Aurora

Fshati i Kosovës që ‘fle’ mbi ujëra shërues, njerëz të shumtë e përdorin këtë ujë për sëmundje

Aty ku fillojnë vargmalet e Karadakut, buzë lumit Morava gjendet fshati Nasalë, i cili i tëri fle mbi ujëra minerale.

Ruzhdi Selimi, kryetar i fshatit thotë se ky ujë që gjendet në këtë fshat, dikur kishte shërbyer për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ai ka thënë se të shumë janë njerëzit që vijnë edhe prej fshatrave tjera, për të marrë ujë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: gurët në idhëz, sëmundjet reumatike eti, raporton tv dukagjini, përcjell Gazeta Metro.

‘Fshati Nasalë është në ujërat minerale, me minerale janë edhe kodrat, këtu vijnë prej shumë fshatrave me marrë ujë për sëmundje të ndryshme reumatike, gurëve në idhëz, stomak etj’.
Ndërkohë, ky ujë shërues ka lidhjen me banjën e Kllokotit.

Ndryshe, nasalasit, banorë të këtij fshati njihen si njerëz punëtorë dhe me tokë të pëlleshme në fushën e Anomravës dhe ata kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori.Iliria.

Fshati i Kosovës që ‘fle’ mbi ujëra shërues, njerëz të shumtë e përdorin këtë ujë për sëmundje Read More »

Shpërthen dhuna/ Forcat Speciale rrethojnë Ministrinë e Brendshme, protestuesit kërkojnë të çajnë kordonin…

Është përshkallëzuar situate para Ministrisë së Brendshme pas mbërritjes së protestuesve. Forcat Speciale kanë rrethuar institucionin për të parandaluar futjen brenda të protestueve.

Drejtuesit e protestës pavarësisht se kanë deklaruar se e kanë vetë në dorë qytetarët se si do të vijojë protesta, kanë bërë thirrje për të mos e sulmuar policinë.

Por revolta e qytetarëve është e madhe dhe ata kanë nisur të qëllojnë me flakadanë dhe sende të tjera duke tentuar disa të çajnë kordonin e sigurisë.

Ndërkohë që ‘Fax News’ raportion se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet brenda godinës së Ministrisë së Brendshme.

Deri tani janë tre qytetarë të shoqëruar nga policia.‘Fax News’

Shpërthen dhuna/ Forcat Speciale rrethojnë Ministrinë e Brendshme, protestuesit kërkojnë të çajnë kordonin… Read More »

Vettingu/ Edhe Gjykata e Lartë ‘tronditet’ si Kushtetuesja, 8 anëtarët e mbetur mbi 1 miliard lekë fitime brenda një viti

Gjykata e Lartë shumë shpejt pritet të tronditet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Procesi i vetingut nisi me Gjykatën Kushtetuese e cila ka mbetur me dy anëtarë, pasi pjesa tjetër dështuan në testin e pasurisë.

Nga java e ardhshme do të nisë procesi për anëtarët e Gjykatës së Lartë, ku ka shumë shanse që dhe ky institucion të ketë fatin e Gjykatës Kushtetuese. Gazeta “Sot” ka bërë një kalkulim të pasurive të deklaruara nga 8 anëtarë e mbetur të kësaj gjykate plus kryetarin, gjatë 5 viteve të fundit dhe rezulton një rritje befasuese e saj.

Në bazë të deklaratave që kanë dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, anëtarët e Kushtetueses rezultojnë me pasuri normale, por nga verifikimet e bëra nga KPK u zbuluan shumë pasuri të pajustifikuara.

Por nëse shihen pasuritë e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, shumica kanë mbi 70 milionë lekë të vjetra në vit të ardhura, përveç makinave dhe apartamenteve. Gazeta ka bërë një përmbledhje të pasurisë për secilin emër nga viti 2012 deri në vitin 2016. Arsyeja është se anëtarët janë emëruar pikërisht në vitin 2012, ndërkohë që viti i fundit kur ata deklaruan pasuritë ka qenë viti 2016.

Sipas bilanceve të nxjerra, vetëm në vitin 2016 të 8 anëtarët e Gjykatës së Lartë, përjashto kryetarin Zaganjori, kanë përfituar në total 100.431.643 lekë të reja, ose rreth 1 miliard lekë të vjetra. Ndërsa nëse bëhet një bilanc i të ardhurave kur ata nisën punë në Gjykatën e Lartë, pra viti 2012, rezulton se në total të ardhurat e tyre janë 40 milionë lekë të reja, ose 400 milionë lekë të vjetra. Pra kemi një rritje me gati 60 për qind të të ardhurave të tyre për brenda 5 viteve.

