Aurora

Shkrimi goditës i medias italiane: Skandali, që po dridh qeverinë e Edi Ramës

Mediat italiane shkruajne per skandalin me vellain e ministrit Fatmir Xhafaj dhe protestat që thuhet se kanë trembur qeverinë shqiptare.

“Një skandal në Shqipëri ka lëkundur qeverinë socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit. Kjo për shkak të vëllait të një ministrit të përfshirë në trafikun e drogës me Italinë, kundër sfondit të Tiranës që thotë se është bërë progres në procesin e afrimit me BE-në”. Kështu shkruan Francesco De Palo i Formiche.net.

“Në Shqipëri nuk ka demokraci. Sundimi i ligjit nuk ekziston”. Akuza është e udhëheqësit Basha për qeverinë e udhëhequr nga Rama Vëllai i ministrit të Brendshëm u arrestua në Itali në vitin 2002 dhe u dënua me një dënim shtatë-vjeçar për trafikimin e drogës dhjetë vjet më vonë. Prandaj, opozita shqiptare doli në për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar atë për “lidhje me krimin e organizuar”. Turma u nis në drejtim të ndërtesës së qeverisë, më pas policia shpërndau protestuesit, duke mos shënuar incidente.

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, pak ditë më parë shkoi vullnetarisht në Itali për të kryer dënimin e tij, por vijojnë akuzat ndaj ministrit se ka mbështetur vëllanë e tij, pas publikimit të një audio-përgjimi të një korrieri droge.

I njëjti model u ndoq në Rumani një vit më parë me krizën qeveritare edhe nga demonstratat kundër ligjit që mbronte të korruptuarit, pas katër muajsh u rrëzua qeveria.

Shkrimi goditës i medias italiane: Skandali, që po dridh qeverinë e Edi Ramës Read More »

E tradhëtoi 35 herë të dashurën, futbollisti shqiptar i “devotshëm” ndaj fesë Islame rikthehet sërish me të

Vitin e kaluar bënë bujë postimet në “Instastory” të të dashurës së futbollistit Mërgim Mavraj, një vajzë bjonde bukuroshe nga Gjermania. Dyshja ishin prej 4 vitesh në një lidhje, por u ndanë dhe shkak duket se ishte tradhtia.

Lisa, e dashura e Mërgimit shkruante se ai është mashtrues dhe e ka tradhtuar 35 herë.

Pas asaj kohe, futbollisti nuk u pa më me Lisën por duket se dyshja janë rikthyer.

“Prive” ka publikuar sot një foto ekskluzive të çiftit dhe burime shprehen se Mërgimi është prej disa vitesh i lidhur me një gjermane.

Duke qenë, gjermane, bjonde, prej disa vitesh të lidhur, kjo tregon se vajza në foto është Lisa, megjithatë kjo nuk mund të thuhet me siguri pasi ajo e ka mbuluar fytyrën me telefonin.

E tradhëtoi 35 herë të dashurën, futbollisti shqiptar i “devotshëm” ndaj fesë Islame rikthehet sërish me të Read More »

Hetimet për Tahirin, Hajdarmataj dhe Mara në Itali, marrin sot në pyetje 3 të arrestuarit

Prokurori i dosjes Tahiri, Besim Hajdarmataj ka udhëtuar mbrëmjesn e së martës drejt Katanias së bashku me Vladimir Marën dhe do të marrin sot në pyetje 3 të paraburgosurit në institucionit penitenciar të Bicoccas.

Një udhëtim ky që ka për objektiv parësor atë të sigurimit të informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, e më pas në arrest shtëpiak, për të fituar ditën e sotme sërish lirinë, gjithçka për shkak të kushëririt të tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe nën hetim në Itali.

Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias, si dhe hetuesit e grupit policor të “Guardia di Finanza”-s, si truri i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s.

Hetimi italian, i mbyllur zyrtarisht dhjetorin e shkuar, do të nxjerrë në proces gjyqësor 15 persona, ndërsa seanca e parë është caktuar për më 31 maj. Në disa përgjime, të zbuluara nga media italiane “MeridioNeës”, trafikantët i referoheshin pikërisht politikanit socialist. Një lidhje e supozuar, të cilës i bashkëngjitet edhe një automjet i përdorur nga narkotrafikantët për udhëtime dhe i regjistruar nën emrin e Tahirit, i cili gjithsesi është betuar t’ia ketë shitur një kushëriri tjetër, të po të njëjtës familje, Habilaj.

