Aurora

Hapja e negociatave në qershor, zbulohet dokumenti i Këshillit të Ministrave të BE për Shqipërinë

Një dokument ende jo zyrtar që po qarkullon së fundmi në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel nuk i jep aspak shpresë Shqipërisë për hapjen e negociatave në fund të Qershorit.

Makfax, agjencia maqedonase e lajmeve, nga burimet në Bruksel ka zbuluar dokumentin, në të cilën disa vende të BE-së kanë vendosur një bllok në fillim të negociatave të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Shënimet në dokument, me përjashtim të Maqedonisë, vlejnë edhe për Shqipërinë.

Sipas Makfax prapa dokumentit negativ, nuk janë të gjitha shtetet anëtare të BE dhe dokumenti qarkullon midis atyre që janë kundër fillimit të negociatave në qershor.

Edhe pse komisioneri i BE Johannes Hahn theksoi qershorin si datë fillimi për negociatat, dokumenti thekson se fillimi i negociatave është i mundur vetëm pranverën e ardhshme./Panorama

Hapja e negociatave në qershor, zbulohet dokumenti i Këshillit të Ministrave të BE për Shqipërinë Read More »

Përfundon misioni i Donald Lu në Shqipëri, kështu e vlerëson Shtëpia e Bardhë diplomatin amerikan

Donald Lu pritet të largohet në korrik nga Shqipëria. Shteti ku ai do të nisë misionin e ri do të jetë në Lindje, Kirgistan. Ditën e sotme Shtëpia e Bardhë ka dërguar emrin e Donald Lu për miratim në Senat si ambasador i SHBA në Kirgiztan. Pas propozimit emri i tij pritet të marrë miratimin e Senatit për të përfaqësuar Amerikën në ish-Republikën Sovjetike.

“Donald Lu, Kaliforni, Anëtar i Karrierës i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, të emërohet Ambasadori i Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit“, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Kirgistani është një vend ku ndikimi rus konsiderohet i madh, për shkak edhe të një minoritetit rus që është pjesë e këtij shteti.

Emërimi i Donald Lu në Kirgistan është një rikonfirmim në pozitën e tij si Ambasador. Paraardhësit e Donald Lu në këtë detyrë në Shqipëri, pas mbarimit të misionit janë transferuar në detyra të tjera në Departamentin e Shtetit, por jo të gjithë kanë marrë sërish emërimin ambasador në ndonjë vend tjetër. Konfirmimi si ambasador i Donald Lu, në një vend ku mbrojta e interesave amerikane është shumë e rëndësishme është shenjë vlerësimi që Shtëpia e Bardhë bën për diplomatin që ka përfaqësuar SHBA këto vite në Shqipëri.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë për emërimin e Donald Lu:

“Donald Lu i Kalifornisë do të jetë Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit.

Ambasadori Lu, një anëtar i karrierës në Shërbimin e Jashtëm, ka shërbyer si diplomat amerikan që nga viti 1991. Aktualisht është Ambasador në Ambasadën Amerikane në Tiranë, një pozitë që ka mbajtur që nga viti 2014.

Ambasadori Lu ka shërbyer gjithashtu në Departamentin e Shtetit si Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada Amerikane në Nju Delhi, Indi nga viti 2010 deri në vitin 2013; I ngarkuar me punë në Ambasadan e SHBA Baku, Azerbajxhan nga viti 2009 deri në vitin 2010; Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA Baku, Azerbajxhan nga viti 2007 deri në vitin 2009; dhe Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve Bishkek, Republika Kirgiziane 2003-2006.

Ai shërbeu si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone nga 1988 në 1990. Ambasadori Lu është i njohur si një nga drejtuesit më të talentuar të Departamentit, i respektuar për analitikën e tij të forte, shkathtësi, udhëheqje, mentorim dhe aftësi motivuese, si dhe përvojë të gjerë në Azinë Qendrore.

Ai ka shërbyer në gjashtë misione amerikane jashtë shtetit, disa nga dy herë, dhe në pozita të larta udhëheqëse në Departamentin e Shtetit. Ambasadori Lu fitoi një M.A. dhe një B.A. nga Universiteti Princeton.

