Aurora

Artistët nga Maqedonia e Veriut i bashkohen peticionit të artistëve shqiptarë: Të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar

Ndërtimi i një teatri të ri po mbështetet jo vetëm nga komuniteti i aktorëve dhe regjisorëve brenda vendit, por edhe në trevat e tjera shqiptare.

Artistët maqedonas, Qendrim Rijani dhe Adem Karaga, si dhe kineasti shqiptar, Vladimir Kasaj, i janë bashkuar peticionit pro Teatrit të Ri.

Në peticioni artistët i bëjnë thirrje politikës të qëndrojë larg kësaj çështjeje dhe përsëritet vullneti i artisteve pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër./atsh

Artistët nga Maqedonia e Veriut i bashkohen peticionit të artistëve shqiptarë: Të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar Read More »

Faqja e njohur holandeze: Në Shqipëri gjen atë që kërkon, mikpritjen legjendare

Në Shqipëri gjetëm atë që kërkonim, mikpritjen legjendare dhe një nga formacionet më spektakolare shkëmbore të Europës, shkruan Hans Avontuur, për magazine.wideoyster.com, një faqe e njohur turistike holandeze që publikon shkrimet më të mira për vende të njohura turistike të botës.

”Është aq mjegull sa nuk mund të shihni pothuajse asgjë… Mbaj frymën ndërsa makina jonë 4×4 ecën me kujdes përgjatë gropave dhe përrenjve. Po synojmë të shkojmë në Theth…”.

”Thethi është një vend i fshehur ku, edhe një pasha osman, i cili kontrollonte gjysmën e Ballkanit deri në vitin 1912, e kuptoi shpejt se kjo luginë ishte tepër e largët për t’u shtypur me dorë të hekurt”.

Më në fund, ja ku është fshati. Në fund të luginës. Majat e larta dhe rrëpirat që rrethojnë fshatin, bëjnë që shtëpitë të duken shumë të vogla. Është pikërisht ashtu si e përshkroi shkrimtari holandez, Den Doolaard në vitet 1930: “Një përpjekje e njeriut për t’iu kundërvënë natyrës”.

Kjo është arsyeja pse kam ardhur në këtë rajon malor në kufirin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe pak të Kosovës.

Unë i dua Alpet dhe kam vizituar edhe zemrën e Pirenejve në kërkim për një vend të shkretë dhe pak a shumë ajo ishte e tillë, por isha i bindur se Europa duhet të ketë vende edhe më të egra. Në një kafene në Kolashinë, në Mal të Zi dëgjova emrin “Bjeshkët e Namuna”. Doli se personi që e tha ishte një udhërrëfyes malor dhe shtoi se “kjo është pikërisht ajo që po kërkoni”.

Me të mbërritur në bujtinë, mikpritja u thellua nga një tavolinë e mbushur me ushqime të shijshme vendase, djathëra, mish të thatë, perime të pjekura në skarë, bukë të pjekur në shtëpi. Aq e ashpër dhe armiqësore sa duket bota malore nga jashtë, aq e ngrohtë dhe e butë është në brendësi të shtëpive të banorëve.

Katerina, e veshur me të zeza, thotë se ”unë kam lindur këtu. Jeta është e vështirë, por e bukur”.

Lugina e izoluar, e ndaluar për vizitorët gjatë epokës komuniste, ka një bukuri të jashtëzakonshme. Lloji i vendit ku çdo tingull jehon, ku dëgjoni gjëra që nuk janë aty dhe ku në muzg shihni pas, edhe pse e dini se askush nuk po ecën pas jush.

Këtu kanë jetuar 150 familje, ndërsa tani ka pak më shumë se 20.

Por, njerëzit dalëngadalë po kthehen, kur shohin se mund të ndërtojnë një jetë me natyrën dhe turizmin. Ka kaq shumë bukuri. Mund të ecni në çdo rrugë nga fshati dhe natyra ju përqafon.

Ndjek një rrugë malore përmes një peizazhi me gurë dhe pellgjesh me ujë të pastër si kristal.

Dëgjoj një murmuritje në distancë që duket sikur afrohet pas çdo hapi. Duke zbritur përgjatë një shkalle druri, duke u ngjitur në anën tjetër do të shihni një liqen malor blu, pothuajse të përkryer, që mbushet nga një ujëvarë…

Unë dua të shkoj edhe në luginën e Valbonës. Mund të shkohet më këmbë ose përmes rrugës automobilistike dhe ujore nga liqeni i Komanit.

Rruga me një traget të vjetër që zgjat katër orë, është si një lundrim në ëndërr, ujë i gjelbër prej smeraldi, një grykë që hapet dhe mbyllet dhe shqiponjat ”notojnë” nëpër qiellin gri.

