Aurora

Të vërtetat dhe abuzimet me vitaminën C

Vitamina C, ose acidi askorbik, nuk prodhohet nga trupi, por duhet të merret rregullisht përmes ushqimit, shkruan gazeta italiane ”Il Giornale”.

Ndër burimet kryesore të vitaminës C janë rrushi pa fara, specat, domatet, kivit, luleshtrydhet, agrumet, perimet me gjethe të gjera si marule, radiku dhe spinaq. Kjo vitaminë i frikësohet nxehtësisë, prandaj humbet nëse ushqimi që përmban atë është gatuar; prandaj këto ushqime duhen ngrënë të freskëta dhe të papërpunuara, ose pak të ziera.

Vitamina C merr pjesë në shumë reaksione metabolike dhe në biosintezën e aminoacideve, hormoneve steroide dhe kolagjenit, një proteinë e rëndësishme për strukturën dhe funksionalitetin e shumë indeve, përfshirë lëkurën, kërcin dhe indin e muskujve. Ajo gjithashtu promovon thithjen e hekurit dhe ka një fuqi të fortë antioksiduese.

Mungesa, e vështirë për t’u imagjinuar sot, shkakton një sëmundje të quajtur skorbut, në të kaluarën e përhapur në mesin e marinarëve që bënin udhëtime të gjata në det duke ushqyer vetëm me ushqim të konservuar.

Simptomat e skorbutit janë apatia, anemia, mishrat e dhëmbëve, humbja e dhëmbëve, dhimbja e muskujve, brishtësia kapilare dhe gjakderdhja nënlëkurore.

Nevoja për vitaminë C është 60 mg në ditë (70 në shtatëzani).

Kur keni grip, gjithmonë duhet marrë vitaminë C kundër simptomave të ftohjes. Në realitet, kjo vitaminë nuk ka veti terapeutike dhe për këtë arsye nuk duket se është në gjendje të parandalojë ose kurojë ftohjet, megjithatë, duke forcuar trupin, mund të shkurtojë kohëzgjatjen e episodit të gripit.

Kohët e fundit asaj i janë atribuuar vetitë mbrojtëse kundër infeksionit Covid 19: në realitet nuk ka prova shkencore që vitamina C mund të parandalojë ose kurojë disi infeksionin Covid-19 dhe ata që e mbështesin atë ushqejnë të ashtuquajturat lajme të rreme.

Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës që ne po përjetojmë, është e rëndësishme të pyesni vetëm nga kanalet zyrtare, duke shmangur mesazhet false në mediat sociale. /atsh

Të vërtetat dhe abuzimet me vitaminën C Read More »

“Më shumë se dy të ftuar në studio”/AMA u tërheq vëmendjen dy televizioneve kombëtare: Faleminderit autoriteteve shëndetësore që nuk vendosën gjobë

Autoriteti i Mediave Audiovizive tha sot se nga monitorimet e realizuara për përmbajtjet e transmetuara është vërejtur se nga televizionet po zbatohen masat e parashikuara për mbrojtjen e stafit që punon në mjediset brenda dhe jashtë redaksive, por tërheq vëmendjen disa medieve për të respektuara masat kundër COVID-19.

Nga evidentimi i rasteve më të fundit në dy programe televizive të dy televizioneve kombëtare, për prezencë të më shumë se dy personave në studio, AMA falenderon për mirëkuptimin autoritetin shëndetësor për mosaplikimin këtë herë të gjobave të parashikuara për këto shkelje të Aktit Normativ në kushtet e pandemisë.

AMA i ka kërkuar autoritetit shëndetësor të marrë në konsideratë gjendjen e vështirë financiare dhe e ka siguruar atë se do të përcjellë tek të gjithë operatorët audiovizivë shqetësimin e krijuar nga dy rastet e lartpërmendura, duke vlerësuar lart punën e kontributin e tyre publik në përballimin me sukses të situatës së pandemisë, por edhe kërkuar prej tyre respektimin rigoroz të udhëzimeve përkatëse.

“Nga monitorimet e realizuara për përmbajtjet e transmetuara është vërejtur se nga televizionet po zbatohen masat e parashikuara për mbrojtjen e stafit që punon në mjediset brenda dhe jashtë redaksive, por ky proces duhet të vijojë me rigorozitet dhe përgjegjësi maksimale deri në përfundim të procesit dhe rikthimin në normalitet”, thekson AMA.

Sikundër dhe në njoftimet e mëhershme që AMA ka drejtuar, subjektet audio dhe audiovizive duhet të respektojnë vendimet dhe udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shqipëri.

