Aurora

Njihuni me bionden “e fortë” që ka në dorë fatin e Saimir Tahirit

Elisabeta Imeraj është njëra prej tre prokurorëve të Krimeve të Rënda që ka firmosur kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit. Kurse dy të tjerët janë Besim Hajdarmataj dhe Gentjan Osmani.

Kjo ishte treshja që mbrojti kërkesën për heqjen e imunitetit të Tahirit në tetor të vitit të shkuar përballë Komisionit të Mandateve në Kuvend në një seancë maratonë që zgjati dy ditë, e cila u finalizua me mbrotjen politike që maxhoranca i bëri ministrit të saj duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorëve.

Elisabeta Imeraj pati edhe një debat me anëtaren e këtij komisioni, Vasilika Hysin, të cilën e ka patur edhe pedagoge në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Ishte pikërisht ky debat që bëri, një ndër gratë e pakta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të diltë në faqet kryesore të mediave shqiptare.

Imeraj është nëna e dy fëmijëve dhe prej vitit 2004 është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ajo ka gradën Doktor i Shkencave në Drejtësi dhe titullin Profesor i Asociuar, shkruan Albeu.com.

Imeraj njihet si prokurorja e çështjeve të vështira siç është ajo e Shullazit apo hetimi kundër të ashtuquajturëve imamë në xhaminë e Unazës së Re, të cilët organizonin grupe për të luftuar në Siri.

Një çështje e nxehtë ne duart e Imerajt është pikërisht edhe ajo e Tahirit.

Njihuni me bionden “e fortë” që ka në dorë fatin e Saimir Tahirit Read More »

Ramazani nis të mërkurën, çfarë duhet të hani pas orës 8 të mbrëmjes

Muaji i Ramazanit fillon të mërkurën e ardhshme, për këtë shumë besimtarë myslimanë në gjithë botën e kanë për obligim të agjërojnë.
Mirëpo, gjatë kësaj kohe, vlen të theksojmë se janë disa ushqime që mund t’i hani edhe pas orës 8 të darkës.
Avokado

Disa feta avokado në darkë do të ishin ideale. Mund t’i integroni edhe në receta të tjera të lehta, jo shumë kalorike.

Banane

Ato përmbajnë shumë potasium dhe magnez, çka ju relakson dhe ju ndihmon që të bëni një gjumë shumë të qetë.

Kos

Një filxhan me kos pa yndyrnë është ideal. Mund t’i shtoni edhe disa fruta për ta shijuar më shumë.

Ramazani nis të mërkurën, çfarë duhet të hani pas orës 8 të mbrëmjes Read More »

Incident i rëndë për Edi Ramën sot në Itali, kryeministrit i ndodh e pabesueshmja

5 të rinj shqiptarë janë ndaluar nga Divizioni i Hetimit dhe Forcave Speciale Italiane (Digos) pasi protestuan këtë mëngjes, e diel, 13 Maj ndaj Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Mësohet se Rama ishte sot i ftuar në Panairin e Librit për prezantimin e librit të tij ‘Kurban’.

Raportohet se incidenti ndodhi brenda ‘Sala Blu’ ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje ‘A4’ me një pamje që tregoi një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës.

Me një dënim që i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vjet për trafikun e drogës të dhënë nga një gjykatë italiane për vëllanë e ministrit të brendshëm shqiptar.

Sipas protestuesve kjo ishte ‘liri falë Kryeministrit Rama’.

Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta.

‘Ata nuk janë aktivistë, por protestues që ndjekin pothuajse kudo Kryeministrin, duke ngritur pyetje të pabaza’, tha Rama.

Agjentët e Digos menjëherë i bllokuan ato dhe u larguan nga salla.

Image

Incident i rëndë për Edi Ramën sot në Itali, kryeministrit i ndodh e pabesueshmja Read More »

Konsumoni këtë sasi qershish dhe keni për të parë menjëherë mrekullinë që ndodh në shëndetin tuaj

WOW!

Qershitë ndihmojnë humorin të përmirësohet dhe kanë veti antiinflamatore fal pranisë së antocianit. Bëhet fjalë për antioksidante që kanë fuqi në ngadalësimin e procesit të plakjes.

20 qershi në ditë!

Sasia e këshillueshme e qershive që duhet të hamë brenda një dite është 20-25 kokrra por nëse nuk hani fruta të tjera mund të hani edhe më shumë. Në këtë rast, numri i tyre duhet të arrijë deri në 70-të, duke i ndarë në 2-3 racione. Qershitë përbëhen nga uji në masën 86% dhe kanë fibra që japin ndjesinë e ngopjes. Janë të pasura me potas i cili ka veti diuretike.

E disa dieta duhet të mbahet në tre ditë të javës, zgjidhini ju! Mëngjesi duhet të nisi me qershi të shoqëruara me qumësht soje dhe 1-2 feta bukë integrale. Vakti i ndërmjetëm mund të jetë një smoothie me qershi, kivi dhe banane. Për drekë hani një sallatë të madhe me finok, sallatë jeshile, rukola, domate e selino. Pasdite hani përsëri qershi dhe për darkë një fileto të pjekur mishi me rukola, djathë parmixhan dhe një fetë bukë integrale.

Do jetë thuajse e njëjta menu edhe në ditët e tjera, veçse mishin mund ta zëvendësoni me peshk ose fileto pule dhe sallata mund të ketë përbërs të tjerë si perime të ndryshme. Qershitë mund t’i alternoni në smoothie ose të freskëta. Shtoni në dy ditët e tjera edhe pak bishtajore në sallatë si fasulet, bizelet ose thjerrëzat.

Konsumoni këtë sasi qershish dhe keni për të parë menjëherë mrekullinë që ndodh në shëndetin tuaj Read More »

Bashkia Selenicë po punon për sistemimin e përroit “Otimë” dhe forcimit të argjinaturës

Bashkia Selenicë, ditë e shtunë dhe e dielë, në punë për përballimin e situatës së krijuar nga shirat ditët e fundit.

Si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm në disa fshatra të Bashkisë Selenicë ka patur shkarje të disa rrugëve, dalje të përrenjëve nga shtrati si dhe erozion në disa toka bujqësore.

Drejtoria e Shërbimeve,Bujqësisë dhe Urbanistikës me mjetet dhe punonjësit e Bashkisë po punojnë njëkohësisht për normalizimin e situatës në disa njësi Administrative.

Në qendër të Bashkisë Selenicë po punohet për sistemimin e përroit “Otimë” dhe forcimit të argjinaturës.

Po kështu po vazhdon puna edhe në fshatin Shkozë.

Prezent në këto punime për situatën e krijuar ka qënë edhe kryetari i Bashkisë z.Përparim Shametaj.

Bashkia Selenicë po punon për sistemimin e përroit “Otimë” dhe forcimit të argjinaturës Read More »

Vështrim historik për UÇK !

Nga Prof.Dr Pajtim Ribaj

Në orën10 apo 11, të një  date të caktuar,  në vendet demokratike dhe kudo, njerëzit përulen me respekt ndaj të rënëve në luftë. Nga Presidenit, Kryeparlamentit, tek Kryeministri, Kryebashkiaku, ministra, Shefi i Shtatmadhorisë, ,kryetarët e partive, të gjithë pa përjashtim ndodhen së bashku dhe mbarë kombi vë kurorë kudo në monumentet e të rënëve.. Janë të gjithë tok për vlera që bashkojnë dhe identifikojnë sepse liria, paqja e begatia nuk janë rastësi por fryt i sakrificës dhe flijimit. Tek ne ,5 Maji, i pranuar  në të dy shtetet shqiptare  është fati i ynë sepse liria dhe dinjiteti ynë si komb ushqehet nga të rënët tanë. Përulja me respekt ndaj rinisë së flijuar është më e pakta që mund të bëjmë.

Bota e qytetëruar i respekton të rënët për liri. Politika, institucionet, media, shoqatat etj nuk ia lënë përkujtimin rastësisë. Tek ne,përveç në pak raste si shëmbulli i shkëlqyer i Shoqatave të Luftës së UÇK-së,.shumë pak për të mos thënë asgjë. As programe, as dokumentarë, as konferenca, as vizita, as mesha apo ceremoni fetare, as investime etj. Indiferenca zyrtare ndaj ndaj kësaj dite na njollos dhe zvogëlon si komb. Bota i respekton vlerat sepse respekton vetveten dhe dinjitetin.

