Partia Socialiste ka ndezur “motorët” për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Edhe pse na ndan edhe një vit nga ky proces zgjedhor, kryeministri Edi Rama ka nisur punën dhe përgatitjet sikur zgjedhjet të zhvilloheshin në qershor. Mirëpo kreu i qeverisë nuk është i kënaqur me punën e kryer deri më tani nga kryetarët e bashkive dhe këshilltarët socialistë. Duke qenë se zgjedhjet vendore të 2019 do të jenë përcaktuese edhe për ato parlamentare që do të zhvillohen në vitin 2021, Edi Rama kërkon që në procesin e vitit të ardhshëm të arrihet një rezultat sa më i mirë.
Por meqenëse ai është shprehur i pakënaqur nga angazhimi dhe arritjet e deritanishme, krerët e bashkive dhe këshilltarët do t’i nënshtrohen një procesi analize. Për të vlerësuar performancën e tyre është ngritur një grup i caktuar pune, i cili përbëhet nga Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Ndërsa kryebashkiakëve dhe këshilltarëve socialistë iu është dorëzuar një formular. Në pyetësor pushteti vendor duhet të tregojë në mënyrë të detajuar punën e kryer.
Formulari përmban 18 pyetje, ndërsa disa nga pyetjet më pikante janë: Sa janë shpenzimet me fondet e veta për investime në shkolla/ rrugë rurale/ ujësjellës për vitet 2014, 2015, 2016, 2017?; Ecuria e shpenzimeve për sportin dhe kulturën gjatë këtij 4-vjeçari; Cila është tarifa e gjelbërimit dhe e ndriçimit?; Sa metra katrorë leje ndërtimi për ndërtimet e reja janë dhënë në vitet 2014-2017, etj. Sipas informacioneve, deri më tani pyetjeve u janë përgjigjur 26 kryetarë bashkie, ndërsa 7 prej tyre nuk kanë dërguar akoma përgjigjet e tyre.
Sondazhe me qytetarët
Nga ana tjetër, Partia Socialiste pritet të organizojë edhe një sërë sondazhesh në terren ku do të pyeten qytetarët dhe njerëz brenda partisë për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Vlerësimi që ata do të japin për punën e bërë nga këto dy grupe do të ndikojë tek lista e kandidatëve që PS do të fusë në garë për zgjedhjet e vitit 2019. Mirëpo duhet të theksohet fakti se askush nuk e ka vendin e sigurt sepse lideri i qeverisë nuk është i kënaqur me performancën e kryebashkiakëve dhe këshilltarëve.
Duke marrë parasysh edhe përgjigjet që do të jepen në formular dhe sondazhet që do të kryhen, nuk përjashtohet që tek lista e kandidatëve të ketë lëvizje dhe që disa persona të mos futen më në garë. Pra, fati i gjithsecilit do të vendoset nga rezultatet që do të dalin nga procesi i analizës. Ky grup i punës i ngritur për analizën, i cili drejtohet nga Ilir Beqaj, do të vijojë punën deri më 30 qershor, kur do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidohen apo jo kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019.
Nga ana tjetër, në fokus PS do të ketë edhe platformën e bashkëqeverisjes dhe numrin e regjistrimeve në portal nga ana e bashkive. Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta, 30 janë bashkitë që kanë numrin më të lartë të regjistrimeve tek portali i bashkëqeverisjes. Listën e kryesojnë bashkitë e Vlorës, Tiranës, Beratit, Fierit, Korçës, etj. Ndërsa 31 bashki të tjera nuk kanë avancuar sa duhet me regjistrimet në portal. Midis këtyre bashkive që duhet të përparojnë mund të përmendim atë të Kolonjës, Kukësit, Patosit, Divjakës, Cërrikut, Vorës, etj./SOT
Bëmat dhe skandalet e njerëzve të drejtësisë i kanë mbyllur Shqipërisë dyert e Evropës.
Duke qenë të korruptuar vetë deri në palcë, u ka munguar guximi për arrestimin e të inkriminuarve të politikës.
Që qytetarët shqiptarë të depërtojnë në Evropë, paraprakisht duhet që të korruptuarit e gjykatave dhe prokurorive të largohen nga institucionet që i kanë keqpërdorur.
Madje-madje përveç konfiskimit të pasurisë korrupsionit, një numër jo vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh meritojnë të gjenden pas hekurave.
Vetëm në Shqipëri ndodh një çudi e tillë, kur një vend mbahet peng nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
Jo vetëm pasurinë por edhe bëmat e tyre, sigurisht të atyre që i kanë prodhuar do t’i risjellim në kujtesë të opinionit publik.
Pasuria e Kryetarit i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj, por edhe bëmat e tij, do të jenë në fokusin e objektivit të CNA.al.
