Aurora

A e meriton Shqipëria anëtarësimin në BE? Përgjigja e ambasadorës do t’ju habis

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ishte në Shkodër në ditën e luleve, teksa është pyetur edhe për aktualitetin politik si dhe rekomandimin e KE për hapjen e negociatave.

E pyetur nëse e meritojnë shkodranët dhe shqiptarët në përgjithësi Evropën, Vlahutin tha se BE është në Shqipëri për të sjellë standardet evropiane dhe se shqiptarët janë prej qindra shekujsh evropianë.

“Shkodra dhe shqiptarët janë evropianë prej qindra shekujsh në fakt ndaj edhe e meriton. Ne jemi ne Shqipëri për të sjelle standarde evropiane. Shqiptarët e meritojnë Evropën sepse Bashkësia Europiane nuk është bashkësi mes politikaneve, por mes njerëzve”- tha Vlahutin.

https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1692338400815110/?t=0

A e meriton Shqipëria anëtarësimin në BE? Përgjigja e ambasadorës do t’ju habis Read More »

Berisha e Basha kërkojnë eleminimin e Dritan Zaganit, ishte pikë kontakti i trafikimit të drogës së Lazaratit në Itali. Në fillim e shpërblyen me prona e pallate

Berisha e Basha kërkojnë eleminimin e Dritan Zaganit, ishte pikë kontakti i trafikimit të drogës së Lazaratit në Itali. Në fillim e shpërblyen me prona e pallate

Dritan Zagani, i shefi i antidrogës në Vlorë po bën të gjitha përpjekjet për të përfituar sërish azil politik në Zvicër ku është instaluar sëbashku me familjen.

Nëse deri më tani kërkesat e tij për azil ka qënë e motivuar me faktin se ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ende i fuqishëm pasi është deputet dhe mbështetet nga Rama, tashmë që pas dorëzimit të mandatit nga Tahiri kjo alibi ka rënë, organet ligjzbatuese në Zvicër janë shumë të çuditura në këmbënguljen e Dritan Zaganit për azil politik.

Por gjithçka është zbuluar jo vetëm nga vetë Dritan Zagani që i ka dhënë drejtim tjetër frikës së tij, por nga organet ligjzbatuese zvicerane.

Mësohet se Zagani ka shfaqur frikën e një eleminimi fizik nëse kthehet në Shqipëri dhe një hakmarrjeje nga grupet e drogës në këtë vend.

Por që në daljen publike ka thënë se ka frikë nga qeverisja aktuale se do të hakmerret për deklaratat e forta që ka bërë kundër trafikut të drogës, kundër ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

Këto akuza Zagani është munduar t’i veshë dhe me nocione politike, duke hyrë dhe në përqasje dhe analiza politike, të pagjasa dhe të papërshtatshme për një oficer dhe shef antidroge në “portën” kryesore të trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, që është Vlora.

Por mësohet se e vërteta e kulluar është se Dritan Zagani, ish kreu i antidrogës së Vlorës ka frikë nga Berisha dhe Basha se mund ta eleminojnë për t’i mbyllur gojën.

Kjo sepse Zagani, përkundër sulmeve ndaj qeverisë, di shumë për Berishën dhe Bashën dhe trafikun shtetëror të drogës së Lazaratit, një plantacion i PD i mbrojtur politikisht dhe që kultivohej cilësia më e lartë dhe sasia më e madhe e kanabisit në Evropë.

Në rastin e një ardhjeje të mundshme në Shqipëri, Zvicra mund t’i refuzojë vijimin e azilit pasi nuk ka asnjë kërcënim as ai dhe as familja e tij, Zagani mund të përballet me një hetim të fortë që do ta bëjë të tregojë se si ishte caktuar nga Agron Kuliçi, në emër të Berishës dhe Bashës pika e kontaktit të trafikimit të drogës së Lazaratit, Fushë-Krujës, Tiranës, Beratit dhe tërë Lumit të Vlorës për në Itali.

