Aurora

‘Ujku’ shqiptar që u bë mbreti i Moldavisë dhe sundoi për 19 vite

Për prejardhjen e familjes Koçi ka disa teza. Njëra prej tyre i identifikon paraardhësit me rrënjë nga Shqipëria Jugore, të emigruar në fshatin Arbanas në Bullgari, ku ende jeton një komunitet shqiptar. Një tjetër i vendos, pas mbërritjes në Bullgari, në një zonë pranë qytetit Razgrad
Duke qenë se studimet e mirëfillta për këtë figurë mungojnë, edhe vendi i origjinës së saktë të familjes është i vështirë të thuhet.
Elementi që bashkon të gjithë studiuesit dhe historianët është fakti se rrënjët e tij ishin qartësisht shqiptare, kjo edhe sepse ai identifikohej me origjinën e tij.
Vasili lindi në vitin 1595, duke qenë një nga 8 fëmijët e Nikollë Koçit. Ky i fundit u vendos në territoret rumune pas një kryengritjeje të dështuar, me ndihmën e një prej princërve të kohës, Radu Mihneas. Pas vdekjes së të atit, familja u vendos në Moldavi, ku nisi rrugëtimin ”ujku” shqiptar.
Vasili pati pozicione të larta gjatë viteve 1626 – 1629 dhe 1633, kur në sundim të Moldavisë ishte Miron Barnovchi.
Në 1634-n, si kundërpërgjigje e fisnikëve vendas ndaj forcimit të konkurrentëve grekë dhe levantinë, ai u zgjodh princ i Moldavisë.
Ky vendim ishte rezultat i vendosmërisë dhe forcës që ai tregoi në revoltën ndaj princit Alexandru Ilias dhe njerëzve të tij.
Vasil Koçi u mbështet mjaft edhe nga një sundimtar tjetër, Matei Basarab, princ i Vllahisë, si dhe pashai turk i Silistrës, Mehmet Abza.
Hipja në fron e sundimtarit shqiptar konsiderohej si një sukses jo thjesht ushtarak, por edhe për vetë reformat modernizuese që ai ndërmori, ashtu si edhe investimet që ruhen ende sot.
Vasil Lupu njihet si sundimtari i parë që kodifikoi ligjet në Moldavi.
Ky dokument i veçantë u quajt Romanesca de Invitatura ose kodi i Vasil Luput dhe i dha prioritet jo thjesht anës juridike, por edhe elementeve të tjera, siç ishte gjuha rumune.
Kjo reformë shënoi kalimin nga ligjet e pashkruara e të bazuara më së shumti në zakonet e kohës tek ato zyrtare, të hartuara dhe publikuara sipas një stili romano – bizantin.
Jo më kot filozofi dhe historiani Dimitrie Cantemir, që jetoi gjatë viteve 1673 – 1723, e konsideronte periudhën e sundimit të Vasil Koçit si atë të rizgjimit dhe rikthimit në dritë nga errësira e barbarive që shtriheshin në vend. Vasili ishte një drejtues i aftë jo thjesht në politikën e brendshme, por edhe në rrafshin diplomatik. Ai mbajti marrëdhënie me të gjitha superfuqitë përreth, duke forcuar lidhjet me Vjenën, Varshavën, Moskën etj. Pozita e tij u bë kaq e rëndësishme sa shpesh ai ndërhyri për të forcuar rolin dhe pushtetin e tij edhe në konflikte, siç është ai në Krime, në vitet 1635 – 1637 apo në krizën turko – ruse për qytetin e Azovit, në vitet 1637 – 1642.
Princi themeloi, në vitin 1640, shkollën e parë, që njihet si Akademia Vasiliane, duke u dhënë mundësi në këtë mënyrë të rinjve vendas të mësonin aty pa u dashur të largoheshin drejt Polonisë, siç kishte ndodhur deri në atë kohë për pinjollët e familjeve të mëdha. Biblioteka e Universitetit të Lashit ishte gjithashtu vepër e tij, ndërsa shtypshkronja e parë ishte një tjetër investim që u ngrit me mbështetjen e fortë të sundimtarit dhe që shënoi nisjen e një tjetër epoke për publicistikën vendase.