Rikujtojmë se në vitin 2016, kryetari i Gjykatës së Apelit ka dhunuar shoferin e tij. Të paktën kështu është raportuar nga Policia e Shtetit në atë kohë.
“Më datë 09.06.2016 rreth orës 11:00 në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë është paraqitur shtetasi K. M., 25 vjeç, lindur në Vlore dhe banues në Tiranë, i cili kallezon se ka qënë i punesuar me detyrë shofer i administratës pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe sot rreth ores 09:30 duke qënë në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, është konfliktuar për shkak të marrëdhënies së punës që ka pasur dhe pretendon se është goditur me grusht nga Kryetari i Gjykates së Apelit Tiranë shtetasi Hysni Demiraj, 54 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër, rezident në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë, në vitin 2016.”
Po a është kaq i rëndë dhe në pasuri sa në bëma, kryegjyqtari i Apelit?
Të dhënat e pasurisë të deklaruara prej tij tregojnë se vetëm me dy paga, ka lidhur një kontratë me një kompani për ndërtimin e një pallati. Bëhet fjalë për vitin 2007.
Nuk dihet se në çfarë vendi do të ndërtohej objekti si dhe vlera e kontratës është jotransprante. Të paktën këto dhëna nuk janë përfshirë në materialet e publikuara nga Open Spending Albania.
Gjithsesi Demiraj në vitin 2007 ka deklaruar se ka paguar 40 mijë euro për kontratën me kompaninë Park-Construction-Albania.
Në vitin 2009 ai ka deklaruar, detyrime të papaguara në vlerën 12 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Në vitin 2010 ka detyrime të papaguara në vlerën 8 500 euro si dhe detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Në vitin 2011, deklaron, detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro dhe detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Në vitin 2012, Demiraj deklaron, detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro dhe detyrime të paguara në vlerën -500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Në vitin 2013, ka detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Në deklaratën e pasurisë të viti 2016, të siguruar nga CNA.al, nuk përmend më një kontratë e tillë. Sërish të ardhurat Demiraj i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes, ndërsa vajzën deklaron se po e shkollon me kredi në një një shkollë jopublike në Milano.
Viti 2004
Paga vjetore Hysni Demiraj 780 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 156 000 lekë.
Shitur veturë tip Volksëagen në vlerën 200 000 lekë.
Viti 2005
Paga vjetore Hysni Demiraj 800 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë.
Gjendja Cash 500 000 lekë në banesë
Viti 2006
Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 616 283 lekë.
Paga si anëtar i KLD 460 000 lekë.
Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 616 283 lekë.
Paga si anëtar i KLD 460 000 lekë.
Pagesa gjatë mbledhjes së KLD 190 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 5 000 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006.
Viti 2007
Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 819 000 lekë.
Shpërblime 18 000 lekë.
Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 300 000 lekë.
Bashkëshortja shpërblime në vlerën 20 000 lekë.
Kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati.
Detyrime të papaguara në vlerën 4 400 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -40 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati.
Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Viti 2008
Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 791 670 lekë.
Shpërblime 26 500 lekë.
Pagesa si anëtar i KLD 110 000 lekë.
Interesa bankare në vlerën 54 665 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 320 000 lekë.
Bashkëshortja shpërblime në vlerën 10 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 3 800 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Viti 2009
Paga vjetore Hysni Demiraj pranë Gjykatës së Apelit 567 018 lekë.
Paga vjetore Hysni Demiraj pranë Gjykatës së Gjirokastrës 395 835 lekë.
Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 450 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 3 200 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 12 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Përshkrim shpenzimi
Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Viti 2010
Paga vjetore Hysni Demiraj 1 176 684 lekë.
Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.
Bashkëshortja asistencë në vlerën 64 000 lekë.
Pronotuar Garazh me vlerë 12 500 euro dhe sip 15m2.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 600 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 8 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Viti 2011
Paga vjetore Hysni Demiraj 1 153 359 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 300 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Detyrime të paguara në vlerën -300 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Viti 2012
Paga vjetore Hysni Demiraj 1 223 403 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 800 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Detyrime të paguara në vlerën -500 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Viti 2013
Paga vjetore Hysni Demiraj 1 229 399 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në vlerën 100 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 800 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 30 000 euro për një kontratë huaje të lidhur më 27.08.2013.
Detyrime të paguara në vlerën -1 000 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Deklarata e pasurisë së Hysni Demirajt për vitin 2016
Vlera e 5 000 euro nga kontrata e shitjes së automjetit tip Benz me datë 25.08.206, kunatit.
