Aurora

Shkarkimi i Hajdarmatajt, vjen sqarimi zyrtar nga Prokuroria: Do të sjellë ndjekje penale më të shpejtë

Besim Hajdarmataj u shkarkua sot nga detyra e kryetarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka emëruar në vend të tij zonjën Donika Prela. Pas kësaj lëvizjeje, Marku ka deklaruar se me ndryshimin në drejtim do të ketë edhe ndjekje penale më të shpejtë dhe të efektshme.

“Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Shkarkimi i Hajdarmatajt, vjen sqarimi zyrtar nga Prokuroria: Do të sjellë ndjekje penale më të shpejtë Read More »

Mjeku rus i nxjerr “jashtë loje” farmacitë, digjni një gjethe dafine dhe mos blini kurrë ilaçe

Zakonisht, ne përdorim bimë dhe erëza të ndryshme për të shijuar ushqimet, pa menduar se këta përbërës kuzhine mund të përdoren edhe për qëllime të tjera.

Një rast i tillë është përshembull përdorimi i gjetheve të dafinës. Jemi të sigurt se shumë prej jush nuk e dinë se aroma e veçantë dhe e dallueshme e gjetheve të dafinës ka një efekt tepër qetësues në trupin e njeriut.

Gjethet e dafinës kanë qenë prej shekujsh pjesë e mjekësisë natyrore.

Vetitë e tyre të jashtëzakonshme mjekësore, si vetitë e forta anti-inflamatore dhe qetësuese janë të njohura dhe të përdorura gjerësisht edhe nga grekët e lashtë. Përveç kësaj, besohej se gjethet e dafinës mund të mbështesnin edhe trajtimin e epilepsisë.

Edhe sot, shumë praktikues të mjekësisë natyrore i pranojnë përfitimet e mahnitshme shëndetësore të gjetheve të dafinës, të cilat përfshijnë uljen e hipertensionit, mbrojtjen nga pagjumësia dhe stresi, si dhe kontrollin e niveleve të kolesterolit në gjak.

Për të marrë përfitimet shëndetësore të gjetheve të dafinës mund t’i shtoni ato në ushqim ndërsa gatuani, ose mund t’i ndizni lehtë dhe me kujdes në një tas rezistent ndaj nxehtësisë dhe të lini aromën të përhapet ngadalë nëpër shtëpi.

Djegia e gjetheve të dafinës është shumë e dobishme për të relaksuar muskujt, për të qetësuar mendjen dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Gjethet e dafinës janë gjithashtu një nga ilaçet më të fuqishëm kundër furrtares së zezë!

Nëse insektet kanë pushtuar kuzhinën ose oborrin tuaj, përdorni gjethe dafine për t’i sprapsur.

Vështirë se mund të gjeni një zgjidhje më të mirë se gjethet e dafinës, për shkak se janë krejtësisht të sigurta për t’u përdorur edhe kur keni vërdallë fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake.

Aroma e tyre e fuqishme funksionon mrekulli kur bëhet fjalë për të larguar furrtaret e zeza apo insekte të ngjashme.

Mjeku rus i nxjerr “jashtë loje” farmacitë, digjni një gjethe dafine dhe mos blini kurrë ilaçe Read More »

A mban shtëpia juaj aromë të keqe nga tubat? Kjo recetë është shpëtimi juaj

Shpesh aromat e këqija mund të shfaqen në gypat e shtëpisë sonë. Në përgjithësi ato janë të pranishme për shkak të akumulimit të sedimenteve, mbetjeve të ushqimit apo edhe mbetjet e insekteve ose kafshëve të vogla që mund të jenë bllokuar në tubacione.

Është e vërtetë se në supermarkete mund të gjejmë ndonjë produkt për pastrimin e tubave. Disa për të hequr bllokimin, ndërsa të tjerët vetëm pastrojnë dhe dezinfektojnë.

Megjithatë, shumë prej këtyre produkteve përmbajnë kimikate të rrezikshme, prandaj ne ju propozojmë një produkt të bërë vetë nga duart tuaja dhe që do të rezultojë shumë efikase.

