Aurora

“Dashuria për kunatën”/ Zbulohet lidhja sekrete e Fahri Balliut me Lulzim Bashën

Ka shumë njerëz që pyesin se cila është lidhja e Fahri Balliut me Lulzim Bashën.
Çfarë e lidh një ish-spiun dhe batakçi me kryetarin e PD-së që është shumë larg nga mosha, por jo nga mentaliteti me Fahriun.

Pas shumë e shumë pyetjesh, investigimesh dhe përpunim informacioni zbuluam atë që është më e pabesueshmja, pra thuajse i kemi shkuar në fund zbulimit të sekretit që ka të bëjë me lidhjen Balliu-Basha, që fillon me Faron te zyra e Lulit dhe përfundon tek çuni deputet, pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Ka edhe të tjera influenca Fahriu, vendos edhe kryetar degësh, i bën dhe mbrojtje publike. Gjithmonë për të treguar se është “babai” i paepur i Lulzimit, jo vetëm i Klevisit.

Midis shumë gjërave, ajo që i lidh dhe është e pabesueshmja, është “dashuria” për kunatin apo kunaten.
Shembulli është i thjeshtë, Fahriu e ka mbështetur Blegina Agollin, kunatën e tij që kur e ka pasur kryeredaktore në gazetën “55”, më pas në ministrinë e Kulturës dhe në ministrinë e Drejtësisë.
Fahriu ka një “dashuri” të pamasë për kunatën e tij dhe një vlerësim maksimal. E ka mbështetur çdo ditë në rrugën për të ardhmen dhe karrierën në biznese private apo në shtet.

Përballë “dashurisë” së Fahriut për kunatën, qëndron “dashuria” e Lulit për kunatin. Ai e ka bërë atë biznesmen. I qëndron nga pas hap pas hapi, sa Luli-kunatit, aq edhe kunati-Lulit. Ashtu si dhe Fahriu, kunati ka ndikim të madh te Luli dhe gjithmonë e ka mbështetur aksionin e tij politik. Kunati të bën deputet apo ministër. Ndaj tij ka pasur akuza të forta nga elementë dhe eksponentë brenda PD-së.

Në fakt kunati i Lulit, përtej mbështetjes që i jep këtij të fundit, ndryshon shumë nga Fahriu dhe mbështetja që ai i jep kunatës. Por, këto lidhje të forta shpirtërore kanë bërë që më në fund të zbulohet se vetëm lidhja me kunatin apo kunatën mund të bëjë një afrim me Lulzim Bashën dhe Fahriun, kaq të fortë dhe kaq të pazgjidhshme, përjetësisht!/ CNA.al

“Dashuria për kunatën”/ Zbulohet lidhja sekrete e Fahri Balliut me Lulzim Bashën Read More »

Turizmi, emra të famshëm të hotelerisë botërore, gati të investojnë në Shqipëri

“Jemi duke u përballur me një fluks në rritje të turistëve dhe për të adresuar nevojën e akomodimit, është hartuar paketa e lehtësirave për hotelet me 4 dhe 5 yje, e cila ka rritur ndjeshëm interesimin e emrave të njohur të hotelerisë botërore për të investuar në Shqipëri”, deklaroi Hajrullah Çeku, zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit

Gjatë llogaridhënies publike përpara qytetarëve të Lezhës, ai tha se në kuadër të projektit të “100 fshatrave”, kemi nisur procesin e certifikimit të njësive të agroturizmit bashkë me paketën e lehtësirave fiskale dhe skemën kombëtare të mbështetjes përmes granteve të bashkë investimit.

Aktualisht tha ai, jemi duke shqyrtuar aplikimet për certifikim dhe Shqipërisë shumë shpejt do t’i shtohen dhjetëra njësi të reja agroturizmi në të gjithë territorin e vendit. Më tej, Çeku tha se për t’ju përgjigjur në mënyrë më të mirë kërkesave të turistëve, është zhvilluar programi “1 mijë të rinj dhe të reja të punësuar gjatë sezonit të verës”, një nismë që synon punësimin e të rinjve, pastrimin e vendit dhe informimin e turistëve mbi aktivitetet rekreative që zhvillohen në të gjithë territorin e vendit tonë.