Në datën e dorëzimit të kësaj kontrate kam në banesë, vlerën monetare, cash, të kursyera si rezultat i shitjes së automjetit dhe kursimit një vjeçar nga paga ime mujore dhe e bashkëshortes dhe e diferencës së kredisë që kam marrë për vajzën në shumën 7 000 euro dhe 400 000 lekë.
Kredi afatgjatë me datë 07.04.2016 për pagesën e vajzës, pranë fakultetit jopublik në Milano, në shumën prej 20 mijë euro, nga këto 17 mijë euro kanë kaluar në emrin e vajzës. Kredia është me afat 15 vjeçar dhe përfundon në vitin 2031. Kësti mujor i kësaj kredie është 146 euro në muaj. Janë paguar 1168 euro, ndërsa pa pagiar 19.331.77 euro.
Deri më 31 dhjetor 2016 vajaza ka ahardhuar 8 425.27 euro.
Overdraft për kartën visa Classic me limit kreditimi 1 000 000 lekë, nga e cila deri me 31 dhjetor 2016 nuk është përdorur.
Paga e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, në shumën 1 530 196 lekë.
Paga si anëtar i bordit drejtues së zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor në shumën 32.087 lekë.
Paga e bashkëshortes si punonjëse e bibliotekës së fakultetit ekonomik për periudhën 19 shtator-31 dhjetor 2016 në shumën 107.122 lekë.
Ish kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka asgjë kundër në parim për dorëheqjen e një lideri, pasi ai vet kishte bërë të njëjtën gjë. Por kur vjen puna te Lulzim Basha, Berisha nuk flet hapur.
Ja cfare tha sot Berisha te News24
Berisha: Ju pyesni një njeri që ka dhënë dorëheqje. Unë absolutisht nuk kam asgjë në parim kundër, por nuk pranoj që kjo të vendoset në statut, por pastaj nuk gjejmë qetësi.
Unë besoj se ish-bashkautorët e mi dhe miqtë e mi, do gjejnë se ndryshimet janë të mira në statut dhe po të kenë të tjera ti paraqesin në Kuvend.
Duhet të ketë një garë të ndershme. Kur nuk garon vet, duhet të gjesh njeriun e duhur. Po tu referohem praktikave të qendrës së djathtë do gjej që ndryshimet janë përmirësuese. Patozi e Jozefina kanë kontributet e tyre të çmuara në PD.
Ka ndodhur një padrejtësi? Është pranuar nga kryetari. Ndaj kësaj padrejtësie mbahen respektimit korrigjuese.
Domate qershi ( sasia sipas dëshirës)
2 thelpinj hudhër të copëtuar
1/4 lugë. kripë
1/2 lugë. trumzë të tharë (opsionale)
Përgatitja
Ngroheni furrën paraprakisht në 200 gradë celcius. Vendosni një fletë pjekjeje në tepsinë ku do shtroni domatet.
Shtroni domatet në tepsi dhe hidhni sipër hudhrën e prerë, kripën dhe trumzën.
Lërini në furrë për 33-35 minuta dhe përziejini me kujdes gjatë pjekjes. Shërbejeni si pjatë anësore ose hidhjani sallatës./Shije
Kjo është një recetë tradicionale përmetare, shumë e shijshme, që nuk e keni provuar në asnjë vend tjetër.
Ajo madje është edhe shumë e thjeshtë në përgatitje.
JA RECETA:
Përbërësit
gjysmë pulë
2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle arra (të grirë)
2 vezë (të verdhat)
50 gr gjalpë
kripë
Përgatitja:
Presim pulën në copa të vogla dhe e shtojmë në tigan ku e skuqim pak.
Më pas i hedhim 300 ml ujë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta.
Ndërkohë bëjmë brumin duke përzier miellin me arrët e grira dhe të verdhat e vezëve. E punojmë mirë me dorë sa të marrim një masë të plotë të cilën e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë karameli.
Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë derisa masa të bëhet pak kremoze.
Panik ne Tirane, pasi dy persona nga lartesia kercenojne me vetevrasje.
Një burrë dhe një grua kanë hipur në një vinç në Tiranë dhe kërcënojnë me vetëvrasje.
Policia e Tiranës bën me dije se: rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se
Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.
Ata dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.
Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.
Nëse jeni duke përjetuar një vështirësi në kujtimin e sendeve, duhet të dini se disa medikamente të përshkruara, si edhe ato të marra mbi-normë mund të jenë shkaku kryuesor. Kthehu në të kaluarën, mjekët shoqërojnë humbjen e kujtesës dhe konfuzionin mendor me procesin e plakjes.
Sidoqoftë, në ditët e sotme, shkencëtarët pohojnë se plakja nuk duhet domosdoshmërisht të ndodhë. Kjo është për shkak se truri ka aftësinë për të formuar qeliza të reja dhe për të riformuar lidhjet e tyre përmes jetës.