Statistikat

Nëse i marrim me radhë, gjyqtari Artan Broci në vitin 2012 ka deklaruar 10 milionë lekë të ardhura në total, kryesisht nga pagat. Por në vitin 2016 pasuria e tij e deklaruar kap shifrën e 42 milionë lekëve të reja, si dhe 2 apartamente me vlerë të papërcaktuar.

Ardian Dvorani, ka deklaruar në 2012 rreth 5 milionë lekë të ardhura dhe pasuri, ndërsa në 2016 kjo shifër ka arritur në gati 10 milionë lekë. Pra kemi një rritje me 50 për qind të të ardhurave. Rritje ka pasur dhe pasuria e Edmond Islamajt.

Në vitin 2012 ai ka deklaruar një pasuri totale prej rreth 2.5 milionë lekë, të ardhura këto nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Në 2016 në deklaratën dorëzuar pranë ILDKP thuhet se ka pasur 64 milionë lekë të ardhura nga pagat dhe kursimet e tij dhe të bashkëshortes. I njëjti trend është dhe për gjyqtarin Artan Zeneli. Në vitin 2012 ka deklaruar 5.971.052 lekë të ardhura, ndërsa në 2016, 9.889.479 lekë pasuri. Sa i takon gjyqtarit Admir Thanza, pasuria e tij ka një trend më të ulët rritje.

Një rritje relativisht ka pasuria e gjyqtarit Tom Ndreca. Në vitin 2012 ai ka deklaruar 3.657.538 lekë pasuri, ndërsa në 2016 kjo shifër arriti në 11.164.569 lekë. Të njëjtin trend rritës ka pasur dhe pasuria e gjyqtarit Shkëlzen Selimi, ndërsa Meid Bici është gjyqtari me më pak të ardhura në Gjykatën e Lartë, por dhe ai ka trend rritës krahasuar me vitin 2014.

Vetingu

Pasuria e të gjithë emrave është duke u skanuar nga komisioni i vetingut dhe nga javën e ardhshme priten rezultate. Për çdo emër ka pasur verifikime në mbi 10 institucione, duke kontrolluar llogaritë bankare, të dhënat e pronësisë së objekteve apo dhe pagat e deklaruara të familjarëve. Në pamje të parë pasuria e anëtarëve të Gjykatës së Lartë është shumë e lartë, por në fund do jetë Komisioni i Pavarur i kualifikimit ai që do të japë vendimin final.

Sipas ligjit, KPK dhe ILDKP kanë të drejtë të bëjnë kontrolle fizike pranë pronave, në Hipotekë, etj. Pra çdo pasuri e gjyqtarëve do verifikohet. Nëse dikush rezulton se e ka fshehur, atëherë ai largohet nga sistemi.

“Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI, për qëllimet e rivlerësimit, mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta, dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit në përputhje”, thuhet në ligj./Pamfleti

Vettingu/ Edhe Gjykata e Lartë ‘tronditet’ si Kushtetuesja, 8 anëtarët e mbetur mbi 1 miliard lekë fitime brenda një viti Read More »

Direktiva e policisë u jep urdhër efektivëve: Shmangni çdo përplasje me mbështetësit e opozitës

Efektivët të cilët kanë krijuar perimetrin e sigurisë përreth Kryeministrisë kanë marrë porosi që të shmangin çdo përplasje me mbështetësit e opozitës.

Oficerëve u është dhënë porosi që të mos reagojnë ndaj provokimeve të protestuesve.

Përreth Kryeministrisë janë dislokuar rreth 1500 forca policie përfshirë RENEA-n, FNSH-në dhe Shqiponjat.

Ndërsa në tarracat e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit janë vendosur snajperë.

Direktiva e policisë u jep urdhër efektivëve: Shmangni çdo përplasje me mbështetësit e opozitës Read More »

Kërkesa e çuditshme e Monikës: Ekspertiza e audio- përgjimit të bëhet në prani të Bashës dhe Xhafajt

Pas daljes nga selia e LSI duke u drejtuar per ne bulevard ku do t’u bashkohet protestuesve te opozites, Monika Kryemadhi është shprehur edhe një herë se “largim i Edi Ramës do të zgjidhë të gjitha problematikat”.

Në një prononcim të shkurtër para mediave Kryemadhi u shpreh: Sot më shumë se kurrë të gjithë kërkojnë ikjen e Ramës dhe grupin e tij që kanë bllokuar hapjen e negociatave. Edhe kushtet e vështira, ne jemi të gatshëm t’i marrim përsipër, që t’u hapim shqiptarëve rrugën negociatave.