5 Maji është vlera dhe pasuria jonë, trashëgimia e “bileta” që i jep dinjitet qytetërimit shqiptar në rrugën  e integrimit në BE.  5 Maji është rikujtesa e “borxhit” të madh që kemi si shoqëri ndaj të rënëve dhe vetvetes. Paqja dhe dinjiteti kombëtar nuk është dhuratë dhe kur harrohet, sakrifica përsëritet Të rënët janë mbi ndarjet e ditës. Ata janë mbi ne, janë “shenjtorët” tanë që ranë që të mos bjerë më kush! Para tyre vihemi të gjithë në rresht.…
Të respektuar pjesëtarë të UÇK-së
Ju kini vënë në jetë ëndrrat e një populli të tërë për liri duke finalizuar një luftë të gjatë e të mundimshme për pavarësi. Prandaj sot  kujtojmë me respekt të madh luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë dhe respektoj sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, për liri. Kudo që ishin, në Kosovë e diasporë, te vëllezrit e Shqipërisë. Kujtojmë punën e presidentit Rugova, kujtojmë heroizmin  e pashoq të komandantit legjendar Adem Jashari dhe shumë e shumë heronjve të tjerë që e vulosën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nisur nga momenti historik, për nga detyrat që shtroheshin, pjesëmarrja, karakteri dhe së fundi nga rezultati Lufta e UÇK-së mbetet një luftë çlirimtare,e me karakter popullor, e cila, së bashku më ndërhyrjen e NATO-së solli, çlirimin e Kosovës nga zgjedha e huaj, siguroi pavarësinë e saj.

Vetëm në  raste të tilla cilido motivohet të pajtohet me filozofin  Hegel, që besonte se lufta ruante shëndetin etik të kombeve dhe deri me mendimin  e  H. von Treischke, I cili e konsideronte luftën si “ të vetmin shërim të kombeve që vuajnë”, se lufta është  si një nga kushtet për progres, “fshikullim me kamxhik, që pengon një komb të bjerë në gjumë, duke e detyruar mediokritetin e kënaqur t’i largohet apatisë së vetë”.

Dihet se,në kushtet kundër shtypjes serbe filloi veprimtarinë “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” (UÇK), krahu i armatosur i rezistencës shqiptare. Pas veprime sporadike deri në shkurt të vitit 1998, ajo vijoi në një fazë më të re duke formuar zona të lira. Me kohë ajo njohu ligjet e luftës dhe i respektoi ato me një ndershmëri fanatike. Veprimet e saj në asnjë rast nuk u drejtuan kundër popullsisë civile, siç vepronte milicia serbe, por kundër forcave ushtarake, që përfaqësonin krahun e armatosur të regjimit të pushtuesit.

UÇK-ja tregoi një epërsi të padiskutueshme morale, edukatë të vërtetë lufte me qëndrimin e saj shembullor ndaj robërve, që ranë në duart e saj. Ajo zhvilloi një luftë që ngriti në këmbë të madh e të vogël e që ka për kryefjalë himnin kombëtar. Zhvilloi një luftë në emër të Kosovës dhe për pavarësinë e Kosovës.. Ajo sensibilizoi jo vetëm faktorin e brendshëm, por edhe atë të jashtëm për zgjidhjen e çështjes kombëtare në Kosovë.

Ky faktor lindi frymën kombëtare në Kosovë dhe bashkoi moralin dhe shpirtin e gjithë shqiptarëve në botë, u bë  dalë zot i shqiptarëve etj. Në një periudhë rënie dhe zvetnimi,  faktori martir dhe idealist i ringjallur në Kosovë u bë vetiu pasuri shpirtërore e morale e të gjithë shqiptarëve kudo që janë( Kadare) . Dalja e ne skene e UÇK-se ne politiken e Kosovës mposhti  apo theu defetizmin dhe propagandën frikësuese, e cila ishte  mbjellur nga Regjimi Serbe, por edhe te një pjese e faktorit politike,;prishi statuskuon politike e cila ishte vendosur ne Kosove. vërtetoi se vetëm lufta e armatosur është  metodën kryesore e rezistencës dhe çlirimit te Kosovës.

UÇK-e pati një rendësi edhe ne proceset politike ne viset e banuara me shqiptaret ne Maqedoni, Kosovën Lindore dhe Mal te Zi . UÇK-ja dhe rezistenca e saj ndryshuan radhën e çështjes shqiptare në ish-Jugosllavi, në hierarkinë e çështjes ndërkombëtare dhe kthimin e çështjeve rajonale në shqetësim ndërkombëtar. Faktikisht bota politike njohu UÇK-në ndikimin e saj, jo vetëm si faktor ushtarak, por edhe si faktor politik. Faktori UÇK, i cili ka realizuar edhe mbështetjen e fuqishme, në radhë të parë të SHBA e pastaj të Anglisë e më gjerë, vuri në pikëpyetje dhe shkoi me siguri drejt heqjes së hipotekimit të Serbisë mbi Kosovën

Të nderuar pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve

..Kur përkujtojmë 20 vjetorin e rënies së Dëshmorit të kombit Luan Haredinaj,luftën e UÇK-së , mendja të shkon tek ajo plejadë e shkëlqyer idealistësh atdhetar, që e krijuan dhe e formësuan UÇK, te heronjtë e martirët e vërtetë, te drejtuesit, mjeshtër të fjalës e të veprimit, emrat e nderuar   ndriçojnë  rininë progresive e rrugën e tyre për emancipim, liri e demokraci. Këto personalitete të shkëlqyera, si rasti  Haredinaj, etj, nuk lakmonin asgjë nga jeta materiale, përveçse një investimi te populli liridashës, me përpjekje të qarta, dimension njerëzor, dinjitet dhe sfidën për liri.).

Kuptohet sigurimi i një shteti është shqetësim i të gjithëve që del nga dijenia e të gjithë qytetarëve, që “vlerat mbi të cilat shteti i tyre është ndërtuar nuk janë një dhuratë për rezultatet e përpjekjeve kolektive dhe e bindjes së ndërgjegjes së cilitdo dhe të gjithëve” (Havel).  Sot, me vetëdijen e plotë të historisë së tyre të vështirë, por dinjitoze, me vetëdijen e rolin e tyre në ngjarjet e mëdha të përbotshme, siç ishte dhe Lufta e UÇK-së, shqiptarët kudo ku që jetojnë, në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, në Republikën e Maqedonisë, në Republikën e Malit të Zi, apo në Çamëri e në diasporën e vjetër e të re disa milionëshe, kanë rolin e tyre të rëndësishëm  si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon, duke kultivuar bashkëjetesën e bashkëpunimin me popujt fqinjë në rrugën e përbashkët të integrimeve europiane e euroatlantike.

Është e vërtetë se, në trajtimin e kësaj Epopeje, krahas punës lavdëruese, nga pena të shpeshta kemi parë shpesh të dalë një “historiografi” e zbukuruar nga paragjykime dhe ideologji partish, e instrumentalizuar nga qëllimet e pacifizmit dhe e harlisur gjatë kësaj të çare dramatike të tranzicionit të gjatë, që i vënë kundrejt njëri tjetrit luftëtarët e lirisë,mbështetësit e luftës për çlirim.dhe pasardhësut e tyre Vlerësimet për LNÇ duhen parë me realizëm të plotë sipas parimit se nuk mund të ketë lufte pa dëmtime, pa të meta e gabime, pa efekte anësore, pa humbje e pa fitore..Edhe ushtritë më moderne të shtetev të fuqishme demokratike janë të mbushura me histori lavdie, por dhe faqe turpi UÇK , megjithëse vullnetare, me komandadntë e luftëtarë idealist, që nuk i njihnin gjithnjë ligjet e luftës, zbatuan modelin e shkelqyer të së Drejtës Zakonore Shqiptare. ..

E për këtë arsye duhet që politika e jashtme e shteteve shqiptare nuk duhet të jetë servile, nënshtruese, por të  ruajë dinjitetin dhe identitetin që mbolli kjo Epope. Politika e jashtme e Kosovës nuk duhet të rreshti  për t’ipërmendur Europës faktin se po gabon duke nxitur Gjykatën e Veçantë, e cila si gjykatë me juristë ndërkombëtarë njëetnike, do të merret me dënimin e çlirimtarëve të Kosovës, ushtarëve të UÇK-së, “që mund të kenë rahur ndonjë tradhëtar bashkëkombas, ose ndonjë kriminel sërb gjatë luftës, por nuk po kërkon zbulimin dhe dënimin e kriminelëve sërbë që kanë bërë masakra ndër shqiptarët civilë të paramatosur në Dubravë, në Krushevën e Madhe e të Vogël, në Abrisë, Nagavs, Bellaqevc, Prekaz, Reçak, Celinë, Poklek, Rezallë, Leçinë, Raushiq e në shumë fshatra të tjerë” (Qosja) Lufta kriminale u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik.