Sodë buke dhe uthull molle

Përbërësit:

1 litër ujë i ngrohtë

100 ml uthull molle

100 gramë sodë buke

Përgatitja:

Në fillim ziejmë ujin në një tenxhere. Sapo të marrë valën shtojmë sodën, uthullën dhe i trazojmë mirë. I lëmë akoma të ziejnë për rreth 5 minuta. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për disa minuta. Masën e përgatitur hidheni në tubat e lavamanit dhe mos e përdorni atë për të paktën gjysmë ore.
Do të shikoni që kjo recetë e thjeshtë ka funksionuar më së miri!

A mban shtëpia juaj aromë të keqe nga tubat? Kjo recetë është shpëtimi juaj Read More »

Si dukej Shqipëria e diktaturës që sot nuk ‘’ekziston’’ më (Fotot)

Diktatura konsiderohet si një ndër periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. Fotografi Erik Steward ka përcjellë për herë të parë se si dukej vendi ynë nën thundrat e regjimit gjakatar.

Ai e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1988 kohë kur sistemi kishte filluar të coptohej pak e nga pak.

Deri më sot këto fotografi kanë qenë të pa njohura.

Më poshtë po përcjellim shkrepjet e rralla të një Shqipërie që diktatura ja fshehu botës për 45 vite.


Si dukej Shqipëria e diktaturës që sot nuk ‘’ekziston’’ më (Fotot) Read More »

E fundit/Godet Arta Marku, ikën kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hadarmataj. Kush e zëvendëson

Ashtu siç e paralajmëruam disa ditë më parë goditja ka filluar nga Krimet e Rënda.  Kreu i kësaj Prokurorie, Besim Hadarmataj është larguar sot nga detyra. Në vend të tij është emëruar Prokurorja e Durrësit,  Donika Prela.

Hadarmataj nuk pranoi arrestimin e Llallës dhe zvarriti dosjen Tahiri.

Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i cili është i mirmonitoruar si shitës i sekreteve hetimore të shumë dosjeve të rëndësishme që kanë lidhje me krimin e organizuar kryesisht me figura të spikatura politiko-kriminale pritet të arrestohet.

Që nesër erë prangash.

E fundit/Godet Arta Marku, ikën kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hadarmataj. Kush e zëvendëson Read More »

Kuksianët dhe elbasanllinjtë vdesin më të rinj, korçarët dhe njerëzit e këtij qytet jetojnë më gjatë

Për shkak të nivelit të lartë të varfërisë, Kukësi është qarku ku mosha mesatare e vdekjeve është më e ulëta në rang vendi.
INSTAT raportoi se mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73,7 vjeç në rang vendi, ndërkohë që ka luhatje të dukshme në secilin qark. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare gjithsej, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.

E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës i cili gjithashtu ka një shmangie nga mosha mesatare në vend, por në këtë rast, mosha mesatare e vdekjeve për këtë qark është më e lartë se ajo gjithsej, përkatësisht 76,7 vjeç.
Pra, janë 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve më të ulët se ajo në vend dhe 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve për vitin 2016, më të lartë se ajo gjithsej. Qarku i Lezhës dhe Dibrës kanë moshë mesatare të vdekjeve pothuajse të barabartë me atë gjithsej, 73,7 vjeç.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mesatare e vdekjeve në Tiranë dhe Elbasan është më e ulët se mesatarja në rang vendi. (shih grafikun e mëposhtëm). Mosha më e hershme e vdekjeve në këto dy qytete, sipas mjekëve, i dedikohet nivelit të lartë të ndotjes.

Në të kundërt, gjirokastritët dhe korçarët jetojnë më gjatë, gati 3 vite më shumë se mesatarja e republikës.
Qarku i Dibrës shënon përqindjen më të ulët të popullsisë së të moshuarve prej 12,2%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Lezhës ku të moshuarit zënë rreth 13,6% të popullsisë respektive.

