Aurora

Veliaj publikon foton kur ishte 4 vjeç me babain te Amfiteatri, sot rihapet ai moderni(Foto)

Amfiteatri i Liqenit Artificial të Tiranës do të hapet sot në mbrëmje përmes një spektakli fantastik e plot surpriza që ka rezervuar Bashkia e Tiranës për qytetarët. Pak orë para përurimit, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar në profilin e tij në twitter një foto të tij në moshën 4-vjeçare ku shfaqet bashkë me të atin pikërisht në Amfiteatrin e Liqenit.

“Herën e parë tek Amfiteatri i Liqenit kam qenë 4-vjeç me tim atë. Falë punës titanike të @aprtirana, sot rihapet më modern e më i bukur se kurrë. Mos mungo sonte & merr me vete fëmijët. Asnjëherë nuk i dihet se cili prej tyre do të frymëzohet që ta transformojë Tiranën nesër”, shkruan Veliaj në Twitter.

34 vjet më vonë, në detyrën e kryebashkiakut, Veliaj mori përsipër transformimin e tij nga një gërmallë dhe vend depozitimi mbeturinash, në një skenë teatrore në natyrë duke i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm.

Prova e parë do të jetë mbrëmja e sotme, ku do të bëhet edhe hapja e tij përmes një feste që do të fillojë nën tingujt e Olen Cesarit. Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit. Po ashtu, nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.

Kryeqyteti ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Parkut të Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Veliaj publikon foton kur ishte 4 vjeç me babain te Amfiteatri, sot rihapet ai moderni(Foto) Read More »

‘’Janë vrarë njerëz në Bulevard, gazetari të mos shkojë në protestë të shkul hekurat, por të rrijë të bëjë punën’’. Debate në Komisionin e Medias

Ditën e sotme ka nisur me debate të ashpërta mbledhja  e Komisionit të Medias. Temë e diskutimit ishte dhuna ndaj gazetarit të RD-së në protestën e 26 majit të organizuar nga opzita e bashkuar.  Kryetarja Albana Vokshi e ka cilësuar të qëllimshme  dhe ka kërkuar që të firmoset një deklaratë që dënon dhunën ndaj Bledi Kasmit.

Albana Vokshi

Me urdhër të Ramës është mbyllur portali satirik kryeministri.com, pasi vinte në lojë kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Do të kërkojmë seancë dëgjimore me drejtuesit e AKEP-it. Nuk mundet të censurohet, që kryeministri të japë urdhër dhe AKEP-i ta mbyllë. Një tjetër ngjarje e rëndë, në datë 26 kryeredaktori i ‘RD’ është goditur në mënyrë të qëllimshme në kokë nga Forcat Speciale.

Plaga ka qenë e thellë, ka marrë 10 qepje në kokë. Kam hartuar një deklaratë për të firmosur, ju ftoj edhe ju, për lirinë e medias dhe shtypit. ‘Dhuna ndaj kryeredaktorit. Ne deputetët e këtij komisioni dënojmë me forcë dhunën ndaj kryeredaktorit të medias së parë të lirë në Shqipëri. Kasmi u godit nga policia.

Mjekët nuk u trembën nga kërkesa për të manipuluar raportin mjekësor. Kërkojmë thirrjen me urgjencë në seancë të Kasmit, zbardhjen e kësaj ngjarje dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe Xhafës që të dënojnë dhunën.

Debatet te Komisioni i Medias

Luçiano Boçi: Kronikë e paralajmëruar e vdekjes së drejtësisë. Vëllai i ministrit dërgohet pa asnjë procedurë jashtë Shqipërisë, nuk dihet ku është regjistruar zëri, por nuk janë kryer procedurat; dorëzimi i telefonave apo edhe mjeteve të tjera. Përgjimi ishte një investigim gazetaresk, ndaj atij gazetari ka kërcënime dhe presione. Nuk mund të vijohet më kështu, duhet një zgjidhje politike. Opozita nuk po pengon negociatat, por po thotë të vërtetën.

