Aurora

”Ulje qepenash, goditje me çizme, nuk kemi problem se me kë jeni, çfarë thoni dhe kë votoni ju”. Rama ironizon 2 liderët e opozitës së bashkuar

Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me përfaqësues të biznesit nuk ka lënë pa komentuar edhe protestën e biznesit, me ulje qepenash.

“Ju vazhdoni protestën, por dy gjëra ju them; protesta është e dështuar se shumica e dinë shumë mirë për çfarë flitet. Ulje qepenash dhe goditje nga larg me çizme, se ku rreh pulsi i kësaj historie e di shumë mirë secili nga ju, se ju bëni llogari, të mbyllësh qepena në tregje bashkiake që s’kanë lidhje me TVSH është kollaj, shkon atje i gënjen i mbyll qepenat, por ata nuk janë në skemën e TVSH. Por protesta duhet të vazhdojë, nuk kemi asnjë problem se çfarë votoni ju, se me kë jeni, se çfarë thoni. Nuk është ky problemi ynë”- tha Rama.

”Ulje qepenash, goditje me çizme, nuk kemi problem se me kë jeni, çfarë thoni dhe kë votoni ju”. Rama ironizon 2 liderët e opozitës së bashkuar Read More »

Akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ja avokati që do të mbrojë Izet Haxhinë

Kur e ndajnë vetëm pak ditë nga ekstradimi në Shqipëri, Izet Haxhiaj zgjedh avokatin që do e mbrojë për dosjen ‘Hajdari’.

Familjarët e tij kanë firmosur prokurë për avokatin Fran Dashi, i cili menjëherë pasi Haxhiaj të mbërrijë në Shqipëri do bëjë kërkese për rihapjen e dosjes në fjalë.

Ish-truproja i Sali Berishës, Haxhia akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari
Disa ditë më pare ishte vetë Ai që lajmëroi në Facebook, dorëzimin në policin  turke.

“Meqe nuk erdhen té me marrin , u dorzova vete ne policine turke”, shkruan Haxhia.

Ai ndodhej në arrati i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998. Ish-truproja i Sali Berishës gjatë kohës që ky ka qenë President i vendit u dënua me 25 vite burg. Nga ajo kohë ai jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik.

Gjatë gjithë këtyre viteve Haxhia dhe Berisha kanë shkëmbyer akuza të forta për njëri tjetrin.
Vrasja e Azem Hajdarit

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Sipas prokurorisë ishte Izeti ai që telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku 10 minuta më pas u ekzekutua në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet ende i paqartë.

Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie.

I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e 3 personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari.

Gjatë hetimeve u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar Fatmir Haklaj, i cili u ekzekutua më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për “vrasjen e shekullit”, ishte Fatmir Meta i cili u lirua në sallën e gjyqit.

Akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ja avokati që do të mbrojë Izet Haxhinë Read More »

Paralajmëron Facebook, nëse bëni këto gjëra do t’ju fshihet menjëherë profili

Edhe pse vijon të flitet për skandalin e Facebook, platforma sociale ka zbuluar standardet, të cilat nëse shkelen do ju bllokojnë profilin.

Në listën e gjërave përfshihet:

Postimi i cdo lloj përmbajtjeje me qëllim të dhunshëm ose përmban kërcënime është rreptësisht e ndaluar.

Nëse zbulohet se promovoni krimin, shisni drogën ose armët, llogaria juaj do fshihet menjëherë.

Siguria e përdoruesve të Facebook është vënë në rrezik nga sulmi kibernetik.

Nëse do ketë ngacmim të vazhdueshëm, përfshirë keqpërdorimin e postimeve apo fotove, nuk tolerohet.

Postimet me përmbajtje të papranueshme, si zhveshja monitorohen dhe hiqen menjëherë.

Kjo gjë përfshin fjalimet fyese, diskriminimin, dhunën dhe lakuriqësinë.

Facebook përcakton postimet që synojnë të shkaktojnë dëme emocionale dhe fizike, të cilat fshihen menjëherë nëse kërcënohet siguria e përdoruesit.
Përmbajtjet përmbushin kërkesat e ‘integritetit dhe origjinalitetit’, prandaj Facebook zbulon nëse përdoret një emër i rremë dhe fshin llogarinë tuaj.

Ndërsa për lajmet e rreme, nuk shkaktojnë asnjë problem.

Facebook e fshin llogarinë tuaj nëse ju e kërkoni.

Nëse ndodh që një person humb jetën, stafi i kompanisë Facebook fshin llogarinë nga kërkesa e konfirmuar e familjes tuaj.

Paralajmëron Facebook, nëse bëni këto gjëra do t’ju fshihet menjëherë profili Read More »

Përzgjidhen 5 Prokurorët, që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në Tiranë (Emrat)

Janë përzgjedhur 5 Prokurorët në Tiranë të cilët do jenë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit” e krijuar mbi bazën e marrëveshjes Marku-Xhafaj.

