Aurora

Kjo gjallesë e frikshme është ‘kërcënimi’ më i ri nga bota shtazore (Foto)

Një krijesë mjaft e frikshme është zbuluar në bregun e lumit Mersey në Liverpul të Britanisë.

Trupi i ngordhur i një gjallese që ngjante me një peshk të madh u zbulua nga një kalimtar i rastit, ndërsa shkencëtarët kanë thënë që ende nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë.

Sipas ekpertrëve, ai ngjan me një delfin ose ndonjë lloj kërpurdhe, ndërsa mbi kurriz ka gjemba dhe nofullën e ka të pajisur me dhëmbë të mëdhenj.

“Është shumë i çuditshëm”, ka thënë 28 vjeçari i cili pa nga larg gjallesën.

Sakaq hetimet për më shumë informacion kanë vijuar pas dyshimeve se ky trup mund ti përkasë një gjallesë të zhdukur mijëra vite më parë.

Kjo gjallesë e frikshme është ‘kërcënimi’ më i ri nga bota shtazore (Foto) Read More »

Për të gjithë ju maskarenjtë tradhëtarë shqipfolësa…ja duart e një vreshtari në Mirditë

Nga Altin Prenga

Një përgjigje për gjithë maskarenjtë tradhëtarë shqipfolësa që thonë se ne nuk kemi rrush, nuk kemi verë etj.

Vetëm në Bukëmirë, Mirditë janë mbi 100 HA vresht. Duke bërë llogaritë mund të shërbesh mbi 2 milionë vakte në restorant me një sasi rrushi të tillë.

Këto janë duart e Ndue Prengës, vreshtar brez pas brezi.

Një nga shumë ata njerëz që punojnë me ndershmëri në kët vend!

Promovoni çdo prodhim të botës por mos ofendoni mundin e ketyre njerëzve. Faleminderit për mirkuptimin!/27.al

Për të gjithë ju maskarenjtë tradhëtarë shqipfolësa…ja duart e një vreshtari në Mirditë Read More »

Zbulim, nuk do na e kishte marrë mendja kurrë që kjo gjë fshihet brenda hundës së njeriut

Prej kohësh, shkencëtarët kanë paralajmëruar se duhen antibiotikë të rinj, pasi mikrobet po krijojnë rezistencë ndaj atyre aktualë, që në shumicën e rasteve janë përdorur pa asnjë kriter.

Duket se zgjidhja ka ardhur nga një burim shumë i pazakontë, pikërisht hunda e njeriut. Studiuesit e Universitetit “Tubingen” në Gjermani thonë se kanë zbuluar një klasë të re antibiotikësh, duke analizuar luftën bakteriologjike që zhvillohet në flegrat e hundës, raporton telegrafi.

Kërkuesit kanë zbuluar se 70% e njerëzve mbajnë brenda hundës së tyre një mikrob të quajtur Staphylococcus lugdunensis, i cili tani po shërben për krijimin e një antibiotiku të ri, i aftë të luftojë mikrobet më të vështira për t’u zhdukur.

Studimet kanë rezultuar në një ilaç të ri, që njihet me emrin “Lugdunin” dhe që mund të ndalojë ato që njihen si supermikrobe.

Është shumë herët për të thënë nëse “lugdunin” mund të formojë bazën për antibiotikët e rinj dhe të përdoret për luftimin e infeksioneve të ndryshme, megjithatë ka premisa.

Ky zbulim është konsideruar një mrekulli, pasi tani bakteriet vdekjeprurëse, si E.coli apo Salmonella, janë duke u bërë gjithmonë e më të forta, më rezistente ndaj kurave të përdorura deri më tani.

Kështu, shkencëtarët po përgatiten për një revolucion të vërtetë për kërkimin e antibiotikëve të rinj, të cilët nuk do gjenden vetëm në ambientin përreth, por edhe brenda vetë trupit të njeriut.

Zbulim, nuk do na e kishte marrë mendja kurrë që kjo gjë fshihet brenda hundës së njeriut Read More »

Certifikohet i pari në Europë si Antibiotik Free, Peshku i Orikumit !

Shqipëria ka marrë pjesë për të katertin vit radhazi në panairin ndërkombëtar Global Expo Seafood. Eventi u zhvillua në Bruksel nga datat 23 deri në 25 prill ku morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti. Kjo është një risi për tregun Europian dhe jam i lumtur që Shqipëria mori një çertifikatë të tillë”, u shpreh Rossi. Përdorimi i ushqimit të duhur dhe kontrolli direkt në të gjitha fazat e prodhimit ka sjellë rezultate të shkëlqyera.
Almarina meriton me të drejtë të jetë krenaria e detit shqiptar. Vlerësimi kësaj here për një kompani nga Orikumi i Vlorës, vjen nga zemra e Europës, Brukseli. Dhe jo pak, por shpallet peshku i vetëm i kultivuar në kontinentin Europian si Antibiotik Free.