Fidel Ylli: Këtë konferencë shtypi mund ta bënit në selinë e PD, jo këtu, ne jemi të detyruar që t’u respektojmë. Po çfarë je ti, Zoti je? Je kryetarja dhe kaq. Jam sportist unë me adrenalinë.. do të dëgjoj ty unë këtu.

Albana Vokshi: Me arrogancë nuk ecni dot

Fidel Ylli: Ne gazetarit i urojmë shërim të shpejtë, ai i di më mirë detyrat e gazetarit, por pasi dështuat në protestë vajtët dhe futët kokën te policia. Gazetari mos shkojë atje, por të rrijë të bëjë punë dhe jo të shkulë hekurat, ku e njohu polici?

Albana Vokshi: Duhet të mbroni lirinë e mediat dhe gazetarët

Fidel Ylli: Janë vrarë njerëz në bulevard

Albana Vokshi: I çoi kryetari juaj, mish për top. Nuk e kuptoni ca do bëni iu ka kapur paniku

Fidel Ylli: Deri në 28 qershor ju do të bëni të pamundurën të mos hapen negociatat.

Albana Vokshi: Hiqni Xhafën këtë bëni

Valentina Duka: U godit Bledi Kasmi, gazetar i një gazete shumë të rëndësishme, tribunës demokratike. Gazetari u godit ne krye te detyres

‘’Janë vrarë njerëz në Bulevard, gazetari të mos shkojë në protestë të shkul hekurat, por të rrijë të bëjë punën’’. Debate në Komisionin e Medias Read More »

Policia serbe ndalon këngëtaren shqiptare në Merdarë, ja çfarë po i kontrollohet(Foto)

Një fotografi e Eliza Hoxhës që përmbante mbishkrimin UÇK dhe katalogu i saj janë ndaluar nga policia kufitare serbe, raporton Koha Ditore. Kufitarët serbë u druhen fotografive të Eliza Hoxhës.

Kufitarët serbë po kontrollojnë në detaje autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”.

Koha Ditore raporton se autobusi dhe fotografitë e Eliza Hoxhës po kontrollohen nëse ka ndonjë flamur të Kosovës.

Policia serbe ndalon këngëtaren shqiptare në Merdarë, ja çfarë po i kontrollohet(Foto) Read More »

Gramoz Ruçi mbështet artistët e Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi: Godina në rrezik, duam rikonstruktim dhe jo shembjen e tij

Gramoz Ruçi kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka mështetur artistët e Teatrit Kombëtar. Dje, një përfaqësi e Sindikatave të Artistëve kanë zhvilluar një takim me kreun e Parlamentit, Gramoz Ruçi, në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Ata përgjatë tri muajsh kanë qenë në krye të rezistencës kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi, Kastriot Çipi, Robert Budina, Taulanda Jupi dhe Ervin Bejleri kanë parashtruar të gjitha shqetësimet e artistëve.

Kanë diskutuar që nga Ligji për Artin deri tek godina në rrezik e Teatrit Kombëtar. Për këtë të fundit ata kanë kërkuar bllokimin e të gjitha veprimeve, deri në momentin e një transparence të plotë, kryerjen e studimeve dhe hapjen e konkurseve.

Aktori Arben Derhemi, kryetar i Sindikatës së Artistëve të TK-së, u shpreh optimist nga ky takim me Ruçin, i cili shprehu mbështetje të plotë për të gjitha propozimet e parashtruara nga artistët.

Ai shprehu keqardhjen që në këto 27 vjet shumë pak është bërë për artin e sidomos për teatrin. Pas këtij takimi, vetë artistët do të angazhohen në hartimin e një projektligji dhe do të forcojnë urat e komunikimit me institucionin e Parlamentit dhe ministren e Kulturës.

Një raport që vetë kreu i Parlamentit premtoi që ta përmirësojë.