Prokurorët e përzgjedhur janë Marjola Mertiri, Ndin Tavani, Daniela Sulaj, Anisa Cilimi dhe Afërdita Ndoj.

Prokurorët pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.

Puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.

Përzgjidhen 5 Prokurorët, që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në Tiranë (Emrat) Read More »

Kryeministri harron miqtë e vjetër që përfunduan duke u zënë për një kockë

Ishte qesharak debati i dy ditëve më parë mes Fate Velajt dhe Auron Tares, i pari deputet dhe këshilltar i Kryeministrit Rama për Diplomacinë Kulturore – më shumë se si njeri i kulturës, ai është i njohur si adhurues deri në budallallëk i Ramës – dhe i dyti shok i vjetër i kryeministrit që priti gjatë dhe me durim të merrte një llokëm pushteti pas fitores së Partisë Socialistë pesë vjet më parë – Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, e cila u krijua enkas për të.

Debati dukej qesharak për ata që nuk janë edhe aq të informuar për pozicionet shtetërore dhe shoqërore me kryeministrin të këtyre dy personazheve, dhe alarmues për ata që dinë diçka më shumë për fijet që i lidhin ata njëri me tjetrin.

Për ta bërë pak më të qartë situatën vlen të thuhet që pak ditë më parë udhëtuan drejt Shqipërisë një delegacion me rreth 50 arbëreshë nga komunat Casalveçhio di Puglia dhe Lungra.

Qëllimi i tyre ishte përkujtimi i 551 vjetorit të betejës së fundit kundër turqve që u kurorëzua me vallen e fitores dhe 567 vjetori i kurorëzimit të dasmës së Skënderbeut me Donikën.

Në dukje kjo ishte një vizitë e zakonshme e një grupi arbëreshësh (nuk është hera e parë që vijnë në Shqipëri), por më vonë doli se ajo ishte një iniciativë e Fate Velajt për të mbuluar shpenzimin e 25 milionë lekëve me një aktivitet në Kaninë që siç u tha nga ata që ishin aty, më shumë se riprodhimi i dasmës së Skënderbeut ishte një grumbullim fshatçe i ca njerëzve, të veshur me kostume popullore arbëreshe, të lodhur nga vapa dhe mungesa e ujit që kënduan dhe u larguan në heshtje.

Mirë a keq, Fatja i justifikoi paratë dhe u largua i lumtur dhe me keq akoma i bindur se qëllimi ishte përmbushur.

Por ja që nuk ishte e thënë të kalonte edhe aq në heshtje shpenzimi kot i një buxheti të tillë. Sepse shoku tjetër i Ramës, drejtori i Bregdetit, i lodhur tashmë nga dita bosh dhe buxheti jo siç e kishte ëndërruar i agjencisë së tij, nuk lë raste të tilla t’i kalojnë kollaj.

Nëse deri tani Auroni e ka nxjerrë inatin duke shfryrë nëpër tavolina, ky aktiviteti i Fates e nervozoi me tepër së zakonisht ndërkohë që mendonte se po t’ia kishin dhënë atij do t’i shpenzonte ato para në mënyrë më të kulturuar dhe të denjë.

Gjakrat janë nxehur akoma më shumë edhe për faktin se miqtë e vjetër ka kohë tashmë që nuk begenisen më nga kryeministrit dhe kanë ngelur si lypsarë, në krye institucionesh pa ndonjë vlerë (rasti Tares), apo personazhe alla Don Kishot (rasti i Fates), që ardhja në pushtet nuk u shërbeu për të përmbushur ëndrrat e mëdha që kishin.

Pra ndërkohë që kryeministri – miku i vjetër që dikur u premtoi qiellin – është i zënë me oligarkët, Auroni dhe Fatja zihen me njëri tjetrin për 25 milionë.

I pari e shau të dytin për aktivitetin mediokër dhe të turpshëm, i dyti e quajti të parin gjarpër me helm.

Të gjitha këto për ato të shkreta 25 milionë lekë.

P.S. Thonë se Rama në fillim u argëtua me sherrin që provokoi pa dashje, por pasi pa se përplasja mori përmasa publike, i ka thirrur të dy shokët e u ka dhënë dru për performancën aspak të mirë në publik. Por Auroni dhe Fatja janë betuar se nuk do të pajtohen, dhe jo vetëm kaq.

Ata do të vazhdojnë të jenë vigjilentë për çdo qindarkë që kryeministri u jep të tjerëve për t’i kujtuar Ramës së edhe ata janë frymorë që presin ndonjë kockë prej tij./Pamfleti.com

Kryeministri harron miqtë e vjetër që përfunduan duke u zënë për një kockë Read More »

Për të gjithë ata që udhëtojnë nga Rinasi duhet ta lexojnë këtë! Regjim pa viza për udhëtime të shkurtra

Ambasadorët e Bashkimit Europian konfirmuan një marrëveshje të arritur ndërmjet Presidencës së Këshillit dhe përfaqësuesve të Parlamentit Europian mbi propozimin për Sistemin Europian të Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

“Marrëveshja e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Duke ditur se kush vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, u shpreh ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.