Dritan Zagani këtë punë e ka pas marrë me shumë qejf, aq sa filloi të krijonte dhe konflikte me grupe të tjera rivale të “latifondistëve” të PD në Jug të vendit dhe Shqipërinë e Mesme të kultivimit të kanabis sativa.

Konfliktet i krijoi për shkak se filloi goditjen parciale ndaj atyre që nuk financonin PD duke krijuar konflikte të forta në jug të vendit, por që kishte mbështetjen e bashkëpatriotëve të tij Sali Berisha dhe Agron Kuliçaj. Ky i fundit drejtori real i Policisë së Shtetit për tetë vitet e qeverisjes së Berishës.

Dritan Zagani madje krijoi konflikte për çështje pazaresh dhe me palën italiane të trafikut të drogës që kërkonin komunikim direkt me prodhuesit dhe tregtuesit e drogës së Lazaratit, pa pasur nevojë për pikë kontakti Zaganin.

Pikërisht kjo e prishi tërë punën dhe më pas dhe ardhja e PS në pushtet.

Dhe sidomos “gabimi” i pafalshëm i Saimir Tahirit që shkatërroi plantacionin e PD të kultivimit të kanabis sativa, me cilësinë dhe sasinë më të lartë në Evropë.

Por Zagani e kishte marrë shpërblimin, pikërisht në fund të mandatit të qeverisë “Berisha”. Ai kishte marrë me vendim të këshillit të Ministrave tokë në Orikum të Vlorës, aty ku ka prona dhe Shkelzen Berisha dhe miku i tij ndërtues Rrahmanllari.

Por nuk është mjaftuar me kaq shpërblimi në pasuri të patundshme nga ana e Berishës e Bashës për Zaganin.

Në mes të qytetit të Vlorës, në një pallat 8 katësh, në katin e fundit ndodhet shtëpia tjetër e Dritan Zaganit, ish-shefit të antidrogës në Vlorë.

Apartamenti prej 180 metër katrorë  dhe me një papafingo druri, tanimë është i boshatisur sepse Zagani ndodhet në Zvicër, aty ku ka përfituar strehim politik por që pritet t’i revokohet për shkak të ndryshimit të situatës në Shqipëri.

Apartamenti i Zaganit në Vlorë, ndodhet pak metra larg “Denis Bar”, lokali i cili është në bashkëpronësi  të tre vëllezërve Habilaj.

Zagani është përfolur shumë në mediat shqiptare, sepse ai publikoi para pak vitesh informacione, që sipas tij implikonin zyrtarët e lartë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme në trafik droge.

Nga ana tjeter, është përfolur edhe për pronat e shumta në Vlore, të cilave ju shtohet edhe kjo shtepi.

Shumë  persona e kanë akuzuar ish-liderin e PD, Sali Berisha, që në këmbim të  informacioneve sekrete për bandat rivale të PD dhe të përmbushjes me sukses të pikës së kontaktit për trafikimin e drogës së Lazaratit në Itali, i ka ofruar Zaganit prona në Vlorë.

Këto akuza dikur janë mohuar, por ish-kryeministri Berisha e ka pranuar që Zagani ka përfituar tokë në Orikum, që sipas tij, ishte parcelë nga ato qe ju jepen të gjithë oficerëve.

“Kjo nuk është e vërtetë, pasi ne u jepnim oficereve parcela për strehim dhe kjo nuk ka qenë vetëm për Dritan Zaganin, por për gjithë ushtrinë pa diskriminim.

Nuk e kam njohur kurrë Dritan Zaganin. Atë e kam njohur për herë të parë kur u publikua në media. Nuk kam asnjë lidhje me të”, tha Berisha në një dalje televizive për bashkëpatriotin e tij  Dritan Zagani.

Nga ana tjetër apartamenti në Vlorë, rezulton të mos jetë i vetmi apartament i Zaganit, pasi në një seancë parlamentare kreu i PD, Lulzim Basha nxori pa dashje edhe një tjeter, qe Zagani posedonte në Fier.