Ai është fitues i shtatë vlerësimeve të rëndësishme nga Departamenti i Shtetit, përfshirë edhe çmimin Rockëell Anthony Schnabel për avancimin e marrëdhënieve të Bashkimit Europian. Ambasadori Lu flet dhe lexon gjuhën shqipe, ruse, azerbajxhane, gjeorgjiane, afrikane të Afrikës Perëndimore, Hindi dhe Urdu”./Pamfleti

Përfundon misioni i Donald Lu në Shqipëri, kështu e vlerëson Shtëpia e Bardhë diplomatin amerikan Read More »

Vjen me mision në Tiranë Luigi Soreca, njeriu që do të ngrejë SPAK-un dhe luftojë korrupsionin. Nis reprezalja në politikë dhe drejtësi nga SHBA-BE

Bashkimi Europian dhe SHBA kanë dhënë sinjale se shumë shpejt do të nisë reprezalja në politikë dhe drejtësinë shqiptare. Dje është vendosur largimi i ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ndërsa në Tiranë do të vijnë ekspertë në fushën e drejtësisë, të cilët do të zyrtarizojnë ngritjen e SPAK dhe do të nisin arrestimet në nivele të larta. SHBA ende nuk ka nxjerrë një emër për pasardhësin e Lu, ndërkohë që në Bruksel përflitet se ambasador i ri i BE do të jetë Luigi Soreca.

Ai është me nënshtetësi italiane dhe punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel. Soreca ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave, moment ku e ka ndihmuar vendin tonë shumë. Por interesant është fakti se italiani Luigi Soreca ndryshe njihet si eksperti antikorrupsion. Njeriu që do të marrë pas pak ditësh detyrën e ambasadori të ri të Bashkimit Evropian në Tiranë është njohës i mirë i çështjeve të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL.

Ai emërohet si ambasador në Shqipëri në një moment shumë delikat për zbatimin e reformës në drejtësi. Edhe pse miratimi i saj u krye me konsensus të plotë, organet e reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nuk janë ngritur ende. Shpeshherë është deklaruar se ngritja e tyre do të kryhet së shpejti, por deri më tani nuk është parë asnjë rezultat.

Siç duket, Bashkimi Evropian do të sjellë në Shqipëri ekspertin antikorrupsion me qëllim ngritjen e organeve të reja dhe për të goditur korrupsionin. Pra me ardhjen e tij, pritet që organet e reja të ngrihen dhe reforma në drejtësi të futet në një fazë të vrullshme. Në këtë mënyrë, rriten edhe pritshmëritë për reprezalje në politikë dhe në drejtësi, ku pritet që shqiptarët “të prekin” edhe arrestimet “VIP”. Me pak fjalë, ardhja e ekspertit italian pikërisht në këtë moment, jep sinjalet e Bashkimi Evropian po përgatitet për goditje të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta.

Të dhëna për Luigi Soreca

Në jetëshkrimin e Luigi Soreca të publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian zbulohen edhe disa detaje të tjera rreth punës së tij. Aty thuhet se ai është Drejtor për Sigurinë në DG HOME, e cila kontribuon për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë. Kjo drejtori është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë. Ai ka qenë përgjegjës për menaxhimin e Qasjes Globale ndaj Migrimit dhe Lëvizshmërisë si dhe për të tjera aspekte ndërkombëtare të migracionit.

Lu drejt Kirgistanit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin do të mbahen mend gjatë nga shqiptarët sepse kanë patur një rol shumë të fortë gjatë miratimit të reformës në drejtësi me konsensus të plotë, pavarësisht klimës së ngatërruar politike në atë kohë. Ndërkohë, ditën e djeshme është bërë publik edhe vendi se ku do të vijojë detyrën e tij diplomatike Donald Lu. Senati Amerikan ka caktuar që Lu të dërgohet me mision në Kirgistan, por akoma nuk dihet se kush do ta zëvendësojë amerikanin në vendin tonë. “Donald Lu, Kaliforni, një anëtar i karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, do të jetë ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit”, thuhet në njoftimin e Senatit Amerikan./SOT

Vjen me mision në Tiranë Luigi Soreca, njeriu që do të ngrejë SPAK-un dhe luftojë korrupsionin. Nis reprezalja në politikë dhe drejtësi nga SHBA-BE Read More »

Protesta si nevojë dhe nevojtarët e protestës

Lulzim Basha bllokon foltoren e parlamentit dhe ngre zërin në kupë të qiellit kundër të korruptuarve (!) Por më përpara duhet të përgjigjet nëse e ndjen si korrupsion grabitjen e 230 milionë eurove nga Rruga e Kombit? Ose të dalë e ta mohojë, se ato para nuk kanë ekzistuar kurrë në buxhet dhe ka qenë një sajesë mediatike. Sikur të gjithë të tjerët të ishin të pastër, mjafton një lider me precedent për ta dekurajuar kauzën.
Shkruan: Luan Kurti

Protestat në çdo kohë e shëndoshin demokracinë. Sepse kërkojnë korrigjimin e shenjestrës së qeverisjeve, për të mos e lënë të delirojë dhe të bjerë në batak. Por edhe në përmbushje të pritshmërive, për të cilat është votuar. Por në rastin konkret kemi një disproporcion midis nevojës për protestë (publikut) dhe nevojtarëve (opozitës).