LIGJI PËR ARTIN

“Patëm një takim me kreun e Parlamentit, i cili na priti mjaft mirë dhe shprehu mbështetjen e tij pa rezerva dhe në mënyrë të sinqertë. Z. Ruçi pranoi se në këto 27 vjet nuk është bërë asgjë dhe se deri më sot nuk ka pasur politika për artin dhe kulturën”, tregon Derhemi. Sipas tij, përpara Ruçit u shtruan një sërë problematikash, të cilat ai i dëgjoi me vëmendje.

“Një nga shqetësimet tona kryesore ishte Ligji për Artin dhe Kulturën dhe z. Ruçi u shpreh se duhet punuar fort për depolitizimin e artit dhe kulturës. Sipas tij, është paradoksale që drejtorin e TK-së ta vendosë ministri i Kulturës dhe Kryeministri. Sipas tij, duhet të funksionojnë më mirë bordet artistike. Po ashtu na kërkoi projekt-drafte për ligjin në fjalë, në mënyrë që të hartohet një ligj i qëndrueshëm, i cili të funksionojë të paktën për dy dekada. ‘Keni mbështetjen time në mënyrë të sinqertë, pasi ndihem me të vërtet keq që në këto vite nuk kemi bërë asgjë për artin dhe është e trishtueshme të shohësh artistë të varfër’, tha ndër të tjera”.

Po ashtu, artistët ngritën shqetësimin e të ardhurave të TK-së, të cilat me ligj u takojnë teatrit, por derdhen në arkën e shtetit. U diskutua Ligji për Sponsorizimet për mbështetjen e artit dhe kulturës dhe lehtë- sirat që meritojnë bizneset që investojnë në këtë lëmë. Mësohet që regjisori Robert Budina i solli shembullin e Qendrës së Kinematografisë, skema e të cilit ka funksionuar për 20 vjet. Sipas tij, kjo skemë ka qasur në Shqipëri studio të huaja, çka përthyhet në të ardhura, në më shumë vende pune dhe më shumë shërbime. Një skemë që mund të përdoret edhe për teatrin dhe që paratë e investuara për të, të mund të gjenerojnë para të tjera.

GODINA E TEATRIT

Një nga temat më të nxehta të kohëve të fundit ka qenë pa dyshim shembja e godinës së Teatrit Kombëtar. Artistët i kanë kërkuar Ruçit që ajo të mos shembet, por të rikonstruktohet dhe të vazhdojë të jetë funksionale, siç është edhe tani.

“Në lidhje me godinën e TK-së, i bëra me dije kreut të Kuvendit se ajo është funksionale dhe do të jetë e tillë edhe 50 apo 100 vjet të tjerë, nëse rikonstruktohet. Është një rikonstruksion që kushton vetëm 2 milionë dollarë. Meqë shteti nuk ka 30 milionë dollarë për të ndërtuar një teatër të ri, atëherë le të mbajë këtë që ka, le ta rikonstruktojë dhe ne do të ishim shumë të kënaqur, aq më tepër që është hapur një sallë alternative. Kur të kemi një shtet më të fuqishëm, që të ketë dinjitet dhe dashuri për teatrin, pasi, i thashë, që po kuptojmë që nuk ka dashuri për artin. Ka një lloj arrogance të pakuptueshme, por është e sigurt që ajo nuk pjell asgjë tjetër veç arrogancës. Dhe z. Ruçi ra dakord me këtë. Madje në këtë kontekst z. Çipi ngriti edhe shqetësimin e mungesës së komunikimit me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila nuk pranon të ulet në një tryezë me artistët, premton për bashkëpunim, por nuk e mban fjalën”.

Siç mësohet, Ruçi nuk është shprehur pro apo kundër shembjes së godinës së TK-së, por artistët i kanë kërkuar që të bllokohet çdo lloj iniciative që ka për synim shembjen e teatrit dhe kjo çështje të rimerret më vonë, kur të jenë bërë studimet përkatëse, të jetë hapur një konkurs dhe të diskutohet me palët e interesit. Në këtë takim, të pranishmit shprehën vullnetin e të gjithë artistëve kundër shembjes së godinës së TK-së.

