Aurora

Patëllxhanët e mbushur, receta e shijshme nga duart e amvisave Shqiptare

Shija dhe vlerat e patëllxhanëve të mbushur, të pjekur në furrë është mbresëlënëse.
Patëllxhanët e mbushur apo të njohur ndryshe si “Imam Ballajdi” janë pa dyshim një nga gatimet më të shijshme shqiptare.

Shumë histori janë ngritur mbi prejardhjen e emrit të recetës së famshme të patëllxhanëve të mbushur-Imam Bajalldi.

Edhe Shqipëria ka versionin e saj të prejardhjes së këtij emri.

Sipas gojëdhënave, një Imam i nderuar ishte ftuar për drekë në një familje tradicionale elbasanase.

Mes gjithë gatimeve të shijshme që amvisat e shtëpisë kishin përgatitur enkas për të nderuar Imamin, më e veçanta ishte tava me patëllxhanë të mbushur.

I mahnitur nga pamja e kësaj tave fantastike, Imami u magjeps nga shija e tyre, duke ngrënë aq shumë patëllxhanë të mbushur sa u “bajalldis” (i ra të fikët).

Mësohet se që prej asaj kohe, kjo tavë tipike shqiptare mori emrin Imam Bajalldi.

Por krahas kësaj gojëdhëne që na tregon mbi emrin e veçantë të kësaj tave tradiconale shqiptare, vërtetë shija dhe vlerat e patëllxhanëve të mbushur, të pjekur në furrë është mbresëlënëse.

Po sjellm më poshtë recetën tipike të gatuar e të trashëguar brez pas brezi që prej kohërave të vjetra nga stërgjyshet e gjyshet dhe nënat shqiptare.
Përgatitja e Tavës Shqiptare me Patëllxhanë të Mbushur
Përbërësit
1 kg patëllxhanë

5 speca të gjelbër

4 kokrra mesatare qepë

5 kokrra mesatare domate

200 gr mish të grirë (sipas preferencës)

1 kokërr hudhër

vaj ulliri

piper

kripë

majdanoz
Përgatitja
Si fillim, pastrojmë me kujdes patëllxhanët e më pas qërojmë lëkurën e tyre përsëgjati si një rrip të hollë nga të dyja anët.

I vendosim me rradhë në tepsi dhe i spërkasim me pak vaj ulliri dhe kripë. I fusim në furrë me temperaturën 200 gradë dhe i lëmë aty rreth 15 minuta.

Gjatë kohës që patëllxhanët piqen në furrë, përgatisim mbushjen e tyre me perime.

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe si fillim skuqim hudhrat, më pas shtojmë qepët e qëruara dhe i kaurdisim bashkë me hudhrat në zjarr të ngadaltë.

Pasi volumi i qepës bie nga skuqja, hedhim mishin e grirë dhe specat e prerë në kubikë të vegjël. Vijojmë kavërdisjen.

Më pas hedhim domatet e grira, i kavërdisim dhe i lëmë të ziejmë për 15 minuta. Në fund gjellës së përgatitur i hedhim kripën dhe erëzat.

Nxjerrim patëllxhanët nga furra, i presim mes përmes me një lugë gjelle dhe i mbushim me gjellën që kemi përgatitur.

I vendosim të gjithë patëllxhanët e mbushur në tavë dhe u hedhim sipër një gotë me ujë.

Më pas, tavën e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, për 1 orë.

Patëllxhanët e mbushur, receta e shijshme nga duart e amvisave Shqiptare Read More »

Skandal në Kakome, banorët nuk futen dot në tokat e tyre

Megjithëse janë pronarë të tokave në Kakome, një pjesë e banorëve të Nivicës nuk mund ti shfrytëzojnë pronat e tyre, pasi shprehet se ato gjenden brenda rrethimit të vendosur nga kompania Riviera Kakome dhe se policia private e cila ruan këtë rrethim nuk i lejon.

Banorët e Nivicës kanë tentuar përsëri të shkojnë në pronat e tyre, por ndonëse janë të pajisur me certifikatat mbi pronësinë e tokave të tyre, ata nuk janë lejuar. Kryetari i fshatit Nivicë shprehet se ende vazhdojmë të besojmë në ligjet e shtetit dhe presim zbatimin e ligjit dhe vendimeve të gjykatave, pasi kompania Riviera Kakome megjithëse pretendon pronësinë në 29 hektarë, ata kanë rrethuar 110 mes tyre.

