Aurora

Libri Më I Vjetër Se Meshari i Gjon Buzukut/Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.

Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin.  Origjinali i librit që ka arritur të përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë…

Përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim.

Bëhet fjalë për njëdokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe.

Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine.

Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura.

Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.

Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI.

Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari” i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.

Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”.

Në gjurmët e Joklit Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942.

Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

Dokumentet e hershme të shqipes Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497.

Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”.

Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme.

Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt. Formula e Pagëzimit 1462 Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462, transmeton shekulli.

Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.

Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin. “Meshari” i Buzukut 1555 Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. “Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.//infoglobi/


Foto Arkivore në Vatikan.

Libri Më I Vjetër Se Meshari i Gjon Buzukut/Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit. Read More »

Sokrati dhe thëniet e tij më të rëndësishme që gjithkush duhet t’i lexojë

Sokrati lindi në vitin 469, që njihet si një nga themeluesit e filozofisë klasike greke. Sokrati ishte një autodidakt, u aftësua dhe u ngrit në nivelin e një filozofi të famshëm falë punës së tij.

Sokrati nuk shkroi asnjë vepër sepse siç thoshte ai, librat janë të vdekur dhe nuk mund t’iu përgjigjen pyetjeve. Për të mjeti kryesorë i komunikimit ishin bisedat e gjalla, dialogu me gjithkënd dhe kudo, në rrugë, në shesh, në gosti etj. Shumica e atyre, që ne dimë për të, ka qenë ruajtur nga tre bashkëkohësit e tij të shquar, Aristofani, Platoni dhe Ksenofoni.

Nga këto burime del se Sokrati ka qenë një gjeni, i cili përveç një arsyetimi të jashtëzakonshëm dhe rigoroz, zotëronte edhe një ngrohtësi personale dhe një ndjenjë humori. Ai ka pasur një trup të fortë dhe zotëronte një fuqi të madhe fizike. Në komedinë e tij “Retë”, Aristofani e përshkruan Sokratin si një shpezë shtëpiake, që të bën për të qeshur me zakonin e tij të rrotullimit të syve, duke u referuar me çapkënllëk “nxënësve” të tij dhe “dyqanit të mendimit”.

Ndërsa nga Ksenofani na vjen portreti i një ushtari besnik, i cili kishte një pasion për diskutime rreth bazave të moralit dhe, i cili në mënyrë të paevitueshme tërhiqte të rinjtë të kërkonin këshillën e tij. Platoni e konfirmoi portretin e Ksenofanit dhe shtoi se Sokrati ishte një njeri me një ndjenjë të lartë detyre dhe me një pastërti morale absolute. Megjithatë Sokrati u rrit në një periudhë të artë, në vitet e tij të fundit atij iu desh të shihte mundjen e Athinës në luftë dhe të mbyllte jetën e tij në burg në vitin 399 p.e.s, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç. Sokrati i shërbeu me nder atdheut të tij në këmbësorinë e rëndë. Por vokacioni i tij nuk ishte ai i ushtarit. Në një Athinë që, nën udhëheqjen e Perikliut po rritej në madhështi dhe shkëlqim, ndërkohë që arkitektë dhe punëtorë po ngrinin kolonat e Partenonit, Sokrati iu dedikua zanatit të filozofit. Madje, më saktësisht, e shpiku. Nuk është një shpikje pa dhimbje. Dialogët që Sokrati mban me athinasit nuk janë aspak bashkëbisedime xhentëlmenësh: përkudnrazi, sic rrëfen biografi Diogjen Laercio, “bashkëbiseduesit e tij shpesh herë e merrnin me grushta ose i shkulnin flokët”.

TË NJIHEMI ME THËNIET MË TË BUKUA NGA SOKRATI
1- Urtësia fillon në mrekulli.

2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.

3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.

4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis

5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.

6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.

7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.
8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.

9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.

10- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.

11- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.

12- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.

13- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.

14- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.

15- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.

16 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.

17- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.

18- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.

19- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.

20- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.

21- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.

22- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.

23- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.

24- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak. /ideplus

Sokrati dhe thëniet e tij më të rëndësishme që gjithkush duhet t’i lexojë Read More »

Historia qe preku miliona lexues …

Ah, zot, un doja nje djale” fillon te qahet ai.

Pas disa muajsh ai mbeti i magjepsur nga buzeqeshja e Martes sone, nga syte e saj. Filloi ta donte marrezisht.

Fytyra e saj, buzeqeshja saj. Ai bente gjithcka per te. Nje dite ishim te ulur te gjith ne tavoline dhe Marta e pyet:

“Babi, kur un te behem 15 vjece cfar do me dhurosh?”

Ai ju pergjigj:

“Marta, je vetem 7 vjece, ka koh deri atehere.”

Marta pergjigjet:

“Por babi, ti thua gjithmone qe koha kalon shpejt.”

Marta tani ishte 14 vjece. Ishte Lumturia e mamit dhe babit, por mbi te gjitha zinte zemren e te atit.
Nje ditë Marta u rrëzua duke ndenjur ulur. I ati e coi menjehere ne spital.. Pas 6 ditesh mjeket i thane qe Marta kishte nje semundje shumë te keqe ne zemer.

Kalonin ditet dhe i ati i qendronte prane dhe kishte lene dhe punen.

Nje mengjes Marta pyet te atin:

“Babi eshte e vertete qe do vdes? Keshtu thone mjeket?”

I ati u pergjigj:

“Jo, ne asnje menyre. Zoti eshte aq i madh saqe nuk do lejoje qe te me marre gjene me te shtrejte per mua.”

Marta pyet serisht:

”Kur vdes shkon ne parajse? Dhe a mund te rikthehesh?”

I ati i pergjigjet:

”Beh zemra ime. asnje nuk eshte ne gjendje ta thote kete. por nje gje ta premtoj. nese nje dite do te vdes, do ta gjej patjeter nje menyre per te komunikuar me ty.”

Te njejten dite mjeket informuan te atin qe Marta kishte nevoje per nje zemer te re sa me shpejt.
NJE ZEMER? PO KU TA GJEJ NJE ZEMER ZOT I MADH?

Ne ate muaj Marta mbushte plot 15 vjet: e premtja erdhi shpejt dhe Marta ishte gati per te hyre ne sallen e operimit. Kaluan plot 15 ditë qe kur Marta ishte operuar dhe ne spital nuk shihej asnje gjurme e te atit. Erdhi dita dhe Marta u kthye ne shtepi.

Sapo mberriti fillon te bertase:”Babi ku je? U sherova. Kam nje zemer te re tani.”

E ema duke qare e perqafon dhe i jep nje leter.”Merre ket leter. Babai qe ta ka shkruar.”

LETRA:

“E dashur Marta. Kur ta lexosh kete leter do kesh mbushur 15 vjet dhe do kesh nje zemer te forte dhe te re qe rreh ne kraharorin tend. Me vjen keq qe nuk jam aty prane teje. Kur mora vesh qe ishe duke vdekur, vendosa te te jap pergjigjen e pyetjes qe me bere kur ishe 7 vjece, vendosa te te jap dhuraten me te bukur ne bote. Si dhurate te kam dhene terë jeten time pa asnje kusht. Bej ç’te duash me te dhe jeto jeten tende zemra babit.
Te dua me gjith zemer.”

Marta qajti tere naten dhe te nesermen vendosi te shkonte te varri i tij dhe i pershperiti:
”Babi, tani e kuptoj se sa shum me doje, dhe un te doja shume dhe pse jo cdo here ta tregoja. Tani e kuptoj rendesin e nje “te kam xhan” dhe te kerkoj te falur qe shum here sta kam thene.”

Femija eshte kuptimi i jetes..

Historia qe preku miliona lexues … Read More »

Përdore veç NJE herë në ditë DHE lëkura juaj do duket sikur jeni 20 vjeç! MASKA më e lehtë për tu përgatit në shtëpi

Në këtë artikull, ne do t’ju paraqesim një ilaç që do t`i bëjë rrudhat në lëkurën tuaj më pak të dukshme dhe gjithashtu do t’ju ndihmojë të ngadalësoni procesin!