Ai tha se kalendari turistik 2018, i cili përmbledh të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet artistike të kulinarisë, sportive dhe rekreative e veçanërisht festat tipike lokale që zhvillohen nga janari në dhjetor, nga veriu në jug të Shqipërisë. Zv.ministri tha se janë certifikuar 50 udhërrëfyes të rinj turistikë që do të jenë të angazhuar për të pritur dhe informuar turistët e huaj gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë.

Duke u ndalur në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, Çeku tha se kemi zhvilluar një numër programesh të reja si, brendimi i produktit të kulinarisë, që synon të shndërrojë produktet bujqësore dhe gatimet tradicionale tona në ambasadorin më të fuqishëm të turizmit dhe zhvillimin e portaleve dhe kanaleve të reja të promovimit të Shqipërisë turistike nëpër gjithë botën.

“Për kundër të gjitha këtyre zhvillimeve, ne jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka mjedisi dhe në ndikimin që ka mjedisi në forcimin e perceptimit të çdo turisti gjatë qëndrimit në Shqipëri. Ka qenë programi ynë i madh mjedisor me synim një Shqipëri turistike të pastër dhe të gjelbër, që ka mobilizuar dhjetëra e mijëra në betejën kundër papastërtisë, e veçanërisht kundër burimeve të ndotjes. Programi ynë ka qenë operacioni më i madh i pastrimit dhe gjelbërimit në Shqipëri dhe deri tani ka pastruar tonelata mbetje dhe synon 20 milionë pemë të reja deri në vitin 2020”, deklaroi Hajrullah Çeku, zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit/ata

Turizmi, emra të famshëm të hotelerisë botërore, gati të investojnë në Shqipëri Read More »

Këta ishin 3 vëllezërit shqiptarë që shpëtuan në ‘Titanik’

Kaloi mbi një shekull nga gjëma mbinjerëzore, që 100 vjet përpara, mori 1517 jetë njerëzish e sot po merr gjithnjë e më shumë përmasa legjende. Fundosja e Titanikut që konstruktorët e WIHTE STAR LINE e quajtën të pafundosshëm, u fundos, u përmbyt i papërmbytshmi, por legjenda e tij rri pezull e nuk përmbytet.

Enigma e mbytjes në atë mesnate të errësirtë, mes 14 -15 prillit 1912, s’do të “flasë” kurrë. Ajo do të rrijë pezull e do të stërmundojë kokat e shumë studiuesve, shkencëtarëve, shkrimtarëve, gazetarëve, regjisorëve e do të vërtitet nëpër fundoqeanin, duke u ngurosur. Enigma do të mbetet një mister e do të jetojë nga pavdekësia. Ora e vdekjes e “Titanikut” u bë dhe ora e lindjes së historisë tragjike të tij, legjenda e tij.

Asnjë copë Titaniku, as i gjithi sikur të nxirret mbi tokë nga fundoqeani, s’do të “flasë” kurrë më shumë se ç’kanë folur të 700 të mbijetuarit. Më së shumti ai do të jetë një muze psherëtimash, dhimbjesh e kureshtjesh turistësh e vizitorësh. Në atë mesnatë tragjike u dëgjuan edhe zëra shqiptarësh. Por askush, asnjë qeveri shqiptare nuk pyeti për 100 vjet me radhë: Kishte a nuk kishte shqiptarë në Titanik. Interesim i ngrirë si lotët e “Lëndinës së Lotëve”.

Karvanarët Tullga

Në një faqe të njërit prej regjistrave të vjetër të Zyrës së Gjendjes Civile të qytetit të Korçës gjendet trungu i familjes Tullga, mes të tjerëve edhe emrat e tre vëllezërve: Vangjelit, Kristaqit dhe Thanasit. Të bëjnë përshtypje të dhënat e hollësishme për secilin, gjuhët që flisnin, profesioni – karvanarë dhe së fundi: Larguar në kurbet në Amerikë, më 1912. Siç më tregon Vangjoja, i cili i ka hyrë studimit me hollësi të trungut familjar, e veçanërisht ngjarjes së Titanikut e cila për dhjetë dekada me radhë ka qenë prezente në familjen e fisin e tij, mbiemri Tullga u kishte mbetur nga nofka “tullë”, (“tullkë” në dialektin korçar, (tullgë), sepse burrat e këtij fisi ishin tullacë.

