i shkruajnë:

Fol tamam, mos fol nga maja e kalit zotrote, po pse bashkia komandohet nga një shtet tjetër apo nga ju? Ç’janë këto mashtrime?!”

Replika e Ramës:

Unë flas tamam që c’ke me atë punë Berto dhe tarifat e bashkive nuk i rrit e nuk i ul qeveria, kështu që ket llafin e modh “mashtrim” mbaje për vete mos e thuaj këtu, sepse padituria nuk është argument 😉

 

Rama: Fukarallëkun mos ma thoni më, kemi celularë! Read More »

Shumë pak njerëz e dinë, ja çfarë ndodh kur hamë rukola!

Rukola është një bimë e cila ka veti të shumta ushqyese, në sajë të pranisë së kripërave minerale, mes tyre, magnezi, kalciumi, potasi, hekuri si dhe përmban vitaminat A, B dhe C.

Mes vetive kryesore të saj është ajo pastruese dhe antioksidante, duke ndihmuar në parandalimin e tumoreve. Përmban shumë pak kalori dhe është shumë e mirë për qetësimin e nervave.

Konsumi i rukolës favorizon tretjen dhe mbron stomakun, duke shmangur krijimin e gazrave.

Rukola është antitumorale, pasi beta karoteni që përmban, ndihmon në parandalimin e disa lloje tumoresh, si ai i vezoreve, prostatës, stomakut dhe zorrës së trashë.

Ndihmon gjithashtu në eliminimin e toksinave dhe lëngjeve të tepërta në trup. Lufton edhe aneminë, në sajë të vitaminës B, shkruan noa.al.

Në sajë të sasisë së bollshme të vitaminës C, ndihmon në forcimin e kockave dhe sistemit imunitar. Rukola ndihmon gjithashtu edhe për qetësimin e nivelit mendor si dhe favorizon pushimin.

Shumë pak njerëz e dinë, ja çfarë ndodh kur hamë rukola! Read More »