“Dy vjet më parë, para një pallati të rrënuar në Fier, ia behën në orën 01:00 të natës, një varg me makina me xhama të errët të ardhur nga Tirana.

Mbi 20 inspektorë dhe policë të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë të drejtuar nga Saimir Tahiri, hynë në një apartament të thjeshtë, në tre dhoma ku jetonin 7 shpirtra në një gjendje pothuajse të mjeruar.

Ata kontrolluan shtëpinë pa asnjë dokument dhe pa asnjë lloj urdhri kontrolli, dhe pastaj morën një burrë zvarrë dhe e futën në makinë pa i thënë asgjë. Emri i burrit është Dritan Zagani”, tha Basha.

Por ajo që ngre pikëpyetje është, se si arriti Dritan Zagani, i cilësuar nga shumëkush, një “hero i luftës kundër korrupsionit”, të siguronte edhe një apartament në mes të qytetit të Vlorës, ku çmimet sigurisht janë shumë të larta. Aq më tepër që rroga e tij neto asnjëherë si ka kaluar 600 mijë lekët e vjetra.

Si arriti Dritan Zagani të sigurojë toka dhe apartamente në Vlorë, Orikum dhe Fier, edhe pse vetëm puna e lidhte me këto qytete, sepse ai është nga veriu i Shqipërisë?

Duke qënë se ndaj tij është pushuar hetimi për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit shtetëror nga prokuroria e Fierit vite më parë, frika nga një eleminim i mundshëm prej “punëdhënësve” të tij Berisha e Basha ka bërë që Zagani të refuzojë kthimin në Shqipëri për të dëshmuar kundër Tahirit.

I cili është nga dita e enjte e javës së kaluar qytetar i thjeshtë, i barabartë me Zaganin dhe përballja e tyre në prokurori do të sqaronte shumë situata aspak të pakëndshme ku eprorët e tij e kanë futur ish shefin e antidrogës në Vlorë.

Berisha dhe Basha në fillim deshën ti mbyllnin gojën me prona në bregdetin e Orikumit, shtëpi dhe prona në Vlorë dhe Fier, ndërsa tani duan t’ia mbyllin gojën përfundimisht. Ky është “kodi i mafias” për të cilën flet Dritan Zagani, pavarësisht se ku e adreson.

Pasi atë nuk e ha malli nëse flet apo nuk flet Tahiri, dënohet apo nuk dënohet Tahiri. Ai ka frikë për veten sepse është i zhytur deri në grykë në trafikun e drogës në tetë vitet e qeverisjes së PD, dhe ata që e punësuan do tentojnë me të gjitha mënyrat t’i mbyllin gojën.

Pasi nga të shkosh Kuliçë të dalin në të gjitha aferat e drogës, dhe Agroni i madh është kamikaz i punëve të pista të Berishës. Por dhe i ‘pastrimit’ të situatës sa herë e lyp nevoja, ‘pastrim’ që është e barabartë me eleminime fizike./Pamfleti.com

Berisha e Basha kërkojnë eleminimin e Dritan Zaganit, ishte pikë kontakti i trafikimit të drogës së Lazaratit në Itali. Në fillim e shpërblyen me prona e pallate Read More »

Mori kredi në bankë, zhduket në Laç tregtari i perdeve nga Peqini. Nëna: Ma kanë futur në pus ose në dhe

Në daç vdekje, në daç gjallë, unë dua çunin”. Ky është apeli i nënës së 30-vjeçarit Fation Fejzillari, i cili rezulton i zhdukur prej 7 ditësh. I riu nga Peqini është parë për herë të fundit pasditen e 29 Prillit në qytetin e Laçit. Aty kishte shkuar me shokun e tij Aleksandër Fadili për të shitur perde dhe çarçafë. Dy miqtë, pasi ishin ndarë me njëri-tjetrin, nuk u takuan më pas pune.

