Aurora

Katandiset LSI, ish-ministri del kundër vendimit të Monikës. Qendron në Komision

Dita-ditës Monika Kryemadhi duket se po shkon drejt shkatërrimit total. Pas largimit të këshilltarëve bashkiakë dhe braktisjes së deputetëve në seancat parlamentare, tashmë LSI braktis Monën edhe në Komisionet Parlamentare.

Këtë rradhë në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë ka qenë deputeti Edmond Haxhinasto i cili ka qëndruar në sallë në momentin kur opozita u largua nga mbledhja.

Ai nuk ka qenë dakord me vendimin e opozitës për të bojkotuar punën e komisioneve. LSI dhe PD janë bërë bashkë që prej vitit 2017 kur Partia Socialiste arriti të fitonte zgjedhjet e vetme me 74 deputetë.

Tashmë ata kërkojnë edhe largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pasi vëllai i tij është i përfshirë në trafikun e kokainës.

 

Katandiset LSI, ish-ministri del kundër vendimit të Monikës. Qendron në Komision Read More »

Dietologia Anila Kalleshi habit me deklaratën e saj: Nga këto ilaçe shumë vajza kanë humbur jetën

Shumë femra jane te prirura te arrijne një trup me forma perfekte. E kjo tani ne mos nje nevoje, eshte kthyer ne një trend të momentit. Për këtë arsye, duke iu adresuar gjithnjë femrave, ekzistojnë dhjetra uebsite të cilat reklamojnë produkte dobësimi, çajra apo sprey të cilat ndihmojnë arritjen e një rezultati të dëshirueshëm në pak kohë.

Por çfarë thonë dietologët për këtë mënyrë të shpejtë dobësimi? Pavarësisht dëshirës për të ngjasuar me modelet perfekte, adresimi i gabuar mund të jetë shpesh edhe fatal.

“Mund të themi se tek disa persona mund të funksionojë edhe për një periudhë të caktuar sepse ai psikologjikisht përgatitet që po merr një produkt dhe fillon të ndërpresë mënyrën e të ushqyerit duke e stimuluar qoftë me një aktivitet fizik por në përgjithësi këto raste janë të dështuara.

Produkte të pacertifikuar, të panjohur në treg, konsumatorit mund ti shkaktojë probleme në organizëm. Ka pasur 2-3 raste kur kanë arritur të kenë edhe vdekjen nga këto produkte”, tha Anila Kalleshi.

Dietologia Anila Kalleshi habit me deklaratën e saj: Nga këto ilaçe shumë vajza kanë humbur jetën Read More »

Ngjela tregon pse Basha vrapoi t’i ndalonte protestuesit: Ja çfarë do të ndodhte nëse hordhitë e Saliut do të hynin në shkallët e ministrisë së Brendshme

Nëse hordhitë e Saliut do të hynin të shtunën në shkallët e ministrisë së Brendshme, atje do të përplaseshin me punonjës të FBI-së që mbroheshin nga marinsat amerikanë.
Shkruan Spartak Ngjela

E patë sesi iku me vrap Basha t’i ndalonte demostruesit e tij?
Po të kishin hyrë, do të ishte shumë mirë për shqiptarët, se do ta kuptonin në fakt që Shqipëria nuk destabilizohet dot nga hordhitë orientale të korrupsionit shqiptar.

Po kjo tregon qartë edhe rëndësinë që ka për Amerikën aleanca shqiptaro-amerikane.

l.
Mos mendoni se pranimi në Bashkimin Evropian është një mëshirë për shqiptarët e varfër: anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është domosdoshmëri e saj. Kjo është edhe një kërkesë e fortë amerikano-gjermane.

Sigurisht, që të kuptosh këtë, duhet ose të njohësh mirë historinë e Gadishullit Ilirik, ose duhet të jesh një fuqi e madhe në politikë.

Është e kuptueshme se ne shqiptarët njohim mirë historinë tonë, kurse politika amerikanë dhe ajo gjermane, si fuqi të mëdha, e dinë sot domosdoshmërinë e pranimit të Shqipërisë në BE.

Pse është i domosdoshëm anëtarësimi i Shqipërisë në BE?
Sepse tani në Ballkanin Perëndimor: në Shqipëri, në Kosovë, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, jetojnë afër 12 milionë shqiptarë.