Rezultatet do të jenë të dukshme vetëm pas disa përdorimesh. Të gjithë përbërësit janë të lirë dhe të lehtë për të gjetur, dhe ju mund t’i keni ato në kuzhinën tuaj.

Kjo është një maskë shtëpie që do ta bëjë lëkurën tuaj të lëmuar, të butë dhe ju do të dukeni të freskët, të rinj dhe plot energji!

Përbërësit:
5 lugë lëng të pastër karrotash (bërë vetë me shtrydhëse )
1 lugë gjelle miell misri
1 lugë gjelle salcë kosi
Përgatitja:
Derdhni 100 ml ujë në një tenxhere dhe shtoni miellin e misrit. Vendoseni tenxhere në nxehtësinë mesatare. Trazoje derisa përzierja bëhet e dendur dhe uji zvogëlohet. Vendoseni mënjanë dhe prisni derisa të ftoheni. Pastaj, shtoni lëng karrote dhe salcë kosi dhe përzijeni derisa të merrni një përzierje të mirë homogjene.

Së pari, pastrojeni plotësisht fytyrën. Aplikoni këtë maskë të mahnitshme në lëkurën tuaj dhe lini atë për gjysmë ore. Shpëlaj me ujë të ngrohtë. Nëse përgatitni një sasi më të madhe, mund ta përdorni përsëri pjesën tjetër, por sigurohuni që ta mbani atë në frigorifer.

Aplikoni këtë maskë 3 – 5 herë në javë për rezultatet më të mira.

Kjo maskë do të hidratojë lëkurën tuaj dhe do të eliminojë të gjitha gjurmët e lodhjes. Kjo do të minimizojë pamjen e rrudhave, qarqeve të errëta dhe ngjyrës së pabarabartë.

Provoni maskën tani dhe rezultatet do t’ju mahnisin! Lëkura juaj do të jetë e lirë nga rrudhat dhe do të dukeni edhe 20 vjet të rinj!

Përdore veç NJE herë në ditë DHE lëkura juaj do duket sikur jeni 20 vjeç! MASKA më e lehtë për tu përgatit në shtëpi Read More »

Lajm i madh për shqiptarët në SHBA, ja vendimi i fundit që është marrë

Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme per gjithe ata qe jetojne ne SHBA dhe nga dje, ne menyre zyrtare eshte njoftuar se pjese e listes se gjuheve ne programin mesimor eshte tashme edhe gjuha shqipe.

Mediat e huaja raportojne se janë 60,000 banorë shqiptare që jetojnë në Nju Jorku, më shumë se çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të bere ne vitin 2015.

Më shumë se gjysma banojnë në New York City, ne lagjet Bronx, Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont. PS 105 në Morris Park do të jetë shtëpia e programit të parë të dyfishtë mësimor shqiptaro-anglisht. Këshilltari i Bronksit Mark Gjonaj, tha se është krenar që ka punuar per vendosjen e programit të ri.

Lajm i madh për shqiptarët në SHBA, ja vendimi i fundit që është marrë Read More »

Hodhi ujë në drejtim të opozitës, Bushati zbulon se çfarë i tha Rama në Kuvend

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, Ditmir Bushati ka folur për reagimin e tij disa javë më parë në Parlament, kur u hodhi ujë deputetëve të opozitës, ndërsa ata hodhën miell në drejtim të maxhorancës.

“Ka qenë një reagim tipik”, u shpreh ai i pyetur nga Çani.
“Është një lloj bekimi, si prifti?”, e pyet Çani.
“Kishte mbaruar faza e miellit dhe e vezëve, tani ishte një reagim tjetër, është pjesë e veseve njerëzore”, tregoi Bushati.

“Ç’të tha Rama kur ta kapi dorën”, e pyet Ariani.
“U habit se unë jam një njeri i thjeshtë. Janë raste që ndodhin dhe në vende të tjera”, pohoi ai.