Gramoz Ruçi mbështet artistët e Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi: Godina në rrezik, duam rikonstruktim dhe jo shembjen e tij Read More »

Ku është Adriatik Llalla? Bajlozët e krimit Berisha- Meta gojëkyçur në ankth burgu

Që prej datës 25 maj Pamfleti ka lajmëruar ndalimin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla nga autoritet gjermane. Kanë kaluar pesë ditë dhe heshtja ka pllakosur të gjithë, por askush nuk e përgënjeshtron këtë fakt.

Shkëlzen Berisha me ushtarët e tij mediatik menjëherë pas publikimit të lajmit u përpëlit ta sfumojë duke përgënjeshtruar ndalimin, por pavarësisht përpjekjeve titanike për t’i mbyllur gojën, Adriatik Llalla është i penduar në duart e ndërkombëtarëve.

Organet ligjzbatuese gjermane kanë marrë në pyetje ish kryeprokurorin Llalla, cili është i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”. Mësohet se Adriatik Llalla ka mbi 6 milionë euro abuzime me tenderat dhe që dje ka filluar procedimi ndaj tij.

Ish Prokurori i Përgjithëshëm Llalla, i vetmi Kryeprokuror i shpallur “nongrata” nga SHBA, është i implikuar dhe në çështje të trafikut të drogës dhe shitje të sekreteve hetimore në këmbim të shumave marramendëse të trafikantëve të fuqishëm.

Tashmë që Adriatik Llalla ka folur për autoritete gjermane-amerikane, ai nuk do të jetë vetëm i pari “peshk i madh”, që do të bie në rrjetë, por do të marrë me vete edhe kupolën që ka diktuar lëvizjet e tij.

Arrestimi i Adriatik Llallës do të jetë fillimi i rënies së ngrehinës së kalbur të sistemit të degraduar politik dhe juridik në Shqipëri, i një sistemi të korruptuar për përmbysjen e të cilit janë investuar fuqishëm instucionet ligjzbatuese ndërkombëtare nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Shumë shpejt do të dalë në dritë ku jeton Adriatik Llalla në Gjermani dhe në emër të kujt është vila e blerë prej tij. Gjithçka mbetet çështje ditësh…/Pamfleti

Ku është Adriatik Llalla? Bajlozët e krimit Berisha- Meta gojëkyçur në ankth burgu Read More »

Luleshtrydhet e cuditshme : Pse ndodh deformimi dhe a kanë rrezik

Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe. Por prisni, ka diçka të çuditshme që ju tërheq syrin.

Shikoni luleshtrydhet e rregullta por me çmime të afishuara jo aq të lira dhe pranë tyre shihni luleshtrydhe të çuditshme që shiten me gjysmë apo edhe çerek çmimi.

A janë luleshtrydhe të mira apo të dëmshme? Pse luleshtrydhet janë të deformuara dhe çfarë duhet të dini për këtë?

Lexoni nga AgroWeb.org për të gjetur se çfarë shkakton luleshtrydhe të deformuara dhe nëse është e sigurt të mund t’i konsumoni këto luleshtrydhet në formë të pazakontë.

Para së gjithash, nëse ndeshni luleshtrydhet me pamje të çuditshme dhe të deformuara, pamja e tyre nuk do të thotë se janë të pangrënshme.

Aq e vërtetë është kjo sa mjaft konsumatorë i preferojnë pasi mendojnë se deformimi ka ardhur pasi tek luleshtrydhet nuk janë aplikuar kimikate dhe substanca të dëmshme që garantojnë bukurinë e pamjes së frutit në dëm të cilësisë të luleshtrydhes.
Por çfarë tregon deformimi i luleshtrydheve?
Ekzistojnë disa arsye për deformimin e disa prodhimeve të luleshtrydheve në bazë të këshillave të ekspertëve agronomë

Pjalmim i dobët i luleve të luleshtrydheve. Arsyeja e parë është më e mundshmja nga të tëra dhe ka të bëjë me mungesën e pjalmimit të plotë të bimës. Kjo mund të dallohet kundrejt llojeve të tjera të deformimit nga frutat që kanë madhësi të ndryshueshme të farës.