Bie shi i butë dhe fryn një erë që të pret. Shumica e pasagjerëve gjenden brenda në të ngrohtë, por unë shkoj drejt në kuvertë për të humbur sa më pak nga ky udhëtim. Pas një orë, asgjë nuk është e më e dukshme, nuk ka asgjë që tregon praninë e njerëzve. Dhe papritmas, duket një fermë, së bashku me bagëtitë që kullosin.

Që nga viti 2015, ekziston një rrugë e mirë asfalti që të çon nga Fierza në Valbonë, e cila e ka bërë luginën më të prekshme.

Në vitin 2009 amerikania, Catherine Bohne shkoi me pushime në Valbonë, për 11 ditë, u takua me shqiptarin, Alfred në traget dhe nuk u largua më kurrë.

“Është e pabesueshme sesa bukur është këtu. Shihni kopshtet e egra, kumbullat dhe mollët, ku arinjtë duan të vijnë. Ose fshatin malor të Çeremit, ku pa energji elektrike, ujë të nxehtë ose valë telefonike, shkëputeni automatikisht nga jeta e përditshme”, thotë ajo.

Këto janë cilësitë unike të Valbonës, me të cilat ju mund të zhvilloni turizëm të qëndrueshëm, të përshtatshëm për një park kombëtar.

Shpresoj që gjithçka të qëndrojë kështu. Këtu, në kufirin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, ka ende mundësi për ta mbajtur natyrën të pacenuar./atsh

Faqja e njohur holandeze: Në Shqipëri gjen atë që kërkon, mikpritjen legjendare Read More »

Nga 11 maji qytetarët aplikim në e-Albania për pasaportë dhe kartë identiteti, procedura zgjat vetëm 2 minuta

Nga data 11 maj përmes platformës e-Albania qytetarët mund të aplikojnë për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti.

Kryeministri Edi Rama publikoi një video ku shpjegoi se si qytetarët mund të aplikojnë.

Rama tha se qytetarët do të paraqiten vetëm një herë pranë zyrave, pasi formulari dhe rezervimi i takimit do të kryhen online dhe është një procedurë e thjeshtë, që zgjat vetëm 2 minuta.

“Në platformën e-Albania gjeni shërbimin: “aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës”. Në sms dhe e-mail ju vjen linku për të rezervuar datën dhe orën e takimit pranë zyrës aleat. Ju do të paraqiteni vetëm 1 herë pranë zyrave të aplikimit, pasi formulari dhe rezervimi i takimit do të kryhen online. Procedurë e thjeshtë, që zgjat vetëm 2 minuta. Ditën e takimit, ju duhet të keni me vete kuponin e ri për pasaportë apo kartë identiteti dhe dokumentet e vjetra, që duhet t’i dorëzoni në zyrat e aplikimit”, bëri të ditur Kryeministri Rama./atsh

Nga 11 maji qytetarët aplikim në e-Albania për pasaportë dhe kartë identiteti, procedura zgjat vetëm 2 minuta Read More »

Dita Ndërkombëtare e Familjes/ Meta citon Nënë Terezën: Aktuale në çdo kohë

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar qytetarët me një thënie të Shenjtores “Nënë Tereza”.

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”, shkruan Presidenti Meta.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes, me këtë thënie të mençur dhe aktuale në çdo kohë të Shenjtores sonë Nënë Tereza!”, thekson Presidenti Meta.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka shpallur 15 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.

Qëllimi i shënimit të ditës ndërkombëtare të familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin./atsh

Dita Ndërkombëtare e Familjes/ Meta citon Nënë Terezën: Aktuale në çdo kohë Read More »

Marrëveshja me Greqinë për punonjësit sezonalë është gati

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëveshja me Greqinë për shqiptarët që duan të punojnë me kontrata sezonale është gati.

“Marrëveshja është e bërë. Gjithçka është gati, janë gati të gjitha strukturat dhe të gjithë ata që do të shkojnë të punojnë sezonalë, që kanë kontrata dhe marrëveshje do të dalin dhe do të shkojnë në Greqi. Kjo është kryer”, – tha Rama.

Ndërsa për hapjen e kufijve, Rama tha se “kam parasysh hapjen e kufijve për qytetarët shqiptarë që janë në anën tjetër të kufirit, në Greqi, që mund të kthehen”./atsh

Marrëveshja me Greqinë për punonjësit sezonalë është gati Read More »

Sot lufta është në spital, teatri gjest patetik

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “nuk kam qenë asnjëherë me një bindje tjetër për shembjen e Teatrit prej 20 vitesh.

Shembja e Teatrit Kombëtar është temë e ezauruar për mua personalisht është një temë e cila ka shumë vite, 20 vjet. Qëndrimi im është i njohur prej 20 vitesh dhe nuk besoj të ketë pasur proces më të gjatë në historinë e këtij vendi në distancë apo nga afër lidhur me këtë temë”.