“Duke e konsideruar parësore mbrojtjen e shëndetit të stafit të angazhuar dhe bashkëpunëtorëve, për të mënjanuar efektet e padëshiruara nga raste të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, AMA tërheq vëmendjen se për rastet e konstatuara do të nisin procedimet administrative”, deklaron, Autoriteti i Mediave Audiovizive. //atsh

“Më shumë se dy të ftuar në studio”/AMA u tërheq vëmendjen dy televizioneve kombëtare: Faleminderit autoriteteve shëndetësore që nuk vendosën gjobë Read More »

Gjelle me bamje dhe mish

Perberesit;

250- gr mish
1 -kg bamje
5 luge vaj ulliri
2 kokrra qepë
2 kokrra domate mesatara te pjekura mire
kripë, piper i zi, majdanoz.

Pasi e kemi pastruar mishin e ndajme ne pjese dhe e vendosim ne tenxhere te kaurdiset per pak min ne zjarr mesar, nderkohe qerojme dhe grijme qepen imet dhe pasi eshte skuqur mishi per pak min e shtojme ne tenxhere dhe e perziejme per pak momente qe te zbutet,
Bajeve u heqim pjeset e bishtit dhe i lajme mire,dhe i kullojme,
domatet i grijme imet me thike ose ne rrende dhe pasi eshte zbutur qepa shtojme domaten, te lidhet me qepen dhe ne fund heshim bamjet duke i perzier me kujdes qe te mos ju prishet forma,
Shtojme kripen , erezat dhe ujin e nxehte sa te mbulohen bamjet pak siper tyre dhe i leme te ziejne per rreth 25-30 min ne temp mesatare.

Gjelle me bamje dhe mish Read More »

Makarona pene me salcë!

Receta për 4 persona
1 pako makarona 0.5 kg (c’farë do lloj)
Për salcën, të cilën e përgatisim që në Verë, kur perimet janë natyrale dhe e konservojmë nëpër kavanoza të mbyllura hermetikisht
2-3 patëllxhane
3-4 kokrra domate+10 domate te vogla (pomodorini)
2-3 thelpi hurdhëra
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
3-4 gjethe borzilok
pak spec djegës,
kripë
pak sheqer me majë te gishtave
Në fillim përgatisim salcën…pasi i kemi larë patëllxhanet i presim ne kubik te vegjël, dhe i vemë në uje me kripë për pak minuta që tju dalë hidhërimi,,,,
Në një tigan hedhim vajin e ullirit, dhe thelpinjtë e hurdhrës, pastaj skuqim patëllxhanet duke i mbuluar me kapak, më pas shtojmë domatet, kripën, specin djegës, pak sheqer, i mbulojmë përsëri me kapak dhe i lemë në zjarr te pakët derisa të jenë gati…FB_IMG_1522086217037.jpg
Ziejmë makaronat i kullojmë, dhe i shërbejmë me salcën e përgatitur, grijmë pak djathë parmixhan (nëse ju ndodhet)…Ju bëfshin mirë!FB_IMG_1522086200588.jpg

Makarona pene me salcë! Read More »

“I kemi shumë mirë 3 rezultatet e kësaj lufte”/ Masat e marra, strategjia e luftës dhe taktika e veprimeve na sollën deri këtu, mos luani me zjarrin që mund t’ju djegë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se falë strategjisë së ndjekur për frenimin e përhapjes së COVID-19, Shqipëria rezulton si vendi me numrin më të ulët të të vdekurve për 1 milion banorë në rajon, por edhe në Europë.

“Ndërkohë që ne po hapemi, shqetësues është fakti që flitet pa lidhje, duket sikur flitet nga hëna, ku mirë nuk do të besosh qeverinë apo nuk do të shohësh kryeministrin, por mjafton të shikosh se ç’bëhet në botë“, tha Kryeministri Edi Rama gjatë një video mesazhi që përcolli mbrëmjen e sotme.

Këto qëndrime, tha kryeministri, janë pa lidhje nëse iu referohemi rezultateve që kemi arritur.

“Jemi vendi me numrin më të ulët të vdekjeve për 1 milion banorë në rajonin tonë, madje edhe në Europë, vendi me numrin më të ulët të shtretërve të zënë në spitalet COVID, si dhe vendi me numrin më të ulët të përdorimit të respiratorëve”, deklaroi Kryeministri.

Ai apeloi qytetarët që të “mos luajnë me zjarrin që mund t’ju djegë ju, njerëzit tuaj më të dashur dhe vetë Shqipërinë, siç dogji e po djeg nga ato vende të cilët janë pakrahasimisht më të forta se ne”.