Por ka edhe dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor – Shqipëria dhe Kosova.
Por ka edhe një shtet të tretë shqiptar që po del: Maqedonia.
Por është edhe procesi i albanizimit në Gadishullin Ilirik, sepse ortodoksët shqiptarë nëpër vendet sllavë po deklarojnë kombësinë e tyre shqiptare: kudo, në të gjitha vendet sllavë të Ballkanit Perëndimor.

ll.
Për të gjitha këto, korrupsioni kryeministror shqiptar sot është në dekadëncë të plotë. Është shumë i pafuqishëm dhe nuk ka fare aftësi që të prodhojë politikë popullore antiamerikane dhe antireformë.
Por edhe shitja e interesit kombëtar te fqinjët, sot është një pamundësi.
Për të gjitha këto, duhet të dorëzohet.

Sot shqipëria është një vend i rëndësisë së veçantë për politikën globale antiterrorizëm, ka gjithashtu rëndësi të interesit të parë për Shtetet e Bashkuara në lidhje me politikën e ardhëshme, por edhe për politikën gjermane, sepse politika e Perëndimit të lartë, amerikano-gjermane, është e zhgënjyer ndaj vendeve sllavë dhe Greqisë në Ballkanin Perëndimor. Por ka edhe një interes të madh ekonomik.

Në të vërtetë sllavët dhe grekët janë vënde që kanë mbijetuar në histori, në dy shekuj, me luftën kundër shqiptarëve: me represionin kundër gjuhës shqipe, me genocidin antishqiptar dhe me pushtimin e territoreve shqiptare.

Jashtë pushtimeve të territoreve shqiptare Serbia, Greqia, Mali i Zi, dhe Maqedonia nuk do të ishin dot shtete të mëvetësishëm.

Ja, pikërisht ky fakt i vërtetë historik e ka kthyer politikën e lartë perëndimore dhe sidomos atë amerikane, drejt ngritjes së shqiptarëve, dhe Shqipërisë e Kosovës në Ballkanin Perëndimor.

Por ky është edhe shkaku i natyrshëm që Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare me të drejta të plota në Bshkimin Europian, dhe prandaj, çelja e negociatave në këtë qershor, është diçka ë sigurt.
Kurse duhet theksuar se, pikërisht për këtë, korrupsioni shtetëror shqiptar është i humbur, dhe, sa më pak rezistencë të bëjë, aq më mirë do të jetë për të.

Ngjela tregon pse Basha vrapoi t’i ndalonte protestuesit: Ja çfarë do të ndodhte nëse hordhitë e Saliut do të hynin në shkallët e ministrisë së Brendshme Read More »

Opozita nuk ka kauzë, gjen çdo pretekst për të larguar Fatmir Xhafajn. Protestë me pankarta në duar para ministrisë së Brendshme (Foto)

Pas protestës së të shtunës Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka protestuar sërish ditën e sotme para zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ata kanëvendosur një gomone me pako qe simbolizon drogën, kanë vendosur pranga në duar dhe kanë hedhur peshq dhe letra higjenike drejt godinës së ministrisë.

Pjesë e protestës së të rinjve të FRPD-së kanë qenë edhe Florjon Mima dhe Fatbardh Kadilli.

Opozita nuk ka kauzë, gjen çdo pretekst për të larguar Fatmir Xhafajn. Protestë me pankarta në duar para ministrisë së Brendshme (Foto) Read More »

“Je njeriu i Gërdecit, ke vrarë njerëz të pafajshëm”, debate të ashpra mes Manjës dhe Mediut te Komisioni i Ligjeve

Komisioni i ligjeve është shoqëruar me debate dhe  akuza të ashpra në lidhje me ministrin Xhafaj dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Saimir Tahirit. Në fjalën e tij, deputeti Noka e ka quajtur skandal lirimin e Tahirit dhe faktin sesi në krye të Ministrisë së Brendshme qëndron Fatmir Xhafaj. Ulur në krah të tij, Bashkim Fino nuk ka kursyer ironitë dhe duartrokitjet.

Pas kësaj, ka qenë kreu i Komisionit socialisti Ulsi Manja që i ka kujtuar Mediut gjakun e njerëzve të pafajshëm në Gërdec, kur kjo opozitë ishte në pushtet.

“Kur ka ndodhur Gërdeci ne ishim në opozitë. Por prapë ua kemi dhënë dorën vetëm që Shqipëria të bëhet anëtare në NATO”, ka thënë Manja.

Pas kësaj, Mediu u shpreh se anëtarësimi në NATO nuk ka ardhur për shkak të tolerimit të socialistëve, por për shkak të reformave të pushtetit.