“Unian” bën me dije se ETIAS do të lejojë kontrolle paraprake dhe nëse është e nevojshme të ndalojë autorizimin e udhëtimit për njerëzit e vendeve të treta të udhëtojnë në zonën Shengen.

Sakaq zyrtarët e BE-së thonë se ETIAS do të “ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së brendshme, parandalimin e imigracionit të paligjshëm, mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e vonesave në kufijtë duke identifikuar personat që mund të përbëjnë rrezik në një nga këto zona para se të arrijnë në kufijtë e jashtëm”.

Kurse shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza do të duhet të marrin një autorizim udhëtimi përpara udhëtimit të tyre, nëpërmjet një aplikimi online. Për çdo aplikim, aplikantit do t’i kërkohet të paguajë një tarifë të autorizimit për udhëtim prej 7 euro.

Informacioni i paraqitur në çdo aplikim do të përpunohet automatikisht kundër BE-së dhe bazave përkatëse të të dhënave të Interpol, për të përcaktuar nëse ka arsye për të refuzuar një autorizim udhëtimi.

Nëse nuk identifikohen elemente që kërkojnë analiza të mëtejshme, autorizimi i udhëtimit do të lëshohet automatikisht dhe shpejt. Kështu pritet të ndodh për shumicën e aplikimeve.

Nëse ka ndonjë element që kërkon analizë, aplikimi do të trajtohet manualisht nga autoritetet kompetente. Në këtë rast, njësia qendrore e ETIAS së pari do të kontrollojë nëse të dhënat e regjistruara në dosjen e aplikimit korrespondojnë me të dhënat që shkaktojnë problem. Kur të ndodhë ose ka dyshime se mund të ndodhë, aplikimi do të përpunohet manualisht nga njësia kombëtare e ETIAS-it e shtetit anëtar përgjegjës.

Lëshimi ose refuzimi i një kërkese që mund të shkaktojë problem, do të bëhet jo më vonë se 96 orë pas paraqitjes së kërkesës ose, nëse kërkohet informacion shtesë, 96 orë pas marrjes së këtij informacioni, raporton gazeta Shqiptare. Para kalimit të kufirit, si përmes ajrit apo tokës, do të kontrollohet nëse shtetasit e vendeve të treta zotërojnë autorizimin e vlefshëm për udhëtim.

Autorizimi i udhëtimit nuk do të sigurojë plotësisht të drejtën e hyrjes në një shtet, pasi është roja kufitare që do të marrë vendimin përfundimtar.

Një autorizim udhëtimi do të jetë i vlefshëm për tre vjet ose deri në fund të vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit të regjistruar gjatë aplikimit.

Tani që marrëveshja është konfirmuar nga ambasadorët e BE-së, në emër të Këshillit, rregullorja do të paraqitet në Parlamentin Evropian për votim dhe më pas në Këshill për miratim.

Siç njoftoi më herët UNIAN, më 11 qershor 2017 hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për të futur një regjim pa viza për udhëtime të shkurtra të qytetarëve ukrainas në 30 vende të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.

Për të gjithë ata që udhëtojnë nga Rinasi duhet ta lexojnë këtë! Regjim pa viza për udhëtime të shkurtra Read More »

Nuk pagoi, i presin dritat. 94 vjeçarja: Nuk më mori zoti më parë, por…

Një 94 vjeçare e quajtur Hasime Veizi jeton e vetme në zonën e Tufinës. Por përos kësaj dhe vështirësive me të cilën e përballë mosha e saj, vuan dhe për mungesën e energjisë elektrike në banesën e saj.

Një histori e tillë vjen e publikuar nga emisioni investigativ ‘Stop’.

“Nuk kam dëgjuar e nuk kam parë që të lesh një plakë 3-4 muaj pa drita që të bjerë nga krevati. Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur!”, u shpreh me lot në sy e moshuara.

Nuk pagoi, i presin dritat. 94 vjeçarja: Nuk më mori zoti më parë, por… Read More »

Orikum – Probleme para sezonit turistik (Foto)

Orikumi, probleme para sezonit turistik.

Një ditë më parë në këshillin e bashkisë Vlorë, banorë të Orikumit protestuan, duke bllokuar edhe mbledhjen, ndërkohë që situata duket e veshtirë në qytet.

Në prag të sezonit, banorët shprehen të shqëtesuar për situatën, ndërsa pranojnë se në prag te sezonit,Orikumi vuan mjaft probleme, kryesisht mungesën e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.

Banorët thonë se shteti ka kohë që nuk investon në Orikum, duke e lenë në harresë dhe në prag të sezonit, nuk duket se mund të priten turistë sipas asaj që pret kjo zonë Orikumi është një nga zonat turistike që paguan me shumë taksa në bashkinë e Vlorës,ndërsa kthyer në investime, taksat që paguan janë thuarjse zero.

Orikum – Probleme para sezonit turistik (Foto) Read More »