E ëma e 30-vjeçarit, zonja Fatime Fejzillari tregon momentet e parë kur mësoi se djali i saj është zhdukur.

“Ka ardhur haberi në orën 09:00 të mëngjesit, më ka prurë xhaja i Aleksandrit. Edhe më telefonoi. Ku është Fatjoni? Është në Shkodër-Lezhë i thashë. Mirë tha dhe e mbylli telefonin. Mori pas dy minutave dhe më tha merre nusen tënde në telefon se mos ka shkuar Fatjoni në Tiranë, mos ka pasur gocën pa qejf dhe ka ikur, se Aleksandri është vetëm në Laç se nuk gjendet Fatjoni. Mora nusen në telefon. Nuk ka ardhur tha. Nusen e kam këtu në Valias. Nuk kishte shkuar çuni atje. Lekë nuk kam pasur, kam marrë borxh te komshinjtë, jam nisur urgjentisht.
Mora taksi, ika direkt në Laç. Kontaktova me shefin, më tha mos u mërzit se ne jemi në kërkim. Kemi pritur deri në orën 16:00, kam marrë të shtatë çunat që ishin me mua dhe kemi kërkuar gjithë gërmadhat e uzinës së Laçit, nuk e gjetëm. Deri në orën 23:00 kemi bërë kërkim.

I rashë telefonat, kanë shkuar 13 zile. Mbaroi telefoni në orën 09:00 të mëngjesit të 30 Prillit. Ka shkuar burri në Tiranë, është takuar me drejtorin Ardi Veliu. Ai i kishte marrë gjithë të dhënat”, shprehet e ëma.
Ajo dyshon që djalin e saj ta kenë rrëmbyer, pasi me vete kishte 2 milionë e 600 mijë Lekë të vjetra. Apeli i saj i drejtohet shtetit, të cilit i kërkon ndihmë për të gjetur djalin.

“Unë dyshoj se çunin ma kanë marrë. Unë kërkoj djalin, daç vdekje në daç gjallë unë dua çunin. I lutem shumë qeverisë, unë desha çunin në shtëpi. Çuni nuk ka patur asnjë sherr. Unë dyshoj ma kanë marrë çunin në Laç. O ma kanë futur në pus, o ma kanë groposur në dhe. Unë vetëm çunin desha në shtëpi. Çuni kur mori kredinë kishte 1.7 milionë për të kthyer te banka, mori makinën 1.7 milionë lekë, të tjerat i mori mall”.

Aleksandër Fadili, shoku i Fationit, ishte personi i parë që ngriti alarmin e zhdukjes së 30-vjeçarit. Dy të rinjtë kanë qenë bashkë në Laç për të shitur perde dhe çarçafë. Ai thotë se gjysma e shumës së parave prej 2.6 milionë Lekë që kishte Fatjoni me vete, i përkisnin atij. Në orën 6 të pasdites, tregon Aleksandri, ndaluan në Laç dhe aty u ndanë për të shitur secili mallin e vet.

Pas pune do të takoheshin sërish bashkë tek makina e tyre për t’u kthyer drejt Peqinit. Por, 30-vjeçari Fejzillari nuk u shfaq. Fatjoni i telefonoi disa herë, sikurse thotë dhe ai, por pavarësisht se zilja binte, askush nuk përgjigjej. Ai thotë kërkoi për shokun gjatë gjithë natës dhe në mëngjes bëri denoncim në polici.

Aleksandër Fadili: “Jemi kthyer nga Shkodra në Lezhë më datë 29 Prill për të shitur. Nga Lezha kemi ardhur në drejtim të Milotit. Kemi shitur në Milot, nga Miloti kemi ardhur në drejtim të Laçit. Në Laç tek fusha e sportit, e kam zbritur Fatjonin, ka marrë çantën dhe ka dalë për të shitur në orën 18:00. Doli për të shitur pastaj nuk u kthye më. Unë po prisja tek shkolla e Laçit në qendër, aty e kishim lënë takimin edhe nuk u kthye më. Nga ora 18:00 deri në orën 20:00 s’kemi pasur fare kontakte. Kam kërkuar gjithë natën për Fatjonin, në asnjë vend nuk e gjeta. Binte telefoni, s’ma hapte fare.