Ai ndërtoi mjaft objekte kulti, ndër të cilat edhe kishën e “Tre Hierarkëve”, një monument i mbrojtur nga UNESCO. Në fakt, princi Vasil u shndërrua në një mbrojtës të ortodoksisë jo vetëm në territoret e tij, por edhe shumë më gjerë. Shuma të mëdha parash iu dhanë, me urdhrin e tij, Patriarkanës së Kostandinopojës dhe Jerusalemit, ashtu si manastirit të malit Athos në Greqi. Më se 30 kisha dhe manastire në Moldavi u ngritën prej tij, ndërkohë që bamirësi të tjera bëri edhe në Poloni, Bullgari etj.
Paralelisht me investimet, Vasil Koçi kërkoi të forconte pushtetin duke u përpjekur të përfshinte nën sundim zotërime të reja. Nëse me princin e Transilvanisë, Gheorghe Rakoczi I, mbajti marrëdhënie mjaft të mira të bazuara mbi dy traktate të nënshkruara në vitet 1638 dhe 1646, me një ish-aleatin e dikurshëm, princin e Vllahisë, Matei Basarab, që e mbështeti për të hipur në fron, gjërat shkuan ndryshe.
Etja për territore bëri që Vasil Koçi t’i shpallte luftë rivalit të tij. Për këtë qëllim, ai lidhi edhe krushqi me ushtarakun e lartë të kozakëve, Bohdan Chmelnyckij, i njohur ndryshe si Bogdani i Zi.
Princi shqiptar i dha vajzën e tij, Ruksandrën, djalit të Bohdanit.
Pozicionet kyçe nën sundimin e tij i mbanin jo thjesht njerëzit më besnikë, por mbi të gjitha të afërmit.
Mjafton të përmendet fakti se 10 nga 17 guvernatorë ishin familjarë të sundimtarit tregues i kujdesit që Vasil Koçi tregonte për të mos forcuar njerëz të jashtëm që mund t’i cenonin pushtetin, por ishte pikërisht kjo etje për rritje të pushtetit që e rrëzoi.
I forcuar edhe me koalicionin e ri pas martesës së të bijës, Vasili mendoi se do ta kishte më të lehtë të shkatërronte princin e Vllahisë. Plot tri herë ushtritë u përplasën në 1639-n, në Ojogeni e më pas në Nenisori, e në fund në 1653-shin në Finta. Në të tria rastet, ushtritë e sundimtarit shqiptar u mposhtën. Beteja e fundit rezultoi më fatalja.
Pas kësaj beteje nisi një rebelim i menjëhershëm i fisnikëve moldavë, të cilët 19 vjet më parë e kishin mbështetur.
“Ujku” nuk mundi këtë herë të qetësonte gjërat me dredhitë e tij dhe përfundoi i zëvendësuar në fron nga princi Gheorge Stefan.
Vasili u largua drejt Stambollit, ku jetoi në ekzil për vite të tëra. Ka të dhëna se 5 vite ai i kaloi në një nga burgjet e perandorisë, i arrestuar nga autoritetet osmane.
Ndonëse nuk rreshti për asnjë moment në përpjekjet e tij për rikthimin në pushtet, kjo nuk ndodhi më kurrë.
E megjithatë, Vasili arriti të shihte nga larg, në vitin 1559, hipjen në fron të djalit të tij, Stefan Lupu.
Në vitin 1661, sundimtari i dikurshëm, që kaq shumë ndihmoi në zhvillimin e principatës së drejtuar prej tij, vdiq në ekzil në Stamboll, ndërsa vetëm pak kohë më pas djali i tij ra nga froni.
Stefani, mesa duket, nuk kishte trashëguar aftësitë e të atit për të qëndruar gjatë në pushtet përmes aleancave të ndryshme, duke e mbajtur atë vetëm dy vjet.

