Aurora

e-Albania/ 141 mijë përdorues të rinj, 2.8 milionë aplikime për “Leje për dalje” gjatë prillit

Gjatë muajit prill në platformën “e-Albania” janë miratuar 2.8 milionë leje për dalje për qytetarët për kryerjen e shërbimeve të domosdoshme në kushtet e një izolimi me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Sipas statistikave të publikuara, platforma e-Albania u vizitua 15.2 milionë herë. Ndërsa rezultojnë 141 mijë përdorues të rinj të regjistruar këtë muaj.

10 shërbimet më të përdorura të muajit në portal janë aplikimi për leje dalje me 2.8 milionë aplikime.

Në vendin e dytë është vërtetimi për pagesën e kontributeve për individin. Më pas renditet aplikimi për aktivitet ekonomik hapur, aplikimet për certifikatë familjare dhe leje qarkullimi për nevojat e subjekteve. I fundit në grupin e 10 shërbimeve më të përdorura është aplikimi për regjistrimin si punëkërkues i papunë.

Te shërbimet më të përdorura të muajit të Ministrisë së Jashtme dominon aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti mbi 33 mijë të tilla dhe aplikimi për leje kalimi me 5 mijë të tilla. Më pas vijnë aplikimi për asistencë të përgjithshme kurse shërbimi i fundit në 10 më të përdorurit është aplikimi për shtetasit shqiptarë të humbur./atsh

e-Albania/ 141 mijë përdorues të rinj, 2.8 milionë aplikime për “Leje për dalje” gjatë prillit Read More »

“4 vaksina po testohen për COVID-19”/ Brataj: Masat e dhanë rezultatin, qytetarët duhet të bëhen më të ndërgjegjshëm

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh sot se, masat drastike e dhanë rezultatin, por shtoi ai, “lirimi i masave do të thotë që ne të bëhemi më të ndërgjegjshëm për të mos transmetuar këtë virus”.

“Do kthehemi në normalitet sepse nuk ka sëmundje që duron përjetë. Eksperienca mijëvjeçare ka treguar që çdo sëmundje ka pasur ciklin e vet, pavarësisht ku ka qenë niveli i shkencës për t’iu përgjigjur me terapi apo vaksinë. Sot për fat të mirë i kemi këto dy mundësi. Kjo periudhë do të mbarojë. Sa më shumë ta respektojmë aq më pak dëme do të kemi. Masat drastike e dhanë rezultatin. Lirimi i masave do të thotë që ne të bëhemi më të ndërgjegjshëm për të mos transmetuar këtë virus”, tha Brataj.

Brataj gjithashtu u shpreh se në SHBA, por edhe në dy vende të Europës janë duke u testuar 4 vaksina. Brataj tha se rezultatet deri tani janë pozitive.

“Për vaksinat janë bërë disa studime. Ka filluar në SHBA dhënia e vaksinës së parë në mënyrë eksperimentale për të parandaluar COVID-19 si sëmundje. Ky program është ndarë në dy faza, janë marrë shumë vullnetarë. Duhet të jenë njerëz të pa sëmur dhe para se të veprohet mbi këta persona, kontrollohen me tampon të serologjisë që nuk kanë pasur infeksion. Janë zgjedhur dy grupe, 18-55 dhe 65-85 vjeç. Të dy po trajtohen me dy mënyra të ndryshme. Në grupin e parë do të bëhet një lloj vaksine me disa doza. Ndërsa në grupin e dytë që janë më të rrezikuar do të bëhet vetëm një”, tha Brataj.

“Janë 4 vaksina PNT162 që po eksperimentohen. Janë marrë 4 forma të ndryshme të virusit. Gjëja e parë është që këta persona që po eksperimentohen, kërkuesit shkencorë në radhe të parë nuk japin dëmtime, në radhë të dytë të japim rezultat të pritshëm dhe në radhë të tretë të zhvillojnë antitrupa”, tha Brataj.

“Këtu po punohet në SHBA, në Belgjikë dhe Gjermani. Kanë filluar të duken rezultatet e para tek njeriu. Kanë filluar të tregojnë që po prodhohen antitrupa. Kjo është pozitive. Prodhuesit e vaksinës garantojnë që me përfundimin e testeve brenda 2020 do të ketë disa milionë vaksina dhe brenda 2021 do të ketë disa miliona të tjera vaksina. Pra janë 4 lloj vaksinash dhe sinjali i parë është pozitiv, po prodhojnë përgjigje ndaj kësaj sëmundje. si do të jenë rezultatet këtë do ta thonë shkencëtarët në vazhdim”, u shpreh Brataj./atsh

“4 vaksina po testohen për COVID-19”/ Brataj: Masat e dhanë rezultatin, qytetarët duhet të bëhen më të ndërgjegjshëm Read More »

Efektivët e policisë që dalin 55 vjeç në pension / Lleshaj: Marrin 50% të pagës neto, plus përfitojnë të drejtat e pensionit të parakohshëm

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se policët mbi 55 vjeç që dalin në pension do të marrin 50% të pagës neto, plus përfitojnë të drejtat e pensionit të parakohshëm.