Për sa i përket grupmoshës së të rinjve, diferencat janë më të dukshme: Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët të popullsisë së të rinjve prej 17,1%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Kukësit ku të rinjtë zënë rreth 21,1% të popullsisë respektive. /Monitor/

Kuksianët dhe elbasanllinjtë vdesin më të rinj, korçarët dhe njerëzit e këtij qytet jetojnë më gjatë Read More »

Batuta e Ramës: Ja pse po të kishte negociata antarësimi me SHBA-në do të ishte më e lehtë se me BE-në

Në Ditën e Evropës, kryeministri Rama ka risjellur edhe njëherë në vëmendje vështrësitë për të çuar përpara këtë process historik. Duke hequr dhe një parale ai me batutë tha se më të lehta do të ishin negociatat me SHBA-në, se me BE-në.

“Nuk jemi në sinkron, sot kur ne jemi te dera, pas derës jo të gjithë janë aq entuziastë dhe optimistë sa ishin për të ardhmen e asaj shtëpie. Na kujtojnë hijen e humnerës, ndërkohë që të shumtit janë ende në përpjekje për ta bërë realitet duke e përmbyllur projektin më vizionar dhe më të jashtëzakonshëm që njerëzit kanë mundur të cojnë para që është BE.

Nëse do të përpiqeshim të gjenim në historinë e fuqisë së njeriut për të imagjinuar dhe të fuqisë së politikës për të vepruar zor se do të gjenim një projekt më madhështor se BE. Edhe SHBA janë një tjetër projekt madhështor, por sot ne jemi duke u përpjekur që të çelim negociatat për tu anëtarësuar në BE, po të kishte negociata për në SHBA nuk e di mund të ishte më e lehtë, se nuk do duhet të bindnim 27 koka. Sot, më vjen mirë të kujtoj se presidenti i KE, këtu në Tiranë gjeti fjalët më të goditura për ne”, tha ai.

Rama theksoi më tej, se “Ia vlen durimi për të dëgjuar më të fundit fare që bëhet personazh dhe zë ekranet e para në Shqipëri, ndërkohë që në vendin e vet nuk i bie radha të dalë në lajme”.

Batuta e Ramës: Ja pse po të kishte negociata antarësimi me SHBA-në do të ishte më e lehtë se me BE-në Read More »

”Tërmet” në Policinë e Shtetit, shkurtime dhe shkrirje sektorësh

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për ndryshimin e strukturave në drejtoritë vendore te policisë në qarqe. Në bazë të platformës së policimit dhe sigurisë në komunitet këto drejtori do të ndryshojnë sektorët e tyre. Ky ndryshim pritet të sjellë lëvizje në polici si edhe shkarkime për shkak të shkurtimeve të pozicionit. Ky projekt u pilotua fillimisht në drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Sipas strukturës së re çdo drejtori vendore do te këtë drejtor dhe 2 nëndrejtorë ku njëri do të mbulojë hetimin e krimeve, ndërsa tjetri çështjet e rendit dhe sigurisë publike. Disa prej sektorëve ekzistues do të shkrihen ose do të bashkohen në një sektor të vetëm në mënyrë të tillë që të ulet numri i punonjësve në nivel drejtues.

Do të shkrihen 3 sektorët e hetimit dhe krijohet sektori i vetëm që do të mbulojë çështjet e drogës trafiqeve të paligjshme dhe krimit ekonomik që më parë ishin të ndarë. Sektori i Rendit do të ketë Sallën Operavie, Sektorin e Rendit dhe atë të Qarkullimit Rrugor. Do të zgjerohet kompetenca e komisariateve të cilët do të merren edhe me veprën penale të vrasjes e cila më parë u kalonte drejtorive.

Territori i një komisariati do të ndahet në zona policore ku do të rritet roli i inspektorit të zonës.

Ndryshime do të ketë dhe në Policinë Rrugure, e cila do të ketë në varësi seksionet e policisë rrugore. Ato nuk do kenë varësi nga komisariatet siç ishte më parë.

”Tërmet” në Policinë e Shtetit, shkurtime dhe shkrirje sektorësh Read More »