…Jemi të ndërgjegjshëm se ky rivlerësim do të jetë i gjatë, por me siguri, , më në fund do të hartohet një histori e kësaj ngjarje epike dhe tragjike, siç qe lufta e Kosovës. Dhe vetëm atëherë e zhveshur nga zbukurimet false të retorikës, nga ekzaltimet hipokrite dhe nga gënjeshtrat e përhapura, që fatkeqësisht ende vijojnë,në versionet partiake, por edhe e pastruar nga balta e hedhur, nga ata që donin ta shihnin atë vetëm si “mit” apo të tjerë që kërkojnë  të deformojnë karakterin e saj apo ta lenë në harresë, si një mallkim më i madh që mund ti bëhet kësaj ngjarje historike, lufta e UÇK-së po shfaqet te ne, dhe, me siguri, më shumë, në sytë e brezave të ardhshëm me madhështinë e saj, me dritëhijet e saj, me heronjtë dhe martirët e saj, por edhe me arrivistët dhe  ngatërrestarët e saj, me momentet e saj të lavdishme por edhe mizore.

Vetëm atëherë do ta kuptojmë se sa e madhe ka qenë, “tmerrësisht e madhe, çfarë burrash ka pasur dhe çfarë kontributi të jashtëzakonshëm i ka dhënë atdheut dhe do të përkulen para saj me respekt, gati-gati me frikë sepse do ta kuptojnë misionin ose mësimin mbinjerëzor…”(Luraghi)

Kuptohet parë në retrospektivë, jo gjithçka është zgjidhur gjithmonë drejtë. Por në këndvështrimin njerëzor jemi të ndërgjegjshëm sepse ne nuk jemi veçse gjykatës të dobët të vështirësive dhe përpjekjeve mbinjerëzore që bën luftëtarët e UÇK-së, se gjatë vendimeve të tyre ata u ndodhen përballë problemesh e vështirësish për mbarëvajtjen e Kombit, se këto probleme janë ende përpara nesh dhe që akoma kërkojnë përgjigje. Dhe, nëse njerëzit e atyre kohëve mund të pranojnë se nuk mundën t’i finalizonin objektivat, – brezi ynë dhe më të rinjtë nuk mundet ta ketë këtë luks…

Të nderuar miq

Ndërkohë kur mesazhi I UÇK ,i të rënëve , të dëbuarve, etj. urimi më i madh i tyre ishte që “mos të vinte kurrë dita që të kapeshim kosovarë dhe shqiptarë” mes njëri tjetrit!… …  ndodh sot në rrjetet sociale  marrëzia me popull kosovar dhe popull shqiptar (është dikush idiot dhe që e thotë haptas si model këtë gjë) dhe po ashtu religjoni po kapërcen vijat e detyruara që i bëjnë keq kombit?! ‘…Sigurisht jemi të mirë në shumë aspekte dhe njëri prej tyre ishte viti kur vëllezërit e një gjaku u detyruan të vijnë në Shqipëri. E kjo është dhe “rruga që duhet të na prijë”. Amaneti i të rënëve thërret për të bërë përpara dhe në bashkim së bashku me veçori të vogla që na bëjnë më interesantë dhe të ndryshëm për të qënë më të “lezetshëm”.

Duhet të mos kishim më kufi në rrugë, të kishin lidhje ekonomike shumë më të mëdha, kontroll krimit dhe korrupsionit shumë më të madh, të kishim shkollën dhe universitetet më të forta, akademi apo universitet të sigurisë kombëtare të përbashkët dhe të bashkuara në akademizëm dhe kulturë, të ishim më kompetitivë në sport dhe të ishin shumë më të përfaqësuar në përballje me të tjerët. Shkurt të ishim bashkë për të qënë më të fortë dhe sidomos më të mëdhenj.

Popujt e mirë kulturuar (të mos harrojmë se zgjerimi I kulturës është zgjerim I hapsirës) dhe kur kanë qënë të detyruar të ndarë – janë bërë bashkë kulturalisht dhe pastaj ekonomikisht, deri sa ja kanë dalë të jenë bashkë dhe politikisht?! Provincializmi në politikë ka shkaktuar lindjen e idesë provinciale të krijimit të kombit kosovar, një ide feudale jashtë kohe, e sajuar nga politikanët sërbë  për të shuar idenë e pavarësisë së Kosovës dhe të bashkimit të saj me Shqipërinë….

Ideja e kombit kosovar, është ide anakronike, reaksionare, kundërkombëtare, sepse popullin shqiptar të Kosovës e kanë njohur në shekuj dhe e njohin edhe sot si pjesë të popullit shumëshekullor shqiptar, që ka një një gjuhë të tij të veçantë, një kulturë të përbashkët, një histori të veçantë, qytetërimin e tij të njohur që nga Antikiteti, të cilat prej gjithë shqiptarëve dhe të huajve janë njohur e quhen “popull shqiptar, komb shqiptar, gjuhë shqipe, histori shqiptare, kulturë shqiptare, qytetërim shqiptar” (Qosja). Bashkësia e këtyre vlerave madhore gjuhësore, historike, kulturore, shpirtërore e qytetëruese e ka bërë popullin tonë të mbijetojë në shekuj në territoret e veta dhe të ketë njohje europiane dhe botërore.

.Po kështu, është fakt se, brenda 140 viteve territoret shqiptare cënohen tri herë me pazare ndërkombëtare. Rishikimi i vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi, është i treti demarkacion për këtë periudhë, të trija të kërkuara dhe të fituara nga Mali i Zi. ,,,Politikës kosovare i thuhet me forcë, madje dhe në mënyrë ultimative, se Demarkacioni duhet pranuar …nëse nuk miratohet Demarkacioni, nuk ka liberalizim të vizave etj. Politika shqiptare detyrohet të dëgjojë çfarë thonë diplomatët europianë dhe ata amerikanë, por më në fund të bëjë atë që i intereson kombit të vetë, të mbrojnë interesat kombëtare shqiptare!!

Konkluzioni është i thjeshtë: Duhet të luftojmë për t’ia ngushtuar hapësirën shprehjes së servilizmit, sepse kështu ia zgjerojmë hapësirën shprehjes së dinjitetit tonë.:“Që Shqipëria e Kosova të mos jenë më shtete partiake… jo shtete me demokraci totalitare,…Që Shqipëria dhe Kosova të jenë shtete të së drejtës, në të cilat do të mbrohen të drejtat themelore të qytetarëve, ku çdo qytetar do të trajtohet, siç nuk trajtohet sot, i barabartë si çdo qytetar a milioner” (Qosja)

Të nderuar pjesëmarrës

Në këtë datë që ngulmon se, kombi shqiptar, gjithë prizmi i politikës, , kanë një rast të rrallë për të themeluar, qoftë dhe simbolikisht, një frymë të re.. Është përkujtimi i një lufte dhe i martirëve të saj. Lufta ka ndodhur vërtet. Të vrarët kanë ikur nga kjo botë vërtet. Hapi i parë i një fryme mirëkuptuese do të duhej të niste pikërisht me të vrarët në luftë, e pas tyre me krejt luftën. Të vrarët pushuan së jetuari, ata s’panë asgjë nga ç’erdhi më pas. Është detyrimi ynë historik, e sidomos detyrimi ynë njerëzor për t’i lënë në paqen e tyre.(Kadare) Ata do ta humbisnin përgjithmonë atë paqe, po ta dinin se diktatura, oligarkët, sa herë kishte nevojë të përligjte korupsoinin e deri  krimet, do të përdornin formulën e njohur “amaneti i dëshmorëve”,. Asnjë lidhje me këta s’mund të kishin,luftëtarët antifashistë, dëshmorët e lirisë dhe  djemtë idealistë,të UÇK-së

Koha kërkon që populli shqiptar i të dy shteteve të ndërgjegjësohet maksimalisht për të shmangur liderët/sundimtarët e tranzicionit të stërlodhshëm”, oligarkët, e për të sjellë në pushtet me anën e votës njerëz të ndershëm e atdhetarë, të cilët të krijojnë një strategji për të ardhmen e këtyre dy shteteve drejt bashkimit, korrigjim i padrejtësisë që.iu bë popullit tonë ,oblgim historik kombëtar, amanet i të rënëve, betim i UÇK-së, interes kombëtar mbijetese, ligjësi objektive e përputhjes së gjeografisë me historinë kombëtare shqiptare, etj.

Motra dhe vëllezër

Përvjetorët të tillë janë kujtesë për peshën e lirisë përballë sfidave të njerëzimit, ndoshta është një ditë për atë gjithçka fisnike që bënë heronjtë e martirët e vërtetë. Dhe “… një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekson kujtimin e tyre, jo vetëm në faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndjesi të holla, se njeh miradien e ka dëshirë me u sjellun e me u drejtue mbas shembullit të MËDHANJËVE të vet” (Luigj Gurakuqi)

Lavdi Dëshmorëve Të Kombit
Rroftë Kombi Shqiptar

Vështrim historik për UÇK ! Read More »

Frytet e para në rrugën e Lumit të Vlorës !