E thënë ndryshe, prodhimi që vjen nga gjiri i Vlorës u çertifikua në Expo Seafoodsi i vetmi që përmbush të gjitha kushtet për t’u konsideruar i pa trajtuar me asnjë lloj medikamenti apo substancë tjetër kimike. I gjithë zinxhiri i realizimit të këtij produkti elitë të detit shqiptar nën monitorim e rreptë të enteve çertifikuese si dhe nga gjithë supermarketet më në zë të Europës, furnitor i të cilëve është prej afro një viti. Duke i vënë theksin në rritjen e peshkut të cilësisë dhe sigurisë ushqimore në respekt të plotë të ruajtjes së ambientit kompania është e çertifikuar me Standartet ndërkombëtare të cilësisë IFS,GLOBALG.A.P(The Global Partnership for Good Agricultural Practice) Vlerësimet e klientit europian, auditimet e laboratoreve prestigjioze si dhe kërkimet shkencore të Universitetit të Camerinos në Marche e radhisin kocen dhe levrekun e Orikumit shumë më përpara në vlera se prodhimi i fermave italiane, greke e kroate që kane dhjetra vite në tregun europian.

Shqipëria ka marrë pjesë për të katertin vit radhazi në panairin ndërkombëtar Global Expo Seafood. Eventi u zhvillua në Bruksel nga datat 23 deri në 25 prill ku morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti. Shqipëria u përfaqësua në Expo Food me produktet e Almarina, kompanisë shqiptare të mbështetur fuqishëm nga gjiganti Italian EREDE ROSSI SILVIO. Por risia e këtij viti është çertifikata Antibiotik Free (Mungesë e plotë e antibiotikeve në të gjthë ciklin e plotë të rritjes së kocës dhe levrekut) që iu dorëzua peshkut të Almarinës dhe produktit cilësor që sjell në tregun Europian. Peshku i Orikumit është i pari në Europë që çertifikohet si i tillë.

Niçola Rossi, Presidenti i gjigandit EREDE ROSSI SILVIO ,akuakulturisti më i madh i troftës të salmonuar jo vetëm në Itali por edhe në Europë, është shprehur shumë i kënaqur me vlerësimin që ka marrë Almarina. “Ujërat e gjirit të Vlorës janë vendi ideal për prodhimin pa antibiotik të koceve dhe levrekut. Kjo është një risi për tregun Europian dhe jam i lumtur që Shqipëria mori një çertifikatë të tillë”, u shpreh Rossi. Përdorimi i ushqimit të duhur dhe kontrolli direkt në të gjitha fazat e prodhimit ka sjellë rezultate të shkëlqyera.

Sheme Kondi, administratori shqiptar i Almarina i pranishëm në Expo, theksoi se ky çertifikim është një rezultat që i atribuohet edhe gjigantit Rossi me mbështetjen dhe bashkëpunimin në cdo moment të mbarështimit. “Kjo çertifikatë europiane e nderon Shqipërinë duke bërë që edhe investitorë të tjerë të kthejnë sytë drejt vendit tonë. Kompania me shpejtësi të madhe krijoi të gjitha strukturat e saj dhe sot ne jemi një eksportues shumë i rëndësishëm në supermarketet e Italisë dhe Europës. Kjo në sajë të një pune pasionante te nje stafi profesionistesh te zote që fillon nga Shqipëria e mbaron në kryeqendrën e Europës, në Bruksel”, tha Kondi menjëherë pasi autoritetet organizuese të panairit i dorëzuan çertifikatën vlerësuese. Sipas tij suksesi i kësaj kompanie, relativisht te re bën që vendi ynë të prezantohet disi ndryshe, duke bërë që kompani të shumta të lidhin kontrata të leverdishme me të.

Një tjetër risi e peshkut të Orikumit është sasia e Omega 3, ndërkohë që në vende si Greqia , Kroacia apo Turqia, ky përbërës i rëndësishëm i filetos së peshkut që ndikon direkt tek shëndeti i konsumatorit, Omega 3 nuk e kalon shifrën 9,70, ndërsa peshku i Orikumit arrin maksimalisht në 17,88. Njazi Mustafa, bashkëortak në Almarina, ritheksoi se ky rezultat është një sukses jo vetëm për Almarinën dhe zonën e Orikumit, por është një vlerësim që hap dyert prodhimeve shqiptare për të ndjekur të njëjtën rrugë.