Farat e mëdha janë të pjalmuara ndërsa farërat e vogla nuk arrijnë ta kryejnë procesin.

Kjo ndodh më shpesh në pranverë kur moti i ftohtë dhe mbulesat që aplikohen në formën e mbulimit të rreshtit nga ngricat nuk lejojnë aktivitetin e plotë dhe funksional të bletëve për pjalmimin e luleve.

Dëmtimi nga ngricat. Krahas mungesës së pjalmimeve ka edhe një arsye tjetër madhore për luleshtrydhet e dëmtuara, që është si pasojë e ngricave të forta si të dimrit që lamë pas.

Nëse luleshtrydhet nuk kanë pasur mbrojtjen e duhur nga ngricat, kjo direkt mund të shkaktojë deformime.

Mangësi në vlerat e tokës ushqyese. Ashtu si të gjitha bimët, luleshtrydhet kanë nevojë për ushqyes. Boroni është një nga mineralet ushqyese në tokë, që i duhet patjetër luleshtrydheve për të prodhuar fruta të mira.

Mungesa e boronit shkaktohet nga kullimi i tepërt i tokave. Kur minerali i boronit nuk është i pranishëm në sasitë e duhura, shenjat më të dukshmet janë frutat e deformuar, gjethet asimetrike dhe rrënjë ë dëmtuara./AgroWeb.org

Luleshtrydhet e cuditshme : Pse ndodh deformimi dhe a kanë rrezik Read More »

Hallvë me miell misri dhe arra nga delikatesat e amvisave

Fantastike në shije, krejt e lehtë në përgatitje, hallva vijon të mbetet një nga ëmbëlsira klasike, tradicionale shqiptare.

E përgatitur në mënyra të ndryshme, me miell misri a gruri, me qumësht nëse dëshironi apo e pasuruar me arra e kanellë, kjo ëmbëlsirë pa dyshim është ndër më të preferuarat e shqiptarëve.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë dy receta tradicionale të përgatitjes së hallvës në shtëpi, asaj me miell misri, qumësht dhe arra si dhe hallvës me miell gruri dhe mjaltë.
Hallva me Miell Misri
Përbërësit
1 gotë miell misri

Gjysmë gote sheqer

700 ml ujë

Arra të thërrmuara

Gjalpë i freskët

Kanellë (sipas preferencës)
Përgatitja
Në rastin kur kjo ëmbëlsirë përgatitet me miell misri, sigurohemi që mielli që jetë i situr mirë.

Në një tenxhere, kaurdiset me mielli me gjalpë, sa të marrë një ngjyrë në kafe të çelët.

Hidhet sheqeri i bërë shurup, bashkë me arrat.

Masa përzihet fortë dhe shpejtë derisa të shkëputet nga anët e enës dhe ndahet lugë-lugë në format e topthave.

Për një shije më të plotë, mund të zëvendësoni ujin me qumësht.

Në këtë rast, sheqeri shtohet gjatë kohës që mielli i misrit kaurdiset me gjalpin dhe më pas hidhet qumështi i nxehtë bashke me arrat.
Hallva me Miell Gruri
Përbërësit
120 gr miell gruri

70 gr gjalpë

150 gr sheqer

250 ml ujë

arra të thërrmuara

kanellë

Dy lugë mjaltë
Përgatitja
Në një enë hedhim ujin të cilin e kemi vakur më parë bashkë me sheqerin.

E përzjejmë masën derisa sheqeri të shkrijë plotësisht.

Në një tenxhere, shkrijmë gjalpin me zjarr të ulët.