Hodhi ujë në drejtim të opozitës, Bushati zbulon se çfarë i tha Rama në Kuvend Read More »

Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i Skënderbeut: Ndihem shumë i lumtur që kam këtë gjak

Loris Castriota Skanderbegh së fundi ka vizituar Shqipërinë, edhe për të marë pjesë në dasmën e Skënderbeut dhe Donikës që është mbajtur në Kaninë, por edhe të takohet dhe të lidhë miqësi me të parët e tij. Ai në një intervistë për KultPlus ka treguar se cilës gjeneratë të pasardhësve të Skënderbeut i takon, sikurse ka treguar edhe për ndjesinë që i ofron të qenit trashëgimtarë i figurës më të rëndësishme të kombit shqiptar. Me profesion gazetar, Loris Castriota Skanderbegh ka folur për Trungun e Familjes, për shtrirjen e pasardhësve të Gjergj Kastriotit, sikurse që ka treguar edhe për keqpërdorimin e disa personave të caktuar, të cilët po bëhen sikurse janë pasardhësit e Gjergj Kastrioit Skënderbeut. “Ne e njohim të gjithë njëri tjetrin”, ka thënë mes të tjerash në këtë intervistë të dhënë për KultPlus, Loris Castriota Skanderbegh.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: Ju vini nga rrënjët e familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më saktë, cilës gjeneratë i takoni?
Loris Castriota Skanderbegh: Po, unë jam nga trungu i familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe jam gjenerata e pesëmbëdhjetë e familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

KultPlus: Dhe ju erdhët së fundi në shënimin e dasmës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Donikës, dasmë kjo që u mbajt në Kaninë, është hera e parë që vizituat Shqipërinë?
Loris Castriota Skanderbegh: Jo nuk është hera e parë. Kam ardhur edhe shumë herë të tjera, me qëllim që të kem kontakte me tokën time dhe tokën e të parëve.

KultPlus: Gjergj Kastrioti Skënderbeu është figura më e ndritshme e kombit shqiptar dhe pikërisht ju trashëgoni gjenet e tij, si ndiheni për këtë fakt?
Loris Castriota Skanderbegh: Ndihem shumë i lumtur, i gëzuar por edhe i përgjegjshëm për rrënjët që kam, edhe pse, ndonjëherë, duke qenë qenie njerëzore, mund ta bëjmë ndonjë gabim, por mundohemi dhe punojmë që të prezantojmë denjësisht mbiemrin e madh që e trashëgojmë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

KultPlus: Ndërkohë, jeni në dijeni se në sa shtete mund të prekin pasardhësit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut?
Loris Castriota Skanderbegh: Pasardhësit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut janë vetëm në Itali, nuk ka një shtrirje në shtete të tjera. Ne njihemi shumë mirë me njëri tjetrin, sepse në një mënyrë precize e kemi trashëguar Trungun e Familjes, edhe pse, ka shumë persona që prezantohen sikur janë pasardhësit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, sikurse është edhe rasti i një këngëtareje nga Australia, e cila pretendon që është pasardhëse, por në fakt nuk është. Ne e njohim të gjithë njëri tjetrin.

KultPlus: Pasi njihni aq mirë njëri tjetrin, a keni tentuar që të mblidheni të gjithë së bashku, dhe të vizitoni Shqipërinë?
Loris Castriota Skanderbegh: Kemi bërë këtë tentativë, disa nga kushërinjtë e mi kanë ardhë, jemi munduar ti mbledhim, por angazhimet e secilit e bëjnë të vështirë një prezantim më të madh.

KultPlus: Arbëreshët e Italisë tash e dy vite po bëjnë rikthimin e tyre në trojet shqiptare, duke u prezantuar me kulturën, veshjet , këngën dhe vallëzimin që e kanë ruajtur me kaq shumë kujdes, sa po ju bën të ndiheni mirë që po shënohet ky manifestim që ka për qëllim nderimin e figurës së Skënderbeut?
Loris Castriota Skanderbegh: Ndihem shumë i lumtur që kam këtë gjak, mënyra se si më respektojnë, si më flasin dhe si më ofrohen më jep një ndjesi të veçantë?