Në Global Expo Seafood u prezantua edhe ferma e peshkut Alb Adriatiko përfaqesuar nga Hysen Jazaj, i cili theksoi se në sajë të bashkëpunimit me Almarina Or dhe Grupo Rossi u bë e mundur hapja e dyerve nga supermarketet evropiane për produktet shqiptare dhe ritheksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë event që konsiderohet si panairi më masiv dhe kualitativ i peshkut në rang ndërkombëtar./ZgjohuShqiptar.al

Certifikohet i pari në Europë si Antibiotik Free, Peshku i Orikumit ! Read More »

Sekuestroja e pronave në Razëm, pritet arrestimi i 14 zyrtarëve

Zbardhen të tjera detaje, sa i takon hetimeve të prokurorisë së rrethit Gjyqësorë të Shkodrës në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit për nisjen e procedimit penal dhe vendosjen e sekuestros preventive për 25000 m2 tokë pyll në Razëm.

Sipas burimeve të Alpe news pranë prokurorisë së Shkodrës, përfitues i sipërfaqes prej 53902 m2 është një person i vetëm i cili do të shiste më pas tokën ndaj personave të tjerë.

Ndërkohe që priten, urdhër ndalimet për 14 zyrtarë dhe ish zyrtarë të njësive vendore, Zyrës së Regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe Agjencisë së Kthimit dhe kompensimit të pronave të cilët do të jenë pjesë e dëshmitarëve por edhe personave të cilët dyshohet se kanë kryer falsifikimin e dokumenteve duke i dhënë pa të drejtë këtë sipërfaqe toke personave të tjerë.

Ndërkohe në lidhje me këtë çeshtje, i kontaktuar me telefon, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj ka deklaruar se hetimi nuk ka lidhje me asnjë prej zyrtarëve që aktualisht janë pjesë e administratës së Bashkisë Malësi e Madhe dhe se hetimi nuk i takon vendimeve që mund të jenë marrë pas vitit 2015-te.

Çështja e pronave në Malësinë e Madhe është një gangrenë që e shoqëron prej vitesh këtë zonë. Edhe në vitin 2001-2002 Prokuroria nisi nje hetim për abuzime të pronave por kjo ceshtje u mbyll dy vite me vonë për mungesë faktesh dhe provash. Ngelet për tu parë se deri ku do të shkojë kësaj radhe kjo ceshtje, e cila nxjerr në pah një megaskandal të abuzimi të ish zyrtarëve  me pronat e banorëve të Razmës.

Sekuestroja e pronave në Razëm, pritet arrestimi i 14 zyrtarëve Read More »

Majlinda Bregu me post në BE, reagon për herë të parë Sali Berisha

Marrja e një posti të rëndësishëm nga ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, për ish-kryeministrin Sali Berisha është thjesht një zgjedhje e saj. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Berisha ka treguar marrëdhënien që ruan ende me ish-ministren e kabinetit të tij, pa dashur të komentojë zgjedhjet e saj në jetë.

Ish ministrja e kabinetit tuaj, zonja Majlinda Bregu është tashmë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, e para shqiptare, e para femër në këtë post. Si e komentoni ju?

Unë respektoj zgjedhjen e saj. Natyrisht është zgjedhje e bërë nga kjo shumicë. Në konceptin tim thelbi i lirisë është zgjedhja dhe ajo ka të drejtë të zgjidhet. E ka bërë për më mirë, unë nuk gjykoj zgjedhjen e saj. Nuk gjykoj zgjedhjen e tjetrit, nëse e ka bërë mirë apo keq zgjedhjen e saj. Është një kandidaturë zyrtare e qeverisë shqiptare.

Ndaj i munguan urimet dhe komentet e kolegëve të PD?

Nuk e di se si mendojnë sepse nuk i kam pyetur. Do kishte qenë ndryshe sikur opozita të ishte pyetur, të kishte dhënë mendim. Nuk besoj se kryetari i opozitës do refuzonte zgjedhjen e saj. Qeveria duhet të pyeste kryetarin e opozitës.

A keni ju një formë zhgënjimi nga të gjitha veprimet e Majlinda Bregut? E keni pasur shumë të afërt?

Nuk e konsideroj që ajo ka bërë një gjë që unë të jem zemërthyer ka bërë zgjedhjen e vetë. Secili prej bashkëpunëtorëve të mi ka vlerësimin për të gjithë kohën që kemi bashkëpunuar. Unë jam tërhequr nga drejtimi i PD, por ruaj ato respekte që kam pasur për ta.

E ruani edhe komunikimin?

Padiskutim, nuk e ndërpres unë komunikimin me njerëzit.

