Aurora

Lajm i fundit/ Gjermanët arrestojnë ish- Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare në alert

Burime të sigurta pranë autoriteteve gjermane i kanë konfirmuar “Pamfleti”-it se ish- Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë është ndaluar nga organet ligjzbatuese gjermane dhe po merret në pyetje.

Burimet bëjnë me dije se arrestimi i Adriatik Llallës është ngjarja më e bujshme që po i ndodh Shqipërisë pas fillimit të implementimit të Reformës në Drejtësi.

Arrestimi nuk është thjesht ndëshkueshmëri për një Prokuror të Përgjithshëm të implikuar në krime, për një zyrtar të lartë “non grata” në SHBA, por është fillimi i rënies së ngrehinës së kalbur të sistemit të  degraduar politik dhe juridik në Shqipëri, i një sistemi të korruptuar për përmbysjen e të cilit janë investuar fuqishëm instucionet ligjzbatuese ndërkombëtare nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Arrestimi i Adriatik Llallës në Gjermani ka vënë në alert të gjithë klasën politike shqiptare.

Adriatik Llalla është tashmë një i “penduar” në duart e amerikanëve dhe gjermanëve/Pamfleti

Vijon …

Lajm i fundit/ Gjermanët arrestojnë ish- Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare në alert Read More »

Largohet Romana Vlahutin dhe e zëvendëson një italian?

Ditën e sotme u zyrtarizua lajmi se ambasadori amerikan në Tiranë do të largohet nga Shqipëria, pasi do të marrë detyrën e re në një shtet tjtër, në Kirgistan.

Por fatin e tij duket se do ta ketë edhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin. Flokëkuqes ashtu si kolegu i saj, Lu i përfundon mandati.

Vlahutin në fakt i mbaron mandati pas disa muajsh, por portalet pranë Berishës dhe Bashës e kanë nxjerrë lajmin në një ditë me atë të Donald Lu, për të krijuar idenë se ata nuk po largohen se po iu mbaron mandati, por si ndëshkim për qendrimet që kanë mbajtur në Shqipëri.

Të dy këta ambasadorë u kthyen në personazhet kryesorë të politikës shqiptare, për shkak të imponimit të tyre për reformën në drejtësi, që pritet të ndëshkojë politikanët e niveleve të larta në vendin tonë.

Në portale ndërkohë, ka nisur të qarkullojë dhe emri që pritet të zëvendësojë Vlahutin.

Ai është Luigi Soreca.

Kush është italiani

Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.

Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit.

Zoti Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Itaisë për gjashtë vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.

Largohet Romana Vlahutin dhe e zëvendëson një italian? Read More »

Surprizon Linda, i “vjedh” stilin e veshjes Edi Ramës, shikoni si duket ajo/Foto

Zakonisht Edi Ramën jemi mësuar kohët e fundit, ta shohim me “shallvare” të gjera. Por, dje ai është shfaqur me një veshje serioze, ndërsa ka marrë pjesë në një ekspozitë.

Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda, që duket se i kishte “vjedhur” stilin e veshjes.

Surprizon Linda, i “vjedh” stilin e veshjes Edi Ramës, shikoni si duket ajo/Foto Read More »

E ‘hëngri’ me puthje para të gjithëve, zbulohet më në fund i dashuri i moderatores së njohur shqiptare

Modertaorja shqiptare është përfolur gjatë lidhur me jetën e saj private.
Ka apo nuk ka të dashur Roza Lati, pyetja që duket se mundoi të gjithë tashmë e ka një përgjigje. Për të gjithë ata që dyshuan se ajo nuk ishte në një lidhje dashurie , moderatorja e ka vërtetuar të kundërtën.

Duke mbuluar fytyrën e partenrit të saj, Roza ka shkëmbyer puthje pasionanante. Nga ana tjetër ajo është përfolur se është në një lidhje me reperin Ferro, të cilit i ka dhënë një puthje live në emision e cila nuk mund të kalohej pa komentuar.

Djali të cilin Roza puth me kaq dashuri në postimin e fundit mendohet të jetë ai me të cilin ajo ka pohuar se është në lidhej prej 8 muajsh. Ndërkohë ai vazhdon të mbetet misterioz.