KultPlus: Ndërkohë, shumë herë, nëpër periudha të ndryshme ka pasë ndërhyrje nga të huajt në përvetësimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si i keni parë këto tentativa?
Loris Castriota Skanderbegh: Gjergj Kastrioti është shqiptar, të tjerët kanë tentuar ta përvetësojnë, por për rrënjët e Skënderbeut dëshmohet edhe me dokumente që janë të arkivuara në Napoli, Romë e Venedik.

KultPlus: Ekziston një film për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, por ai film është i viteve të 50-ta, ka ardhur koha që të realizohet edhe një film tjetër për këtë figurë kombëtare?
Loris Castriota Skanderbegh: Ka pasë disa fjalë që ka interesim për një film me nivel botëror, me rolin e Russell Crowe, por unë kam një shqetësim që një film i tillë të realizohet nga Hollivudi, sepse filmat e Hollivudit janë më shumë spektakël.

Filmi për Gjergj Kastriotin Skënderbeun më shumë do të duhej të ishte një rrëfim, pa spektakël. Dhe nëse do të bëhej, do të duhej të realizohej nga autorë shqiptarë që njohin shumë mirë historinë tonë, sepse Gjergj Kastrioti është mjaftueshëm figurë e madhe, vetëm do të duhej të realizohet mirë./njekomb

Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i Skënderbeut: Ndihem shumë i lumtur që kam këtë gjak Read More »

Mjekët japin lajmin e zi: Bakteri E.Coli te sallata jeshile shkakton viktimën e parë!

WOW! Ka kaluar rreth një muaj që kur  Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) në SHBA njoftuan se gjithë vendi ishte në prag të një shpërthimi të bakterit E.Coli, i gjendur masivisht tek sallata jeshile. Dhe për fat të keq, gjërat duket se janë përkeqësuar.

E sipas një informacioni të ri të CDC-së publikuar nga “New York Times”, deri tani janë konstatuar 121 raste në 25 shtete, ku rreth gjysma e tyre ka patur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që një pjesë tjetër është prekur nga sindromi uremik hemolitik, formë e mosfunksionimit të veshkave. Por sikur të mos mjaftonte, një person në Kaliforni ka humbur jetën për shkak të ndërlikimit të infeksionit.

Sakaq qendrat shëndetësore këshillojnë shmangien e konsumimit të sallatës jeshile, në rast se nuk ka siguri për prodhimin e saj. Shumica e njerëzve fillojnë të kenë simptomat e një infeksioni E.Coli 3-4 ditë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar. Shenjat kryesore janë diarre (shpesh edhe me gjak), të vjella, dhimbje stomaku. Për të rriturit, infeksioni nuk është shumë kërcënues për jetën, por duke u nisur nga rasti i Kalifornisë, nuk i dihet asnjëherë. Ndërkohë që te fëmijët dhe të moshuarit, që kanë një sistem imunitar më të dobët, E.Coli shkakton ndërlikime të rrezikshme: ethe, mosurinim, lodhje ekstreme, gjakderdhje nga hunda dhe goja etj.

Pasi trajtohet, shumica e njerëzve e marrin veten me kalimin e kohës, por në disa raste shoqërohet me dëmtime të përhershme, që mund të shkaktojnë edhe vdekje.

Për informacion të përgjithshëm:

Bakteri Escheichia Coli mund të merret përmes:

-konsumimit të ujit të kontaminuar;
-jetesës në vende më bagëti;
-përdorimit të ushqimeve si spinaqi, sallata, kastravecët;
-mishit të pagatuar mirë;
-konsumimi i frutave dhe perimeve të palara

Për të parandaluar rrezikun:

-Lani shumë mirë frutat dhe perimet;
-Nëse këni fëmijë, mbajini larg vendeve me bagëti’
-Zieni mirë mishin dhe tregoni kujdes me nënproduket e kafshëve (qumësht, djathë etj);
-Lani duart dhe tregoni kujdes për higjienën tuaj.

Mjekët japin lajmin e zi: Bakteri E.Coli te sallata jeshile shkakton viktimën e parë! Read More »