Majlinda Bregu me post në BE, reagon për herë të parë Sali Berisha Read More »

Video erotike midis Ervin Salianjit dhe G.D, gazetari zbulon emrin e personit që ja dërgoi

Videon erotike mes Ervin Salianjit dhe Grida Dumës e ka nxjerrë Sali Berisha.

Kjo gjë pohohet nga ana e gazetarit Elvi Fundo, portali i të cilit botoi mesazhet erotike mes dy deputetëve demokratë.

“Videon e Salianjit me GD ma solli Sali Berisha”, shkruan Fundo në Tuiter, pa dhënë më shumë detaje.
Ervin Salianji dhe Grida Duma u filmuan ndërsa shkëmbenin disa mesazhe të forta erotike në ambientet e Kuvendit, në kohën që zhvillohej seanca parlamentare.

Askush prej tyre nuk ka dhënë asnjë shpjegim, ndërkohë që prej daljes së kësaj video, ishte aluduar se ai që e nxorri ishte pikërisht Sali Berisha.

Nuk dihet nëse tashmë do të ketë ndonjë reagim nga Lulzim Basha, pasi ky veprim i Berishës është edhe një goditje e rëndë për të, shkruan Tema. Kjo, duke qenë se Salianji dhe Duma njihen si dy prej njerëzve më besnikë të tij dhe që janë promovuar në PD, pikërisht nga Basha.

Video erotike midis Ervin Salianjit dhe G.D, gazetari zbulon emrin e personit që ja dërgoi Read More »

Dosja “e nxehtë” e Azem Hajdarit do të rihapet, çfarë thotë avokati i Izet Haxhisë

Pak ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet turke, Izet Haxhia, ish-truproja i ish-Presidentit Berisha dhe një prej personave të dënuar nga gjykata shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit, ka nisur përgatitjet për t’u përballur me drejtësinë.

Ai ka zgjedhur në Shqipëri avokatin Fran Dashi, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit. “Panorama” kontaktoi me avokatin Dashi, i cili tha se ka nisur përgatitjet për procedurat e ekstradimit dhe shumë shpejt Haxhia do të vijë në Shqipëri, ku është dënuar në mungesë.

Sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet. Avokati shprehu bindjen se klienti i tij është i pafajshëm dhe kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe nga ai i viteve më parë.

“Z. Haxhia u dorëzua me vullnetin e tij në Policinë turke, pasi Gjykata e Lartë atje vendosi që të ekstradohej. Me dëshirën dhe vullnetin e tij ai kthehet në atdhe pas 18 vjetësh, për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe për të treguar pafajësinë e tij në çështjen e bujshme të vitit 1998.

Ne do të kërkojmë rigjykim dhe hapjen e çështjes nga e para, pasi z. Haxhia që nga dita që ka nisur procesi gjyqësor dhe deri në këto momente, nuk ka qenë prezent në asnjë seancë pyetjesh apo seancë gjyqësore. Dhe mosprezenca e tij gjatë procesit e bën nul vendimin e Gjykatës.

Në këto kushte, ai kthehet me vullnetin e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe të tregojë pafajësinë”, thotë avokati Dashi.

I pyetur nëse rihapja e dosjes prek edhe të dënuarit e tjerë të çështjes “Hajdari”, avokati nuk preferoi të bënte komente më përtej se sa për klientin e tij.

“Unë përfaqësoj zotin Haxhia dhe për këtë arsye nuk marr përsipër të komentoj për persona të tjerë”, shtoi Dashi.

Lidhur me kohën se kur mund të mbërrijë Izet Haxhia në Shqipëri, avokati tha se po bëhen përgatitjet, edhe pse nuk ka një datë fikse, për shkak se procedurat zgjasin, si nga pala turke ashtu edhe nga ajo shqiptare.

Rreth katër ditë më parë, ish-truproja i Berishës njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte vetëdorëzuar në Policinë turke, pas vendimit të Gjykatës së Lartë atje për ta ekstraduar në Shqipëri.

“Meqë nuk erdhën të më marrin, u dorëzova vetë në Policinë turke”, shkruante ai në profilin e tij në “Facebook”.

Haxhia është njëri prej të dënuarve me 25 vjet burg nga gjykatat shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit. Mirëpo, ai nuk e ka pranuar kurrë këtë akuzë dhe është arratisur në Turqi ku ishte në azil. Haxhia, gjatë gjithë kësaj kohe ka akuzuar gjithnjë Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për gjyqin ndaj tij. Edhe më herët, Haxhia ka thënë se do të paraqesë fakte tronditëse për vrasjen e deputetit shqiptar kur të kthehej në Shqipëri.

Dosja “e nxehtë” e Azem Hajdarit do të rihapet, çfarë thotë avokati i Izet Haxhisë Read More »