Ka rënë telefoni deri në orën 09:00 të mëngjesit. Pastaj ju drejtova policinë në orën 08:00. I kanë rënë dy policë telefonit, atij i binte zilja dhe nuk e ka hapur fare. Aty pastaj bëmë denoncimin. Ka pasur me vete 2.6 milionë që i kishim të fituara nga furnizimi. 1.3 milionë kanë qenë të miat, të tjerat kanë qenë të atij. Kam frikë se mos e ka marrë ndonjëri peng për Lekët se ka pasur me vete. Nuk i njoftova gjatë natës se kisha frikë mos kishte hyrë në bixhoz dhe do kthehej. Pastaj nuk u kthye në mëngjes dhe iu drejtova policisë”.

Kurse i ati i Fation Fejzillarit sqaron se djali i tij kishte marrë një kredi bankare prej 5 milionë Lekësh të vjetra përpara se të nisej me Aleksandrin për të shitur mallin.

“Para se të ikte për të shitur andej, mori një kredi bankare. Më tha, baba unë po marr një kredi bankare prej 5 milionësh Lekë të vjetra. Do marr makinë tha, do marr mall dhe do iki të punojmë të shesim. Mori furnizimin në Tiranë dhe në Elbasan në datë 26 Prill. Nga aty kanë shkuar në Peqin me qep mallin. Ne e kemi marrë vesh të nesërmen më datë 30. Ishte gruaja përjashtë. I thashë moj grua çfarë ke pse je mërzitur. Unë isha në pazar.

Jam mërzitur tha se më kanë marrë në telefon që Fatjoni nuk gjendet. Nga ana aty, mori gruaja para borxh shkuam direkt në Laç. Atje në Laç kapëm djalin, Sandrin. Si është puna? Fatjonin tha e kam kërkuar gjithë natën, në mëngjes e kam denoncuar”.

Ende sot e kësaj dite nuk ka asnjë shenjë të Fationit. Policia e Kurbinit e ka regjistruar procedimin penal më 30 Prill, sikurse tha edhe shoku i 30-vjeçarit, dhe kërkimet po vazhdojnë ende.

“Më datë 30.04.2018, shtetasi A.F., vjeç 30, banues në Peqin, kallëzon se më datë 29.04.2018, në hyrje të qytetit të Laçit, ka qenë duke shitur rroba së bashku me shokun e tij F.F., vjeç 30, banues në Peqin, ku ka humbur kontaktet dhe nuk e di vendndodhjen e tij. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Familja e Fation Fajzillarit kërkon ndihmën e policisë dhe të qytetarëve, që të njoftojnë nëse kanë dijeni apo nëse kanë parë djalin e saj. /tvklan/

Mori kredi në bankë, zhduket në Laç tregtari i perdeve nga Peqini. Nëna: Ma kanë futur në pus ose në dhe Read More »

Zhduket në pyllin e Llogarasë turistja çeke ! Kishte ardhur të vizitonte Shqipërinë

Një turiste ceke rezulton e humbur që prej mbasdites së sotme në pyllin e Llogarasë në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se çekja ishte bashkë me një grup turistësh që po vizitonin Shqipërinë, por është zhdukur papritur në pyll duke mos pasur asnjë mundësi komunikimi me të.

Turistja ishte duke bërë shëtitje në pyll, por nuk është kthyer duke alarmuar shokët e grupit që kanë njoftuar policinë.

Dyshohet se turistja ceke ka humbur rrugën në pyllin e Llogorasë.

Policia dhe forcat zjarrfikëse vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Zhduket në pyllin e Llogarasë turistja çeke ! Kishte ardhur të vizitonte Shqipërinë Read More »

“Peshku i Madh”, mesazhi i ambasadorit Lu që tronditi politikën

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ishte i ftuar special mbrëmjen e sotme në “Portokalli”.