Ata që do të merren në pyetje nga prokurorët shqiptarë do të jenë edhe Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti. Ky i fundit u ekstradua në Itali mes polemikave, pasi u kap nga policia shqiptare në Vlorë. 41-vjeçari, edhe pse pa dëshirën e tij, u bë protagonist në Shqipëri i një njoftimi, i cili rezultoi i rremë, se kishte pranuar të bashkëpunonte me prokurorët e Prokurorisë së Katanias.

Hetimet për Tahirin, Hajdarmataj dhe Mara në Itali, marrin sot në pyetje 3 të arrestuarit Read More »

Lejet e ndërtimit, Lame zbardh “listen e zezë”, apel Bashkisë për dhënien e lejeve

Lame njoftoi se tashmë është bërë gati ‘lista e zezë’ me subjektet që kanë pallate të braktisura apo në ndërtim, e cila do t’i dërgohet çdo bashkie, e me pas subjektet do te penalizohen, me mosdhënie lejesh për ndertim.

Asnje subjekt nuk do te marrë më leje ndertimi, pa mbyllur më parë një ndërtim që ka nisur. Kështu ka deklaruar sot gjatë një konference për mediat, Artan Lame, i cili ka thëne se gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë janë me shkelje.

“Problemi i pallateve të braktisura i ka rrënjët çerek shekulli më parë dhe vazhdon të rëndohet. Për herë të parë një qeveri shqiptare ka filluar ta trajnojë. Janë mbi 1200 objekte të evidentuara dhe në procedura. 102 pallate të legalizuara deri më sot. Në tiranë janë 85 pallate të tjera në procedurë. Në rang republike gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë rezultojnë me shkelje”- tha Lame.

Sipas tij, procesi ka filluar dhe po ecën përpara me mbështetjen e madhe të qytetarëve.

“Janë të shumtë subjektet që vazhdojnë të luajnë se macja me miun’, duke na sjellë vërdallë si institucion. Do fillojmë tu përcjellim bashkive listat e këtyre subjekteve, duke ju kërkuar bashkive që ata të mos pajisen më me leje pa shlyer procesin e legalizimit. Sot do t’i përcillet Bashkisë Tiranë lista e zezë. Bllokimi i këtyre subjekteve do ndihmonte që këta persona të bëjnë sërish dëm, duke marrë të tjera leje ndërtimi”- tha ai.

Lejet e ndërtimit, Lame zbardh “listen e zezë”, apel Bashkisë për dhënien e lejeve Read More »

‘Dosja Tahiri’, prokurorët sot në Katania për të marrë në pyetje, Moisi Habilajn

‘Dosja Tahiri’, prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara marrin në pyetje Moisi Habilajn.

Dy prokurorët shqiptarë, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara ndodhen sot në Katania për të marrë në pyetje, Moisi Habilajn, kreun e një bande kriminale të trafikut të drogës, e cila dyshohet se ka pasur mbështetjen e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në aktivitetin e saj nga Shqipëria në vendet fqinje.

Dy prokurorët do të marrin në pyetje edhe dy anëtarët e tjerë të grupit Habilaj, Nezar Seitin, “financierin” dhe Meridian Sulajn. Seanca me Mosi Habilajn dhe dy të akuzuarit e tjerë ka rëndësi të veçantë për të zbuluar implikimin e Saimir Tahirit, ish-ministrit, tanimë pa mandat politik dhe deri dje në arrest shtëpie.

‘Dosja Tahiri’, prokurorët sot në Katania për të marrë në pyetje, Moisi Habilajn Read More »

Trondit ish-presidenti shqiptar: Urdhrin për lirimin e Saimir Tahirit e dha…

Ish Presidenti Bujar Nishani ka bere nje deklarate te forte lidhur me ato qe di Amerika me ambasadorin e tyre ne Tirane dhe lirimin e ish ministrit Saimir Tahiri.

Ja postimi i tij i plote:

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëroj dhe denoncoj një ditë përpara gjyqit të ish Ministrit të Brendshëm se kërcënime, shantazhe dhe rryshfete, po përdoreshin për ta liruar nga arresti ish-ministrin.

Ky denoncim i Ambasadës u verifikua ekzaktësisht pas nje seance flesh të gjykatësve në veting.