Ata banonin në Malavecin e Sipërm, mbi Dishnicë, fshat që nuk ekziston më, veç murishteve, që koha i ka rrafshuar e fshehur nëntokë. Burrat e këtij fisi ushtronin profesionin e karvanarit, u shërbenin njerëzve me llandonë e karroca me kuaj për t’i transportuar nga një vend në një tjetër, por edhe në Maqedoni, Greqi e Bullgari. Ishte koha kur Amerika kishte ngjallur interes për gjithë botën, por edhe për shqiptarët. Edhe familja Tullga vendosi të përcillte në Amerikë tre djemtë, Vangjelin (Gelan) 30 vjeç, Kristaqin (Kicen) 27 vjeç dhe Thanasin (Naskën) 25 vjeç. Të tre të martuar, të tre të fuqishëm, të mësuar me vështirësi e që u hanin duart për punë.

Pasi nxorën “navllot” – (vizat), u nisën nga Korça, nga “Lëndina e Lotëve”, për në Greqi. Udhërrëfyes u bë Visari ose Viska, siç i thoshin me përkëdheli, i cili ishte fis i Tullgave e jetonte në Athinë dhe merrej me udhërrëfime për mërgimtarë. Pasi kishin ndenjur disa ditë në Pire, i kishte përcjellë tre vëllezërit Tullga me një vapor grek për në Ingliterë. Fjalët kishin marrë dhenë, se do të nisej nga Anglia për në Amerikë, një “pamporr” shumë i madh, shumë luksoz, i paparë ndonjëherë, i ri fringo dhe shumë i sigurt. Krenaria e deteve, i thoshin.

Tre vëllezërit Tullga nuk mund ta humbitnin shansin për të udhëtuar me këtë gjigand. Familja, kur mori vesh se djemtë do të udhëtonin me të, u gëzua pamasë se u sigurua që ata do të arrinin shëndoshë e mirë, sepse anija ishte e pambytshme.

Kaluan javë e muaj… Familja Tullga priste me ankth lajm për mbërritjen e djemve në Amerikë. Pritja u thye në makth, pasi lajmi i zi për mbytjen e Titanikut kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Në shtëpinë e Tullgave vërtitej një si kob shqetësimi: “Kanë shpëtuar djemtë, vallë”?! Pas shumë kohësh mbërriti një letër nga Bostoni. Zarfi nuk ishte rrethuar me shirita të zinj anash çka do të thoshte se nuk sillte kob. E shkruante vëllai i madh, Gela. Pak a shumë, thoshte: Jemi gjallë. Shpëtuam me ndihmën e të madhit Zot. Kemi parë vdekjen me sy. Kemi zënë punë. Unë dhe Kicja në një fabrikë emaljoje, Naska ka hyrë berber në Boston. Mos u bëni merak për ne.

Thanasi kishte lënë në Shqipëri gruan, Sofinë dhe një vajzë të vogël. I dërgojnë haber se vajza nuk ishte mirë… Ai diçka parandjeu dhe kthehet. Me mbërritjen e tij në shtëpi rinisi kuja. I kishin vdekur edhe çupa edhe gruaja, Sofia. Sofia ishte nga Fisi i Beçkave, motra e Nasi Beçkës nga Çifligu. Dhembje mbi dhembje! Plagë mbi plagë. Kishte vdekur edhe nusja e vëllait të mesëm, Kristaqit që kishte lënë një djalë…

Rrëfimi i Thanasit: “Si hipëm në një mal prej hekuri”

Rrëfimet e Thanasit, për mesnatën e 14-15 prillit 1912, u bënë ngjarje të ditës në shtëpinë e Tullgave. Kushdo që vinte ta takonte për kryeshëndoshë apo t’i uruar mirëseardhjen do ta pyeste patjetër edhe për tragjedinë e Titanikut Ato rrëfime kaluan gojë më gojë e brezpasbrezi dhe kanë arritur deri në ditët tona, që Vangjoja m’i tregon me aq emocion e korrektësi sikur ta kishte përjetuar vetë atë ngjarje, ndonëse gjyshi i vdiq kur ai ishte maturant në gjimnaz, në Korçë. Im gjysh, Thanas Tullga, tregon Vangjoja, kishte një kujtesë fenomenale dhe ishte kureshtar i madh.