Të parët kanë gjithë të drejtën e zotit të ngrenë zërin për nivelin e ulët të jetesës, për taksim të drejtë, mbrojtjen sociale, përmirësimin e cilësisë dhe gamës së shërbimeve, etj. Qeverisja më e mirë nuk mund t’i shpëtojë kësaj dhe reflektimi i këtij trendi verifikohet në votime.

Por nevojtarët opozitarë nuk e kanë hallin aq tek keqqeverisja dhe recitali me kanabizim, me korrupsion, me kriminalitet ka vetëm një diskurs: frikën nga Vetingu, shpëtimin e privilegjeve dhe rikthimin me gjasë në karriget e pushtetit. Le të biem dakord në një moment se gjithçka thonë vlen, por a vlejnë ata për të qeverisur, për të mbyllur vrimat e pafundme të thesit të ekonomisë dhe për të na krijuar shpresë?!

Na lanë gjë në situatë të lumtur kur ishin në pushtet dhe vetvetiu ramë në koma, në kolaps?! Kanë kërkuar falje serioze për gjithçka të mbrapshtë që bënë dhe kanë alternativa?! A nuk janë po të njëjtët politikanë të djeshëm funksionarë të rëndësishëm në ekzekutiv, që janë përfolur për jo pak dosje, të njëjtët deputetë, protagonistë prej 28 vitesh?!

Lulzim Basha bllokon foltoren e parlamentit dhe ngre zërin në kupë të qiellit kundër të korruptuarve (!) Por më përpara duhet të përgjigjet nëse e ndjen si korrupsion grabitjen e 230 milionë eurove nga Rruga e Kombit? Ose të dalë e ta mohojë, se ato para nuk kanë ekzistuar kurrë në buxhet dhe ka qenë një sajesë mediatike. Sikur të gjithë të tjerët të ishin të pastër, mjafton një lider me precedent për ta dekurajuar kauzën.

Ai është strumbullari i nevojtarëve permanent për benefite pushteti, tellalli që pa asnjë moralitet i bën thirrje miletit “ta mbajë vesh”. Ai as një garë të hajrit nuk arriti të realizojë brenda partisë së tij dhe zotohet për zgjedhje të ndershme me standarde. Mjafton të kujtosh kohën kur ishte kryetar bashkie dhe të parafytyrosh se sa i suksesshëm do jetë si kryeministër. Binte në sy që deputetët që ka nën hyqëm, kishin dalë nëpër Tiranë të mobilizonin njerëzit për protestë.

Të bindnin hallexhinjtë se janë gjendur fajtorët e varfërisë dhe kur të vijnë ata në pushtet do ta bëjnë Shqipërinë “bahçe me lule”. Ky lloj ligjërimi i ka kaluar kufijtë e farsës, është shndërruar në tragjikomedi. Protagonistët të nxjerrin mallin e personazheve donkishotesk të Servantesit që kanë udhëtuar në kohë.

Ju duket çudi që njerëzit nuk ju shkojnë mbrapa, sepse nuk duan të kuptojnë se koha e tyre ka perënduar dhe janë jashtë mode Do duhej një opozitë e re, me integritet, rithemelim mbi bazën e ca vlerave dhe parimeve perëndimore që do krijonte premisat për qarkullimin e elitave.

Evropa qoftë për arsye gjeostrategjike është shprehur në mazhorancë për Çeljen e Negociatave, por këta e kundërshtojnë me zell, sepse ndihen të motivuar, të mbrojtur jashtë terrenit të zbatimit të ligjit dhe përgjegjësive. Dhe kjo sinkronizohet me thënien: I zoti e jep, tellalli se pranon!

Protesta si nevojë dhe nevojtarët e protestës Read More »

Protesta e opozitës/ ”Na prit pasha, po vijmë”, nisen nga Shkodra automjetet e para

Ditën e sotme Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të organizojnë në orën 11:00 një protestë në Bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’.

Automjetet e para janë nisur nga Shkodra dhe mbajnë të vendosura disa mesazhe ku shkruhen; ‘’Na prit pasha’’, ‘’Kush është pashai’’, ‘’Po vijmë pasha’’.