Të gjithë shqiptarët normalë nuk është se kishin ndonjë dyshim në atë denoncim të Ambasadës, pasi Qeveria e SHBA është qeveria mike më e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Institucionet ligjzbatuese të SHBA janë institucionet më të afta dhe më të specializuara në hetimin e trafikut të drogave dhe grupeve të trafikantëve.

Për më tepër kjo Ambasadë nuk flet pa patur prova serioze.

Natyrisht prova që nuk i merr nga laboratori imagjinar i Kryeministrit të Shqipërisë.
Por edhe njëherë, si në të gjitha skandalet e mëparshme të kësaj qeverie, propaganda e agjitatorëve të qeverisë nisi tentativën të përgënjeshtrojë apo deformojë deklaratat e Ambasadës së SHBA.

Sipas agjitatorëve të qeverisë ndërhyrjet, kërcënimet dhe ryshfetet e dhëna për pengimin e ligjit ndaj ish Ministri të Brendshëm mund të jenë bërë nga opozita !!!!
Më qesharakë nuk ka se si bëhen.

Por në fakt nuk është aspak thelbi i kësaj situate ky lloj sharlatanizmi.
Thelbi është se lirimin e Sajmir Tahirit e vendosi Kryeministri dhe maxhoranca e tij parlamentare që në momentin kur bllokuan kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit që të kishin mundësinë të mblidhnin provat e nevojshme në banesën e ministrit.

Prova që më pas shqiptarët i panë të hargaliseshin rrugëve të Shqipërisë ndër makinat e fëmijve të oligarkëve të Rilindjes, në prerje 100-she dhe 500-she.
Lirimin e Sajmirit e paralajmëroj Agron Xhafaj gjatë muhabetit me mikun e tij Babalen,… “ ata në Itali, janë zbërthyer fare vëlla”, i thoshte Xhafaj Babales.

Ndaj masat duheshin marrë seriozisht, me çdo kusht e çmim mbi kurrizin, imazhin dhe fatin evropian të vendit.

Kjo nuk është aspak një çështje procedurjale, siç kërkojnë t’jua shesin shqiptarëve, agjitatorët e oborrit qeveritar.

Nën masë arresti apo ndjekje të lirë,
me arrest në burg apo në shtëpi e përcakton qartë kodi procedures penale në varësi të plotë nga rrezikshmëria e kompromentimit dhe ndikimit të hetimit si dhe lloji i veprës penale për të cilën është ngritur akuza.

Por ajo që bën diferencën nuk është proçedura e parashikuar nga ligji por urdhëri dhe pushteti që ka Maliqi.

Ajo që tregon kapjen e sistemit dhe modelin e pandëshkueshmërisë edhe për krime të rënda e flagrante (lëre pastaj për vjedhjet e sofistikuara), nuk është thjesht denoncimi amerikan por fuqia e vërtetë që kanë mbi pushtetin Habilajt, Xhafajt dhe “babalet” e këtij vendi.

Kushdo qytetar tjetër i këtij vendi, nga veriu në jug që do kishte një akuzë të tillë nga Prokuroria do ishte mbyllur në qeli që ditën e parë e do ishte harruar aty brënda.
Për të inkriminuarit e Rilindjes nuk ka ligj, rroftë Maliqi!

Trondit ish-presidenti shqiptar: Urdhrin për lirimin e Saimir Tahirit e dha… Read More »

Valë shkarkimesh në qeveri pas vendimit për negociatat, ikin Fatmir Xhafaj dhe gjysma e ministrave, zbulohet plani i Ramës

Këshilli i Ministrave do të përfshihet shumë shpejt nga një valë e madhe ndryshimesh. Kryeministri pak javë më parë dha sinjale se në shtator mund të ketë ndryshime, por vala e shkarkimit të ministrave pritet të nisë që në korrik dhe më pas do të përfundojë në shtator. Burime të sigurta të gazetës pranë ekzekutivit thanë se kryeministri ka vendosur që të ndryshojë rreth 40-50 për qind të kabinetit qeveritar.