“Ne kemi miratuar së fundmi një pr/ligj që shënon një risi të madhe dhe mbështetje të jashtëzakonshme për Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit shqiptar është një polici me një moshë mesatare të lartë. Polici me moshë mesatare të lartë e një vendi me moshë mesatare të re. Këta njerëz, një pjesë e tyre detyrohen që për të kryer mision dhe detyrën e tyre të jenë dhe fizikisht në kushte të përshtatshme. Me kalimin e moshës ka shumë prej tyre që nuk kanë kondicionet fizike që duhet të kishin. Sot thuhet që nëse nuk plotëson parmetrat duhet të dilni dhe të shkoni në shtëpi. Kaq e ashpër është sot”, tha Lleshaj.

“Ne kemi thënë që përpara dy mundësive për t’i hequr policët ose për t’i flakur në një farë mënyre me të drejtën e sotme. Ne kemi zgjedhur mundësinë e dytë për t’i nxjerrë, por për t’i trajtuar financiarisht pothuajse me të njëjtin nivel page si në punë. Dhe ligji i ri parashikon që policët që largohen në moshën 55, 57, 60 se nuk është e prerë 55, do të marrin 50% të pagës neto të sotme të fundit, plus përfitojnë nga Sigurimet Shoqërore të drejtat e pensionit të parakohshëm që shkojnë afërsisht sa rroga që marrin sot. Dhe ky është një përfitim dinjitoz”, u shpreh Lleshaj.

“Pothuajse me të njëjtën pagë ato do jenë të detyruar që të shërbejnë një sasi orësh të caktuar gjatë vitit, rreth 700 orë në detyra të tjera që nuk kërkojnë shumë angazhim fizik”, tha Lleshaj./atsh

Efektivët e policisë që dalin 55 vjeç në pension / Lleshaj: Marrin 50% të pagës neto, plus përfitojnë të drejtat e pensionit të parakohshëm Read More »

12 maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierëve

Në të gjithë botën ata janë duke u përballur me mbingarkesë të punës dhe një situatë aspak të zakontë.

Dhe sot është dita e tyre: 12 maji është Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, e cila përkujton ditëlindjen e Florence Nightingale, “infermierja e parë profesioniste”.

Nightingale u bë e njohur gjatë Luftës së Krimesë, teksa trajtonte ushtarët që vdisnin më shumë nga infeksionet sesa nga plagët e fushës së betejës. Ajo u bë e njohur si “Zonja me Llambë”, pasi punonte gjatë gjithë natës.

Një muze në Londër paraqiti uniformën e saj të shekullit të 19-të si dhe artefakte të tjera. Nightingale përdori përvojën në Krime për të përmirësuar kushtet shëndetësore në Britani.

“Parimet mbeten të njëjta si ato të 200 viteve më parë, të cilat janë që duhet të lani duart dhe duhet të siguroheni që mjedisi ku punoni te jetë i pastër dhe i rregullt, dhe ajo çka është me rëndësi është hapësira midis pacientëve dhe nevoja për ajrosje brenda zonave klinike”, thotë Eileen Sills, kryeinfermiere te spitali “Guys and St Thomas’ NHS Foundation Trust”.
Emri i Nightingale është shënuar në shumë spitale përfshirë, dhe në spitalet e urgjencës të ndërtuara në MB për të përballuar krizën COVID-19./atsh

12 maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierëve Read More »

Veliaj: Teatri i ri tre herë më i madh, kemi një shans fantastik

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i vendosur për t’i dhënë Tiranës në 100- vjetorin e saj të dytë si kryeqytet një teatër të ri.

Në një intervistë për një nga mediet, Veliaj siguroi se teatri do të jetë në territorin e tij dhe tre herë më i madh, duke ofruar të gjithë kushtet jo vetëm për të luajtur aktorët, por edhe hapësira për ruajtjen e veshjeve dhe të arkivit.