Mesazhi i parë i përcjellë prej tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ishte shqip, e po aq “shqip e troç” ka folur përgjatë gjithë detyrës së ushtruar në Shqipëri.

Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare”, thënë Donald Lu.

Mes batutave edhe të aktorëve të “Portokallisë”, Donald Lu e tha sërish troç. Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”.

Ndërkohë, publiku thërriste: “Peshkun e Madh”.

“Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”.

“Peshku i Madh”, mesazhi i ambasadorit Lu që tronditi politikën Read More »

“Nuk shohim realitetin me ato që thoni”/ Rama ironizon komentuesit: Provo t’i heqësh syzet e errëta

Kryeministri Edi Rama ka gjetur pak kohë t’i përgjigjet edhe komenteve të qytetarëve, që shprehin shpesh herë pyetje, shqetësime apo edhe kritika. Një prej tyre i thotë kryeministrit se nuk e sheh realitetin tek ato që thotë por kryeministri i këshillon të heqë syzet e errëta. Një tjetër i kërkon kryeministrit të mos mashtrojnë shumë, ndërsa ai ia kthen me një batutë.

REPLIKAT
Komentues 1: Respekt për çfarë keni bërë. Por mos harroni fjalën e Gertës në parlament për fshatrat që kanë nevojë për rrugën dhe drita…Urime prsh nga Greqia
Edi Rama: Unë nuk harroj asgjë dhe nuk pres të m’i kujtoje njeri detyrat e mia, por as ti Afrim mos harro që Shqipëria që duam bëhet me punë, sakrifica e durim të madh, sepse gropat e panumërta e të trashëguara në çerekshekulli nëpër fshatra, nuk janë llaf goje

Komentues 2: Përse ma jep ndihmën ekonomike kur ma merr prapë.
Edi Rama: Nuk e kuptoj çfarë do të thuash me këtë Gjergji, po di që ndihma ekonomike u shkon sot vetëm atyre që janë më shumë në nevojë dhe u hiqet atyre që pasi u ofrohet punë e refuzojnë.

Komentues 3: Si je mor burrë i fortë u bamë merak sot ku humbe
Edi Rama: Mos u baj merak se këtu jam nuk humb jo

Komentues 4: Nuk shohim realitetin me ato që thoni.
Edi Rama: Po provo t’i heqësh syzet e errëta se mbase e sheh realitetin pak më mirë

Komentues 5: Vetëm mos mashtroni shumë ok
Edi Rama: Për çfarë mashtrimesh e ke fjalën Elton se je edhe juventin e nuk ka lezet të flasësh si ata të kategorisë së tretë

“Nuk shohim realitetin me ato që thoni”/ Rama ironizon komentuesit: Provo t’i heqësh syzet e errëta Read More »

Studim: Ja pasojat që i shkaktohen trurit tuaj kur shihni pornografi

Gjithnjë e më shumë të rinj shtohen në listën e atyre që vizitojnë rrjetet pornografike. Një studim i fundit në Australi, tregon se për djemtë mosha është ulur në 13 vjeç, ndërsa për vajzat në 16 vjeç. Studiuesit dyshojnë në efektivitetin e mekanizmave që synojnë të mbrojnë auditorët e rinj nga përmbajtja e të rriturve.

Studiuesja e Institutit Burnet Dr. Megan Lim tha se ishte e befasuar nga rezultatet.

“Të gjithë të rinjtë në studimin tonë thanë se do të shihnin pornografi, dhe po kështu edhe shumica e grave. Ata gjithashtu raportuan se panë pornografi me frekuencë mjaft të lartë”, tha Lim për faqen zyrtare të Institute Burnet.

“Rreth 80 për qind e të rinjve thanë se shikuan çdo javë, dhe midis grave që panë pornografinë, pothuajse dy të tretat shikohen të paktën një herë në muaj”, tha ajo, siç citon ABC-ja e Australisë.