E ‘hëngri’ me puthje para të gjithëve, zbulohet më në fund i dashuri i moderatores së njohur shqiptare Read More »

Valbona Selimllari jep mesazhin sensibilues për të rinjtë: “Kur uleni të hani fara…”/Foto

Valbona Selimllari ish –miss Shqipëria ka treguar shpeshherë se është një aktiviste e zonja dhe një shembull për t’u marrë.

Ajo herë pas herë poston foto dhe video nga aktivitet e saj dhe sot Selimllari është futur në një video “live” në Instagram ku ishte e pranishme bashkë me disa të rinj vullnetarë për të pastruar bulevardin e ri në Tiranë.

Kjo zonë mjaft e ndotur ka nevojë të mbahet pastër edhe pse nuk mungon pastrimi nga Bashkia dhe Valbona ka dhënë një mesazh gjatë kohës që rinjtë pastronin dhe ajo i filmonte.


“Kemi ardhur në bulevardin e ri, edhe pse Bashkia e pastron tre herë në ditë, kjo nuk mjafton sepse ju vini dhe i hidhni plehrat këtu. Kam një mesazh edhe për të gjithë të rinjtë që ulen në këta stola dhe hanë fara. Merrni dy qese me vete dhe mos i hidhni në tokë, bulevardi është i të gjithëve. Nuk ështe vetëm i Bonës. Uroj të kem sensibilizuar ndopak dhe herë tjetër ta gjejmë më të pastër këtë vend”-ka thënë Selimllari në videon e saj “live”.

Valbona Selimllari jep mesazhin sensibilues për të rinjtë: “Kur uleni të hani fara…”/Foto Read More »

Deputja e PD-së jep alarmin një ditë para protestës së opozitës

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në prag të protestës së të shtunës, ka nisur takimin derë më derë me qytetarët e Tiranës.

Tabaku i ka ftuar qytetarët që të bashkohen me protestën e opozitës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se është njohur me gjendjen e tyre të vështirë sa i përket aspektit ekonomik.

Deputetja demokratë ka vënë alarmin për bizneset që kanë ulur qepenët, për shkak të trefishimit të taksës së lartë dhe jo vetëm.

“Sot u takova me bizneset dhe qytetarët që banojnë në zemër të Tiranës. I ftova të bashkoheshin me protestën e opozitës dhe ishin ata që më treguan se përse do te vinin neser në protestë”, ka shkruar Tabaku në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Sot u takova me bizneset dhe qytetarët që banojnë në zemër të Tiranës. I ftova të bashkoheshin me protestën e opozitës dhe ishin ata që më treguan se përse do te vinin neser në protestë.

Të gjendur përballë trefishimit të taksës së pronës, rritjes së taksave, futjes së biznesit të tyre në zinxhirin e TVSH u aka bërë më të vështirë biznesin. Tatimorët rë cilët trokasin përditë në dyert e tyre dhe kërkojnë rryshfetin janë një taksë ekstra e qeverisë.

Biznese që mbyllen, familje që nxjerrin më pak të ardhura dhe shpenzojnë më shumë. Kjo ishte gjendja që përshkruan vetë bizneset ndërsa o ftoja të bashkoheshin me ne ditën e nesërme. Ndërkohë që qytetarët apo klientët e pakët ankoheshin se kishin gjithnjë e me pak të ardhura. Rrogat e ulëta, papunësia e madhe është ajo që po vret ekonominë e gjithsecilit prej nesh.

Deputja e PD-së jep alarmin një ditë para protestës së opozitës Read More »

Mafia me “kollaro” kërkon të zhdukë provat e dosjes “Kokaina, “Llalla” e çifti “Gina-Gashi”. Kuliçët e shefat e tyre, të tronditur nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit

Mafia e drogës, e abuzimit me pronat e patundshme dhe e të gjitha maskarallëqeve tjera në Shqipëri është vënë në alarm pas thellimit të hetimeve për dosjet e rënda të cilat presin të shkojnë në gjykatë dhe të ‘përkthehen’ në vite burgu për abuzuesit.

Dhe jo pa qëllim prokuroria e Durrësit ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së pardjeshme, ku dyshohet se janë marrë disa dosje korrupsioni nga zyra e një prokurori e një oficeri të policisë gjyqësore.

Organi i Akuzës së Durrësit është grabitur për herë të dytë brenda muajit maj, ndërsa është një ndër organet më të rëndësishme të drejtësisë, teksa ka iniciuar një sërë dosjesh të bujshme.