Trupi i sundimtarit shqiptar që udhëhoqi Moldavinë për 19 vite sot prehet në katedralen e “Tre Hierarkëve” në Lashi.
Vasil Lupu ishte i pari i një pushteti shqiptar, që më pas vijoi edhe me dinastinë e famshme të familjes Gjika, që drejtuan për breza Vllahinë e Moldavinë apo edhe familjet Duka, Shucu, Balsha etj./Marin Mema/

‘Ujku’ shqiptar që u bë mbreti i Moldavisë dhe sundoi për 19 vite Read More »

Qumështi i bletës – Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve

Përdorimi i qumështit të Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.
Çdo pikë qumështi i bletës është jetë. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.

I njohur ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” qumështi i bletës është ndër më të kërkuarit në botë. Sot ai është shndërruar në një biznes fitimprurës për bletarët shqiptarë krahas prodhimit të mjaltit.

Vitet e fundit, qumështi i Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.

Ashtu si në çdo vend të botës ai shitet në sasi shumë të kufizuar ndaj dhe vlera e tij përherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë. Ai ambalazhohet në minishishe qelqi dhe shitet në gramatura shumë të vogla.

Sipas të dhënave çmimi mesatar për vetëm një gram qumështi të bletës shkon deri në 1 mijë lekë (të reja).

Nisur për nga vlera e lartë dhe fitimprurëse, bletarët shqiptarë kanë fokusuar biznesin e tyre prej disa vitesh edhe në shitjen e qumështit të bletës ndërsa e vlerësojnë këtë mënyrë biznesi edhe më fitimprurës se sa shitja e mjaltit.
Kërkesa për qumështin e bletës në rritje
Bletarët shprehen për AgroWeb.org se kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje ndaj dhe ata janë duke i kushtuar vëmendje përherë e më të lartë nxjerrjes së këtij qumështi të artë.

Vjelja e qumështit të bletës kërkon një mjeshtëri të posaçme pasi i gjithë procesi është shumë delikat.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, një fakt interesant ky, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.
Vlerat kurative për shëndetin
Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: Hipertiroidisem, Diabeti, Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit, sëmundje të veshkave, artrite reumatoide, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës etj

Ai rekomandohet që të përdoret herët në mëngjes duke e marrë nën gjuhë. Kjo pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues fantastik për organizmin nga toksinat.

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Qumështi i bletës, nxit gjëndrat riprodhuese, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzanisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.

Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë.

Rekomandohet që kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, ndërkohë që dozat kurative duhet të ndërmerren sipas specifikimeve përkatëse.

Vlerësohet se asnjë ilaç nuk mund të zëvendësojë vlerat kurative të Qumështit të Bletëve.

Qumështi i bletës – Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve Read More »

Mëngjes i shijshëm, shëndet i mirë – Omletë me perime

Omleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare por gjithë kuzhinës botërore.

Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, omleta vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.

Omleta përgatitet shumë lehtë dhe kërkon pak kohë ndërkohë që është e pasur me vlera të shëndetshme.

Ajo përgatitet e kombinuar në mënyra të ndryshme, me djathë të bardhë a kaçkavall, proshuta të ndryshme e salsice por më e shëndetshmja dhe më e shijshmja është padyshim omleta me perime të freskëta.

Mund të kombinoni të gjitha perimet që u gjenden në shtëpi, domate, patate, karrota, kunguj, lulelakër, brokoli etj.

Sa më shumë përbërës të hidhni aq më shumë e shijshme dhe e shëndetshme do të bëhet omleta.

Më poshtë, keni një recetë të shëndetshme të përgatitjes së omletës krejt lehtë në shtëpi për të nisur ditën mbarë bashkë me familjen.
Përbërësit
(Përbërësit e kësaj recete janë për katër persona dhe përveç vezëve që janë baza e omletës perimet e tjera mund të shtohen sipas dëshirës dhe atyre që keni në kuzhinë)

4 vezë

Vaj ulliri

Një lugë çaji gjelle miell

Pak qumësht

1 kokërr domate

Një qepë e njomë (vetëm pjesa e bardhë)

Gjysmë kungull i njomë

100g djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë

Një spec i vogël

Kripë dhe piper
Përgatitja
Si fillim pastroni perimet dhe prijini në kubikë shumë të vegjël.