“Rrezik për rajonin tonë është influence ruse dhe ju jeni të lidhur kokië e krye me të dhe mafien e kuqe”, tha Mediu.

“Je njeriu i Gërdecit, ke vrarë njerëz të pafajshëm”, debate të ashpra mes Manjës dhe Mediut te Komisioni i Ligjeve Read More »

Kjo që po ndodh në Shqipëri po na frikëson të gjithëve, ekspertët japin lajmin e fundit më të keq

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të ulët në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 126.49 lekë, rreth 0.23 pikë më pak se një ditë më parë. Euro e nisi ditën e djeshme duke rikuperuar pikë përkundrejt lekut vendas, pas një jave ku humbi më shumë se 0.53 pikë.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit aktualisht po ndikojnë efektet sezonale. Ata argumentojnë se sezoni turistik ka nisur më shpejt. Duke u bazuar në ecurinë shumë vjeçare të kursit të këmbimit sipas aktorëve kryesorë të tregut, nëse euro do t’i nënshtrohet trendëve të viteve të mëparshme, dy do të jenë periudhat e dobëta për të.

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, sipas ekspertëve pritet që të rriten flukset e turistëve nga Kosova dhe për rrjedhojë do të rritet më tej oferta në valutë. Ndërsa periudha e dytë parashikohet gushti, i cili është muaji ku shtohen flukset e emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime dhe sjellin dhe remitanca për të afërmit e tyre.

Ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se shkak për rënien e valutës janë prurjet nga aktivitete jo të ligjshme dhe shtojnë se zhvillimet në kursin e këmbimit janë jashtë konceptit ekonomik (jo të ndikuar nga faktorë të matshëm).

Aktorët kryesorë të tregut thanë për Monitor se për shkak të rënies së vazhdueshme të euros, individët që kanë kursime në valutë kanë nisur që të këmbejnë në monedhën vendase për shkak të frikës së rënies së mëtejshme.

Dollari amerikan shënoi rritje rekord në tregun vendas. Një dollar u këmbye me 109.6 lekë, rreth 1.17 lekë më shumë se një ditë më parë, duke rikuperuar pikë nga zhvlerësimi që pati në muajt e parë të 2018-s. Ekspertët e e këmbimit valutor argumentojnë se monedha e gjelbër do të jetë nën ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare shkruan Monitor.

Aktualisht euro është dobësuar në tregjet ndërkombëtare për shkak të fitores së partive të ekstremit të majtë në Itali. Ndërsa dollari ka reflektuar besim tek investitorët pas zhvillimeve pozitive për të arritur një marrëveshje midis SHBA dhe Koresë për armët bërthamore.

Kjo që po ndodh në Shqipëri po na frikëson të gjithëve, ekspertët japin lajmin e fundit më të keq Read More »

Afër bukurisë hyjnore të malit të shenjtë!

Kur flet për një mal të mrekullive, mendja të shkon menjëherë tek i vetmi, Mali i Tomorrit, i cili brenda veten mban enigma, mistere, legjenda, dhe jo vetëm. Mali i Tomorrit shquhet edhe për bukuritë natyrore të pakrahasuara aq sa ai është kthyer në një Park Kombëtar, Parku kombëtar i Malit të Tomorrit.

Parku Kombetar Mali i Tomorrit ka një sipërfaqe 24 723 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Ky park Kombëtar shtrihet  në 2 Qarqe të mëdha si ai i Beratit dhe ai i Elbasanit . Përfshin tre  rrethe dhe pikërisht, në Rrethin e Beratit me sipërfaqe 8400 Ha, Rrethin e Skraparit 15 045 Ha dhe Rrethin e Gramshit 1278 Ha. Në të ndodhet Mali i Tomorrit me lartësi prej 2 416 mbi nivelin e detit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigante. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë.

Parku kombëtar i Tomorrit përbëhet nga 12 monumente natyrore 2 Biomonumente 10 gjeomonumente si dhe 125 burime natyrore  të cilat befasojnë turistët .

Mali Tomorrit ëshë  shpallur ‘’Park kombëtar ‘’si dhe zonë e mbrojtur .Parku Kombëtar Mali  Tomorrit’’ ndodhet  në rajonin malorë të Beratit. Në këtë park ndodhen 12 monumente natyrore ,2 Biomonumente ,10 Gjeomonumente  dhe 125 burime. Tomorri ëshët një vend jetese edukimi dhe shlodhje, afrimi efikas e produkteve e shërbimeve turistike të klasit parë Ai ka sheshe pushimi ,si dhe ndërtime të vendit të pushimeve pranë vend burimeve të bukura. Turistët e shumtë shkojnë në Qafë Dardhë ,Qafa e Skurës ,Tomorrit thajthina e madhe ,kapinove ,Bogovë si dhe zona të tjera të parkut .