Në një intervistë televizive, Kryeministri Rama tha se “besoj se ky është një atribut ekskluziv i pushtetit ekzekutiv në qeveri dhe në bashki dhe kthimi i një teme me karakter urbanistik dhe zhvillimor në një të temë politike tregon shterpësi dhe asgjë tjetër”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nuk ka asnjë patate të nxehtë ka vetëm një proces që zhvillohet sipas ligjit natyrshmërisë së ndarjes së punëve dhe bashkia e Tiranës në të njëjtën kohë është edhe agjencia që do të ekzekutojë të gjithë projektin”.

I pyetur nëse i ka dhënë urdhër bashkisë të prishë Teatrin, Rama u përgjigj se “jo, ne nuk i kemi thënë ‘merre prishe’ ne i kemi thënë ‘merre ndërtoje’. Ajo që mendoj se është e rëndë, është se vija e zjarrit sot në Shqipëri prej jo pak kohësh është në spital dhe lufta sot në Shqipëri jo prej pak kohësh është lufta për të mbrojtur shëndetin, për të garantuar edhe këtë fazë të dytë, që është hapja graduale, që do të thotë një thirrje e tillë për të marrë më qafë njerë,z për të bërë gjeste patetike, që nuk kanë asnjë lidhje me asnjë proces ligjor dhe me asnjë proces demokratik, dhe me asnjë proces kundërshtie të natyrshme, është papërgjegjshmëri”.

I pyetur për artistët që po mbrojnë teatrin, të cilët janë mbledhur në mjediset e jashtme të tij, Rama tha se “pas shpinës tuaj nuk shikoj aleancë për teatrin, shikoj një grup njerëzish që kanë thyer rregullat aktuale në kundërshtim me aktin normativ, duke vënë në rrezik jo vetëm veten, por edhe të tjerë, ky është fakt”, – tha Rama.

“Nuk shikoj ndonjë aleancë për teatrin. Po flas për atë që ndodh atje në errësirë dhe në kushtet kur është rreptësisht e ndaluar që njerëzit të grumbullohen në numra të tillë dhe të rrezikojnë veten dhe të tjerët, ky është fakt”, – tha Rama./atsh

Sot lufta është në spital, teatri gjest patetik Read More »

Spiropali: Opozita kërkon të bëjë pazar me Reformën Zgjedhore, pakica nuk mund ta marrë peng shumicën

Zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha sot në seancën plenare të Kuvendit se opozita jashtëparlamentare kërkon të bëjë pazar me Reformën Zgjedhore.

Spiropali duke iu drejtuar Rudina Hajdarit në lidhje me ndryshimin në sistemin zgjedhor dhe prishjen e Teatrit Kombëtar tha se “ju kërkoni të ktheni orën e historisë pas, ku pakica mund të marrë peng shumicën ose mund t’i imponohet asaj jo me argumente, po me pathos, me sulme dhe me përgjithësime. Të dyja këto janë fatale, sepse në fund rezultojnë në hiç”.

Spiropali tha se opozita jashtëparlamentare kërkon të bëjë pazar dhe të mbajë sistemin e vjetër të drejtësisë.

“Konkretisht, opozita jashtëparlamentare pretendon se kundërshton Reformën Zgjedhore për dy arsye. Në fakt është duke bërë pazarin e radhës. Kundërshton se nuk do depolitizimin e administrimit zgjedhorë nga kreu në fund dhe e kundërshton sepse do që ata gjyqtarë që se kanë kaluar Vetingun apo janë përjashtuar nga Vetingu të futen në Kolegj Zgjedhor. Opozita jashtëparlamentarë do të mbajë në këmbë sistemin e vjetër të drejtësisë. Po ju çfarë kërkoni? Për cilin sistem po flisni? Nuk keni dhënë kurrë një argument, jo vetëm për meritat e këtij sistemi apo të atij të kaluar që kishim. Se dua t’ju kujtoj se edhe me atë sistemin që kishim më parë e dini mirë se çfarë deputetësh kishim në Kuvend. Herë bajraktarë, herë të fortë, herë agallarë, herë ata që ua nxirrnin votat nga hundët njerëzve. Mos hajde këtu e thoni se ky sistem ka kthyer përmbys sistemin e demokracisë në Shqipëri. Ne kemi vullnetin për të depolitizuar sistemin zgjedhor që njerëzit që administrojnë komisionet apo të numërojnë votat të jenë të depolitizuar, të jenë të trajnuar, t’i përgjigjen vetëm ligjit dhe të zgjidhen me short dhe me rotacion. Jeni ju për këtë?”, tha ajo.