Kreu i qeverisë, tha se këto rezultate lidhen me gjithçka kemi bërë deri tani.

“Masat që kemi marrë, hapat që kemi hedhur deri tani, në kohën e duhur dhe gjatësinë e duhur, pa shkelur në asnjë moment në asnjë dërrasë të kalbur, strategjia e kësaj lufte dhe taktika e veprimeve të çdo jave që kemi ndërmarrë, na kanë sjellë deri këtu. Falë edhe shumicës dërrmuese të njerëzve të këtij vendi që e kanë mbështetur plotësisht strategjinë me sjelljen e tyre super të përgjegjshme e qytetare”, deklaroi Kryeministri.

“Nëse i kemi mirë këto tre rezultate, kjo s’duhet të na bëjë të harrojmë se “armiku i padukshëm nuk ka ikur. Virusi është këtu, është rrotull nesh”, u shpreh Rama.

Deri kur të dalë vaksina, vuri në dukje Kryeministri, ky virus do të jetë vërdallë dhe ne duhet të ndryshojmë të gjithë, pa përjashtim qasje, sjellje, mënyrë të menduari e të organizuari të jetës sonë të përditshme.

“Harrojeni se më pëlqen e më vjen për mbarë t’ju tregoj kufijtë e lëvizjes, t’ju informoj se ndaloheni të lëvizni, t’ju flas përditë e përditë për pse-ne e gjithë këtij deformimi të lirive e të të drejtave tuaja. Përkundrazi, jam në periudhën më të vështirë të jetës sime politike dhe përballë vendimeve më të vështira që duhet të marr”, u shpreh Rama.

Shumëkujt ndër ju, vijoi ai, i duket se të qeverisësh është të jetosh rehat e të pasurohesh. “Por jo, aspak, të qeverisësh është të rrish pa gjumë e siç thoshte Fransua Miterani, të jesh vetëm në majë, ku fryjnë erërat nga të gjitha anët. Nuk po ju qahem, e kam nder e pasion këtë punë, po aq gabim jeni sa ju siguroj që nëse do më thoshin ik sot nga kjo zyrë e mos u merr më kurrë me politikë, sepse kjo e zhduk COVID-in nesër, sot do ju thosha me lumturinë më të madhe po iki”, tha Kryeministri.

Rama tha se po bënte më të mirën, kjo falë edhe një skuadre që është shumë e angazhuar.

“Unë po bëj më të mirën time dhe falë një skuadre që shajeni sat ë doni po bën më të mirën e vet, sot Shqipëria ka bërë më të mirën e mundshme në këtë luftë! Ju lutem të mos e bëjmë si lopa, tani që po hapemi, nëse ju nuk vazhdoni të jeni roje të vetes e të familjes, unë nuk do mundem t’ju mbroj dot me jetën e shëndetin si deri sot”, tha Rama./atsh

“I kemi shumë mirë 3 rezultatet e kësaj lufte”/ Masat e marra, strategjia e luftës dhe taktika e veprimeve na sollën deri këtu, mos luani me zjarrin që mund t’ju djegë Read More »

Pipero: Epidemia në vendin tonë e mirëmenaxhuar, do kemi një verë të shëndetshme

Mjeku infeksionist, prof. Pëllumb Pipero, që vijon të jetë në vijën e parë të “zjarrit” në luftën kundër COVID-19, në Spitalin Infektiv të QSUT-së, në Tiranë deklaroi sot se numri i pacientëve që shërohen po shtohet çdo ditë.

Gjatë një interviste televizive, Pipero u shpreh se “sinqerisht dua të ndaj lajme të mira”, pasi sipas tij, edhe numri i rasteve i të shtruarve në spital ka ardhur ndjeshëm duke u ulur sikurse edhe numri i rasteve që janë më të rënda është më i reduktuar”.

“Natyrisht, media preferon më shumë lajmin dhe preferon të tregojë rastet e reja pozitive që dalin çdo ditë diku më shumë e diku më pak, por këto raste janë asimptomatikë dhe nuk janë tregues real i ecurisë së epidemisë në vendin tonë. Ato janë thjesht tregues epidemiologjik që do t’i shërbejnë më vonë studimeve epidemiologjike për të shikuar sa dhe si na preku koronavirusi”, u shpreh Pipero.

Ai theksoi se “trendi është qëndrueshëm në ulje dhe shumë pozitiv pasi epidemia në vendin tonë është mirëmenaxhuar dhe ju siguroj për këtë”.