Reportazh-

Njësia administrative Brataj shtrihet në jug-lindje të qytetit të Vlorës me qendër në fshatin Brataj me largësi 40 km nga qyteti i Vlorës me një sipërfaqe mbi 150 km² me terren të thyer kodrinor-malor. Përshkohet nga lumi i Shushicës jug-veri dhe lumi i Smokthinës, lindje-perëndim. Përshkrohet nga rruga nacionale Vlorë-Kuç-Borsh Sarandë, ose Rruga e Lumit të Vlorës, ka burime ujore për ujë të pijshëm dhe për vaditje, me klime mesdhetare. Burimet ujore ndodhen në fshatrat Velçë, Ramicë, Bashaj, Lepenicë, Vërmik ku në këtë fshat ka dhe ujë termal. Ka parqe pyjore të pa shfrytëzuara si mali i Çipinit. Nuk janë shfrytëzuar për mungesë të infrastukturës rrugore.

Kush kishte udhëtuar, në rrugën e Lumit të Vlorës, përmes krahinës së Mesaplikut, përsëri do të ndeshet me rrugën që tashmë është bërë “gangrenë” për të gjithë, por që në fakt tashmë me një ndryshim: Kanë filluar punimet. Kjo rrugë është kthyer në kantier ndërtimi.  Konfiguracioni gjeografik i kësaj krahine është tepër i brishtë, me male të lartë rreth e rreth, me kodra, lugina e shpate të veshura me pyje e shkurre, por në disa raste dhe të zhveshura, me mikrofusha e parcela të veçuara tokash bujqësore të punueshme, me përrenj të thellë e të vegjël. Përmes kësaj lugine shkon rruga automobilistike nacionale, që lidh Vlorën me Kurveleshin e Poshtëm dhe me Sarandën, duke dalë në Borsh.

Me krijimin e shtetit shqiptar nuk kishte rrugë automobilistike në këtë zonë.

Para vitit 1920, të huajt, sidomos austriakët dhe italianët, kishin ndërtuar rrugë të rregullt deri në Gjorm. Ura mbi lumë, nuk kishte, përveç urës së Brate, e cila shërbente si për lidhjen midis fshatrave të Rrezës me ata të Shullërit, por dhe për të udhëtuar në drejtim të Vlorës. Përmes një rruge këmbësore, tërë baltë, përrenj e shkurre, prej fushës së Brate deri në Qafat e Lepenicës. Ndërsa buzë Shushicës ishte një rrugë tjetër këmbësore, që kalonte midis fshatrave të Brate, Lepenice e Gjormit, dhe përfund tokave, buzë lumit të fshatrave Gumenicë, Lapardha, Vodicë e deri në Drashovicë. Rrugë shumë e keqe, përmes shkurresh e baltërash.

Në vitet ’30 të shek. XX, nga regjimi zogist filloi ndërtimi i segmentit të rrugës, që nga Gjormi, tek lumi, deri në Qafë të Pëllëmbit, në Tërbaç, me punë të detyruar. Gjatë Luftës Italo-Greke, ushtria italiane, për interesat e veta nisi punimet për hapjen e saj, si trase, pa vepra arti dhe pa shtrim. Urat i bënte me dërrasa, vetëm për kalimin e mjeteve të luftimit, të karrocave që tërhiqeshin me kuaj dhe të topave. Pas kësaj lufte përsëri rifilloi kjo rrugë, me punëtorë vendas. Por kjo vazhdoi deri nga mesi i vitit 1942, dhe për shkak të fillimit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në këto anë punimet u ndërprenë, për të rifilluar, deri në përfundim të plotë, vetëm pas çlirimit. Edhe degëzimet e rrugëve të fshatrave të Shullërit u ndërtuan në vitet e vitet e pushtimit dhe përfunduan në vitet e Pushtetit Popullor.

Dikur, harresa e shtetit

Shteti dhe pushteti lokal në këtë zonë tashmë pas porosive direkte të Kryeministrit Rama duken optimistë. Rruga ka nisur me përshpejtime të mëdha. Fshatarët e kësaj zone e meritonin një kujdes të tillë të kryeministrit Rama. Fshatarët të gjitha i sigurojnë vet, si bukën, ushqimin, veshjen, bagëtinë e deri tek ndërtimi i shtëpive dhe mbjellja e pemëve… pasi shteti kishte hequr dorë nga të gjitha, e nuk mbante përgjegjësi për këtë popullatë të lënë në harresë.

Kur futesh në rrugët rurale, gjendja më parë ishte dhe më vështirë. Pasi ndahesh nga Rruga e Lumit të Vlorës në Qafë të Varrit të Tavës dhe merr rrugën për në Velçë e Smokthinë, rruga mbetej një tmerr i vërtetë. Sot traseja e re diçka premton.  Dhe të mendosh që këtë rrugë e bëjnë përditë fshatarët që shpien prodhimet e tyre në Vlorë e bien lëndën e parë prej andej. Në këtë rrugë përplasen mësuesit, nxënësit, mjekët dhe rrogëtarët e tjerë që shkojnë drejt këtyre fshatrave dhe kthehen po brenda ditës në Vlorë apo në nga fshatrat nga kanë ardhur…

Lodhje, mundime dhe vështirësi të panumërta ka në çdo ditë të vitit prej popullatës që kalon në këtë rrugë. Tashmë shprehen fshatarët nuk jemi më të lodhur dhe të këputur sepse shpresojmë. Çdo gjë e realizojmë vet dhe por edhe shteti na hodhi dorë. Dhe të thuash të vërtetën gjithmonë shtetit dhe pushtetit lokal i kemi kërkuar vetëm rrugën dhe rrugë.

Deri para një viti…

Fshatrat e Velçës, Ramicës, Matogjinit, Bashit dhe Vërmikut, pa mos folur për Boder dhe Shalës-Mesaplikun, rruga po i largonte nga zhvillimi dhe kultura, nga përparimi dhe jetesa, nga tradita dhe historia. Këto fshatra po vuanin vetëm për një rrugë, që kjo rrugë ishte bërë si opingat e Lulit të Vocër, që Migjeni i Madh e shkroi për fëmijën e zbathur, por tashmë ishin të zbathura dhe rrugët, e kështu jetesa ishte bërë dhe më e vështirë.

Po çfarë afron lugina e Lumit të Vorës?

Këto ditë një miku ynë nga Lumi i Vlorës, shkrimtari Idajet Jahaj po përgatit një album me foto për arkeologjinë dhe monumentet e Lumit të Vlorës. Shumë mirë bën, por ato edhe fshatarët nuk i kanë vizituar, pasi mungonin rrugët, por mungonte dhe mirëmbajtja e tyre. Sot është ngjallur shpresa. Djemtë e Bratit këtë vit inauguruan në një shkëmb një flamur simbol, por deri sa të shkosh aty dhe tek Shpellat e Shkruara të Lepenicës, të del si thotë populli “shpirti”. Duhet rrugë…

Njësia administrative Brataj ka shumë pasuri arkeologjike, historike të vjetra dhe konkretisht: Shpella e Velçës, Shpella e shkruar Lepenicë, e cila ndodhet në rrëzë të malit mbi këtë fshat në një lartësi rreth 800 m mbi nivelin e detit. Banorët e quajnë shpesh “Shpella e shkruar”. Sipas arkeologeve, “pikturat e Lepenicës me të gjitha tiparet që i karakterizojnë bëjnë pjesë në grupin e pikturave shkëmbore post-paleolit, e lidhur me kushtet e reja ekonomike-shoqërore të kohës së neolitit”, pikturat e kësaj shpelle janë përfaqësuese të këtij arti post-paleolit, të njohur si ndër më i vjetri në tërë Evropën. Në shpellën e shkruar të Lepenicës gjenden 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike. Në to pasqyrohen figura njerëzish, si dhe përfytyrime prehistorike. Autori i tyre eshte anonim.

Ura e Bogdanit, Ura e Bratit, Mozaiku i Mesaplikut me sip. 150 m², Rrapi i Ismail Qemalit Mesaplik, Rrapi i Gurrave Smokthinë, Rrapi i Bashit, Rrapi i Shallvareve Velçë, Kalaja e Cerjes (Qyteza “Kala” e Cerjes), gjendet në afërsi të urës së Brataj, aty ku bashkohet lumi i Smokthinës me lumin e Kuçit, që krijojnë Shushicën. Në majë të kodrës piramidale me bazë katërkëndëshe, gjenden muret rrethues me blloqe gëlqerore, ndërtuar në shek III p.e.s. Komunikonte me urën e lashtë të Bogdanit, mbeturinat e së cilës ndodhen rrëzë kodrës së Cerjes buzë lumit. Aty ndodhen edhe mbeturinat e një kishe. Ka qenë vendbanim i madh me karakter blegtoral, që ka ekzistuar deri në pushtimin romak e që siguronte lidhjen dhe mbrojtjen e rrugës Amantie-Hore dhe Kaninë-Olimpia-Cerje-Horë. U shkatërrua nga ekspedita e legjioneve romake të komanduara nga Pal Emili, që kaloi lumin Shushicë në vendin e quajtur Vau i Palit. Ka shtëpi historike që mbrohen nga Instituti i Monumenteve te Kulturës si shtëpia e Feti Liçaj në Ramicë, shtëpia e Shefqet Musaraj dhe shtëpia e Cane Miftarit në Matogjin, etj.