Ai mbante mend me hollësi çdo detaj të udhëtimit. Ishte 10 prill 1912, ditë e mërkurë kur hipën në Titanik në portin i Southamptonit dhe kishin mbetur gojëhapur kur e kishin parë. Nuk ishin përhapur kot llafet se, gjer atëherë, asnjë vapor i tillë madhështor nuk kishte çarë detet e oqeanet. Ishte i pambytshëm. Ishte si një “mal pe hekuri, sa Morava, një qytet më vete që voziste në det e deti llamburiste nga dritat e luksi, sa të erreshin sytë e të merreshin mentë”, – tregonte Naska.

Biletat Viska ua kishte prerë të lira, në Klasin III, ku të tërë ishin mërgimtarë, të varfër që shkonin në botën e re për punë. Gjatë udhëtimit kishin zënë muhabet me ca grekë, se merreshim vesh, pasi dinin greqisht, kurse ca grekë dinin anglisht se kishin qenë në Amerikë e bënin për ta edhe përkthyesin.

“Ishte si në një çmendinë ku njerëzit nuk ishin të çmendur, por ua kalonin atyre”

E diel, 14 prill 1912. Ora shënoi 23.40 minuta. Duheshin edhe 20 minuta që të vinte mesnata. Ndërsa udhëtonte në ujërat e ftohta të veriut të Atllantikut, Titaniku u drodh sikur të goditej nga një mal. Ajzbergu… Mali i nëndheshëm prej akulli sulmoi pabesisht malin prej hekuri nga poshtë. Sipër, në Klasin I kishte filluar tmerri. “Ne të Klasit III, nuk dinim se ç’bëhej lart, – tregonte Naska. Një përfaqësues i ekuipazhit u kishte dhënë lajmin fatal që ua kishin perkthyen grekët. Anija për rreth 2 orë e gjysëm fundoset… Kapideni Eduard Smith urdhron braktisejen e saj.

Të shpëtojë kush të mundë… Tashmë kapideni i madh Smith komandonte mbytjen. Ishin ngjitur të tre në kuvertë. Lemerinë që kishin parë nuk ka gojë ta tregojë as penë ta shkruaj. Skena të çuditëshme plot tmerr e rrënqethje. “Ishte si në një çmendinë ku njerëzit nuk ishin të çmendur, por ua kalonin atyre”- kishte thënë Naska… Vetëm muzikantët u binin veglave më të qarë. Qanin veglat muzikore, qanin dhe muzikantët tek përcillnin njerëzit dhe veten e tyre me muzikë në botën tjetër! Një tmerr!

“Na kishte ikur zëri nga tmerri. Se është e bukur jeta sidomos kur vdekja të sheh në sy e ti nuk e afron, thoshte Naska. Na duhej të merrnim një vendim. Dhe e morëm. Të hidheshim të tre në ujë. Si të ishte shkruar nga Zoti. Sido që të jetë puna duhet të ishim bashkë, pranë njëri-tjetrit, qoftë edhe në fund të oqeanit. Duhet të shpëtonim. Vendimi na jepte forcë e shpresë për të jetuar. Po si? Pa një mjet lundrimi në mes të oqeanit! Pamë rretheqark. Tavolina të boshatisura që dridheshin, karrike që rrëshqisnin… Kush mund të bëhej mjeti i shpëtimit?! E vendosën… Hodhën tavolinën, pastaj morën nga një karrike… dhe u hodhëm “fiu” me to drejt në ujë… Ulërimat e lemeritë sikur dilnin nga uji e ngjiteshin në qiell si një lutje e mallkim. Duke notuar me karrike iu afruan tavolinës, që kishin hedhur e rrinte mbi ujë. Vumë duart te ajo. Luftonim me vdekjen. Duhet t’i shpëtonim vdekjes. Por vdekja na ndiqte pas. Duhej guxim timëri e fat”.