Grijeni qepën shumë hollë. Në një tigan që nuk ngjit hidhni vajin e ullirit dhe hidhni qepët kavërdisni pak dhe më pas shtoni domatet dhe perimet e tjera të prera në kubikë.

Hidhni piperin dhe kripën dhe kavërdisini herë pas here derisa volumi i perimeve të bjerë.

Nga ana tjetër, në një tas rrihni vezët, shtoni miellin dhe qumështin dhe rrihni derisa të bëhet masa e njëtrajtshme.

Hidheni masën e vezëve në tigan dhe trazojeni në sekondat e para. Në momentin që  pjesa e fundit nis të skuqet shtoni djathin, fikni zjarrin dhe vendosini kapak.

Pas dhjetë minutash mundohuni ta ktheni omletën për ta pjekur edhe nga ana tjetër ose paloseni dhe lëreni të piqet edhe pak minuta.

Në fund vendoseni në një pjatancë dhe servireni me kastraveca ose domate të freskëta por edhe më pak sallatë jeshile apo sallatë spinaqi.

Mëngjes i shijshëm, shëndet i mirë – Omletë me perime Read More »

Buka e shtëpisë – Aromë, shije dhe shëndet

Kanë ikur kohët kur buka që blihej ishte e një  cilësie aq të mirë sa gjysma e saj konsumohej pa shkuar akoma në shtëpi.
Nuk ka të krahasuar buka e shtëpisë! Ajo të tundon që në momentet kur nis të piqet në furrë kur mbush gjithë shtëpinë me aromën fantastike të saj.

E më pas, e sapo dalë nga furra, e ngrohtë, me pak gjalpë e djathë apo vaj ulliri, kripë e rigon, shija e saj të përfshin tërësisht. Është diçka krejt e natyrshme dhe dashje pa dashje i dorëzohesh pa kushte që në kafshatën e parë.

Megjithatë, në larminë e ofertave që gjejmë sot në treg, njëzëri mund të biem dakord që buka e bërë në shtëpi është më e shëndetshmja dhe më shpërblyesja në kënaqësi dhe vlera.

Të bësh bukë vetë në shtëpi jo vetëm që është më e shëndetshme për stomakun por edhe për portofolin. Kostoja e pjekjes së bukës është më e ulët se një bukë e blerë në furrën e lagjes.
Pse buka e shtëpisë është më e shëndetshme
Sot, buka e blerë përmban shtesa produktesh nga më të ndryshmet, të dukshme dhe të padukshme, duke justifikuar shqetësimin e çdo konsumatori që tashmë nuk e di se çfarë po ha.

Ndonëse qeveritë e ndryshme në botë ushtrojnë kontrolle të imtësishme në përbërësit e industrisë ushqimore, numri i substancave shtesë në ushqime rritet gjithnjë e më shumë.

Syri nuk i sheh këto substanca, por shëndeti ynë vuan pasojat. Industria ushqimore e bën bukën me gjëra shtesë që ajo të rrojë më gjatë. Substanca të tjera përdoren që korja e saj të jetë më krokante apo fermentimi i majasë të përshpejtohet.

Këto shembuj janë të pakët në krahasim me ‘ushtrinë’ e adititivëve që përdoren në gatimin e bukës apo ushqimeve të tjera.

Si gjithmonë, zgjedhja është e konsumatorit. Nëse vendosni të bëni bukën vetë, atëherë është në dorën tuaj se çfarë përbërësish do të ketë ajo.

Në shtëpi, ju mund të gatuani bukë të ndryshme jo vetëm për nga madhësia por edhe përmbajtja. Siç e përmendëm më lart, arsyet për të gatuar bukën vetë në shtëpi janë të shumta. Megjithatë, arsyeja kryesore mbetet shëndeti dhe shija.

Më poshtë keni një recetë të thjeshtë, të shijshme të bukës së përgatitur në kushtet e shtëpisë.
Si t’a përgatisim në shtëpi
Përbërësit
1 kg miell

300 ml ujë të vakët

200 ml qumësht të vakët

2 lugë maja birre

4 lugë vaj ulliri

2 lugë të vogla kripë
Përgatitja
Në një tas të vogël hedhim majanë dhe e tresim me pak qumësht të vakët dhe e lëmë aty për 15 minuta, në mënyrë që të fermetohet.