Banoret e Nivicës shprehen se një problem tjetër me të cilin përballen është se Hipoteka e Sarandës nuk po bën regjistrimin e pronës së tyre, pavarësisht se ata kanë gjithë dokumentacionin e duhur. Prej disa muajsh ata kanë aplikuar dhe kanë bërë pagesat e kërkuara në hipotekë dhe megjithëse afati për hipotekimin ka muaj që ka kaluar, ata shprehen çuditërisht hipoteka e Sarandës nuk u ka kthyer asnjë përgjigje.

Kjo ka bërë që banorët të dyshojnë se kjo është pjesë e lojës së kompanisë Riviera Kakome për të gllabëruar edhe pronat e mbetura në Kakome. Banoret e Nivicës kanë prej vitesh që përballen me problemin e tokave në Kakome dhe ende ky problem nuk është zgjidhur. Ata shprehen se këtë betejë do ta vazhdojnë pasi kjo është toka e tyre brez pas brezi./javanews

Skandal në Kakome, banorët nuk futen dot në tokat e tyre Read More »

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim.

Me një proçedurë të hapur të zhvilluar në ambientet e Drejtorise rajonale të Shendetit Publike Vlorë 48 kandidatët që kaluan pragun dhe u shpallën fitues për infermierë, mami, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në Qarkun e Vlorës, përzgjodhën sipas renditjes vendet e lira të punës për këto specialitete në qendrat shëndetësore dhe spitalet e Qarkut Vlorë./6+1

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës Read More »

Nuk përmbahet Berisha, shpërthen në lot

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”.
Duke theksuar se nuk do të ketë kthim të tij në krye të PD-së, Berisha është përlotur kur ka kujtuar kohën kur ishte kryetar i kësaj partie.

“Epoka Berisha është mbyllur njëherë e përgjithmonë, largimi im është pa kthim.

Thelbi i ekzistencës së një njeriu është lufta për dinjitetin e tij.

Dua të them diçka se po më kthen pak mbrapa, (përlotet) në diktaturë kam qene kalorës në profesionin tim por problemi im ka qene dinjiteti.

Isha kalorës në kardiologjinë time, por përsëri na mungonte dinjiteti”,- tha Berisha ndër të tjera. /GazetaExpress/

Momenti kur Berishes u mbushen syte me lot: Min 48:20

Nuk përmbahet Berisha, shpërthen në lot Read More »

Ky është mësuesi që akuzohet se abuzoi me nxënësit e shkollës, merret vendimi drastik

Pak orë pasi u publikua denoncimi tronditës, merret vendimi për pezullimin nga detyra të mësuesit në Delvinë, i cili dyshohet se ka abuzuar me nxënësit e shkollës ku jepte mësim.

Mësohet se Neshat Tepelena është pezulluar përkohësisht, deri në përfundim të hetimit lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Përgjegjësi i zyrës arsimore në Delvinë, Pëllumb Qerimi tha se nuk kishin dijeni dhe informacione rreth sjelljes së mësuesit.

“Nuk ishim në dijeni, s’kemi pasur informacione. Më herët mësuesi nuk ka pasur probleme me etikën. Do të vihet në lëvizje komisioni i disiplinës. Do të ballafaqoj faktet me prindërit e vajzës. Drejtoria e shkollës nuk e pranon këtë skandal. Drejtoresha nuk kishte dijeni për këtë rast”, tha Qerimi.

Ky është mësuesi që akuzohet se abuzoi me nxënësit e shkollës, merret vendimi drastik Read More »

Kryemadhin s’e kishim parë kurrë kështu, fjalë të ndjera për personin e shtrenjtë në jetën e saj

Nëna e Monika Kryemadhit feston sot ditëlindjen dhe në ritmin që tani i ka kapur të gjithë, që çdo urim e bëjnë edhe në rrjetet sociale, nuk mund të shpëtonte kryetarja e LSI.

Ajo ka postuar një foto me të ëmën në FB dhe e uron me fjalë të ndjera.

Postimi i plotë

Sot ti ke ditelindjen!

Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar.
Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule.
Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës.

Të dua shumë mami im!