Ata e përzunë vdekjen me guximin e moshës edhe të njerëzve të papërkulshëm. Befas u zë syri një varkë të përmbysur që plluskonte mbi ujë. Sikur panë një fije dritë shpëtimi të vogël. Iu vunë asaj, bashkë me disa të tjerë dhe e kthyen së mbari. Një varkë e përmbysur përmbysi përsëri fatin dhe e ktheu drejt jetës. Ajo varkë u bë shpëtimtarja e mbijetesës. E ngisnin me duar. Iknin që t’i shpëtonin thithjes së vorbullës që do të bënte anija kur të fundosej plotësisht. Iknin tutje nëpër oqean, pa drejtim, iknin dhe e ftohta e madhe para vdekjes së akullt, nuk ndihej. Pas 2 orë e 40 minutash mali i pabesë prej akulli e mundi malin prej hekuri… Kaq kohë iu desh oqeanit ta gëlltiste atë mal hekuri. Dhe, me që s’e gëlltiste dot menjëherë e çau më dysh, pastaj, si lëshoi një hungërimë llahtari sa u drodh oqeani, e përpiu dhe e çoi 2787 m thellë. Titaniku kishte “pirë” brenda mushkërive të tij 25 milion litra ujë. Dhe mbi të gjitha aq njërëz sa nuk ishin mbytur kurrë.

Ja pse thoshte Tanas Tuglla se “Titanikun” e mbyti qibra

Thanas Tullga si sistemoi familjen edhe djalin e Kristaqit, pasi edhe atij i kishte vdekur e shoqja, mori përsëri udhën për në Amerikë. Më 1920 u kthye përsëri në Korçë, u martua me Vangjelinë dhe nuk iku më. Vdiq në Korçë në vitet ‘60 duke lënë pas fëmijë, nipër e mbesa dhe historinë e jashtëzakonshme të mbijetesës. Shumë e kishin pyetur: përse u mbyt Titaniku?

Dhe ai me logjikën e njeriut të thjeshtë e ironinë e korçarit kishte thënë: “E mbyti qibra e fodullëku dhe humbja e toruas… Mund të mos kishte vdekur asnjë, po t’i kishin dëgjuar sinjalet e kolegëve të anijeve të tjera që i lajmëruan me shqetësim të devijonin rrugën se kishte male me akuj. Mund të kishin vdekur shumë pak njerëz, s’kishte varka dhe ato që ishin ikën pa u mbushur plot. Në këtë botë nuk ka të pavdekshëm e të pambytshëm”. Sot në Amerikë jetojnë fëmijët e nipërit e mbesat e Kristaqit, njërit prej vëllezërve Tullga.

Ilo Deti, i konfirmuar hershëm si “një shqiptar në Titanik”

20 vjet më parë, te shihnim në TVSH, në familjen time në Tiranë filmin “Titaniku” (të vjetrin), nëna vithkuqare Olimbi Stoja, ndërsa s’ia ndante sytë ekranit me një ngulm e kureshtje të patreguar, përsëriste vazhdimisht me dhembje: I shkreti Ilua i Kovit paska parë vdekjen me sy”! “I gjori Lui ç’ka hequr”! (I thoshin shkurt amerikanët “Lui”).

Ajo më habiti kur më tregoi, se në atë “pamporr të madh që u mbyt” ishte kushëriri i saj Ilo Deti nga Vithkuqi. Përmes habisë, kureshtjes e mosbesimit, për javë të tëra, shfrytëzova shtypin e kohës në Bibliotekën Kombëtare, shfletova libra, aq sa munda, por nuk munda ta gjej askund emrin e Ilo Detit, shqiptarit të mbijetuar në tragjedinë e Titanikut.

Por në kontaktet që mora me familjarët e Ilo Detit në Korçë, u binda për të vërtetën dhe botova në vitin 1992, në gazetën “Pasqyra” ku isha kryeredaktor, shkrimin “Një shqiptar në “Titanik”. Pas meje, shkruan për këtë ngjarje edhe të tjerë, thjesht duke u rrotulluar pas fakteve që sillte shkrimi “Një shqiptar në Titanik”, por i vetmi që tregoi interes profesional, që ndoqi me këmbëngulje e kurreshtje gazetari këtë ngjarje dhe solli edhe fakte të reja, që unë i lashë në mes, ishte gazetari Ferdinand Murati. Por habia vazhdon.