Pasi gjalpi të ketë shkrirë hedhim miellin, të cilin e përzjejmë pa u ndalur dhe shpejt në mënyrë të që shmangim formimin e kokërrizave.

Kur masa merr një ngjyrë në kafe të çelur shtojmë dy lugë mjaltë dhe më pas në mënyrë të ngadaltë shtojmë shurupin dhe arrat e thërrmuara.

Përgjatë gjithë kësaj kohe vijojmë përzjerjen derisa masa të përthithë të gjithë ujin.

Pasi ka përthithur ujin, hallva është gati.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë me kapak të mbyllur për 15 minuta.

Më pas, mund të përdorim dy lugë në dhënien e formës karakteristike të hallvës, por edhe forma të tjera. Në sipërfaqe e spërkasim me kanellë dhe vendosim nga një thelpi arre sipër.

Kjo ëmbëlsirë fantastike mund të shërbehet në temperaturë ambjenti ose e ftohtë. Për një shije më të veçantë, uji mund të zëvendësohet me qumësht.

I gjithë procesi i përgatitjes së kësaj ëmbëlsire kërkon durim dhe përkushtim./AgroWeb.org

Hallvë me miell misri dhe arra nga delikatesat e amvisave Read More »

Mëngjes me lëngje – Sa rekomandohet për një shëndet të mirë

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Por kjo nuk do të thotë që gjatë këtij vakti të konsumoni produkte të pjekura brumi apo drithëra të ëmbëlsuar.

Ato jo vetëm që nuk janë një zgjedhje e shëndetshme, por edhe nuk i japin organizmit burimin e duhur të energjisë.

Zgjedhjet e shëndetshme për mëngjes janë të panumërta dhe përfshijnë edhe konsumin e lëngjeve.

Për shembull, avokadon mund ta konsumoni me bukë të thekur integrale, por mund ta përpunoni në mikser për një lëng gjithëpërfshirës.

Avokadon mund ta kombinoni me spinaq e limon por edhe me fruta ose perime të tjera sipas dëshirës.

Po ashtu perime si karrota, rrepa, kastraveci te kombinuara me mollë portokalle apo fryta pylli.

Cila prej këtyre alternativave është më e shëndetshme?

Të dhënat të cilave u refrohet AgroWeb.org, shpjegojnë se të dyja këto alternativa, si lëngjet si ushqimet, kanë avantazhe të ndryshme.

Lëngjet e plota me fruta, drithëra dhe perime janë shumë të shëndetshme.

Përpunimi në një mikser ndihmon në çlirimin e ushqyesve.

Ushqyesit e dobishëm çlirohen edhe gjatë përtypjes, por mikseri mundëson përpunimin e ushqyesve të disa produkteve siç janë arrat.

Nga ana tjetër, ngrënia e ushqimeve në formën e tyre natyrale është diçka e mirë sepse të ndihmon të ndalosh kur është nevoja.

Duke u përtypur, njeriu ka më shumë kohë për të shijuar ushqimin dhe për të kuptuar ndjenjën që fal ai.

Për më tepër, përtypja çliron hormonin e ngopjes në stomak duke dhënë më shumë kënaqësi.

Gjithësesi studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se është e rëndësishme që njeriu të mos heqë dorë nga vakti i mëngjesit, qoftë i lëngshëm ose i ngurtë.

Duhet të zgjidhni ushqime të duhura që ofrojnë ekuilibrat e duhur në aspektin e proteinave, karbohidrateve komplekse dhe fibrës.

Ushqime ideale për një kombinim të tillë janë kosi, vezët, tërshëra, perimet dhe frutat.

Sipas ekspertëve, një vakt i shëndetshëm në mëngjes është krejt në varësi të cilësisë së ushqimeve.

Sido që të jetë mengjesi juaj, pra me lëngje apo ushqime, zgjidhni produkte të shijshme por mbi të gjitha të pasura me vitamina e minerale./AgroWeb.org

Mëngjes me lëngje – Sa rekomandohet për një shëndet të mirë Read More »