Shkaqe të tjera të humbjes së kujtesës
Alkooli dhe droga
Pirja e duhanit
Stresi i tepruar
Pagjumësia
Mungesa e vitaminës B12
Mjerisht, recetat e dhëna nga mjekët mund të shkaktojnë afërsisht 100,000 vdekje në vit dhe më shumë se 1.5 milion pacientë janë hospitalizuar për shkak të efekteve anësore të këtyre ilaçeve.
Statin
Ato janë të përshkruara për rregullimin e niveleve të kolesterolit, por ato janë gjetur të shkaktojnë dëme në tru dhe humbje të kujtesës.
Ilacet e gjumit
Kur merren për një kohë më të gjatë, këto mjekime mund të shkaktojnë humbje të kujtesës dhe madje edhe koma. Ata nuk e trajtojnë arsyet themelore për pagjumësinë, por vetëm përkeqësojnë shëndetin e dikujt.
Anti Meds
Antispasmodics, ilaqet kundër depresionit, antibiotikët dhe anti-drogë të tjera ndikojnë në nivelet e acetilkolinës në trupin tonë; ky është neurotransmetuesi kryesor i rëndësishëm për mësimin dhe kujtesën. Kur nivelet e tij nuk janë mjaft të larta, mund të ndodhin efekte serioze anësore, si turbullira në shikim, konfuzion mendor dhe humbja e kujtesës.
20 mjekime që mund të shkaktojnë humbjen e kujtesës
Sipas një liste të bërë nga ish nënkryetari i Departamentit të Psikiatrisë, këto janë 20 barnat që kanë qenë të lidhura me humbjen e kujtesës:
Steroidet
• Antihistaminat
• Litium
• Methyldopa
• Naproxen
• ilaqet kundër depresionit – Vivactil, Elavil, Anafranil, Norpramin, Pamelor dhe Surmontil.
• Interferonet
• Ilacet e Hipertensionit
• Beta blockers
• Quinidine
• Insulinë
• Benzodiazepinat
• Medikamentet e Parkinsonit
• Antipsikotikët
• Barbituratet
• Ilacet e Epilepsise – Phenytoin dhe Dilantin
• Mjekimet e kimioterapisë
• Antibiotikë
• Qetësuesit e dhimbjeve
• Ilace gjumi
Medikamente mbi-normë që mund të çojnë në humbjen e kujtesës
“Dua të shes veshkën”. Këto janë fjalët e një nëne që i është drejtuar emisionit Fiks Fare me këtë kërkesë të pazakontë për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Ajo tregon se e ka menduar gjatë dhe pamundësia ekonomike e ka detyruar të vendosë për të kryer këtë veprim. “Burri im është i sëmurë dhe nuk ka mundësi të punojë, shtëpi nuk kemi, jetojmë te prindërit e mi. Ata nuk kanë pension. Të vetmet të ardhura janë rroga ime prej 220 mijë lekësh të vjetra”, tregon ajo historinë për të shpjeguar se çfarë e ka shtyrë të marrë vendimin për të shitur veshkën.
Ajo tregon për Fiks Fare se këtë e bën për vajzën e saj, e cila është vetëm 15 vjeçe dhe dëshiron që ajo të jetojë si adoleshentet e tjera.
“Dua të bëj diçka për të, t’i lë të paktën një shtëpi, të tregoj se unë mund të bëj diçka për të, pasi për të do të jepja jetën”, rrëfen gruaja e re, e cila është rreth 40-ve dhe jeton në Tiranë.
Nëna e re shpjegon se ka dy vjet që e mendon këtë gjë, por nuk i ka treguar askujt dhe dëshiron që sidomos vajza e saj mos ta mësojë kurrë këtë fakt.
Madje, ajo thotë se disa herë është drejtuar për të ardhur te Fiksi, por është kthyer rrugës. Edhe ditët e fundit është afruar dy-tre herë, derisa ka vendosur të hyjë në redaksi dhe të bëjë kërkesën e veçantë.
“Kisha frikë sesi do e merrnin njerëzit, sesi do më gjykonin, si do më shihnin, se unë nuk kam frikë për jetën time. Këtë po e bëj për fëmijën tim dhe nuk druhem për asgjë, prandaj, ju lutem më ndihmoni”, mbyll rrëfimin e saj nëna e re, teksa i dridhet zëri, me shpresën se nëpërmjet emisionit, dikush do e dëgjojë dhe veç faktit se ajo do i vijë në ndihmë familjes së saj, me këtë veprim do të ndihmojë edhe dikë që do e ketë të nevojshme transplantin e një veshke.