Më tej, mjeku Pipero u shpreh se epidemia po bie në mënyrë të qëndrueshme dhe tani jemi në fazën e dytë dhe kjo zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që virusi është ende aty edhe pse i ka rënë ritmi dhe agresiviteti.

“Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Kjo i bën institucionet shqiptare të jenë të kujdesshëm në lëshimin e masave shtrënguese të cilat unë kam qejf ti quaj shumë të arsyeshme. Jam shumë optimist që gjysma e parë por edhe e dytë e majit do të na gjejë shumë më të relaksuar”, deklaroi Pipero.

Gjithsesi Pipero apeloi për kujdes të shtuar, që sipas tij, nga kjo mund të kemi vetëm gjëra të mira.

Sa i përket numrit të testimeve, Pipero shprehet se “duhet të kemi aq sa duhet, aq sa e kërkon ecuria e epidemiologjisë në vendin tonë. Strategjia që kemi ndjekur ne ka qenë strategji që gjurmon. Po të shikoni pozitivitetin e mostrave tona kanë qenë relativisht më të larta se vendet e tjera, pra kemi qenë më afër vatrës dhe kjo gjë na mundëson ta ndërpresim më shpejt zinxhirin epidemiologjik”.

Ai deklaroi se “unë kam qenë dhe jam kundër një testimi masiv sepse nuk na çon gjëkundi. I shërben statistikës, por jo epidemisë”.

Gjithashtu, Pipero tha se rritja e temperaturës dhe lagështisë e minimizon transmetueshmërinë e virusit.”Rrezet e diellit janë shumë pozitive dhe të rekomanduara për t’u ekspozuar dhe kjo është fakt dhe evidencë që me rritjen e temperaturave ulet transmetimi i virusit”.

“Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por nuk përjashtohet në vjeshtë apo dimër. Unë jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme për qytetarët dhe do të kemi edhe plazhe, por s’mund të jemi si një vit më parë. Do jemi me disa masa që në dukje nuk janë shumë të mira, por janë shumë të dobishme për të mundësuar mbajtjen nën kontroll të virusit edhe gjatë periudhës së verës”, deklaroi Pipero. /atsh

Pipero: Epidemia në vendin tonë e mirëmenaxhuar, do kemi një verë të shëndetshme Read More »

Pëllumb Pipero: Unë kur hipi në makinë, gruan e vë në…

Mjeku Pëllumb Pipero gjatë lidhjes me emisionin “Arena” ndër të tjera, ka dhënë edhe këshilla për publikun, ku është shprehur se ai personalisht e vë gruan në sedijen e pasme kur është në makinë, konform rregullave të përcaktuar për të mbajtur distancë.

Pipero: Unë kur hipi në makinë me gruan, nuk ka ndonjë gjë të keqe pse duhet të rrije gruaja bashkë me ty përpara, por unë e vë gruan në sedijen pasme.

Pëllumb Pipero: Unë kur hipi në makinë, gruan e vë në… Read More »

“Puna në jug do të nisë shumë shpejt”, Hyseni: Saranda zonë e gjelbër, do mbushet me turistë

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, tha sot se situatën e krijuar nga koronavirusi ka ndikim negativ në turizëm, por Saranda është zonë e gjelbër dhe situata do jetë e favorshme për turistët.

Duke u ndalur te turizmi, Hyseni tha se koronavirusi nuk do të ketë asnjë ndikim në sektorin e turizmit, duke shtuar se do të fillojë puna në jug shumë shpejt dhe plazhet shqiptare do të mbushen plot me shqiptarë dhe të huaj.

“Le të shpresojmë që në jug të fillojë puna sa më shpejt. Saranda fatmirësisht është zonë e gjelbër. Unë shpresoj e besoj se këtë vit, Saranda do të mbushet plot me qytetarë nga Shqipëria e jashtë saj. Unë uroj që në kulmin e sezonit të jemi në plazhe. Duhet kujdes, që të mund të shikojmë plazhet”, tha ai.

Hyseni tha se masat janë të rëndësishme dhe fal tyre, Shqipëria ka regjimin më të mirë të mundshëm ndaj koronavirusit.

“Masat janë të nevojshme, pasi nëse nuk merren, situata do ishte më keq. Ne kemi marrë ekspertizë nga OBSH. Shqipëria ka regjimin më të mirë të mundshëm ndaj koronavirusit”, u shpreh deputeti Hyseni. /atsh

“Puna në jug do të nisë shumë shpejt”, Hyseni: Saranda zonë e gjelbër, do mbushet me turistë Read More »