Më pas, në një tjetër enë hedhim qumështin e vakët, majanë e fermentuar, vajin e ullirit, ujin e vakët dhe kripën.

I përzjejmë të gjitha bashkë me një lugë dhe nisim të shtojmë gradualisht miellin duke e përzjerë si fillim me lugë e më pas nisim punimin e brumit me dorë. Gjithë sekreti i një buke të mirë shtëpie qendron tek punimi i brumit me duar. Brumi do të jetë gati në momentin që masa do të jetë e fortë, kompakte dhe nuk ngjitet në duar.

Brumin e mbulojmë me një pecetë të pastër. E vendosim në një vend të mbyllur dhe të ngrohtë përreth një orë, në mënyrë që masa të dyfishohet.

Pasi burmi të ketë ardhur, e ndajmë në 12 toptha dhe i vendosim me rradhë në tepsi me letër pjekjeje. I lëmë ashtu edhe për 30 minuta të tjera në një vend të mbyllur. Më pas i fusim në furrë për t’i pjekur.

Para se t’i fusim në furrën e nxehtë, bukën e lyejmë me pak qumësht të vakët të përzier me një lugë vaj ulliri.

I pjekim në 200 gradë përreth 25 minuta derisa buka të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë, të praruar.

Buka e shtëpisë – Aromë, shije dhe shëndet Read More »

Nga puthja në buzë tek unaza e platinit, detajet që s’i dinit për dasmën e Ramës (Foto)

Kryeministri Edi Rama 8 vite më parë kurorëzoi dashurinë e tij me Lindën në martesë. Në një cermoni madhështore me 500 të ftuar në një ndër lokalet më luksozë në Tiranë, Rama organizoi martesën e tij nga e cila do të lindte edhe djali i vogël Zaho.

Në fotot e mësipërme të bashkëngjitura lajmit, mund të shikoni pamje nga dasma e dytë e kryeministrit Edi Rama.

Asokohe në opozitë, Rama zbatoi traditën duke ftuar në dasmë miqtë, shokët, por edhe shumë bashkëpunëtorë dhe kolegë të tij ndër vite. Rama me kostum serioz si gjithmonë ndërsa nusja, Linda Basha, me një fustan për mbrëmje gala, rshkruanalbeu.com.

Linda Basha iu shmang tradicionales duke mos vendosur as vello dhe as fustan nusërie.

Ajo binte në sy ishte edhe torta, e cila duket “për nder” të Ramës ishte e krijuar për të dhënë përshtypjen e një minikryeqyteti.

Torta kishte pallate dy dhe njëkatëshe me ngjyra të tilla, ashtu siç Edi Rama ka lyer edhe në realitet pallatet në Tiranë.

Unaza e Ramës ishte një rreth i thjeshtë platini, të cilin e vendosi në dorën e majtë.

Pas ndërrimit të unazave u kërkua puthja tradicionale e çiftit të ri dhe kjo vuri shumë në siklet Linda Ramën.

Linda e puthi në faqe, por Rama i tregoi me gisht buzën dhe kërkoi që puthja të ishte aty.

Nga puthja në buzë tek unaza e platinit, detajet që s’i dinit për dasmën e Ramës (Foto) Read More »

15 produktet shqiptare më të kërkuarat për eksport

Ministria e Bujqësisë ka bërë një analizë të thelluar të tregut për produktet potenciale bujqësore “made in Albania”, që janë më të kërkuarat në tregjet e huaja për eksport, me qëllim subvencionimin për rritjen e prodhimit të tyre në vendin tonë.

Zv.ministri i Bujqësisë, Ilirian Halilaj tha për ATSH-në, se janë 15 produkte, kryesisht arroret, frutoret, perimet në sera, bimët medicinale etj, që kanë avantazhe krahasuese më të larta për tregjet e huaja, në krahasim me produktet e tjera.