Prokuroria e Durrës ka hetuar dosjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila vetëm pak kohë më parë është transferuar te Krimet e Rënda, ndërkohë që një pjesë e provave ende nuk janë transferuar në Tiranë dhe gjenden në Prokurorinë e Durrësit.  Madje dhe posta atje shkon.

Një tjetër dosje e rëndësishme e hetuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është edhe ajo e çiftit Gina-Gashi, çiftit të “artë” të prokurorëve të kohës së Adriatik Llallës.

Prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi, kjo e fundit krahu i djathtë i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe praktikisht njeriu më i fuqishëm në organin e akuzës për pesë vite me radhë, kanë qenë subjekt hetimi në këtë institucion, deri pak ditë më parë, kur dosjet e tyre kaluan në Prokurorinë e Fierit.

Dhe këtu kanë prova dhe fakte të patransferuara ende nga Durrësi në Fier.

Gjithashtu, Prokuroria e Durrësit ka në dorë një tjetër dosje mjaft me rëndësi, siç është ajo e abuzimit me pronat dhe plazhet publike në Ishëm, ku u arrestuan dhe katër ish-zyrtarë të shtetit, mes të cilëve dhe ish-kryetari i Komunës Ishëm.

Dosja e 613 kg kokainë të kapura në Maminas, e cila ditët e fundit është kthyer në vëmendjen e politikës, po hetohet nga Prokuroria e Durrësit.

 

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë, teksa u shpreh se zyrtarët më të lartë të PD kanë lidhje me 613 kg kokainë.

Këto dhe shumë dosje të tjera të bujshme kanë kaluar apo po kalojnë në duart e prokurorëve të Prokurorisë së Durrësit, të cilët po tentojnë të hedhin dritë mbi dosjet e trafikut të drogës së rëndë kokainë me Kolumbinë, abuzimeve e korrupsionit, ku të përfshirë janë zyrtarë të lartë të shtetit.

Pikërisht këta zyrtarë të lartë, e cilësuar ndryshe dhe “mafia me kollaro” është shumë e interesuar për zhdukjen e këtyre provave dhe fakteve në ngarkim të tyre.

Agron Kuliçi ish badigardi i Berishës njëherësh dhe ish zv.drejtor i Policisë së shtetit dhe me lidhje të forta në polici dhe në rrjetet e trafikut të drogës, në emër dhe të shefave të tij dyshohet se është më interesuari për zhdukjen e këtyre dokumenteve.

Pasi dhe deklarata e pamatur e Edi Ramës se pas 613 kilogramë kokainë kolumbiane të kapur në Durrës qëndrojnë zyrtarë të lartë të PD e ka trazuar situatën dhe aktivizuar krimin.

Njëherësh dhe Adriatik Llalla që ka njerëzit e tij të rëndësishëm tek posta e Prokurorisë, është i interesuar për të zhdukur prova nga Prokuroria e Durrësit. Pa përjashtuar dhe pushtetarët aktualë, për të cilët do të flasim në ditët në vijim, si mafia e pronave përfshirë dhe Spitallën.

Ndaj mafia e politikës dhe e shtetit është aktivizuar për të zhdukur provat dhe bastis herë pas herë prokurorinë kryesore, atë të Durrësit./Pamfleti

Mafia me “kollaro” kërkon të zhdukë provat e dosjes “Kokaina, “Llalla” e çifti “Gina-Gashi”. Kuliçët e shefat e tyre, të tronditur nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit Read More »

A do të rigjykohet Izet Haxhia? Caktohet data, ‘fati’ i dosjes “Hajdari” në dorë të gjyqtarit të “21 janarit”

Më datë 7 qershor gjyqtari Besnik Hoxha do të vendosë nëse do të rihapet dosja “Hajdari”.  I ekstraduar pak ditë më parë nga Turqia për llogari të drejtësisë shqiptare sepse konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e Hajdarit, Izet Haxhia ka kërkuar rigjykim të kësaj çështjeje sepse është dënuar në mungesë.