Parku ka kryesisht pyje ahu ,pisha si dhe ka kullota alpine ,ato ndodhen në lartësinë 1000 deri 2000 metra mbi nivelin e detit ,si rrjedhojë ai formon pyje të thjeshtë rreth fshatrave dardhë ,Lybeshë dhe Kapinovë. Në terrenin e thepisur dhe shkëmborë të pa arritshëm vërehet fenomeni i rritjes të bimësisë pyjore me lloje të ndryshëm drurësh dhe shkurresh ndërthurur kjo më bimësinë barishtore.

Tomorri është mali më i veçantë në Shqipëri dhe më enigmatiku. Është quajtur froni i perëndive për lartësinë, egërsinë, bukurinë dhe enigmën e tij.

Aty mbretëronte Dodona Pellazgjike ose Dodona “Dimër Keqe”. Ka zona të mbuluara me borë të përjetshme si dhe shumë burime ujore disa edhe të çuditshëm si ai i kuçedrës.

Gojëdhëna thotë se atë e komandon një kuçedër që e lëshon dhe e pret ujin kur do ajo. Dhe vërtet uji në këtë burim rrjedh me ndërprerje.

Mund të jesh duke pirë ujë në të dhe befas ai ndërpritet. Gjeologët e shpjegojnë si një fenomen gjeologjik që ndodh në shtresat tektonike të nën Tomorrit, por ka dhe një gojëdhënë që flet se ai mal qëndron sipër diçkaje, pra poshtë tij fshihet diçka.

Turisti duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të ngjitjeve malore.

Në fundjavë drejt këtij mali udhëtojnë aventurier të ngjitjeve malore si dhe ata që pëlqejnë rrëshqitjet në borë.

Përgatitjet për të pritur turizmin e bardhë kanë filluar dhe agjencitë turistike të zonës kanë bërë gati guidatorët dhe mjetet e ngjitjeve malore.

Afër bukurisë hyjnore të malit të shenjtë! Read More »

Lajmi i mirë për nxënësit me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj ku propozohen disa ndryshime në ligjin për sistemin arsimor parauniversitar.

Ndryshimet janë jo të vogla, duke qenë se parashikohet ngritja e një sërë institucionesh të reja e të pavarura dhe në total paketa e ndryshimeve pritet të sjellin një efekt financiar shtesë prej 232 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme ka të bëjë me shtimin e kategorisë së nxënësve me aftësi të kufizuara, ndër kategoritë e nxënësve që mbështeten financiarisht nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Kësaj kategorie, tashmë së bashku me nxënësit e familjeve në nevojë dhe nxënësit me arritje të shkëlqyera do t’u mbulohen shpenzimet e teksteve shkollore, dhënia falas e mjeteve mësimore dhe çantave, mbulimi i shpenzimeve të transportit dhe mbulimi i shpenzimeve për ushqim.

Vetëm për 4 mijë nxënësit e kësaj kategorie të re që përfiton ndihmë, kërkohen nga buxheti i shtetit 226 deri në 230 milionë lekë.

Projektligji i ri legjitimon portalin “Mësues për Shqipërinë” si mënyrën për emërimin e mësuesve të rinj. Gjithashtu propozohet krijimi i një regjistri shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, ndërsa nxënësit që përfundojnë këto programe do të marrin një certifikatë nga shteti shqiptar.

Bazuar në relacionin e projektligjit, ndryshimet pritet t’u japin një fuqi më të madhe vendimmarrëse në arsim edhe prindërve përmes shtimit të një anëtari në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, si dhe krijimit të Këshillit Kombëtar të Prindërve. Mënyra se si do të organizohet dhe funksionojë ky këshill do të bëhet e ditur më vonë në rast të miratimit të ligjit përmes një udhëzimi të MASR, por nuk do të ketë efekte financiare shtesë.

Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe në emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave. Drejtori dhe nëndrejtori i institucionit arsimor duhet të t’u nënshtrohen trajnimit pranë Shkollës së Drejtorëve, një strukturë e re që do të ngrihet me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Kandidatët për drejtorë duhet të ketë të paktën 5 vite përvojë pune si mësuar, ndërsa pas emërimit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në forumet drejtuese të partive politike./scan

Lajmi i mirë për nxënësit me aftësi të kufizuara Read More »