Labëria dhe Lumi i Vlorës po humbisnin për rrugë, pasi natyra ju ka dhënë bukurinë natyrore dhe klimën e pastër, ju ka dhënë pyje dhe burime të shumta, ju ka dhënë bimë medicinale dhe pemë frutore të shumta, por ata nuk prekeshin dhe shijoheshin veç për një rrugë. Dhe labi e beson premtimin e dhënë nga të gjithë pushtetarët, si të hershëm, të djeshëm dhe të sotëm se fjalën e dhënë do ta mbajnë. Fjala e dhënë e ramës sikur po merr udhë. Labërinë e Mesaplikun e lënë në harresë, vetëm për një rrugë, tashmë sikur zhurmat e makinerive të ndërtimit po i zgjojnë dëshirën ëpr një jetë ndryshe shumë herë më të bukur. Rruga e lumit të Vlorës është shpëtimi më i madh i mijëra banorëve të këtyre zonave në këto 27-vjet demokraci. …

Fjala e kryeministrit Rama tregon qartë se ka ardhur koha dhe momenti për të kthyer kokën dhe tërë vëmendjen nga kjo krahinë e lavdishme dhe madhështore.

Albert Z. ZHOLI

Frytet e para në rrugën e Lumit të Vlorës ! Read More »

Të takosh historinë ! Shtegu i Fushëbardhës në Labëri

Nga Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI , Angjelo KAZO

Të takosh historinë

Moti kish shkundur supet e vesuar dhe kish hedhur vellon e jeshiltë. Malet kishin hequr qeleshen e bardhë të dëborës. Në këmbët e tyre jeta rrjedh e qetë. Zhurmojnë veç rrugët nacionale e qendrat urbane.

Fshatrat presin udhët që të “zgjohen”. Pasi kalon ujin e Ftohtë të Tepelenës dhe Shkallën e Zezë përhapet një dritë e ndritshme e luginës së Drinos. Në të majtë lamë Hormovën e kapedanëve dhe të historisë, ku pak kohë më parë Sheh Hysen Hormova kishte zhvilluar një takim mbreslënës. U kthyem djathtas. Morën rrugën që gjarpëron drejt Shtëpëzit, vendi ku u mbajt kuvendi historik i prillit 1914, ku kapedanët lidhën besën për luftë ndaj andartëve grekë. Ka kaluar një shekull dhe Shtëpëzi është mes gjelbërimit me kokën “pështetur” në faqe të malit. Ai ngjason me bedenat e një kalaje të stërlashtë. Vellua e jeshile e hijeshisë e qetësisë, e Shtëpëzit na fton si në një ballkon të luginës së Drinos. Pushteti i dukshmërisë është si në pëllëmbë të dorës, nga Lekëli në Kakavijë. Përballë tij, hijerëndë manastiri i Cepos, vendi i Zotave, një karakoll mijravjeçar i ngjarjeve heroike, me kuvende, ku “shkruhej” e ardhmja labe e shqiptare.

Në të djathtë lugina e lumit të Kardhiqit kullon bardhësi dhe që përfundon me qafën e Skërficës dhe atë të Shtufit. Mali i Gjerë, i Lucës, i Pusit mbyllnin horizontin me rryma të freskëta mëngjesi, që pasojnë me ditë të shndritshme të mbushur me diell. Fshatrat e Labërisë në shekuj kishin qenë gjerdan në kuvende. Sa herë binte briri i luftës lebrit, gjirokastritët, lunxhiotët, tepelenasit e përmetarët ishin bashkë, sikurse thotë polifonia, lidhur “si fishekë gjerdani,/kush na prek i humbet nishani”. Kështu ishin mbledhur dhe para një shekulli, në fillim të prillit 1914 paria e kuvendi të kapedanëve dhe prijësave. Nga Fushëbardha Halil Sullo, legjenda e pushkës, burrërisë dhe mendjemprehtësisë së bashku me katër djem fushëbardhas: Dalip Kondi, Surja Tefa, Rizal Muho e Sejdi Baho. Nga Golëmi ishte kordinatori i katër çetave Solo Beqiri, luftëtar trim dhe i mençur. Nga Zhulati Hazhi Zeman Muxhai, luftëtari kombëtar Çerçiz Topulli, trimi dhe luftëtari i paepur Hasan Xhiku, legjenda e të gjithë luftrave me osmanët, grekun e italianin e 20-tës, Selam Musa Salaria etj. Prijësa e kapedanë të tjerë shkuan në kuvendin e Shtëpëzit, nga Kurveleshi i sipërm dhe Kardhiqi. Në takim ishin edhe kapiteni holandez De Ëaal, lejtnanti Juljus Sonne dhe ekipi mjekësor i përbërë nga ushtarakët Tido Reddinguis, Van Vliet dhe civili De Groot.Takimi i Shtëpëzit u inicua nga hollandezët mbështetur nga një batalion xhandarmërisë shqiptare. Qëllimi ishte që të vëzhgohej nga afër tërheqja e ushtrisë greke dhe rivendosja e autoritetit të shtetit shqiptar nën drejtimin e V.Vidit. Në fakt ishte direktiva e Fuqive të mëdha. Ushtria e grekut po tërhiqej nga Picari, Fushëbardha e Kardhiqi. Urdhëri i fuqive të Mëdha ishte që ata të dilnin jashtë kufirit të njohur të “Shqipërisë londineze” të miratuar nga Konferenca e Ambasadorëve. Takimi i Shtëpëzit ishte përzgjedhur në kohën e vendin e duhur. Shtëpëzi ishte një vendkomandë lufte në faqe të malit, që priste e përcillte kapedanë, ku lidhej besa si gjerdan i gatshëm për beteja. Kuvendi i Shtëpëzit ishte besë për lirinë. Burrat e bashkuar në idealin e lirisë lidhën besë që do të zinin pikësëpari të pesë shtigjet e Labërisë por shtegu i parë ishte qafa e Skërficës. Ata u bashkuan kundër synimeve të qeverisë autonomiste të Vorio-epirit me seli në Gjirokastër. Foli kapedani i çetës së Fushëbardhës Halil Sullo, i cili kërkoi nga hollandezët vetëm armë dhe municion. Gjithë burrat e fshatit ishin të gatshëm për luftë. Kishin vetëm pak mauxer, maliher e disa nagantë, një pjesë e tyre të fshehur në Qafë Dardhë që të mos i gjenin ushtarët e Xhavarrës (komandant i postës greke në 1914). Këto anë nuk kishin pasur ndonjëherë ndihmë shteti deri në këtë periudhë. Për herë të parë shikonin dhe mjekë hollandezë në Labëri. Personel mjekësor tradicional kanë qenë nënat labe dhe ilaçet popullore si melhem për plagët si dhe shehlerët, hoxhallarët e ca “doktorë” pleq e plaka që mjekonin me mjete rrethanore. Foli Sulo Beqiri, Kapedan Çerçizi, Xhaferi nga Gusmari, Latifi nga Progonati… “Fermani i kuvendit të Shtëpëzit” ishte i qartë: “…të mbyllet me çdo kusht e me çdo sakërficë Skërfica, kjo portë e moçme e Labërisë nga kapedan Halili dhe burrat e Fushëbardhës, Zhulatit e Rrëzomës, por edhe luftëtarë të tjerë. Kapedan Sulo Beqiri me çetat e tij u vendos nga Manastiri i Cepos, Qafa e Shtufit, Gryka e Kaparielit dhe Rehovës, Jomenin dhe me radhë.. gjithë shtigjet e Kurveleshit dhe të Labërisë”. Krismat për lirinë përcjellin historinë në një krahinë e treve luftarake të pa nënshtruar ndaj çdo pushtuesi. Ishin këta prijësa dhe çetat e tyre që përbaltën akademikët ushtarakë fqinjë, që hodhën në koshin e plehrave të historisë strategjitë e tyre, përfshi edhe ata ushtarakë grekë që kishin studiuar në akademitë gjermane. Kishin kaluar gjithë jetën me armë në dorë. Takimi pati dhe romuze, kur oficerët hollandezë kërkonin t’u mësonin lebërve artin e luftës dhe armët. Nuk e dinin se shqiptarët kishin lindur me armë. Lebërit ishin mjeshtra kur merrnin nishan në zemër dhe dinin t’i dërgonin plumbat në lule të ballit. Djalëria e labërisë këpuste dhe fijën e gjalmit me plumb. Dyfekun e kishin zanat. “Mësimi” i armëve në Shtëpëz nga lejtnanti Juljus Sonne i njohu me arsenalin e armëve të andartëve grekë që pothuaj ishin që të gjitha i markave bavareze gjermane me pushkë gjysëmautomatike, mitroloza e armë artilerie, topa të kalibrave të lehtë e të mesëm, por dhe thikat (bajonetat). Depërtojmë në gojëdhënën popullore, në arkivën e përjetshme të shqiptarit, por dhe në fondet dokumentare gjejmë ende krismën e betejave popullore të 120 burrave në Fushëbardhë, 60 burrave në Zhulat, 170 luftëtarëve të Golemit, 100 vetë të Lekëdushit, 80 vetë të Gusmarit, 46 burra të Rexhinit, 110 burra të Nivicës dhe çdo fshati të Labërisë. Çdo betejë në Labëri është një epope.
Udha historike në luginën e Kardhiqit