KËRKESA E PLOTË

Për rivendosjen në afat të apelit kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 316, datë 29.04.2002, në ngarkim të të pandehurit Izet Haxhia, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 351, datë 09.07.2002.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ka gjykuar çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Izet Haxhia, në përfundim ka vendosur: Të deklarojë fajtorë të pandehurin Izet Haxhia, për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim të Azem Hajdarit, të parashikuar nga neni 78 dhe 25 i Kodit Penal:

Të deklarojë të pafajshëm të pandehurin Izet Haxhia për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë të Zenel Nezës, parashikuar nga nenet 78, 25, 22 të Kodit Penal; Përfundimisht, Gjykata e dënon të pandehurin Izet Haxhia me 25 vjet burgim.

Ky vendim i Gjykatës për të pandehurin Izet Haxhia është i pabazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, në Dispozitat Kushtetuese dhe në Aktet Ndërkombëtare. Më konkretisht: Vërtetohet se gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila e ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime përpara organeve proceduese. I pandehuri Izet Haxhia, në vazhdimësi, deri më datën 08.05.2018 kur u ekstradua, ka qëndruar në Turqi, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të autoriteteve shtetërore të këtij vendi. Vërtetohet që drejtues të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë i kanë komunikuar Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, më datën 06.04.2007, garancitë e Shtetit Shqiptar për rigjykimin e Izet Haxhisë, në zbatim të Dispozitave Kushtetuese të Kodit të Procedurës Penale – 147, 148, 449, 450, 453.

Gjithashtu, drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë kanë garantuar respektimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, si edhe të Paktit Ndërkombëtar të 16 dhjetorit 1966 në lidhje me të Drejtat Civile dhe Politike. Duke u bazuar në këto garanci, i pandehuri Izet Haxhia u paraqit pranë autoriteteve të Policisë turke me qëllim realizimin e ekstradimit më datën 08.05.2018 në Rinas, Shqipëri, duke qenë i bindur se ai do të dëgjohet nga gjykatat shqiptare, sepse çështja penale në ngarkim të tij do të rigjykohej, meqenëse ai është gjykuar dhe dënuar në mungesë.

Për t’u realizuar premtimi i Qeverisë Shqiptare, se me ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia në Shqipëri, çështja penale do të rigjykohej, meqenëse ishte gjykuar në mungesë, i pandehuri pranoi ekstradimin dhe paraqet kërkesën për rivendosjen në afat të ankimimit për në Gjykatën e Apelit. Në bazë të nenit 450, pika 1, germa e, “Kur personi është gjykuar në mungesë, sipas nenit 352 të këtij Kodi dhe kërkon rigjykim të çështjes, kërkesa nuk mund të refuzohet.

Vlen të theksohet se në një shkresë që Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që mban datën 15.07.2008, nr. 10102, drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Seksioni i Katërt, Strasburg, firmosur nga agjente qeveritare Suela Mëneri, thuhet: Në përgjigje të letrës suaj të datës 20 mars 2008, lidhur me ankimimin nr.34783/06 “Izet Haxhia Kundër Shqipërisë, po ju informoj sa vijon:

Shtetasi Izet Haxhia është gjykuar dhe dënuar në mungesë. Në përgjigje të pyetjes suaj të parë të Gjykatës, sa i takon të drejtës së ankuesit për të kërkuar rihapje të proceseve gjyqësore, që përfunduan me dënimin e tij, në kushtet kur procesi për ekstradimin e ankuesit nga Turqia është ende pezull, sqarojmë se Shteti Shqiptar, ndër të tjera i ka ofruar Shtetit Turk garanci për respektimin e së drejtës së ankuesit për t’u rigjykuar konform Kushtetutës së Shqipërisë dhe neneve 147, 148, 449, 450, 453 të Kodit të Procedurës Penale.

Në këto rrethana, në bazë të dispozitave që cituam më lart, kërkojmë pranimin e kërkesës për rivendosjen në afat të së drejtës së ankimimit për në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Prej vitesh, Haxhia ka jetuar në Turqi dhe së fundmi, Gjykata Supreme e Turqisë i tha “po” ekstradimit të Izet Haxhisë. Procedurat kishin nisur që në vitin 2007, ku në krye të qeverisë ishte Berisha. Ministria e Drejtësisë shqiptare i ka siguruar palës turke se do ta rigjykojë Haxhinë në rast se ekstradohet.

A do të rigjykohet Izet Haxhia? Caktohet data, ‘fati’ i dosjes “Hajdari” në dorë të gjyqtarit të “21 janarit” Read More »