Vetëm yjet e qiellit mund ta tregojnë atë natë tmerri

Edhe tri orë të tjera tmerr e lemeri duke u vërtitur mbi oqean me atë varkë. Hënë nuk kishte. Yjet lëviznin të tmerruar e keqardhës mbi oqean e shkonin ato skena që s’i kishin parë kurrë. Kalonin kokë më kokë e puthnin duke qarë për të vdekurit e gjysëmtëvdekurit, por dhe të gjallët që dridheshin e mbanin kokën drejt qiellit… Vetëm yjet mund t’i tregojnë të gjitha ato që ndodhën atë natë. Por ata yje sikur dërguan një mrekulli, një sihariq, se vdekja po mbaronte.

Një anije… anija greke Carpathia… pas pesë-gjashtë orësh të sinjalit “SOS” erdhi në fushëpërmbytjen e fushëvdekjen për t’i shëpëtuar. Kishte dhënë e para sinjalin “SOS” për zonën me akullnaja, për aisbergun, por nuk ja kishin varur. U ndanë marinarët trima si rrufe mbi det e i mbodhën të vdekurit (ata që mundën), gjysëm të vdekurit e të gjallët bashkë. Vetëm 700 kishin mbijetuar. Vinin vërdallë ca varka të vogla e thërrisnin me një si buri: A ka të gjallë… A ka njeri të gjallë?!!… Ato thirrje dhimbjeje e lutjeje i përpinte Oqeani…

Pastaj qe nisur në heshtje drejt Amerikës, New Yorkut, me ngakesën që nuk do ta dëshironte askush dhe me dashurinë e atyre që Carpathia u bë “Perëndia e shpëtimit”. Kishin ardhur pastaj edhe anije të tjera. Vaporri Carpathia, pas tre-katër ditësh, më 18 prill, na shpuri në Neë York, tregonte Naska. Si na rregulluan na dërguan në Boston, se atje kërkuam vetë. Zumë punë. Qeveria Amerikane na përkrahu, na dha ndihma edhe shpërblim, të gjthë ne të mbijetuarve se humbëm gjithçka, por rifituam, jetën dhe një histori që nuk ishte thjesht histori, ishte edhe tragjedi, që do të rrëfehet si legjendë.

Në këtë botë nuk ka të pavdekshëm e të pambytshëm

Pas 2 orë e 40 minutash mali i pabesë prej akulli e mundi malin prej hekuri. Kaq kohë iu desh oqeanit ta gëlltiste atë mal hekuri. Dhe, me që s’e gëlltiste dot menjëherë e çau më dysh, pastaj, si lëshoi një hungërimë llahtari sa u drodh oqeani, e përpiu dhe e çoi 2787 m thellë. Titaniku kishte “pirë” brenda mushkërive të tij 25 milionë litra ujë.

Edhe tre orë të tjera tmerr e lemeri duke u vërtitur mbi oqean me atë varkë. Një anije… anija greke Carpathia… pas pesë-gjashtë orësh erdhi në fushëpërmbytjen e fushëvdekjen për t’i shpëtuar. Kishte dhënë e para sinjalin “SOS” për zonën me akullnaja, për ajsbergun, por nuk ja kishin varur. U ndanë marinarët e shkretë si rrufe mbi det e i mblodhën të vdekurit (ata që mundën), gjysmë të vdekurit e të gjallët bashkë. Vetëm 700 kishin mbijetuar.