Tek Ura e Kardhiqit, ku rrahin erërat e shekujve ka një tabelë-kilometrazh: “Fushëbardha 17 km”. Një stacion ku janë ankoruar malet e bukuria. Në të djathtë ura që bashkon brigjet dhe lejon të rrjedhin ujrat e bardha të Belicës që derdhen në Drino. Ujrat e maleve të krahinës së Kardhiqit derdhen tek këmbët e kalasë së lashtë të Palokastrës që daton bashkë me romakët. Lugina e lumit të Kardhiqit është një histori më vete. Është një “portë” natyrore, me çelësa tek Qafa e Zenele. Ky është “check point” (pikëkontrolli) i Cepos. Belica ose lumi i bardhë përshkon luginën e Kardhiqit, “mbledh” në një shtrat grykën e Kaparielit, rrëketë e malit të Pusit, lumin e Fushëbardhës, Çullunarin, grykën e Honit e Piriun, rrëketë që zbresin nga mali i Pusit, Grykës së Shurit, Gramatisë, lumit të Piksit, Qafës strategjike të Skërficës, etj. Udhëtim përmes kënaqësive e bukurive mahnitëse. Zogjtë, lumi, fëshfërima e erës, gjelbërimi masiv “flet” me gjuhën e vet. Bregu i Shehe, Çepuna e Zenelaj, vendbanime të lashta e të reja. Historia i njeh si “tuma” ilire. Në një shekull janë jetësuar pranë erës së urbanizimit. Më tej fshatra me rëndësi historike si Plesati, Kardhiqi, Prongjia, Kakodhiqi, Taronina, Zhulati e Fushëbardha. Peizazhi natyror e historik përzihen. Vende-vende natyra është dehëse me lule erëmirë në detin e gjelbërimit. Rruga ekzistuese dikur gjithë gumëzhimë është “e lodhur”. Rruga e re që do të lidhë Urën e Kardhiqit me Skërficën e Sarandën, “përton” të shtrojë transe të re. Koridoret e shtigjeve të lashtë kalojnë përmes gryka malesh që presin të gjallërohen sërish. Nga antikiteti e mesjeta nga kaonët ilirikë, molosëve epirotë të Pirros, maqedonasve të Aleksandrit të Madh, romakëve, sllavëve, osmanëve, grekëve, italianëve, gjermanëve panë e provuan të kalonin Skërficën, këtë “patkua strategjik”, shtegun e parë të Labërisë si një ndër pesë shtigjet e stërralltë të Labërisë. Punimet pesë vjeçare të rrugës së re kanë shkuar deri në këmbët e Kardhiqit, kanë çarë fushën e Kakodhiqit.

Banorët e pakët të fshatrave gjysmë të braktisur nuk e besojnë javashllëkun që po shton shpopullimin dhe padurimin. Ka pasur dhe disa investime për shtëpitë e tyre, por që të gjithë banorët e ish banorët janë sy e vesh mbi të rejat e rrugës. Shumëkush pyet: “-Ku janë fshatrat me emër e histori si Fushëbardha, Zhulati..? Ku është jeta e gjallëria e dikurshme?” VKM-ja që mundësuan fushëbardhasit në maj 2005 për rrugën e re Ura e Kardhiqit-Sarandë vetëm 37 kilometra, e cila do lidhë dy shtigje të Labërisë Kardhiqin dhe Skërficën pranë Fushëbardhës, do rindezë shpresat e turizmit malor në një zonë me bukuri e peizazhe mahnitëse. Vetëm me rrugë turizmi malor do gjejë shtëpinë e vet.

Cepua si vendkomandë lufte dhe vend peligrinazhi

Manastiri i Cepos është ndriçim i memories historike të Labërisë për besimin e hershëm kristian të krahinës së Labërisë. Manastiri ka qenë në vijimësi shtëpia e kuvendeve. Historikisht kapedanët e prijësat mblidheshin poshtë shpatit verior të Malit të Gjerë, një prerje shkëmbore dhe një pikë dominuese strategjike midis Kardhiqit dhe Luginës së Drinos. Kurveleshi, Kardhiqi, Fushëbardha, Tepelena, Lunxhëria, Picari, Kolonja, Golemi. Këtu ishte parlamenti i fjalës dhe besës.