Sipas studimit, mosha mesatare e ekspozimit të parë ndaj pornografisë në Australi është 13 për djemtë dhe 16 për vajzat.

Verifikimi i moshës dhe softueri i filtrimit në internet i përdorur për të mbrojtur audiencat e reja nga shikimi i përmbajtjeve për të rritur, kanë provuar se janë joefektive, shtuan hulumtuesit.

Në letër, ata theksuan se pornografia është një “performancë” dhe ekziston një hendek midis seksit të jetës reale dhe asaj që tregohet në filmat e rritur.

Për ta bërë këtë ndryshim më të qartë tek të rinjtë, klasat relevante të edukimit seksual duhet të futen gjatë shkollës së mesme ose edhe më herët, thanë shkencëtarët.

Studiuesit pohojnë gjithashtu se ata kanë identifikuar një lidhje midis shikimit të pornografisë dhe problemeve të shëndetit mendor, duke thënë se kjo gjithashtu mund të çojë që të rinjtë të bëhen seksualisht aktivë në një moshë më të re.

“Ne nuk jemi për të provuar se shikimi i pornografisë është një gjë e keqe. Por pa dyshim që pornografia shpesh lidhet me disa rezultate negative, siç është shëndeti i dobët mendor “, tha Lim.

Studim: Ja pasojat që i shkaktohen trurit tuaj kur shihni pornografi Read More »

“Si je more burrë i fortë se u bëmë merak, ku humbe?” Batutat e Ramës me qytetarët në Fb

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një sërë replikash me qytetarët në rrjetin social Facebook.
Teksa ka ndarë një video ku flet për punët e javës në ERTV, Rama është ndalur edhe tek disa komentues të cilët e kanë pyetur lidhur me problemet që i shqetësojnë.Më poshtë po përcjellim replikat e plota mes shefit të qeverisë dhe ndjekësve në rrjet.

Qytetari 1: Respekt për c.far keni bere. Por mos harroni fjalën e gertes në parlament për fshatrat që kanë nevojë për rrugën dhe drita.. urime prsh nga greqia

Rama: Une nuk harroj asgje dhe nuk pres te m’i kujtoje njeri detyrat e mia, por as ti Afrim mos harro qe Shqiperia qe duam behet me pune, sakrifika e durim te madh, sepse gropat e panumerta e te trasheguara ne cerekshekulli neper fshatra, nuk jane llaf goje

Qytetari 2: Perse ma jep ndimen ekonomike kur ma mer prap.

Rama: Nuk e kuptoj cfare do te thuash me kete Gjergji, po di qe ndihma ekonomike u shkon sot vetem atyre qe jane me shume ne nevoje dhe u hiqet atyre qe pasi u ofrohet pune e refuzojne

Qytetari 3: Si je mor burre i forte u bame merak sot ku humbe

Rama: Mos u baj merak se ketu jam nuk humb jo

Qytetari 4: Nuk shohim realitetin me ato qe thoni

Rama: Po provo t’i heqesh syzet e erreta se mbase e sheh realitetin pak me mire

Qytetari 5: Vetem mos mashtroni shume ok

Rama: Per cfare mashtrimesh e ke fjalen Elton se je edhe juventin e nuk ka lezet te flasesh si ata te kategorise se trete

Qytetari 6 : Jam Natasha lloko nga korca kam Aplikuar dhe nuk me paisin me certefikate pronesie ju lutem bisedoje me z Erisa Spiropali se me ka mbetur ne mes ceshtja e pershendet per punen qe beri Bravo Z Kryeminister per kete qeverisje qe po beni dhe per kete lodhje qe po beni per te bere Shtet Te Lumte

Rama: Shqiperiaqeduam.al eshte adresa ku mund ta zgjidhesh problemin tend.

“Si je more burrë i fortë se u bëmë merak, ku humbe?” Batutat e Ramës me qytetarët në Fb Read More »