Pastaj anija qe nisur në heshtje drejt Amerikës, New Yorkut, me ngarkesën që nuk do ta dëshironte askush dhe me dashurinë e atyre që Carpathia u bë “Perëndia e shpëtimit”. Kishin ardhur pastaj edhe anije të tjera. Vaporri Carpathia, pas tre-katër ditësh, më 18 prill, na shpuri në New York, tregonte Naska. Si na rregulluan na dërguan në Boston, se atje kërkuam vetë. Zume punë. Qeveria Amerikane na përkrahu, na dha ndihma edhe shpërblim, të gjithë ne të mbijetuarve se humbëm gjithçka, por rifituam, jetën”./zeri.info/

Këta ishin 3 vëllezërit shqiptarë që shpëtuan në ‘Titanik’ Read More »

Vlorë, Reagon deputetja Vilma Bello për zgjedhjet në bashki

Të dashur miq! Duke dëgjuar emrin tim në spekullimet mediatike për zgjedhjet e ardhshme vendore, dua t’ju them, modestisht, se Vlora e ka kryetarin e bashkisë, të cilin e respektoj si një njeri me integritet të lartë moral dhe e mbështes si një kryebashkiak vullnetmirë!

Mua më është besuar përgjegjësia e lartë që ta përfaqësoj Vlorën në Kuvend, ndërkohë që, së bashku me Dritan Lelin dhe shokët e shoqet e tjera të skuadrës sonë, ne duhet të rrisim çdo ditë ritmin e komunikimit me njerëzit.

Të hapim më tutje Partinë Socialiste të Vlorës dhe t’u perkushtohemi me pasion punëve e sfidave të kësaj force politike të pakonkurueshme, por në nevojë për përmirësim të vazhdueshëm.

Kam bindjen se në Vlorë duhet të korrim një fitore të thellë si asnjëherë më parë dhe për këtë të punojmë, pa u lodhur dhe pa humbur kohe me spekullimet mediatike që vijnë e ikin si fjalët që i merr era.

Vlorë, Reagon deputetja Vilma Bello për zgjedhjet në bashki Read More »

Brenda këtij mandati, Shqipëria me tre aeroporte ndërkombëtare !

“Nga një vend me një aeroport me tarifa të larta, brenda këtij mandati qeverisës, Shqipëria do të ketë 3 aeroporte ndërkombëtare”.

Në kuadër të turit të llogaridhënies publike në Lezhë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të fillojë ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, një aeroport i të gjitha standardeve, duke përfshirë edhe tranzitin.

Po ashtu, Rama tha se “do të vihet në funksionim edhe aeroporti i Kukësit, me çmime të ulëta”. Kjo sipas tij, “… do të bëjë që tarifat e larta të aeroportit të Rinasit, që janë problem shumë i madh i trashëguar, të ulen për shkak të konkurencës që do të krijohet”.

“Do të vëmë në funksion edhe Aeroportin e Kukësit me çmime më të ulta. Kështu do të bëjmë të mundur që tarifat e Rinasit, një problem I trashëguar të ulën, për shkak të konkurrencës. Nga një vend me një Aeroport me tarifa të larta që sjellin edhe çmime biletash, që janë absolutisht të larta, do të kemi një vend brenda këtij mandati, me tre Aeroporte”, – tha ai.

“Këto janë reale, jo si ata që edhe në Lezhë premtuan aeroport dhe në fakt edhe një aeroport që kishim e kthyen në më të shtrenjtin e Europës për shkak të koncesioneve të tyre”, – tha Rama./ATSH

Brenda këtij mandati, Shqipëria me tre aeroporte ndërkombëtare ! Read More »

KLD rrëzon Gjonajn, nuk shkarkon gjyqtarët e Durrësit, Fierit e Vlorës

KLD ka rrëzuar kërkesën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, Petraq Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratives së Vlorës.

KLD nuk ka pranuar të shkarkojë tre gjyqtarët, ndërsa për gjyqtarin e Administratives Shkodër, Ahmet Jangulli, KLD do të vendosë në mbledhjen e ardhshme. Gjithashtu, KLD ka pranuar dorëheqjen e dy gjyqtareve, asaj të Durrësit, Merita Xhani, dhe të Tiranës, Brunilda Kasmi.

Kush janë gjyqtarët që kërkohej masë shkarkimi nga MD?
Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin në një proces ekstradimi, por nga hetimet e KLD ka rezultuar se ky vendim nuk është dhënë nga Curri, por nga një tjetër gjyqtar.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohej shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohej edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli, për të cilin KLD do të vendosë në mbledhjen e radhës, si dhe administrativ të Vlorës, Ken Dhima.