Opozita e ka thirrur këtë protestë me synimin për të larguar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pasi vëllai i tij, Agroni është i përfshirë në trafikun e drogës. Këtë gjë PD-ja e bëri të ditur nëpërmjet një video-përgjimi pak ditë më parë.

Protesta e opozitës/ ”Na prit pasha, po vijmë”, nisen nga Shkodra automjetet e para Read More »

”Edhe Ramazanin e keni politizu”, komentuesit kapen me Ramën

Në ditën që Partia Demokratike ka thirrur protestën e saj, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në zyrën e tij, por në Berat ku prej disa ditësh sëbashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar ka nisur turin e llogaridhënies me qytetarët.

Ditën e djeshme në Berat kryeministri Edi Rama largoi nga detyra drejtorin e Inspektoriatit të Punës, Shkëlqim Hadaj, por i dha edhe një paralajmërim të fortë shefes së ISSH-së (Institutit të Sigurimeve Shëndetësore), Anida Dhana.    /Pamfleti

 

”Edhe Ramazanin e keni politizu”, komentuesit kapen me Ramën Read More »

“Rroj se nuk vdes dot”, historia e trishtë e Shpresës pa shpresë !

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Gostil të Kukësit, ku ka pllakosur skamja.

Këtu fjalët të ngecen në grykë, e këto dy të moshuar jetojnë duke shpresuar që kjo dhimbje të mbarojë. Nuk kanë asnjë ditë të lumtur, nuk janë ngopur kurrë me ushqim, nuk kanë fjetur një herë në një shtrat të rehatshëm. “Është e vështirë, s’kalohet jeta këtu me një dhomë, çfarë bie jashtë bie brenda”. Rustemi dhe Shpresa, jetojnë në këtë gjendje që prej 6 vjetësh, kur papritur shtëpia e ndërtuar me kallamishte u shkrumbua nga flakët e zjarrit.

“Ju po e shihni vetë, mos të kesh ku me vdek” thotë. Ata nuk kanë fëmijë, jetojnë të vetmuar, në fshatin Gostil, në periferi të Kukësit. Kur e pyet Shpresën se sa vjeç është, ajo thotë se nuk e mban mend. “Që prej gjashtë vjetësh jam këtu, mu ka djegur shtëpia, pension nuk marr. Na ka mbajtur shoqëria, na kanë sjellë ushqime shkolla, xhamia na ka ndihmuar”. Ajo ka harruar edhe veten, nuk e di as se përse jeton. Mjerimi e ka shpërfytyruar, e ka rrënuar shpirtërisht, e ka mpakur fizikisht, ia ka shtuar rrudhat mbi ballë dhe zemrën ia ka bërë copë e thërrime. Por a ka patur Shpresa ndonjëherë një ditë të lumtur?

“Asnjëherë, me të këqija gjithmonë, mërzitem me veten s’kam ku të shkoj, lutem qe Zoti me më marrë shpirtin dhe mos shoh gjë më” thotë e moshuara. Bashkëshorti Rustemi, thotë se malësori është i fortë, por nuk i përmban dot lotët, sepse e di që kjo nuk është e vërtete, pasi vuajtjet e kanë mposhtur. Bashkë me ta jeton edhe nipi i Shpresës, i sëmurë mendërisht, ai nuk ka asnjë njeri tjetër përveç tyre, e gjithë familja i ka ndërruar jetë.

Mes këtij mjerimi ata gjejnë ngushëllim të besimi në Zot, ngushëllohen duke thënë se ka edhe më keq. Por vallë a mundet të ketë më keq se kaq? Ata agjërojnë çdo ditë të Ramazanit, por sofra e iftarit të tyre është përherë bosh. Me frymën që i merret, e me buzët që i dridhen, Shpresa kërkon vetëm një dhomë, ku të marrë frymë lirisht, pasi lagështia dhe myku, po ia merr shpirtin çdo ditë pak e nga pak.

“Rroj se nuk vdes dot”, historia e trishtë e Shpresës pa shpresë ! Read More »

Pas ndarjes nga jeta e nënës së Elsa Lilës, i vëllai dedikim prekës në rrjetet sociale

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka postuar një foto në profilin e tij në rrjetet sociale, të motrës së tij, me postimin prekës “do te kujtoj perjetesisht motra ime Eva..”.

Avokati ka perkujtuar humbjen e të motrës, e cila është gjithashtu edhe e ëma e këngëtares shqiptare Elsa Lila./Pamfleti

Pas ndarjes nga jeta e nënës së Elsa Lilës, i vëllai dedikim prekës në rrjetet sociale Read More »