Manastiri në Cepo njihej nga vendasit dhe të huajt, për pozicionimin gjeografik strategjik, si vendi i shenjtëruar i besimit, i bekimit dhe i faljes. Këtu ishte selia kundër të gjithë pushtimeve.. Në 1914 mori flakë dyfeku kundër andartëve të etur për tokë e gjak. Cepua ka pritur e përcjellë gjithmonë luftëtarë legjendë të njohur të Jugut të Shqipërisë si Çerçiz Topulli, Halil Sullo, Hasan Xhiku, Sulo Beqiri, Çelo Picari, Barjam Prongjia (Ligu), Hito Labi (Lekdushi) etj. Kënga e ka përjetësuar: “Cepo moj te manastiri,/Gjëmon pushka, buçet briri,/Sokëllin Sulo Beqiri,/Sa dëgjohej nga Erindi/E nxori pallën nga milli/ Se na rrethoi qafiri/U vra Vejo Strokë trimi,/Halo Godua lule prilli,/Elmaz Jaçe bojëmiri..”. Por kjo kala natyrore u shfrytëzua për kuvende e luftra në të gjitha brezat. Edhe gjatë LANÇ këtu u shkrua epope heroizmi e mençurie nga bijtë më të mirë të krahinës si Riza Veipi, Dilaver Poçi, Mustafa Matohiti, Karafil Bello, Shefqet Peçi, Adil Çarçani, e shumë të tjerë. Pas luftës strategët ushtarakë shqiptarë të mësuar në shkollat më prestigjioze të botës, e bënë Cepon kazermë ushtarake, vendkomandë. U ruajt tradita si vendgrumbullim luftëtarësh, si pikë referimi për kuvendet e brezat dhe ndërtimin e jetës. Nën këmbët e Cepos janë Plesati e Prongjia. Dielli i rreh vetëm në Perëndim në mbretërinë e heshtjes së manastirit me kishë bazilikë me kupolë, hajat, trapezari, hambarë etj., ku jo të gjitha mbijetojnë. Përballë vendlindja e Çelo Picarit, më tej Kolonja, Rehova e Golëmi i Çobo Golëmit. Trima e burra të mëdhenj të krahinës. Çelo Picari ishte djali i hallës së Çobo Golëmit. Të dy bashkë kur vinin në qafë të Skerficës për në Kurvelesh lanin këmbët e kuajve në burimet e Skërficës, që balta e moçalishteve të mos vinte në Labëri. Çelua dhe Çobua anulluan planin e zhvendosjes së Kurveleshit me arsyetimin: “A do donit që atë baltë kur të vdisni ta hidhni mbi trupin tuaj?” Populli këndonte: “Kur dil Çobua në Skërficë,/Të ligjtë bijnë e vdisnë,/Hajde sylesh i syleshit,/Del i pari i Kurveleshit,/Del Çobua me pallë sheshit..”. Rruga ecën paralel me lumin e kristaltë të “Joshe”. Prongjia e identifikuar me emrin e Bajram Ligut (Prongjisë), i cili vrau bimbashin e Gjirokastrës bashkë me Hito Lekdushin (Labin) më 1908 dhe shkroi histori në vigjilje të Pavarësisë. Zhurmëmadh në dimër “Kollopanashi” ku në bashkim me Belicën është një lapidar i 7 gushtit që përkujton batalionin partizan “Asim Zeneli”. “7 gushti” është zëvendësuar me “takim brezash” në Fushëbardhë, Zhulat… që vijë të shuajnë mallë me gjithçka të mirë të trashëguar në shekuj. Humelica, Zhulati e Kardhiqi janë “guri i rëndë” krahinor i së shkuarës. Fshatra me bedena, me qytetari të hershme, që nuk ngjasojnë. Humelica në kodër me gjurmë kishash, Zhulati në gropë me kalanë mbi kokë me gjurmë krishterimi, Kardhiqi në brinjë paralel me kalanë me gjurmë xhamish e tyrbesh. Historiani Halil Inalxhik (Hicri 835 Tarihli Suret-i Defter-i Sancak-ı Arvanid, Ankara: TTK, 1954) sipas Evlia Çelebia, Pukëvili..etj. Kalatë e muret e kështjellave kanë “harruar” të shkuarën, janë braktisur e tjetërsuar. Dritaret e dyert e banesave, pragjet, dyshemetë, tarracat, qemerët e gurit, kullat me frëngjitë, oxhakët kanë humbur mesjetarizmin. Urbanistika e karakteristikat, shkëlqimi dhe “madhështia” janë përkulur sikur duan të kërkojnë ndjesë. Në literaturën gazetareske: “Atë që nuk e bëri hakmarrja e Ali Pashës dhe luftërat e bënë vitet 90-të dhe skamja. Pukëvili, konsulli francez i Napoleon Bonapartit në Oborrin e Ali Pashë Tepelenës, shkruante për mbijetesën në shekuj e banorëve të zonës së Kardhiqit e Zhulatit.. Po sot? Kardhiqotët fshatarat e saj arianë në kohë të Alarikut që shkatërruan Epirin, kristianë ortodoksë kur perandorët e Kostandinopojës zotëronin Epirin, katolikë gjatë invazionit të normanëve dhe katalanëve, myslimanë pas pushtimit të Epirit prej osmanëve; ju fshehën pushtuesve edhe pse me veshje e identitet kaon. I mbijetuan hakmarrjes mizore të Ali Pashë Tepelenës, që afro 40 vjet pas çnderimit të Hankos, më 1812, rrethoi Kardhiqin dhe fillimisht ekzekutoi 60 burra të parisë kardhiqote. Aliu shkroi histori mizore në Kardhiq, në hanin e Xharahajve në Valare, për “faljen e madhe vëllazërore”, që në fakt ishte hakmarrja më e çmendur e shekujve me vrasjen e masakrimin e 705 burrave kardhiqotë. Nuk u përfillën as këshillat e komandantit mirditor Ndrek Gazulli. Thanas Vaja ishte nënshkrues i masakrës, dhe kënga e përjetësoi: “Mu te pusi i Valaresë,/I biri i Hanko kapesë,/Vrau shtatëqind e pesë..”. Historia mbart lavdinë, luftrat, fitoret, dëshmorët, tregon “bardh e zi” mizoritë, brengat, tmerret e tragjeditë. Të gjitha udhët të çojnë tek historia. Idriz Sulli, parlamentari i kanunit dhe sharteve labe është autor i dy kuvendeve madhështore, kuvendin e Besës në Senicë dhe atë të rrepeve të Agait (1773) pranë qytetërimit zhulatas dikur me kala, akademi e bibliotekë të famshme. Brezat mësojnë nga autorë si Ismet Elezi, Marko Koroni, Eqerem Vlora, Ramiz Harxhi, Riza Runa, Agim Hila, Bardhosh Gaçe, Bernard Zotaj, Albert Zholi, Laver Stroka, Rahmi Memushi, Arif Kazo, Mitat Kondi, Resul Bedo, Tamaz Kondi, Zeqo Cama, Muzafer Pula, Xhemil Çeli, Sejmen Gjokoli etj. Nga Taronina duket qartë Zhulati, ku një burrë të ulur këmbëkryq në mes të fshatit, si në kuvende, një perandor që ishte brenda rrapit shekullor të Zhulatit, por që e zbuloi me finesë artistike artisti Murat Shuquri Këraj më 17 gusht 2013. Kalaja “majë kodrine”, pa mure e gurë, por vetëm me ca radhë guri. U grabit në shekuj. Andartët më 1914 i rrëmbyen kambanën e sahatin për të shuar historinë. Zhulati quhej Julius/Zhul.. dhe heraldika botërore e njeh si kaproll në arkivat e Venedikut. Çelebi “Zhulati ndodhet në një zonë të thellë malore, me 200 shtëpi .. Kalaja e Zhulatit madhështore si kalaja e Kordusit ose Benefshes në Peloponez, u ngrit nga mbreti i Spanjës dhe ka ndërruar “pronarë”, me Dukën e Venedikut, në shekullin e Bajazitit me Qedik Ahmet Pasha; në shekullin e XVII u sundua nga “Çarçanët”, (titull osman). Çarçanajt janë Gjikaj të Qeparoit, Senicës e Fushëbardhës. “Çarçanët”, komanduan edhe kalanë e Zhulatit.

Në fushëbardhën historike e lapidare të memorialeve

Në këtë trevë padyshim më i madhi është Papa Zhuli burri dhjetë shekullor. Në Taroninë një lapidar kujton të shkuarën luftarake, por dhe vetë duket sikur ka dalë nga LIIB. Në Taroninë mushkëritë zgjerohen nga ajri si parfum mali që të gudulis fytyrën.

Para një çerek shekulli korierja e më vonë autobusi i Skënder Veliut, qëndronte çdo mëngjes në këtu, ku merrte “racionin” e Zhulatit, 10 vende të rezervuar në autobus drejt Gjirokastrës. Rruga gjarpëron grykës së Çullunarit në fundin e Hingës, emër i gjetur në zhargonin popullor. Kemi hyrë në Fushëbardhë. Ndihemi ndryshe. Gjaku lëviz me natyrshmëri e gjallëri. Takojmë vendin e këngës, trimërisë, mençurisë, për të cilën këngëtari virtuoz fushëbardhiot Murat Nelo Cama këndon: “Fushëbardhë nuk ka më lartë,/Këtu zoti derdhi mjaltë,/ Të dha bukuri e dije,/Mbretëreshe labërie…”..“Trimëri guxim i labit,/Për kët’ popull fisnik/Fushëbardha lapidare,/Por dhe Qafa në Skërficë…” Emri “Mbretëreshë Labërie” i takon princit të polifonisë pilurjotit me rrënjë Lefter Çipa. Ai erdhi i pari ta prekte memorialin “Fushëbardha 2014”.

Fshati e vendbanimi historik ku ka jetuar Papa Zhuli, themeluesi i Kanunit të Labërisë, është i njohur edhe pse 933 vjet më parë në qershor 1081 u realizua dhe marrëveshja e parë në Labëri. Papa Zhuli edhe me këshillën e të urtëve të krahinës bëri pakt me ushtrinë e Boemundit (sipas revistës “Shejzat” Romë 1957). Udhëtari që zbret në Fushëbardhë e gjen vet emrin e fshatit. Fusha e bardhë flet shumë me dy lapidarë, një çezmë me emblemë dhe domethëniet e shekujve për ngjarjet. Monumentet dhe rrapi “monument kulture” tregojnë për luftë e qëndresë, për sakrificë e mbijetesë shekullore, për unitet njerëzor, dikur kanunor, përbën një kompleks vlerash të kulturës shpirtërore të bashkësisë labe, që ngjan si kala qindravjeçare të ndërtuar gur mbi gur, si monument i kulturës materiale, dhe të bashkarisht në unitet të pandarë si pjesë përbërëse e kulturës së kombit shqiptar. Jeta dhe e drejta zakonore janë të gdhendura dhe përbëjnë unitet vlerash zakonore; lirinë, barazinë, nderin, besën, mikpritjen, solidaritetin njerëzor..

Në Fushëbardhë nuk rreshtin gojëdhënat për Papa Zhulin, për mençurinë…për të drejtën zakonore labe. Historiografia nuk e ka thënë plotësisht fjalën e saj për këtë figurë të rëndësishme të Kanunit të Labërisë gjendet qysh atëherë dhe ka vepruar në praktikë krahas monokanunit bizantin, pavarësisht se ende nuk janë gjetur dokumente arkivorë. Një personalitet i kulturës labe e më gjerë studiuesi i apasionuar Fitim Çaushi, e analizon historinë përmes vargjeve të këngës si një nga këngët më të vjetra dhe më të bukura: “Lum, o bir, Petro Zhulati,/Kal i kuq sa gjysmë shpati,/Me Bizant të zu inati,/Ç’i bëre gjithë ata trima,/Me kuaj si vetëtima,/Jataganët vringëllima”.

“Fushëbardhë 2014” – memoriali i luftës, qëndresës dhe mbijetesës

Përpara na shfaqet me përmasa të pabesueshme Memoriali “Fushëbardha-2014” në qendër të fshatit, i veçantë në llojin e vet, që mbart historinë e një shekulli më parë, që mbart emocion, mendim të thellë, vërtetësi e vlerë të lartë artistike. Ai flet për betejën në Qafë të Skërficës, në këtë istikam natyror, ku çeta bëri një qëndresë heroike për një javë rresht ditë e natë nga 20 deri në 26 qershor 1914. Memoriali fletë për bashkim e burrëri, për qëndresë dhe mbijetesë. Skërfica u kthye në një xhephane të vërtetë lufte. Rezistenca ishte mjaft e fortë dhe pati përgjakje nga të dy palët. Memoriali të kujton luftën që u bë fillimisht nga 11 fushëbardhas si detashment zbulimi i përparuar në Gurët e Bashe, tek Shpella e Dhespinës, Shkëmbi i Kaze, Nomeja e Qershisë, Përroi i Shametit, Qafa e Trullave, Gropa e Dërrasës poshtë Gramatisë, Vrahull e deri në Qafë të Skërficës. Memoriali flet më shumë se 1000 fjalë për luftën e Skërficës në një patkua strategjik të gozhduar në të dy anët e malit në darën e malit të Gramatisë dhe të Pylloit.