(Rendi i ditës i mbledhjes së KLD)

KLD rrëzon Gjonajn, nuk shkarkon gjyqtarët e Durrësit, Fierit e Vlorës Read More »

Forca Ajrore zhvillon stërvitjen “Vlora Sarex 18”

Në Gjirin e Vlorës u zhvillua Stërvitja “Vlora SAREX 18”. Strukturat pjesëmarrëse në këtë stërvitje ishin Forca Ajrore, Forca Detare, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit (QKKSH), si dhe të gjitha strukturat bashkëvepruese në stërvitje.04 maj 2018: Në këtë stërvitje morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj , komandantë të forcave dhe drejtorë të drejtorive në SHP.

Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e aftësive operacionale të strukturave përgjegjëse për shërbimin SAR (Search And Rescue) në procesin e planëzimit, bashkëpunimit, koordinimit dhe zhvillimit e operacioneve të kërkim – shpëtimit në det.

Për realizimin e kësaj stërvitje, Forca Ajrore mori pjesë me një helikopter “Cougar” për operacionet e kërkim – shpëtimit dhe një helikopter EC 145 për shpëtimin e të mbijetuarve dhe transportimin e tyre në breg. Gjithashtu në mbështetje të operacionit për shpëtimin e jetës së personave në nevojë dhe evakuimin e tyre drejt ambienteve spitalore rajonale Forca Detare mori pjesë me anijen ”Iliria”/”Lissus”, Repartin e Zhytjes si dhe Qendrën Shëndetësore Pashaliman .

Stërvitja u zhvillua në bazën e një skenari, ku një mjet ajror 5-6 persona në bord gjatë realizimit të detyrës si ambulancë ajror e ka pësuar defekt në motor. Kërkohet ndihma e institucioneve shtetërore për gjetjen e të humburve dhe dhënien e ndihmës për shpëtimin e personelit nga mbytja.

Në përfundim të stërvitjes shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku theksoi se “… stërvitje të tilla testojnë kapacitetet e Forcave të Armatosura, gatishmërinë dhe profesionalizmin e tyre.

Unë sot pashë veprime për t’u lavdëruar edhe pse e dimë se sa e vështirë është për t’u realizuar këto lloj operacionesh sidomos kur kemi të bëjmë me bashkëveprimin e disa strukturave si ajri, toka e deti në kushte të vështira atmosferike, por dhe aktorëve të tjerë jashtë Forcave të Armatosura siç mund të jenë Policia e Shtetit e partnerë të tjerë të huaj.

Këto stërvitje duhet të shërbejnë për t’u ardhur në ndihmë situatave të vërteta në rast fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile”.

Forca Ajrore zhvillon stërvitjen “Vlora Sarex 18” Read More »

Bombardoi Beogradin: Njihuni me pilotin shqiptar “sypatrembur”

Nën komandën e Wesley Clark ka qenë edhe piloti shqiptar Lekë Buçaj. Ai në një deklaratë dhënë për RTK-në ka rrëfyer pasionin e tij që kishte për ta goditur sa më shumë Serbinë

Kosova përjetoi mjaft kohë të vështira për të ardhur deri në këtë ditë.

Ky është piloti shqiptar që e bombardoi Serbinë

“E kam ndier veten krenar, kam dashtë me ba edhe ma tepër por nuk dija se si, si mund të bëja më tepër. Çdo dy ditë ishim nëpër fluturime nja 10-12 orë, atëherë ktheheshim për nja 7-8 orë pushonim, atëherë prapë në ajër. Por thashë, si mund të marrë pjesë edhe më fort… ëndërroja që ndoshta një raketë e dërgojmë poshtë e mundem me dorë me ndihmu”, ka thënë ai.

Në nderim të gjeneralit Clark, në Muzeun e Kosovës mbahet uniforma dhe kapela e tij ushtarake. Po ashtu, në muze mbahet edhe xhupi i ish-ambasadorit William Walker.

Bombardoi Beogradin: Njihuni me pilotin shqiptar “sypatrembur” Read More »