Përjashto kryeministrin dhe zv/kryeministren, kabineti përbëhet nga 13 ministra dhe 5-6 prej tyre do të dorëzojnë detyrën. Vala e ndryshimeve do të nisë sapo Këshilli i Bashkimit Europian të marrë vendimin për negociatat e Shqipërisë. Më 28 qershor do të vendoset nëse do ketë sinjal pozitiv dhe sido që të vendoset, qeveria do pësojë ndryshime. Burimet i thanë gazetës se në të dyja rastet argumentet që do të përdorë kryeministri do të jenë sa i takon energjive të reja për realizimin e reformave.

Nëse hapen negociata, BE do kërkojë më shumë angazhim në përmbushjen e kritereve të reja dhe për këtë arsye do ketë lëvizje. Por edhe nëse nuk hapen negociata, qeveria do të ndryshojë, por këtë herë ndoshta në shtator, me qëllim që të plotësohen kushtet dhe të merret një vendim pozitiv në fund të vitit. I pari i cili pritet të largohet është ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Edhe pse kryeministri u rreshtua krah tij pas sulmeve të opozitës, pritet që Xhafaj në korrik ose në shtator të largohet.

Largimi i tij do të ndodhë bashkë me disa ministra të tjerë. Pra sinjalet janë se ndryshimet në qeveri do të ndiqen nga dy faza. Fazë e parë është ajo e korrikut, ku gjithçka varet nga negociatat, ndërsa faza e dytë është ajo e shtatorit ku mbi 50 për qind e ministrave do të duhet të lënë postet e tyre. Një burim i tha gazetës se deputetët dhe vetë kryeministri janë të pakënaqur me shumë prej ministrave, sidomos sa i takon punësimit. Baza socialiste ka nisur të irritohet sepse ka kaluar 1 vit nga zgjedhjet dhe sërish nuk janë futur në punë. Kjo ka bërë që dhe shumë deputet të ankohen te Rama për shumë ministra, të cilët nuk denjojnë t’u hapin as telefonat. Të gjitha këto arsye do të bëjnë që të kemi një kabinet qeveritar të rifreskuar në verë.

Turi i llogaridhënies

Një tjetër test për ministrat është turi i llogaridhënies. Në fillim të muajit maj kryeministri dhe ministrat nisën një proces takimesh në të gjitha njësitë administrative në vend. Por nga ky tur takimesh është vënë re se ka shumë pakënaqësi. Si në platformën e bashkëqeverisjes, ashtu dhe përmes shkresave apo komunikimit direkt, mësohet se janë me mijëra qytetarët që denoncojnë punën e ministrave.

Në fund të këtij turi do të bëhet një bilanc i ankesave për secilin sektor dhe atje ku çalon puna ministrat do të duhet të largohen dhe t’u lënë vendin emrave të rinj. Kohët e fundit qeveria është vënë me shpatulla pas murit nga opozita, ku nuk kanë munguar sulmet dhe akuzat. Kjo ka bërë që dhe shumë ndërkombëtarë të kthejnë sytë nga vendi ynë dhe të monitorojnë me kujdes situatën.

Për këtë arsye kryeministri po mendon të emërojë në qeveri njerëz me integritet dhe që i përshtaten funksionit. Ndërkohë sa i takon postit të ministrit të Brendshëm, janë disa deputetë, anëtarë të Komisionit të Sigurisë që presin të emërohen në atë post. Bëhet fjalë për deputetë me karrierë në polici, por aspirata kanë dhe disa të tjerë në Komisionin të Ligjeve me karrierë në fushën e drejtësisë./Kliti Topalli

Valë shkarkimesh në qeveri pas vendimit për negociatat, ikin Fatmir Xhafaj dhe gjysma e ministrave, zbulohet plani i Ramës Read More »

Artan Hoxha tregon detaje nga vila e Kryeministrit në Surrel

Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku po trajtohej tema e pasurisë së politikanëve shqiptarë, detaje në lidhje me shtëpinë e kryeministrit Rama  në Surrel.

Ai ka thënë se një prej personave që ka ndërtuar shtëpinë e kreut të qeverisë, i ka treguar se banesa është ndërtuar me beton si ai i Kishës Ortodokse.

Ky lloj betoni është shumë i rrallë dhe ndër më të veçantët.
Ndër të tjera, Artan Hoxha tha: Është beton i derdhur, nuk ka dritare, por ka vetëm një lart nga tavani dhe drita hyn nga sipër. Është beton si ai i Kishës Orthodhokse, që është shumë i veçantë dhe më i rralli”

Artan Hoxha tregon detaje nga vila e Kryeministrit në Surrel Read More »