Kryemadhin s’e kishim parë kurrë kështu, fjalë të ndjera për personin e shtrenjtë në jetën e saj Read More »

Ç’po ndodh në Tiranë? Masa të forta sigurie, polici në çdo cep, mbërrijnë dhe njësi speciale ruse

Ka mbërritur pak pas mesdrekës këtë të shtunë në Shqipëri Patriarku i Kishës Ortodokse ruse, Kiril.

Masa të forta sigurie janë marrë në kryeqytet nga Policia e Shtetit.

Mësohet se së bashku me të nga Rusia, udhëtojnë dhe njësi special Ruse, që do garantojnë sigurinë e tij. Njësitë speciale Ruse, janë pjesë e stafit të sigurisë së Kirill në çdo vend të botës që ai viziton.

Duhet theksuar se Kirill për nga rëndësia konsiderohet në rang të barabartë me krerët botërorë të feve si Papa i Romës, apo Patriarku i Stambollit, dhe nisur nga kjo situatë dhe shërbimet e sigurisë në Shqipëri kanë marrë një sërë masash për të parandaluar çdo ngjarje të pakëndshme, gjatë vizitës tre ditore të Kirill në Shqipëri.

Struktura të antiterrorist pranë Policisë së Shtetit, Garda e Republikës dhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjatë kësaj jave janë angazhuar në një sërë detyra operative, për të lokalizuar dhe mbajtur në vëzhgim elementë kriminale, dhe me prirje radikale.

Kirill do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, por edhe zyrtarë të tjerë, të lartë shtetërorë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë përgjegjësi i zyrës për shtyp të Patriarkatit të Moskës, Aleksander Volkov.

“Këtë herë ai do të vizitojë kishën martirike të Shqipërisë, e cila vuajti shumë në shekullin e 20 dhe praktikisht u shkatërrua”, thuhet në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodokse Ruse.

Gjithashtu, theksohet se Patriarku rus Kirill dhe ai shqiptar, Janullatos, kanë një miqësi gati 50-vjeçare, të cilën e kanë ruajtur dhe forcuar gjithnjë e më shumë.

Kjo nuk është hera e parë që Janullatos dhe Kirill takohen së bashku, por është vizita e parë zyrtare e Patriarkut rus në Shqipëri.

Axhenda e plotë e Patriarkut rus:

Nga data 28-30 prill, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të presë Fortlumturinë dhe Shenjtërinë e Tij, Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusive, Kirillin.

Kjo vizitë e parë paqësore dhe historike ka një rëndësi të veçantë, pasi të dyja Kishat kanë përjetuar një persekutim të egër komunisto-ateist.

Të shtunën, më 28 prill 2018, ora 16:00, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë, do të presë Patriarkun Kirill në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Më pas do të vijojë Dhoksologjia zyrtare në Katedralen e Hirshme ‘Ngjallja e Krishtit’, në Tiranë.

Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë në Katedralen e Hirshme ‘Ngjallja e Krishtit’, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave.

Më pas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të shtrojë drekën zyrtare.

Pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja festive në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, ‘Deri në skajet e dheut’. Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i Patriarkanës së Moskës.

Në mbrëmjen e së dielës, Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, do të shtrojë një darkë në Pallatin e Brigadave.

Të hënën, më 30 prill, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare, në Selinë e Presidencës, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe në Selinë e Kryeministrisë Edi Ramën. Në fund do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Orthodhokse Theologjike ‘Ngjallja e Krishtit’. Largimi i vizitorit të lartë parashikohet në orën 14.00, nga aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

Ç’po ndodh në Tiranë? Masa të forta sigurie, polici në çdo cep, mbërrijnë dhe njësi speciale ruse Read More »

Qeveria, ndryshime në shtator. Zbulohet ultimatumi i Ramës

“Çfarë ndryshimesh, nëse do të jenë të nevojshme, në qeveri në shtator duhet të ndryshojmë, cilat ministra, ministri apo sektor nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregoj shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin”.

Ky ishte paralajmërimi i Ramës sot nga Asambleja e Partisë Socialiste, ku u la afat ministrave të tij deri në shtator për të përmirësur bilancet, përndryshe rrezikojnë karrigen.

E njëjta skadencë vlen edhe për strukturat dhe forumet e PS-së.

“Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë”, tha ai./ShkodraNews/

Qeveria, ndryshime në shtator. Zbulohet ultimatumi i Ramës Read More »