Largimi i Edi Ramës largon çdo problematikë e do tu japë shpresë shqiptareve. Mendoj se është shumë e qartë për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët dhe Ramën në progres Raportin, janë 37 faqe që ka vetëm 7 kusht, që i përmbledh në një që duhet të ikë Edi Rama. Krimi dhe korrupsioni e kushtëzojnë hapjen e negociatave. Të gjithë kërkojnë largimin e Ramës. T’u japin një shans shqiptarëve që në datë 7 qershor Europa t’i thotë ‘Po’ Shqipërisë. Për këtë gjë shqiptarët kanë nevojë sot.

Kjo është një ditë me diell, por e zymtë për shqiptarët. Largimi i Ramës dhe Xhafës është paktë. Faktet për Xhafajn janë të qarta, por kjo nuk është çështja kryesore, është një pikë në oqeanin e llumit dhe zullumit që ka instaluar Rama.

Largimi i Ramës do u japë shpresë shqiptarëve. Sfida e Xhafajt për Bashës? Unë nuk jam eksperte e kësaj gjeje, por video është e qartë, përsa i përket zërit e kanë Xhafajn dhe personin që kanë përgjimin dhe ta bëjnë ekspertizën në praninë e Bashës dhe Xhafajt./Pamfleti

Kërkesa e çuditshme e Monikës: Ekspertiza e audio- përgjimit të bëhet në prani të Bashës dhe Xhafajt Read More »

Basha i shmanget pyetjes pikante të gazetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është shmangur pyetjes së gazetarëve se “nëse është i gatshëm të japësh dorëheqje nëse regjistrimi është i sajuar”.

Pasi ka mbërritur në bulevard, reporterët e kanë pyetur se çfarë mund të thotë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mbrëmjen e kaluar që e sfidonte me dorëheqje nëse audio-përgjimi del i vërtetë.

Basha tha se ai e ka marrë përgjigjen mbrëmë pa dhënë ndonjë argument./Pamfleti

Basha i shmanget pyetjes pikante të gazetarëve Read More »

Pesë vlerat e kastravecit kundër tensionit të lartë

Kastraveci është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime.

Por freskia nuk është e vetmja arsye përse kastraveci duhet konsumuar rregullisht.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kastraveci përmban fibër, proteinë, kalçium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.

Një nga përfitimet madhore që kastraveci ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit.

Për më tepër, kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë se çfarë mund të bëjë kastraveci për të ulur tensionin e lartë të gjakut.
Stabilizimi i Tensionit Të Gjakut
Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut.
Ulja E Tensionit Të Gjakut
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht.

Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.
Mirëmbajtja E Tensionit Të Gjakut
Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia.

Për të mirëmbajtur tensionin e gjakut dhe parandaluar ngritjen e tij të shpeshtë, njeriu duhet të konsumojë rregullisht kastravecë.
Qetësimi I Tensionin E Gjakut
Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut por edhe përsëritjen e këtij problem.

Megjithatë, që të mos mërziteni me shijen e kastravecit, mund ta përfshini atë në receta të ndryshme si sallata, lëngje e të tjera.
Kundër Dhimbjeve Të Kokës
Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi.

Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, AgroWeb.org ju rekomandon të pini lëng kastraveci.

Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës.

E mira e kastravecit është që jo vetëm që shmang ngritjen e përsëritur të tensionit të gjakut por edhe e zgjidh atë si problem./AgroWeb.org

Pesë vlerat e kastravecit kundër tensionit të lartë Read More »

Këngëtari i famshëm shqiptar bashkë me fansat e tij në protestë

Opozita ka nisur sot në orën 11:00 protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht poshtë zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas videopërgjimit ku akuzohet vëllai i tij si bos droge në Vlorë.

Por mes protestuesve ka qenë edhe një këngëtar shumë i dashur për një pjesë të publikut shqiptar. Ai është Arkimed Lushajose i njohur si reperi “Stresi”. I pyetur nga Report tv, Stresi tha se ndodhej në protestë së bashku me 100 mbështetës të tij për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë.

Ai tha:
“Jam që nga ’95-a me PD-në. Jemi këtu për një kauzë tonën dhe të gjithë shqiptarët e dinë. Sot protestohet jo vetëm për Xhafajn, protestohet kundër Edi Ramës dhe sistemit komunist fashist të Enver Hoxhës. Kam ardh me 100 çunat e mi në këtë protestë për largimin e qeverisë dhe Edi Ramës.”/Pamfleti

Këngëtari i famshëm shqiptar bashkë me fansat e tij në protestë Read More »