“Territori i teatrit është vetëm territori i teatrit. Në territorin e teatrit do të bëhet një teatër tre fish më i madh. Do të shkojmë nga 3 mijë metra në 9 mijë metra, teatër të madh, teatër të vogël dhe teatër veror në tarracë dhe sigurisht dhe hapësira të tjera”, tha ai.

Kreu i bashkisë u shpreh se projekti i ri i teatrit do të jetë sipas konceptit të Bjarke Engels, një prej arkitektëve më të mirë në botë. Ai siguroi se edhe godina e re e teatrit do të jetë një sukses ashtu sikurse shumë projekte të realizuara nga Bashkia që në fillim hasën në rezistencën e një minorancë të zhurmshme.

“Së pari do të duhet që të finalizojmë projektin e ri të teatrit. Ne kemi një koncept, koncepti i Bjarke Ingels. Sot mbahet si arkitekti më i mirë në botë është në rangun e Stefano Boerit, Marco Casamontit që sapo prodhoi një kryevepër si stadium. U përfol u fol me vite të tëra po sapo e mori medaljen e parë në Europën juglindore si arkitektura më e bukur e vitit. Ndaj unë besoj që teatri do të ketë të njëjtin fat. Unë e kam provuar që ditën e parë me një kënd lodrash dhe me një tjetër president, por unë besoj që këmbëngulja është ajo që na çon përpara dhe këmbëngulja është ajo që na transformon dhe besoj me tetarin e ri kemi një shans fantastik që ashtu siç vepruam me këndin e lodrave, ashtu siç vepruam me pjesën e dytë të liqenit që e dyfishuam, sot kemi bërë liqenin e Farkës prapë patëm aty protesta, Astiri ka filluar punën normalisht . E njëjta gjë u bë me Pazarin e Ri.”, tha Veliaj./atsh

Veliaj: Teatri i ri tre herë më i madh, kemi një shans fantastik Read More »

Parashikimi i motit, 11 maj 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët. Vranësira në mesdite dhe në pasdite mbeten prezente vetëm në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim Jug-Juglindje 5-12 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit, parashikohet erë intensive me shpejtësi mesatare 8-20 m/s. Hera herës era arrin shpejtësinë deri në 25-30 m/s. 5-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet 6 deri 7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/24 diell re
Kukës 12/27 diell re
Lezhë 10/25 diell re
Dibër 12/25 diell re
Durrës 15/23 diell re
Tiranë 14/27 diell re
Elbasan 12/27 diell re
Berat 8/27 diell re
Vlorë 12/25 diell re
Korcë 10/25 diell re
Gjirokastër 9/25 diell re
Sarandë 13/24 diell re/atsh

Parashikimi i motit, 11 maj 2020 Read More »

Çohu shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur dhe lavdia e Zotit u ngrit mbi ty!

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të tjera fjalë të shenjta për të përcjellë mesazhin e tij, ndërkohë që gjithë bota po përballet me pandeminë e COVID-19.

“Çohu shkëlqe sepse drita jote ka ardhur dhe lavdia e Zotit u ngrit mbi ty”, citoi Rama fjalë nga Isaia 60:1, përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.

Kryeministri zgjodhi këto fjalë të shenjta nga Isaia 60:1, për të përcjellë mesazhin e tij, ndërkohë që vendi po lehtëson masat kufizuese kundër përhapjes së COVID-19./atsh

Çohu shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur dhe lavdia e Zotit u ngrit mbi ty! Read More »

“Heronj shqiptarë”/ Jultjan Liçi, solidaritet e mbështetje për gjyshërit e vetmuar

“Në këto çaste të vështira, mënyra më e mirë për ta kaluar këtë sprovë është solidariteti që duhet të tregojmë veçanërisht për gjyshërit e vetmuar”.

Kështu shprehet Jultjan Liçi, përgjegjës i Shërbimeve Mbështetëse pranë njësisë Nr.12, në kryeqytet, i cili në këto kohë të vështira është angazhuar për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve.

Përmes rubrikës “Heronj shqiptarë”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati solli sot shembullin e Jultjanit, i cili ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës.

“Në vijën e parë të frontit të luftës ka njerëz me fuqi mbinjerëzore që në vend të bluzave të bardha, kanë zemër solidare dhe shumë përkushtim. Jultjani është një banor i njësisë së Dajtit që ka dhënë kontributin e tij në këtë periudhë të virusit COVID-19”, shprehet Bushati./atsh

“Heronj shqiptarë”/ Jultjan Liçi, solidaritet e mbështetje për gjyshërit e vetmuar Read More »