Memoriali përjetëson Skërficën dhe burrat e shquar që u trupëzuan njësh me të në emër të lirisë: Halil Sullo, Dalip Kondi, Halil Nora, Rizal Muho, Sejdi Baho, Surja Tefa, Cenko Onjea, Mete Jonuzi si dhe 60 të plagosur që shkruan faqe heroizmi që u gdhend në panteonin e kombit.
Memoriali përmban dhe Haxhi Muxhain nga Zhulati; … që ranë dëshmorë në një xhephane të përbashkët lufte për Labërinë, por dhe dëshmorë të tjerë që jetën e bënë fli për atdheun. Dokumenti “dëshmor” i përket vendimin Nr. 162 datë 30.11.1979. botuar në librin “Dëshmorët e Atdheut”, me rastin e 100 vjetorit të shtetit. Memoriali përmban histori, luftë, qëndresë e mbijetesë. Në të janë të shkrira motivet, etapat, mendimi unanim i djemëve të Fushëbardhës, nderim për brezat e sakrificave sublime. Kënga “Fushat me lule, malet me dëborë,/Qaj moj Shqipëri, ulëri e gjorë,/Gratë e Kurveleshit nisen për në Vlorë..” është në çdo grimcë të memorialit. Dëshmitari okular, Ramiz Harxhi nga Gjirokastra, ka publikuar një shekull më parë në Amerikë të vërtetën për “Betejën e Skërficës: “Në luftën e rreptë, q’u bë në Skërficë,/Ku, kundër një tufe, luftoi një pakicë,/Grykën e Skërficës, shtegn’e Labërisë,/Ç’e kishin rrethuar shtazët e Greqisë….Trimërisht luftuan me rrëmbym sa s’thuhet,/Sa q’ajo betejë as mund të përshkruhet, /Të pavdekur janë gjith’ata luanë,/Që për nder të kombit u grin’e u vranë”. Skërfica është shtegu i udhës së lashtësisë, si pjesë e strategjisë së mbretërve. Në 230 p.e.s Antigonea. Qafa e Skërficës kjo fortesë natyrore ishte dhe në planet luftarake të kalimit ushtarak për të sunduar në Foinike, kryeqytet i epirotasve. Mbreti Skerdilaid, komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217-205 pes), që ishte kunati i Teutës së Durrësit, 23 shekuj më parë, i solli fitoren Mbretëreshës Teuta mbi foinikasit. Skerdilaidi manovroi trupat në Skërficë dhe bashkë me Teutën për krijimin e një Fronti të Adriatikut kundër Romës. Skërfica ishte porta ku vendosej fati i luftës. Zotërimi i Butrintit, Onhezëmës (Saranda) erdhi pas marshimit të Skerdilajdit me ushtrinë në ngushticën e lumit të Kardhiqit, në Fushëbardhë dhe në Skërficë. Historiani grek Polibi, shkruan: “Kur kaonët morën vesh se Skerdilajdi me 5000 luftëtarë ilirë po vinte kundër tyre nëpër tokë, duke kapërcyer ngushticën e Antigonesë, dërguan një pjesë të forcave të tyre për të mbrojtur këtë qytet”. Më vitin 198 p.e.s., mbreti Filipi V u nis për të pushtuar “ngushticat e Antigonesë”, por në planet e luftës kishte dhe “portën” e Skërficës. Historiani romak Tit Livi, shkruan: “..ushtria romake e udhëhequr nga konsulli romak Tit Kuinkt Flamini, e ndihmuar edhe nga një bari vendas që dinte shtigjet, goditi nga pas shpine kampin maqedon në anë të lumit Aos (Vjosa e sotme).

Në shekuj Fushëbardha e Skërfica ishin dhe mbetën çelësi magjik në shtegun e parë të Labërisë. Në gjoksin e grykës së Skërficës u “gozhdua” kujtesa e luftës si ngjarje lapidare e madhore e fillimshekullit të XX. Misioni i thjeshtë, por i madh e i shenjtëruar: “ruajtja e tokës shqiptare”. Lufta zgjati nga 20 deri më 26 qershor 1914. Çeta e Fushëbardhës kishte edhe djem nga Zhulati, Golemi, Picari, Libohova, Gjirokastra, Delvina, Rrëzoma që në total shkonin mbi 120 luftëtarë. Komandoheshin nga Halil Sullo në shtegun e parë të Labërisë. Luanët flisnin me grykën e maliherit ndaj pesëqind andartësh. “Kali i Trojës”, nuk mundi të mposhtë “Patkoin strategjik” të Skërficës deri në largimin e gjithë banorëve drejt Vlorës. Fushëbardha e Skërfica të lidhura pazgjidhshmërisht nëpër shekuj. “Patkoin strategjik” të Skërficës e “zbuluan” për herë të parë dhe u ndeshën legjonet romake, Pirrua i Epirit tregoi muskujt në emër të forcës dhe krenarisë kaone, duke bërë që të lartësohej lavdia e forca e madhështisë ilire. Në Skërficë me marrëveshje me Papa Zhulin kaloi Boemundi, por u bë shteg i pakalueshëm për gjithë hasmët e të pabesët e Shqipërisë. Skërfica dhe Fushëbardha si binjake historike në mbretërinë e Zotave. Shkalla e Bregu i Erëzës bashkë me qafën e pesë priftëre janë mbushur me legjenda e mite që i pështjell Lëmëthi me mistere historike. Ato janë dëshmitare nga kaluan romakë, bizantinë, venecianë, osmanë, grekë etj. Vëndasit u ndeshën me perandoritë në Gjashtë, Lëkurës, Sarandë, Delvinë, Rrëzomë në të gjithë Kaoninë. Liria, dinjiteti, krenaria kanë shoqëruar në shekuj luftëtarët Fushëbardhas, zhulata.. në barikadën e shekujve. Ndaj u bënë barikadë për andartët e 1914-ës. Nuk harrohet “përqafimi” bajonetë më bajonetë e thikë më thikë më pushtuesit në Skërficë. Kaonia, Labëria, Fushëbardha ecin… në rrugën e prosperitetit.

Dëshmorët e djeshmja dhe e sotmja bashkë. Rruga aty këtu ndriçon nga gurët e shndritshëm fosforikë, që Fushëbardha i ka me bollëk. Ngjan si bulevard pedonaleje e ndriçuar me drita të “mbira” nga dheu. Ato rezatojnë vetëm lartë. Dëshmorët e 14-ës, luftëtarët e tjerë në Skërficës nuk bënë pakt me dredhinë, sepse nuk u zihej besë të pabesëve. Dëshmorët u trupëzuan me kalanë natyrore të Skërficës, portën e parë të Labërisë. Ata ngelën në panteonin e kombit e memorien popullore të Kardhiqit, Rëzomës, Labërisë, mbarë kombit shqiptar. Fushëbardhën e kishte mbuluar një mbrëmje magjike ku tingujt e muzikës çanin muzgun. Hëna që sapo nxori synë mbi majin e Lucës si ta dinte që ishte festë nuk e linte fshatin të flinte. Fekste habitshëm mbi lapidarët e dëshmorëve, mbi sheshin e fshatit, shkollën, rrapin, çezmën e re, shtëpi më shtëpi dhe e kishte kthyer natën në ditë!.. Diku larg një lehje qeni, një këngë këndezi, një zile mushke, një blegërimë qingji… Çezma “thërmon” ujin me gurgullimë… Gjithçka flet. Yjet e hëna kuvendojnë gëzueshëm, vallëzojnë dorë më dorë shtegtojnë larg…Sami Frashëri shprehej: “Njerëzit i bëjnë të përjetshëm veprat”. Memoriali i 100 vjetorit të luftës, dëshmorëve të Skërficës dhe kontributit në luftë për liri e pavarësi flet shumë, thjeshtë e qartë.

Nisma ka autorësi: “Shoqata “Fushëbardha”, Çuli, Trifoni, Nexhipi, Pajtimi, Banushi, Tiku, Teli, Flamuri…skulptori i talentuar Murat Këraj. 16 gushti 2014 po afron.. Këngë e monumente të reja sërish do ngrihen në Fushëbardhë, por memoriali i luftës, qëndresës e mbijetesës për betejën e Skërficës do tregojë gjatë shekullit XXI dhe në shekujt e tjerë.

Të takosh historinë ! Shtegu i Fushëbardhës në Labëri Read More »