Në këtë konteks, theksoi ai, ne i kemi përfshirë këto produkte në skemat e mbështetjes kombëtare, dhe i kemi orintuar fermerët të aplikojnë për shtimin e mbjelljeve me këto prodhime.

Halilaj shpjegon se, aplikimet për subvencione në mbjellat e reja në bujqësi kanë përfunduar, ndërsa po vazhdojnë aplikimet për investime në sektorin rural. Por sipas tij, brenda këtyre 15 produkteve të zgjedhur, që ju janë vënë fermerëve për subvencion aplikimet kanë qenë të shumta dhe interesi më i madh është orientuar për kultivimin e mollëve, arrave, lajthi, gështenjë, ullinj, bimë medicinale, të cilat janë edhe më të kërkuarat në tregje.

Politikat e qeverisë dhe fokusi ynë është tek ato produkte që kanë krijuar tashmë rrugën e sigurt të shitjes në treg dhe vazhdojnë të kërkohen nga tregje të reja të huaja, duke u shndërruar kështu në produkte me vlerë ekonomike për fermerin dhe ekonominë e vendit. Po punojmë fort në informimin e mbështetjen e fermerëve për kërkesë- ofertën e tregut bujqësor, deklaroi Halilaj. e.xh/ ATSH

15 produktet shqiptare më të kërkuarat për eksport Read More »

Çfarë lidhje ka autizmi me alkoolin?

Kur mendojmë për autizmin, nuk mund të na shkojë mendja tek alkooli. Por në fakt, kanë një lidhje të fuqishme bashkë. Dihet tashmë (nga ata që kanë informacione të plota mbi florën bakteriale), që pacientët me autizëm, kanë mbipopullim të florës patologjike. Një grup i këtyre pathogjenëve përbëhet nga Candida.

Këto mykëra, kërkojnë sheqer apo glukozë si ushqim. Sheqeri vjen nga tretja e karbohidrateve. Tek njerëzit e shëndetshëm, glukoza konvertohet në acid laktik, ujë dhe energji, nëpërmjet një procesi biokimik të quajtur glikolizë. Por tek individët me mbipopullim të florës patogjene, të Candida-s, glukoza konvertohet nëpërmjet një tjetër procesi, që quhet fermentim alkoolit.

Në këtë proces biokimik, Candida konverton glukozën në alkool (ethanol) dhe nënproduktin ‘acetaldehyde’. Alkooli dhe nënprodukti i tij ‘acetaldehyde’, kanë një masë molekulare të vogël, që e bën shumë të lehtë tejkalimin e cdo barrier në trup. Ato absorbohen shumë shpejtë në gjak dhe mund të kalojnë edhe placentën (takojnë edhe fetusin).

Nëse nëna ka mbipopullim të Candida, shtatëzania e përkeqëson edhe më shumë rastin. Mbipopullimi i mykut tek shtatëzënat, prodhon alkool , prek zhvillimin e fëmijës. Pasi fëmija lind, vazhdon të marrë alkool nëpërmjet qumështit të gjirit. Keto jane vene re ne vecanti tek femijet me autizem.

Çfarë lidhje ka autizmi me alkoolin? Read More »

“Jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenj në sqetull”, Rama drejton gishtin ndaj këtyre punonjësve për problematikat e qeverisjes

Kryeministri Edi Rama  ka paralajmëruar se do të merren masa ndaj antarëve të Partisë Socialiste në bashki. Sipas kryeministrit  për të gjitha problemet që ka kjo qeverisje është faji i atyre personave, që sipas tij duan të mbajnë dy kunguj në një sqetull për interesa personale.

‘Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë, nuk shkon kush në votimin për ndihmën ekonomike? Për të nxjerrë kunjën me kryetarin e Bashkisë, kush e mban përgjegjësinë që individë të ndryshëm, flirtojnë me kryetarët e bashkive, për interesa personale?

Them që në totalitetin e vet, përgjegjësia mblidhet te udhëheqësit poltikë të qarqeve të PS. Disa prej tyre kanë jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenjë në sqetull”, ka deklaruar Rama.

“Jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenj në sqetull”, Rama drejton gishtin ndaj këtyre punonjësve për problematikat e qeverisjes Read More »