Spiropali shtoi se ne nga ana tjetër jemi që në Kolegj Zgjedhor të jenë vetëm gjykatësit që kanë kaluar Vetingun për të mos u kthyer mbrapa te sistemi ku ata jo vetëm bëjnë lëmsh zgjedhjet dhe prishin standardin por edhe mbrojnë veten e tyre.

Duke iu përgjigjur Hajdarit për Teatrin Kombëtar, Sipropali tha se “nga ana tjetër për sa i përket çështjes së Teatrit zonja Hajdari, ja ku bashkoheni ju me ata. Ata nuk janë politikanë, as korifenj të artit. Ata janë politikanë teatralë ku gjithë jetën janë tallur jo vetëm me vendin, por dhe me veten dhe vendimet që kanë dhënë. Të jeni të sigurtë që Teatri Kombëtar i Shqipërisë do ngrihet aty, më i mirë, më i bukur, më i fortë dhe më dinjitoz se kurrë. Nuk kemi patur teatër, kanë qenë ca trushpërlarë aty që e mbajnë veten për korifenj, jo artistët. Aty shumica 95% e aktorëve që i kanë dhënë shpirt asaj skene do vazhdojnë të jetojnë aty përmes artit në një skenë dinjitoze. Shqipëri ka nevojë për një teatër të vërtetë kombëtar”.

“Ata po duan të bëjnë pazar për veten e tyre për sistemin për të vazhduar statuskuonë e partisë tyre. Ju po doni të mbijetoni në politikë po në të njëjtën mënyrë. Unë dua që ju personalisht dhe shumë të tjerë në këtë sallë të mbijetoni politikisht dhe pse jo të keni sukses të madh politik, por për këtë fajin nuk e ka mazhoranca, por partia që ju ka nxjerrë tradhtarë, që ju ka përjashtuar dhe nuk ju jep asnjë shans të tregoni se bëtë gjënë e duhur. Ju qëndruat në sistem e mbajtët opozitarizmin dhe ju respektuat institucionet. Ata dolën në rrugë, ata ju nxorën ju, ata ju përjashtuan dhe ju shpallën tradhtarë”, tha ajo. /atsh

Spiropali: Opozita kërkon të bëjë pazar me Reformën Zgjedhore, pakica nuk mund ta marrë peng shumicën Read More »

Në fillim të qershorit turistët e parë të huaj me charter në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, dekalroi sot se “shpresoj shumë që në fillim të qershorit do të kemi të parët turistë të huaj që do të vijnë me charter të organizuar nga kompanitë turistike që nuk janë anuluar”.

Në një intervistë televizive, Klosi theksoi se “as ka patur as ka për të patur ndonjëherë një datë sezoni turistik. Sezoni turistik përgjithësisht fillon në këtë periudhë. Kemi qenë shumë mirë, pasi maji asnjëherë nuk është konsideruar sezon, tani e kemi konsideruar edhe majin sezon”.

Sipas tij, ajo që ishte lajm i mirë sot ishte një material i nxjerrë nga Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Turizmit që sugjeron shtetet të fillojnë të komunikojnë mes tyre, pra vendet që kanë të njëjtën qajse ndaj pandemisë.

“Është e rëndësishme të gjithë duan të hapen, por nuk duhet të shkelen rregullat e përgjithshme nuk duhet të bëjmë eksperimente ajo që nxori BE dhe Organizata Botërore e Turizmit. Vendet e rajonit që janë baza ku ne bazojmë turizmin jo vetëm Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe Mali i Zi edhe Serbia, Bosnja e Hercegovina mund të jenë një destinacion shumë i mirë”, – tha Klosi.

“Vitin e kaluar kanë qenë 6.5 milionë pasaporta të huaja që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa janë 1 milion e gjysmë shqiptarë që kanë hyrë e kanë dalë për të kaluar pushimet. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë rezultojnë rreth 8 milionë pushues gjatë gjithë 12 muajve të vitit në vend”, – tha Klosi.

Sipas tij, shqiptarët e Shqipërisë janë 20% e turistëve që qarkullojnë në vend për pushime.

“34% e kombësisë së turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri e zënë shqiptarët nga Kosova, pjesa kryesore vendet pranë Greqia, Italia, Zvicra, Gjermania, turistet që janë të orientuar janë Polonia me rreth 220 mijë”, – theksoi Klosi.

Ministri Klosi tha se “në Shqipëri janë shtuar pasaportat, vjet kemi pasur 65 pasaporta nga shtete të ndryshme që kanë ardhur gjatë sezonit turistik duke e bërë Shqipërinë tashmë një destinacion të qëndrueshëm”./atsh

Në fillim të qershorit turistët e parë të huaj me charter në Shqipëri Read More »